• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

Nishani: Hetim i besueshëm për drogën në Divjakë

May 17, 2014 by dgreca

Presidenti Buajar Nishani ka komentuar sot në një intervistë përplasjet me mazhorancën, lidhur dekretet e gjyqtarëve, projektligjet që lidhen me kompetencat e kreut të shtetit dhe deklaratat e bëra pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve në adresë të tij.
Në Komisionin kuvendor të Ligjeve, dy ditë më parë, është vendosur me votat e mazhorancës që të rrëzohet një tjetër dekret i juaji për emërimet në sistemin e drejtësisë. Është rrëzuar kandidatura e zotit Alaudin Malaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit, për një vend në Gjykatën e Lartë. Në fakt, ky nuk është një rast i shkëputur. Janë bërë tashmë disa dekrete për emërimet në sistemin e drejtësisë që rrëzohen nga mazhoranca në Kuvend. A keni një koment? Çfarë po ndodh me këto kandidatura që ju rrëzohen në Kuvend?
Presidenti Nishani: Unë besoj që nuk ka vend për shumë komente pasi është mjaft e qartë pasqyra e këtij realiteti. Kemi të bëjmë qartazi me një qëndrim politik, i cili praktikisht po i heq ‘de facto’ kompetencën kushtetuese Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nuk mund të bëhet dot ‘de jure’, sepse kërkohet të ndryshohet Kushtetuta. Në pamundësi për ta ndryshuar Kushtetutën ligjërisht po anashkalohet përmes këtyre procedurave në Komisionin e Ligjeve për të bërë të pamundur realizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve në gjykatat e larta. Pra, kemi një sjellje, e cila vjen nga një realitet i pamundësisë për ta kthyer Presidentin e Republikës dhe Kreun e Shtetit në një kukull të pushtetit ekzekutiv. Tashmë është gjetur një rrugë e tillë duke i hequr kompetencat, në këtë rast, në kundërshtim dhe në mosrespektim edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi e ka bërë interpretimin e saj në lidhje me konsultën midis Presidentit dhe Kuvendit; kompetencat e njërit institucion dhe institucionit tjetër, ndaj unë besoj që, për opinionin publik dhe për çdo faktor tjetër të interesuar për ecurinë e këtyre sjelljeve dhe ngjarjeve në Komisionin e Ligjeve panorama është e qartë, për më tepër që, jam i bindur, opinioni publik tashmë është qartësuar në tërë ecurinë e këtyre marrëdhënieve.
Ka patur një deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Spartak Braho, i cili ka propozuar nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit. Si e keni pritur këtë deklaratë kur e keni dëgjuar?
Këto janë thirrje revolucionare, të cilat ende janë si një përcjellje e reminishencave të një lloj deliri që shfaqej në vitet ’70-të. Natyrisht, objektivi është i gabuar. Nëse do të isha nga ata njerëz që tremben, nuk do të kisha marrë përsipër prej kohësh përgjegjësi shtetërore dhe institucionale. Janë thirrje revolucionare që nuk meritojnë as vëmendje dhe as komente.
Tashmë nuk është lajm i ri që mazhoranca dhe me anë të disa projekt-ligjeve po tenton reduktimin e disa prej kompetencave të Presidentit të Republikës, qoftë në detyrën e Kreun të Shtetit dhe qoftë si Komandat i Forcave të Armatosura. Keni patur një takim me ambasadorët e NATO-s. Çfarë impakti ju dha ky takim? Ju përveçse i keni informuar, a keni marrë prej tyre edhe një lloj garancie apo mbështetje?
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, një vend aleat. Jemi pjesëtarë të kësaj familje politiko-ushtarake, të aleancës më të suksesshme në botë përsa i takon kontributit për paqen, liritë dhe sigurinë. Ndaj, ne, institucionet e shtetit shqiptar duhet të ndajmë me përfaqësuesit e kësaj Aleance pikëpamjet tona, veçanërisht kur ato lidhen me çështje të sigurisë. Presidenti i Republikës si Komandant i Forcave të Armatosura nuk mund të pranojë devijime të standardit që tashmë është në të gjitha vendet e NATO-s ku kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të kalojnë nga Presidenti tek Qeveria, pasi unë e kam shprehur dhe herë të tjera, jo vetëm bëhet një çbalancim i harmonisë kushtetuese të pushteteve dhe të komandimit të Forcave të Armatosura, por krijohet një risk i madh i politizimit të vendimmarrjeve të rëndësishme me karakter strategjik. Natyrisht që përfaqësuesit e vendeve anëtare, aleate të Shqipërisë morën shënim pikëpamjet e Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht ndava me ta vlerësimin dhe dëshirën time për të përfituar nga eksperienca e vendeve të tyre në çështje të tilla.
President, si ndiheni në këtë lloj përplasjeje të vazhdueshme me ekzekutivin, me Qeverinë: kompetencash, dekretesh? Ju keni vendosur të vazhdoni, le të themi, në rrugën tuaj, pra në mbështetje të ligjit, Kushtetutës, apo keni një mesazh?
Mesazhet më të mira janë sjelljet institucionale, janë sjelljet kushtetuese, janë sjelljet ligjore, në mbrojtje edhe të integritetit të institucionit që përfaqëson secili prej nesh. Jam betuar mbi Kushtetutë dhe mbi Flamurin Kombëtar që do të respektoj Kushtetutën dhe brenda këtij betimi një element i rëndësishëm përmbajtësor ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e integritetit të Institucionit të Kreut të Shtetit shqiptar, por edhe me garancinë që i jap sërish sot opinionit publik dhe qytetarëve të vendit tim se, përsa kohë të jem në Zyrën e Presidentit të Republikës, Institucionin e Kreut të Shtetit shqiptar nuk do ta marrë dot peng askush, në asnjë rast, me asnjë çmim.
Zoti President, politika, por jo vetëm politika prej disa ditësh është përfshirë në një debat të gjerë me akuza të ndërsjellta përsa i përket trafikut të drogës. Ka pasur një debat të gjatë dje në Parlament, ka patur një protestë të opozitës. Nuk e di, çfarë përshtypje ju jep gjithë ky debat?
Rasti në fjalë është një rast mjaft i rëndë, i cili në gjykimin tim kërkon një hetim të thellë, një hetim transparent dhe mbi të gjitha të besueshëm. Pse e them ‘të besueshëm’? Dhe ky ka qenë dhe mesazhi që i kam adresuar Prokurorisë shqiptare, veçanërisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi përmes hetimit të plotë, zbardhjes në mënyrë të besueshme të gjithçkaje në lidhje me këtë ngjarje, luftohet krimi i organizuar dhe së dyti, çka është gjithashtu shumë e rëndësishme, mbrohet dhe ruhet dinjiteti i shtetit shqiptar. Unë besoj, inkurajoj dhe pres që Institucioni i Prokurorisë të angazhohet me të gjithë seriozitetin, të shtojë në mënyrë maksimale kapacitetet e mundshme profesionale dhe të shtrijë hetimin në të gjitha ato raste, të cilat lidhen me një vend të tillë për të bërë të mundur një qasje ligjore të fortë ndaj këtij fenomeni, i cili duhet me çdokush të mos cenojë imazhin e vendit dhe imazhin e shoqërisë shqiptare.
Sa e rrezikojmë këtë me anë të këtyre fenomeneve?
Në rast se do të ketë një hetim të plotë dhe penalizim të plotë të të gjithë atyre që janë përfshirë në një akt të tillë, jam i bindur se do të kontribuojmë mjaft në ruajtjen e imazhit të vendit.
Zoti President edhe në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka pasur edhe akuza edhe për implikimin e infrastrukturës së Ushtrisë në trafik droge. Si i keni pritur këto akuza, këto deklarata dhe a keni marrë, le të themi, ndonjë iniciativë për të parë më tutje nga këto deklarata?
Natyrisht që çështjet e implikimit duhet të hetohen dhe zbulohen nga organet e drejtësisë. Ne asnjëherë nuk mund të devijojmë nga mekanizmi i shtetit ligjor, ndaj edhe pak më lartë kur përmenda hetimin e thellë të të gjithë elementëve, kam parasysh pikërisht për të vajtur tek besueshmëria dhe efektshmëria e luftës ndaj akteve dhe fenomeneve të tilla lidhet pikërisht përsëri me një drejtim, me pjesën e hetimit nga institucionet e shtetit ligjor të vendit. Ajo që unë do të kërkoja nga Forcat e Armatosura dhe veçanërisht nga drejtuesit e FA-së, nga njerëzit nën uniformë është përqendruar tërësisht larg nga përdorimi politik i tyre. Njerëzit nën uniformë nuk mund të vihen në përdorim të politikës. Njerëzit nën uniformë kanë ligjin, Kushtetutën, kanë betimin, kanë mekanizmat për të bërë punën e tyre, për të përmbushur misionin e tyre. Misioni i njerëzve nën uniformë është një dhe vetëm një – mbrojtja e vendit, mbrojtja e Atdheut, garantimi i sigurisë dhe lirisë për qytetarin shqiptar. Çdo përfshirje apo lejim i përdorimit politik nga ana e tyre jo vetëm që rasti mund ta komplikojë në mënyrë të panevojshme, por mund të krijojë dhe ngarkesa të tjera të panevojshme për Forcat tona të Armatosura, të cilat janë sot krenaria e vendit tonë, janë ata të cilët e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe emrin e shqiptarëve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, janë njerëz të cilët kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë edhe jetën e tyre në interes të nderit të kombit, të nderit të flamurit, të nderit të Shqipërisë. Asgjë nuk mundet që, edhe përgjegjësi të individëve të ndryshëm, nuk kanë për të cenuar dhe nuk mund të cenojnë dot këtë kontribut të madh dhe këtë emër që kanë sot Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Së fundi, nëse keni një mesazh për politikën dhe drejtësinë duke iu referuar dhe rastit të Divjakës?
Mesazhet janë të qarta. Në kuadrin e shtetit ligjor, shtetit të së drejtës, të krijimit të besimit tek institucionet, lufta kundër narko-trafikut që është një sfidë e madhe për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë, kërkon së pari vullnet, kërkon angazhim, kërkon koordinim institucional. Nuk mund ta ndihmojë luftën ndaj narko-trafikut sulmi ndaj Prokurorisë, ndaj gjykatave, apo ndaj Presidentit të Republikës, përkundrazi, krijon një qasje të kundërt. Pra, angazhimet që nisin tek vullneti vijojnë me funksionimin e mekanizmave ligjore të shtetit përmes harmonizimit, bashkëpunimit, përmes partneritetit me partnerët pasi janë hetime që shtrihen edhe përtej territorit shqiptar dhe ecja në këtë qasje, ecja me këtë sjellje institucionale, me këtë besim, jam i bindur që do të funksionojë natyrisht për të qenë gjithmonë fitues në këtë betejë.
Marrë nga TV Klan

Filed Under: Interviste Tagged With: Nishani: Hetim i besueshëm, për drogën në Divjakë

KOMPANIA NGA NJU JORKU, FITUESE PER IMAZHIN E SHQIPERISE

May 17, 2014 by dgreca

Juria ndërkombëtare ka shpallur fituesin e kompanisë që do të përgatisë dhe kurojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ajo është kompania e njohur ndërkombëtare “Strawberry Frog APCO” me qendër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fituesin e ka shpallur ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, që ka theksuar se juria ndërkombëtare e ka cilësuar platformën më të mirë atë të “StrawberryFrog APCO” për platformën më të mirë multimediale “Branding Albania” me sloganin “Albania-Go your own way!”.
Projekti i “Branding Albania” do të ndërtojë një platformë imazhi për ta përhapur kudo në botë, një imazh që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme.
Nisma lindi si një nevojë për t’ju përshtatur realitetit, përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend. Synohet që të lancohet imazhi i ri i Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik, një portë hyrëse për investimet e huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, për një Shqipëri Europiane, një Shqipëri të Gjeneratës tjetër.
Finalistët e garës së sotme ishin CNN, Hemington , Interface Tourism Group, MEC Medianetwork dhe StrawberryFrog APCO .
Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 38 propozimeve të dorëzuara u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni.
Ndërkohë, që Juria Finale, në datën e sotme kishte 9 anëtarë, mes tyre gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.
“Branding Albania” synon të promovojë imazhin e ri të Shqipërisë në tregun botëror. Konkursi u zhvillua në dy faza, ku si fillim kompanitë paraqitën konceptin e tyre për logon, sloganin dhe një draft projekt. Ndërsa sot ishte faza e dyte, ku u zgjodhën 5 projektet më të mira.

Filed Under: Rajon Tagged With: FITUESE PER IMAZHIN, KOMPANIA, nga Nju Jorku, RISE, U

GOP Picks Its Congressional Candidates Amid Clash; Lumaj For Secretary Of The State

May 17, 2014 by dgreca

By CHRISTOPHER KEATING and JENNY WILSON, ckeating@courant.com/
UNCASVILLE — The Republican state convention opened Friday with nominations for five Congressional races, but the regional victories were overshadowed by a clash in the lieutenant governor’s contest that centered on racial politics.
Rep. Lisa Marie “Penny” Bacchiochi charged that a “whisper campaign” against her was circulating among Republican delegates because she has a black husband and four black stepsons. She made her allegations publicly on a talk radio show Thursday, and the delegates were talking about the allegations throughout Friday’s opening day of the party’s convention at the Mohegan Sun casino.
Bacchiochi initially mentioned rival candidate David Walker of Bridgeport, which prompted Walker to issue a strong and detailed statement that he was not involved in any way in the allegations.
Late Friday, Bacchiochi suddenly apologized and withdrew her previous statements, which she described as a “misunderstanding.”
“Neither Dave Walker nor his campaign made any insensitive remarks toward me or my family,” Bacchiochi said in a statement. “I apologize to Dave and his family. Dave and I have met and agreed to put this matter behind us, and to focus on the critical work of the convention.”
Walker responded, “I accept Penny’s apology, and I believe she issued it with all sincerity.”
In a late-night surprise, John McKinney’s campaign announced a press conference for 9 a.m. Saturday at Mohegan Sun to announce that Walker will be his running mate.
The state party chairman, Jerry Labriola, said, “I’m pleased that Penny and Dave have resolved this matter. Now we can move on to the reason we are all here this weekend — to nominate our candidates.”
The exact repercussions of the flare-up will become known Saturday when the delegates vote on the nomination for lieutenant governor, in the three-way race among Bacchiochi, Walker and Heather Bond Somers.
Bacchiochi’s campaign had earlier released a statement that said: “Desperate campaigns sometimes walk outside the lines and make political contests personal. It is unfortunate that one candidate’s campaign in this race has decided to attack my family.”
Somers questioned whether Bacchiochi should remain in the race.
“If somebody makes that kind of an allegation and can’t prove it the night before a convention, they should really think whether they should be running,” Somers told The Courant in an interview Friday. “We need people with principles and character, and unless it can be substantiated, it brings that into question — no doubt.”
Somers added, “I think it’s really unfortunate for the party. It’s bad timing. It’s bad taste for the party.”
Lumaj For Secretary Of The State
In the final action of the evening, Republicans voted after 9 p.m. to nominate attorney Peter Lumaj for secretary of the state, the state’s chief elections official. Lumaj is pledging to end same-day voter registration, which was enacted in recent years after extensive controversy as some Republican legislators feared it would lead to voter fraud.
Lumaj defeated Mike McDonald, a former candidate for Congress who served on the school board in his hometown of Windsor. The final tally was 86 percent to 14 percent, meaning that McDonald did not qualify for a primary.
Greenberg In The 5th District
Litchfield business executive Mark Greenberg won the endorsement in the state’s 5th Congressional district, handily defeating Sal Lilienthal of Kent, who did not draw enough votes to force a primary.
Standing beside his wife and four of his five children, Greenberg accepted the nomination Friday with a promise to revive the economy and to create jobs.
“The policies of President Obama, Harry Reid and Elizabeth Esty continue to fail many of our citizens and businesses,” Greenberg said. “We need to repeal Obamacare and replace it with market-based solutions which re-establish the patient-doctor relationship.”
A congressional candidate the past two election cycles, Greenberg is looking to unseat freshman U.S. Rep. Elizabeth Esty in perhaps the state’s most competitive district.
In his speech Friday, he slammed career politicians who spend “more time raising money than raising bills,” and pledged to “serve no more than eight years” and “to abide by the same laws that Congress passes for everyone.”
The party nomination was an expected victory for Greenberg, who raised close to $150,000 in the first quarter of 2014. He lost a primary challenge in 2012, but his focus from the beginning this year has been on the general election. He already has run three different ad spots this year — one of them promoting his own qualifications and the other two slamming Esty for her support of the Affordable Care Act and her opposition to the death penalty.
Debicella In The 4th District
In a three-way race in the 4th Congressional District, former Sen. Dan Debicella emerged victorious with 92 percent of the vote as he defeated Dr. Joseph Bentivegna and Carl Higbie in a contest that was held off the main convention floor. Neither Bentivegna nor Higbie qualified for a primary.
Debicella already ran once against Democratic incumbent Jim Himes of Greenwich, and he is now preparing for a second battle. He gained unanimous support from delegates in Bridgeport, Darien, Easton, Trumbull, Westport and his hometown of Shelton, among others.
In his victory speech, Debicella said he is “disappointed in Congressman Jim Himes, who has decided to become part of the problem in Washington.” He criticized Himes for his votes in favor of President Barack Obama’s controversial health care law and against its repeal, but Himes has defended his votes in the past.
The other congressional nominees are Matthew Corey in the 1st District, who will run against incumbent Democrat John B. Larson; Lori Hopkins-Cavanagh in the 2nd District, who will face incumbent Democrat Joe Courtney; and James Brown in the 3rd District against incumbent Democrat Rosa DeLauro.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lumaj For, Secretary Of The State

Elementët social-psikologjikë në veprën prozaike të Silvana Berkit

May 17, 2014 by dgreca

Referim estetik rreth librit me tregime “Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”/
Nga Agron SHELE/
“Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”, titullohet libri me tregime i autores Silvana Berki, libër që karakterizohet nga elementë social-psikologjikë , të cilët me karakteret dhe larminë e tyre vijnë natyrshëm si personazhe, por dhe si tipizime të shoqërisë në të cilën jetojmë. Tregimi, si prozë e shkurtër dhe gjini e vështirë, nuk vjen nga autorja në forma të kuadratuara apo skematizime të përcaktuara sikurse ndeshemi shpesh, por rrjedh natyrshëm, figurshëm dhe përmbyll vizualitetin e rrëfenjës në mënyrë parabolike me kurbë shumë të latë mendimi. Njohja e mirë e prognozës shoqëri e bën autoren të operojë lehtësiht intuitivitetin e botës që e rrethon dhe përpos kësaj duke shtuar dhe narrativitetin e ngjarjes, e cila shpesh vjen si referim i asaj (ç’ farë duhet referuar? dhe pse ? ) e bën këtë lloj proze, sa mishëruse të aspiratavë të saj humane, po kaq dhe sintetizues të përzgjedhjes mendim. Në këndvështrimin parësor ndeshesh me tablo të gjalla dhe aktive, me mori qënësish që përditësojnë, të cilët lëvizin, ravijëzojnë mendime, impulsojnë natyrat që i karakterizon, shpesh dhe intrigojnë përbrenda qerthullit të tyre të ngushtë, por bisturia psikolgjike e autores i kanalizon si zgjedhje dhe zgjidhje, i rimedisionon si shkaqe dhe pasoja dhe e gjithë kjo nën ejmotivet e forta të veseve dhe moralitetit të shoqërisë që rrethon. Këndvështrimi dytë si vëzhgim psiko – filozofik të çon në dualizmat e shpirtrave të konvertuar si qënësi dhe koncept, si modul percepetimesh dhe mendësish, si frymë dhe depërtimit koshiencë.
Këndvështrimi tretë, ose tridimesional vjen si vëzhgim psiko-social, vëzhgim që duhet të kalojë nëpërmjet një analitike më të gjatë, pasi aty ndërthuret metastaza kohë, gjykimi dhe veprimi si ndërgjegjie, si dhe hapësira e mendimit, ose pikëpamja sociale e autores.
Në tregimin “Dy milionë euro burrë!”, tregim që hap dhe siparin e librit ka një ngjeshje të rrëfimit dramatik, aty ndeshesh gati me gjithë planet konvergjuese të veseve të shoqërisë: me lakminë, etjen pë para, amoralitetin, mashtrimin, shkatërrimin e bërthamës familje, dhe personazhi kryesor, e ngritur nga jeta dhe përtej jeta, si fantazmë alegorike endet përbrenda fatkeqësive që i kanë rënë, këtij rrënimi mizor, i cili ka rrëmbyer shpirtin edhe trupin dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t’i rrëfejë krijesës së saj të pafajshme konvertimin e babait të saj në një shumë kartmonedhash të zeza.
“ Ajo e vështroi atë filiz të njomë drejt e në sy. Dhoma kishte kohë që kishte rënë në qetësi, njëlloj si dhomat e varrezave katolike.
Dy milionë pará kushton baba yt, çika ime! Ato janë të tuat, – i tha ajo, dhe duke hapur krahët e rrëmbeu fort në gjirin e saj të tharë prej kohës së maskarenjve. “
Autorja, si misionare por dhe si intelektuale e shqetësuar, ngre një problem madhor, problem që vendet e trazuara dhe të varfëra e kanë shndërruar në fenomen, dhe fenomeni sigurisht prodhon viktima, të cilat për një mentalitet të shëndoshë tingëllojnë anormale, gati kriminale. Aspekti social dhe psikologjik qëndron tek pasthirmma që vjen pas këtij rrëfimi, tek zhvlerësimi dhe degradimi qënies njeri, si dhe tek indeksi i psikomanisë së sëmurë që rrezikon moralitetin shoqëri.
Një tjetër tregim përforcon edhe më tepër idetë fikse të autores, e cila planin social-shoqëror e ka në rend të parë dhe e ka bërë lajmotiv të veprës së saj.
Tregimi “Hasmi”, ngre një tjetër aktakuzë ndaj fenomenit “gjakmarrje”, si fenomen që ka anshkaluar të drejtën civile qytetare dhe funksionon si : “ kanun”, si trajtim i plagës më të rëndë shoqërore që perjetojmë, duke ngujuar dhe rrëmbyer jetë përditë, si dhe duke gangrenizuar dhe izoluar familjen shqiptare.
“Kuptoi sesi fisi e kishte shtyrë këtë të gjorë të merrte hak, një hak që ishte kthyer pothuaj gati në një luftë familjesh e në të cilën askush nuk kish dal i fituar. Tani ai robtohej që të dilte sa më shpejt i gjallë prej burgut, me shpresë që ta vrisnin atë dhe jo djalin. “E tmerrshme”, mendoi, dhe u kthye nga i burgosuri, ku tani pa kufomën e tij dhe se sa i humbur i dukej ai i shkretë.”
Më konkretisht nëpërmjet këtij ekstrati kuptojmë gdhendjen mjeshtërisht të këtij personazhi nga ana e autores, e cila artistikisht por dhe psikologjikisht, nëpërmjet këndvështrimit të Drejtorit të Burgut (trinitetit), sjell gjendjen emocionale dhe përjetimet e vetë “hasmit “, konceptet e tij, hapësirën e veprimit dhe të drejtat e kushtëzuara që i lejon “kanuni”.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm, i cili nuk mund të anashkalohet është edhe proçesioni i stimulimit, i cili vjen si frymë dhe botëkuptim për të ndikuar realisht dhe ndjeshëm në mentalitetet e rënduara, si ndërgjegjësim human dhe civilizues, si paraprirje ndaj vlerave emancipuese dhe shoqërore dhe e parë në kontekstin e rolit të shkrimtares, si pararendëse e gjithë zhvillimeve njerëzore misioni saj përkon dhe parashtron ide të tilla kaq madhore.
Proza e autores karakterizohet edhe nga elementë të tjerë plotësues, të cilët vijnë natyrshëm nga traditat përjetuse, metafizika e gjendjeve që kërkon të përcjellë, çiltërsia e mendimit dhe ringritja e tij në kulmim idesh, shprehishmëria dhe të gjitha këto në funksion të mesazhit të qartë dhe përqasjes ideo-artistike që duhet të përshkruajë një vepër e mirëfilltë letrare. Vlen të theksohet edhe përmbyllja që i bëhet rrëfimit prozaik të saj, e cila vjen si një përmbysje e madhe që i bëhet gjendjes fillestare, me të vetmin qëllim që të krijohet përthyerja dhe beftësia e artit që krijon, si dhe poetika prozaike, e cila e bën tekstin më solid, më kumbues dhe më përafrues për lexuesin.
Si përfaqësuese e “Letërsisë Bashkohore”, autorja Berki nëpërmjet prozës së saj shfaqet si penelatë e plejadës së re, ku aspekti social-psikologjik-filozofik është shndërruar në moto dhe deshifrim i problematikës kohë, dhe si e tillë vepra e saj, si editim i hapësirave të reja dhe dritësisë së mendimit hedh një hap tjetër drejt përsosjes dhe kulmimeve të letrave tona shqip.

Filed Under: ESSE Tagged With: Agron Shele, Elementët social-psikologjikë, në veprën prozaike të, Silvana Berkit

Shqipëria, viktima e parë e agresionit fashist

May 17, 2014 by dgreca

Akuzatorët e Mbretit Zog po duan ta rehabilitojnë e shesin si kombëtariste figurën e diskredituar të Hoxhës.
Nga Sulejman GJANA*/
Për legalistët dhe kombëtaristët shqiptarë, prilli shënon një muaj të veçantë plot emocione, pasi na kujton data historike që lidhen me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Periudha 15 vjeçare e stabilitetit politik, e zhvillimit dhe përparimit, gjatë të cilëve edhe u hodhën themelet e shtetit të ri shqiptar nën drejtimin e Mbretit Zog, u ndërpre prej pushtimit nga Italia fashiste, e cila në kundërshtim me të gjitha traktatet dypalëshe, ligjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e integritetit dhe sovranitetit tokësor, me 7 prill 1939 pushtoi pabesisht vendin tonë.
Atë ditë, përveç faktit që Shqipëria humbi pavarësinë, diktatura fashiste ia bëri djepin diktaturës komuniste dhe në bilancin fundor këto të dyja sëbashku shkaktuan një numër të frikshëm viktimash ndër shqiptarët, gjatë LDB dhe periudhës komuniste.
Prilli po ashtu na kujton dy ngjarje të tjera të rëndësishme, pasi më 5 prill 1939 lindi Mbreti Leka, jeta dhe vepra e të cilit ishin një shembull për të gjithë shqiptarët, sesi duhet të punojmë dhe t’i kushtojmë gjithçka të shtrenjtë atdheut dhe kombit.
Por fatkeqësisht Mbreti Leka nuk është më midis nesh dhe kjo na e shton dhimbjen dhe emocionin. Sikurse është përkujtimi i 9 prillit 1961 kur ndërroi jetë arkitekti i Shqipërisë moderne dhe jetësuesi i Shqipërisë së pavarur, Mbreti Zog.
Në nderim të të gjithë atdhetarëve shqiptarë që ia dedikuan jetën atdheut dhe kombit, me në krye Mbretin Zog dhe Mbretin Leka, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
Sot e përkujtojmë 7 Prillin, jo për t’u kujtuar shqiptarëve të Premten e Zezë, pasi ne legalistët-antifashistë të parë dhe gjenuinë, nuk i bëjmë homazhe fashizmit dhe nuk vajtojmë e glorifikojmë humbjet e mëdha duke i kthyer në data historike, sikurse serbët, por e bëjmë për të nderuar me përulësi rezistencën heroike dhe heronjtë e kësaj rezistence ndaj pushtimit, me në krye Heroin legjendar Abaz Kupi. Rezistencë disaditore kjo që tronditi dhe mrekulloi mbarë opinionin ndërkombëtar, e që u pasqyrua për javë të tëra në pothuajse gjithë shtypin botëror, që glorifikoi meritueshëm luftën heroike dhe gjakun e derdhur të zogistëve dhe kombëtaristëve shqiptarë. Sepse ishte pikërisht kjo rezistencë që ndezi fitilin e rezistencës antifashiste botërore, e që vazhdoi më pas në mbarë truallin tonë dhe bëri shkrumb e hi planet e fqinjëve shovinistë për coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së pasluftës.
Kontributi i zogistëve në rezistencën antifashiste me në krye Abaz Kupin-anëtar ndër kryesorët e Këshillit Antifashist të dalë nga Konferenca e Pezës, dhe më pas lufta heroike e formacioneve zogiste kundër nazistëve me ndihmën dhe nën mbikqyrjen e misioneve britanike, është pasqyruar gjerësisht dhe thellësisht në librat me kujtime të oficerëve të djathtë britanikë, sikurse Dejvid Smajli, Bill Maklini, Xhulian Emeri dhe Piter Kemp.
Opinioni botëror dhe shtypi antifashist e glorifikuan rezistencën shqiptare kundër pushtimit të 7 Prillit, pasi kjo rezistencë e përgjakshme ku u martirizuan qindra atdhetarë, kontrastonte thellë me pushtimin dhe aneksimin pa luftë të Sudeteve, Çekosllovakisë dhe Austrisë, dhe sidomos me kapitullimin e mëvonshëm, pa kushte dhe brenda 4 ditësh, të Francës.
Fatkeqësisht Shqipëria u bë viktima e parë e agresionit fashist, për shkak të afërsisë gjeografike, pozitës avangardë strategjike si urë kalimi në Ballkan dhe synimeve të Duçes për t’u dëshmuar si aleat i denjë i Hitlerit, duke konsideruar rëndësinë e Ballkanit në planet gjeostrategjike të Boshtit nazifashist. Gjithashtu Shqipëria u viktimizua edhe për shkak të urisë fashiste për pasuri që do shërbenin si karburant për luftën, si dhe për shkak të fuqisë së faktorit shqiptar në arealin politik ballkanik, me synimin për ta manipuluar duke i servirur Shqipërinë e Madhe si kundërshpërblim për kolaboracionizmin dhe aspiratën kombëtare të bashkimit të trojeve të coptuara shqiptare, gjithmonë në suazën e perandorisë dykontinentale fashiste.
Mbreti Zog i sprovuar në të gjitha luftërat dhe betejat e fillimshekullit XX, ku jo vetëm nuk bishtnoi por qëndroi në ballë, u detyrua të largohej dy ditë pas pushtimit, për shkak të pushimit të ekzistencës së mbarë institucioneve dhe vetë shtetit shqiptar, kryetar i të cilit ishte.

Në kushtet kur shtetet fqinjë, (që më parë kishin refuzuar propozimin e Tij për Aleancën ballkanike), shpallën mbylljen e kufijve shtetërorë, qeveria dhe parlamenti vendosën që Mbreti Zog dhe Familja e Tij të largoheshin për të mos rënë në duart e pushtuesve dhe për të mos e lënë shtetin shqiptar pa përfaqësimin e domosdoshëm ndërkombëtar. Në zbatim të këtyre vendimeve, Mbreti u largua në botën e lirë për të vazhduar aksionin diplomatik të denoncimit të pushtimit fashist dhe rifitimin e të Drejtës ndërkombëtare të rikthimit të sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar, me fuqi të plota. Atribute juridike këto të konsakruara edhe në statutin e Lidhjes së Kombeve, anëtar me të drejta të plota e së cilës ishte Shqipëria, sikurse edhe Italia.
Mbreti Zog jo vetëm nuk pranoi kolaboracionizmin me fashistët, por nuk pranoi kurrnjëherë të bëhej kukull dhe fasadë për pushtuesit. Po kështu vepruan më pas edhe monarkët dhe qeveritarët e Greqisë, Jugosllavisë, Hollandës, dhe pothuajse të të gjitha vendeve europiane, pas pushtimit nazifashist.
Por Mbreti Zog nuk u largua pa siguruar rezistencën e armatosur të forcave legale, Ushtrisë dhe Xhandarmërisë mbretërore, nën drejtimin e major Abaz Kupit, veprim ky që ua zbardhi faqen Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe që e radhiti meritueshëm vendin tonë, më vonë, përkrah Aleatëve të Mëdhenj, kur edhe ata e vuajtën në kurriz pushtimin dhe agresionin nazifashist.
Urrejtja e fashistëve ndaj Mbretit Zog u mishërua jo vetëm në propagandën fashiste kundër Tij por edhe në aktet arbitrare të administratës fashiste që çuan në shpronësimet e paligjshme të pronave të Familjes Mbretërore, dënimin personal kapital, dënimin e funksionarëve të lartë në mungesë, si dhe burgosjen e internimin e shumë titullarëve të institucioneve, që nuk mundën të largoheshin.
Apologjetëve të historiografisë sllavokomuniste, që për 50 vjet kanë propaganduar se Mbreti Zog e shiti Shqipërinë tek Italia fashiste, u kujtojmë sot se ata që shesin atdheun shpërblehen për tradhtinë nga hasmi dhe nuk dënohen me vdekje e nuk kërcënohen ushtarakisht, sikurse Mbreti Zog dhe shteti shqiptar në vitet 1931-1935. Atyre nuk u grabitet kurora e sovraniteti në favor të një mbreti tjetër, aq më tepër i huaj, e sidomos pa abdikim.
Tashmë dihet se deri më 7 Prill komunistët numëronin si merita pjesëmarrjen në konfliktin civil ndërspanjoll midis republikanëve komunistë dhe monarkistëve, si dhe brohorimat për Paktin Molotov-Ribentrop, sipas porosive të Moskës dhe Kominternit. Ata nuk derdhën asnjë pushkë dhe asnjë pikë lot më 7 Prill, përveçse veshën kostumet ngjyrë gri të bashkimxhinjve veteranë, që ishin bërë që të gjithë anëtarë të grupeve fashiste ose komuniste, dhe pelegrinë romanë ose moskovitë.
Vetëm pas prishjes së paktit Molotov-Ribentrop, më 22 qershor 1941, komunistët u bënë antifashistë dhe shkuan në Serbi, ku ftuan serbët t’u bënin partinë e t’u caktonin punët, krahas ofiqeve dhe shërbimeve.
Gjatë diktaturës komuniste, Enveri, historiografët komunistë dhe emisarët e Sigurimit të Shtetit, nuk gjetën asnjë provë për të fajësuar për ujdi antikombëtare Mbretin Zog. Edhe funksionarët e lartë të Sigurimit famëkeq, para pak vitesh kanë pohuar publikisht se veprimtaria e Mbretit Zog në raport me çështjen dhe interesat kombëtare, është e panjollë.
Pas shpalljes së pluralizmit politik dhe hapjes së vendit e arkivave, veprimtaria e Mbretit Zog doli në dritën e diellit si e paqortueshme dhe thellësisht atdhetare, sidomos në momente vendimtare për Shqipërinë, siç ishte pushtimi fashist i 7 Prillit.
Tashmë edhe akuzat e stërvjetëruara dhe të dala boje, nuk po gjejnë konfirmim në dokumentacionin arkivor të ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme apo Arkivit Qendror të Shtetit.
Akuzatorët e Mbretit Zog po duan ta rehabilitojnë e shesin si kombëtariste figurën e diskredituar të Hoxhës. Por ne legalistët u bëjmë thirrje që ta pranojnë më në fund të vërtetën e pakundërshtueshme të antikombëtarizmit të Enverit të tyre.
Ne zogistët nuk mburremi vetëm për rezistencën më 7 Prill 1939, por kemi të drejtë të mburremi për gjithë shpirtin dhe aksionin e rezistencës në mbrojtje të interesave të atdheut e kombit, sikurse vepruam gjatë LDB dhe gjatë viteve të diktaturës komuniste, edhepse vuajtëm në kurriz vrasjet, burgimet, internimet, ekzilin, por asnjëherë nuk bëmë dhe nuk bëjmë mbrapsht.

Ne, me shembullin dhe mësimet e Mbretit Zog dhe Mbretit Leka, si në Shqipëri, ashtu edhe në mërgim, nuk pranuam asnjëherë të bëjmë kompromis me diktaturën dhe armiqtë historikë të kombit shqiptar.

Ishim ne europeistët dhe atlantistët e parë. Ishim ne propaganduesit e lirisë dhe demokracisë. Ishim ne jetësuesit e idealeve të Rilindjes kombëtare.
Simbolet tona ishin dhe mbeten Mbreti Zog dhe Mbreti Leka.

Zonja dhe Zotërinj,

Sot PLL dhe legalistët janë trashëgimtarët legjitimë dhe bartësit e frymës e të filozofisë zogiste për çështjen kombëtare, vizionin e zhvillimit, forcimin e shtetit e institucioneve, si dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

PLL mendon se integrimi europian kërkon si parakusht zhvillimin nëpërmjet identifikimit dhe shfrytëzimit të rezervave të zhvillimit brenda vetë trojeve dhe popullit shqiptar, në Shqipëri dhe përtej kufijve.

Shtetarët e mëdhenj dhe mendjet e ndritura, shqiptarë ose jo, kanë argumentuar se kombi shqiptar me burimet njerëzore e materiale që disponon, është i vetëmjaftueshëm (autosufiçient) për ekzistencë dhe zhvillim kah bota e përparuar ku synon të integrohet.

Por klasa politike e pluralizmit në tranzicion nuk ka arritur të ndërtojë shtetin dhe institucionet e veta, për shkak të dominimit prej interesave të pushtetit.

Sot shteti është inefiçient, i varur totalisht nga politika dhe pothuajse i molepsur nga korrupsioni me prapavijë dhe koperturë politike në të gjitha nivelet dhe institucionet. Administrata vuan nga politika dhe qytetari e ndjen veten të huaj, i papërfaqësuar nga shteti i tij dhe i diferencuar në ndihmë dhe të drejtat themelore.

Drejtësia konsiderohet e korruptuar dhe e nënshtruar nga politika. Ajo nuk ka asnjë mundësi të funksionojë sipas ligjit, të varet nga ligji dhe të japë drejtësi sipas ligjit.

Të drejtat e qytetarëve shiten e blihen dhe askush nuk përgjigjet për shkeljet e hapura të parimit të barazisë para ligjit.

Në rrafshin pasuror shqiptarët janë ndodhur në pozita të pabarabarta para ligjeve, ku shpesh injorohet e drejta e shenjtë e pronësisë.

Ligji 7501 është një ligj antikombëtar, që ka mbjellë vëllavrasjen dhe pabarazinë përballë kushteve të mbijetesës në kapitalizmin allashqiptar, në raport me pronën si burim jetese.

Pronarët e ligjshëm që komunizmi i likujdoi me mburrje si klasë, duke përdorur metoda staliniste, sot sërish kanë mbetur pa pronën e trashëguar, e cila është përvetësuar me ligje të padrejta e të keqzbatuara dhe shpesh herë me korrupsion.

Privatizimet, strategjike e jostrategjike, në përgjithësi jo vetëm nuk kanë sjellë rritje të efikasitetit ekonomik, mirëmenaxhimit, punësimit, rritje të gamës e sasisë së produkteve e shërbimeve, por shpesh kanë shërbyer vetëm si troje, tulla, tjegulla e skrap për privatizuesit klientelë e politikës. Shumica e pronarëve të trojeve janë përjashtuar nga e drejta e privatizimit, me anë të formulës së famshme të përshpejtimit të qëllimshëm të privatizimit dhe pengimit të procesit të kthimit të pronës.

Pseudoreformat në sistemin arsimor kanë sjellë rrënimin e dijes dhe cilësisë së arsimimit, duke prodhuar padituri dhe mungesë kompetiviteti në krahasim me kërkesat e tregut tejet të pamjaftueshëm shqiptar dhe ato tejet të larta të tregut ndërkombëtar të punës.

Sistemi shëndetësor i është larguar pacientit nëpërmjet ndërtimit të rrjetit spitalor në qendrat e mëdha urbane dhe shitblerja e këtij shërbimi i ka shndërruar pacientët në klientë, duke rrezikuar seriozisht jetën e këtyre klientëve sidomos në zonat e thella.

Ndotja dhe kequshqyerja në kushtet e varfërisë ekstreme, kanë rritur numrin dhe shkallën e rrezikshmërisë së sëmundjeve vdekjeprurëse e atyre që shkaktojnë invaliditet.

Mospërcaktimi i minimumit jetik, propaganda boshe për 10-fishim të GDP për frymë në dy dekadat e fundit, ka sjellë rritjen e mjerimit dhe përdorimin e ndihmës ekonomike si mundësi përfitimi të padrejtë.

Pyjet dhe ekuilibrat ekologjikë janë shkatërruar, duke shkaktuar mbindotje të ajrit, ujërave tokësorë e mbitokësorë, duke shkatërruar jo vetëm burimet ekonomike dhe ato të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, por e kanë sjellë situatën mjedisore në kufij ekstremë, athua se kemi superindustri petrokimike e kimike, apo aksidente bërthamore.

Ligji 7501 dhe politikat e dështuara agrare të zhvillimit të prodhimit bujqësor e agroturizmit, jo vetëm shkatërruan fondin e tokës dhe kanalizimeve në këmbim të trojeve për ndërtim, por e kanë çuar prodhimin e përgjithshëm bujqësor në nivele 4 herë më të ulëta se ato të kohës së komunizmit, duke dëshmuar se pasardhësit e komunistëve janë shumë më të paaftë se edhe vetë paraardhësit e tyre.

Sot nga privatizimet e panumërta strategjike, ideatorët, zbatuesit dhe apologjetët nuk gjejnë një rast të vetëm për të dëshmuar se privatizimi ishte i suksesshëm dhe siguroi investime të mëdha kapitale, teknologji të përparuar dhe efikasitet ekonomik me rritje të të ardhurave për arkën e shtetit, në raport me subjektet para privatizimit.

Në kundërshtim me mësimet e shtetarëve të mëdhenj për vetëmjaftueshmërinë ekonomike të faktorit dhe kombit shqiptar dhe synimin tek avantazhet kompetitive me tregjet e tjera, politikat dritëshkurtëra kanë rrënuar ekonominë e shqiptarëve në të gjitha anët e kufijve administrative.

Pavarësisht emigrimit të 1/3 të popullsisë dhe krahut të aftë për punë, në kushtet e shkatërrimit të tregut të punës dhe mundësive për punësim, qeveritë nuk kanë mundur të përballojnë me programe zhvillimi prurjet e reja të tregut të punës. Kësisoj papunësia ka arritur në nivele kritike, sidomos tek rinia, çka ka sjellë rritje të varfërisë dhe kriminalitetit me sfond ekonomik.

Për legalistët punësimi nuk sigurohet me slogane elektorale për krijimin e 250 apo 300 mijë vendeve të reja të punës.

Pabarazia e qëllimtë në garën kapitaliste, margjiinalizoi dhe distancoi nga shanset e integrimit shtresën e të përndjekurve politikë dhe pronarëve legjitimë, të cilët u trajtuan me frikë dhe urrejtjen e dikurshme klasore, për shkak të origjinës së paragjykuar dhe frikës për rehabilitimin e saj në kushtet e barazisë së shanseve për edukim. Atyre iu mohua dhënia e incentivave ekonomikë me përparësi në punësim dhe privatizim, sidomos në kushtet e moskthimit të pronës legjitime.

Në pluralizëm, urrejtja kundër këtyre dy shtresave që zhvilluan dhe shpëtuan Shqipërinë nga armiqtë historikë, ishte ndëshkimi pasues për shkak të kontributeve atdhetare dhe bartjes së genomës kombëtariste, nga e cila trembeshin armiqtë historikë dhe rivalët ekonomikë që emëruan dhe hierarkuan klasën politike me anën e Ramiz Alisë. Themi kështu sepse nuk ka shpjegim tjetër përjashtimi nga gara politike deri më 22 mars 1992 të partive nacionaliste Legaliteti e Balli, të cilat më pas i përçanë e u grabitën votat deri në defaktorizim, ndërkohë që vendin e tyre e zunë parti me sfond etnik e të të gjitha llojeve.

I radhita këto dështime të klasës politike, ndonëse jo të gjitha, për të dëshmuar se vendi ka ende shpresë për ringjallje ekonomike dhe morale. Këtij synimi do t’I kontribuojnë zogistët dhe PLL. Ky është amaneti i Mbretit Zog dhe Mbretit Leka, që legalistët do ta përmbushin, duke mbrojtur gjithmonë interesat kombëtare.
* Fjalim më rastin e 75-vjetorit të 7 Prillit 1939

Filed Under: Opinion Tagged With: e agresionit, fashist, shqiperia, Sulejman Gjana, VIKTIMA E PARË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT