……aty ku 13 vjetë më parë humbi jetën vëllau i tyre Simon Dedvukaj/
Nga BEQIR SINA, New York/
LOWER MANHATTAN NYC : Më 11 shtator 2001, 26-vjeçari Simon Dedvukaj, ndodhej në njërën nga kullat binjake të Nju Jorkut, kur ajo u godit nga sulmet terroriste, që morën jetën e njerëzve të pafajshëm. Jeta e shkurtër e Simonit, kështu u ndërpre papritur, bashkë me atë të disa mijra të tjerëve. Sot, pas 13 vjetësh, vëllai i i tij Nik Dedvukaj dhe e motra Lisa, teksa vizitojnë Muzeun Memorial 9/11, e kujtojnë Simonin me mall dhe dashuri, ndenja të përziera, dhe thonë se asgjë nuk mund t’ua shërojë plagën, por jeta duhet të vazhdojë……!
Sipas, gazetës, lokale njujorkeze “The Journal News”, shkruhet se ” Nik Dedvukaj – mbas vdekjes së vëllait, simbas traditës, shqiptare, e mori “detyrën” e “mbrojtësit të familjes – family protector”, për vëllezërit e motrat e tij . Kjo pasi vëllai i tij – më i madh, mbeti i vdekur më 11 shtator të vitit 2001, dita kur terroristët rrëmbyen 4 aeroplanë udhëtarësh, dy prej të cilëve u përplasën në dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork, kurse i treti në Pentagon, ndërsa i katërti është rrëzuar në periferi të fshati në Pensillvenia.
Në mesin e afro tre mijë viktimave janë edhe 3 shqiptarë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
Mirëpo, për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën, javën e kaluar në qytetin e Nju Jorkut, u bë inaugurimi zyrtar i Muzeut Memorial Kombëtar, në vendin ku më parë qëndronin dy Kullat Binjake – World Trade Center, në shenjë kujtimi për viktimat, e sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001.
Presidenti Barak Obama, ish Presidenti Bill Clinton dhe personalitetet e tjerë, ishin të pranishëm enjten në mëngjes, në Nju Jork, në një ceremoni emocionale në përkushtimin e hapjes së Memorialit Kombëtar dhe Muzeut të 11 shtatorit në Lower Manhattan – vendin ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake – Qendra Botërore e Tregëtisë .
Ky muze që u bë i hapur më 15 maj – vetëm për ceremoninë e inagurimit, dhe familjet e viktimave, ndërsa, për publikun u hap më 21 maj – pra dje, të mërkurën. Mëqenëse, gjatë kësaj jave muzeu – ka qenë i hapur për t’u vizituar, vetëm për familjet e viktimave, njëra prej tyre, si shkruan dhe gazeta “The Journal News”, ishte dhe motër e vëlla i njërit prej shqiptarëve, që humbi jetën në këtë tragjedi, Nik Dedvukaj dhe njëra nga katër motrat e tij Lisa.
“Vizita në muzeun 9/11 sjell përsëri ndjenja të forta duke u përpjekur për të gjetur vëllanë e humbur, në mesin e sendeve, dhe emrave të, të vdekurve – Simonin”, ka thënë Nik Dedvukaj .
Kurse, Lisa e motra e Simonit, thotë se ajo dëshiron të shkojë përsëri në muzeun 9/11, mbasi duket që vizita e parë, nuk i ka dhënë asaj dhë vëllait të saj Nikës, kohë të mjaftueshme për të “gjetur gjithë atë mallin dhe dashurinë” e saj për vëllanë, Simon Dedvukaj, i cili ishte punonjës i ekipeve të mirëmbajtjes në Kullën e Veriut, pikërishtë kur 13 vjet më parë aeroplani e goditi, gradacielin dhe rrëzuar atë .
Nik Dedvukaj dhe e motra Lisa së bashku bënë vizitën e parë në Muzeun Memoriali Kombëtar 11 Shtator 2001, të shtunën, tri ditë mbasi ky muze u inagurua dhe atë e vizitojë edhe Presidenti i SHBA, Barack Obama.
37 – vjeçari banor i Yonkers-it, New York, Nik Dedvukaj, shkojë të vizitojë muzeun së bashku me të motrën e tij për të parë se çfarë emocione dhe kujtime të dhimbshme do të marrën me vete nga Muzeu Memoriali Kombëtar, thonë ata.
“Si vëllai më i madh nga dy vëllezërit dhe katër motrat , roli i “mbrojtësit të familjes – family protector”, është që unë t’a marr atë seriozisht . Mbasi, ky ka qenë edhe një nga amanetet e fundit të vëllait tonë Simonit – para se të vdiste në sulmet terroriste, kur në telefonë, na tha se “Kujdes motrat dhe babën e nanën ” ka thënë Nika.
Nik Dedvukaj – gjatë vizitës së tij me të motrën Lisën, të shtunën, foli para videos së, Seth Harrison,të gazetës, lokale njujorkeze “The Journal News”, për anën emocionale të vizitës në Muzeun Memorial 9/11 duke kujtuar vëllanë e vet, Simonin , i cili vdiq në sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Ai tha se së bashku me familjen e tij ka qenë në kërkim të Simonit , prej nga fillimi i kërkimeve – atëherë për eshtrat e tij , pastaj për sendet e tij , dhe tani për ndonjë nga gjërat e tij personale që mund të jenë në pavionet në këtë muze.
Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. I porsamartuar(10 muaj martesë) me Elizabetën nga Shqipëria,(Kelemndi) u bë përcjellës i traditës shqiptare. Ai u rritë me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni, me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë dhe me prindër shqiptarë, është e mundur të ruash e të çosh me tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.
Për prindërit, Marash dhe Viktoria Dedvukaj, jeta ndryshoi përgjithmonë pas 11 shtatorit 2001. Viktoria jeton çdo çast me kujtimin e të birit. Ajo ka mbledhur pjesë nga gazetat e atyre ditëve dhe ka krijuar album pas albumi, me shpresën se në ndonjërën nga fotografitë do të shihte Simonin e saj.
Kjo është një familje e madhe – katër vëllezër dhe katër motra, të gjithë fëmijë të sjellshëm dhe punëtorë. Është një familje tipike malësore, ku tradita respektohet dhe ku të gjithë fëmijët flasin shqip megjithëse kanë lindur në Amerikë.