• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

GJAKU I TYRE SHENJTËROI THEMELET E LIRISË

March 1, 2014 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/Në jetë nuk  ka vepër  më madhështore se ajo e çlirimit të atdheut.Kjo ishte ëndrra shekullore e shqiptarëve,ëndërr të cilën  nëpër shekuj  nuk e përjetuan shumë shqiptarë,edhe pse dhanë  gjitha veprat  gjeniale të qëndueshmërisë dhe sakrificave.Shqiptarët u pushtuan nëpër shekuj nga pushtues të ndryshëm,por kurrë nuk rreshtën së vepruari për të dalur nga kthetrat e robërisë.Ata u organizuan  në  forma të ndryshme,u bashkuan rreth  lëvizjeve dhe  grupeve  patriotike.Lëvizja e tyre ishte lëvizje Revolucionare për Bashkimin  e Shqiptarëve. Kjo  Lëvizje  nuk kishte qëllim vetëm  çlirimin  e Kosovës,por bashkimin e gjitha copave të shkëputura të atdheut në një shtet të vetëm me të gjithë shqiptarët,në shtetin natyral,shtet ky të vetmin që e njohin  epokat dhe historia.Dihet sot se 17 shkurti për ne shqiptarët ka vlerën e vet,por  çlirimi i Kosovës  nuk e përmbushë vizionin  e plotë të lirisë shqiptare,shumë shqiptarë ende të shkëputur  nga trojet e tyre lëngojnë nën thundrat e sllavëve,kurse patriotët shqiptarë edhe sot ëndrrojnë të jenë aty ku ishim dikur në  një trung,aty duhet sërish të jemi,deshi apo s´deshi dikush tjetër,synimi ynë ishte dhe mbetet bashkimi  i trungut shqiptarë,aty  ku e njohin  kohët e lashtësisë.Për të arritur  deri te ky 17 shkurt i pavarësisë  së Kosovës,u deshën  njëqind vjet  përpjekje ,sakrifica,burgosje,luftëra,dëshmorë.Gjenerata të tëra u flijuan e u sakrifikuan për çlirimin  e Kosovës.Vendosmëria dhe dashuria për lirinë ishte e madhe për shqiptarët,ate nuk mundi të e ligështoj as dhuna e terrori serb,as arrestimet,burgosjet e vrasjet.Megjithatë në këtë kështjellë lirie qysh para një shekulli veprimtarë të devotshëm kanë vu  gurë në bazën e themeleve të kësaj kështjelle.Kosova nuk do të ishte ajo e cila është sot,sikur të mos kishte simbole të qëndresës si Fazli Greiçevci,simbol i qëndresës dhe flijimit për  flamurin kombëtar.Si simboli i rezistencës Metush Krasniqi i cili vdiq në burgjet serbo-sllave nga torturat e sigurimit shtetëror sllav,si Jusuf  e Bardhosh  Gërvalla dhe Kadri Zeka,Adem Demaçi,demostratat e vitit 1968,pranverat studentore të vitit 1981,greva e minatorëve të Trepçës,në mbrojtëje të pozitës  kushtetuese të Kosovës,etj….Nga këto frymëzime atdhedashurie,qëndresa e sakrifica në gjirin e popullit shqiptarë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës,e cila ishte kryevepër e përpunimit të idesë  së lirisë,mekanizmi  më i fuqishëm për të iu kundërvënë makinerisë administrative,politike,diplomatike,policore dhe ushtarake të Beogradit.UÇK-ja,doli nga thellësia e vullnetit të popullit,u bë ushtri moderne dhe e pamposhtur,nga se me mish e shpirt qytetarët u përcaktuan për të i dhënë fund shtypjes,djegieve,reprezaljeve dhe jetës nën robëri.Legjendë shquhen Jasharajt të cilët çmimin e lirisë e paguan me jetë të tëra,duke u flijuar me heroizëm  të pashoq në themelet e lirisë së Kosovës.UÇK-ja, bashkoi të gjithë shqiptarët për lirinë e Kosovës,përhapi zjarrin e lirisë kudo,por jo vetëm kaq,ajo bashkoi gjithë  botën demokratike në mbështetjen tonë,nga ky bashkim lindi kjo liri që po e gëzojmë sot Liria e  shtrenjët e Kosovës.Çlirimtarët janë ata para të cilëve duhet të përkulemi burrërisht,si Adem dhe Hamzë Jasharaj,Hajredinajt,Salih  Çeku,Agim Ramadani,Basri  Canolli,Fehmi e Xhevë Lladrofci,Mujë Krasniqi,Beqir  Gashi,e një vig i gjatë dëshmorësh,të cilët ranë me heroizëm të pashoq,të cilët janë të pavdekshëm si dhe energji e fuqi për të ardhmen.Ky 17 shkurt i vitit 2008,ndërroi historinë e këtij vendi,Kosova e përvuajtur u bë shtet i pavarur dhe sovran.kjo ëndërr e jona  e madhe,u realizua nga sakrificat e mëdha të popullit,të luftës së  lavdishme të UÇK-së,bijët e së cilës i kujtojmë me krenari dhe epitet.Kësaj radhe  do të kujtojmë një strateg të madh e të fuqishëm i cili me guximin,trimërinë dhe gjakun e vet hyri në historinë kombëtare të atdheut shqiptarë Basri Canollin. Basri  Canolli,i lindur e rritur në fshatin  Marec,në lagjen  Canaj,fshat ky më i madhi i  komunës së  Prishtinës,rrjedh  nga një familje bujare  me tradita atdhetare,familje kjo që shumë kohë më herët ishin përcaktuar në rrugën e lirisë për çlirim  nga okupatori.E kam  njohur kur isha si fëmijë babain e  Basriut,Halil  Canollin,një burrë në sytë e të cilit lexohej krenaria,i cili atë botë  kur ishte e ndaluar nga uzurpuesit që të flisnin shqiptarët vesh më vesh,ai  Halili haptas dhe guximshëm në ndeja dhe oda propagandonte  çështjen  kombëtare.Këto gjëra shkojnë me  traditë atdhedashurie,të cilët i mbanë ndjenja e lirisë.Këta njerëz kanë frymuar,jetuar e punuar që atdheu të rroj i lirë.I tillë ishte Shyt Mareci(Bislim Zeqiri)ky stërgjysh i  Halil  e Basri Canollit,një strateg i shquar i këtyre anëve,i cili me guximin dhe mençurinë e tij i bëri nderë këtyre trojeve kurse  sllavo çetnikëve ua pat shtirë frikën në palcë,sapo  vetëm emrin e tij kur e dëgjonin copëtoheshin  me këmbë e kokë duke ikur.Po,Marevci ka nxjerrur nga gjiri i vet burra të guximshëm e të mençur,që zemra dhe shpirti gjithnjë u kanë punuar vetëm për atdheun.Basri Canolli,po rritej në kohën kur kombi ynë po shkatërrohej përditë e më shumë,po ndahej e coptohej,shqiptarët po ndiqeshin,vriteshin e burgoseshin,po i shpërngulnin sllavët me dhunë  nga tokat e të parëve tanë,andaj duke u rritur Basriu  po e kuptonte se nuk ka gjë më e ndershme dhe më demokratike se çlirimi  i atdheut  nga pushtuesi sllav.

Basri Canolli-Shpendi. “ Basriu u angazhuar në luftën e UÇK-së që nga ditët e para të saj, e në veçanti prej themelimit të Brigadës 153 (ZOLL-i), e cila me veprimtarinë e saj luftarake mbulonte edhe Gallapin e Prishtinës, pra vendlindjen e Basriut. Basriu ishte njëri nga ushtarët e brigadës i cili shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Aftësitë e tija ushtarake ishin të veçanta dhe thuase kishte edhe diçka të natyrshme. Ai drejtoi Njësitin për Intervenime të Shpejta në shumë beteja, ndër më të ashprat që i zhvilloi jo vetëm Brigada 153, por edhe në gjithë hapësirën gjeografike të Zonës Operativetë Llapit. Në të gjitha këto beteja, në ball të sulmeve si një zog shqiponje kush tjetër pos Basriut-Shpendit. Basriu kreu detyra me përgjegjësi të lartë dhe gjithmonë doli fitimtar. Jo vetëm ushtarët por edhe ne komandantët, ndjeheshim shumë më të sigurtë, kur në vijat e frontit e kishim pranë.Guximi dhe bujaria e  Basriut ishte  diçka e veçantë,ai ishte fjalë pak,ishte me karakteristika të veçanta,siguronte armë për luftëtarët,donte të ishte në frontin e parë të luftës,nuk kursehej,donte të ishte gjithmonë në vijën e zjarrit,ishte plot përkushtim  dhe i disciplinuar.Basriu ka shkëlqyar kudo në veprimtarinë e tij,kishte  vyrtyte,si atdhedashurinë, ndershmërinë,besën,guximin,ajo që e bënte të fortë ishte urrejtja e pakufishme  ndaj armikut dhe tradhëtorëve,Kështu ai u gjend në shërbim të fuqizimit të kombit,u bë i dashur për miqët dhe shqiptarët kudo.Basriu qëndroj gjithmonë ballëhapur,krenar dhe i zdërvjellshëm para detyrave të atdheut,ashtu e mbaroi edhe luftën.Basriu kishte rënë në altarin e lirisë pas mbarimit të luftës.Dihet mirëfilli se në Komunën e Dardanës(ish-Kamenicë)ka pasur gjithnjë banda çetnike të cilat asnjëherë nuk kanë pasur guximin të na luftonin përballë,por gjithnjë na kanë  vrarë  tinëzisht e prapa shpine.Këto banda çetnike sërbe,pas nënshkrimit të kapitullimit,u përhapën nëpër fshatrat e Dardanës dhe prapa shpine po vrisnin  shqiptarë intelektual,madje edhe barinjë,të cilët pasi i vrisnin prapa shpinës ua grabisnin bagëtinë e pasurinë duke shfrytëzuar kufirin e afërt me Sërbinë plaqkat i fusnin  në Sërbi.Basriu kishte urdhërin nga komanda të spastroj këto fshatra nga bandat çetnike,të cilën Basriu e kryante me nderë dhe përpikmëri.Në fshatin Leshtar,afër Strezovcit,fshat  ky i banuar kryesisht me çetnik  sërb kishin zënë pritat të armatosur  deri në dhëmbë,tinëzisht prapa shpine kishin zënë pritat dhe mizorisht  e goditën  Basriun,i cili qëndroi heroikisht dhe i pa thyar i goditur në ballë e krahëror,bie heroikisht më 18 qershor 199 në fshatin  Leshtar,të Dardanës.Kjo do të ishte dita e përjetësisë të Basri Canollit,luftëtarit shembëlltyrë të UÇK-së.Rënja heroike me armë në dorë e  Basri Canollit,nderoi  Kosovën dhe mbarë trojeve shqiptare.Humbja e Basriut ishte një humbje e madhe jo vetëm për babë Halilin  e nënë Selveten,por edhe një humbje e mbarë  kombit,por edhe krenaria për prindërit,vëllezërit dhe miqët,krenaria e atdheut dhe kombit për një trim të atdheut,si ishte trimi i madh  Basri Canolli.Lufta që filloj ai me shokët e vet,kërkonte flijime të shumta,ishte një luftë e cila bëhej me armiqët më të mëdhenj të kombit shqiptar,një luftë për jetë a vdekje,,një luftë vendimtare për fatin e kombit dhe atdheut.Kombi kurrë nuk do të e harroj veprën e lavdishme të atdhetarit tanë  Basri  Canollit,i cili me guxim e mençuri hyri në historinë kombëtare ushtari ynë besnik i atdheut.E nderuar do të jetë për jetë të jetëve familja Canolli,i nderuar dhe i kujtuar do të jetë emri dhe heroizmi i dëshmorit të kombit Basri Canolli.Lavdi  i qoftë….(Ne Foto:LAPIDARI I DËSHMORIT BASRI  CANOLLI-SHPENDI;NË STREZOVC)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Basri Canolli, Shaban Cakolli, Tgjaku, themelet e lirise

MAGJIA E BJESHKËVE TË MARTINAJVE

March 1, 2014 by dgreca

NGA Ilir BUÇPAPAJ/ Martinajt e sotëm janë një ndër banimet më të vjetra iliro-shqiptare në pjesën veriore të Alpeve Shqiptare. Kjo falë resurseve natyrore që Zoti u ka dhuruar këtyre viseve.Nga gjurmimet arkeologjike dhe të dhënat historike, dëshmohet se këtu jeta njerëzore zë fill nga mugëtirat historike që dokumentohen në vizatimet e gjetura në shpella dhe rrasa gurësh nëpër bjeshkët e Martinajve, si në malin e Valit, Vizitorit, Zeletinës etj. Trungu i rracës iliro-shqiptare në këto anë nuk ka pasur ndërprerje, megjithë pushtimet dhe invazionet e ndodhura në shekuj.Në kohën e romakëve nëpër këtë krahinë kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme tregëtare. Nëpër këtë luginë e konkretisht nëpër Trepçë, (Martinajt e sotëm) kalonin karvanet nga Bosnja, Lugina e Ibrit dhe Kosova për në Guci. Njëra nga këto arterie rrugore kalonte në Vermosh, Shkodër, Podgoricë, Cetinë, Kotorr; ndërsa tjetra varionte nga Vuthajt, Shala, Boga- Shkodër, pasi që Shkodra ishte kryeqendër e Ilirikut. Malësitë e Veriut në të cilat bën pjesë Lugina e Limit janë banuar nga fisi  ilir Pirustët, aq zëmadh  në periudhën e lashtësisë.

Në vitin 1332 prifti me origjinë nga Franca, Pere Prokhard, raportonte në Vatikan: “Në këto anë jetojnë dy popuj, shqiptarët ( Albanët) dhe Latinët, të cilët i përkasin kishës së Romës. Shqiptarët e kanë një gjuhë plotësisht tjetër nga Latinët. Të dy popujt janë të shtypur nën robërinë shumë të urryer dhe të neveritshme të sllavëve”. Albanologu i madh Gustav Mayer në vitin 1885 shkruante se “shqiptarët duhet të quhen ilir të rinj, ashtu siç quhen sot grekët modern”.

Trepça, që sot thirret Martinaj, pjesë e fisit të Kelmendit, shtrihet në pjesën jugore të Malit të Valit dhe Vizitorit që kufizohen me Vermoshin në perëndim, me Pepajt në lindje, ndërsa në anën jugore me rrjedhën e lumit Luça. Begatia e këtij fshati është e madhe, pasi tokat bujqësore shtrihen poshtë fshatit, nga Gucia në Plavë, ku kultivohen misri, thekra, patatja, perimet: si domatja, speci, kastraveci, qepa etj. Parcelat janë të ndara me drufrutorë si molla, dardha dhe kumbulla e zezë. Rendimentet relativisht janë të larta, falë edhe shërbimeve që u kryhen nga banorët. Martinajt janë një nga fshatrat me urbanistikën më të mirë në mbarë malësitë e veriut. Shtëpitë janë dykatëshe dhe të organizuara nga ana arkitekturore dhe mjaft funksionale për banim, të ndara në mjedise të ndryshme si dhoma e miqve, dhomat e fjetjes, gatimit etj. Në përgjithësi në pesëdhjetë vitet e fundit, martinasit bagëtitë i kanë vendosur larg shtëpisë së banimit dhe në ndryshim nga kullat me frëngji, shtëpitë e sotme janë me dritare të mëdha dhe që u pështaten kushteve natyrore klimatike.

Shtrirja e këtij fshati ka pësuar tkurrje, sidomos në shekullin e 20-të, me zaptimin e tokave nga kolonët e ardhur nga Mali i Zi dhe Serbia. Aktualisht në Martinaj janë njëqind familje me 430 banorë të kombësisë shqiptare. Në të banojnë pasardhësit e Dedë Nishës nga Vukli, që janë  Prel Vukajt dhe Gjekë Vukajt (Hasangjekajt) si dhe Balidemajt, që janë të fisit Selcë.

Martinajt janë një fshat që zë fill nga lumi Luça e vazhdon në majat e Vizitorit dhe të Valit, mbi dy mijë metra mbi nivelin e detit me një bimësi të shumëllojshme, që nga shelgjet, lisi, ahu, mështekna, bredhi, pisha e që vazhdon me kullotat e mrekullueshme alpine, që përfundojnë mbi kurrizorët e vargmalit Gerben-Val-Vizitor. Kjo begati bimore e shtazore, është falë përbërjes flishore të tokës që mban rezerva ujore gjatë gjithë vitit. Këtu gjithçka është në perfeksion, që nga lumi e deri në lartësitë e maleve. Brezat klimatik ia lëshojnë vendin njëri tjetrit me një harmoni të paparë; falë diellit, që qëndron në to pothuaj nga mëngjesi deri në darkë, dhe falë pozicionit gjeografik.

Martinajt në fillim të shek. 20-të kanë qenë gjashtëdhjetë shtëpi, por përplasjet me regjimet e Cetinës e Beogradit, me gjithë pasuritë natyrore të kësaj ane, kanë nxitur emigracionin në vazhdimësi për në Shqipëri, Kosovë dhe dyzet vitet e fundit, sidomos në SHBA. Kudo që kanë shkuar bijtë e këtij fshati nuk e kanë harruar vendlindjen e trojet e të parëve.

Kur kalon në këto hapësira njeriu vërtet frymëzohet, rinohet e gjithçka mrekullon dhe sa më lart të ngjitesh në malin e Vizitorit dhe të Valit, shpalosen bukuri që rrallëkund i takon.Ngjitesh në Kodrën e Doçit, poshtë të shfaqet lumi Luça, Kukajt, e Hakajt. Të duket se ta bëjnë me sy Vuthajt, nga Gurrat e Ali Pashë Gucisë e deri në katundin Sirmë. Rruga është e pjerrët, nuk ndjen lodhje, sepse gjithçka është në harmoni dhe perfeksion.Këtu bjeshkëtarët e Valit më fillimin e muajit gusht, vijnë për festën pagane të boronicave,-na thonë bashkëshoqëruesit tanë. Tashmë sheshpamja zgjerohet dhe shpaloset pjesa më e bukur e Alpeve Shqiptare. Në mend na vijnë vargjet e një kënge popullore:

Tufa, tufa djem e çika / dalin, mbledhin boronica!

Ngado që të lëvizësh, shoqërohesh nga flladi bjeshktarë i ahishteve, burimeve, dredhëzave e mjedrave. Në to kullosin bagëtia e këtij fshati.Në një hapësirë të rrethuar me rudina, shfaqet Buni i Valit me disa tbane të reja të ndërtuara kohët e fundit, pjesa më e madhe e të cilave me lëndë drusore, me ambiente dykatëshe dhe në kohët e sotme me ujë të pijshëm në çdo tban.Tymtarët nxjerrin tym. Zërat e vogëlushëve, ndë ta : Anisa, Krenarja dhe Ermali plot nurë e bukuri, i japin gjallëri krejt Bunit. Ata janë të lumtur që në stinën e verës ngjiten në bjeshkë. Me çiltërsinë dhe sinqeritetin fëmijëror shprehin ngazëllimet  e tyre të moshës. Edhe këtu me zhdërvjelltësi e ndërtojnë lojëra me njëri tjetrin si kuka-msheftas, gara vrapimi, rrumash etj. Bujaria e bjeshkëtarëve është e madhe. Hyjmë në tbanin  e Isë Zymer Prelvukës, i cili na pret me të gjitha të mirat. Kjo familje ka dhjetë fëmijë.Një fakt interesant: Isa ka lindur pikërisht në bjeshkën e Valit.

Vazhdojmë udhën për në lartësitë e Malit të Valit, të shoqëruar nga Isa dhe djali i vogël dhjetë vjeçar Ermali. Kalojmë në Bunin e moçëm, siç i thonë vendasit këtij toponimi, dhe  ndalojmë tek një krua me ujë lëngbore. Shlodhemi pak dhe marrim rrugën për në lartësitë e Majës. Gjatë gjithë rrugës na prinë njomëzaku Ermal, që e shoqëronte kudo babain e tij, duke mësuar për këto bjeshkë, emrat e vendeve me ngjarje e histori që kanë ndodhur në to. Xhavit BaliDemaj, ja merr një kënge lirike që këndohet në këto anë:

N’Val t’Martinaje n’ato rudina

Atje hupke ditën çika

N’ortek t’borës, bri nji shpatit

Aty ndihet kumona e dashit

Zani i çikës fort po kndon

/Po vajton për at’djalë të ri

Ka shumë kohë n’gurbet të zi

Por pa pritë e pa kujtue

Me i gur’ t’vogël dadën ma ngjue

Dil prej gurit kush je palue

Po u bje dhenve, po m’vret mue

Ia dha dorën, kënkan falë

 N’gryka-ngryka kënkan marrë

Ngryka-ngryka kenkan shtrëngue

Lot për faqe u kanë shkue…

Martinasit janë njerëz artdashës dhe të hijshëm nga pamja fizike, por kanë edhe një botë shpirtërore prej artisti. Këtë e dallon në të folur, në komunikim, në qëndrim e gjithçka që ka të bëjë me personalitetin e njeriut.Pas një udhëtimi prej katër orësh nga Buni i Prelvukajt, arrijmë në Majën e Valit. Sheshpamja nga të katër pikat e horizontit është e magjishme, e mrekullueshme. Në lindje të shfaqet lugina e Plavës e tutje në horizont ngre kapuçin a bardhë Gjerovica e Shkëlzeni, Gusani e dhjetëra maja malesh shoqëruese me to. Gjelbërimi është karakteristik, duke filluar nga lugina e deri në lartësi të thepave. Në krahun perëndimor, si një magji, shpalosen Trojani, Vermoshi dhe Seferça. Bjeshkët e Balidemajve kanë një gjerësi e bukuri që sa herë të shkosh, sikur i prekë, i ndjenë, dhe të mbeten në kujtesë për nga befasitë natyrore dhe ngjarjet që janë zhvilluar në rrjedhat e kohës aty. Ato shtrihen në disa Bune që radhiten në bazë të kohëqëndrimit gjatë stinës së verës. Kudo që të kalosh, nga banorët e këtyre trevave mëson për një ngjarje apo ndodhi, qoftë të këndshme apo të hidhur,siç është jeta e njeriut.

Bjeshkët mbajnë shumë toponime me emra njerëzish e kafshësh, një karakteristikë e kësaj zone. Jemi në kodrën e Ukit, sipër Martinaje. Ahishtet, përroi i zhurmshëm, lulet e cicërimat e zogjve të krijojnë një ndjesi që ke dëshirë ta përjetosh sa më gjatë. Shaban Prelvukaj një djalosh i lidhur përjetësisht me Martinajt dhe bjeshkët, të tregon me saktësi për emra vendesh duke e shoqëruar spjegimin dhe ngjarjet e ndodhite e Martinasve për tokën dhe vatanin e tyre.

Rrugëtojmë drejt Bunit të Gurit, një mjedis befasues me rudina, që gërshetohet me pisha molike e me masive me gurë të mëdhenj. Tbanet kanë një simetri në mes njeri-tjetrit dhe me torishtat e deleve sipër tyre.Na tërhoqi vëmendjen se edhe në këto lartësi, ku lënda drusore është e bollshme, qoftë për ndërtim edhe  për ngrohje, prapëseprapë në tbane ishin vendosur panele diellore për ngrohjen e ujit dhe për ndriçim. Ndalojmë në tbanin e Shaban Balidemajt ku na gostisin me të gjitha të mirat. Mësojmë se kjo familje ka njëqind krerë dele dhe pesë lopë, nga të cilat siguron një pjesë të mirë të të ardhurave. Prodhimet e qumështit i përpunojnë në djathë, gjizë e veçanërisht është e njohur maza e famshme, që prodhohet në këto anë. Rregulli dhe pastërtia në mjediset e këtyre tbaneve shfaqen në çdo pjesë të tyre. Mënyra e komunikimit dhe sinqeriteti flasin shumë, tregues i emancipimit dhe shpirtit të tyre të dlirë. Me një lirshmëri të natyrshme Nurie Balidemaj na tregon tërë procesin e përpunimit të qumështit.Kudo që të kalosh, ke bashkëshoqërues burimet ujëbore, të fshehura në pyjet e molikave.Në Majën e Mehit horizonti zgjerohet. Nga këtu dallohen fshatrat, Vuthaj, Dol, Kukaj, Vishnjevë, Gërçare, një pjesë e Martinajve dhe qyteti i bukur i Gucisë, që shtrihet në fushën e gjelbëruar të luginës nga ana perëndimore, ndërsa në anën verilindore të shfaqen Maja e Valit, Tbanishta, Qafa e Gjeto Turkut etj.Udhëtojmë në një rrugë që të nxjerr në pjesën veriore të vargmalit Val-Vizitor. Ndodhemi në një qafë mali. Nga larg të duket se janë me qindra njerëz.Por lëvizja e një tufe kuajsh të bën më të vëmendshëm dhe dallon se në të vërtetë ato janë gurë. Legjenda e krushqve të ngrirë e memorizuar në baladat popullore dhe në poezitë e poetëve, e shprehin më së miri këtë realitet, sa befasues nga bukuria, aq edhe të dhimbshëm nga ngjarjet e ndodhura në këto anë. E na vjen ndër mend balada historike: “N’Dardani bie nji tupan”, një perlë e epikës sonë folklorike, që evokon rrugëtimin e gjatë të popullit tonë në shekuj. Kalojmë Qafën e Gjon Turkut, arrijmë në një luginë ku janë Varret e Malësorëve. Gurët tregues flasin vetë. Nga të dhënat del se pikërisht në këtë vend në shekujt e kaluar ka qenë një kishë katolike françeskane, ku mblidheshin bjeshkëtarët e Valit, Vizitorit, të Gjon Nik Sykut, Tbanishtës,  Balidemajve, etj, për të kryer ritet fetare si meshat, festat dhe ritet mortore. Kelmendasit,pjesë e tyre janë edhe Martinajt, kanë zotëruar toka në hapësirat bregdetare nga derdhja e Bunës e deri në Gurëz të Kurbinit, pasi ata ishin blegtorët më në zë në mbarë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Verës shtegtonin në lartësitë e maleve, ndërsa dimrit uleshin në fushat buzë detit. Kujtohen si të famshme tufat me dele të Gjon Niksykut e të shumë malësorëve të tjerë. Rudinat dhe pyjet me pisha i lëshojnë vendin njëra-tjetrës sikur të ishin në garë në mes tyre, në të dy anët e kurrizores së majave.

Ngado që të kalosh, ballafaqohesh me objekte kulti që për banorët e tyre janë të shenjta. Ja, ky gur është i ngulur shekuj më parë dhe quhet Guri  Kul. Rrotull tij janë gjurmë banimi të moçme me gurë shumë të mëdhenj. Me toponime të tilla takohesh kudo në këto bjeshkë. Ja ky është guri në të cilën është gdhendur një kryq, e sipër tij shtrihen rrënjojat e Tbanit, që banorët e këtyre anëve e thërrasin edhe sot Tbani i Fratit. Janë të njohura pikëpjekjet e bjeshkëtarëve ku zhvilloheshin gara kuajsh,lojra si Gurapeshi, Rrasash, Mundje,  gjuajtje në shenjë, si në Zeletinë Rudë, në Qafë Vizitorit etj. Tashmë numri i veruesve në këto bjeshkë është  i pakët. Me nostalgji, më të moshuarit, të flasin gjatë për kohët e shkuara, ku zërat buisnin kudo në këto bjeshkë, kur këmborët e deleve dhe zilet e dhive ishin të shumta, kur dëgjohej melodia me fyell shpat më shpat, kur kënga e çikave ashtu si në legjenda, i thërriste zanat e malit të vinin për të shijuar këtë mrekulli njerëzore. Si një simbol, si një këngë e përjetshme vjen edhe kënga e rapsodit Januz Delajt për këto anë. Vetvetiu largohemi në kohë, e si vegim pranë na vijnë vashat si zana që kërcejnë vallen e bukur shqiptare, të veshura me xhubletën aq të bukur, dhe aq fisnike që është pjesë e etnosit iliro-shqiptar. Vërtet këto lugje, këto rudira qenë me pak bjeshkëtarë në ditët që ishim ne, por ato na çojnë në motin e shkuar që buisnin dhe gjallonin nga banorët e këtyre anëve plot bukuri e nure, siç i ka falë zoti, që rrallë kund i gjen. Meditime dhe emocione të sjellin këto hapësira.

Pikëpjekjet në lartësitë e bjeshkëve tani janë zëvendësuar me Logun e Bjeshkëve në Qafën e Përdelecit në Gerlë në Vuthaj, në logun e Kishës së Shna Ndout në Guci,por zanat e malit janë joshëse e ndjellëse që në të ardhmen këto veprimtari të zhvillohen pikërisht në Zeletin Rude, Qafën e Vizitorit, Bunin e Gurit në Tbanishtë, aty ku e kanë burimin e tyre në mijëvjeçarë:shpirti geni nuk shuhet, por në këtë kohë merr furi të reja që e lartësojnë  trungun iliro-shqiptar. Dëshira e zanave me siguri do të realizohet. Ato pse jo, do të bëhen njësh me bjeshkëtarët dhe do të shpërfaqin vlerat e virtytet e tyre, qoftë qiellore, qoftë tokësore.

Zeletina Rud është nga befasitë e këtyre bjeshkëve për nga bukuritë dhe begatitë e saj, me rudina ku rrallë tek-tuk ndodhet ndonjë pishë, me barë të butë, boronica, shpella me borë, liqej karstik. Relievi është i sheshtë, rrethuar nga të gjitha anët me lartësi të maleve. Këtu janë të përhapura me shumicë gropat, hinkat, dolinat, uvalat. Hinkat dhe vrimat thithëse shkojnë në diametër shtatëdhjetë metra dhe thellësi dyzetë-pesëdhjetë metra.

Ngjitemi në thepin e Majes në pikën më të lartë të kësaj bjeshke. Sheshpamja është shumë e gjerë, marramendëse. Përballë, nga krahu jugor shpaloset çatia e Alpeve Shqiptare, Blloku i Jezercës me Radohimën e Shnikun në perëndim dhe në lindje Papluka, Rosi e Kollata sikur garojnë me njëra tjetrën në lartësi; bornajat shekullore, krepat e honet e thella:Të duket vetja si në ëndërr. Jo, jo…një mrekulli që e ka falë Zoti…Nga kjo çati nisin rrugën tre lumenj, secili më i bukur se tjetri. Valbona dhe Lumi i Shalës, që derdhen në detin Adriatik, ndërsa Limi derdhet në Detin e Zi.Duke lënë Zeletinen Rude, kalojmë një shteg, ku na shpaloset në këtë buzë mbrëmje Gucia, Vuthajt, Doli e Kukajt, me rrjedhën gjarpëruese të lumit Luça, që krijon një kordele kaltëroshe në mes të luginës aq zëmadhe të Plavës e Gucisë.

Në mendje na vijnë vargjet e një prej perlave të krijimtarisë së melosit popullor:

Ka nisë bjeshka me u vetmue/

Nis çetina me lodrue/

Nis perçuku me fishkllue/

Ka nis gjeja me u afrue/

Shkoi te kroni ku kam pushue

/Shkoi te mrizi ku kam mrizue.

Këtë melankoli e këtë mallë për bjeshkën e provon cilido që largohet prej tyre, veçanërisht me ikjen e stinës së verës.

Buzëmbrëmja po afron, konturet e Alpeve Shqiptare të mrekullojnë dhe të fusin thellë në mendime. E thua: këtu është vendi ku jetojnë perënditë!Kjo është mrekullia dhe magjia e bjeshkëve të Martinajve.

 

Filed Under: Reportazh

PARTITË SHQIPTARE NËN MALIN E ZI PO FALIMENTOJNË PARA GJUKANOVIÇIT

March 1, 2014 by dgreca

 NGA RAMIZ LUSHAJ/ 

1.  Si askund tjetër në botën e shek. XXI, shqiptarët etnik në trevat e veta nën Malin e Zi kanë numrin ma të madh të partive politike. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 tetorit 2012 shqiptarët dolën me 8 forca politike (në koalicione apo të vetme) e, sipas përllogaritjeve, i takon 1 parti shqiptare në  4.000 shqiptarë trojenik.

Subjekti politik shqiptar, ndonëse i vogël numerikisht– i katërti për nga popullsia-pas malazezëve, serbëve e boshnjakëve, po copëzohet së tepërmi e keqas nga parti politike shqiptare, disa prej të cilave po iu harrohet emri, po ka edhe parti të reja që nuk po e krijojnë dot emrin e lidershipin e vet në skenën politike malazeze e atë mbarëkombëtare shqiptare.

Partitë politike shqiptare nën Malin e Zi as në dekadën e tretë të demokracisë nuk po prodhojnë lider të formatit të madh, ndërkohë që ma shumë se kurrë duhet sot një lider unifikues i faktorit politik shqiptar.

Zakonisht po themelohen (shuhen apo shkrihen) parti politike shqiptare të atilla që të jenë ma së forti “mburojë” politike, ekonomike, shoqërore e diplomatike për liderët e tyre provincial dhe kësisoj (ata-ato) mbeten ligsht në mbrojtje të interesave e në zbatim të kërkesave të elektoratit të tyre shqiptar rrëzë kufinit e detit, rrëzë lumit e malit dhe rrëzë greminës së halleve në rritje.

 

2.

Mali i Zi multietnik e ballkanik, ndryshe nga çdo shtet tjetër i botës së sotme, ka ma shumë parti elektorale, krahasimue me popullsinë e tij – 654.000 banorë  dhe sipërfaqen e tij – 13.812 km2.

Vetëm në zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit 2012 shenohen mbi 30 parti politike. Përndryshe: 1 parti politike për rreth 20.000 shtetas të Malit të Zi. Shqiptarët numerikisht janë një e katërta e tyre (!)

Mali i Zi i ka 15 parti parlamentare si partitë e mazhorancës: Partia Demokratike e Socialistëve (DPS e Gjukanoviçit), Partia Social-Demokrate e (SPD e kryeparlamentarit Ranko Krivokapicit), Partia Liberale e Qëndres së Majtë, Partia Boshnjake, Partia Inisiativa Qytetare Kroate. Partitë e opozitës: Lëvizja për Ndryshim (PzP), Partia e re Demokratike Serbe (NOVA), Partia Popullore Socialiste (ish krahu i djathtë i Millosheviçit) dhe ma e reja, “Mali i Zi Pozitiv”. Ndër to, në mazhorancë, hyjnë edhe 6 partitë shqiptare, në dy aleancat “Për Bashkim” e “Koalicioni Shqiptar” (që dy deputetët e tyre në Parlament i kanë me rrotacion, me mandat përkohor).

Një krahasim politik, sa komik edhe tragjik: nga 11 parti parlamentare të mazhorancës 6 prej tyre janë të dy koalicioneve shqiptare. Një numër tepër i madh (!) mbi gjysma e tyre, saqë të duket sikur ia “kalon” edhe koalicionit udhëheqës të Gjukanoviçit, Koalicionit “Mali i Zi Europian” me tri parti. Apo ndryshe: nga 15 parti parlamentare, 6 prej tyre janë shqiptare, çka nga ana numerike duket si “arritje demokratike”, ndërsa nga ana praktike shqiptarët trojenik si pakicë etnike janë “jashtë” Parlamentit, të pa qasur në Qeveri, larg parametrave e kërkesave të konventave ndërkombëtare të OKB, BE, OSBE e Këshillit të Europës.

 

3.

Partitë politike shqiptare nën Malin e Zi  gjukanoviçian po përjetojnë situata si në kohën e barbarit e gjakatarit kundërshqiptar Millosheviç përsa iu përket lirive kushtetuese për pjesmarrje në qeverisjen e shtetit malazez në nivelin lokal e qendror.

Mali i Zi nuk ka nënkryetar shqiptar të Parlamentit, sikurse u zgjodh në fundvitin 2012 Sulo Mustafiq i komunitetit boshnjak, një nga zyrtarët e lartë të Partisë Boshnjake të Rrozhajës.

Mali i Zi, prej 4 dhjetorit 2012 nuk ka asnjë ministër shqiptar në qeverinë e Gjukanoviçit, sikurse kishte në çdo mandat qeverisës prej vitit 1998 si ministër pa portofol apo ministër për Pakicat Etnike.

Mali i Zi, vet gospodari i tij Milo Gjukanoviç, çka s’bani në (prapa)skenë për t’ua marrë shqiptarëve të vetmen komunë të mbetun me shumicë shqiptare, të qeverisur prej shqiptarëve. Kur shqiptarëve iu banë thirrje deri edhe varret e deti e i bashkuan mendjet e duart për aleancë me i zgjedh shqiptar kryetarin e komunës dhe atë të këshillit, Gjukanoviçi shoven shpërtheu në sulme hakmarrëse bio-politike kundërshqiptare ndaj partive politike shqiptare.

Mali i Zi i Gjukanoviçit nuk po i lejon shqiptarët të ngrejnë komunën e pavarur të Tuzit, e ndanë komunën e Plavë-Gucisë duke defaktorizue shqiptarët etnik të atyshëm; po ndihen të rrezikuar nga asimilimi e shpopullimi shqiptarët e Rrozhajës, Ulqinit, Tivarit, Plavë-Gucisë, Podgoricës, etj. Një shembull: shqiptarët në komunën e derisotme të Plavë-Gucisë, sipas përqindjes së popullsisë shqiptare, sipas rregullave demokratike, shtetërore e njerëzore, iu takon të kenë mbi 200 vende pune në nivele të ndryshme, po janë punësuar vetëm mbi 60 shqiptarë etnik (!)

Partitë politike, sipas politilogëve të shquar si M. Ueber, G. Sartori, etj, i paraqesin si bashkim i lirë i njerëzve me qëndrime të njëjta, të cilat marrin pjesë në zgjedhje me programet e tyre për të siguruar poste publike.

Nisur nga ky fakt përcaktimor i tyre duhet të pohojmë me dhimbje: partitë politike shqiptare nën Malin e Zi kanë dalë jashtë fuksionit të tyre themelues e themeltar. Përndryshe: kanë “falimentuar” e po falimentojnë para Gjukanoviçit, para elektoratit të tyre shqiptar.

 

4.

Ndoshta, kryehere, partitë politike shqiptare i ndoqi fati i keq i ndarjes ndërveti,  qyshse në atë 26 gusht 1990 kur në të njëjtin datë u themeluan Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi me seli në Tuzi e kryetar Lekë Lulgjuraj (nga 9 shtatori 1990 u zgjodh Mehmet Bardhi) e nënkryetar Tahir Gjonbalaj e Ragip Shaptafa dhe Forumi Demokratik në Ulqin (si organizëm i Shoqërisë Civile) me kryetar Gjergj Gjokaj e sekretar Mehmet Gjonin.

Ma të pares parti shqiptare nën Malin e Zi, Lidhjes Demokratike, pa u ba tri vjet, më 21 nëntor 1993, u shkëput një fraksion prej saj e krijoi në Ulqin të dyten parti nacionale të shqiptarëve: Unioni Demokratik i Shqiptarëve me kryetar Bajram Rexha deri më 1998 kur u zgjodh Fuad Nimani e, pastaj, në vitin 2003 Ferhat Dinosha (tashti kryetar nderi i saj) e, prej 23 dhjetorit 2012 u zgjodh Mehmet Zenka, që nuk pranoi koalicion me partitë e tjera shqiptare në Ulqin për zgjedhjen e kryetarit të saj.

Në kapërcyell të shek. XXI në Mal të Zi u krijue më 20 shkurt 2001 e treta parti politike shqiptare, Partia e Prosperitetit Demokratik në Ulqin me kryetar Osman Rexhën. Tevona, pas katër vitesh, më 2005, edhe dy parti të reja: Bashkimi Demokrat i Shqiptarëve me kryetar Ali Dodën dhe Forca e Re Demokratike (Forca) me kryetar Nazif Cungun. Dy parti shqiptare në Tuzi: Partia “Alternativa Shqiptare” me kryetar Gjergj Camaj në vitin 2006 e ndjekur nga Partia Iniciativa Qytetare  me kryetar Gjeto Sinishtaj. Dy partitë e tjera në Ulqin: Lëvizja Qytetare “Perspektiva” me kryetar Amir Mollaj dhe Partia Demokratike me kryetar Fatmir Gjekën, krijue së vonit, më 24 dhjetor 2011. Në zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit 2012 ka marrë pjesë edhe Aleanca Rinore Shqiptare, e Anton Lulgjuraj, e cila doli  me 531 vota, ma keq se të gjitha forcat partiake politike në Malin e Zi.

Partitë politike, sipas përcaktimeve shkencore të ngritjes e funksionimit, kanë  një kërkesë thelbësore: të sigurojnë mandate në Parlament, një shumicë sa ma të madhe për të qeverisur. Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2012) të gjitha partitë politike shqiptare nën Malin e Zi arritën të marrin vetëm dy deputetë: Fatmir Gjeka i “Koalicionit Shqiptar” dhe Genci Nimanbegu i aleancës “Për Bashkim”. Kjo ishte një humbje e fituar nga partitë shqiptare. Saktësisht: dy herë ma pak deputetë shqiptarë se në legjislaturën e kalauar. Kësisoj, kjo, nuk ndodhi as në vitin 1990 kur ishte vetëm Partia Demokratike në “Koalicionin Demokratik” me boshnjakët, pasi shqiptarët i fituan asaj here katër deputetë: Gjergj Gjokaj, Mustafë Çapuni,Tahir Perreziqi, Xheladin Zeneli. Kjo nuk ndodhi as në elektoriadën e parafundit 2009-2012 ku shqiptarët zunë katër vende në Parlamentin e Malit të Zi, nga një deputet secila parti apo koalicion: Lista Shqiptare (Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare), Unioni Demokratik Shqiptar, Koalicioni Shqiptar Perspektiva dhe Forca (Forca e Re Demokratike).

Partitë politike shqiptare me seli në Tuz e në Ulqin janë tepër të dhanun pas mandatit të deputetit me figura nga bregdeti ulqinak e rrafshina e Podgoricës, po nuk shohin pak ma andej, përtej vetëvetes: të kenë deputet edhe nga Plava e Gucia apo Rrozhaja. Kjo ka arsyet e veta: këto janë dy nga pesë komunat me popullsi shqiptare, që kanë nevojë ta kenë përfaqësuesin e vet shqiptar. Dy parti nacionale, që mund të rrijnë fare mirë në Podgoricë si të tjerat, po i kanë selitë e tyre tek shumica e komunitetit të vet: Partia Boshnjake në Rrozhajë dhe Inisiativa Qytetare Kroate në Tivat.

Partisë parlamentare të komunitetit kroat nuk i ka hup elektorati i saj, i cili është i përqendruar në Tivat, Kotorr, Herceg Novi, Podgoricë, Tivar e Budva. Boshnjakët i dhanë një deputet ma shumë partisë së tyre parlamentare të Rifat Husoviçit. Mirëpo, shqiptarët i japin votat edhe për partitë e tjera, përveç atyre shqiptare, si për Partinë Mali i Zi Pozitiv e deri për PDS të Gjukanoviçit, etj. Disa parti shqiptare kanë pësue rënie të dyfishtë të elektoratit të tyre si Unioni Demokratik Shqiptar nga 4.747 vota më 2009 mori 2.848 vota më 2012.

E rrezikshme është se ka ra edhe fuqia politike e liderëve partiak të partive shqiptare, edhe në ato raste kur ata janë pasanik, pasi ka ra vet fuqia politike e partive të tyre në elektoratin shqiptar dhe në skenën politike malazeze. Prandaj partitë politike shqiptare duhet të bashkohen në një parti të vetme, të faktorizohen shumanshmërit në Malin e Zi multietnik, pasi shqiptarët janë të parët si popullsi katolike e të dytët si popullsi muslimane në këtë shtet, janë në tokën e vet para Krishtit e Muhametit, kur Sllavët dyndeshin në muret e Kinës e stepat e Rusisë.

Në dy elektoriadat e fundit ka ra edhe fuqia elektorale e Gjukanoviçit, i koalicionit të tij “Mali i Zi Europian”. Në zgjedhjet parlamentare të 29 marsit 2009 mori rreth 52 për qind të votave, ndërsa më 14 tetor 2012 ra në ma pak se 46 për qind të votave, aqsa pa votat e deputetëve të etnisë shqiptare apo të komuniteteve boshnjake e kroate e kishte të vështirë rizgjedhjen e tij në mandatin e shtatë si kryeministër i Malit të Zi. Edhe presidenti Vujanoviç, kandidat i partisë PDS të Gjukanoviçit, u rizgjodh President me pak vota diferencë, me 0.68 për qind.

Në këtë rënie politike të pandalun Gjukanoviçi është ba mjaft i rrezikshëm dhe kërkon t’i keqpërdorin partitë politike shqiptare për interesat e veta politike të mbrapshta, don t’i kthejnë ato në “partitura” politike të tij. Kjo po ndodh realisht me disa parti politike shqiptare e ndonjë lider partiak shqiptar. Kjo po ngjet pasi partitë politike shqiptare nën Malin e Zi po humbasin përditë në misionin, aksionin e frytshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar në trevat etnike shqiptare të autaritatëve, ardianëve e dardanëve ilirë.

Shumica e partive shqiptare krijohen në hije të njana-tjetrës e nuk japin rreze dielli për popullin etnik shqiptar, veçse çka i marrin atij. Krijimi i kaq shumë partive shprehimon tre fakte: demokracia euro-atlantike është e brishtë dhe e pashndritshme në këtë vend, diktatura e egër gjukanoviçiane është në rritje ndaj shqiptarëve trojenik në trevat e veta etnike, politikanët shqiptarë po ndjehen të lodhur nga hapat e vet.

Filed Under: Analiza Tagged With: falemintim, nen mal te Zi, para Gjukanovicit, Partite shqiptare

I DOLI GJUMI MERGATES TONE NE AMERIKE!

March 1, 2014 by dgreca

 Nga Rexhep DEDUSHAJ/

 Si duket ne Shqiptaret pa rene ne shkallen  me te fundit te rrezikshmerise per zhdukje nuk dijme te bashkohemi apo si thot populli :Pa t’ardhe thika te ashti!! Kjo u pa edhe keto dite te Shqiptaret ne trojete e veta shekullore ,nen Malin e Zi.Pasiqe gati ia dhane Ulqinin ,aqe te deshiruar prej tij,Gjukanoviqit,u bashkuane partite e tyre atje ( fatkeqesisht jo te gjitha!?)dhe i thane ati te rrinte ne Ceti, sikurse dikur kur ia pati mesyr Shkodres!! I doli gjumi edhe mergates tone dhe se bashku te gjitha shoqatate humanitare e atdhetare – sic e quajne ato vehten ,dualen me nje komunikate te perbashket ,qe ishte pak sa idhnake…(Shih:”Illyria”21-27 shkurt 2014),DIELLI February 5th, 2014, February 20th, 2014. Se vertete na ka dalur gjumi dhe kemi filluar te mendojme per vetvehten me ne fund ,trgon edhe ky koment pas nje shkrimit tim rreth ndalimit te Flamurit Shqiptar ne ate fare shteti sllav: ” Me dhembje e lexova kete shkrim te z.Rexhep Dedushajt rreth Flamurit dhe te drejtave  shqiptare ne Mal te Zi.Shqiptareve ne Mal te Zi u kanoset asimilimi njelloj si vellezerve te Camerise,fajtor per kete politike  antishqiptare jane partite politike shqiptare ne Mal te Zi te cilate duke u shtyre me brryla  njera me tjetren  e humben ( gati) edhe Ulqinin duke ia dorzuar Gjukanoviqit.Se dyti fajtor jane edhe Tirana dhe Prishtina qe e konsiderojne Malin e Zi si shtet demokrat ku defakto eshte shtet racist njelloj si Serbia dhe Greqia kunder Shqiptareve.Perse Hashim Thaci nuk hap gojen per Shqiptaret ne Mal te Zikur Malazezet cdo dite ngrehin zerin per te drejtate e pakices malazeze ne Kosove.Cfar lideresh jane keta qe e mbyllin gojen ndaj Ceshtjes Shqiptare ne Mal te Zi,ku per nje ngritje flamuri denohesh 1000 euro…Perse Tirana heshte ,kerkohet mobilizim i i Diaspores Shqiptare ne SHBA e Europe,qe tu dalin zot vellezerve Shqiptar te Plaves dhe Gucise ‘Lidershipi shqiptar ne Tirane dhe Prishtine te mos rri ne gjume kunder asimilimit te Shqiptareve qe ju behet nga pushteti antishqiptar i shovenizmit Malazez.

( Mergimtari nga SHBA .botuar ne portalin “Illyria News Agjency ( INA) me 15.02.2014.)

A eshte mjaft kjo? JO !Ato shoqata se pari duhet ti afrojne rreth vehtes intelektualet e tipit te ketij burrit qe e ep komentin e shenuar me larte.te till qe mendojne si ai kemi mjaft ketu,ne SHBA ,qe nuk ndihen fare apo ndihen me  nga nje gjysem zeri ,sepse kane frike nga Dinoshet ( lexo:Mugoshet…)

Nje grup intelektualesh te mirefillte ,te pa dashuruar ne udheheqesit tone ne Atdhe ,ta zeme 3 veta,duhet te udhtojne per ne Prishtine ,Tirane e Podgorice e te bisedijne me kryetaret e shtetit ,qeverise e parlamentit t’atyre shteteve,duke ua dorzuar edhe listen e kerkesave ne emer te Diaspores Shqiptare  me origjine nga trojet e veta nen Mal te Zi.Ne ato kerkesa duhet te kerkojne as me pak as me shum te drejta per Shqiptaret atje,sec kane Gjermanet ne Republiken e Cekise,bjen gjala…

Te njejtat kerkesa me shkrim tu lihen edhe ambasadoreve te SHBA e te Bashkimit Europian ne ato kryeqytete.

Gjukanoviqit duhet me ia bere me dije se ne e dijme se kush eshte ai?Njeri prej treshes malazeze :Millosheviq ( me origjine nga Vasoviqi )Bullatoviq ,Gjukanoviq ,qe e pregatiten kasaphanen e Ballkanit ne vitet e 80-ta te shek.qe lam pas.Cdokuj i kujtohet fytyra e njome e cunakut Gjukanovoq gjate ” jogurt revolucionit “me rastin e rrezimit te Qeverise komuniste malazeze atebote,ne te atehere quajturin Titograd.Qe me vone u shkeput nga treshja kriminale dhe e vuri masken e demokratit .Dhe tani ne riemrimin ne Podgorice te qytetit ku sundon ,po e heq ate maske e po i trgon dhembet e ngjitur nga ortaku i tij Millosheviqi!!

Por ,ai s’duhet harruar se nuk ka pune vetem me 10.000Shqiptar -sic thot ai se i kane mbetur ne Mal te Zi sot,por me 10.000 000 .Shqiptar  te tille qe jetojne ne Ballkan ( pa udheheqesit e Tiranes e te Prishtine- se siduket i ka blee apo i ka njollosur me trafiqe te ndyra??)

Hapi i dyte,nese shtetet tona e Mali i Zi nuk i perfillin kerkesat tona ,duhet t’organizohen demonstrata te Shqiptareve ne New York,Washington e Bruksel (nga shoqatat tona ne Evrope).Dhe pastaj te shohim.Si do te merr moti???

Edhe Shqiptaret qe jetojne brenda Mali te Zi sot,duhet ti lene ngatrresate partiake e bajraktarelleqet e te bashkohen rreth Keshillit Kombetar te tyre.te dergojne delegacione ne Prishtine e Tirane me te njejtate kerkesa si diaspora…

Normalisht se duhet kerkuar edhe mbeshtetjen e ish shqiptareve qe tani po e quajne vehten “Boshnjak”ne ate shtet se edhe ata i kane punet ne fund te pusit sikurse edhe ne.Percka tregoi largimi i deputeteve te tyre nga Parlamenti se bashku me deoutetet Shqiptar keto dite ne Podgorice.Ate gje duhet ta shfrytezojne Shqiptaret e jo te vazhdojne ti fajsojne ata si popull duke u bazuar ne te berate e ndonjerit prej tyre ,sic eshte rasti me Sharkinoviqin e Plaves…

Keshtu pra te organizuar ,te bashkuar e te udhehequr nga intelektualet tone te shumte mund t’ia dalim ti sigurojme te drejtat tona ne atefare shtetit xhuxhimaxhuxh ,te drejta,po perserisim:aqe sa kane Gjermanet ne shtetin tjeter sllav-Republiken e Cekise,nese Mali i Zi pretendon Unionin Evropian??

 

Filed Under: Featured

PARADOKSET NUK KANË TË SOSUR…

March 1, 2014 by dgreca

Apologji për vete dhe për të tjerët/

NGA KRISTAQ TURTULLI/

‘Në qoftë se Hamleti kishte të drejtë, e vetmja përgjigje e Horacit ishte: të vazhdonte të zgjeronte limitin e mendimeve të Hamletit, pas goditjes prej shpatës së helmuar dhe vdekjes së tij, me fjalë të tjera të vazhdonte të ëndërronte…’Seç mu kujtua sot për shumë arsye një ngjarje në vitet e para të demokracisë… Mora shkas prej gjetjes së shtatores të përçudnuar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Prej indinjatës së thellë, të rrëzimit të bustit në Mitrovicë, të shenjtores botërore, të Nënë Terezës. Ndoshta dhe nga gjetja krejt rastësisht, në një parking, skeleti i mbretit të humbur të Anglisë, Rikardi i tretë.Në vitet nëntëdhjetë isha zëvendës president i shoqatës mbarë korçare: ‘Korça, Tradita dhe Progresi.’ Prej kryesisë së shoqatës u ngarkova të mbaja një kumtesë për traditën dhe familjet e mëdha korçare. Historiku, roli i tyre i rëndësishëm në themelimin e zhvillimin ekonomiko-kulturor të qytetit të Korçës si dhe nacionalizmi i spikatur e kësaj shtrese fisnike. Kumtesën e ilustrova dhe me foto të ndryshme të asaj kohe. Takimi u bë në sallën kryesore të bibliotekës së qytetit ‘Thimi Mitko’ dhe pjesëmarrja ishte mjaft e gjerë.

Kur dolëm jashtë prej sallës, në korridorin e bibliotekës, më afrohet një i njohur, e hiqte veten si historian, si shkrimtar dhe si demokrat i flaktë dhe gjasme me sinqeritet më thotë: ‘Më fal, por dua të them diçka, mu duk sikur folët pak si gjatë për familjet e mëdha.’ U ktheva dhe e vështrova me habi. ‘Kumtesa ime zgjati dhjetë minuta dhe shumë gjëra vetëm sa u preka përciptas!’ i thashë.‘Prapë, sidoqoftë…nuk është vetëm mendimi im,’ ngulmoi ai. Por unë nuk e lashë të vazhdonte: ‘E ata të tjerë, janë njëlloj si ty,’ i thashë dhe shtova: ‘Zotrote u lodhe! Ju keni dyzetepesë vjet që i keni bërë të njëmijë e një të zeza shtresës fisnike korçare. I keni shpronësuar, i keni flakur në kullat e hirit, burgosur,  internuan, fyer. Propagandën më të poshtër keni bërë kundër familjeve të mëdha shqiptare, deri në asgjësim të plotë. Dhe pa pikë turpi më thua se fola gjatë vetëm për dhjetë minuta! Apo mos doje të dëgjoje të flisja për komunizmin dhe diktaturën e proletarit?’

Por ato që thashë atëherë për fisnikërinë Korçare dhe Shqiptare ishte vetëm një shkëndijë në errësirë…

Nostalgjitë dhe patologjitë të kësaj natyre vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, ndoshta  dhe më tepër, paçka e kemi 24 vjet demokraci… Tani kanë filluar të dëgjohen të tjera zëra rreth ‘nacionalizmit’ të E. Hoxhës, Çfarë paradoksi! Ndoshta nuk është paradoks, por kalë Troje. Kur ishte ai që shfarosi me zjarr dhe me hekur klasën fisnike dhe nacionalizmin shqiptar, punoi e bashkëpunoi kundër popullit kosovar. Ishte ai që mbolli tek ne internacionalizmin proletar dhe diktaturën e proletariatit, eksperiment alaenverist. Por kjo është temë që do trajtohet më vete.

E kështu, media angleze, amerikane dhe kanadeze trumbetoi me të madhe, se u gjend krejt rastësisht, në një parking, në një cep të harruar, të një qyteti po harruar, skeleti i mbretit të humbur të Anglisë, Rikardi i tretë. Ky mbret për fat të keq të tijin dhe të mirën e Anglisë, mbretëroi vetëm dy vjet 1483-1485. Ai u vra në betejën e Bosworth Fieldit. Mbreti Rikardi i tretë është ndër përfaqësuesit të historinë së errët të mbretërimit shumë shekullor të Anglisë. Ai ishte një tiran i pashpirt. Për qëllim dhe frikë theri dy nipërit e tij të vegjël, vetëm që të mos i kish halë në sy dhe pengesë për pushtet.

Ishte ky mbret, Rikardi i tretë, që zhvilloi betejën e ashpër për rivalitet, për fron, me kundërshtarët e tij. Terreni ku  u bë beteja ishte i keq me shi dhe baltë. Atje u derdh shumë gjak dhe pati shumë viktima. Ai i gjendur në këmbë, shkalafitur, me plagë në trup, i rrethuar nga kundërshtarët, të cilët duke vringëlluar shpatat dhe shqytet, po i ngushtoni rrethimin. Mbreti Rikard i tretë pa që nuk kishte shpresë shpëtimi ti a mbathur, në këmbë. Bërtiti me sa kishte në kokë: ‘Më jepni një kalë. Dëgjuat. Mbretërinë jap për një kalë.’

I madhi Shekspir e ka pasqyruar me art në tragjedinë e tij këtë mbret katil, çastet e betejës dhe kërkesën e çmendur për të falur mbretërinë për një kalë. Sidoqoftë, më në fund u gjend. Eshtrat u çuan në laborator. Pas disa studimesh dhe analizash, u sqarua, me ADN. U vërtetua, që skeleti i gjetur në parkingun harruar, nuk ish e një dosido por i një mbreti. Paçka ishte gjakpirës dhe mizor dhe mbretëroi vetëm dy vjet. Tashmë do ti gjendet vendi i merituar, të prehet i qetë në katedralen e Leicesterit…Të një mbreti të humbur, gjakatar, Rikardi i tretë, bukur fort..!

Ndërsa tek ne paradokset dhe maskarallëqet nuk kanë të sosur:

Ne mesin e natës së 19 Janarit të vitit 2014, në Mitrovicë, u rrëzua përdhe busti i simbolit të veçantë në botë të mirësisë dhe dhembshurisë: NËNË TEREZA. Shenjtorja e gjithë njerëzimit. Kjo është një vepër jashtëzakonisht barbare me një prapavijë shumë të rrezikshme. Bota e do, e nderon, e adhuron, këtë Nobeliste të madhe. Ndërsa disave u vret sytë përmendorja e një NËNE! Disa miq indianë kur më pyetën prej nga je, u thashë jam nga Shqipëria. Ata tundën kryet me respekt dhe më thanë, je nga vendi ku ka lindur Nënë Tereza. Presidenti i Amerikës Bill Klinton ka thënë për nënë Terezën: ‘Nënë Tereza ishte para që më dha dashuri për Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe jam krenar për ndihmën që u dhashë në luftën e Kosovës, për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave njerëzore.’ Asgjë nuk është rastësore.

Një muaj pas rrëzimit të simbolit të mirësisë Nënë Terezës, ndodhi një hata tjetër, u shfaq një shtatore e përçudnuar:

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për një akt të pakonceptueshëm, tmerrësisht të poshtër. Kush?! U përfol se në Qafë Kashar, befas u hap spondi e një makine dhe prej saj nxorën dhe e flakën  përdhe një shtatore. Kush ishin ata djaj të ndyrë që e sollën dhe për çfarë qëllimi e prunë në mes të ditës me diell!? Sepse kuptohet nuk mund të jetë kurrë një rastësi. Mos janë kapuçonë të zinj, të shkulur me përdhunë prej mesjetës së errët? Gjetësit e parë të kësaj gjëje shtangën prej çuditë se kjo lloj shtatore nuk ishte parë asnjëherë më parë dhe ishte diçka të ngjashme, por që ishte tmerrësisht përçudnuese, me figurën më të madhe që ka kombi shqiptar dhe që do ta kishte për nder çdo komb ta kish të vetin, në mbarë globin tokësor: Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Në këtë gjë përçudnuese heroi ynë, nderi dhe lavdia e mbarë kombit Shqiptar, shfaqet gjysmë njeri e gjysme cjap dhe ka habitur shumë njerëz. Ndërsa specialistët thonë që kjo shtatore është një përdhosje e imazhit te heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Pra kjo shtatore është një provokim, për shkak te hibridizimit gjysmë njeri dhe gjysmë cjap bërë me qëllim të mbrapshtë për të reflektuar publikisht një urrejtje të verbër ndaj figurës madhështore të Gjegj Kastriotit Skënderbeut. Ky është një turp. Mbasi një nga shpifjet më shoviniste deri në fillim të shekullit XX në publicistikën ballkanase antishqiptare ishte ajo që thuhej që gjoja shqiptarët janë qenie gjysmë njerëz dhe gjysmë kafshë me bisht cjapi ose kali. Prandaj kjo shtatore është shumë fish e shëmtuar ne çdo pikëpamje.

Sipas të dhënave të mëtejshme shtatoren e përçudnuar e sekuestroi policia dhe priten hetime të mëtejshme. Se çfarë bën policia është detyra dhe puna e saj. Por çfarë duhet të bëjë media dhe inteligjencia shqiptare është përgjegjësia dhe detyra e tyre. Rrufetë në qiell të kthjellët kanë flakën dhe përvëlimin pas…

Dhe kështu dinastia e Tydorëve të Anglisë vazhdoi dhe vazhdon me shekuj dhe shekuj. Ia vlen ti heqësh kapelën. Sidoqoftë mbreti Rikard i tretë është pjesë e historisë së Anglisë paçka se mbretëroi vetëm dy vjet… Çdo tullë që vendoset në godinën hijerëndë mbretërore, ka një të vërtetë dhe domethënie…

Dhe menjëherë të shkon mendja, ashtu siç vete gjuha aty ku dhemb dhëmbi, në të shkuarën dhe të tashmen e mëmëdheun tonë të dashur, të shumëvuajturës Shqipëri. Rrebeshet e pandërprera të kohërave, tymtajat e mjegullat e mëdha, përplasjet, luftërat, shkatërrimet, lëvizjet, mohimet dhe shpërnguljet e pafundme…

Sa shumë heronj, luftëtarë të paepur, figura të shquara, personalitete, kanë dalë nga gjiri i popullit shqiptar përgjatë rrjedhës së harbuar të shekujve, me mijëra dhe dhjetëra mijëra. Aq sa është e pamundur ti numërosh. Po ta shohësh me kujdes, në bazë të frymës së popullsisë, hapësirës territoriale. Shqipëria ka nxjerre më shumë trima, personalitete, figura të shquara se sa ka shkëmbinj dhe gurë. Shumë prej këtyre heronjve dhe njerëzve te thjeshte që situata i bëri të pamposhtur, që kanë bërë histori dhe qëndresë stoike. Shumë prej tyre qëllimisht janë përpjekur për ti nëpërkëmbur, mohuar, fshirë nga memoria e bashkëkohësve dhe brezave të ardhshëm. Shumë prej pakujdesisë kohë. Të tjerët nga indiferentizmi, xhelozisë, kushte të vështira të përballimit, të pushtimeve të njëpasnjëshme. Për fat të keq ata janë lënë në haresë, shumë nuk dihen dhe nuk përmenden. Por shumë prej tyre dhe nga neglizhenca dhe mohimi brenda qerthullit të vetvetes.

Shumë nga kështjellat e lashta angleze akoma qëndrojnë më këmbë edhe pse janë ndërtuar në thellësi të shekujve. Për fat të keq kështjellat tona, me shumë histori sakrifice dhe qëndrese janë të rrënuara. Shumë prej tyre të rrafshuara për tokë, të humbura pa gjurmë. Kreshnikët, trimat dhe heronjtë e zhdukur arbërorë, të cilët u bënë një qëndresë të jashtëzakonshme të huajve dhe më pas hordhive turke. Të gjithëve nuk u gjendet as nami dhe nishani duke filluar që nga më të hershmit: Pirro i Epirit, Bato, Teuta, Genci, deri tek Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Lekë Dukagjini etj!

Mund ti shkrepet dikujt e flet: Na more, ç’thotë ky, a mund të krahasohemi ne me Anglinë dhe mbretërimin e lashtë anglez! Po çfarë ka Anglia, komb ai, komb dhe ne. Pastaj miku im, shosharja kur e ka shoshën në dorë, lëvdon shoshën e vet dhe jo të botës. Përse ne gjithnjë lëvdojmë gjënë e botës dhe nënvleftësojmë gjënë tonë?! Pikërisht këtu fillon lëkundja dhe gabimi

Nuk mund të harrohet Muri i famshëm i perandorit Adrian, që shtrihej midis Anglisë dhe Skocisë. Ky Mur i gjatë përbënte vetëm një pjesë të një programi të gjerë fortifikimesh. Kanë kaluar afro dymijë vjet qysh atëherë,  por shumë gjurmë të këtij muri gjendet ende atje.

Edhe pse nuk mund të jenë kurrë njëlloj; ta nënvleftësosh, nënçmosh një çështje, një problem, një kauzë, dhe ti neglizhosh ato, të mos u kushtosh rëndësi. Të dyja janë të dëmshme dhe vrastare.

‘Lumturia e jetës suaj varet nga cilësia e mendimeve tuaja.’ Ka thënë dikur Markus Aurelius, perandori romak, në librin: ‘Meditime dhe shkrime për veten’.

Nuk ka përse të na mundojë inferioriteti dhe kompleksiteti. Ne kemi shumë data, ngjarje dhe histori, si dhe shumë heronj. Në betejën e Fushë Kosovës ish shqiptari Millosh që vrau sulltan Muratin. Më pas ne nuk e ndërpremë përpjekjet. Bëmë një luftë të madhe, u vramë u premë për flamur dhe identitet. Të tjerët kacafyteshin vrisnin njëri tjetrin për fron dhe fqinjët tanë pranuan kompromisin,vasalitetin, zgjatën kokën me bindje përpara satërit dhe lakut turk.

Koha na ndëshkoi me patë drejtë, por dhe ne më vonë për efekt të incidenteve, rastësore kohore, në vorbullën e rrëmbyeshme ndëshkuam veten. I lidhjes zinxhir të pasgjidhshmësisë, destinimit, rrëmujës edhe paradoksit. Paradokset vazhduan në rrjedhën e turbull të viteve, e vazhdojnë sot e kësaj dite, ngrehim, lartësojmë, rrëzojmë, shkatërrojmë, heronj, figura dhe mite. U japim botës me zemërgjerësi të marri, qeshim pa ditur përse  dhe hamë veten pa ditur se çfarë kërkojmë.

Të tjerët nuk  kanë të shkuar dhe histori, se janë të rinj. Logjikisht mundohen ta krijojnë, ta ngrenë prej hiçit dhe të mburren me të, duke vënë kudo shënime në pllaka përkujtimore dhe përmendore. Ne shkulëm pllakat përkujtimore dhe rrëzuam përmendoret. I injoruam ato, i përbuzëm, i rrëzuam. Shkatërruam gjithçka që ngriti dhe ndërtoi mbreti Zog. Ai nuk ish i pikuar prej qiellit, por qe rezultati dhe mesatarja e kohës në të cilën jetoi, punoi dhe mbretëroi. Figurat e ndritura si Gjegj Fishta, Thoma Orogollaj, Mustafa Kruja, e shumë të tjerë. I pështymë, i mohuam, i burgosën, i pushkatuam, i flakëm nëpër lumenj dhe humnera të mos u gjendej asnjë eshtër, as nami dhe nishani. Ngritën kulte të tjera i bëmë Zota. I rrëzuam dhe këta, i burgosën,i torturuam, i pushkatuam.

‘Sikur kuajt të dinin të vizatonin, ata me siguri perënditë e tyre do ti bënin që tu ngjisnin kuajve.’Ka thënë filozofi i lashtë, Ksenofani i Kolohonit.

‘Çfarë bëni, e paskeni lartësuar shumë këtë Napoleon? Ky pushtoi botën, ky vrau, preu, shkuleni, flakeni tutje, i tha dikur një vizitor i huaj, shoqëruesit francez. Shoqëruesi francez nënqeshi dhe u përgjigj, Napoleoni punoi për Francën, por i ndryshoi dhe faqen Evropës. Pastaj dhe sikur të përpiqemi ta shkulim ne, nuk mundet ta shkulë historia.’

Por historia, jo marrëzia. A mund ti ngrihet një turbe dhe të bëhet shenjtor pushtuesi, sulltani Murat që u vra prej shqiptarit Millosh. Sulltan Murati punoi për Turqinë, le ta vlerësoje Turqia. Ky gjakatar ish pushtues  jo shenjtor, solli errësirën që ngriti male me koka të pafajshëm? Sulltanët e tjerë shkatërruan gjurmët e civilizimit, dogjën kështjellat, mburojat e maleve tona, morën jeniçerë dhe nëpër hareme fëmijët dhe lulen e kombit. Zhytën Shqipërinë në errësirën më të madhe të pushtimit, vrasjes, shkatërrimit, nxirosjes dhe të zhvleftësimit! Që të bësh shenjtor pushtuesin për shkak servilizmi, budallëku, maskarallëku dhe mungesë identiteti, duket të mohosh historinë, të përmbysësh qëndresën, të ngresh nga balta të vrarët dhe ti rivrasësh martirët e heronjtë e kombit.

Turqia na mbajti 500 vjet të pushtuar. Një periudhë tmerrësisht e gjatë pushtimi. Turqia shfrytëzoi pa mëshirë, thithi, palcën e vlerave dhe bijve më të mirë të vendit. Më thoni ju lutem çfarë vepër, a ndryshim bëri, apo ngriti në Shqipëri? Veç terr obskurantizëm dhe mjerim. Turqia që të mbahet mënd, përveç se ngriti xhami dhe turbe. Të mohosh gjakun e derdhur, nderin dhe dinjitetin, luftën, martirët që vranë dhe ju rrjepën lëkurët në Anadoll, shumë bukur mund të nëpërkëmbësh heroin  kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, kalorësin, mbrojtësin e Evropës dhe luftën e tij heroike 25 vjeçare…

Gjithnjë kanë qenë në përgjim  dhe dashakeqësi fqinjët tanë serbë a grekë. Ata ngrihen e shfrytëzojnë rastin dhe “pohojnë” se kreshnikët e maleve shqiptare: Muji e Halili, Gjergj  Elez Alia, si e shumë të tjerë kreshnikë të gurës dhe traditës Shqiptare dhe mbi të gjitha; Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (alias Jorgjo Kastriotis) na qenka një “hero i madh grek”, një “feudal grek i helenizuar mesjetar”. Ata duan të bëjnë të njëjtën gjë siç morën i greqizuan heronjtë suljotë të revolucionit grek. Të cilët i dhanë lirinë Greqisë si; Marko Boçari, Bubulina, Xhavellat. Kundriotët e shumë e shumë të tjerë. Siç morën dhe greqizuan të gjitha veshjet e mrekullueshme, këpucët me xhufka të kuqe, doket dhe zakonet tona. Dhe ne nuk kemi zë të flasim të themi këtë të vërtetë me zë lartë, edhe pse tani është ‘demokraci.’

Për fat të keq dhe për marrinë tonë, Shqipërisë, mëmëdheut tonë të dashur që i ka rezistuar shekujve dhe rrebesheve si rrallë popull tjetër, i kanë vjedhur dhe po i vjedhin përditë historinë dhe vërtetësinë e pa mohueshme, atë para Krishtit dhe atë pas Krishtit. E përvetësuan grekët Aleksandrin e Madh të Maqedonisë. U turrën dhe përvetësuan heroikën, madhështinë, mendjemprehtësinë e Pirron e Epirit, sepse nëpërmjet tij duan të përvetësojnë dhe ta quajnë troje greke gjithë Epirin.

Tani ata dëgjojnë dhe shohim se çfarë po ndodh në trojet shqiptare. Na nervozon dhe indinjon pafytyrësia e politikanëve, mefshtësinë e pseudointelektualeve dhe marrëzia e fanatikëve dhe injorantëve. E shohin me trishtim pafuqinë dhe indiferencën e historianëve, intelektualëve, prandaj të tjerët kërkojnë të përvetësojnë historinë e lavdishme, Skënderbeun luftën e pashoqe dhe sakrificat sublime…

Dhe kur nuk mundin ta bëjnë të tyrin NËNË Tetezën dhe as të madhërishmin Skënderbe. Prandaj rrëzojnë dhe krijojnë përçudnime të ndyra…

Filed Under: ESSE Tagged With: Apollogji per vete, Kristaq Turtulli, paradokse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT