• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Edgar Cani:”Dhe telashet nuk kane te sosur”.

March 12, 2014 by Administrator

 

eDGAROre te veshtira per sulmuesin e Kombetares Edgar Cani. Klubi italian Bari ne te cilin ai militon ne Seria B ka falimentuar. Ne merkaton dimerore Cani pasi nuk arriti te gjente hapsire tek klubi i Kaprit ne Seria B, kaloi tek skuadra e Barit, duke shpresuar te zinte nje vend titullari. Por zgjidhja e tij duket se ka rezultuar e gabuar. Gjykata e Barit, pas nje seance qe zgjati tri ore, vendosi se “A.S. Bari” ka falimentuar. Keshtu u mbyll edhe lidhja e familjes Matarreze (e zoteronte skuadren qe nga 1997-ta) me skuadren ku aktualisht militon sulmuesi shqiptar, Edgar Çani. Tani e ardhmja e shoqerise ne fjale eshte lene ne duart e dy menaxherëve administrative, qe do te shoqerojne Barin deri sa te gjeje nje bleres te ri. Marçelo Danizi dhe Xhanvito Xhaneli do t’u duhet qe te vleresojne ate çka mbetet nga kjo shoqeri. Deri ne fund te muajit prill te ketij viti do te vendoset nje çmim fillestar per ankandin ku do te nxirret klubi ne fjale. Mediat italiane pohojne se ky ankand mund te zhvillohet edhe nje jave para dates se paracaktuar. Edgar Cani nuk ishte ne listen e te besuarve te teknikut De Biasi ne takimin miqesor me Malten, 2-0 per shkak te aktivizimit te tij te paket me skuadren e tij. Ne takimin e fundit Cani luajti 90 minuta per skuaren e Barit, por pak dite me pas Ai dhe e gjithe skuadra kane ngelur pa President, cfare do te thote qe ne rast te mos gjetjes se nje Presidenti te ri, skuadra mund te shkrihet dhe Cani duhet te gjeje nje klub te ri.

Filed Under: Sport

Berisha: Policia “zhduk” vjedhjet e banesave, i heq nga lista e krimeve

March 11, 2014 by dgreca

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot fshehjen e e të dhënave nga policia për rastet e grabitjes së banesave. Përmes një postimi në fb, Berisha deklaron se qeveria per te permiresuar rendin, ka urdheruar Policine qe vjedhjen e banesave ta heqë nga lista e krimeve te perfillshme.

“Te dashur miq, keto muaj çdo dite degjojme per eksplozione tritoli qe marrin jete njerezish, vrasje, grabitje me maska, karvane droge por nuk degjojme me per asnje rast vjedhje banesash. Kete sukses, qeveria Rama – Meta e ka arritur me “pune shume te madhe”, por te thjeshte. Rama, per te permiresuar rendin, ka urdheruar Policine qe vjedhjen e banesave ta heqi nga lista e krimeve te perfillshme. Prandaj dhe ne nuk degjojme me per asnje rast thyerje apo vjedhje banese” shkruan Berisha.

Por për ish-kryeministrin realiteti është krejt tjetër, pasi sipas tij sot vjedhjet e banesave jane nje epidemi e vertete.

“Keshtu, banoret e Dropullit, ne nje takim me perfaqesues te Aleances se 1 prillit, i dorezuan listen e 203 banesave te vjedhura vetem tre muajt e fundit nga persona qe nuk kapen nga Policia. Me sa duket suksesi tjeter i qeverise do jene maskat, e keshtu me radhe!”bën me dije Berisha.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Berisha, policia, vjedhjet e banesava, zhduk

Kamza nderoi Haradinaj, e shpalli “Qytetar Nderi” gjeneralin e UÇK-së

March 11, 2014 by dgreca

Bashkia Kamëz ka shpallur “Qytetar Nderi ” të saj, Gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i dorëzoi titullin e lartë Haradinajt, me motivacionin “për kontributin e paçmueshëm në pavarësinë e Kosovës”.

Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu falenderime për vlerësimin e bërë, ndërsa tha se ky vlerësim është jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ceremonia e dorëzimit të titullit të lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Kamzës, ndaj zotit.Haradinaj u zhvillua në kuadër të veprimtarisë “Binjakët e lirisë”, organizuar nga Bashkia Kamëz dhe Unioni Artistik i Kombit, kushtuar dy figurave emblematike të kombit, Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, si dhe Heroit e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, ne Kamez, qytetar Nderi

Sekretari britanik përgëzon Presidenten Jahjaga për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale

March 11, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga gjate fjales para shoqates-debatuese-Oxford-Union-2/

Nga B.Jashari/.-Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague e përgëzoi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.“Po ju shkruaj për t’ju përgëzuar për lançimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Siç e dini, kjo çështje është shumë afër zemrës sime dhe përshëndes të gjithë punën tuaj për ta shtyrë përpara këtë iniciativë të rëndësishme”, thekson Sekretari Hague në një letër drejtuar Presidentes Jahjaga.

“Angazhimi i Këshillit Kombëtar mbi qasjen në drejtësi, asistencën shëndetësore dhe psiko-sociale, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të jetë absolutisht jetike për të mbështetur të mbijetuarit (e dhunës seksuale gjatë luftës) dhe për të adresuar pandëshkueshmërinë (e përgjegjësve)”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.
“Jam mirënjohës që me rastin e lançimit të Këshillit Kombëtar do të shprehni mbështetjen e Kosovës për Deklaratën e Përkushtimit për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, të cilën unë e kam lançuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar. Jam në dijeni se Këshilli fillimisht do të ketë mandat njëvjeçar dhe do të shërbejë për të angazhuar aktorët kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë qenësore për një qasje gjithëpërfshirëse të kësaj çështjeje. E mirëpres kontributin e Kosovës në angazhimin global për të parandaluar dhunën seksuale në konflikt, përfshirë ndihmën në hartimin e Protokollit Ndërkombëtar për Hetimin dhe Dokumentimin e Dhunës Seksuale në Konflikte”, shkruan Sekretari Hague.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: keshillii mbrojtjes, Presidentja Jahjaga, Sekretari Hague

Seanca me kreun e SHISH, debate në Komisionin e Sigurisë

March 11, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi sot nga debatet lidhur me seancën dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Seanca e planifikuar për 5 mars u shty për shkak se z. Ajazi nuk ishte i pajisur me çertifikatën e vlefshme të sigurisë, e domosdoshme në rastet e raportimit të ‘sekreteve shtetëtore’.Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, në fillim të mbledhjes së sotme të komisionit tha se seanca me kreun e SHISH është lënë në mes dhe duhet të kemi një përgjigje, se kur z. Ajazi do të jetë i pranishëm në komisionin parlamentar.

“Në rastet kur kreu i SHISH nuk paraqitet në komision atëhere deputetëve iu lind e drejta, sipas ligjit, që të shkojnë vetë pranë institucionit në fjalë dhe të verifikojnë të gjitha pretendimet e tyre”, tha z. Lutaj.
Në reagimin e tyre deputetët e opozitës, përmes nënkryetarit të komisionit, Flamur Noka tha se deputetët e shumicës vijnë në komision vetëm për të bërë zhurmë. “Kreut të SHISH nuk i kemi vënë afat se kur do të vijë në komision”, tha Noka.
Një javë më parë, kryetari i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi u paraqit për të raportuar në komisionin e Sigurisë, pa çertifikatën e vlefshme të sigurisë. Kjo u konsiderua e paligjshme nga ana e deputetëve të maxhorancës, të cilët kërkuan ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj në një moment tjetër, deri sa kreu i SHISH të pajiset me çertifikatën e nevojshme.

Filed Under: Kronike Tagged With: debate në, Komisionin e Sigurisë, Seanca me kreun e SHISH

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT