• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

NJOFTIM I DEGES SE VATRES NE HARTFORD

May 23, 2014 by dgreca

Me Date:1 QERSHOR 2014 ORA 3:30 PM, ADRESA: 651 FRANKLIN AVE, HARTFORD CT 06114. KRYESIA NISMETARE E SHOQATES VATRA DEGA, HARTFORD ORGANIZON NJE TAKIM ME ANETARET DHE PUBLIKUN E GJERE SHQIPTAR TE CONNECTICUT .
NE KETE TAKIM DO DISKUTOHET SI ME POSHTE:
*NJOHJA ME KANUNOREN E FEDERATES VATRA
*NJOHJA ME AKTIVITETET DHE PLANET E KRYESIS PER VITIN 2014
*PRANIMI DHE BETIMI ANETAREVE TE RINJ
*KRIJIMI I NJE BORDI TE ZGJERUAR PER AKTIVITETET E NDRYSHME
*ZGJEDHJA E DELEGATEVE PER KUVENDIN FEDERATES VATRA , NE NEW YORK ?
*TE NDRYSHME ( DISKUTIM ME ANTARET)
PRITEN KONFIRMIMET E NJE NUMRI TE MYSAFIREVE NGA SHOQATA TE NDRYSHME NGA QENDRA E FEDERATES VATRA NEW YORK DHE PERFAQESUES DIPLOMATIK SHQIPTAR TE AKREDITUAR NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES.
PER ME SHUME INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI NR MEPOSHTE:
ILAM PECI 860 833-8222
ARBEN ZEQIRAJ 860-995-2039
ILIR KOLA GJOMARAKAJ 860 -281-9730

Filed Under: Vatra Tagged With: hartford, Njoftim i Degës, se Vtares

Klisman shpalli listën përfundimtare të futbollistëve në Kupës së Botës 2014

May 23, 2014 by dgreca

Shtatë lojtar të mëparshëm gjenden jashtë listës, së trainerit Klisman – përfshirë edhe legjenden amerikane të futbollit, Landon Donovan i cili është në mesin e shtatë lojtarëve që do të mbyllin karrierën me Shtetet e Bashkuara njoftuan mediat sportive amerikane/
Nga BEQIR SINA, New York/
STAMFORD CONNECTICUT : Gjermani Jurgen Klinsmann tranieri i SHBA tha se: “Është një moment emocionues dhe i vështirë – kur ju keni ngushtuar listën e futbollistëve pjesmarrës në 23 lojtarë, që i kemi zgjedhur se ata mund të jen më të përshtashmit në Brazil. Ne e shikojmë seleksionimin e tyre, në gjëra më specifike rreth qasjeve teknike dhe rreth kundërshtarëve tanë në Brazil. Për lojtarët, është shumë e rëndësishme të dini se ata tani janë pjesë e saj, dhe, ata mund të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre, në bazë të formës dhe aftësive . Mbasi, tani jemi gati dhe kemi 10 ditë punë për sfidat “.
Është momenti më emocionues për të zgjedhur një përfaqësuse, kur çdo njeri prej lojtarëve tani e di se ai është pjesë e atyre të 23 lojatarëve, që shkon në Kupën e Botës, dhe nuk ka dyshim se kjo është Kupa më e madhe e Botës -Kupa Botës në Brazil. “Medojë se lojtarët, ka deklaruar selektori Klismann që do të veshin fanelat e Shteteve të Bashkuara, duhet të jenë shumë, të nderuar, shumë krenar për veten e tyre , dhe vendin e tyre, dhe më të motivuar. Ata, duhet gjithashtu të gëzojnë këtë moment dhe të komunikojnë me familjet e tyre dhe fansat e tyre anemban SHBA.. Për çdo lojtar ky natyrishtë, që është një moment i veçantë, është një ditë e veçantë për gjithë jetën e tyre. ” thotë para nisejs për në Brazil – Klinsmann
Juergen Klinsmann ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare për të mbetur si trajner i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Gjermani 49-vjeçar iu bashkua ekipit të SHBA-ve në vitin 2011 dhe tani do të mbetet në drejtim të saj deri në vitin 2018, pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me US Soccer.Po ashtu, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane është caktuar edhe drejtor teknik i federatës amerikane të futbollit.
“Jam shumë me fat që do të vazhdoj punën të cilën e kam filluar më shumë se dy vite e gjysmë më parë. me ekipin e SHBA, është emocionuese të shoh progresin që ne kemi bërë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë përmirësime në të gjitha frontet”, citohet të ketë thënë gjermani Jurgen Klinsmann i cili do të drejtojë si tranier përfaqësuesen e SHBA, në Kupën e Botës – Brazil 2014
Ndërkohë, lojtari, i cili konsiderohet gjerësisht si më i madhi në historinë amerikane të futbollit do të jetë duke e “shikuar” Kupën e Botës Brazil 2014″ nga “koltuqet” e shtëpisë . Kështu të paktën shkruan shtypi sportiv amerikan, tkesa thekson se ” Landon Donovan , ylli i mesfushës ishte në mesin e shtatë lojtarëve të “fshirë” nga lista e 23 – futbollistëve të Shteteve të Bashkuara të enjten nga selektori i Jurgen Klinsmann për Kupën Botës – Brazil 2014.
” Ajo që pritëja ishte që të isha në listë edhe këtë herë për të katërt dhe të fundit në Kupën Botërore” shkroi ai dje në faqen e tij në Facebook , drejtuar në një mesazh që shtypi e ka cilësuar përshëndetës për tifozët e tij në Shtetet e Bashkaura. ” Ka qenë një nder të privilegjurit për të përfaqësuar Ekipin Kombëtar amerikan në tre Kupat e Botës . Unë isha duke “punuar” dhe menduar për të luajtur në Brazil, dhe, ju mund të imagjinoni , unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e sotëm të trainerit dhe stafit të tij seleksionues. Pavarësisht , kësaj unë do të jem me zemër tek Ekipi Kombëtar amerikan në Kupën e Botës , dhe unë mbetem edhe më tej i angazhuar për të ndihmuar në rritjen e futbollit në SHBA në vitet që vijnë. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj . ” përfundon mesazhin e tij ylli amerikan e futbollit – legjenda e Kupës së Botës në Afrikëne Jugut. Edhe pse trajneri Jurgen Klinsmann amerikan kishte qenë i qartë në lidhje me vendimin që lidhej me “formën” e tanishme të Donovan , pas dekleratës së tij, për futbollistin amerikan Donovan, kjo u duk “pak e pritur” që ai të jetë lënë jashtë listës tërësisht, nga specialistë e futbollit këtu në SHBA, shkruan shtypi amerikan duke shtuar se amerikanët, presin si “suksesi apo dështimin” e ekipit, dhe për këtë nuk duhet gjykuar nga prizmi i vendimit Klinsmann -. ” Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira – një nga vendimet më të vështira në karrierën time si trainer – për të të treguar se si një lojtar si ai me çdo gjë që ai ka bërë dhe në atë që ai përfaqëson , për të treguar atë që ai nuk do të jetë pjesë e atyre 23 futbollistëve , ” Klinsmann tha në një video-konferencë të lëshuar të enjten nga Federata Kombëtare e Futbollit – US National Soccer Federation .
Ish- trajneri i SHBA para-ardhësi i tij Bruce Arena pajtohet me atë se ky është një vendim e vështirë, i trajnerit Klismann . ” Nga përvoja ime se selektor për disa vjetë mendojë se vendimet të këtilla me futbollista të kalibrit Donovan nuk janë të lehta , ” , tha Arena , trajneri i Los Angeles Galaxy, i cili udhëhoqi SHBA në Kupat e Botës 2002 dhe 2006, shkruan USA Today Sport . ” Çdo gjë është përgjegjësi e trajnerit dhe ai është mendojë duke bërë atë që ai e sheh si më e mira – andaj i urojë sukses” ka deklaruar Arena.

Eksepërtët amerikan të futbollit thonë se SHBA kan tani një skuadër në Kupën e Botës të re , por që i mungon simbas tyre përvoja! Suksesi i ekipit të SHBA-së apo dështim në Brazil nuk do domosdoshmërisht të gjykohet me vendimin e Klinsmann , thonë ekspertët amerikan të futbollit .

Më 16 qershor 2014 në orën 19:00, me kohën e Nju Jorkut,, përfaqësuesia e SHBA, do të luaj me Ganën në stadiumin Arena das Dunas, në Natal, Brazil. Ndërsa, të dielën 22 qershor 2014 , ora 18:00, është ndeshja e dytë në grup, SHBA – Portugali – në stadiumin Arena da Amazonia, në qytetin Manaus – Brazil. Dhe, ndeshja e fundit në grupin e saj – është të mërkurën më 26 qershor 2014, ora 13:00 kundra ekipit më të fortë dhe pretendetiti për fitmin e Kupës së Botës, Gjermanisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin Arena Pernambuco, në qytetin Recife Brazil.

Në kuadrin e përgatitjeve të martën në San Francisko, SHBA do të luajnë me Azerbaxhanin . Amerikanët pastaj do të presën Turqinë më 1 qershor në Harrison , New Jersey, dhe më pas do të luajnë, kundra Nigerisë në Jacksonville , Florida , më 7 qershor .
Shtatë lojtarët që janë jashtë listës nga lista e trajnimit të selektorit të Shteteve të Bashkuara, Jurgen Klismann, janë : Donovan dhe Terrence Boyd , mesfushorët Joe Corona dhe Maurice Edu , dhe mbrojtësit Brad Evans , Clarence Goodson dhe Michael Parkhurst .
Përbërja e listës së futbollistëve pjesmarrës pra 23 lojtarëve, që Klisman ka zgjedhur si më të mirët dhe më të përshtashmit në Kupën e e Botës Brazil 2014 për ekipin kombëtar të futbollit të SHBA janë. :
Sulmues : Jozy Altidore, Clint Dempsey , Aron Johannsson dhe Chris Wondolowski
Mesfushorët : Kyle Beckerman , Alejandro Bedoya , Michael Bradley,Brad Davis, Mix Diskerud,Jermaine Jones, Graham Zusi dhe Julian Green .
Mbrojtës: DaMarcus Beasley , Matt Besler , John Brooks , Geoff Cameron , Timmy Chandler , Omar Gonzalez , Fabian Johnson dhe DeAndre Yedlin
Portierë : Tim Howard , Brad Guzan dhe Nick Rimando

Filed Under: Sport Tagged With: Klisman, përfundimtare të futbollistëve në Kupës, së Botës 2014, shpalli listën

Përvjetori i revoltave të ish-të dënuarve politikë

May 23, 2014 by dgreca

Organizata të ish- të burgosurve politikë kujtoi sot në Tiranë përvjetorin e revoltave në burgjet famëkeqe të Qafë Barit dhe të Spaçit. Ish të burgosurit politikë nderuan të pushkatuarit e këtyre revoltave, në një tubim, ku u theksua se diktatura komuniste nuk duhet harruar.
Shoqata e ish të burgosurve politikë përkujtoi sot 30 vjetorin e revoltës së të dënuarve politikë në burgun e Qafë Barit dhe 41 vjetorin e revoltës së të dënuarve politikë në burgun e Spaçit. Të dyja revoltat shpërhtyen për shkak të trajtimit çnjerëzor nga diktatura komuniste, ndërsa të burgosurit thirrën “Rroftë Europa e Lirë!”, “Poshtë komunizmi!”, “Ja vdekje, ja liri!”.
Në revoltën e Qafë Barit u ekzekutuan të burgosurit politikë Sokol Sokoli, Tom Ndoja, vdiq në tortura Sandër Sokoli, ndërsa dhjetëra të tjerë u torturuan dhe u ridënuan në mënyrën më çnjerëzore. E njëjta gjë ndodhi edhe me shtypjen e revoltës të të burgosurve politikë të Spaçit.
Drejtuesi i shoqatës së ish- të dënuarve politikë, Simon Miraka thotë që, pavarësisht se vendi zhvillohet dhe kohët ndryshojnë, diktatura nuk duhet harruar, se në këto revolta e ka burimin liria e Shqipërisë, e cila nuk mund të forcohet nëse nuk kujtohet dhuna komuniste.
Artisti i njohur Sherif Merdani ka qenë një nga pjesëtarët e revoltës së Qafë Barit. Ai u bëri thirrje ish të dënuarve politikë, që nën shembullin e revoltave të shokëve të tyre, të kenë më shumë unitet dhe bashkëpunim midis tyre. Zoti Merdani tha se ish të burgosurit politikë presin prej 20 vitesh në demokraci shpërblimet për burgimin e padrejtë që bënë në diktaturë, por dinjiteti njerëzor është mbi të gjitha.
Revolta e të burgosurve politikë në burgun e Spaçit në vitin 1973 dhe revolta e të burgosurve politikë të burgut në Qafë Bari më 1984 janë dy nga kryengritjet më të rëndësishme antikomuniste gjatë gjysëm shekulli të diktaturës komuniste. Pushkatimet e protagonistëve në këto dy revolta janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 4 mijë e 200 pushkatuarve me gjyq dhe pa gjyq nga regjimi komunist të kundërshtarëve të tij politik.
( Ilirian Agolli, Zeri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: dënuarve politikë, Përvjetori i revoltave të ish-të

Opozita marshim proteste para kryeministrisë

May 23, 2014 by dgreca

*Fjalimi I Plote i Bashes: Shndërroi vendin në bazë narkotrafiku “Rama ik”/
*Edi Rama ironizon: Rrota e ish-qeverisë ngeci në bulevard/
Tiranë- Për gati një orë mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës në emër të “Aleancës kombëtare kundër drogës” protestuan sot paradite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre Rama është përgjegjës për situatën e trafikut të drogës.
Kryetari i Partisë Demokratike duke mbajtur fjalimin në podiumin e ngritur në krah të godinës së kryeministrisë tha se Tirana, jugu dhe veriu janë sot në shesh për t’i thënë Ramës të ikë pasi “Vendi nuk ka nevojë për adjutant dhe peng të trafikut të drogës”
“Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu, janë shqiptarët në këmbë, shqiptarët në shesh, shqiptarët e bashkuar pa dallime politike, shqiptarët kundër një armiku shumë të rrëzikshëm që po kërcënon vendin tonë, po minon bazat e civilizimit, po kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë tona, të asgjesojë ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga, është narkotrafiku me përmasa të frikshme i ngritur në sistem me një shpejtësi të pabesueshmegjatë 5-6 muajve të fundit. Është oligarkia financiare e bosëve dhe baronëve akoma të paprekshëm të drogës që administrojnë këtë ndërmarrje kriminale tashmë gjiganteske me symbyllje, syshkelje dhe përfshirje të Edi Ramës dhe kupolës së tij. ” tha Basha, ndërkohë protestuesit thërrisnin “Rama ik”
Basha dhe se Shqipëria meriton statusin edhe për këtë protestë që i jep një mesazh të madh të gjithë bashkë Europës dhe SHBA. “Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. ”
Sipas Bashës, “Ramës i ka ngelur vetëm të zgjedhë orën e largimit orën e dorëheqjes. Nuk mund të qeverisë dhe të marrë përgjegjësinë për narkotrafikun e ngritur në sistem dhe përfshirjen qeveritare”
Protesta e nisur rreth orës 11:36 me një marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u vendos para kryeministrisë ku mbajti fjalën edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Më pas rreth orës 12: 40 me pankarta në duar “Në këmbë kundër kundër drogës Rama në shtëpi” “Edi Koka Edi Droga:” Stop Escobarama”, protestuesit iu drejtuan çadrave ku prej tre ditësh janë në grevë urie 15 të shkarkuar nga administrata pasi në qeveri erdhi e majta.
Këtë herë protestuesit ishin më të shumtë në numër se në protestën e së enjtes së kaluar para Parlamentit ndërsa burime nga PD i thanë Ora News se të pranishëm në protestë kanë qenë rreth 150 mijë vetë. Sa mbaroi protesta nuk vonoi dhe reagimi i Ramës.
Fjalimi I Plote I Bashes: Rama ik je përgjegjës për trafikun e drogës, zgjidh orën e largimit
Ja fjalimi i plotë
Do doja që secili prej jush të ngjitej në këtë tribunë për të parë këtë pamje madhështore të lirisë dhe shqiptarisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu, janë shqiptarët në këmbë, shqiptarët në shesh, shqiptarët e bashkuar pa dallime politike, shqiptarët kundër një armiku shumë të rrëzikshëm që po kërcënon vendin tonë, po minon bazat e civilizimit, po kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë tona, të asgjesojë ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga. Eshtë narkotrafiku me përmasa të frikshme i ngritur në sistem me një shpejtësi të pabesueshmegjatë 5-6 muajve të fundit.
Është oligarkia financiare e bosëve dhe baronëve akoma të paprekshëm të drogës që administrojnë këtë ndërmarrje kriminale tashmë gjiganteske me symbyllje, syshkelje dhe përfshirje të Edi Ramës dhe kupolës së tij. Intensifikimi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore shënoi një kulm dhe stand të panjohur me sprovat e shumta të krimit të organizuar nga janari i këtij viti, për të kapur qiellin tonë dhe për ta shndërruar vendin tonë në një zonë të lirë të drogës në këtë pjesë të Europës.
Ky ishte dhe mbetet një moment shumë kritik, për fatin tonë si vend, fatin tonë si popull dhe fatin tonë si individ. Një grusht narkotrafikantësh me lidhje dhe mbështetje politike dhe logjistike në nivelet e ndryshme të qeverisjes guxuan për interesat e tyre të fëlliqura përmbysjen brutale të kursit të Shqipërisë europiane duke e vënë në kursin e Shqipërisë kolumbiane në kuptimin e rënies së vendit nën sundimin e narkotrafikut.
Ishin dhe janë ditë të vështira por shqiptarët u ngritën dhe po ngrihen me thirrjen e opozitës për të marrë në dorë fatin tonë, për të hequr damkën e narkotrafikut nga faqja e Atdheut për të mposhtur dhe shporrur oligarkinë mafioze politike të drogës, për të treguar me gisht Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë gjëmë duke i kërkuar të largohet sepse vendi ka nevojë më shumë se kurrë për zot shtëpie në krye të qeverisë dhe jo adjutantë dhe pengje të narkotrafikut siç e ka treguar qartë që është Edi Rama me gjithë qëndrimet e tij. U ngritën shqiptarët, u bashkuan shqiptarët, ja ku janë, ja ku jemi.
Kjo është ditë e madhe, ditë historike. Kjo këtu është Shqipëria e punës, e nderit dhe e virtyteve më të mira. Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, demokracisë, integrimit. Është Shqipëria që nuk ul kokën, nuk trembet, nuk friokësohet, nuk gjunjëzohet, nuk gënjehet e nuk mashtrohet. Kjo është Shqipëria që lufton, që sakrifikon, që ndeshet për vlerat që bashkojnë historinë e saj me aspiratat euriopiane. Kjo është Shqipëria që nuk ktheheht prapa, kjo është Shqipëria e statusit kandidat.
E meritojmë statusin e vendit kandidat edhe për këtë protestë që po bëjmë sot në këtë bulevard të nderit dhe shpresës, për këtë mesazh të madh që po u japimj të gjithë bashkë Europës dhe SHBA.
Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. Është jo vetëm larg por është kundër saj, kundër qytetarëve, kundër jush me papërgjeshmërinë e tij, sjelljet dhe qëndrimet e tij skandaloze në çdo etapë të shpërthimit të megaskandalit të drogës.
Me nënvlerësimin që i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë këtij rreziku të madh kombëtar, që po mbidhet si re e zezë rreth Shqipërisë për ti zënë diellin dhe dritën, për ti helmuar tokën, qiellin dhe detin, për ti shkatërruar historinë dhe ardhmërinë, për të përmbysur skrupujt dhe moralin e jetës sonë, për të hedhur në erë bazat e edukimit që ju transmetojmë fëmijëve në familje dhe shkollë, për të pushtuar pushtetin e qytetarëve që pas kësaj nuk mund të jetë më i qytetarëve.
Shqetësimi që na ka shqetësuar dhe ngritur në këmbë nuk është nga ato që jemi mësuar të shohim rëndom në arenën e përplasjeve politike mes opozitës dhe qeverisë apo anasjelltas. Shqetësimi i ngritjes në sistem të narkotrafikut është kombëtar, ekzistencial, është të jemi apo mos të jemi këta që jemi. Të jemi njërëz të lirë apo jo, të jemi apo të mos jemi njërëz të lirë, të jemi apo të mos jemi një vend demokratik që aspiron të jetë pjesë e Europës.
Trafiku marramendës si kurrë më parë i drogës nga toka, deti, ajri është fatkeqësia jonë shoqërore dhe politike, nëse nuk e ndalojmë, nëse nuk e flakim.
Droga përbën sot agresionin më të madh ndaj normave, parimeve në të cilat mbështetet edukimi i brezave. Droga në sistem i thotë nxënësit dhe studentit mos mëso se fito më shumë duke trafikuar. I thotë fermerit mos mbill perime, drithëra, por mbill drogë.
Droga në sistem ushqen iluzionet e pasurimit të shpejtë, por asnjë vend në botë nuk ka bërë hajër përmes drogës, nuk ka përparuar përmes drogës. Vendet që kanë rënë për pak kohë, apo për kohë më të gjatë në kthetrat e kartelit të trafikut të drogës kanë marrë goditje dhe plagë shoqërore shumë të rënda.
Përvoja e këtyre vendeve ka treguar qartë se droga vetëm ka shkatërruar, vetëm ka hapur varre dhe plagë, ka kthyer njërëzit kundër njëri-tjetrit, ka shkatërruar familjet, ka tundur shoqëritë nga themelet. Ata që përfitojnë nga një veprimtari e tillë janë gjithmonë një grusht njerëzish që kanë synime që përmes parave të pista të drogës të kapin shtetin dhe qeverinë.

Rama ironizon: Rrota e ish-qeverisë ngeci në bulevard
Pas protestës, nuk ka vonuar një mesazh ironik i kryeministrit Edi Rama në “Facebook” mbi praninë jo shumë të madhe mbështetësve të opozitës në shesh për të protestuar kundër trafikut të drogës dhe kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë: “Rrota e ish-qeverisë ngeci në Bulevard”, – ka shkruar Rama, duke iu referuar ironisë së bërë nga opozita për rrotën e avionit që ngeci në rërën e Divjakës dy javë më parë. Ndërkohë statusi i Ramës në rrjetin social vazhdonte: “Piloti nuk foli, shoferi bërtiti, pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja.
Protestuesit mbështesin grevistët e urisë
Pas mbarimit të fjalimit të Bashës, vëmendja e protestuesve u përqendrua te çadrat e grevës së urisë, kur ndodhen prej pak ditësh 14 persona, ish-punonjës të administratës publike që janë shkarkuar nga puna. Protestuesit, duke boshatisur pjesën kryesore të bulevardit, i kanë mbështetur me thirrjet: “Jemi me ju, jemi me ju”, por edhe, “Kthejini në punë, kthejini në punë. Rama ik, jepe dorëheqjen”.
Të larguarit nga puna, kanë dalë nga çadrat dhe i kanë përshëndetur protestuesit, të cilët kanë kënduar në kor edhe himnin e flamurit kombëtar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Opozita marshim proteste, PARA KRYEMINISTRISE

Vëllai i vogël Nik dhe e motra Lisa, vizituan Muzeun Memorial 9/11

May 22, 2014 by dgreca

……aty ku 13 vjetë më parë humbi jetën vëllau i tyre Simon Dedvukaj/
Nga BEQIR SINA, New York/
LOWER MANHATTAN NYC : Më 11 shtator 2001, 26-vjeçari Simon Dedvukaj, ndodhej në njërën nga kullat binjake të Nju Jorkut, kur ajo u godit nga sulmet terroriste, që morën jetën e njerëzve të pafajshëm. Jeta e shkurtër e Simonit, kështu u ndërpre papritur, bashkë me atë të disa mijra të tjerëve. Sot, pas 13 vjetësh, vëllai i i tij Nik Dedvukaj dhe e motra Lisa, teksa vizitojnë Muzeun Memorial 9/11, e kujtojnë Simonin me mall dhe dashuri, ndenja të përziera, dhe thonë se asgjë nuk mund t’ua shërojë plagën, por jeta duhet të vazhdojë……!
Sipas, gazetës, lokale njujorkeze “The Journal News”, shkruhet se ” Nik Dedvukaj – mbas vdekjes së vëllait, simbas traditës, shqiptare, e mori “detyrën” e “mbrojtësit të familjes – family protector”, për vëllezërit e motrat e tij . Kjo pasi vëllai i tij – më i madh, mbeti i vdekur më 11 shtator të vitit 2001, dita kur terroristët rrëmbyen 4 aeroplanë udhëtarësh, dy prej të cilëve u përplasën në dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork, kurse i treti në Pentagon, ndërsa i katërti është rrëzuar në periferi të fshati në Pensillvenia.
Në mesin e afro tre mijë viktimave janë edhe 3 shqiptarë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
Mirëpo, për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën, javën e kaluar në qytetin e Nju Jorkut, u bë inaugurimi zyrtar i Muzeut Memorial Kombëtar, në vendin ku më parë qëndronin dy Kullat Binjake – World Trade Center, në shenjë kujtimi për viktimat, e sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001.
Presidenti Barak Obama, ish Presidenti Bill Clinton dhe personalitetet e tjerë, ishin të pranishëm enjten në mëngjes, në Nju Jork, në një ceremoni emocionale në përkushtimin e hapjes së Memorialit Kombëtar dhe Muzeut të 11 shtatorit në Lower Manhattan – vendin ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake – Qendra Botërore e Tregëtisë .
Ky muze që u bë i hapur më 15 maj – vetëm për ceremoninë e inagurimit, dhe familjet e viktimave, ndërsa, për publikun u hap më 21 maj – pra dje, të mërkurën. Mëqenëse, gjatë kësaj jave muzeu – ka qenë i hapur për t’u vizituar, vetëm për familjet e viktimave, njëra prej tyre, si shkruan dhe gazeta “The Journal News”, ishte dhe motër e vëlla i njërit prej shqiptarëve, që humbi jetën në këtë tragjedi, Nik Dedvukaj dhe njëra nga katër motrat e tij Lisa.
“Vizita në muzeun 9/11 sjell përsëri ndjenja të forta duke u përpjekur për të gjetur vëllanë e humbur, në mesin e sendeve, dhe emrave të, të vdekurve – Simonin”, ka thënë Nik Dedvukaj .
Kurse, Lisa e motra e Simonit, thotë se ajo dëshiron të shkojë përsëri në muzeun 9/11, mbasi duket që vizita e parë, nuk i ka dhënë asaj dhë vëllait të saj Nikës, kohë të mjaftueshme për të “gjetur gjithë atë mallin dhe dashurinë” e saj për vëllanë, Simon Dedvukaj, i cili ishte punonjës i ekipeve të mirëmbajtjes në Kullën e Veriut, pikërishtë kur 13 vjet më parë aeroplani e goditi, gradacielin dhe rrëzuar atë .
Nik Dedvukaj dhe e motra Lisa së bashku bënë vizitën e parë në Muzeun Memoriali Kombëtar 11 Shtator 2001, të shtunën, tri ditë mbasi ky muze u inagurua dhe atë e vizitojë edhe Presidenti i SHBA, Barack Obama.
37 – vjeçari banor i Yonkers-it, New York, Nik Dedvukaj, shkojë të vizitojë muzeun së bashku me të motrën e tij për të parë se çfarë emocione dhe kujtime të dhimbshme do të marrën me vete nga Muzeu Memoriali Kombëtar, thonë ata.
“Si vëllai më i madh nga dy vëllezërit dhe katër motrat , roli i “mbrojtësit të familjes – family protector”, është që unë t’a marr atë seriozisht . Mbasi, ky ka qenë edhe një nga amanetet e fundit të vëllait tonë Simonit – para se të vdiste në sulmet terroriste, kur në telefonë, na tha se “Kujdes motrat dhe babën e nanën ” ka thënë Nika.
Nik Dedvukaj – gjatë vizitës së tij me të motrën Lisën, të shtunën, foli para videos së, Seth Harrison,të gazetës, lokale njujorkeze “The Journal News”, për anën emocionale të vizitës në Muzeun Memorial 9/11 duke kujtuar vëllanë e vet, Simonin , i cili vdiq në sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Ai tha se së bashku me familjen e tij ka qenë në kërkim të Simonit , prej nga fillimi i kërkimeve – atëherë për eshtrat e tij , pastaj për sendet e tij , dhe tani për ndonjë nga gjërat e tij personale që mund të jenë në pavionet në këtë muze.
Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. I porsamartuar(10 muaj martesë) me Elizabetën nga Shqipëria,(Kelemndi) u bë përcjellës i traditës shqiptare. Ai u rritë me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni, me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë dhe me prindër shqiptarë, është e mundur të ruash e të çosh me tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.
Për prindërit, Marash dhe Viktoria Dedvukaj, jeta ndryshoi përgjithmonë pas 11 shtatorit 2001. Viktoria jeton çdo çast me kujtimin e të birit. Ajo ka mbledhur pjesë nga gazetat e atyre ditëve dhe ka krijuar album pas albumi, me shpresën se në ndonjërën nga fotografitë do të shihte Simonin e saj.
Kjo është një familje e madhe – katër vëllezër dhe katër motra, të gjithë fëmijë të sjellshëm dhe punëtorë. Është një familje tipike malësore, ku tradita respektohet dhe ku të gjithë fëmijët flasin shqip megjithëse kanë lindur në Amerikë.

Filed Under: Featured Tagged With: dhe e motra, Lisa, Memorial 9/11, Muzeun, Nik, Vëllai i vogël, vizituan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT