• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

BE: Kriza në Ukrainë risjell kërcënimin e luftës në Evropë

March 21, 2014 by dgreca

*UKRAINË – Jaceniuk: Kievi do t’i përgjigjet ushtarakisht çdo përpjekjeje të Rusisë për të aneksuar territore të tjera/

*LAVROV: Moska nuk e ndryshon vendimin e ribashkimit të Krimesë me Rusinë/

BRUKSEL, 20 mars – Kriza e shkaktuar nga bashkimi i Krimesë me Rusinë ka bërë që të rilindë kërcënimi dhe frika e luftës në Evropë, ka gjykuar sot presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
“Diçka ka ndryshuar, me këtë krizë”, thotë Schulz në një konferencë për shtyp përpara mbledhjes së BE-së që dominohet nga kriza e ukrainës.
“Disa mendonin se lufta dhe reziqet e luftës nuk ishin më një subjekt bisede, por ne jemi duke biseduar për rreziqet e një konflikti të armatosur”, deklaroi ai.
“Ndërkohë që Evropa përkujton njëqind vjetorin e Luftës së Parë Botërore, lufta bëhet sërisht një kërcënim real në një vend fqinj me BE-në”, ka paralajmëruar ai duke u shprehur përpara 28 drejtuesëve.
“Kriza në Krime përfaqëson një kërcënim shumë të lartë për sistemin tonë të sigurisë evropiane që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, ka shtuar ai, duke i kërkuar BE-së që të zhvillojë një strategji koherente kundrejt Rusisë.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje krerëve të shteteve dhe të qeverive t’i përgjigjen frikës së popullsisë evropiane, një frikë reale, e nxitur kjo edhe nga përshkallëzimi verbal i javëve të kaluara.
“Ndërkohë që ndërmarrësit kanë frikë nga një spirale sanskionesh që mund të sjellë një shëmbie të kërkesës dhe se punonjësit shqetësohen për vendet e tyre të punës, nga ana tjetër është firka e një Lufte të Ftohtë të re që shqetëson në vendet fqinje të Ukrainës, Poloninë dhe vendet Balltike”, vazhdoi ai.
“Por nëse BE-ja duhet të reagojë ndaj veprimeve ruse, ajo gjithashtu duhet të marrë masat që të mos bjerë në përshkallëzimet e një konflikti, duke ruajtur ‘topat e komunikimit’ gjithnjë të hapur me Rusinë”, deklaroi Martin Schulz/

UKRAINË – Jaceniuk: Kievi do t’i përgjigjet ushtarakisht çdo përpjekjeje të Rusisë për të aneksuar territore të tjera

Ukraina do t’i përgjigjet ushtarakisht të gjitha përpjekjeve të rusisë për të aneksuar rajonet e lindjes se vendit, që janë prorusë, deklaroi sot në Bruksel kryeministri i Ukrainës, Arseni Jaceniuk, sipas faqes zyrtare të qeverisë.
“Dua të paralajmërojë zyrtarisht Rusinë se do t’i përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë edhe mjetet ushtarake, çdo përpjekje për të copëzuar Ukrainën, të kalojë kufirin me trupat e saj apo të aneksojë ndonjë rajon të lindjes ose zone tjetër”, deklaroi shefi i qeverisë ukrainase.

LAVROV: Moska nuk e ndryshon vendimin e ribashkimit të Krimesë me Rusinë

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i deklaroi sot homologut të tij amerikan John Kerry se ”Moska nuk do ta rishikonte vendimin për ribashkimin e Krimesë me Rusinë”, njoftoi ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate.
“Sergei Lavrov theksoi se vendimi për ribashkimin e Krimesë me Rusinë, rezultat i vullnetit të shprehur nga shumica absolute e banorëve të rajonit, nuk do të rishikohet dhe duhet respektuar si i tillë, gjatë një bisede telefonike që kryediplomati rus zhvilloi me sekretarin amerikan të Shtetit”, theksohej në komunikatën e publikuar pak më parë nga Ministria e Jashtme e Moskës

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Kriza Ukrainase

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

March 21, 2014 by dgreca

Prishtinë, 21 Mars / Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2014 në Kosovë, të cilat sipas deklaratave të partive politike pritet të mbahen në qershor ose në shtator.
Pas një mbledhje të sapombajtur sot të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës bëhet e ditur se u diskutua “lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. “Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje”, theksohet në njoftimin zyrtar të dërguar nga KQZ.
Zgjedhjet parlamentare 2014 janë të dytat pas shpalljes së Pavarësisë, të katërtat në Kosovën e lirë nga qershori 1999, ku të parat zgjedhje u mbajtën në vjeshtën e vitit 2001.
Partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, pas zgjedhjeve lokale, të parave në gjithë territorin, përfshirë veriun, të mbajtura në 3 nëntor dhe që kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme, si dhe të jashtëzakonshme në 23 shkurt 2014 për kryetar komune në Mitrovicën Veriore, komunën më të re – të 38-ën kosovare, të 10-ën me shumicë serbe.
Në mbledhjen e sotme, KQZ i Kosovës miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013./

Filed Under: Kronike Tagged With: KQZ fillon përgatitjet për, ne Kosove, zgjedhjet Parlamentare

Basha në PPE : Shqiptarët e meritojnë statusin, mazhoranca po zhbën standardet

March 21, 2014 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfrytëzuar Samitin e PPE, për të lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, në muajin qershor.Basha ka insistuar pranë vendimmarrësve europianë, se etapa e statusit duhet përmbyllur sa më parë.“Nuk kam rreshtur përpjekjet e mia në këtë Samit, sikundër para dy javësh në Dublin gjatë kongresit me kryetarët e partive dhe qeverive simotra, për të kërkuar mbështetjen e tyre për çështjen e statusit, duke argumentuar se puna e kryer  nga qeverisja e Partisë Demokratike meritoi një rekomandim pozitiv të Komisionit . Pavarësisht situatës së nderë që mazhoranca e re ka krijuar në raport me kriteret e Kopenhagenit, etapa e statusit duhet përmbyllur dhe duhet insistuar që etapa  e rëndësishme, ajo e negociatave, duhet të hapet sa më parë“- deklaroi kryetari i PD, pas samitit të Partisë Popullore Europiane.

Zoti Basha ka theksuar se mazhoranca ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj dhe me sulmin ndaj institucioneve kushtetuese, çka ka rritur dyshimin e ndërkombëtarëve tek qeveria.  Ai u shpreh me vendosmëri se dhënia e statusit do t’u japë mundësi, më shumë fokus, më shumë energji çështjeve themelore të demokracisë, të shtetit ligjor, të kushtetutshmërisë që po kthehen nga kjo mazhorancë, si pjesë e problemit dhe dosjes problematike të vendit.

“Nuk ka dyshim që nëse situata do të kishte qenë e favorshme, Shqipëria do ta kishte marrë tashmë statusin. Situata nuk ka qenë e favorshme 3 muajt e parë të qeverisjes, kjo qeveri vazhdon të krijojë dyshime.  Nga ana tjetër, kemi një opozitë e cila edhe në mbrojtje të trashëgimisë tonë pozitive, për sa i përket integrimit europian të vendit thotë: ”Po! Le të ecim përpara, Shqipëria e meriton statusin, shqiptarët e meritojnë statusin!”, deklaroi zoti Basha.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Basha ne PPE

Shqiptaret ne Siri, takim ne Presidence

March 21, 2014 by dgreca

Presidenti Nishani takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri./

Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani priti në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda.Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri.

Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.Presidenti Nishani shprehu mbështetjen  e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Shqiptaret ne Siri, takim ne Presidence

Arrestohen tre shqiptarë, të dyshuar për sulmin e fundit terrorist në Turqi

March 21, 2014 by dgreca

Tre shqiptarë pjesë e Al Kaedës në Turqi? Një pikëpyetje që ngrihet nga autoritetet turke të cilët kanë arrestuar shqiptarët nën akuzën e terrorizmit për sulmin e të enjtes ku humbën jetën dy oficerë turq.Mediat turke që i referohen ministrit të brendshëm Elfkan Ala i cili ka konfirmuar kombësinë e tre terroristëve të arrestuar si përgjegjës për sulmin në rajonin e Nigde Ulukisla të vendit ballkanik. Sipas ministrit dy prej të kërkuarve janë nga Shqipëria dhe një nga Kosova dhe janë të dyshuarit kryesorë si autorë të sulmit terrorist të shënuar nëj ditë më parë në Turqi.

Tre shqiptarët e dyshuar si terroristë sipas autoriteteve turke ndodheshin në  një makinë dhe  kanë sulmuar forcat ushtarake turke me armë zjarri dhe me bomba në mënyrë të organizuar dhe dyshohet se janë porositur nga Al Kaeda. Si pasojë e këtij sulmi një oficer i ushtrisë dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur.

Mediat turke bëjnë të ditur se cila ka qënë dhe skema e këtij krimi. Njëri nga personat që ndodheshin në makinë kanë qëlluar me automatik dhe granata dore mbi forcat e sigurisë dhe dy të tjerët e kanë mbështetur veprimin e tij. Sipas ministrit të brendshëm turk 18 vjeçarët me inicialet E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova 23 vjeç dyshohet se janë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-s, e quajtur ISID.

Bëhet e ditur gjithashtu se Policia ka gjetur si prova materiale disa municione ushtarake 7 bomba dore, 3 kallashnikov, 3 pistoleta dhe 2 thika ushtrie dhe disa armë të tjera, ndërsa vijojnë kërkimet me  helikopterë për arrestimin e autorit të fundit të krimit.

Mësohet gjithashtu se 3 shqiptarët kishin rrëmbyer dhe një kamion shoferin e të cilit e kishin vrarë dhe me mjetin në fjalë kanë tentuar të largohen. Mes 3 shqiptarëve dhe policisë special ka pasur edhe shkëmbim zjarri në momentin e ndjekjes dhe njëri nga sulmuesit është plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka mundur të arratiset, por është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Kjo është hera e parë që shtetas shqiptarë nga Shqipëria apo nga Kosova akuzohen për akte terrosite ndëkombëtare dhe për pjesmarrje në organizata të varura direkt nga al kaeda. Dyshohet se 3 të rinjtë duke pasur parasysh edhe moshën e tyre janë rekrutuar nga grupi nëpërmjet lidhjeve të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë dhe I kanë përgatitur për disa kohë për të kryer sulme të tilla terroriste në Turqi.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Al kaida, arrestohet tre shqiptare, ne Turqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT