• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Ju bashkë me Kryetarin do ta ndërtoni Dibrën !

March 1, 2014 by dgreca

Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata takohet në 8 Mars me komunitetin dibranë në Staten Island/

Nga Beqir Sina/STATEN ISLAND : Njoftohen të gjithë dibranët në zonën e Tri- Shtetshit se të shtunën më datën 8 Mars 2014 ora 12 e mesëdrekës deri në orën 4 të mbasdrekës, do të mbahet takimi me të parin e Komunës së Dibrës maxhistër Ruzhdi Lata. Takimi do të mbahet në lokalin e njohur  Klubi Dibra me pronar bashkëqytetarin tonë  Titi Maqellara dhe gjendet në adresën Bay Street, Staten Island – Siper tek BARI PIZZA. Takimi është i organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra dhe është i hapur për të gjithë dibranët. Ky takim ka një rëndësi të veçantë për të tu takuar dhe për të zhvilluar një bashkëbisedim me Kryetarin e Dibrës, dhe dibranëve që kan një pjesë të jetës së tyre në Dibër të Madhe. Dhe jetojnë me hallet e brengat e familjeve të tyre në Dibër të Madhe.Do të diskutohet çështja e regjistrimit të dibranëve në SHBA për votimet në Maqedoni dhe ajo i devijimit të Lumit të Radikës.Kryetari i komunë së Dibrës , Ruzhdi Lata, si kryetar komune, ka dëshmuar për këto 11 muaj prej se kur e mori Komunën në drejtimin e tij se ka për të realizuar gjitha projektet e pushtetit vendor. Të cilat ishin edhe premtimet e tija elektorale. Ai gjithmon ka shprehur kënaqësinë e tij si kryetar i Dibrës duke potencuar se është kryetar për të gjithë, pa dallim politik, fetar apo nacionaliteti.

“Pushteti vendor në fillim të mandatit tim kishte nevojë për sistemim dhe rregullim të mjeteve financiare, sistemim të vendeve të punës dhe këtë e arritëm me sukses. Në komunën e Dibrës  nuk ka më punëtorë me kontratë në vepër por të gjitha kanë vendime, ne nuk duam punëtorë me stres por duam të ketë rehati në vendin e punës”, ka deklaruar në tremujorin e parë të punës së tij si kryetar Lata.
“Kemi paguar shumë borxhe sepse duhej  të bëhej një punë e tillë, me këtë rast dua të përmend Ndërmarrjen e Gostivarit “Progres,, një vlerë prej 80 mijë euro. Për mua si kryetar është bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët , jam i pari kryetar që nuk kam bë asnjë ndryshim kadrovik në komunë e jo më në institucione të tjera” ka potencuar Lata.
Sa i takon projekteve ai deklaruar se për këtë kohë janë bërë shumë punë , asfaltime të lagjeve të shumta. Sipas tij nuk ka pasur tender në këto projekte, sepse i gjithë materiali është ofruar  nga ana e pushtetit vendor ,ndërsa krahu i punës ka qene vetë qytetari i lagjes.
Ai ka pasur në fokus asfaltimin në lagjen Varosh, lagja e Inqarit, rruga “Dervish Mustafa”, rruga  “22 Dhjetori” lagja Konjarëme rrugën “Xhavit Ushtelenca”, lagja Tabakane, lagja Bomovë, asfaltime të rrugëve dhe mbushje të gropave në qytet.  Përgatitje për pllakëzim të rrugëve tjera të qytetit, përmirësimi i gjendjes së rrugës për në kalimin ndërkufitar “Bllatë,, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”, asfaltimi i rrugës në lagjen Rajçicë, ndikimi i përfundimit në aksin rrugor Dibër-Strugë, vendosja e gurthemelit të gjimnazit në fshatin Mogorçë.
Kryetari Lata gjithashtu ka në plan edhe disa projekte të tjera në sferën e urbanizmit për planin e përgjithshëm detal urbanistik,rikonstruimin e pusetave të ujësjellësit,si dhe takimet dhe pjesëmarrjet e tij nëpër manifestime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Këto janë disa nga projektetet e tij për të cilat ju si dibran që keni një pjesë të jetës suaj atje në Dibër të Madhe, dhe çdo ditë mendoni e punoni edhe për prindërit tuaj atje që mund t’i diskutoni së bashku me të parin e Dibrës – Kryetarin e Komunës magjistër Ruzhdi Lata.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 8 Mars, kryetari i Dibres, Ruzhdi Lata, takon dibranet

Hapja e dosjeve-LSI mbështet nismën e Avokatit të Popullit

March 1, 2014 by dgreca

TIRANE, 1 Mars- Levizja Socialiste për Integrim shprehet në mbështetje të nismës për hapjen e dosjeve, e inicuar së fundi nga Avokati i Popullit.Në një prononcim për mediat, deputeti i LSI-së, Luan Rama, thekson se nisma, e bazuar edhe në modelin gjerman, do të ketë përkrahjen e kësaj force politike në sallën e parlamentit.

“Kjo është një çështje që për fat të keq ka ardhur dhe riardhur disa herë në axhendat politike dhe në axhendat e Kuvendit. Por, fakti që ende vazhdon të jetë ky problem do të thotë që nuk ka patur një trajtim shterues edhe të çeshtjes që ka të bëjë me lustracionin. Kjo jo thjesht dhe vetëm me ata që kanë qenë bashkëpunetorë të ish-Sigurimit të Shtetit, por unë do ta zgjeroja gamën e përfshirjes në fokusin e këtij ligji për të gjithë ata që kanë probleme me institucionet e ligjit”, shprehet deputeti Rama.
Ai pohon se ende nuk e njeh në detaje iniciativën më të fundit per kete ceshtje, por thote Rama, parimisht kam insistuar dhe jam shprehur për një trajtim ligjor dhe për penalitete për të gjithë ata që kanë mëkate nga e shkuara e largët apo nga e shkuara e afërt. Kjo në funksion të krijimit të një standardi dhe modeli jo vetëm për politikebërësit, por për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, të denjë për një administratë europiane”, shprehet   deputeti i LSI-se, Luan Rama.
Pak ditë më parë Avokati i Popullit, Igli Totozani depozitoi një nismë në Kuvend, ku propozon  miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve.(Sipas ATSH-se)

 

Filed Under: Politike Tagged With: hapja e dosjeve, LSI, Luan Rama, po LSI

Ambasadori izraelit, David Cohen, feston Karnavalet me shkodranët

March 1, 2014 by dgreca

Nga Gasper Marku/ SHKODËR/-  Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ishte sot në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në programin festiv të Karnavaleve. Kjo është vizita e dytë që diplomati izraelit, realizon në qytetin e Shkodrës, kur vetem pak ditë më parë ishte për vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku gjatë takimit me kryebashkiakun Lorenc Luka, parashtroi dëshirën e një bashkëpunimi të ngushtë në mes Izraelit dhe qytetit piktoresk dhe me tradita sidomos në fushë e kulturës dhe të artit. Ndërkohë, sot, së bashku me familjen e tij, si dhe pjesëtarë të stafit të ambasadës, ai preferoi të shijonte prej së afërmi spektaklin e ofruar në qëndër të qytetit, ku nga u pa prej të gjithëve ai paraqitej mjaft i gëzuar dhe entuziast, madje në jo pak here, i befasuar nga ajo çfar po ndodhte, ai fotografonte vete me aparatin e tij, momente të ndryshme të festes.

“Në Izrael kemi një celebrim të ngjashëm, e cila bazohet në historinë e bibles. Dhe, kjo është një mundësi shumë e mirë për të treguar pjesen historike të Shkodrës, një histori që daton në shumë vite të mëparshme.”, tha diplomati izraelit, i cili krahas bashkëpunimit në fushën e biznesit, u shprehë entuziast për një bashkëpunim të ngushtë të Izraelit me Shkodrën në fushën e kulturës.

Ndërsa, për kryebashkiakun Lorenc Luka, kjo është një feste që e entuziasmon qytetin e Shkodrës, i jep një impuls të ri edhe zhvillimit të turizmit kulturor të këtij qyteti.. Më pas, ai shtoi se kjo është një feste pagane, e cila festohet më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse këtu është tradita e kësaj feste, dhe që ne kemi mundsinë më të mirë ta vazhdojmë këtë feste. Zoti Luka, vlerësoi shumë edhe shkollat e qytetit të Shkodrës, të cilat nga ana e tyre kanë bërë një përgatitje speciale për këtë feste, që siç e kërkon edhe tradita e karnavaleve, kanë ditur të përzgjedhin për të reaguar ndaj ndonjë problemi shoqëror, ndaj ndonjë plage shoqërore, ndaj edhe i falenderoi përzemërsisht ato për mesazhin që arriten të përcjellin në publik

Filed Under: Kulture Tagged With: Ambasadori izraelit, David Cohen, feston Karnavalet, me shkodranët

Kuvendi i Lezhës, monument i kujtesës historike të shqiptarëve

March 1, 2014 by dgreca

Koment nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj/

Lezha, megjithëse, një qytet i njohur që në lashtësi, si qender administrative,  me vazhdimësi të jetes urbane, nyje e rendesishme tregëtare e ushtarake  në kryqëzim të rrugëve të principatave, gjithmone është njohur dhe identifikuar si qytet i Kuvendit dhe Beslidhjes së parë të Shqiptarëve .Në këtë qytet, 570 vjet më parë,  në mars të vitit 1444, u zhvillua Kuvendi i Kombëtar, ku lindi Besëlidhja e Lezhës, një lidhje politiko-ushtarake, si aleance e princerve shqiptare kunder pushtimit otoman. Ne kulm  të mesjetës, kur retë e zeza të pushtimit otoman kërcënonin me luftë shkatërrimin dhe asimilimin e qytetërimit shqiptar dhe europian, u shfaq në skenen historike si protagonist, kalores,  komandant  legjendar dhe politikan i spikatur Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Shfaqja e Skendebeut ne historine  e Arberise dhe  Europes u realizua ne rrethana te favorshme te krijuara ne fund te vitit 1443 ne juglindje te kontinentit, ku rezistenca e armatosur e popujve kunder perandorise otomane kishte arritur suksese  historike.Kur Huniadi  në fund te vitit 1443, kapërceu Moraven dhe sulmoi në befasi  ushtrinë turke, një grup prej 300 kallorësish shqiptarë me në krye Gjergj Kastriotin  iu shmangen luftes për të marrë rrugen drejt perendimit  në vijen e vjeter Egnatia duke kaluar në grykë të Vardarit, në Dibër dhe  Mat për të ndaluar në Krujë kryeqendren e Kastrioteve.  Atë dite, Huniadi  pat thënë: E fitova betejen në çastin që  Gjergj Kastrioti kthente kalin e tij drejt Arbërise”.

Me të hyrë në Krujë Gjergj Kastrioti, hoqi rrobat e komandantit turk dhe veshi rrobat e princit të Krujes, ndërroi fenë për të marrë mbeshtetjen e Europes dhe Papatit, futi nën sundim kështjellat që i paten lënë të parët, duke vene ne vend autoritetin dhe influencen e familjes së Kastriotëve në trojet e Arbërit.

I rritur e arsimuar në oborrin e  Sulltanit, njohës i forces dhe dredhive  të perandorisë,  ishte i bindur se pa aleatë të brendshem dhe të jashtëm nuk mund të  ndalohej superfuqia ushtarake e kohes.  Në rradhë të parë  mendoi të organizonte bashkimin  politik e ushtarak te shqiptareve  për t’i bërë ballë invazionit otoman.

Ai thirri  në Lezhë  Kuvendin e krerëve shqiptarë të principatave.

Prijësit shqiptarë, deri atëhere të përçarë dhe në luftë në mes tyre më shumë se sa kunder pushtuesit otoman, e pranuan  thirrjen e Skendërbeut, të bindur tashmë se kishte ardhur koha dhe ishte shfaqur njeriu  që mund të udhëhiqte  popullin  dhe mund të drejtonte  kryengritjen e armatosur  kunder perandorise osmane me sukses të padëgjuar deri atëherë.

Në katedralen e Shënkollit  në Lezhë,  për herë të parë në histori u ulen bashkë, Nikoll Dukagjini e Lek Zaharia, Gjergj Araniti e Theodhor Muzaka, Gjergj Balsha e Pjeter Spani, Lek Dushmani e Stefan Cernojeviç, të cilët  moren vendime me vlera historike për popullin dhe trojet shqiptare.

Në Lezhë u hodhen themelet  e shtetit te bashkuar arbëror, u vendos ngritja e ushtrisë së bashkuar të principatave dhe u bë bashkimi i financave.  Në vend  u krijua një  konfederatë principatash të pavarura. Kuvendi  pati rol transformues në jetën e arbërve të mesjetes, ndikim evident ne zhvillimet historike te mëvonshme, dhe kontribut  të pa zevendesueshem nëe formesimin e identitetit tonë kombëtar.

Kuvendi i mbledhur  në Lezhën shqiptare, dikur Kryeqendra e Dukagjinëve tani nën Venedikun, ishte  edhe  garanci  per Republikën  për paqe e miqësi nga ana e Skenderbeut, principatave shqiptare dhe  ushtrise se bashkuar te Arberise. Nga ana tjetër kënaqte Dukagjinët të cilët kishin qenë zotëruesit  e mëparshëm të ketij qyteti.

Barleti thotë se Gjergj Kastrioti iu drejtua  krerëve te principatave: “ Ejani, pra, kryetrima, merrni harkun dhe mbroni me lavdinë më të madhe atdheun, gratë, femijët dhe të mirat tuaja, silluni atyre qetësine e vertetë të lirisë”.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, doli nga Kuvendi i Lezhes  prijës i ushtrisë së përbashkët dhe udheheqes i Lidhjes  me nje ushtri nga i gjithe  vendi  i gatshem për betejat e ardhshme,  pasi prijësit e arbërit tashme i kishte venë  në besë.Ai realizoi  Beslidhjen e Lezhes,  beslidhjen e pare shqiptare, i dha jete shtetit të njohur e të Arbërit, organizoi dhe udhehoqi kryengritjen e armatosur, ku u farketua shpirti dhe krenaria e tyre,  filloj të shkruhej epopeja historike e popullit shqiptar.Gjon Muzaka, nje nder bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e Skenderbeut thote :  “Pak kohe pasi u bë kryegjeneral i  princave të Shqipërisë, pati ndër mend të bëhët zot i tërë vendit”.

Deri në Kuvendin e Lezhës Skendërbeu  ka qenë vetem një ushtarak. Fjalimi  i tij  apologjik  i politikes se luftes dhe organizimit të kryengritjes së armatosur, , vendimet qe mori  ky  kuvend,  dhe ngjarjet   që e pasuan, treguan se Ai tashmë ishte edhe një politikan e dorës së parë dhe strateg ushtarak i klasit të lartë.

Në Lezhë Gjergj Kastrioti vuri themelet e pushtetit të tij jo vetem ushtarak por edhe politik e më gjerë. Këtu ai u bë kryegjeneral e ushtrive të bashkuara dhe u   hodhen themelet  dhe  hapi i pare i lidhjes kombëtare.

Pas kuvendit, Lezha u kthye në qendren diplomatike te Arbërise  mesjetare. Pas lidhjes së Lezhës, Skendërbeu dhe Arbërit do të luftonin tani e mbrapa jo vetëm për të mbrojtur pavarësinë e atdheut të tyre por për të  shpëtuar nga kërcënimi islam  qyteterimin e europian.  Arberia e projektuar prej Gjergj Kastriotit do te ishte pjese e Europes.

“Gjergj  Kastrioti me luften e tij per nje çerek shekulli me rradhe  mbajti në balancë fatin e sinisisë ballkanike” – thekson Noli.

Shqiperia nën udheheqjen e Skenderbeut u bë kryeqendra dhe fusha e veprimeve ushtarake të krishtërimit europian kunder  kryefuqise turke. Europa kishte shpresa të mbaronte  me shpaten e Skendërbeut atë që nuk mundi ta bëjë me armët e saj në Marice  me 1362, në Kosovë me 1389, në Nikopoli me 1396 dhe në Varnë me 1444. Në betejat historike që zhvilloi e fitoret e mëdha që korri në fushëbeteje në të katër anët e tokës së Arbërit që nga Torviolli në Berat e Moglicë, në Krujë , Danjë e Sfetigrad, në Albulenë, Vajkal e Preze, Skendërbeu mori  nderimet më të mëdha tëe Papatit  dhe Europes si kryegjeneral i perendimit kunder Turqise.

Beslidhja e Lezhes  ishte veç te tjerash  nje akt emancipimi i princerve shqiptarë, tregues i ndikimit te ideve te rilindjes në shoqërinë dhe realitetin shqiptar të mesjetës. Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe çoi përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit drejt nje shteti të njësuar feudal shqiptar, te cilin  e impononin kushtet  historike. Kuvendi i Lezhës,  ka mbetur perjetë një pike referimi e model organizimi ië rendit juridik dhe shoqërise shqiptare në histori. Ajo përbën një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe asaj europiane.

Ky kuvend ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, perpjekjet për progres dhe kuvendet për bashkim të popullit tonë.  Ai frymëzoi  Kuvendet e Besëlidhjet e Shën Mërisë në Mat (1594), Kuçit (1614),Te Arberit, me 1703, Janinës (1820), Beratit (1828), të Prizrenit (1878), të Pejës (1899), të Ferizajt (1908,  Kongresin e  Manastirit 1908, të Greçës (1911), të Junikut (1912), të Sinjës (1912), të Ferizajt (1912), Kuvendin e  Vlores 1912, Kongresin e Lushnjes 1920, të Bujanit (1943-1944), Pezes, 1942, e deri tek kuvendet e pajtimit te gjaqeve te cilet  kane patur per  baze Kuvendin e Lezhes.  Kuvendi i Lezhës mbetet modeli i  bashkimit të shqiptarëve i bashkëpunimit në mes tyre për zhvillimin e vendit drejt progresit.

Mesimet e  ketij Kuvendi  jane te rendesishme edhe sot, veçanarisht kur vendi ynë përballet me sfida të reja drejt integrimit në strukturat evropiane.

Kontributi i Ushtrive te Bashkuara te Lidhjes se Lezhes nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, ne shekullin e 15 dhe kontributi i pamohueshem  i tyre ne mbrojtje te qytetërimit europian është një këmbanë që bie edhe në kohe paqeje dhe që vjen  si mesim nga historia.

Në kohën që Shqipëria është në një proces të pakthyeshem integrimi në BE dhe pret  marrjen e statusit të vendi kandidat, duhet marrë në konsideratë  edhe kontributi i vyer i popullit shqiptar gjate historisë, i cili në një periudhë të errët të Europes, vuri në rrezik të gjithë ekzistencen e tij në mbrojtje të këtij qytetërimi.

Mësimet e Kuvendit të Lezhës e vendimeve të tij, modeli i bashkimit dhe mënyra e bashkëpunimit,  janë kurdohere si pike referimi për ndërtimin e së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: kujtese historike, Kuvendi i lezhes, monument, Viktor Tushaj

Jakup Krasniqi:JAM GATI PER DOREHEQJE

March 1, 2014 by dgreca

Kryeparlamentari: Dorëhiqem nga posti i Kryetarit të Kuvendit, me kërkesë të PDK-së/

Nga B.Jashari/.-Pas themelit  të subjektit politik Nisma për Kosovën, Kryesia e saj në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoj pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas njoftimit të sapo dërguar, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasnqi në mbledhjen e parë të Kryesisë pas themelimit të saj u deklarua se është i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.Kryesia e Nisma për Kosovën pas diskutimeve erdhi në përfundim se dorheqja e Kryetarit të Kuvendit në situatën në të cilën gjendet vendi, sidomos faktit që kemi hyrë në vitin zgjedhor nuk do t’i kontribonte stabilitetit institucional dhe politik në Kosovë.

Kryesia është e vetëdijshme që posti i Kryetarit të Kuvendit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës i takon partisë që ka dalë forca e parë politike, në këtë rast PDK-së, prandaj Kryetari i Këshillit Komëbtar të Nisma për Kosovën dhe Kryesia e saj janë plotësisht dakord që në rast se PDK parshtron një kërkese të tillë zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Dje, Këshilli themelues i Nisma për Kosovën zgjodhi Jakup Krasniqin kryetar të Këshillit Kombëtar dhe kryesinë.Kryesia e Nisma Për Kosovën zgjodhi Fatmir Limajn kryetar të Kryesisë të Nisma për Kosovën.Krasniqi dhe Limaj ishin pjesë e PDK-së.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: gati per doreheqje, Jakup Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT