PRISHTINË, 30 Gusht / “Vera e ëndërron detin”, projekti filmik i metrazhit të gjatë, me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fitoi çmimin e parë në programin për skenar nga Evropa Qendrore, Midpoint, si ‘Projekti më i mirë i filmit të gjatë’.
Çmimi përfshin një shumë monetare që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të projektit, bëri të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.
Projekti u prezantua më 29 gusht 2014, nga producentja dhe regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe skenaristja Doruntina Basha, para panelit ndërkombëtar prej 14 anëtarëve, në Pragë, Republika Çeke.
“Vera e ëndërron detin” u vlerësua si më i miri nga paneli vlerësues i përbërë nga përfaqësues kryesorë të industrisë së filmit në Evropë, si dhe Amerikë: Berlinale Talents, HBO Europe, Sundance Director’s Lab, Mediterranean Film Institute, EAVE etj.
Projekti është në fazën e zhvillimit të skenarit dhe planifikon të nisë preproduksionin në 2015.
Sipas skenaristes, Doruntina Basha, ‘skenari është rrëfim bashkëkohor kosovar, që eksploron marrëdhëniet shtypëse ndër-njerëzore’.
Regjisorja dhe producentja Kaltrina Krasniqi shprehet se, “ky çmim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për projektin sepse i hap rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe konfirmon potencialin e projektit”.
Më shumë detaje rreth këtij projekti do të zbulohen në muajt e ardhshëm.
Pjesëmarrja në Midpoint është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës
Archives for August 2014
MË VJEN TURP TË TË THEM “MË FAL”
Nga Albert Z. ZHOLI
Atë mbremje kisha shkuar te miku im, Kastrioti, për të marrë disa libra që m’i kish sjellë nga Tirana. Veja rrallë se komshiu i tij grek bënte zhurmë sa here shihte vizitorë:
-Nuk dua që të më mbushet pallati me alvanozë! Shkallët dhe ashensorin i duam për vete.
Kjo e detyronte Kastriotin, që ç’do gëzim familjar ta bënte nëpër lokale, ku harxhonte qimet e kokës. Ai e dinte se ç’kish pësuar kur bëri ditëlindjen e djalit. Të ndezur nga rakia, të ftuarit ia shkulën labçes. Pa mbaruar akoma kënga erdhi komshiu-grek dhe kërcënoi:
-Po nuk e pushuat këtë këngë, për pesë minuta solla policinë.
Kënga pushoi dhe të ftuarit u larguan qejfprishur. Qysh mnga ajo ditë Kastrioti me komshiun-grek nuk shkëmbenin as “mirmëngjes”.
Atë mbremje dera e komshiut-grek qëndronte hapur. Njerëzit dilnin e hynin vazhdimisht. Unë hyra me njëherë te dera e Kastriotit dhe e pyeta:
-Çfar ka ndodhur?
-I është përplasur djali me makinë dhe është rëndë. I duhet gjak. Merr librat dhe eja të shkojmë t’i gjendemi!-dhe librat m’i vendosi në duar.
Kastrioti kaloi mes njerëzve dhe shkoi drejt e te babai i djalit të plagosur:
-Zoti Jorgo, të shkuara të djalit!
Ai e pa me mosbesim dhe i zgjati dorën me përtesë.
-Erdha për diçka tjetër. Dua t’ju pyes ç’grup-gjaku ka djali juaj?
Z.Jorgo ngriti përsëri kokën dhe nëpër dhëmbë foli:
-Grupi zero.
-Edhe unë atë grup-gjaku kam. Më çoni në spitalë të ndihmoj dhe unë jetën e djalit tuaj me gjakun tim.
Jorgua s’po u besonte veshëve. U ngrit me vështirësi, e përqafoi dhe i tha:
-Më vjen turp të të them “Më fal!”.
OKB:U zhvillua debati i radhës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën
Kosova kërkon respektimin e marrëveshjeve nga Serbia dhe mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë/
Nga BEQIR SINA, New York/
OKB 29 gusht – Mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u shpalosë si rëndomtë raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Mun, u mbajtë me të njëjtën preformancë, më 29 të gusht ( pra dje e premete). Veçse me një ndryshim nga heret e fundit sepse kësaj rradhe debati u përfaqësua në nivel ministror – delegacioni kosovar kryesohej nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa ai serb nga Ivica Daçiq.
Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki – Mun në bazë të raportit më i fundit ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe të BE-së për të siguruar se një gjykatë e veçantë të vendoset jo më vonë se fillimi i vitit të ardhshëm.
Ai duke e bazuar tek raporti i prokurorit amerikan Vilijamson, të datës 29 korrik, ka thënë se “vendimtare jo vetëm për të respektuar parimet bazë të drejtësisë ndërkombëtare, por edhe për luftën kundër mosndëshkimit dhe për të siguruar që autorët e krimit janë përgjegjës për veprimet e tyre, është krijimi sa më shpejt i kësaj gjykate.”
Ban, në një raportin tremujor për periudhën 16 prill – 15 korrik, përshëndeti formimin e qeverisë së re të Serbisë me kryeministrin Aleksandër Vuçiç në krye, duke shtuar se ajo demonstroi angazhimin për të vazhduar dialogun me Prishtinën, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe zbatimin e plotë të Traktatit të Brukselit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje të dy palët për të vazhduar përmbushjen sa më parë të jetë e mundur, pas një pauzë, që zgjedhjet në Kosovë përfunduan – procesin e formimit të një kabineti të ri në Prishtinë.
Kurse, dje dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën tha se ndërsa janë bërë përparime të mëdha që nga viti i kaluar në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, vigjilenca e afërt mbetet thelbësore për të ruajtur arritjet dhe për të vazhduar dialogun.
Duke informuar Këshillin e Sigurimit në raportin e fundit i dërguari i Special i Sekretarit të Përgjithshëm, i Ban Ki-moon-it në Kosovë, dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif, ka shprehur shqetësim në lidhje me zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë – Serbi.
“Incidentet, tha zoti Zarif, të cilat kan ndodhur për gjatë 36 orëve të fundit në kufirin Kosovë – Serbi, ka rezultuar me tre viktima, duke përfshirë një polic serb. Informacionet, paraprake theksoi ai tregojnë se personat e armatosur të përfshirë në prerjen ilegale e pyejeve – kan pasur gjasat e përgjegjësis për këto incidente simbas tij. Ai bëri thirrje për kujdes më të madh që këto incidente që të mos merren për të u dhënë hapësirë spekulimeve, dhe, lidhur ato me motive politike, në mënyrë që autoritetet mund të bëjnë punën e tyre, për të sjellë autorët para drejtësisë.
Duke lavdëruar zgjedhjet e 8 qershorit, të cilat u kryen në një “mënyrë paqësore dhe të mirë-organizuar,” zoti Zarif, pranoi rolin konstruktiv të Beogradit, dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Bashkimi Evropian (BE) në lehtësimin e organizimit të sondazheve dhe rritjen e transparencës e tyre, në zgjedhjet e përgjithshme. Në të njëjtën mënyrë, ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë, për të nisur me shpejtësi punën në formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës .Gjykata Kushtetuese, tha ai ka vendosur si jokushtetuese zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke i kërkuar Kuvendit, për të zgjedhur dikë në përputhje me Rregulloren e Punës” u shpreh Zarif.
Më tej ai shoti se “Duke i shkuar përpara dhe me shpejtësi këtij vendimi, ne mendojmë se ai do të shërbejë më mirë interesit të popullit të Kosovës, dhe do të jetë manifestim i mëtejshëm i proceseve politike, duke treguar maturin e duhur,” tha zoti Zarif. Për më tepër, aktet e mungesës së ligjit dhe të dhunës, të kryera gjatë një demonstrate më 22 qershor në Mitrovicë e Jugut, theksoi ai tregojnë luhatshmërinë në ndarjen veri-jug në rajonin e Mitrovicës. Në këtë aspekt, zoti Zarif u kërkoi paleve të adresuara të zgjidhin çështjet me dialog të respektueshëm.
Ai tha se ishte i kënaqur sespse të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka filluar gjyqin ndaj pesë serbëve të Kosovës, të akuzuar ata për krime të luftës dhe vrasje. Përveç kësaj, kryeprokurori i Task Forcës për Hetime Speciale, tha Zarif, ka lëshuar një astatement më 29 korrik për të pagjeturit, që paraqet një tjetër “moment historik në forcimin e sundimit të ligjit dhe duke shëruar plagët e pasluftës.”
Raporti më i fundit, i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki – Mun, tha zoti Zarif , gjithashtu – tregon se si :”Ndërthurja e krizave të vazhdueshme në të gjithë botën – ka pasur efektet e saj edhe në Kosovë për të trajtuar tendencat e ekstremizmit të dhunshëm dhe për të parandaluar pjesëmarrjen e disa kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak.
Ndërkohë, që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, simbas tij duhet të jetë e vendosur dhe efektive për të siguruar që vendet të tilla nuk janë të shkatërruara, vuri në dukje i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm, Përfaqësuesi Special i Ban Ki-moon-it në Kosovë, dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif,.
Zoti Zarif si konkluzion ka thënë se është vrejtur gjatë kësaj periudhe në Kosovë, ka pasë pak progres në lidhje me procesin e kthimit dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur brenda vendit (IDP). 35 për qind më pak nga të zhvendosurit – po të kthehen në Kosovë në krahasim me vitin e kaluar. Ai gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, për të gjetur një zgjidhje afatgjata për 50 serbë të Kosovës.
Duke u përfshirë në debat ministri i jashtëm serbë Ivica Daçiç tha se “Ne jemi të bindur se të gjitha vendet do të respektojnë të drejtën ndërkombëtare ”
Ai më pasë ka përmendur Deklaratën e Kryeprokurorit (ekipit i posaçëm për hetim) Klint Uilliamson dhe kërkojë krijimin e gjykatës së veçantë, sepse simbas tij ajo do të jetë e vetmja gjë që mund të sjellë drejtësi dhe paqe për një numër të madh të viktimave dhe familjeve të tyre.
Ai i bëri thirrje nga faktorëve kryesorë në komunitetin ndërkombëtar për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për të bërë që Gjykata e posaçme të themelohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe paralajmëroi se kjo nuk duhet të ndodhë.
Daçiç tha se Serbia është e vendosur në mënyrë të konsekuente për të vazhduar një dialog konstruktiv me Prishtinën në të gjitha nivelet, dhe për të realizuar marrëveshjet e arritura deri më tani, si dhe ka vlersuar rolin e BE-së për të lehtësuar këtë dialog.
Serbia ka përmbushur me ndërgjegje detyrimet e saj deri më sot, të cilat nuk mund të thuhet për anën e Prishtinës, tha Daçiç, duke shtuar se Beogradi dhe Prishtina pritet që në proceset e ardhshme fund-zgjedhore, kan për të lejuar formimin e JCC.
Daçiç paralajmëron për ekzistencën e një boshllëku të dukshëm midis standardeve ndërkombëtare dhe kornizës ligjore dhe të gjendjes në terren, e cila është karakterizuar nga incidentet ndëretnike, çështjet e pazgjidhura të pronësisë, qasje të kufizuar në shërbime publike për pjesëtarët e komuniteteve jo-shqiptare, si dhe besimin e tyre në funksionimin e institucioneve.
Hoxhaj kërkon në OKB respektimin e marrëveshjeve nga Serbia
Më tej në fjalën e tij, Hoxhaj ka përmendur rastin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë dhe nevojën për t’u identifikuar sa më shpejt civilët shqiptarë të zhdukur që nga viti 1999.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ka kërkuar nga Serbia që t’i respektoj marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mos inkurajoj destabilizimin e situatës në veri të vendit, duke përmendur rastin e EULEX-it.
“Qeveria e Kosovës ashpër dënon gjithë presionin e mundshëm ndaj personelit të EULEX-it, specifikisht kur është fjala tek arrestimi i kriminelëve të mundshëm që veprojnë në komunat veriore. Përtej kësaj, ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur të implementojnë marrëveshjet tjera të arritura në këtë dialog. Gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka revokuar Marrëveshjen mbi Kadastrat dhe atë për njohjen e dyanshme të diplomave universitare”, ka thënë Hoxhaj.
Më tej në fjalën e tij, Hoxhaj ka përmendur rastin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë dhe nevojën për t’u identifikuar sa më shpejt civilët shqiptarë të zhdukur që nga viti 1999. “Deri sa po flas para jush, në qytetin e Rashkës në Serbi është zbuluar një varr masiv me rreth 350 trupa të civilëve shqiptarë të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ky nuk është varri i vetëm masiv i civilëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe i zbuluar në Serbi”, ka thënë Hoxhaj, duke përmendur edhe rastin e peticionit për dhunën seksuale të femrave të ushtruar gjatë luftës në Kosovë, që nuk është trajtuar asnjëherë dhe që do t’i adresohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të kërkuar nga kjo Organizatë të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe të sjell drejtësinë në vend.
Si të arritura, ministri Hoxhaj ka përmendur organizimin e suksesshëm dhe me standarde demokratike të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit duke siguruar edhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe komunat e banuara me serbë në veri të vendit. “Aktualisht Kosova është në fazën e saj të konsolidimit të Parlamentit të ri. Në proces të konsolidimit të institucioneve të reja, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka qenë institucioni kryesor i cili siguroi fondamentin demokratik dhe kushtetues për të themeluar institucionet legjislative dhe ekzekutive të Kosovës. Në këtë frymë, Kosova së shpejti do të ketë qeverinë e saj të re si dhe përbërja e qeverisë do të jetë gjithëpërfshirëse, shumetnike dhe e përkushtuar të vazhdoj reformat”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, më 25 korrik të këtij viti, Kosova suksesshëm ka parafuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian. “MSA do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe do të sigurojë një kornizë të qartë të reformave dhe angazhimit politik me BE-në në procesin integrues të saj. Përtej përfitimeve politike, MSA-ja do të hap tregun e Kosovës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të gjenerojë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik. Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, do të vazhdoj të dëshmoj përgjegjësi të lartë politike dhe institucionale”, ka deklaruar Hoxhaj.
Paralelisht me konsolidimin e institucioneve të brendshme, sipas Hoxhajt, Kosova ka shënuar progres në forcimin e pozicionit të saj ndërkombëtar. “Gjatë dy muajve të fundit, Republika Togoleze dhe Ishujt Solomon kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Gjatë qershorit, Kosova po ashtu është anëtarësuar në tri organizata, SEECP, Komisionin e Venedikut të Këshillit të Evropës dhe MARRI”, ka thënë Hoxhaj.
Në fund të fjalimit të tij, kryediplomati kosovar ka ngritur nevojën e mbylljes së prezencës së UNMIK-ut në Kosovë për shkak të rritjes së rëndësisë kritike të BE-së dhe ndryshimit të rrethanave. “Derisa BE po merr rol më të madh në rajon, është e rëndësisë kritike që ky Këshill të konsideroj mbylljen e prezencës së UNMIK-ut në Kosovë, derisa kjo do të ishte në kohë të duhur, kostefektive dhe në përputhje me përkushtimin e OKB-së për të fuqizuar pronësinë lokale dhe strategjitë dalëse të suksesshme. Ne në mënyrë të përgjegjshme i rekomandojmë këtij Këshilli të rikonfiguroj praninë e UNMIK-ut nga misioni aktual në një mision të Zyrës Politike në Kosovë, e cila do të kishte një rol të ri mbështetës në forcimin e institucioneve të brendshme për më shumë përgjegjësi në angazhimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj
NJOFTIM I AKADEMISE SE SHKENCAVE: NDERROI JETE AKADEMIKU SHABAN DEMIRAJ
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë/
AKADEMIA E SHKENCAVE/
K R Y E S I A/
Tiranë, më 30 gusht 2014/
N E K R O L O G J I/
Sot, në datën 30 gusht 2014 në orën 13.50, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tiranë gjuhëtari i madh, profesori, akademiku, Mësuesi i Popullit, i lauruar disa herë me Çmim Republike, Mjeshtri i Madh i Punës, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj (1920-2014).
Shaban Demiraj lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955). Disa vjet punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Nga viti 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në UT, ku shërbeu deri në v. 1990.
Ai ishte një autoritet shkencor elitar, një nga përfaqësuesit më të shquar të fushës së gjuhësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai i solli shkencës gjuhësore shqiptare, por edhe ballkanike, vlera të mëdha përmes shumë veprave monumetale, ku veçohen: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”, “Fonologjia historike e gjuhës shqipe”, “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe”, “Gjuhësi ballkanike” etj. Akademiku Shaban Demiraj është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore prestigjioze vendëse dhe të huaja për çështje të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe, të gramatikës dhe të fonetikës historike, si edhe të ballkanologjisë. Si pjesëmarrës aktiv në vendimet më të rëndësishme të shqipes standarde, ai ishte njëherësh edhe nga protagonistët kryesorë të përgatitjes së dokumenteve bazë saj. Mendimit shkencor të Akademikut Shaban Demiraj i referohet sot brenda dhe jashtë vendit elita e gjuhësisë së sotme dhe historike. Ai e përfaqësoi me dinjitet shkencën gjuhësore shqiptare në forumet më të rëndësishme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shaban Demiraj si pedagog dhe si drejtues kërkimor përgatiti breza studentësh dhe studiuesish. Ndër vlerat më të mira shkencore e mësimore ata ruajnë në dijet e tyre shumë nga dijet e profesor Shabanit. Modeli i tij i punës u bë shkollë për studentë e studiues.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe shkencore dhe njerëzore. Por ai lë pas një vepër të madhe, një pasuri shkencore, një vlerë të madhe kombëtare, një pasuri monumentale për breza.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella gruas, djalit dhe vajzës dhe gjithë të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Tij. I përjetshëm qoftë emri, vepra dhe kujtimi!
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
AKADEMIA E SHKENCAVE
K R Y E S I A
Tiranë, më 30 gusht 2014
HOMAZHET
Në nderim të jetës, veprës dhe figurës së akademikut Shaban Demiraj (1920-2014), do të organizohen homazhe në sallën “Aleks BUDA” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë më datën 31 gusht 2014 nga ora 11.00-12.00. Pas homazheve do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes në oborrin e Akademisë së Shkencave. Më pas do të vijohet me ceremoninë mortore në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
SABIJE DERVISHI VESELI, SHKRIMTARJA STRUGANE E AMERIKËS, MJESHTRE E RRËFIMIT TRILLER
Intervistë e Raimonda MOISIUT me romancieren SABIJE Dervishi Veseli/
Sabije Dervishi Veseli, është zëri krijues, intelektual, femëror – që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, dhe e njohur tashmë edhe si autore bilingualen shqip-anglisht, mjeshtre e rrëfimit në gjininë e thrillerit.Ajoështë një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane.Shkrimtarja shqiptaro-amerikane me orogjine nga Struga, Sabije Dervishi Veseli me përpjekje e sakrifica, ngarkesë emocionale, ajo është lum atdhedashurie për Shqipërinë e vendlindjen. Me dhimbjen e mergimtares, por me sytë nga atdheu, me pasionin dhe talentin për letërsinë, ajo hodhi ne letër nëpërmjet komunikimit anglisht, përvojat jetësore, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, dhimbjen e dashurinë, të mirën e të keqen, mallin dhe kujtesën, grotesken dhe paradoksen, dallgët e jetës që na rrahin çdo ditë, vuajtjet e mbijetesën, jetën e vdekjen”.
Autorja, ne veprat e saj, shpreh shpirtin fenomenologjik me qartësinë e mendimit filozofik e artistik, ide shprehëse dhe emocionale këto, krejt të veçanta nën efektin e njerëzores.
Autorja Veseli ka zgjedhur të shkruajë në gjuhën angleze nën aureolën e kauzës së lirisë e shpirtit të lirë në tokën e lirë, çka ka bërë që këto ngarkesat emocionale të jetës , t’i ndaje edhe me “bashkëqytetarët e saj amerikanë”, t’i bëjë pjesë të dhimbjes e gëzimit të saj, në Amerikën multi-kulturore, si një metaforë dhe best seller për letërsinë bashkëkohore, zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane, shqiptaro-amerikane dhe promovim i vlerave te letrave shqipe.”
***
-Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj, vecmas për librin të shkruar në gjuhë të huaj “Dangerous road”(Rruga e rrezikëshme). Përpos urimeve për këtë libër dhe të tjerë dëshirojmë të dimë;si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve?Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?
Ju faliminderit Monda për intervistën, dhe ju uroj gjith të mirat dhe suksese edhe ju.Libri im i fundit” Dangerous Road” dhe frymëzimi im për subjektin e libri, është marrë nga një ngjarje e vërtet, ku në këtë rrugë gati për cdo vit, humbin jetë njerëzore në aksidente rrugore. Nuk ka dallim se kujt moshe i përkasin, por e rëndësishmja është se rruga është e rrezikshme. Njgjarjet të tilla ndodhin në rrugën e Veleshtës në Strugë. Kur e sheh rrugën është pa problem trafiku,por gjatë mbrëmjes rruga është tërheqëse dhe pikërisht aty është edhe një vend i shenjtë.Në këtë rrugë humbi jetën tragjikisht Gëzim Kaleci, një i burgosur politik në ish -Jugosllavi dhe shoku i tij Garip Kaba, shpëtoi.Ngjarja realisht ka ndodhur në 1994-ën . Më vonë, po në të njëjtin vend përsëri viktima, por kësaj here një familje tjetër nga Veleshta, familja Hoda, ku humbën jetën Naseri, gruaja e tij , djali Drilon, kurse djali tjetër Kushtrimi shpëtoi, por ende i ndien traumat trupore dhe ngjarja vazhdo. Subjekti në brendësi është sa tërheqëse, por edhe e dhimbshme dhe tragjike, sepse jetë njerzish janë në rrezik.Shpresoj që ky roman të jetë mesazh jo vetëm për njerëzit e thjeshtë që ta mbrojnë jetën, të jenë të kujdesshëm kur ngasin makinat,-por edhe për institucionet shtetërore që të bëjnë dicka për rrugën, që merr gjithmonë jetë njerëzore.
– Kini botuar poezi e prozë,- Si u gjendet prozatore? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare?
Proza më ka tërhequr më tepër, emocionet ndjenjat përshkruhen më mirë në prozë, poezia më duket disi më e mbyllur.
-Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë, për c’ka theksova më lart?
Parafytyrimet e mija të para kanë qenë të mirem me sport, sepse hendbolli dhe basketbolli kan qenë ëndrrat e mija, por ndërroi politika e atëhershme dhe cdo gjë u rrënua, dhe më vonë pasi Zoti me dhuroi një dhunti tjetër, që të tjerët nuk e kanë,atëhere fillova të merrem me shkrime, por në formë ditari dhe vazhdoj me ditarin tim të jetës.
-Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar prozën?
Dhuntia që zoti më dhuroi, (dhuratën që e kam), shkrimet e mija janë të një karakteri tjetër, është një rrymë e re në letërsin shqiptare, që mund të them Ghost Stories.
-Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, tregim apo meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?
Nuk ka rëndësi kur më vjen frymëzimi nuk më pengon as vetmia as muzika për derisa marrë mesazh.
-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?
Frymëzimi për mua lind nga brendësia e shpirtit dhe pastaj shkruan me ndjenjat e tua.
-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?
Njgjarja në të cilën isha e rrethuar më frymëzoi të merrem me krijimtarinë dhe duhej që edhe përfundimin t’ia jepja, por pasi gjurmova në atë njgjarje dhe nuk dëshiroja që punën e nisur ta lë përgjysmë .Proza ështe rruga ime e zgjedhur
-Kur shkruani cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Shtëpia ,vendi im, më e preferuar
-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt, Në prozën tuaj tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual … A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju jeni përpjekur ta cfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?
Në prozen time është dashuria mes njerëzve jo urretje, është mirëkuptimi dhe paqja.
-…që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbëshme, të bukura e kritike. Cili ishte kërcënimi që ju shihnit me sytë dhe koshiencën e brishtë të një gruaje nga ai realitet i jetës?
Me kohën kalon dhe sfidon, gjithcka, vetëmduhet durim dhe paqe shpirtërore.
– Kini botuar romanet fiction “Interpretation of dreams” “Misterious secretes”, “Ëhat did I do, fall in love ëith you”, në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe “Pse u dashurove tek unë? Kush ka qënë frymëzimi për këto romane? Pse në gjuhën angleze? Pra sfida që ju përballeni me ndërtimin e romanit duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve? I paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?
Librat të cilët i përmendët më lart, i kam shkruar j në gjuhën angleze, sepse në Amerikë këto tema janë më të lexuara. Në Amerikë egzistojnë programe të vecanta që i trajtojnë këto tema me Ghost Story, kurse në Ballkan nuk është e njohur dhe nuk janë të besueshme si tema deri diku..Prandaj vendosa t’i botoj në gjuhën angleze, se edhe më pëlqen ky lloj stili i të shkruarit. Ngjarja ka ndodhur në Luftën e Parë Botëore, ku një Oficer kroat vritet në frontin e Selanikut. Por subjekti shkruhet në vitin 1989-ë dhe personazhi kryesor është Oficeri kroat dhe Besa një vajzë e re në moshën 17 vjecare bie pre e dashurisë së shpirtit të ringjallur të Oficerit kroat , dhe loja e trishtimit dhe e dashurisë së humbur vazhdon mes tyre .
-A të ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo të keni pirë kafe me ndonjë nga personazhet e romanit “Pse u dashurove tek unë?”?
Jo , sepse personazhi kryesor ka vdekur dhe hija e tij vazhdon
-Keni qënë e sukseshme vitet e fundit si romanciere, jeni vlerësuar me cmime respektivë e të admirueshëm, duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë?A jeni habitur kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?
Nga shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë në një konkurs u vlerësova me Cmimin e Tretë me librin “Pse u dashurove tek unë”. Ishte një kënaqsi sepse ishte libri im i parë që kisha shkruar dhe u vlerësova. Jam tërhequr nga konkurset sepse më dukej se nuk vlersohen temat e mija, por kam dëshirë të marr pjesë në konkurset shqiptare, nuk ka rëndësi ku mbahen në Tiranë,Prishtinë apo Shkup .Po natyrisht që gëzohem, për vlerësimin e zërit krijues intelektual e qytetar.
-Kur ktheni kokën pas se e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivta interesante për të ardhmen?
Ëndrra ime për të ardhmen është që këta libra që i kam shkruajt t’i realizoj filma në Hollëood,dhe librin e parë e kam në screenplay dhe po bëj përpjekje të kontaktoj ndonjë producent që t’i realizoj në të ardhmen.
-Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?
Të lexojnë libra sepse libri është arma e ardhmërisë,
-Cfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
Për mendimin tim, dashuria ndaj familjes që je duke jetuar është më e rëndësishme dhe më e shenjtë.
– Pse shkruan Sabija…..
Sepse kam dëshirë të merrem me dicka, të shpreh ndjenjat e mija.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist?Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale”?
Shoqërinë e dua, por pasi natyra ime është e atillë që nuk dëshiroj të merem me disa gjëra që nuk i përkasin personalitetit tim dhe tërhiqem nga ato rrethana.
-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
Jo kam shum për të bërë dhe më duket se ende jam në fillim. E mbarova librin tim të pestë me titull:Ëndrrat Mesazh Hyjnor: Kurse projekti ime është të kontaktoj me ndonjë producen pasi screenplay është gati në gjuhën angleze dhe nëse është dikush i gatshëm, ltë më kontaktojë, janë të mirëpritur nga unë. Kjo thirrje është edhe për produicentët shqiptarë.
-Autorët tuaj më të preferuar…
Autorët më të dashur për mua janë Naim Frashëri, Migjeni,Asdreni, Noli, Cajupi etj.
-Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi.
Talenteve të reja u dëshiroj suksese gjithashtu edhe shkrimtarëve femra ju dëshiroj arritje suksese në shkrimet e tyre
Intervistoi:Raimonda Moisiu
- 1
- 2
- 3
- …
- 59
- Next Page »