• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

Zgjedhjet ne Kosove- Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër

May 17, 2014 by dgreca

Nga Bleron Baraliu*/
Duke qene se krejt analistat kane ik neper parti dhe kane filluar ti lyejne ferteret perderisa peshku ende eshte ne det, po jap disa vështrime te mia, sado te cekta ne mungese kohe per ti shtjellu ma thukte. Ja nje sinopse ne numra dhe efekte:
(prognoza e votave: PDK 27 (LB 4, PD 4) LDK 21 AAK 16 VV 12 Nisma 7 AKR 4 *)
(kryeminister Ramushi, kryetar Hashimi, zgjedhjet e reja me 2016)
(marrveshja me serbine e kryer, veriu gati krejt jashte Kosoves, UCK e dermuar, progresi ne arsim dhe shendetesi i padukshem, vizat e lira, erozioni i shoqnise i pandalshem, ekonomia ne zhvillim me cak afatshkurte)
Albini dhe Isa doreheqje, VV renovim progresiv drejt partise se majte, LDK ndarje te reja drejt shkatrrimit perfundimtar, AAK-PDK bashkim afatgjate ne forcen e djathte politike.
*rezervoj te drejten per ta ndryshu prognozen nbaze te zhvillimeve ne 3 javet qe po vijne
1. Hashimi veqme po ben fushate shume te forte edhe strategjikisht edhe taktikisht, dhe veshtire se do ta zeje dikush per 3 jave te mbetura. Me koalicionet, PDK e ka zgjeru rrjetin aq sa pothuajse e ka garantu fitoren per spaku 5 pike per mbi LDK.
a. LB ka marr vendim te duhur strategjik ti bashkohet PDK-se, sidomos pasi AAK e ka refuzu si parti, nga frika e pragut.
b. PD per PDK ka efekt neutral ne vota, negativ ne ndikim, sepse nuk perket aty
c. PSHDK – e pabesueshme, drejt shuarjes se merituar
d. Lista duhej te shmangte Xh Halitin, Azem Sylen, Shukri Bujen, Bekim Haxhiun e te tille, per te bind elektoratin levizes se Hashimi e ka nder mend te bej si thote. Tash do ti humb kete per ne VV dhe Nisma. Pas kesaj, do te filloj restrukturimi i PDK-se pa Hashimin, dhe me siguri me angazhim me pak qendror te Kadriut se qe mendohet a pritet. “Garda” e PDK-se do ta hap rrugen e reformimit pavaresisht rezultateve.
2. LDK – deshtimi kyc eshte mosafrimi me Fatmir Sejdiun. Lista ka disa emra te mire brenda, por fushata si duket ka filluar me negativitet, dhe kohezioni as nuk duket larg ne horizont, se lere me ne organizim. LDK do te kete carje te medha ne mesazhin e kandidateve te ndryshem per deputet, dhe humbja e Prishtines do te (por nuk mund te) injorohet. Isa po vazhdon me avazin e vjeter, dhe ne debat ka me humb shume keq, sidomos ndaj Ramushit, prej te cilit nuk do ta pres fare. Partia e Forte, nese i lejohet forumi, poashtu ka me godit rende LDK-ne. VV (berthama e kandidateve si L. Aliu etj.) cak kryesor nuk e kane PDK-ne por LDK-ne, qe do te jete habi per Ilir Deden me kllapen e tij, e edhe per Shpendin, Fisin e x-FER-at. LDK po vazhdon ne spirale drejt fundit te saj dhe hapjes se rruges per nje parti afatgjate te majte, per te cilen do te drejtohet VV e re pas zgjedhjeve, pa Albinin!
3. AAK – do te jete supriza e zgjedhjeve. E para, sepse Ramushi do te paraaqitet me i sinqerte, me i besueshem, me pak konfliktuoz, dhe me i pranueshem per votuesit e pavarur ose jo-aktiv ne politike. Psh, per AAK mund te votoj edhe nje adhurues i Rugoves, edhe i Thaqit, madje edhe i VV-se, sado qe te kene humbur besimin ne subjektet perkatese. AAK poashtu do te jete surprize per fuqine negociuese perballe Hashimit, dhe me daljen e cakut te Ramushit per kryeminister ne drite, madje me perkrahje te nderkombtareve…
4. VV e filloi reformimin post plus-FER shume ligshte dhe me ngjallje te re te mosbesimit ndaj kapacitetit politik te saj, psh me prurjen e Ilir Dedes, si dhe me mbulesen e dobet te deshtimit ne zgjedhjet lokale x-Pr. Mbulesa e varur ne fitoren e Prishtines, veqse e formesonte me thelle bindjen se politika e FER-it u deshmua pragmatike perderisa VV vazhdon te enderroj ne revolucione destruktive. Megjithate, sjelljet e fundit ne liste te H. Hysenit, M. Baraliut , dhe Bislim Elshanit* (nese eshte ky i levizjes nga Suhareka,) i japin VV nje ngjyre procesi te maturimit, sepse keta sjellin dozen e inteligjences praktike ne rrafshin nacionalist, perkunder dogmatizmit neverites te Albinit. Erleta Ukshin Hoti eshte poashtu nje prurje e rendesishme, qe ne pergjithesi ia forcon kredibilitetin e LV-se ne rrafshin e orientimit pro-kombtar te njemendte e jo veq radikal pa mbulese.

5. Nisma nuk arriti te mbaj gjalle momentumin e krijuar, sepse Fatmiri eshte me teper njeri shperthyes se sa konsistent. Megjithate, performanca e ulet e PDK-se gjate mandatit te kaluar, bashke me neveritjet e nacionalisteve qe urrejne karakterin vasalist ndaj nderkombtareve, do te bejne te mjaftueshem numrin e votuesve per Fatmirin dhe Jakupin. Nismen do te mundohet Hashimi ta perdor kunder Ramushit, por shansat jane me te medha qe Fatmiri te hyj ne qeveri bashke me Ramushin dhe PDK-ne, duke krijuar bazat e partise se djathte.
6. AKR eshte humbesja me e madhe dhe me e merituar ne procesin parazgjedhor. Njerezit i kane kuptuar genjeshtrat e Sulltan Salepit (po huazoj E Robellin) dhe premtimet e kota te pareve ne ajer qe nuk zbresin kurre ne toke, perveq ndonje dallavere perfituese per te, nuk do ti bindin njerezit qe te votojne. Te pashpreset dhe te mllefosurit qe me teper merziten per oportunizem se sa zhvillim, me siguri do ta votojne AKR-ne ne krah te Mimozes e gjasave per magji, por AKR me siguri do te bie krejt prej pragut dhe do te shuhet e tera, per ta mbyll pergjithmone faqen e zeze te dinamikes Sulltan Salepi ne politiken e Kosoves.
*Te gjitha opinionet jane veq te miat, dhe te pa percaktuara per ndonje parti. Me vone do te jap vleresimet per kandidatet qe po i konsideroj, qe perfshijne listen e PDK-LB, VV, dhe AAK (Nisma, LDK jane out per momentin)
*Analiza eshte marre nga Expressi

Filed Under: Analiza Tagged With: Bleron Baraliu, kryeminsiter, Ramush Haradinaj

ENDE GJALLË?!…

May 17, 2014 by dgreca

Nga Petraq Zoto/
Tregim/
…Koto Hoxhi në Jedi Kule! Mësuesi i mësuesve, ai që ia mësoi shqipen edhe Pandeli Sotirit1), gjendej në burg, ngaqë u mësonte bashkëfshatarëve në Qestorat të shkruanin gjuhën amtare. Venin edhe të moshuar, pa u nxitën nxënësit shqiptarë të normales greke dhe ai s’përtonte. Ua bënte të lehtë mësimin, të lehtë e të dëshirueshme, pasi ishte dashuruar njëherë e përgjithmonë me të. Mirëpo nuk e lanë. Shpifën e trilluan të paqena kundër tij. Të sfilitur si mos o zot, e rrasën në burg. Në atë moshë, pa dritë, pa shpresë, vështirë të dalë që andej plaku i mirë…
Vajzës së re Sevasti Qiriazi i pikonte në shpirt. Dëgjonte dhe me sytë e mendjes përfytyronte të mirin e të munduarin mësues në një guvë të errët, dergjur në detin e dhimbjes dhe të dëshpërimit. Baba Koto, më dëgjon?!… Mësuesi plak bën të ngrihet e s’ngrihet dot. Ngjan se nuk është i sigurt në i flasin atij, apo është një hamendje. Jam unë, bija e Dhimitër Qiriazit… Ai ia del ta kthejë kokën dhe e shikon vajzën me një ndjenjë të dyfishtë, gëzim e mosbesim, megjithatë ia zgjat dorën, një dorë e bardhë dhe e tejdukshme…
Ky përfytyrim nuk i ndahej. Dalëngadalë e si pa u ndier, iu shndërrua në dëshirë. Dëshira erdhi dhe e përfshiu të tërën si një brengë.. Ngado që shkonte, çfarëdo që bënte, nuk e largonte dot. Mësuesi i përvuajtur ishte mik i familjes së saj. Kur shkonte në Stamboll a kur kthehej nga Stambolli, ai qëndronte në Manastir dhe për një ose dy ditë ishte mysafir i babait të saj, vëlla në shpirt me të. Ishte vajzë e vogël, kur e pa për herë të parë. Koto Hoxhi rrinte pranë vatrës në dhomën e madhe shtruar me qilim. Në anën tjetër i ati. Bisedonin me ëndje, si njerëz që e duan njëri-tjetrin dhe kanë kohë pa u parë. Nën musëndrën e madhe ajo dhe vëllai Gjerasim. Ky është Baba Koto, i pëshpëriti ai. Një ndër ata që formuan Shoqërinë e të shtypurit të shkronjave shqipe 2)…
Burrë nja gjashtëdhjetë vjet, ballëgjerë e me flokë të përhimë dhe të rrallë, asaj i ngjau me personazhet e përrallave dhe rrëfimeve të moçme. Ndoshta nga mënyra se si ia paraqiti i vëllai, që shfaqi një nderim të veçantë për të. Si e përpirë nga një habi, ajo nuk ia ndante sytë. Çdo fjalë e tij ia rriste edhe më tepër figurën fisnike të mësuesit të hershëm. I ati e thirri pranë. Puthja dorën Baba Kotos, bijë. Ajo e bëri në çast, me druajtje, po edhe me zell.
“O, qenke vajzë e mbarë ti! Si ta thonë emrin?”
“Sevasti Dhimitër Qiriazi.”
“Nga je ti, moj Sevasti?”
“Unë jam nga Kolonja.”
“O, o, sa mirë! – Koto Hoxhi qeshi me të madhe. -A s’më thua, moj bijë, çfarë je ti?”
“Unë jam skipëtare!”
“Bukur, besa. Bukuri!…
Sytë e butë dhe të dashur të mësuesit u njomën, zëri iu drodh. U kthye nga i zoti i shtëpisë. Prekem si fëmijë kur dëgjoj një fjalë të ngrohtë për këtë të uruar e të ngratë Shqipëri, tha. Nuk do më tretë dheu, po s’e pashë të përçapet e të zërë ta ngrohë dielli i Përlindjes…
Burri i moshuar psherëtiu, vajza e vështroi edhe më me ëndje në atë përmallim…
“Më thuaj dhe një gjë tjetër, bijë. Di t’i shkruash shqip ato që the?”
“Di!”, -ngazëlleu ajo dhe e ngriti kokën ta falënderonte vëllanë që ia kishte mësuar shqipen, kësisoj nuk do të turpërohej përpara atij njeriu të madh e të çuditshëm.
Gjerasimi shpejtoi t’i jepte letër e penë dhe ajo shkroi me lehtësi: Unë jam skipëtare!
“Ti qenke një skipëtare e vërtetë, jetë e mot e tillë qofsh!”
Dhe e puthi në ballë e i dhuroi një libërth të vogël që e mbante me vete. Këtë sh-në s’e gjetëm e s’e gjetëm dot, i tha Gjerasimit. Kështu nuk shkon. Veçanërisht te fjala shqiptar e Shqipëri s-ja që po përdorim, sikur të ngec në grykë…
Mësuesi i hershëm iku të nesërmen. Në kujtesën e saj ai u ngulit si një figurë e madhërishme dalë nga legjenda.
* * *

…Koto Hoxhi në Jedi Kule!
Kësaj here nuk qe fjala as për legjendë e as për fantazi, plaku i urtë dergjej në burgun më famëkeq të Perandorisë Osmane. Ai që hynte atje, zor të dilte i gjallë. Dhe mësuesi i hershëm tashmë ishte mjaft i moshuar…
Ç’ke, moj? -e pyeste Ylvia, një vajzë e brishtë me tipare të bukura. Shqiptare me origjinë, kur u njohën, ajo s’dinte asnjë fjalë shqip. Shoqes i erdhi inat. Shqiptare e të mos dijë shqip?!… Iu vu t’ia mësonte gjuhën amtare dhe ia doli t’i nguliste mjaft fjalë. Sapo mbeteshin vetëm, e nxiste të flisnin vetëm shqip, ndryshe vrenjtej dhe tjetra i druhej zemërimit të shoqes së mençur.
-Kam një hall, – i tha asaj.
Qerpikët e gjatë të vajzës së brishtë u drodhën. Me pak fjalë ia shpjegoi dëshirën për të parë Baba Koton. Ylvia nuk e kuptoi fare atë shqetësim, megjithatë e gjeti të udhës ta mirëkuptonte, pra i dha fytyrës shprehjen e trishtimit. Aq miturisht e bëri këtë, saqë Sevastia vuri buzën në gaz me pahir. Për habinë e saj, të nesërmen mikja gjysmë shqiptare e gjysmë turke vajti më herët se zakonisht në shkollë dhe po e kërkonte. Porsa e takoi, e hoqi mënjanë e ia mori të dyja duart në të sajat dhe i tha me drojë, po edhe me një zell të papërmbajtshëm:
-Ati im është efendi i Jedi Kules!
Dhe i rrotulloi sytë e mëdhenj duke i përpëlitur qerpikët, sikur ajo vetë e kishte fajin për hallin që mundonte miken e saj. Vajzës së Qiriazëve vërtet i bëri përshtypje. Deri atëherë Ylvia nuk i kishte thënë me çfarë pune merrej i ati. Ngjante se as ajo vetë s’e kishte të qartë.
– Do jemi prapë mikesha, do jemi?!…
E pyeste dhe i përgjërohej me fjalë e me sy. Shoqja po mendonte tjetër gjë. Ku nuk i gjeje shqiptarët! Ishin përhapur gjithandej në punë nga më të ndryshmet. Ca prej tyre ngjiteshin lart e më lart mbi vuajtjet dhe mjerimin e popujve të nënshtruar me përdhunë. S’e bënin veten që ishin shqiptarë dhe rrekeshin të harronin kombësi e atdhe, që të mos u rrinin mbi kokë si gjykatës të pamëshirshëm për bëmat e tyre të mbrapshta. Ja, një prej tyre qenkësh babai i shoqes së klasës. Përse ia kumtoi ajo?… Shqiptar dhe i fuqishëm, pati menduar se ai mund ta ndihmonte për Baba Koton. Jo ta lironte, kjo as që mendohej.
– Unë dua ta shoh plakun e humbur për së gjalli… Ah, sikur!…
Ia tha përnjëherë dhe me përmallim. Shoqja uli kokën e nuk ia mori fjalën. Të nesërmen fluturonte nga gëzimi. Iu luta shumë, tha. Qava, i rashë ndër gjunjë, ama më në fund pranoi. Nesër në mëngjes të vishesh si djalë dhe ta presësh përpara hapsanës.

*
* *

Në të dalë të Stambollit, Jedi Kule qe shëmbëlltyrë ulëritëse e sundimit shekullor osman. Heshtja e frikshme dhe si e përzishme shtrihej rreth e qark në një largësi deri pesëqind metra nga muret e trasha rrethuese. Muret ndërpriteshin nga shtatë kulla të larta në largësi të barabarta me njëra-tjetrën. Portat e mëdha të hekurta ngjanin si një barrierë që pengonte hapësirën e jashtme të hynte brenda dhe dhimbjen sfilitëse të brendshme të dilte jashtë.
Vajza veshur tebdil qëndroi larg tyre. Në pritje të ankthshme vështronte ngrehinën me kulla të përbindshme. Zymtësia e tyre ia ndrydhi zemrën. Ia ndrydhi zemrën dhe gëzimi i shpresës iu zbeh, ndërsa ajo çka dëshironte iu duk e largët dhe e pamundur. Ç’mund të bënte një vajzë e brishtë veshur si djalë, para asaj ngrehine të llahtarshme?!…
I tha vetes të sillej mospërfillëse, përndryshe do t’i mpakej guximi, ashtu e harroi disi mbresën lënduese. Pas afro një ore, portat e mëdha u hapën tejetej, që andej doli me të shpejtë një karrocë e zezë. Kur po i afrohej vajzës veshur tebdil, kuajt shtrembëruan qafat me jelet e gjata dhe karroca qëndroi. Te dera u ndeh një kokë burri. E vërejti vajzën veshur djalë, pastaj u thërriti rojave:
-Lëreni këtë djalosh të hyjë e të shohë gjyshin!
Ai urdhër përkoi fort me misterin që vishte krejt burgun dhe hapësirën përreth.

*
* *
Eci pas një gardiani. Trupi i tij ishte kaba dhe i shtrembër, ai vetë si çalaman, ngaqë ia tërhiqte rripin tufa e çelësave varur në të. Dukej i zymtë, megjithatë ecte shpejt, pa e vrarë mendjen se ndjekësi e kishte të zorshme ta ndiqte në atë korridor të errët. Qelia e Koto Hoxhit gjendej larg dhe thellë. Vajzës së brishtë iu drodh trupi nga hamendja se qe e zorshme që plaku të mbahej gjatë në atë zgafellë të errët e të shurdhët. Ndërsa gardiani vërtiste çelësin në drynin e madh, ajo u mbush me frymë. Roja e shtyu derën dhe i dha shenjë të hynte. Vajza hyri duke picërruar sytë. Pak përtej derës spikati një masë pa formë. Pastaj ajo masë zuri t’i qartësohej disi dhe në të shqoi figurën e plakut shtrirë në truall. Fytyrëbardhë e mjekërbardhë, me flokë e mustaqe të bardha, të bardha i kishte edhe vetullat. Vajzës së brishtë iu përhi shëmbëlltyra e një qenieje të pazakontë që del nga legjenda.
-Baba Koto?! – shqiptoi si me frikë.
Në vend të përgjigjes, dëgjoi një rënkim të dobët e të thellë. Për një çast mendoi se mos i burgosuri e kishte humbur dëgjimin ose nuk fliste dot, dhe vetiu e përsëriti pyetjen.
-Kush je ti? Ti më njohke, po a të njoh unë?!…
I butë dhe i zvargur, zëri i plakut doli si nga një thellësi humnere.
-Oh! – ia bëri ajo si të thoshte mirë që folka!- Të njohin ata që duan shqipen e Shqipërinë, – i tha mu afër veshit.
Më në fund ai arriti të shquante një djalosh me qëndrim përgjërues, gati t’i hidhej në krahë, me shenjën më të parë të tij.
-Paç uratën, bir!
-S’jam djalë, Baba Koto.
-Një vajzë këtu?!
-Unë jam skipëtare!…
-O, o!…
I ndryri në qeli vuri dorën në ballë. Sapo dëgjoi një shprehje që s’mund të harrohej lehtë. Mirëpo mosha dhe burgu ia kishin fundosur diku thellë dhe ai përpëliti qerpikët si të shquante dikë a diçka përtej mjegullës. Ja tek u përmend, atëherë zgjati krahët, pastaj u zgjat i tëri.
-Afrohu, bijë… Afrohu…
Ajo ra ndër gjunjë, ia mori dorën në të sajën e ia puthi.
-Si është babai, moj bijë?
-Si përherë, zemërbardhë e i papërtuar, lis i fortë.
– Lis, the?
Plaku i drobitur mbështeti dorën në anë të shtratit. U dëgjua një krisje, sikur po thyhej diçka. Shtrati apo kokallat e tij?! Vajza shtangu, mandej shpejtoi ta ndihmonte. Me shumë mundim ai arriti të qëndrojë ndenjur. Zuri vend e psherëtiu thellë. Psherëtiu prapë dhe ia shkoi dorën ballit, thua se po fshinte djersët. Ajo s’po ia ndante sytë dhe mend ia shkrepi të qarit. Gërviti sërish kraharori i të burgosurit.
-Në ka gjësend që e shquan faqeza fisin tënd dhe që yt atë e ka trashëguar fort mirë, kjo është të qëndruarit i papërkulur në siklet. Është vullnetmirë dhe plot guxim, nuk i trembet rrezikut. E di sa ka hequr, po s’është dhënë kurrë. E çmoj fort, dua të jem posi ai.
Ky thotë ato gjëra që i pëlqejnë për veten dhe mirë bën, gjykoi bija e Qiriazëve. Mirëpo im atë i meriton këto lavdërime dhe unë jam krenare për të. Bëri habi që plaku i tukequr mundi të fliste aq shumë. Me ato që tha, sikur e kaloi provën më të vështirë, doli nga një përhumbje ku dergjej prej javësh. Atij ende s’i bëhej ta besonte që dikush kishte mundur të hynte në greminën ku e patën fundosur. Për më tepër, vizitorja ishte një vajzë, bija e mikut të tij. Ndjeu dëshirën të fliste. Deshi të mësonte ç’bëhej përjashta, në botën e zorshme, por edhe të luftës dhe të shpresës.
-Po vëllai Gjerasim, moj bijë?
-Shqiptar me mish e me shpirt, Baba Koto. S’kërkon e s’mendon gjë tjetër.
Plaku puliti sytë. Kërkonte, mirë… Por si? Ku?… Dendur e mundonte dyshimi se mos edhe patriotët e tjerë kishin pësuar fatin e tij. Me ditë e javë më kot pati pritur ndonjë shenjë nga jashtë. Sa më tepër kalonte koha, aq më i thekshëm i bëhej dyshimi. Me mundim lëvizi vendit. Krisën sërish kokallat e tij. Sa e kanë munduar, hoqi përbrenda ajo. Im vëlla shkruan edhe poezi, shtoi ajo. Për t’ia bërë qejfin, recitoi:
O vëllezër shqipëtarë,
Lidhuni ndë dashuri!
Erdhi koha e mësimit,
Të fitojmë dituri.
Koto Hoxhi e dëgjoi me ëndje dhe u ngreh.
-Po kjo qenka punë e madhe!… Kaq e bukur, kaq e mirë. Gjerasimi ynë shkuaka udhës së ndritur të Naimit gojëmbël!…
Fytyra, fjalët, shikimi iu përndezën nga një dritë ngazëlluese. U ngazëllye edhe ajo dhe shtoi se ca nga vjershat e tij vëllai i bënte këngë. Pas kësaj këndoi ngadalë, lehtë-lehtë:
-Lul’e bukur posi dielli,
kush të mbolli ty këtu?
-Lum ay njeri i urtë
që më sheh e më bekon,
vetvetiu nuk kam mbirë.
Lum ay që kupëton!
-Këto vajtkan punë e madhe për nxënës të mbarë. Ka ndër mend të hapë shkollë yt vëlla?
-Të dy, mësues! Gjersa të mbaroj kolegjin unë, ai do bëjë gatitjet. Kemi ndër mend të hapim në Korçë shkollën shqipe për vajza. S’më pritet sa të vijë ajo ditë.
-O, sa e mirë gjë!…
-Ferrat dhe gjembat i shkulët ju së pari, Baba Koto. Mbi ju ra edhe mëria e parë. Dhe ajo recitoi dy vargje të tij:
-Mblidhi, shokë, të bëjmë benë,
të ngjallimë mëmëdhenë!…
I recitoi vargjet e tij, pastaj shtoi dy vargje të saj për të.
I burgosuri u ngashërye. E kishte drobitur mosha, e kishin drobitur vuajtjet, e kishte drobitur burgu me stërmundimet, ca më shumë vetmia e përbindshme.
-Më rrofsh, bijë! O, ç’dritë më solle në këtë të nëmur qeli!.. Saqë njerëzit më kujtojnë, qenkam gjallë dhe ende rroj…
Mësuesja e ardhshme s’i mbajti dot lotët. Sa mirë kishte bërë, sa mirë!…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ENDE GJALLË?!... Petraq Zoto

JEHONA E OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK

May 17, 2014 by dgreca

Thirrje Publike për pjesmarrje në manifestimin e madhë përkujtimor që mbahet me 31 Maj 2014 në Gorozhup të Hasit në ora 12,00 për nderë të rënies së 15 dëshmorëve të UÇK-së nga brigade 28-128 gjatë Operacionit : “Shigjeta “ në Pashtrik./
Shkruan kolonel: Ruzhdi Saramati/
I nderuar kryeminstër i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi
Sa here që flitët për luftërat dhe ngjarjet historike, del në pah jehona e Operacionit të UÇK-së, “Shigjeta” në Pashtrik. Për këtë me kujdes e kemi përcjellur përkushtimin tuaj që 14 vite me radhë ju keni treguar një mospërkujdesje meritore ndaj të rënëve për lirin e atdheut që derdhën gjakun në betejat e lavdishme gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pshtrik.
Jemi mbase të vetëdijëshëm në angazhimin tuaj për procesin në të cilin po kalon Republika e Kosovës, veprimtaria dhe angazhimi juaj i shumanshëm në ngritjen e shtit, por kryeministër gjej kohë që ta nderosh edhe këtë luftë që bëri UÇK-ja në Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik të cilin ju dhe ish- Minstri i Mbrohjtjës Azem Syla e ideuat këtë projekt të madhë politiko-ushtarak, ku me ndihmën e Forcave të NATO-s, ngadhneju fuqishëm fitorja e UÇk-së.
Si më poshtë ne po u japim historikun e shkurtër të kësaj lufte të lavdishme që ndodhi tash e 15 vite më pare.
Po afrohet dita e 31 Majit, për ti përkujtuar 15 dëshmorët e kombit shqiptar, që ranë heroikisht në betejat luftarake kundër pushtuesit jugosllavo – serb, gjatë Operacionit luftarak të UÇK-së “SHIGJETA”. Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte.
Tashmë jemi në 15 vjetorin e “Epopesë së Pashtrikut”, betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku Brigada 28 – 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, në kuadër të operacionit “SHIGJETA”, në Gorozhup e Pashtrik të Hasit u përgadit ushtarakisht në thyerjen e kufirin shqiptaro – shqiptar për t,i sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.
Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA” të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së, e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ “SHIGJETA”, me numër J-03/1 datë 31.03.1999. Po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike 1,2,3… etj. njëkohësisht Ruzhdi Saramati komandant i brigades 128 u emërua në drejtimin taktik nr.3…. Operacioni “Shigjeta” ishte hapi vendimtar historik i QPK-së në luftë për çlirimin e Kosovës. Si i tillë, ai u hodh me menquri të paparë që në fillimet e tij e deri tek ai përfundimtar, të largimit të krejt forcave jugosllave nga teritori i Kosovës.
Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.
Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigades me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigaden 138 të Z.O.D.-it.
Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
Po më 25 Maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”.Ndërsa në mëngjesin e hereshëm të 26 Majit, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Hasit. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur.
Ndërsa në këtë luftë ranë edhe luftëtarët e lirisë si:
1.Bafti Nexhip Haxhiu, dëshmor i kombit me detyrë ushtarake zv.komandant i kompanisë të batalionit -I –rë, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, në radhët e UÇk-së u rreshtua në brigadën 128, më date, 11.03.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Atë ditë me 26 maj 1999, u dallua në luftë luftëtari sypatrembur Bafti Haxhiu me armën e tij që villte zjarr e plumba mbi armikun. Atë ditë u çlirua Gorozhupi e Pashtriku. Atë ditë ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar të lirisë, atë ditë lindi dielli i lirisë, mbi të dhe mbi trojet shqiptare. Atë ditë mbiu një lapidar, në kujtim të të rënëve për liri. Mes tyre edhe ti, Bafti Haxhiu.Në këto luftime të ashpra ku luftohej për vdekje a liri bie ne altarin e lirisë edhe:
2. Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit, pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Kështu ky « qingj » që sapo kishte mbushur njëzet pranvera dha jetën si një ujk i vërtetë duke u hedhur mbi istikamet e armikut. Në istikamet e armikut shkja hidhej si rrufeja edhe trimi:
3. Salih Halim Zenuni, dëshmor i kombit, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, në UÇK u radhit në brigaden 128 më datë, 11.03.1999 ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.Djemt dhe vajzat shqiptare e kishin për krenari, që ishin luftëtarë të kësaj ushtrie, sepse ata ishin të bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale te milicisë kriminele serbo-çetnike. Prandaj e gjithë brigada 128 e UÇK-së luftonte si një trup i vetëm kundër këtij pushtuesi të egër e gjakatar duke shkulur nga pozicicionet ushtrin pushtuese sllave. Paniku i kishte kapur çetniket serbo – malazezë e mercenarët rusë, këta që tregoheshin trima para popullatës shqiptare të parmatosur, tani kishin marrë arratinë dhe shanin Serbinë, duke u frikësuar nga pushka e plumbat e Salih Zenunit.
Zemrat e luftëtarëve të UÇK-së e kishin vrarë frikën, nuk kishte vdekje që mund ti frikësonte, armët e tyre ishin shndërruar në armë më moderne dhe, më të forta se të armikut pushtues sllav. Sepse këta trima ishin bijtë e tokës shqiptare që kërkonin lirin nga armët e tyre! Lufta vazhdonte,serbët ishin larguar nga pozicionet e tyre në kufi dhe, ishin pozicionuar në mes lagjeve Tejeci, Binaj,Tanaj. Fitorja ishte në anën e UÇK-së, brigada 128 kishte tani nën kontroll lagjet, Martinaj, Kërrhanaj, Jelliqi,ndërkohë me nderime të larta e ushtarake u bë varrimi i tre luftëtarëve të rënë për lirin e atdheut.
Më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK’së në operacionin luftarak ”Shigjeta” në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 128 me komandant Ruzhdi Saramatin i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo – malazez në hapësirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje dhe armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK’së.

Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së do të njoftonte përmes A Sh ’Informative “Kosovapress” në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr.79, se:
“…Operacioni sulmues “Shigjeta” filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU

Beteja mësymëse ishte urdhëruar nga komandanti i brigades Ruzhdi Saramati në këtë mënyrë: në krahun e majtë, mbi arat e lagjes Jelliqi, ishte në gadishmëri të lartë luftarake kom. i kompanisë Shpend Berisha, kurse në krahune djathtë nga liqeni i Drinit të Bardhë e në afërsi të lagjes Kërrhanaj ishte kom.i batalionit të II-të Adem Shehu. Në drejtimin përballë lagjeve Martinaj, Jelliqi dhe Kërrhanaj ishte bërë gati për sulm batalioni I-rë, më në krye komandantin dhe komandën e brigades kur u dha urdhëri për sulm ora ishte 9,00 e mëngjesit. Pashtriku mori pamjen e gëzuar dhe dukej sikur rrudhat ju hoqën nga balli, oshëtinin armët e të gjitha llojeve dhe digjej toka për rreth. Qielli u mbulua nga tymi i armëve, në altarin e lirisë bien dhe dëshmorë të tjerë ,në këtë betejë ra heroikisht:
4. Astrit Hekuran Suli, dëshmor i kombit, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, në UÇK u radhit në brigadën 128 më datë, 15.04.1999 ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup. Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshme, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së. E tërë fushbeteja ishte mbuluar me armët e përflakura të lirisë, armiku në betejë la disa të vrarë e të plagosur, në çast kumtoi lajmi i hidhur se nga radhet tona kishte rënë në altarin e lirisë edhe:
5. Alirizan Selman Selmani, dëshmor i kombit, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, në UÇK u radhit në brigaden 128 të Z.O.P, më date, 15.04.1999, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj.janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre. I tillë ishte Alirizan Selmani.
Lufta vazhdonte pa u ndalur edhe me date 28, 29, e 30 maj, luftëtarët e lirisë përjetonin rëndë rënien e trimave luftëtar por megjithatë, kishin moral të lart dhe po hakmerreshin duke luftuar rrept armikun. Kështu erdhi dita më e përgjakshme e 31 majit për brigadën tone… Këtë ditë luftimet qenë nga më të ashprat në vijen frontale që nga Drini i Bardhë, deri te Qafa e Prushit, oshëtinin armet tona dhe, tundeshin brigjet e pyjet e këtyre anëve, ndërsa Drini kish marrë një pamje të kuqe… Bateria e artilerisë e komanduar nga Sali Saramati, godiste tanksa të armikut. Pastaj godiste tekniken luftarake duke asgjesuar çdo gjë që kishte marrë në objektiv. Sulmonte pozicionet e armikut edhe kompania e komandant Shpend Berishës, tërë brigada ishte vë në objektiv sulmi ndaj forcave të armikut, po, ama edhe armiku në tërheqje qëllonte pa u ndalur në caqet tona sidomos nga distancë e largët me artileri të rëndë nga Vreshtat e Landovicës, Qeja e Zhurit dhe nga karaulla në bjeshkën e Vërmicës, njëkohësisht u ngritën helikopter luftarak dhe lëshuan bomba kasetë në caqet tona, kështu nga mesdita e kësaj beteje të ashpër, tek luftohej për jetë a vdekje ranë dhe dëshmorë të tjerë, komandanti i baterisë artilerike Sali Saramati mori plagë vdekjeprurëse dhe më 6 qershor në Spitalin ushtarak të Tiranë përjetësohet ky luftëtar i paepur.
6. Sali Islam Saramati, dëshmor i kombit, komandant i baterisë së artilerisë në brigaden 128 të UÇK-së, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 – 128 të ZOP-it u radhit më date, 30.12.1991, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa ndërroi jetë më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës. Luftëtarët e lirisë, suleshin të tërbuar drejt llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie. Saliu ngjante në një Mic Sokol të ri. Saliu që nuk dinte se ç,është frika u bë tmerri i hasmit shkja.
Më pastaj në fushën e nderit bie,Selver Maçkaj, kështu atë ditë u shkëput një pjesë e shkëmbit nga Pashtriku…
7. Selver Bajram Maçkaj, dëshmor i kombit, Zëvëndes shef i ndërlidhjes, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, u rreshtua në UÇK në brigaden 128 më date, 17.03.1999, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Proverbi shqiptar thotë, se “Gjaku i derdhur për Atdhe është gjaku që nuk falet, se është gjak Lirie… ”, ky proverb është kuptuar drejt, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në plejaden e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selver Maçkaj, qysh heret ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë nga Evropa.
Pastaj bie për të mos vdekur kurrë komandanti i kompanisë Shpend Berisha i cili kishte ardhur nga Gjermania për t’ja shtuar një krushk lirie Kosovës plagëmadhe…
8. Shpend Sefer Berisha, dëshmor i kombit, Kom.kompanisë i batalionit të – I-rë, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, në UÇK-ë u radhit në brigadën 128 më date, 03. 04. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Zjarr me të gjitha armët, zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare, ky ishte trimi nga Volljaka Shpend Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e kemi si qëllim të vetëm të jetës.
Ponjashtu ra duke luftuar pushtuesin dhe për ta bërë bashkimin e trojeve shqiptare edhe trimi e luftëtari, Gani Saramati nga Luma…
9. Gani Hamdi Saramati, dëshmor i kombit, kom. togu, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, në UÇk u radhit në brigaden 128 më date, 27.03.1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Dhimbja kthehet në forcë. Epopopetë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak. Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë. Ganiu luftonte pamëshirshëm forcat armike, të dukej se ishte vetë Ali Pashë Tepelena, kur sulej mbi armikun gjakatar sllav.
Ponjashtu ra me heroizem të pashoq në fushën e nderit të betejeva të përgjakshme kundër forcave pushtuese bie heroikisht edhe trimi:
10. Beran Muhamet Gashi, dëshmor i kombit, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 03. 04. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Lufta bëhej e rreptë, betejë e përgjakshme me të gjitha armatimet moderne që kishte armiku, pushkë e mortaja kishin luftëtarët e lirisë, por ishin zemrat tona më të forta se çeliku i tanksave e autoblindave të armikut shovenist. Një zemer trimi kishte edhe Berani.
11. Ejup Tafil Kosumi, dëshmor i kombit, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, në UÇK u radhit në brigadën 128 më date,11. 03. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri…po djemtë e tokës shqiptare nuk mposhtën. Nuk mposhtej dotë trimi nga Vushtrria e Hasan Prishtinës.Këtë ditë të përgjakshme të 31 majit,njoftonte BBC-ja se forcat ushtarake serbo barbare kishin patur të vrarë e të plagosur, me qindra ushtar nga radhet e tyre, si dhe ishte marrë një arsenal i konsiderueshëm armatimi nga UÇK-ja.
Lufta është luftë dhe në luftë bien trimat, dhe në këto fushëbeteja të njëpasnjëshme bie edhe trimi nga Mitrovica e Isa Boletinit:
12. Safet Zeqir Peci, dëshmor i kombit, Kom.i Njësitit diverzanto vëzhgues, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic,në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 02.04.1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Safeti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit.
Me 1 qershor përsëri betejë e përgjakshme me shkjaun e zi,lufta vazhdonte pa u ndalur trimat luftonin si të ishin në dasëm,në këtë dasëm lirie,bie edhe dëshmori:
13. Xhelal Behlul Sopi, dëshmor i kombit, u lind më 21. 11. 1977 në Petrit të Dardanës, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 11. 03. 1999 ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup. Ky birë i Shqipërisë Etnike, kapi armën e lirisë në dorë për t’i dalë zot atdheut dhe me armë në dorë ra për lirin e atdheu Shqipëria e kujton me mall birin e saj Xhelalin.
Luftë për jetë a vdekje vazhdonte me 2 e 3 qershor, bien në fushën e nderit edhe dëshmorët:
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, dëshmor i kombit, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 09. 04. 1999 ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup. Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Në luftën çlirimtare i tillë ishte edhe Abdurrahmani.
15. Zejnullah Rrahim Zena, dëshmor i kombit, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, në UÇK u radhit në brigaden128 më date, 11. 03.1999 ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup. Para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi, greku, malazezi e maqedoni, deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Në këto ngjarje të mëdha të historisë u bë kurban dëshmori i kombit Zejnullahu.
Në këto beteja të përgjakshme u plagosën rëndë edhe anëtari i shtabit të brigades mjeku Ilir Rakaj i cili tregoi trimëri të rrallë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmën e mjekut në kuadër të ekipit të Ilirit ishin te angazhuara edhe disa nga femrat luftëtare të lirisë,të cilat dhanë gjithçka që mundën nga vetja e tyre për tu shpëtuar jetën të plagosurve tanë, ponjashtu u plagos rëndë edhe Jeton Krasniqi pjesëtar i njësitit Special. Deri me 12 qershor 1999 brigada jonë për asnjë çast nuk i ka ndërprerë luftimet me pushtuesin serb. Por më 17 qershor bie në minat e armikut në fshatin Milaj të Hasit korrieri i shtabit të brigades Arben Rashkaj, që të tre sot janë invalidë lufte. Në këto beteja, gjatë gjithë operacionit patëm gjithsej 79 të plagosur.

Filed Under: Histori Tagged With: “SHIGJETA”, E OPERACIONIT, JEHONA, NË PASHTRIK

SUKAVE TË SHKRELIT

May 17, 2014 by dgreca

Nga Neki Lulaj/Gjermani/
(Kushtuar poetit Azem Shkrelit me rastin e shtatëmbdhjetë vjetorit të vdekjës)/

Dikush hodhi prapa farën e njomë në ugar/
Mbi brazdën e jetës bëhet për ditë bahçevan/
E urat e ndezura i bëjnë tym, hi dhe flakë/
Në oxhakun e gjyshit ku është gdhendur flamuri- gjak/

Kaçaku i Lugjeve të Verdha e paska si shkëmb atë gjoks/
Hej si qënka ai Dyl Mehmeti i Sukës së Bardhë/
Bash si bjeshka u rezistoi acarëve me palcë të fortë/
E moteve të liga ua vuri gjoksin si të ishte stërrall/

E bora rëndonte ahishteve që ushtonin me jehonë lugine
E shpresat e pafjetura trokitnin si udhëtarë të paftuar
E ditëve të bardha të pranverave me kurorë blerimesh
Vinin e shkonën ëndrrat që edhe mes dimrave patën gjethuar

Mbi kalldremet ranore të përrenjve mbetën gjurmët e opingave
E tirqit e bardhë atje u vunë krenarë mbi kullat e thinjat e bacës
Gurrat akull kurrë s’e shtjerën ujin në ullukët e shkëmbinjve
Rugovasit përcillnin trimërinë e qelibartë në Sofrën e Fjalës

Gjatë u pehatën gjethet nga erërat që luanin si vogëlushë
E dallgët e parreshtura qyqare viheshin në radhë si ushtarë
E shalli rreth kokës mbeti gjithmonë i bardhë, si bora në fushë
E në mur si të ish pjesëtar shtëpie ish lahuta e lashtë

I shtriva duart drejt teje e qiellit si kaltër në tre breza
Për t’i zënë fluskat e poezive të tua me aromë të shenjtëruar
Lëshojnë tinguj këmbanat nga qafa e yjeve shpateve tek bjeshka
Pellgjeve mjegullave të Shkrelit me plot dashuri,e mall të patreguar

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: neki Lulaj, poezi, SUKAVE TË SHKRELIT

BUKURITE SHQIPTARE- Kalaja e Vasiliqisë mes detit dhe legjendës

May 17, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kështjellë,qëndron në mes të detit dhe legjendës.Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe AleksandërDyma,autori i Konti Monte Kristos. Por tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është një pre interesante për turistët dhe turizmin Shqipëtarë. Ajo ka fituar statusin “Monument Kulture “dhe është nën kujdesin e ainstitutit të Monumenteve të kulturës. Kështjellu u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë. Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë,që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.
Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej:”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Por sot aty mungon mirëmbajtja dhe kujdesi për këto vepra të pa përsëritëshme të historisë sonë. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të
bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qënë e banueshme. Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në hyrjen e disa prej dhomave kanë mbetur disa mbishkrime, por ato i takojnë
kohës së komunizmit kur kështjella ka shërbyer si repart ushtarak. NAFTË, VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarësh të ndryshëm të gdhendur në muret e brendshme të kështjellës, janë të vetmet shenja që kanë mbetur nga periudha kur saraji i Pashait të Madh ishte repart ushtarak funksional. Në dhomat ku ka dritare drita e diellit të tregon perlat e kështjellës. Ashtu në errësirë me pak imagjinatë mund të hysh në botën antike të Ali Pashë Tepelenës dhe njerëzve të tij. Aty ndodhet dhoma e Vasiliqisë, të shoqes së Ali Pashës, dhoma e vetë pashait por dhe dhomat e njerëzve të tij të afërm. Në krahun e majtë ndodhet dhoma ku një herë e një kohë gjendej pusi.Një burim me ujë të ëmbël ka ekzistuar kohë më parë në këtë kështjellë por tashmë ka mbetur vetëm forma e pusit ku janë thyer disa gurë. Në krah të kësaj dhome ndodhet edhe hyrja për një nga tunelet e nëndhshme ku qëndronin të burgosurit eAli Pashës, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës. Nga ana tjetër, janë shkallët për tu ngjitur në bedena, nëpërmjet një rruge të ngushtë nga ku hyn ajri i pastër i detit. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe
vendet ku qendronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qënë shumë e vështirë për ti pushtuar nga ana e detit.
Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në disa vende kanë mbirë edhe bimë shkatërruese për muret siç janë bimët me rrënjë të fuqishme, të cilat vite më pas mund të shkatërrojnë atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e pemëve kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që ti ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën 200- vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për një nga gratë etij Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.
Fillimisht ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për të shoqen e Pashait, Vasiliqinë. Më pas ajo u kthye në burg dhe vend internimi. Nën shembullin e mbretit Zog edhe pushteti komunist pas çlirimit e përdori pronën e Vasiliqisë për të izoluar disa nga armiqtë e tij më të rëndësishëm. Që nga ajo kohë dhe deri në vitet 90 kështjella ishte e veshur me mister. Shumë pak njerëz i afroheshin asaj dhe jo për të shijuar bukurinë në mes të detit. E gjithë rruga pranë kështjellës ishte zonë e ndaluar, ndërsa për atë që ndodhte brenda saj zor se merrje vesh
ndonjë gjë. Vendi ku një herë e një kohë Vasiliqia i lutej zotit për fatin e Aliut dhe të vetin,ka një mister.Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër. Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do ti jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël. Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do ti ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Dera e saj qendron e mbyllur.Sot Kalaja,Kisha,bodrumet,vendet e fshehta,realja dhe mistikja,shërbejnë si një vend pelegrinazhi turistik në vijën bregdetare më të bukur të vendit tonë.Kryevepra të tilla të historsë dhe njerëzimit,duan më shumë kujdes e mirëmbajte për të qënë një dëshmi e qartë e historisë tonë por edhe një burim fitimi e produktit turistik.

Filed Under: Reportazh Tagged With: - Kalaja e Vasiliqisë mes detit, BUKURITE SHQIPTARE, dhe legjendës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT