• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

“AMA” në Çikago, koncert me muzikën shqiptare dhe klasike të interpretuar nga fëmijët

March 11, 2014 by dgreca

CHICAGO – ILLINOIS : Javën e kaluar u realizua recitali i parë “AMA”, një projekt i ri i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Uskana” me ideator dhe udhëheqës, Z.Afrim Shabani, shkruan në rrjetin social facebook(https://www.facebook.com/izenku?fref=ts) , kjo shoqatë. Sipas saj, kjo ishte një mbrëmje e paharrueshme për pjesmarrësit mbasi thuhet se pjesëmarrsit patën rastin të shijojnë muzikën shqiptare dhe klasike të interpretuar nga fëmijët që nga mosha 4-vjecare e deri ne gjimnaz. Zoti Ilir Zenku shkruan në faqen e tij të facbookut se”Fëmijet ishin të buzeqeshur gjatë gjithë kohës dhe ky kujtim i harëshëm është shpërblimi më i mirë për punën vullnetare të organizatorëve. Ky organizim kishte shumë vullnetarë dhe duke shpresuar të mos harrojmë dikend duam të falemderojme Sametin për punen si konferencier, Muki, Fatmiri dhe Arta për fotografitë, Fatmirin dhe Rushitin për shoqërimin dhe drejtimin në sallë të mysafirëve, Lirim dhe Tixhe Selimi për organizimin e koktejit me ushqime pas reciltalit, Emine dhe Arta për shpërndarjen e programit të recitalit, Bardhylin për pregaditjen, shtypjen dhe shpërndarjen e biletave, Mukin dhe Ilirin për certifikatat e fëmijëve dhe Eminen për buqetat e bukura me lule për fëmijët interpretues.”

Falemderojmë fëmijët, thuhet në këtë njoftim që kishin punuar të pregaditen për recitalin dhe prindërit për përkrahjen të fëmijëve dhe në vetë organizimin e recitalit.

Dhe së fundi falemderojmë vetë Afrimin i cili u bashkua si vullnetarë në kryesinë e shoqatës të ndihmojë për aktivitetet e shoqatës, mirëpo duke patur aq shumë për të dhënë shoqërisë për artin e kulturën shqiptare ai i dhuroi shoqatës këtë projekt të bukur që jemi të sigurtë që do vazhdojë të zhvillohet. Projekti AMA ka për synim të kthejmë vlerat tona artistike duke u kthyer drejt burimeve folklorike dhe në këtë mënyrë të mbrojë identitetin shqiptar te gjeneratat e reja e të zgjojmë kujtimet e vendlindjes te mërgimtarët. Duke shpresuar që të kemi sa më shpejtë recitale të tjera, më poshtë është edhe një herë përshkrimi i projektit dhe lista e interpretimeve nga programi i recitalit.

Në njoftimin e shkruar në rrjetin social facebook(https://www.facebook.com/izenku?fref=ts) theksohet se ” “Idea për themelimin e një shfaqjeje kulturore artistike, të këtillë është një akt madhështor i një vullneti të fuqishëm për të sakrifikuar kohë e për të nxjerrë në pah atë që mirëfilli ka vlerë. Mu për këtë edhe emërimi i saj AMA plotësisht përfill dhe përmban synimin tonë, sepse fjala AMA në kuptimin e vet të parë do të thotë vendi ku nis një rrjedhë uji; figurativisht do të nënkuptonte fillin e folklorit dhe zhvillimin e tij brenda kornizave të amës së vet.”

Programi:

“Kaloresi i Nates”
Afrim dhe Fehim Shabani, piano duet

“Valle Shota”
Adem Hasani, daulle

“Gjyshes”
Bleona Imeri, vocal

“Uskana Boogie”
Timi Shabani, piano

“Kenga e Rexhes”
Agon Beluli, piano

“Ode to Joy”
“Daullet Malore”
Ariana Neziri, piano

“Valle Me Motive Shqipe”
Migena Ramadani, klarinete

“Vallja e Rugovës”
Ariana Saliu, piano

“Moj E Bukura, Morea”
Lisa Zenku, vokal

“Një Pasdite Vere”
“Minuet in F Major,” by Leopold Mozart
Vjosa Beluli, piano

“Per Se”
“Mountain King” by Edward Gried
Blerta Beluli, piano

“Sytë E Tu”
Agron Useini, violinë

“Ode to Joy” by Beethoven
Fehim Shabani dhe Blerta Beluli, piano duet

“Qysh ne Vegjli”
Laura Jusufi,piano
“Sonatina C Major” by Joseph Haydn

“Vjollcës,” melodi shqipe
“Ani Mori Nuse!” kenge popullore
“Halcyon”
Fitim Useini, violinë

“Valle Arbereshe”
“Cinematic Monochrome” by Naoko Ikeda
Elizabeta Baftiri, piano

Sipas tyre Recitali AMA i pari i këtij lloji dhi i këtij zhanrri në komunitet ka për qëllim ruajtjen e kësaj trashëgimie etno muzikore në hapësirat e një kontinenti shkrirës, ku shkrihen e janë shkrirë kultura popujsh edhe më të mëdhej se shqiptarët. Para së gjithash kjo do të ishte një sfidë shumëdimenzionale thonë ata duke nënvizuar se:

– shfaqja e elementit nostalgjik me atë që quhet gjenezë uskanase të këngës burimore, të asaj lirike me të cilën u rritëm dhe sot po e kuptojmë peshën e saj;
– ana studimore dhe ballafaqimi i vlerës në kontekstin krahasues me artin e popujve të tjerë;
– nxitja për të moderuar një lajtmotiv në sensin e përpjekjes të një verzioni publikut të gjërë amerikan;
– krijimi i një metodologjie të re pune që nënkupton instrumentim, orkestër, koreografi dhe solistë në kahje disiplinimi të shkopit dirigjues të një profesionisti;
– edukimi të një fryme të re nxënësish që kanë hedhur hapat e parë në kuptimin e kulturës muzikore, luajtjes në piano, formësimit të tyre në kuptimin e plotë të artit muzikor dhe transformimit në atë që është autentike, por larg tyre si të ishte e kohës së legjendave.

Afrim Shabani, organizatori i këtij Koncerti Recital të quajtur AMA me muzikë shqiptare klasike interpretuar nga fëmijët, shqiptarë të lindur në Amerikë, thotë se :”Të gjitha këto rrugë shpiejnë tek ajo që quhet AMA.” / B.SINA/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: AMA, Cikago, koncerit i femijeve

Kosova dhe KE diskutojnë progresin në tregti, industri, dogana dhe tatime

March 11, 2014 by dgreca

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutuan të hënën progresin në sektorin e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve.Në një deklaratë e përbashkët për shtyp të sapodërguar sot bëhet e ditur se tregtia, industria dhe politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), doganat dhe tatimet ishin temat kryesore të diskutuara në takimin për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit (DPSA) të hënën, në 10 mars në Bruksel.

Në takim u paraqitën zhvillimet kryesore në këto fusha, disa prej të cilave do të zënë vend të dukshëm në qasjen e re të Komisionit për qeverisjen ekonomike në rajonin e zgjerimit, e cila u shpall zyrtarisht në Londër në 24 shkurt.
Takimi u zhvillua gjatë një periudhe kur negociatat e MSA-së po ecin përpara me shpejtësi. Ndër çështjet e ngritura gjatë takimit u diskutua bilanci i tregtisë Kosovë – BE dhe shkëmbimi i të dhënave statistikore të tregtisë, dy faktorë të rëndësishëm në negociatat e MSA-së. Përveç kësaj, Kosova prezantoi përmbajtjen dhe ndikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, e lidhur vitin e kaluar.
Në fushën e Doganave dhe Tatimeve, u diskutuan kapacitetet administrative dhe performanca e të dy autoriteteve. Është vërejtur progres i rëndësishëm në zgjidhjen e lëndëve të mbetura në kuadër të Bordit të Pavarur Shqyrtues.
Përsa i përket zhvillimit të sektorit të industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), Kosova paraqiti, në veçanti, aktivitetet e ndërmarra në fushën e qasjes në financa dhe heqjen e barrierave administrative për biznesin. Përveç kësaj, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e Indeksit të Politikave të NVM-ve 2013: Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me vëmendje të veçantë në progresin në zbatimin e Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën.
Zbatimi i konkluzioneve dhe veprimet pasuese të mbledhjes do të jenë me rëndësi kyçe në vlerësimin e progresit të Kosovës në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit me BE-në, ku marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë janë një nga prioritetet kyçe.
Takimet, konkluzionet e të cilave shërbejnë për Raportin e ardhshëm të Progresit, janë organizuar së bashku me Ministrinë për Integrime Evropiane. Dialogu është një kornizë brenda së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë çështje teknike dhe të politikave në lidhje me axhendën evropiane

Filed Under: Featured Tagged With: KE, kosova, progres ne tregti

Thaçi: Koha vërtetoi drejtësinë e demonstratave të vitit 1981

March 11, 2014 by dgreca

Prishtinë, 11 Mars -Kryeministri Hashim Thaçi përkujton se sot e 33 vite më parë studentët e Kosovës filluan protestat e para, që u kurorëzuan me demonstrata masive të vitit 1981, me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.

“Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve në Jugosllavi”, shkruan ai në Facebook.
Prandaj, thekson Thaçi, sot shpreh respektin më të lartë për të gjithë ata qytetarë, profesorë dhe intelektualë që u vunë në anën e kërkesave të drejta të studentëve, që më në fund u realizuan me krijimin e realiteti të ri, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shtypi i sotëm i Kosovës duke përkujtuar demonstratat studentore e gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1981 thekson se gjaku i 11 protestuesve të vrarë dhe i rreth 300 të plagosurve trasoi rrugën e lirisë.Ne Foto: Kosove-Nga protestat e vitit 1981 (ARKIV)

Filed Under: Featured Tagged With: H Thaci, të vitit 1981, Thaçi: Koha vërtetoi drejtësinë e demonstratave

UKRAINË – Aeroporti i Simferopolit në duart e milicive proruse

March 11, 2014 by dgreca

SIMFEROPOL (Ukrainë),– Milicitë proruse morën nën kontroll aeroportin e Simferopolit, që është edhe më i madhi në Gadishullin e Krimesë, duke anuluar të gjitha fluturimet me përjashtim të atyre me destinacion ose që vjinë nga Moska.

Milicët nuk i lejojnë gazetarët të flasin me punonjësit e aeroportit. Njëri prej milicëve, që thotë se e thërrasin thjesht Ivan, deklaroi se ata po mbajnë të bllokuar kullën e kontrollit dhe pistën ku ulen avionët dhe lejojnë që të ngrihen në flutrim ose të ulen vetëm avionët që vijnë nga Moska

Filed Under: Featured Tagged With: Aeroporti i Krimese

Ministrja Kumbaro anulon koncesionin e Kalasë së Lezhës

March 11, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/ Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në mbledhjen e radhës, të zhvilluar një ditë më parë ka vendosur anulimin e koncesionit për Rijetezimin e Kalasë së Lezhës.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se  procedura ka qënë që në fillim zgjidhet konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti i tij.

Por ministrja theksoi se “ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurentit dhe të paraqitej një projekt për t’u zhvilluar është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit”.

Ajo sqaroi se gjithë praktika, e zhvilluar ne dy faza te ndara secila nga njëra – tjetra, kishte te bënte me procedurën e miratimit te projektit teknik te rijetezimit te Kalasë Lezhe dhe me procedurën e ndjekur nga ish Ministria Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e kësaj zone.

”Procedura e dhënies me qira të Kalasë Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në: mos legjitimimin e ish MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalase se Lezhes kur KKR aprovoi projektin, dhe vetem pasi i kishte kryer keto procedura, Del VKM per kalimin e administrimit nga bashkia te MK; që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetëzimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të kësaj të fundit për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrences ku u paraqit vetëm një kandidat, natyrisht subjekti i projektit  të aprovuar tashmë më pare, nuk u mbyll e nuk kemi asnjë akt që të deklarojë fituesin; ky projekt nuk është hartuar në kuadër të  procedurës së rijetëzimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshem cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik”, sqaroi ministrja.

Kumbaro deklaroi se KKR vendosi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Urdhër të Ministrit nr. 27 date 1.2.2011 “Për rijetezimin e kalasë Lezhe”, si dhe Anulimin e procedurës se Rijetëzimit si një procedurë në hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sa argumentuar me lart.

Gjithashtu Ministrja Kumbaro bëri të ditur vendimet e marra për mbrojtjen e disa monumenteve, si më poshtë”

-Mbrojtje të parkut Gerladina të Burrelit, kërkesë që vjen nga vetë Bashkia

-Propozim për shpallje monument kulture, “Fortifikimin e një banese feudale” në rrugën Thoma Kalefi, Elbasan

-Propozim për shpallje ansambël historik parku Geraldinë në qytetin e Burrelit

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e kishës së Çiflikut, Sarandë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport, (Aulonë), Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: e Kalasë, Ministrja Kumbaro anulon koncesionin, së Lezhës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT