• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

AUSTRALI : Mrekullia Ted Johnson!

August 8, 2014 by dgreca

Djaloshi 3-vjeçarë i lindur pa këmbë, me”këmbë’ dhe këpucët e para……edhe pse lindi pa këmbë, tashmë, ai ka çdo të drejtë të buzëqesh!/
Nga Beqir Sina/
MELBURNE AUSTRALIA: Dy vjetë më parë, gazeta më e madhe në Australi Sunday Herald Sun – teksa bëntë thirrje për ndihma – do të shkruante se” Spitali Mbretëror Klinika e Fëmijëve me Mungesa të Gjymtyrëve, në Melburnë, i cili kohë pas kohe ka parë ( ka kuruar) fëmijët që lindin soe humbasin një këmbë, krahun, dorën ose këmbën, gjatë të aksidenteve apo sëmundjeve të ndryshme, në mënyrën e mrekullueshëme për të fituar një shpirt, për tu bërë një njeri energjik, kurrë nuk e kishte parë, një rastë të këtillë si ky, i tre fëmijëve të lindur pa gjymtyrët, e natyrore” thonë ata.
Simbas , mjekëve njëri prej tyre i quajtur Tedd Johnson një fëmijë, që tani është 3 vjeçarë, ka lindur pa gjymtyrët e poshtme pra jo normale si të gjitha lindjet – dy këmbët, i ka pasur pa lëkurë dhe pa kocka. Kjo, mbasi Scans Prenatal, e cila pati treguar se cilatjanë shenjat e parë, që gjymtyrët nuk janë zhvilluar në barkun e nënës, ose ata do të duhet të kenë një amputim të shpejt pas lindjes.
Mjekët e Spitalit Mbretëror – Klinika e Fëmijëve me Mungesa të Gjymtyrëve, në Melburnë, kan thënë se këto raste të rralla të lindjes së fëmijëve pa gjymtyrë ose me gjymtyrë të dëmtuara, ” vijnë kur ka siç i quajnë ata kan anomalitë kongjenitale, dhe ato duhet të shmangën me ultrasounds paralindjes, për të gjithë fëmijët të cilët kanë nevojë për amputimet, për shkak të kancerit tëkockave, të infeksionit ose aksidenteve me makinë”. Kjo, për një nga specialistë më të njohur në botë, drejtori i kësaj klinike në Victoria – Melburnë, Dr. Ian Tordoe – Orthopaedic Surgeon – Victorian Paediatric Orthopaedic, thuhet “Sidomos, për fëmijët të cilët janë të lindur me një mangësi të ulët në gjymtyrët, dhe prindërit të shqetësuar seriozisht, janë të detyruar të fillojnë e të mendojnë se është e mundur që kjo klinikë, të bëjë merkullinë për jetën e fëmijës,” ka thënë z Torode. “Puna ime është të u shpjegojë atyre se fëmija e tyre, do të ecë, edhe në qoftë se ata kanë nevojë për një protezë., thotë z.Tordore, duke shtuar se “Ata do të kenë një jetë normale, do të jenë në gjendje për të luajtur futboll edhe me një këmbëartificiale.”

Kështu ka ndodhur edhe me mrekullinë Ted Johnson

Ashtu si fëmijët e tjerë, që janë duke marrë hapat e tyre të parë, prindërit e Ted Johnson ishin në agoni mbi vendimine doktorëve që fëmijës së tyre për shkak të çrregullimeve , duhet të prisnin të dy këmbët e tij dhe zëvendësimin e tyre me proteza. Scans Prenatal – kishte zbuluar një linjdje të rrallë kongjenitale, me hemimelia dhe anomali tibial, në të cilën djali i tyre – ka lindurme mungesë të lëkurës së tij, i mungonte kockë, në gju dhe kyçin e këmbës. Mjekët vlerësuan zhvillimin e tij në 12 muajt e parë, por shumë shpejt ata e bënë të qartë, se duhej hequr të dy këmbët dhe zëvendësimin e tyre me ato të protezave, që do të ishin shansi më i mirë, që Ted të ishte një fëmijë, me një jetë të pavarur dhe i lirë të ecë vetë.
Kështuqë, edhe pse lindi pa këmbë, tashmë, ai ka çdo të drejtë të buzëqesh! 3-vjeçari Ted Johnson nga Melburni – Ausrtalia, sapo hodhi hapat e tij të para me… këmbët e tij të reja, të cilat në fund kane dhe këpucë. Kështu djaloshi vogël për herë të parë në jetë mund të mbaj këpucë. “Është e pabesueshme. Asgjë nuk e ndalon atë, ka shumë kurajo”, deklaroi nëna e tij.

Filed Under: Histori Tagged With: AUSTRALI : Mrekullia, Ted Johnson!

OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR

August 8, 2014 by dgreca

KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Sot në mëngjes gazetat e Tiranës botonin në faqen e parë lajmin se zonja Ermelinda Meksi, njëra prej anëtareve të Këshillit Mbikqyrës dhe ish-deputete e PS kishte propozuar shkarkimin e Guvernatorit. Por propozimi i saj kishte shkuar kot, pasi ishte mundur nga shumica me rezultatin 1:6. Ja disa tituj gazetash: „Këshilli Mbikqyrës i Bankës rrëzon propozimin e Ermelinda Meksit. Dështon shkarkimi i Fullanit“; „Përplasja në Këshillin Mbikqyrës: Ermelinda Meksi kundër Fullanit“;”Këshilli Mbikqyrës shpëton Fullanin. Rrëzohet kërkesa e Ermelinda Meksit, për të vënë përpara përgjegjësisë drejtuesit e BSH”.
Këtë temë e kishte marrë po sot në mëngjes, me të drejtë, edhe gazetari Artur Nura në programin e Televizionit A1 REPORT „Shtypi dhe Ju“, në sondazhin se me kë ishte publiku shqiptar – me Meksin apo me ata të gjashtë që kishin votuar kundër. Dhe publiku shqiptar, ishte me Meksin, natyrisht, që kishte kërkuar largimin e Fullanit.
Është e ditur që opinioni shqiptar është kundër Guvernatorit të Bankës Shtetërore. Këto arrestimet që bëhen tani, opinioni shqiptar nuk i ha. Sepse janë “koka turku“. Që dalin menjëherë të pafajshëm. Si dolën ata dy personat që u akuzuan për vrasjen e Artan Santos.
Që shqiptarët janë kundër mogulit Fullani, mjafton të shihni Facebook-un si zjen nga të gjitha anët. Kush e fiton bukën me djersën e ballit është për largimin e guvernatorit Tycoon. Kush e ka krijuar pasurinë me djersën e ballit është kundër kastave të privilegjuara me pasuritë kombëtare. Që do të thotë shumica e shqiptarëve. Jo vetëm ata 1 milionë shqiptarët që votuan kundër qeverisjes së korruptuar të Sali Berishës. Kundër kapjes të shtetit janë 3 milionë shqiptarët brenda Shqipërisë Londineze; 3 milionë shqiptarët e dëbuar nga Shqipëria Londineze gjatë regjimit kriminal çerek shekullor të trazicionit. Plus edhe të gjithë bashkëkombasit nga trojet shqiptare dhe nga diaspora. Si gazetare nuk kam parë askënd që të mbrojë Guvernatorin. Vetëm kasta e mbron. Dhe njerëzit pranë kastës. Kasta është e rrezikshme. Shpëtojini shqiptarët nga kasta. Qeveria e Edi Ramës ta mbajë premtimin ose të japë dorëheqjen.
Prandaj edhe sondazhi i Artur Nurës doli në favor të Meksit. Se Meksi na dilte si – thuhet në Testamentin e Ri – Gruaja Samaritane tek pusi – Samaritan woman at the well – që u takua me Jeziun. Sepse drejtësia nuk është fiksion, por obliguese.
Por puna na del më vonë. Ermelinda Meksi nuk paska qenë Samaritania. Sepse Këshilli Mbikqyrës nuk vonoi dhe i përgënjeshtroi mediat e Tiranës në të ashtuquajturën mbledhjen e apostrofuar nga gazetat, ku është propozuar shkarkimi i Fullanit. Se, në fakt, nuk qenka propozuar. Dhe mediat kanë rrejtur. Për ta mashtruar opinionin publik se këta të PS janë ata që duhen, meqë Ermelinda Meksi ka qenë ish-deputete e PS. Ose kanë dashur që të jetë ashtu, në fund të fundit. Që të dalë dikush me flamurin e drejtësisë, kundër klientelizmit, nepotizmit, kastës që si oktapodus po ia merr shpirtin vendit, sepse sistemit ia ka marrë frymën.
Ja çfarë deklaron Këshilli Mbikqyrës: “Në vijim të lajmit të publikuar sot, “Fullani, propozohet shkarkimi”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë informon publikun se ky lajm nuk është i vërtetë. Në diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës ju bëjmë me dije se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.”
Me këtë deklaratë edhe Këshilli Mbikqyrës tallet me opinionin publik, sepse shtiret sikur ka integritet. Ky njoftim për mediat është një trushplarje për opinionin publik, sepse duket sikur i thuhet se fajin e paska patur Meksi që nuk paska bërë propozimin se ata na paskan qenë gati për të votuar. Rrenë e gjitha. Sepse, nëse Këshilli Mbikqyrës do të kishte integritet vërtetë, përfshi edhe zonjën Ermelinda Meksi, që nuk ka bërë kurrëfarë propozimi për shkarkimin e tycoonit Adrian, ata do të kërkonin takim të jashtëzakonshëm dhe do të kërkonin dorëheqjen e Fullanit në kor. Jo dje. Por ditën ku u lajmërua vjedhja e 7 milionë $. Ta japnin edhe ata dorëheqjen. Ky është integriteti.
Por s’mund ta bëjnë se janë në funksion të tentakulave të oktapodit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, FRYMËN VENDIT, OKTAPODI, PO IA MERR, SE SISTEMIN

“NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI”

August 8, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Kështu u shpreh në një intervistë me Radion Europa e Lirë, ish-disidenti anti-komunist polak, Adam Michnik, duke e krahasuar njëherazi agresionin e Rusisë së Putinit kundër Ukrainës me aneksimin e Çekosllovakisë nga Adolf Hitleri në vitin 1938. Kundërshtari veteran i komunizmit tha se Europa duhet patjetër të gjëjë mënyra për të “Ndaluar Putinin” për t’i thënë stop agresionit të tij në Ukrainë, megjithë koston ekonomike që mund të rezultojë si rrjedhim.
Paralajmërimet për një ndërhyrje të mundshme dhe të shpejtë ushtarake ruse po bëhen nga të dy anët e Atlantikut: nga aleanca e NATO-s, si dhe nga zyrtarë amerikanë dhe europianë, të cilët pohojnë se ditët e fundit, Rusia ka grumbulluar forca të shumëta ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën lindore. Një ndër ta ishte Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i cili të mërkurën u tha gazetarve në Varshavë, se duke u bazuar në informacionin që ai ka marrë gjatë disa orëve të fundit, sipas tij, sugjeron se mundësia për një ndërhyrje të drejtë për drejtë ushtarake nga ana e Rusisë në Ukrainë, është më e madhe tani se ç’ishte disa ditë më parë. Ndërsa Ministri polak i Punëve të Jashtëme, R. Sikorski paralajmëroi se Putini po përgatitet për një invadim të Ukrainës nën pretekstin e një ndërhyrjeje, gjoja për qëllime humanitare, për të mbrojtur minoritetin rus atje.
Burime të ndryshme, zyrtare dhe jo zyrtare, sugjerojnë se Rusia ka grumbulluar rreth 20-mijë trupa në kufirin me Ukrainën. Ndërkaq, edhe Kryeminsitri holandez Mark Rutte u citua nga media të ketë thënë të mërkurën se po ndalohet puna për identifikimin e viktimave të aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë, që sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë, është rrëxuar nga forcat pro ruse më 17 korrik. Kjo masë, tha ai, po merret për arsye se gjëndja e sigurisë në Ukrainën lindore po keqësohet gjithnjë e më shumë, në vendin ku është rrëxuar në mënyrë barbare aeroplani civil nga forcat pro-ruse, ku gjetën vdekjen pothuaj 300 pasagjerë të pafajshëm. Një akt barbar ky, në të cilin, që sipas të gjitha gjasave mesa duket kishte gisht Moska, në mënyrë direkte ose indirekte.
Në lidhje me mundësinë e një agresioni të shpejtë ushtrarak rus kundër Ukrainës, janë venë në lëvizje një numër takimësh diplomatike dhe po bëhen paralajmërime nga zyrtarë të ndryshëm perëndimorë, me qëllim për të parandaluar një gjë të tillë, ndërkohë që edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seanca. Njoftohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen vizitoi Kievin të ënjtën, i ftuar nga udhëheqsit e Ukrainës për të biseduar mbi takimin e ardhëshëm të partneritetit të NATO-s me Ukrainën, që ishte caktuar më heret, por siç duket, përball situatës së krijuar tani, bisedimet midis dy palëve mund të përqendrohen mbi atë që thuhet se është një kërcënim i menjëhershëm ushtarak rus ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë vizitës së tij në Kiev i premtoi mbështetje Ukrainës përballë atij që ai cilësoi si agresion rus dhe sipas lajmeve i bëri thirrje Moskës që të tërheq forcat e saja nga kufiri.
Ndërkaq, në fillim të kësaj javë u njoftua nga Organizata e NATO-s takimi që Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Perëndimore Rasmussen pati me Kryeministrin britanik, David Cameron dhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të NATO-s, Gjeneralin Philip Breedlove, në kryeqëndrën e aleancës në Belgjikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi gjatë këtij takimi se aleanca, “është e vendosur” të mbrojë të gjithë Aleatët nga çdo kërcënim. “Ne jemi”, tha ai, “në një periudhë kritike të historisë, ndërkohë që po kujtojmë shkatërrimet e shkaktuara nga Lufta e parë Botërore (në 100-vjetorin e saj) — paqa dhe siguria e jonë po kërcnohen përsëri, kësaj radhe nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.” Udhëheqsi i NATO-s, shtoi se rrëximi kriminal i aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë muajin që kaloi, e ka bërë të qartë për të gjithë se konflikti në një pjesë të Europës, rezulton në pasoja tragjike anë e mbanë botës.” Aleanca NATO, nga ana e saj, ka njoftuar se ka ndërmarrë tanimë masa të menjëhershme për të përforcuar mbrojtjen e përbashkët në ajër, në detë dhe në tokë, si përfundim i agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe për rreth saj.
Ndërkaq, gjatë një vizite të mërkurën në kryeqëndrën e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në Stuttgart të Gjermanisë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel tha se përball keqësimit të situatës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s, janë të angazhuara në këtë drejtim, ndërkohë që aleanca ka shtuar masat ndaj kërcënimit rus, përfshirë vendosjen e forcave të saja në Poloni dhe në tre shtetet baltike, anëtare të NATO-s. Duke reaguar ndaj grumbullimit të forcave ruse në kufirin me Ukrainën, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes tha, se “këto nuk janë shënja të mira”, dhe shtoi se “për derisa Rusia shkakton dhe nxitë tensionet në atë zonë, gjëndja atje do të keqësohet”, duke theksuar se, “këto masa duhet të marrin fund ashtuqë që problemet të zgjidhen nepërmjet një procesi paqësor, ashtu siç ndodhë zakonisht midis kombeve të qytetëruara”. Ai i quajti rusët si, “të rrezikshëm, provokues dhe të pa përgjegjeshëm”, duke thënë se Rusia me masat e saja, po vazhdon gjithnjë të izolojë veten nga komuniteti ndërkombëtar”.
Thonë se historia përsëritet. Në rastin e Ukrainës, kjo nuk është hera e parë që Rusia sillet në këtë mënyrë ndaj saj. Gjatë viteve 1932-1933, Rusia komuniste nën udhëheqjen e Stalinit ndërmori një gjenocid të vërtetë ndaj popullit ukrainas duke e zhytur vendin në një uri të tmershme që shkaktoi vdekjen e miliona ukrainasve. Ishte ky një mjet djallëzor komunist për të minuar krenarinë kombëtare të popullit ukrainas dhe për ta nënshtruar atë. Ky gjenocid shërbeu në atë kohë edhe si një mënyrë për të shtypur popullin ukrainas për një periudhë afatgjatë, duke i mohuar atij gjërat më elementare të nevojshme për të mbijetuar, siç është buka e gojës. Kjo periudhë urie, e imponuar nga Rusia komuniste në fillim të shekullit të kaluar kundër Ukrainës, njihet nga ukrainasit me emërin “Holodomor” që do të thotë, “vdekje nga uria”. Regjimi komunist sovjetik donte të zhdukte çdo kërcënim nga nacionalistët ukrainas, të cilët sipas Moskës në atë kohë, mund të kërkonin pavarësi e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Historianët thonë se përveç “Holodomor-it”, Stalini zhduku më shumë se 5000 mijë intelektualë ukrainas, kolektivizoi fermat dhe kishte venë në shënjestër për t’i zhdukur si klasë, ata që quheshin kulakë, një politikë kjo e qëllimshme nga rusët për të zhdukur kulturën dhe nacionalizmin ukrainas.
Edhe Putini, si një karikaturë e Stalinit që është, i trajnuar mirë si aparatçik i sistemit shtypës komunist rus, ka shprehur shpesh keqardhjen e tij për shbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, duke e quajtur atë si, “Katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20”, e që sipas tij, ka frymëzuar lëvizjet separatiste mbrenda Rusisë. Si e tillë, ishte një tragjedi e vërtetë për Rusinë, ka thënë Putini. Ai ka theksuar gjithashtu se si përfundim i shbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhjetëra miliona rusë mbetën jashtë kufijve të Rusisë, por Putini nuk thotë se shumë prej tyre nuk ishin homogjenë atje, por ishin dërguar në vendet në periferi të Rusisë pikërisht për t’i mbajtur nën kontrollin e perandorisë komuniste sovjetike të drejtuar nga Moska, popujt dhe kombësitë e zonës së Euro-Azisë, për pothuaj një shekull.
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ka cilësuar invadimin e Ukrainës nga Rusia si një “Akt i shekullit të 19-të, në shekullin 21”. Sipas analistëve, shihet qartë se, në një mënyrë ose një tjetër, Rusia e Putinit ka për objektiv rivendosjen e perandorisë sovjetike. Ukraina është vetëm fillimi, nëqoftse ia del, thonë ata. Europa dhe bota kanë të bëjnë me një barbar të egër të mentalitetit të shekullit 19-të, që sipas njërit prej komentatorëve më të njohur amerikan, George Will, “Është e vështirë për njerëzit e civilizuar për t’a kuptuar”, një njeri i cili shkruan ai, “ka disa karakteristika të veçanta, institucionale dhe emocionale, me një të kaluar aq të keqe e të ashpër, sa që është vështirë të imagjinohet.” Besoj, komentatori Will i referohet të së kaluarës së Vladimir Putinit si ish agjent i policisë sekrete famë keqe sovjetike, KGB-së.
Është e pa evitueshme që Ukraina e sotëme të mos krahasohet me Çekosllovakinë e vitit 1938. Pushtimi i Çekosllovakisë nga Hitleri ishte hapi i parë i agresionit nazist anë e mbanë Europës. Putini e konsideron veten si një car i ri i Rusisë, si i “predestinuar” nga Perendia dhe i “bekuar” nga Kisha Ortodokse ruse për të shpëtuar “Nënën Rusi” dhe për të mbrojtur interesat e Rusisë në zonën e Euro-Azisë dhe më gjërë, por ama në kurrrizë të popujve që dëshirojnë liri dhe vetvendosje, pa ndërhyrje nga Moska. E kush nuk ua ka pa sherrin carëve të Rusisë dhe pasardhësve të tyre? Europa dhe bota bëjnë mirë që të mësojnë nga historia dhe të mos bëjnë të njëjtin gabim si në vitin 1938, dhe të dëgjojnë thirrjen e ish-disidentit anti-komunist polak, Adam Michnik, që Putinit t’i thuhet “Stop” tani, para se të jetë vonë, ose bota dhe Europa do të përballen shpejt me pasoja të pa-parashikueshme për të gjithë.

Filed Under: Analiza Tagged With: “NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, Frank shkreli, TANI”

“2 Gushti –Dita e Mërgimtarëve”, Prekaz 2014

August 7, 2014 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti/
Fjalё pёrshёndetёse në emër të mërgimtarëve/
I nderuari Ministër për Diasporë, z. Lbrahim Makolli,
I respektuari bacë Rifat Jashari, familja Jashari dhe familje të dëshmorëve,
Të nderuar ish ushtarë, invalidё e veteranё të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar udhёheqёs e qeveritarё të Skenderajt,
Të nderuar mërgimtarë, mysafirё e pjesëmarrës,
Kam nderin dhe jam i priveligjuar qё në emër të tё gjithё mërgimtarëve gjithandej globit t’ju përshëndesë dhe t’ju dёshiroj mirё se ardhje e pushime tё kёndshme nё vendlindje.
Është krenari e nder i veҫantё t’ju drejtohem nga këtu, nga vendi i shqipeve, nga Prekazi heroik, djep i legjendave me Kryelegjendën, Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në emër të mërgimtarëve, me dëshirën për prosperitetin e vendit tonë të shenjtë, Kosovës dhe gjithë Shqipërisë Natyrale..
Mërgata jonë jetoj dje e jeton sot me shqetësimet e sfidat e shumta që ka Kosova, si shtet i ri. Ne jemi pjesë e saj dhe do tё përpiqemi për ta ndihmuar pa reshtur në të gjitha format e mundshme ekonomike, politike e kulturore.
Ne do përpiqemi të jemi krahu i fortë në hapat e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës krahas vendeve të tjera të Europës.
Prekazi, këtu ku jemi tubuar sot, është vendi i frymëzimit tonë, vend i ndërgjegjësimit tonë se, ku jemi dhe ku shkojmë me veprimet tona, që herë-herë janë të luhatshme e të dëmshme për vendin për të cilin u derdh aq shumë gjak e u bënë aq shumë sakrifica shekujve.
Këtu, më shumë se askund tjetër, duhet kujtuar e rikujtuar vuajtjet tona shekullore, duhet kujtuar Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës, e cila lindi nga gjiri i popullit liridashës dhe me luftë e sakrifica solli Lirinë, duhet kujtuar i gjithë populli ynё i shumvuajtur, por kurrё i nёnshtruar, i cili mbijetoi dhe sot e gёzojmё LIRINË.
Vendit tonë i detyrohemi për të gjitha, ashtu siç qeveria e Kosovës i detyrohet mërgatës për të gjitha nevojat e saj.
Ministria e Diasporës ka bërë hapa fillestar drejt njohjes së nevojave që ka mërgata e mërgimtari dhe hapjes së rrugëve të kthimit të kapitalit dhe investimeve të tyre në vendlindje. Kjo u shpreh me përkrahjen nga mërgimtarët të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare gjithandej botës.
Aktiviteti i Ministrisë së Diasporës dhe Arsimit, u shpreh në ngritjen e interesimit për mësimin e gjuhës amtare nga sa më shumë nxënës në shtete ku jeton e vepron mërgata jonë. Këtu duhet një punë këmbëngulëse dhe e vazhdueshme e përbashkët dhe kemi arsye të mos jemi të kënaqur.
Si mësues që jam, bëjë thirrje nga këtu, nga Prekazi Legjendar, të të gjithë prindërit mërgimtarë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës amtare. Ky tani është patriotizmi që kërkohet në ruajtja e gjuhës së shenjtë shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.
Ajo u shpreh në hapjen e Qendrave Kulturore në disa kryeqytete me peshë ku jeton mërgata shqiptare. Ne do i përkrahim pa rezervë aktivitetet e tyre kulturore të cilat do rrisin afirmimin tonë para kulturave të kombeve tё tjera si formë e integrimit gjithëkulturor gjithandej botës.
Sot këtu, Prekazi flet për arsye në veprimet tona karshi vendit. Interesi i vendit sot kërkon dorën tonë të sinqertë në rrugën e ndërtimit drejtë progresit.
Faleminderit Familja Jashari!
Faleminderit Prekazi historik!
Faleminderit Ju tё pranishëm për vëmendje!

Prekaz, 2 gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: “2 Gushti –Dita e Mërgimtarëve”, Hazir Mehmeti, Prekaz 2014

Franc Nopça;hebreu hungarez që e lartësoi kombin shqipëtar në botë

August 7, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“ Në Shqipëri – në panairin e Europës – janë të përfaqësuara të gjitha llojet e mundshme të armëve. Kryearma është martina tek e cila, këtu, dallohen dy tipe: ajo me radius të gjatë veprimi, e importuar, martinë origjinale, e ashtuquajtura kaçator, dhe një me radius të shkurtër veprimi e punuar vetë në vend si imitim i së parës, njëfarë lloj karabine, e cila njihet si ´Hut´e Gjakovës´ . …..Martinat vendase – karabinat- punohen nga metali i butë, prandaj edhe kushtojnë 1 deri në 1 Napoleona e gjysmë, sepse prishen shpejt. Si qendra të industrisë së martinës meqë rast madje edhe mbishkrimi i patentes amerikane imitohet – janë Gjakova dhe Tetova .Një lloj modeli i ri pushkësh që pëlqehen është hedhur në treg nga Gjakova ka qe disa kohë dhe është një kombinim i manzerrës me martinen. Manipulimet e nevojshme teknike me këtë rast dhe mbyllja bëhet në Gjakovë, hë për hë porse kjo pushkë, edhe pse për nga preciziteti i një manzerre jo tepër shtrenjtë, s´ka gjetur ende përdorim të përgjithshëm në vend. Më shumë se sa si raritet dhe si trashëgim, se sa për arsye tjera çfardoqofshin, dyfeqet e përpunuara, me strall, po arrijnë nganjëherë çmime jashtëzakonisht të larta.” ( Franc Nopça , për shqiptarët)
Po ,pse gjithë këto armë? sepse ishim të rrezikuar vazhdimisht . Nuk dinim të zgjedhim mikun. Kurrë nuk kemi ditur : edhe sot jo që jo. “Të gjithë popujt e Ballkanit para interesave karrieriste individuale, vendosin interesat nacionale dhe arrijnë të na diskriminojnë dhe dominojnë në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi e Turqi. Nuk kemi dëgjuar kurrë një politikan serb, malazez, maqedonas të shpallë Vladimir Putinin vëlla, edhe pse kanë lidhje gjaku, gjuhësore dhe fetare. Politikanët tanë kur janë në pyetje ngritjet e tyre, i imponojnë popullit vëllazëri. Perëndimi ka dhe do të ketë një problem me Erdoganin dhe me ata ministra turq, që përpiqen të ndalojnë të qeshurit e grave, por jo qarjen e tyre. Perëndimi nuk e sheh me sy të mirë nënshtrimin e Kosovës ndaj Turqisë . (Lis Bukuroca Antiamerikanizmi , tradhti kombëtare)
Franc Nopça ishte baron dhe malësor, hebre hungarez (dhe austriak), hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist, ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895 nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905, kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij, por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht, anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas studjuesit hungarez József Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji, etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë. Një hulumtues, një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. (fakte të gjalla, te cilat nai kanë mëshehur ) Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´ (Fiset e malësorëve të Shqipërisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´ (Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe ´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor . Sa jane të studjuara këto vepra e kryevepra? i ka kapur kush nëpër duar që së paku të krenohet që kishim miq të vërtetë në botë (sikurse sot ,që kemi) ?( Arif Kutleshi )
Kurrë nuk kemi ditur ta zgjedhim mikun . Miqët na kanë zgjedhur neve , për qudi!
( “Nuk e kanë degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas vrasjes së amerikanëve në Gjermani, pati edhe kërkesa për t’ u tërhequr SHBA nga Kosova, nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë, jo “( Lis Bukuroca)
“Austria jo vetëm që njohu shqiptarët me Europën por e bëri Shqiperinë shtet ,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake.( Elena Kocaqi , historiane )”
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët,., dhe nxitsja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. shkruan Arif Kutleshi Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materje që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegjë.
Pra jemi të privilegjuar që hebrenjtë na e mbrojtën historinë,: na e lartësuan në Europë si gjuhën ashtu edhe kombin , na e zbardhën fytyrën të cilën na nxinin (errësonin ) fqinjët, dhe disa nga ne.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Franc Nopça. hebreu hungarez, ne bote, që e lartësoi kombin, shqipëtar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT