• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

ULËRIMAT

April 3, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/ Çikago/Ulërimat e nënave kur shikojnë fëmijët e tyre në rrezik, janë aq të llahtarshme, sa ndikojnë, siç thotë Viktor Hugo:  “Edhe te me më të egrit  dhe më gjakësorët, të cilët  kanë edhe ata çaste  të tyre të melankolisë”.  Dhe ja pikërisht.  kundërrevolucionari  më i rrezikshëm i Francës,  Konti De Ladenak, në kohën kur vihej në pikëpyetje kush do të fitonte; O Vandeja kundërrevolucionare ose revolucioni Francez, ky urdhëroi që fëmijët e rrethuar nga revolucionarët, të dilnin jashtë kështjellës, nëpërmjet deriçkës sekrete që dilte nëpërmjet një tuneli sekret, diku lartë, prapa kodrës, në një vend të fshehtë në pllajë. Viktor Hugo përshkruan në romanin historik “Viti 93”, se  Konti në dalje e sipër nga kështjella, dëgjoi ulërimat e tmerrshme të një gruaje, që kërkonte fëmijët, e cila sapo doli para kodrës, pa kështjellën në flakë dhe diktoi aty fëmijët e saj, teksa po u afrohej flaka për ti përlarë në katin e tretë.  Ajo ia dha ulërimës për shpëtimin e fëmijëve. Konti De Ladenak, në vend që të dilte nga kështjella, u kthye mbrapa, rrëmbeu dy fëmijët nëpër flakë dhe i zbriti poshtë, duke ua dorëzuar revolucionarëve. Por fill në këtë moment, një dorë e fortë e kapi nga jaka e xhaketës dhe e tërhoqi poshtë. E burgosë dhe po prisnin gijotinën për t’i prerë kokën…

Por në Shqipëri, një djalë 22 vjeçar, duke shëtitur anës detit, ku takohen lëpirjet e ujit  me rërën, duke ecur zbathur në muajin gusht të vitit 1962, kujton, se në moshën 16 vjeçare e kishin arrestuar si “armik i popullit” dhe kur ishte duke vuajtur dënimin e tmerreve të Burgut të Burrelit, në veri të vendit, vuri re një tabelë të shkruar, me një diçiturë te llahtarshme: “Burrel, këtu hyn dhe nuk del”. Në ato shtatë vjet burg, i vinin në kokë mendime të llahtarshme, se aty  jeta me vdekjen takohej  dhe ndahej  shpesh. Dhe kjo shkonte deri në eleminimin e  ajkës së kombit, që po rrallohej nga koha në kohë, duke i çuar njerëzit në breg të ndonjë lumi,  ku u jepnin vdekjen,  pa u lënë  as varr pas mbi tokë.  Por Ky djalë i ri,  përfitoi shume nga thesaret e atyre kolosëve nacionalistë  që ndodheshin aty, duke thithur një kulturë universitare, për aq kohë sa qëndronin bashkë në këtë jetë  të vdekjes,  që ndeshej çdo dite  gjatë jetës së burgut.

Z. Memishaj, i burgosur politik, dekoruar me medaljen e ARTË  “Naim Frashëri”,  Këtu në diasporë, kryesisht në Çikago, ka qënë dhe është në kryesi të Komunitetit Shqiptaro- Amerikan, si aktivist dhe organizator në festat kombëtare dhe në veçanti në festat e flamurit, duke kontribuar kurdoherë në çdo fushatë në dobi të kombit. Familja e Memisha Gjonzenelit, si nacionalistë të vendosur të Kombit Shqiptare, përbëhet nga ta njerëz, që mbi kurrizin e tyre kaloi kalvari më i rëndë dhe më i ashpër komunist.

Nga z. Memisha Gjonzeneli, citojmë tregimin e jetuar “Armiku”,  që është i ngjajshëm me atë që tregon Viktor Hugoj para 320 vjetёve.

          Memisha Gjonzenelaj tregon:  “Kishin kaluar shumë vite, që kisha dalë nga burgu, ku vuajta dënimin si “armik I popullit” , isha vetëm 16 vjeç kur më arrestuan… Një pasdite po shëtisja buzë detit. Ishte verë, këmbët i fusja në ujë për t’u  freskuar dhe këpucët i kisha lënë në anë të detit. Kisha humbur në kujtimet e mia, por më solli në vete një Klithme  gruaje:

-Po mbytet, ndihmë, ndihmë, më shpëtoni djalin, amani ndihmë!… – dhe donte të futej në det ashtu siç ishte veshur.

Ktheva kokën nga vinin klithmat dhe pashë një grua të lebetitur që bërtiste me të madhe. Në sipërfaqen e detit, para saj  50 – 60 metra larg, dallova një kokë njeriu që herë zhdukej  herë dilte mbi sipërfaqen e ujit. Nuk mendova gjatë, u lëshova me shpejtësi drejt djalit që po mbytej. Ndofta ishin lëvizjet e fundit të tij. Kur u afrova  djali u fundos  dhe më humbi nga sytë.  U zhyta thellë me kokë poshtë në thellësi të detit pa menduar se ç’po bëja. E kërkova me sy hapur dhe mezi e diktova, që po e tërhiqte tutje rryma detare, ca flluska ajri të fundit po i dilnin nga goja. E mbërtheva, pa u menduar se ai mund të  më merrte me vete edhe mua por fatmirësisht e nxora në sipërfaqe. E tërhoqa  me mundim deri në anë të detit. Ishte një fëmijë rreth 15 vjeç. Në anë të detit ishin grumbulluar njerëz të tjerë.

Unë e ktheva përmbys kokë poshtë.  Uji filloi të dalë nga goja. Nëna e tij lebetitej dhe s’më linte të punoja.  E hipëm në një makinë, dhe e çuam drejt e në spital. Sa u futëm brenda, unë doja të ikja, isha zbathur dhe i lagur, këpucët  i pata lënë në anë të detit, dhe më vinte zor të hyja brenda. Por infermierja  më tha:

–Bravo!  Ke shpëtuar një jetë njeriu. Ky fëmijë do të ta ketë borxh jetën.  Ejani ta shihni!…  Ishte dyllë i verdhë, por po e merrte veten.

Doktori kërkoi të afërmit e fëmijës, dy qytetarë që më shoqëruan mua,  thanë se nuk i njohim fare, e pamë që kishte nevojë për ndihmë, e ndihmuam, detyra e jonë mbaron këtu. Ashtu bëra dhe unë…

-Jo tha mjeku, ti do të rish këtu, deri sa të vije ndonjë nga të afërmit!…

Pas pak u dëgjuan të bërtitura te dera, ishte e ëma e djalit,  të cilën nga nxitimi nuk e kishim marrë në makinë.

-Amani, amani, më shpëtoni djalin, se e kam të vetëm, – tha ajo dhe hyri brenda, ishte katandisur në pikë të hallit. Doktor, të lutem më shpëto djalin!… dhe nuk priti përgjigje shkoi me shpejtësi në dhomën e të birit. Ai i hapi sytë. Ajo filloi ta puthe dhe ta përqafonte duke falënderuar për mrekullinë që bëri zoti, pastaj u kthye nga unë më përqafoj fortë dhe me puthi në të dy faqet.

-Të faleminderit, të faleminderit !…- më thoshte mua pa pushim.                        Ndërkaq po vinte edhe i ati I fëmijës, që ishte oficer I sigurimit. Unë e nuhata  dhe nuk doja t’i dalja përpara. I kërkova leje doktorit dhe u largova me shpejtësi, që babai I djalit të mos më gjente aty. Dola jashtë, ashtu i lagur dhe zbathur. Më vinte turp dhe ndërsa ecja ashtu i menduar, më kaloi pranë me shpejtësi një makinë policie. Ktheva kokën dhe pashë. Në makinë thashë me vete do te ishte babai I fëmijës  që unë I shpëtova jetën.                                                Pas  ca ditësh rastësisht takova doktorin . Sa më pa, filloi të qeshë.                      -Ç’farë ke?- i them?

–Atë dite, që ti solle fëmijën e mbytur, -më tha doktori, – erdhi i ati i djalit. Kur mori vesh që të birin e kishe shpëtuar ti, iu kthye djalit i nervozuar:  “E shikon ç’farë na ke bërë more palaço?!” Djali mbuloi kokën me çarçaf. – Edhe këtë kishim mangët, të na shpëtojë jetën një armik I popullit, një i burgosur politik. Atë e njeh gjithë Vlora…Ua,- tha e shoqja e habitur dhe e trembur- po unë e putha dhe në faqe! …Si? -bërtiti ai, – të pa njeri?.. – Jo tha gruaja – vetëm doktori… Epo doktori është yni… Po ku e dija unë, more burrë se cili ishte ai, po ta shikoje si notonte në det ai, sikur ecte me këmbë në ujë. Sa bërtita unë, ai u gjend tek djali… -Ah moj grua,  – tha ai i mërzitur,  ti nuk i njeh ata se ç’farë armiqsh janë. Dosjeve të tyre u vëmë gjurin  kur i shtrëngojmë, kaq shume krime kanë,  po harroje atë njeri !”.

Oficeri i sigurimit nuk tregoj mirënjohje ndaj personit që i shpëtoi jetën të birit… Pse? Se ai bashkë me urrejtjen kishte dhe frikën që e dominonte më shumë. Ai kishte frikë nga ndonjë shok i tij, se mund ta denonconte.  Dhe pastaj vijmë te fjala e Çërçillit që thotë: “ Komunistët hanë pjellën e vet”.

Organi që i dha Memos dekoratën e Artë, nuk e bëri për demagogji, por për meritë të padiskutueshme. Pavarësisht, pse shteti mbrohet  nga këta oficerë të sigurimit, që nuk e njohin mirënjohjen në raste të tilla.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: rasim bebo, Ulerimat

DEMARKACIONI ME MALIN E ZI

April 2, 2014 by dgreca

NGA RAMIZ LUSHAJ/

1.Ministri i Brendshëm i Republikës të Kosovës, Bajram Rexhepi, lidhur me vijën kufitare shtetërore me Malin e Zi në shtator 2010 në Pejë iu deklaroi masmediave për demarkacionin se “kufiri mund të luhet 200 ose 300 metra”(!) Kjo një problematikë (ndër)kombëtare përtej aktuales. Bisedimet e fundit Kosovë-Mali i Zi, mes ministrave të Jashtëm në shkurt 2014 dhe atyre të Brendshëm në mars 2014 ( shoqërue edhe me disa marrëveshje për kufirin) pohojnë se demarkacioni do të vendoset pas disa muajsh, kësaj vere. Ky është i katërti vit kalendarik i çështjes së hapur të kthimit të kufirit nga një kufi administrativ i ish-Jugosllavisë në kufi shtetëror në mes dy shteteve të reja Kosovë-Mali i Zi. Në takimin e parë zyrtar publik dypalësh dakordues më 21 qershorit 2010 në Podgoricë mes ministrave të Brendshëm Rexhepi-Brajoviç, u deklarua se demarkacioni do të përmbyllet ma së largëti kah fillimviti 2011. Gjenerali Erhard Bühler, komandant i KFOR-it në Kosovë deklaroi botënisht se kjo çështje do të përfundojë në verë 2011.  Edhe zv/kryeministri i Kosovës H. Kuçi lajmnoi vitin 2011. E, këso afatesh të njipasnjishme janë prit e përcjell në kalendarin e çdo viti. Edhe më 2011, më 2012, më 2013. Edhe tani më 2014. Këto tejzgjatje tregojnë se ka probleme të forta e të mëdha të vijës kufitare mes dy shteteve fqinjë. Përndryshe, ekspertë të kufirit, të cilët ishin edhe në“demarkacionin” tepër problematik e jo pak konfliktual Kosovë-Maqedoni, e përcaktojnë si ma të vështirë kufirin Kosovë-Mali i Zi.

2.Në kohën e Ish-Jugosllavisë të Titos, në vitin 1974, kufiri ndërmjet Republikës së Malit të Zi e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) u vendos në dam të shqiptarëve të Pejës me rrethina. Kjo edhe për faktin se asokohe Pejën e drejtonte një malazez. Tani tri komunat kufitare: e Pejës, e Deçanit e Istogut (Burimit) drejtohen nga liderë shqiptarë të partive kryesore parlamentare të Kosovës, të cilët po ndikojnë në tejzgjatje po jo në këputje drejtësisht e përfundimisht të demarkacionit.

Shqiptarë, e jo vetëm ata, në të dy anët e kufirit Kosovë-Mali i Zi kanë mbetë duke i tund tapitë e pronave të tyre në erën e kohës e të premtimeve gjithfarësh. Aq ma keq kur kemi të bëjmë me raste të tilla: forcat policore të Malit të Zi hyjnë deri në 6 km në thellësi të territorit të Kosovës tue i pengue edhe shqiptarët e Deçanit, Pejës e Istogut të shfrytëzojnë bjeshkët e tyre, të dalin në stanet e tyre, të zotërojnë kullotat e pyjet e tyre. Nga zona e Rugovës, banorët e Shtankajve e Bogajve pse kanë deshtë të shfrytëzojnë tokat e tyre kanë pasë 5-6 arrestime nga forcat policore kufitare malazeze. Fatmirësisht, në mes policisë së dy shteteve e popullsisë së tyre, nuk ka pasë përplasje të përgjakshme, përveçse apelimeve e protestave jo të pakta.

Shteti i ri i Kosovës ndaj këtij problemi të vjetër të demarkacionit ka alternativë të njëjtë prej se nga viti 2010: “Nuk do të jetë problem për banorët që kanë tokat në ato pjesë. Ata do të pajisen me leje të veçanta për t’iu mundësuar lëvizja pa ndonjë problem dhe do të punojnë tokat pa pengesa”(!) Mirëpo në shekuj historia iu ka dhanë leksione banorëve të këtyre zonave kufitare pwr pronat e tyre me lëvizjet e shpeshta të kufinit (“granicës”). Në ma pak se njëqind vjet disa herë janë ndarë-bashkuar-ndarë ndërveti Mali i Zi me Serbinë.

3.Deklarata e ministrit Rexhepi është alarmante në se kryejmë përllogaritje: Vija kufitare me Malin e Zi është 78.6 km. Në koft se “kufiri luhet 300 m.” atëherë një e rënë e lapsit fjalathotë se Malit të Zi i duhen “falur” rreth 24 km2 sipërfaqe nga territori i Kosovës (!) Në koft se “kufiri luhet 200 m.” atëherë “dhurata” prapë është e jashtëzakonshme: mbi 15 km2 (!)

Në historinë botërore për 15-24 km2 sipërfaqe kufitare ka pasë raste të shpërthimit të një lufte lokale apo rajonale ndërmjet shteteve.Liderët në dy anët e kufirit kanë lëshue deklarata për “demarkacionin” qyshse në fillim vitin 2010, kur kryeministri malazez Milo Gjukanoviç deklaronte se “nuk ka kurrfarë probleme në kufizimin e Malit të Zi me Kosovën”, “Ekziston kontest i vjetër për përdorimin e kullosave nga njëra dhe ana tjetër e kufirit, por kjo nuk është problem i kufizimit”, “dikush dëshiron të krijojë disa probleme kufitare të Malit të Zi, në mënyrë që ta ngadalësojë integrimin e tij evropian”, etj. Njwherash edhe ministri i Brendshëm Rexhepi deklaronte para mediave në Podgoricë se liderët malazezë “me qëllim i mbyllin sytë” para problemeve lidhur me kufirin,  se qytetarë të Malit të Zi, “kanë zhvendosur njërën nga shenjat kryesore kufitare në dëm të territorit të Kosovës”, etj.

Edhe nga ana e Kosovës dhe e Shqipërisë ka pasë ndërhyrje në territore të sotme të Malit të Zi, si mw 8 qershor 2011 kur shqiptarët e Shqipërisë përgjatë një km hynë dhe e zhvendosën  50 m. kufirin në lumin Gërçar të Gucisë (mesi i rrjedhës së tij është kufi mes dy vende fqinjë), etj. Predrag Bulatoviç, deputet i Partisë Popullore Socialiste, parti opozitare serbe, kërkon nga foltore e Parlamentit Malazez, që, sipas tij,“duke pasur parasysh aspiratat shqiptaromadhe” të fqinjëve të lidhen me ta (Shqipërinë e Kosovën) të atilla marrëveshje që të garantojnë që çështja e kufirit me Malin e Zi të jetë zgjidhje e përjetshme.

 

Japonezët kanë një shprehje të madhërishme: “Tokë më fal që të shkel me kambë”!, ndaj nis edhe nga ky shembull aziatik duhet të shqetësohemi shqiptarisht e botënisht për demarkacionin sikur të kishim edhe një rast të vetmuar si ai i familjes Balaj nga Strellci i Deçanit për pronat  e saj në bjeshkën e Zhlebit.

 Këto prona, kryesisht alpine, nuk janë çështje të një individi, të një fshati apo komune, po janë probleme në 36 fshatra të komunave Deçan, Pejë e Istog (Burimi) përgjatë vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Zvarritja në katër vite kalendarike të përcaktimit të vijës së kufirit mes Malit të Zi e Kosovës ka të bajnë pikërisht me zbutjen e shpërthimit të ndonjë revolte të paparashikuar e të padëshiruar. Ndoshta kjo është arsyeja që nuk paraqiten shifra kaq ballas, kaq shkoqur, sa ma reale. Nganjëherë “demarkacioni” nuk pyet aq fort për “demokraci”!  Dy anët e kufirit nuk kanë nevojë as t’ua zvarritin e as t’ua shafitin problemet e pronave të tyre, po t’ua zgjidhin drejtësisht e shpejt ato.

3.Fakti që mbi 15 apo rreth 24 km2 tokë etnike shqiptare është në lartësi alpine, në reliev të thyer alpin, në bjeshkë me stane për verime bjeshktare, në pyje, në kullota verore, etj. nuk do të thotë që të jenë jashtë vëmendjes të banorëve në dy anët e kufirit, as të ketë shtyrje,heshtje, mbulim e mos zgjidhje të problemeve nga dy qeveritë e Kosovës e Malit të Zi, as të ndonjë kompromisi të mundshëm me EULEX e KFOR në Prishtinë, etj. Aq ma keq t’i falim pronat kësodore, kësokohe, kësisoj!

Nuk janë pak as mbi 15 km2 apo 24 km2, pasi ishulli strategjik i Sazanit – ma i madhi i Shqipërisë Londineze është vetëm 5.5 km2 dhe dihet nga historia mesdhetare se sa lufta janë krye nëpër shekuj në mbrojtje të tij. Pra, shtetit të ri të Kosovës i merren nga shteti i Malit të Zi, në secilin nga dy rastet e masipërme, rreth “tre Sazan” apo mbi “katër Sazan”(!) Nuk janë pak sikur të kishim qoftë edhe “një Sazan” të tillë.

Të mos harrojmë historinë: principata e mbretëria e Malit të Zi, dinastia çetinase e saj, me pushtime e aneksime dhe dekrete të Fuqive të Mëdha i ka marrë Shqipërisë Etnike qyshse nga luftërat e Ostrogut (1853) e Grahovës (1858) dhe në dy luftërat ballkanike 1912-1913 mbi 9.000 km2. E ka trefishue sipërfaqën e saj në dam të shqiptarëve etnik. Prapë do të vazhdojnë të marrin shteti i Malit të Zi toka shqiptare sa një, tre apo mbi katër “ishuj Sazan” në kufij të Pejës, Deçanit, Istogut (Burimit)?!!

4.Demarkacioni e ka lidhjen e vet të shumëfishtë (i)direkte edhe me krijimin e parqeve (ndër)nacionale si Parku Ballkanik i Paqes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi (Plavë-Gucisë) si dhe Parku Nacional i Rozhajës (Mali i Zi), etj. Prej kohësh po punohet e financohet në këto projekte për me i kthye pronat e shqiptarëve etnik në “prona shtetërore” për me e vendos krejt lehtësisht vijën e kufirit shtetëror, sepse kësisoj banorët autoktonë shqiptarë nuk i kanë ma bjeshkë, pyje e kullota të tyre. Krijimi i këtyre parqeve edhe në Plavë-Guci e në Rozhajë synon me i detyrue shqiptarët etnik me u shpërngulë në vise, shtete e kontinente të tjera, me i spastrue etnikisht trevat shqiptare nga shqiptarët trojenik e me i mbush ato me kolonë malazezë, boshnjakë e serbë.

Demarkacioni në mes Kosovës e Malit të Zi paraqet një tjetër rrezik sa të fshehtë e të hapur, keqpërdorimi politik. Në zbatim të procesit të paraparë në nenin 3 të aneksit VIII të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, u vendos kufiri Kosovë-Maqedoni dhe tani në prag të fushatës elektorale për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë duan ta kryejnë “de facto” edhe kufirin shtetëror me Malin e Zi për ta propoganduar si arritje para shqiptarëve e ndërkombëtare, për të vjelë vota, etj.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç, pas nënshkrimit në Prishtinë të marrëveshjes për bashkëpunimin policor  Kosovë-Mali i Zi, para masmediave deklaroi qëllimin tjetër të përcaktimit të sivjetëm të vijës kufitare shtetërore në mes dy shteteve teksa pohoi: “ekspertët malazez dhe ata kosovar së shpejti duhet të finalizojnë demarkacionin e kufirit në mënyrë që t’i dërgohet një mesazh i përbashkët Komisionit Evropian drejt perspektivës evropiane”.

 5.Në fundvitin 1975, asokohe 20 vjeçar, isha vet i treti në një seminar të ATSH-së në Lezhë sëbashku me gazetarët e vendlindjes time, Gani Qerimi e Ibrahim Hajdarmataj e, rastisi të shkonim zyrtarisht tek anija e peshkimit “Islam Mustafa” në Shëngjin ku kapiteni i saj Fran Ivanaj para disa ditësh kishte ra heroikisht nga plumbat e një anije ushtarake jugosllave e futur në brendësi të territorit ujor shqiptar. Aty, në anije, na folën për “dy kufij detarë shqiptar”, njëri në ruajte të Ministrisë së Brendshme e tjetri, ma andejna, në ruajtje të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk po e çprushi këtë “enigmë” në mes Shqipërisë e OKB-së, etj., e hapur dhe e mbyllur nga E.Hoxha e M.Shehu, etj. Kjo m’u ka kujtue shpesh gjatë debateve e praktikave politike, diplomatike e juridike të viteve të fundit për të ashtuquajturen “Marrëveshje e Detit”, përndryshe “Pakti detar Shqipëri-Greqi”. Kjo m’u kujtua edhe në prillin 2012 kur tek “Syni i Sheganit” në kufi mes Hanit të Hotit dhe doganës malazeze, policia ujore kufitare malazeze arrestoi tetë peshkatarë të Malësisë së Madhe teksa peshkonin me katër varka në ujërat e shtetit fqinjë, pasi kishte mangësi edhe sinjalistika të kufirit ujor në liqenin e Shkodrës.

            Dikur, në kohën e monizmit, iu dha Jugosllavisë (sot pjesë e shtetit të Malit të Zi) një hapësirë detare pothuaj sa sipërfaqja e rrethit të Mallakastrës (580 km2) apo ma  e madhe se ajo e Paktit Detar Shqipëri-Greqi (354 km2). Kjo për arsyena të kohës. Në se këtë fakt nuk do ta quajmë “skandal”, atëherë duhet të përgaditemi që të mos ndodhemi përballë ndonjë “skandali” tjetër në përcaktimin e kufirit të pritshëm detar me Malin e Zi (tue nistue tek ishulli-tokë “Franc Jozef” në deltën e Bunës; përcaktimi i pikës treshe detare kufitare mes Shqipërisë-Malit të Zi-Italisë (sipas barazlargësisë dhe zgjidhjes së barabartë, që do të kënaqte kërkesat e tre shteteve), etj.

            Në fakt prej kohësh, gjatë denoncimit atdhetar e juridik dhe përdorimit politik elektoral të “Paktit Detar me Greqinë”, përfaqësues të lartë të së majtës në pushtet kanë deklarua se “do të kemi një të tillë Marrëveshje Detare edhe me Malin e Zi”,  ku “nuk do të lëshojmë asnjë milimitër”, “vetëm në dy palësh fqinjësi të mirë do ta ndajmë detin”, etj.

            Realisht, sikurse me Greqinë, pavarësisht nga Marrëveshja (të paplota) Shqipëri-Itali-Jugosllavi (1968), Shqipëri-Itali (1992), lind nevoja për përcaktimin e kufijëve detarë edhe me Italinë e Malin e Zi. Ne nuk po duam e as nuk mundemi të futemi si ekspertë në thelluta të së Drejtës Ndërkombëtare, të Konventës Montego Bay–1982 (Ligji për Detin), etj. Veçse theksojmë faktin se duhet patur kujdes në grykderdhjen e Bunës në det të hapur – tek delta e saj, tek dy ishujt e formësuar prej prurjeve lumore të saj në fundshek. XIX, si ishulli disa hektarësh “Franz Jozef” i bashkuar tashma me tokën (si gadishull) dhe tjetri, ishulli strategjik e turistik Ada në Ulqinin nën Malin e Zi. Pikërisht ndërmjet tyre, në deltën e Bunës, duhet të jetë pika me koordinata të përbashkëta dhe të njëjta për të dy shtetet: Shqipërinë dhe Malin e Zi, që të ketë në konsideratë edhe Kepin e Rodonit (ndryshe nga mangësi në Marrëveshjen me Italinë), etj.. Për ma tepër Mali i Zi ka një stacion matës në deltën e Bunës me ndryshime në shtratin e vet prej prurje të saj e l.m.d. të njëjtë me detin, etj.

            Ndryshe nga çdo vend tjetër në hartën e botës, në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi i gjen kaq të lidhun në afri ndërveti kufirin detar, lumor e liqenor, çka kërkon studime e kujdes të veçantë, që të mos plasin një “skandal” tjetër i mundshëm, i radhës.  Nuk ka nevojë për ngutje, pasi Komisioni Ndërkombëtar i Kufinjve zgjati 12 vjet (1913-1925) për ndarjen e kufirit të Shqipërisë Londineze me Malin e Zi (mbretëri e republikë e ish Jugosllavisë Monarkiste). As kufini i sotëm Kosovë-Mali i Zi nuk ka nevojë për përngutje, pavarësisht se e kërkojnë ndërkombëtarët si kusht për integrimin e Malit të Zi e të Kosovës në BE e NATO, pavarësisht se opozita e sotme (sikurse Serbia) ngrihet kundra ngritjes së këtij kufiri nga administrativ në shtetëror, sepse njohja e kufijve ndikon në njohjen e Kosovës nga OKB si shtet i pavarur e sovran.

 6.Ende nuk jemi ulë me kambë në tokë e me duar në tavolinë e të bajmë llogari: sa kilometra katërore është Kosova sot në vitin 2014?! Pak kush e di. Askush nuk e thotë hapur. Sa km2 i kanë marrë Kosovës dardane Patriakana e Pejës, Manastiri i Deçanit, etj. të cilat kanë status të veçantë?  Fjala vjen: Manastiri i Deçanit nuk lejon të kalojë as autorruga për Plavë nëpër territorin e saj, jo le më pasandej të pretendojnë shqiptarët për pronat e saj!  Ky manastir i ngritur mbi toka të shqiptarëve si Hasi Kuçit, mbi themele të Kishës së Gashit të Xërxës, me projekt arkitekturor të priftit shqiptar Vita i Kotorrit, etj. sot ka 2.3 km2 territor të saj me status të veçantë e të mbrojtur nga KFOR! Kjo nuk është sipërfaqe e pakët: më pak se gjysma e ishullit Sazan të Vlorës dhe ma shumë se gjysma e ishullit Ada të Ulqinit shqiptar.Në koft se ia falim Malit të Zi mbi 15 apo 24 km2 nga territori i Kosovës, në koft se Mali i Zi merr prapë territore tokë-lumë-det të Shqipërisë nga delta e Bunës deri në thellësi të ujërave ndërkombëtare të Adriatikut (ndoshta dhjetra apo qindra km2 sipërfaqe), sepse çdo ndryshim i pikës fillestare në Tokë është tregues i ndryshimit të vijës ndarëse në hapësirën ujore detare.

            Në rast se Kosova e Shqipëria ecin me logjikën e lëshimit të territoreve të veta atëherë duhet të ndryshojë edhe sipërfaqja e tyre në hartën e botës dhe në libra shkollor e popullor. Mos vallë prapë duhet të rrudhemi etnikisht në territore si komb para oreksit shoven të fqinjëve malazezë, serbë, maqedonas e grekë?! A thue na e jep pa luftë Gjukanoviçi ishullin Ada? Jo. Atëherë pse ne u dashka t’i falim atij e shtetit të tij multietnik qoftë edhe një metër katëror nga territore të Shqipërisë Londineze e të Kosovës Euro-Atlantike?! Po nuk vepruam drejt, kombëtarisht, do na gjykoj e nuk do na e falin historia shqiptare.

           

 

                                                                                                                   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: DEMARKACIONI ME MALIN E ZI, Ramiz Lushaj

INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES

April 2, 2014 by dgreca

Opinion nga Ajet Delaj/New York/

E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik  qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.

Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance  pa hyre ne detaje megjithate  ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.

Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita  qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.

Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:

Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.

Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim”  dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.

Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore  e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.

Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne  vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte,  Gjykaten e Strazburgut.

Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.

Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.

Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes  ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen  parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.

Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.

Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne  kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.

Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend  i Europes per njesi te siperfaqes.

Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.

I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare  si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.

Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.

Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.

A e dini se perse?

Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit  legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .

Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.

Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.

Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .

Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.

Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit  duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.

Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur  drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.

Te reformohet  tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.

Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.

Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik  sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar  legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.

Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar,  pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare  zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim  te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.

Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.

Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik  eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, integrimi, PERTEJ PROPOGANDES

KOMENT RRETH TAKIMIT RAMA-MERKEL

April 2, 2014 by dgreca

– Të rejat e vjetra – Gjermania pret që qeveria Rama të zbatojë reformat, s’ka alternativë tjetër/

– Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Kam përpara sysh dokumentin marrë nga faqja elektronike e kancelares Gjermane ku pasqyrohet Konferenca për Shtyp e Kryeministrit shqiptar me zonjën Merkel. Teksti është në gjermanisht dhe mund të lexohet nga çdo vizitor i faqes.
Së pari, dua të nënvizoj dy fakte.
Fakti i parë lidhet me rëndësinë e këtij takimi. Askush nuk mund ta minimizojë atë. Gjermania një nga shtetet ku mbështeten themelet e demokracisë Perëndimore. Pra rëndësia e takimit Rama-Merkel është maksimale.
Fakti i dytë na kthen në retrospektivë, katër muaj përpara, kur Gjermania ishte njëri nga pesë shtetet (Gjermania, Britania, Holanda, Danimarka dhe Franca) që ia refuzuan në dhjetor Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.
Ky refuzim u shpjegua në mënyrë shumë kontraverse dhe manipuluese si nga shumica ashtu dhe nga opozita. Sepse të dyja palët i ikën të vërtetës. Opozita për këtë vonesë bëri shkaktare shumicën, ndërsa maxhoranca iu referua „islamofobisë të disa shteteve perëndimore“, pa marrë parasysh se publikisht në televizionet e Tiranës, Hollanda deklaroi se nuk do të përdorte veton kundër Shqipërisë. Që do të thotë se, nëse Hollanda do të ishte e vetmja refuzuese,ajo do të votonte pro.
Le të kthehemi tek takimi i djeshëm Rama-Merkel. Në webfaqen e Kancelares gjermane është publikuar qëndrimi i zonjës Merkel.  „Wir sehen Fortschritte“ – „Ne shohim përparim“, – citohet zonja Merkel në një titull në websitin e saj. Por përveç kësaj fjalie me tre fjalë, që është inkurajuese, Gjermania nuk bën asnjë premtim se ka ndryshuar qëndrimin e dhjetorit. Sepse kjo do të varet nga Shqipëria.
Në fjalën që mbajti në konferencën për shtyp zonja Merkel vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira 20 vjeçare midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ne mendojmë, theksoi Merkel,se perspektiva europiane është për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, se ky rajon ku përfshihet edhe Shqipëria ka nevojë për një zhvillim prosperues të shëndetshëm, dhe se për këtë „Shqipërisë i duhet një proces i thellë ndryshimi“. Shikoni, po e përsëris edhe një herë se çfarë nënvizoi zonja Merkel: „Shqipërisë i duhet një proces i thellë ndryshimi“. Pra kancelarja e Gjermanisë iu referua  perspektivës. Që do të thotë se Gjermania dhe Perëndimi pret një proces i cili deri tani nuk është marrë dhe nuk është plotësuar, paçka se shihet përparim.
Kryeministri shqiptar e kishte informuar zonjën Kancelare për projektet e mëdha të qeverisë së tij. Që ka në mendje a në letër. Por Gjermania mirëpret që këto projekte të zbatohen. Me këtë rast Kancelarja gjermane kur iu referua projekteve të qeverisë shqiptare, vuri në spikamë konkretisht se fjala është për„luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për pavarësinë e sistemit të drejtësisë“.
„Komisioni Europian po e vëzhgon Shqipërinë në mënyrë shumë intensive dhe në qershor do të raportohet për përparimin e bërë. Ne shohim përparim, nënvizoi Merkel, dhe do të desha t’i uroja Kryeministrit të gjitha të mirat në këtë punë shumë të vështirë, sepse kjo rrugë e re nuk është e lehtë të përshkohet.“
Pra, le të ndalim këtu. Dhe të mos mbajmë popullin me premtime apo me lajme për vizitën e padatë të kancelares gjermane në Tiranë.
Nuk diskutohet roli pozitiv i Gjermanisë në mbështetje të integrimeve shqiptare. Në këtë rezonancë janë edhe Anglia, Franca, Hollanda dhe Danimarka që refuzuan statusin e kandidatit të Shqipërisë në dhjetorin që shkoi. Rol negativ ndaj integrimit të Shqipërisë në BE ka patur klasa politike shqiptare. Edi Rama do të ndryshojë kurs. Gjermania e  mbështet. Le ta ndryshojë kursin! Të gjithë po presim.

Për të përditësuar aktualitetin e marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me Gjermaninë pas takimit Rama-Merkel, mund të themi se kryeministri Rama ka projekte për një reformim dhe modernizim të thellë të shtetit shqiptar, të cilat Kancelarja Merkel i mirëpret dhe kërkon t’i shohë të zbatuara në realitet.
Gjermania sheh progres, por qeveria Rama ndodhet në fazën kur nuk ka nisur ende implementimin e projekteve të saj. Dhe gjithçka do të varet prej implementimit.
Kancelarja Merkel vuri në dukje se Gjermania e mbështet plotësisht qeverinë e re të Edi Ramës në rrugën e re dhe shumë të vështirë, jo vetëm për faktin se ka disa ministre gra, por sepse pret që kjo qeveri të ndërmarrë veprime konkrete, të cilat nuk ishin ndërmarrë në muajin dhjetor 2013, kur pesë shtete të BE-së refuzuan statusin e kandidatit të Shqipërisë.
Ndërkohë në pyetjet që iu bënë Kancelares të Gjermanisë u vu re se investitorët gjermanë në Shqipëri janë të pakët ose nuk janë të shumtë në numër. Zonja Merkel u përgjigj: “Për investitorët private gjermanë siguria ligjore është e rëndësisë fondamentale. Ata duan të dinë: A mund të mbështeten në sistemin e drejtësisë që ka Shqipëria? Kjo është arsyeja që ne e theksuam kaq shumë reformat në sistemin e drejtësisë”. Siç shihet përgjigja e zonjës Merkel ishte e kjartë dhe flet qartë për rrugën e reformave që e pret qeverinë Rama.
Këto janë të rejat nga takimi Rama-Merkel.
Në fakt, nuk janë gjëra që ne i dëgjojmë për here të parë. Mospërmbushja e obligimeve të qeverisë pararendëse ka bërë që statusi i kandidatit t’i refuzohet Shqipërisë pesë herë rresht.
Gjermania përfaqëson Perëndimin, sikur Komisioni Europian apo dhe investitorët gjermanë e të huaj, të cilët nuk ngopen me fjalë dhe projekte. Por me vepra.

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj, KOMENT RRETH TAKIMIT, RAMA-MERKEL

BREZARGJENDTA DHE DUSHKLISI I SHENJTË

April 2, 2014 by dgreca

NGA FIQRI SHAHINLLARI/

  “Filli i Arianës” si parathënie/

Gjurmët e para të kësaj rrëfenje i kam pikasur këtu e rreth dyzetepesë vjet më parë, kur isha student në Tiranë. Në fundjavë shkoja shpesh për vizitë te shtëpia e Zenel Qamilit, një kushëri i babait tim, që banonte familjarisht në Kodër-Kamzë. Ishim moshatarë me Hajriun, djalin e Zenelit dhe shokë klase me të dikur në fshatin tonë. Gruaja e Zenelit, Shefikua dhe vajzat e tyre Merema, Serka e më e vogla, Ramija, më ndihmonin, duke më larë e hekurosur këmishët e pantallonat. Nga që vija shpesh te kjo familje, më ishte bërë si shtëpi e dytë.

Me Zenelin jetonte edhe i ati i tij, Qamili i Hajredinit. Eshtë paksa e çuditshme pse ai jetonte me djalin e madh kur kishte edhe dy djem të tjerë e katër-pesë vajza, të gjithë të martuar e me fëmijë. Sipas zakonit, të moshuarit, pleqëroheshin me djalin e vogël. Arsyeja është sepse Zeneli ishte fëmija i parë i Qamilit, lindur nga gruaja e tij e parë, e cila ishte vajza e vetme e kryeplakut Shaqir Sadedini, i famshëm ky njeri për punën e tij si kryeplak, jo vetëm në fshatin tonë po edhe në tërë fshatrat e Rrëzës. Mirëpo e bija e Shaqirit dhe gruaja e Qamilit, ca kohë pasi lindi Zenelin, u vetëvra aksidentalisht. Thonë se Shaqiri nuk e donte veten nga kjo tragjedi, nga ikja e vajzës së tij të vetme. Pikëllim të madh ndjeu ky njeri. Zeneli mbeti jetim, pa nënë. Qamili u martua përsëri, u bë me plot djem e vajza të tjerë, por Zenelin e kishte pikë të dobët, veç të tjerave, edhe pse ai i kujtonte gruan e tij të parë, të cilën e kishte dashur si sytë e ballit. Qamili jetoi me Zenelin deri sa mbylli sytë, kur kishte kaluar shekullin e jetës. Hajriu, nipi i Qamilit tregon se gjyshi kishte lindur në të njëjtin vit kur kishte lindur edhe Lenini. Kishte qenë në Egjipt e në Jemen, duke shërbyer në ushtrinë turke …
Një ditë e gjeta Ramijen, mbesën e Qamilit, duke i lexuar me zë gjyshit të vet një reportazh timin, botuar atë ditë në gazetën “Zëri i Rinisë”. Në atë kohë Qamili ishte rënduar shumë nga sytë. Mua më njihte nga zëri e nga butësia e dorës, kur tokeshim. Gëzohej si fëmijë kur shtëpinë e tij e vizitonin miq, sidomos nga fshati i tij. Kështu kishte bërë ai kur në atë shtëpi shkonin dhe e vizitonin studentë para meje, si Paskal Paloli, Enver Ogreni e pas meje, Guri Daçolli, Nevrus Lika, Myrteza Dikolli, Gazmor Elezi e ndonjë student tjetër që nuk më kujtohet hë për hë. Me krahë u bë ai, njëlloj sikur të ishte nipi i vet, kur i treguan se djali i Fuatit, Nevrus Lika, përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare me mesataren e notës 9.99, duke marrë Diplomë të Shkëlqyer. Kush e di se sa krenar do të ndihej ai, sikur të ishte gjallë, kur të mësonte pas disa vitesh se Nevruzi do të vazhdonte studimet pasuniversitare për Master dhe Doktoraturë e do të dilte shumë mirë, duke u bërë i pari djalë nga fshati i tij i dashur që fitonte me zotësi e nder titullin Doktor i Shkencave.
Një pasdite, siç u thashë, e gjeta në shtëpi, si përherë, me tespie në dorë, ulur në minder. Më ndjeu.
– Erdhe Fiqiri? – më tha – Ramija po më këndon (lexon) gazetën ku ke shkruar ti. Të lumtë! Më kujton ish-vjehrrin tim të parë, Shaqir Sadedinin.
– Shaqirin, ish-kryeplakun e famshëm? Pse edhe ai ka shkruar nëpër gazeta?- Jo në gazeta po nëpër defterë. Më mirë të them që i ka dëftyer historinë djalit të tij, Istrefit, që ishte hoxhë dhe ky ka shkruar ato qe i ka thënë i ati, Shaqiri, një rrëfim si biçim përralle, po sipas Shaqirit ishte e vërtetë. Shaqiri ishte kryeplak, por ama ishte besimtar i madh. Ai e yshti të birin, Istrefin, të bëhej hoxhë, duke mësuar për fenë.
– E ke parë ti, xha Qamil atë defter?
– E kam parë, posi. Ma ka treguar Shaqiri vetë. Ishte goxha i trashë. Se ç’u bë më vonë me atë defter turp të gënjej. Nuk di gjë.
– I këndove ti ato shënime që Shaqiri ia tregonte djalit të vet, hoxhë Istrefit?
– Nuk këndova gjë, po Shaqiri më tregoi vetë se çfarë kishte rrëfyer. Ishte besimtar i madh në Perëndi. Siç më tha, në atë defter të madh flitej për Lisin Vakëf të fshatit tonë, për Hajdërbabën dhe Shelgun e Kamenicës, për Plepin dhe Ujin e Bardhë në Pulahë, për Shkëmbin e Zërës e plot objekte të tjera fetare, për Berihajn dhe Misrin e Floqit. Të gjitha këto vende lidheshin si me zinxhir të vetëm, me historinë e trimes Brezargjendtë, çupës me emrin Hëna, bijës së Manes. Ky ishte kushëri i dytë me Shaqirin.
– Ishte, në krye apo në fund të këtij defteri, emri i shkronjësit apo diktonjësit të kësaj rrëfenje?- e ngacmova unë për të mësuar më shumë nga rrëfenja, e cila po më tërhiqte drejt një bote enigmatike.
– Jo, nuk ishte. Sepse unë e kuptova se nuk ishte mbaruar historia. Ishte si një llaf i lënë përgjysmë. Kur ma tregoi Shaqiri, herën e dytë, ishte i sëmurë. Ishte bërë tezgere nga sëmundja dhe pleqëria e thellë. Pranë krevatit të tij ndriçonte kandili dhe llamba me vajguri. Isha unë vetëm me atë. Ai donte të llafoste me mua më gjatë por llafet i nxirrte si me çengel. Mbaj mend se në fund të defterit ishin shkruar llafet: … Po Lisi po plakej dhe …
Ky nuk ishte fundi i rrëfenjës, sipas mejtimit tim, por një muhabet i lënë përgjysmë… Kur e pyeta Shaqirin nëse do ta vinte imzanë në fund të defterit ai më tha: “Jam kryeplak dhe s’bën të shes mend, nuk mund të lëvdohem e të them sikur të gjitha këto që kam rrëfyer janë pjellë nga mendja ime. Jo, jo. Pjesën më të madhe të ngjarjeve ma ka treguar Mania, im kushëri. Dhe shumë gjëra të tjera i dinë fshatarët e kazasë sonë dhe fshatarët e Rrëzës domosdo. Edhe ti ke dëgjuar për ndonjë nga ato, o Qamil, që të kam si djalë … Unë përfitova nga djali, Istrefi, që di shkrim e këndim, ndaj ia diktova historinë. Nga ana tjetër, detyra si kryeplak më shtynte ta bëja një gjë të dobishme për fshatrat e krahinës. Të kam thënë edhe herën e parë. Nuk dua lavde. Më duhet të pohoj se edhe mua ma kanë treguar historinë Mania dhe burra të tjerë të moçëm të krahinës, që kanë rrojtur më përpara. Disa gjëra i kam jetuar edhe vetë po jo të gjitha. Prandaj po them edhe një herë: Nuku dua lavde për vete, sepse jam vetëm një rrëfimtar. Këtë mund ta bënte edhe ndonjë tjetër, por ja që kështu e donte perëndia, që të jem unë.
Më tha këto dhe humbi, e mposhti sëmundja. Pas dy ditëve Shaqiri vdiq …
… E vura vëth në vesh sinjalizimin e xha Qamilit. E quajta si “Fillin e Arianës”, që do të më udhëhiqte nëpër labirintet e të panjohurës, në përpjekje për të gjetur Defterin, vendndodhjen e tij. Pas vdekjes së xha Qamilit unë iu “qepa” djalit të tij, Zenelit. Ai nuk më tregoi ndonjë gjë të veçantë. Më pas, me gjithë kërshërinë time të madhe, i “vura plloçën” kuriozitetit përvëlues, sepse sapo ishin prishur kishat e xhamitë. Ecja sipas “Fillit të Arianës” për zbulimin e gjërave fetare më rrezikonte vendin e punës si gazetar i një prej gazetave qendrore në kryeqytet. Megjithatë, nuk harroja kurrë të pyesja si gjoja shkarazi, me marifet, ndonjë pinjoll të Shaqirit, sa here shkoja ne fshat ku banonte xhaxhai im, Vaska me gjithë familjen e tij. Nuk mund të ndodhte ndryshe. “Mola” e kuriozitetit më bluante brenda meje. Në një rast pyeta Nevruzin, djalin e madh të hoxhë Istrefit, sepse ky i fundit kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Nevruzi nuk shkoi dot më tutje. Më tha se ishte në dijeni që gjyshi Shaqir i kishte rrëfyer djalit të vet Istrefit, një histori të bukur për ngjarje të moçme në fshat e krahinë, dhe se babai i vet, Istrefi, i kishte hedhur ato rrëfenja në letër. Ai e dinte se Istrefi i ruante ato shënime si sytë e ballit. E quante amanet nga i ati. Bllokun e fuste dhe e kyçte tok me kuranin, në një baulkë të vogël, veshur me hekur. “Sa ishim në shtëpitë e vjetra e shikoja herë pas here atë baulkë por më vonë, kur erdhëm në shtëpitë e reja, nuk di gjë për të. Në shtëpinë e vjetër mbetën dy xhaxhallarët e mi, Zeneli dhe Sadiku me gjithë familjet e tyre”.
Kaluan vite. Komunizmi u përmbys edhe në Shqipëri. Frika u davarit. Nuk kishte asnjë shkak më për tu trembur si dikur. Duhej që ta gjeja Bllokun ose, të paktën, fatin e tij o “rashë e vdiqa”. E gjitha kjo mu kthye si një makth prej zbuluesi, i cili mezi pret që ta shtjerë sa më parë në dorë një histori që e ka tunduar së tepërmi për vende që i njeh si në “pëllëmbë të dorës”… Ndoshta edhe pendesë për kohën e humbur, që nuk e ktheja dot më. Ndaj nuk lija rast e person pa pyetur. Dhe më duket se çasti erdhi më në fund, pikërisht atëherë kur po mendoja se e gjithë kjo që po bëja nuk ishte gjë tjetër veçse aventurë. Pas varrimit të xhaxhait tim, Vaskës, në kthim për ngrënien e drekës, sipas zakonit, Serveti, djali i Zenelit, pra nipi i Shaqirit, më afrohet e më thotë:
– Fiqiri, kam marrë vesh që interesohesh për “defterin e gjyshit”. Di që shkruan nëpër gazeta. Mirë është që të shkruash edhe për defterin e gjyshit. Unë e kam gjetur atë në një baule prej hekuri në hatullat e shtëpisë së vjetër ku ti ke ardhur shpesh, se ishe shok klase me tim kushëri, Xhevdetin, djalin e Sadikut …
Vetëtimthi më shkoi mendja tek shtëpia në fjalë. Jo më shumë se tre – katër minuta tutje Çezmës se Madhe. E ndërtuar nga ustallarët e Shtikës, një nga krenaritë e shtëpive në fshat e në të gjithë krahinën. Në një gur shtufi të qoshes së shtëpisë shkruhej: “Shaqiraj – 1936”.
– Po, po më kujtohet fare mirë shtëpia. Ku e ke defterin? – pyeta me shpejtësi e me padurim.
– Në atë baulkë, veç defterit ndodhej edhe një kuran edhe një patllake me mulli.
– Patllake me mulli?
– Po.
– Kush mund ta ketë patur, Shaqiri apo Istrefi? – Bëra këtë pyetje pa e ditur nëse ia bëra vetes apo Servetit. Rrufeshëm më shkoi mendja tek vetëvrasja e bijës së vetme të Shaqirit, gruas së Qamilit … Të jetë vallë ajo armë vdekjeprurëse? Pse të mbahej në baule nëse ajo nuk përcillte ndonjë kujtim, qoftë edhe të hidhur? Megjithatë, goditja e pulsit tim mendor rrihte te Blloku, Defteri, si e quanin bashkëfshatarët.
– I dashur Servet, të lutem, po të pyes edhe një herë: E ke Defterin apo jo?
– Jo, nuk e kam. E mori Gazmor Elezi, djali im, që ndodhet në Amerikë, atje ku je edhe ti. Ai është me shkollë të lartë dhe merret me këto gjëra. E quajti dokument me vlerë e nuk donte që të shpërdorohej e të humbiste. Prandaj e mori me vete. Gazmorin e ke në Detroit. Gjeje e llafosuni gjerë e gjatë.
U gëzova. Kur u ktheva përsëri në Uashington DC, një nga gjërat e para që bëra ishte telefonata me Gazmorin, intelektualin floqar e dashamirës i letërsisë. Ai më pohoi se e ruante me skrupulozitet Defterin. Dhe më premtoi se do të ma jepte dorazi dokumentin me rastin më të parë të takimit tonë fizikisht. Dhe rasti erdhi. Në vizitën që i bëri Gazmori Uashington DC-së më 4 Korrik 2013, me rastin e festës amerikane të Shpalljes së Pavarësisë, ma dorëzoi dorëshkrimin në mirëbesim, me shpresë se do të përpiqesha ta botoja këtë dokument tepër interesant.
Ja tek e kini të botuar Defterin në këtë libër, të nderuar lexues. U kujtoj se dokumentin origjinal, pasi mbarova punë, ia ktheva Gazmorit, dorazi, me një mikun tim të besuar, që jeton në Detroit. Nuk mund të rri pa u treguar se dokumenti është i plotë dhe unë i kam qëndruar besnik strukturës e kompozimit por, sado që u kujdesa për ta ruajtur motamo origjinalin, nuk mund të rrija pa ndërhyrë dhe e redaktuar në shumë pjesë, për ta bërë të kuptueshme nga ana letrare për lexuesin e sotëm, me shprehje të kohës së sotme. Megjithatë, origjinaliteti është ruajtur dhe përcillet mjaft mirë fryma e kohës kur është shkruar. U përpoqa që rrëfyesi të mos modernizohet në rrëfim, të mos duket sikur ai rrëfen me gjuhën e sotme. Kështu ju do të pikasni vulën e kohës dhe hapësirës ku dhe kur është ngjizur tregimi, do të ndjeni rrahjet e zemrës dhe hovet shpirtërore të rrëfyesit. Unë e ndjeva se jeta e rrëfyesit është shkrirë me jetën e fshatarëve të krahinës dhe të fshatit të tij, me hallet dhe gëzimet e tyre, me përpjekjet për kapërcimin e vështirësive të shumta. Shpirti i tij bëhet njësh me kreshpërimin e fshatit, me qëndrimin burrëror të fshatarëve, me berihajin e fshatit e luftën për të ruajtur nderin e re, të grave e vajzave, pa pyetur për frikë e për sundimtarë. Gërshetimi i trimërisë dhe bukurisë së femrave brezargjendta me moralin fetar të kohës, udhëtimi nëpër objektet e kultit dhe vendet e njohura e përshkrimi i ngjarjeve mbresëlënëse, përcjellin mesazhe filozofike për nevojën e dashurisë midis njerëzve, për luftën e së mirës ndaj së keqes, për triumfin e jetës mbi vdekjen, për trashëgiminë e vyer të brezave njerëzorë e të kulturës së tyre fetare, janë fabula, janë motive të forta, që më shtynë t’i futem punës me seriozitet maksimal në dobi të njerëzve. Pata vështirësi jo të pakta. Sepse shumë fjalë ishin në gjuhën turke. Shumë fjali kishin konstruksionin e kësaj gjuhe. Mu desh të përdorja fjalorin e gjuhës turke për të ndryshuar disa emra si, bie fjala, në vend të fjalës “terxhuman” të shkruaja “zëdhënës” ose përkthyes në gjuhen e sotme, por i lashë të dyja, në vend të fjalëve “Shunden-bunden” të shënoja fjalët shqip “Andej-këtej” e kështu për shumë fjalë e fjali të tjera.
Kur e ndjeva se ishte bërë një punë goxha e madhe, mendova ta bëja libër këtë rrëfenjë, duke hequr dorë përfundimisht nga synimi im i parë për të bërë një shkrim në ndonjë gazetë të përditshme të Tiranës. Ndërrova mëndje sepse – i thashë vetes – gazeta e ka jetën e shkurtër për publikun, nga mëngjesi në mbrëmje të një dite, pastaj ajo arkivohet dhe u shërben vetëm studiuesve e historianëve, kurse libri mbetet në dorë të atyre që e duan dhe e ruajnë në biblioteka.
Një nga vështirësitë e tjera të punës, që më doli përpara, ishte se origjinali në disa faqe është shkruar me laps plumbi dhe në disa të tjera me bojë. Tek faqet me laps shkrimi duket i qartë, tek ato me bojë, vende – vende duket sikur boja ka djersirë e fjalët të japin përshtypjen sikur janë ndryshkur. Në këto raste Gazmor Elezi, si një kurator i vërtetë e i kujdesshëm, ka ndërhyrë, duke i bërë të dukshme fjalët dhe fjalitë. Vende – vende ka pusulla të shkruara, të ngjitura me tutkall ose me narden mbi faqet e defterit. Megjithatë, mu desh të ndërhyja me eksperiencën time në fushën e letrave. Dhe kam përshtypjen se ia arrita qëllimit. Por, gjithsesi, vlerësimin për dokumentin, defterin, të botuar tashmë në këtë libër, po ua le juve në dorë ta bëni, të nderuar lexues.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: BREZARGJENDTA DHE DUSHKLISI I SHENJTË, Fiqri Shahinllari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT