• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

NAMIK DELVINA,PERSONALITE I SHQUAR NË HISTORINË E RILINDJES SË KOMBIT SHQIPTAR

October 2, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Delvina,ai qytet i bukur në prehër të maleve të Lunxherisë,ka qenë në shekuj shembull i lartë trimërie dhe mbijetese të shqiptarëve.Në vitet 1820-1847,qyteti jugor u shndrua në vatër të kryengritjes kundër reformave turke të Tanzimatit,ndërsa në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,burrat e këtij qyteti marshuan drejt Frashërit,në teqenë e të cilit u lidh besa ç’prej Janine deri në Krujë e kotor.Këta burra do të mbanin në gjirin e tyre,trimat si Çerçiz Topulli, Mehmet Sejko,Dervish Hima,Nikolla Ivanaj,Bajo Topulli,Shahin Kolonja etj,në vitet e para të shekullit të njëzetë,atëherë kur merrte udhë,lëvizja autonomiste shqiptare.Pikërisht në këtë qytet, të trazuar prej luftërash për liri,lindi më 18 qershor 1875,Namik Delvina.
Fëmijë tejet i urtë,siç e tregonin më vonë,mësimet e para Namiku do t’i merrte në Delvinë,në shkollën e vetme turke të qytetit.Por i jati,do të paguante mësues të shiqpes për djemtë e tij dhe duke parë se ata pëlqenin më shumë librat se tregëtinë,i dërgon djemtë evet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.Të dy djemtë namiku dhe Sulejmani u ulën kësisoj në bangat e gjimnazit të Janinës,duke ecur në gjurmët e Frashërllinjëve,të cilët kishin studiuar po në këtë gjimnaz.Ndonëse mësimet në “Zosimea” ishin të vështira (aty merrej kulturë greke,romake dhe franceze)Namiku do të arrinte rezulltate tejet të larta.Për më tej,ai në bashkëpunim edhe me studentë të tjerë,përpiqeshin të përhapnin nëpër rrethet shqiptare,gjuhën e bukur të nënës së tyre.Pas vrasjes makabre të Ali Pashë Tepelenës,në Janinë,Porta e Lartë pat ndaluar me ligje të rrepta gjuhën shqipe.Aty mësohej veç turqishtja e greqishtja,ndaj Namiku me të vëllanë e atdhetarë të tjerë,bënin ç’ishte e mundur për përhapjen e shqipes,sidomos të shkruar.Ka qenë kjo arsyeja,që në vitin 1894,ndonëse student në “Zosimea”Namik Delvina arrestohet nga autoritetet e xhandarmërisë turke të Janinës,me preteksin se “shfaq ndjenja nacionaliste,duke mësuar të tjerëve gjuhën shqipe”.Arrestimi i Namikut,nuk mund të përcillej lehtë në Janinë.Mjaft prej nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit por edhe anëtarë të shoqatës së njohur prej kohe “Vëllazëria e Shqiptarëve” ngritën lartë zërin duke kërkuar lirimin e Namikut.Pas qëndrimit disa javë në burg,ai lirohet por me kusht që herë pas here të paraqitej në xhandarmërinë e Janinës.Edhe në këto kushte gjysëm burgimi,Namik Delvina nuk rreshti përpjekjet për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe sidomos përhapjen e librave shqip,në Shqipërinë e vet të mbyllur në padije.Pas mbarimit të “Zosimeas”,Namiku në vjeshtën e vitit 1895,i drejtohet Berlinit dhe “fillon studimet e larta në Universitetin e Shkencave Politike”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 19,dosja 32,fleta 223 ).Edhe në bangat e këtij fakulteti,Namiku do të ndihej kurdoherë krenar për racën e vet,për kombin shqiptar,i cili ndonëse i vogël në numër,i pati falur Evropës sakrifica të mëdha.Në Berlin,jo rrallë studenti shqiptar nga Delvina do të hynte në polemika me pedagogët gjerman,duke mbrojtur në çdo rast,të shkuarën e atdheut të vet.Namiku,ndonëse mbaron shkëlqyeshëm studimet,nuk mund të doktorohet në Berlin,për arsye të ardhurave të pakta financiare.Në këtë mënyrë,kthehet në atdhe,duke dashur të kontribojë sadopak,në zgjimin e vetëdijes nacionaliste të shqiptarëve.Delvina do ta priste krahapur birin e vet.Në shtpenë e bukur dykatëshe,burrat do t’i uronin mirëseardhjen,ndërsa një xhandar do t’i binte lajmin se donte ta takonte prefekti i Gjirokastrës.Të nesërmen,namiku u paraqit në prefekturë dhe ndërsa prefekti po i fliste për disa vende pune me rëndësi,biri i Delvinës i qe përgjigjur se donte të punonte për vendin e vet dhe jo për Stambollin.Në vitin 1901,shtëpia e Namikut ishte kthyer në shkollë të fshehtë për gjuhën shqipe.Aty do të kalonin mbërmjet shpesh Dervish Hima,Nazif Haderi,Sabri Preveza,Lesko Raça etj,dhe do të diskutonin për mundësitë e marrjes së librave shqip,që botoheshin në Sofje e Bukuresht,si edhe për shpërndarjen e tyre në krejt vilajetet shqiptare.
Vetë Namiku,filloi punës si mësues,në shkollën qytetëse të Delvinës.Prapa kësaj detyre,ai mund të përhapte më i sigurtë gjuhën shqipe,nëpër gjeneratat e reja shqiptare,të cilat do të shndrroheshin më vonë, në bartëse të idealeve për autonominë e trojeve shqiptare.Përpjekjet e tij,ranë në sy të autoriteteve turke të qytetit dhe në fund të vitit 1902,xhandarët organizuan një kontroll të beftë në shtëpinë e Namikut.Gjatë këtij kontrolli,iu gjetën një tog i madh linrash në gjuhën shqipe,të cilat u bënë shkas për arrestimin e Namikut.Por edhe kësaj rradhe ndërhyri populli i qytetit,i cili kërkoi lirimin e mësuesit të vet.Ka qenë sigurisht autoriteti i Sulejmanit,të vëllait i cili po ngjiste shkallë të larta në Stamboll,me çrast Namiku u lejua të jepte sërish mësim në qytet.Ndërkaq veprimtaria e Namikut,nuk mund të mbyllej vetëm nëpër shtëpitë e qytetit.Duke shfrytëzuar miqësitë e shumta të familjes,Namiku u përpoq të përcillte shqiptarizmin e vet,edhe më tej.
”Veprimtarinë e vet e zgjeroi edhe në fshatrat mbi Delvinë,ku udhëtimet i justifikonte me mënyra të ndryshme,herë shkonte për miqësi,herë për të biseduar me prindërit e nxënësve,herë tjera për të parë gjendjen e shkollave.Në këto takime ai u fliste fshatarëve për kombin dhe gjuhën shqipe.Veprimtarët e fshatrave shpesh i thërriste në shtëpinë e vet dhe i udhëzonte si të propagandonin idenë kombëtare”(Fondi i muzeut-Delvinë).
Në vitet 1905-1906,Namik Delvina do të bjerë në kontakt me Bajo Topullin,asaj kohe drejtor i gjimnazit të Manastirit dhe ndër burrat që përkrahnin pa u friguar idetë autonomiste për Shqipërinë.Bajo Topulli parapa tek biri i Delvinës,njeriun e vendosur deri në fund për lirinë e Shqipërisë,ndaj caktoi atë të ngrinte në Delvinë e rrethina,çetat e para të luftëtarëve,sipas shembullit të atyre që u krijuan me porosi të Komitetit të fshehtë të Manastirit.Ndërsa në vjeshtën e vitit 1907,në Delvinë u krijua shoqëria e fshehtë “Atdheu”,në krye të kësaj shoqërie,patriotët e jugut të shtetit amë,zgjodhën njëzëri Namik Delvinën,i cili edhe pas kësaj do të mbetej një ushtar trim dhe i mençur i lëvizjes sonë kombëtare.Shoqëria “Atdheu” në vitet 1907-1909,do të shpërndante ilegalisht,në krejt krejt fshatrat e jugut,abetare e libra shqip të hstypur në Sofje si edhe armë dhe municione për çetat e komitëve shqiptarë.Vetë shtëpia e Namikut,u shndrua në vatër të ngrohtë mikpritjeje,për çetën e Çerçiz Topullit apo të komitëve të Çamërisë,të cilët i kishin vënë pushkën andartëve grekë.Në platformën e ideve të Rilindjes sonë kombëtare,çështja e gjuhës shqipe,shihet si diçka parësore.Veçmas në kushtet kur perandoria osmane po dergjej e sëmurë,fqinjët tanë shovenë u ngritën të tërë,duke dashur të lënë në errësirë,historinë e lavdishme të shqiptarëve.Për këtë shkak,në fillim të vitit 1909,Namik Delvina,së bashku me Hysni Hodën,Leska Raçën,Ismet Shushin dhe Petro Delvinën,çelën në qytetin e Delvinës,të parën shkollë shqipe,ku morën pjesë jo vetëm nxënës të lagjes së qytetit,por edhe të fshatryve përreth.Në ditët e çeljes së shkollës,Namik Delvina u uroi mësuesve dhe nxënësve udhën e mbarë të dijes.Ai zhvilloi orën e parë të mësimit,duke risjellë në vëmndjen e nxënësve delvinjotë,historinë e ndritur të kombit tonë,qysh nga Skenderbeu.Ndënëse pas disa muajsh shkolla u mbyll prej turqve të rinj,Namiku mori masa që mësimet të mos ndërpriteshin por të vazhdoheshin ilegalisht,nëpër shtëpitë e patriotëve të Delvinës.Shkrimi i gjuhës shqipe me gërme latine (ashtu sikundër ishte vendosur në Kongresin e Manastirit) ishte ndër kujdesjet më të mëdha të Namikut,i cili ndonëse ishte ftuar të shkonte në atë kuvend historik,nuk mori pjesë pasi ndodhej në Itali.Në shkurtin e vitit 1910,disa patriotë të Çamërisë e ftojnë Namikun në Janinë,me çrast ai do të fliste për çështjen shqiptare.Në shtypin shqiptar të asaj kohe,mësojmë :”Namiku gjendet në klubin shqiptar “Bashkimi”,të Janinës,në një mbledhje ku marrin pjesë,më shumë se 200 vetë.Në këtë mbledhje ai mban një fjalim të gjatë mbi lashtësinë e kombit shqiptar,gjendjen akuale të tij ai dhe rreziqet që i kanosen:më pas,flet për përparimin e gjuhës shqipe.Namiku e përfundon fjalën me parrullën ;”Rroftë Kombi shqipta ! Rroftë Shqipëria !”.( Gazeta “ Zgjimi i Shqipërisë “ më 10 mars 1910 ).
Ndërkaq në po këtë takim të atdhetrëve në Çamëri,namik Delvina do të bënte me dije krejt bashkëkombasit e vet,se ora e madhe ka zbritur dhe nuk duhet qëndruar në pritje.Tekstualisht në shtypin e kohës ai shprehet ;”Ne shqiptarët,këtu ku gjendemi,për fat të keq,jemi në gjendje shumë të hidhëruar.Shpëtimi dhe lartësimi i gjendjes nuk buron duke ndenjur duarlidhur.Ne s’kemi siguruar sot nevojat më të para ; gjuhën dhe shkollat,ne sot jemi në shekullin e njëzetë po dukemi si në shekullin e errësirës.Gjuha na siguron kombësinë,shkolla na ndriçon e na lartëson,na gëzon me një të ardhme të lartë e të ndritur.Ta dimë mirë,mësimi na bashkon dhe na forcon atdheun e dashur.Gjuha dhe shkolla janë të parat e nevojave sepse shekulli i sotëm do të na dënojë fort,nëse nuk i kemi këto që sigurojnë jetën dhe kombësinë”.(Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë”7.mars.1911).
Dihet tashmë se në pranverën e vitit 1911,Porta e Lartë,dërgoi në Veriun e Shqipërisë,Shefqet Turgut Pashën,në krye të 40 mijë ushtarëve të rregullt,për të shuar shpirtin kryengritës të “arnautëve”.Mizori të mëdha ndërmori pashai turk,kundër çetave kryengritëse të drejtuara prej Ramadan Zaskocit,Isa Boletinit,Ded Gjon Lulit,Sadik Ramës etj.Në këto kushte edhe nga atdhetarët shqiptarë në jug,u mendua për një koordinim të veprimtarive luftarake.Ka qenë atdhetar i shquar Themistokli Gërmenji,me vëllezërit Topulli,të cilët në maj-qershorin e vitit 1911,shkojnë në Delvinë dhe priten bujarisht në shtëpinë e Namikut.Pikërisht nga kjo shtëpi,ideohen lëvizjet kundër turqve të rinj,me qëllim që të hapen disa fronte luftimi,duke e detyruar Shevqet Turgut Pashën,të ndalë mësymjen gjakatare në Kosovë.Fillimisht,çeta e komanduar nga Namik Delvina,përbëhej nga 40-50 burra të Labërisë.Më pas,kur autoritetet turke filluan të ngrenë pusi për ta shtën në duar Namikun,çeta la Delvinën dhe iu drejtua Çamërisë.Në këto kushte ajo erdhi duke u shtua dhe në bashkëpunim edhe me çetat e mehmet Sejkos dhe Muharrem Rushitit,ato numëronin rreth 300 luftëtarë të cilët u bën tmerr i portës së Lartë,në krejt Çamërinë.Por vizioni atdhetar i Namik Delvinës,nuk mund të kufizohej vetëm me disa luftime kundër turqve dhe tërheqja nëpër male.Ai e parashihte ditën e afërt të rënies së Perandorisë,ndaj donte që shiqptarët e katër vilajeteve,të ishin të bashkuara si në luftë edhe në ide,gjuhë e shkolla.Me përpjekjet e drejtëpërdrejta të Namikut,në 30 qershorin e vitit 1911,në Janinë u organizua tubimi i krerëve kryesorë të 16 kazave të vilejetit.Në këtë tubim të fshehtë,Namik Delvina ndër të parët e “ngriti zërin për autonominë administrative të vendit,si e drejtë e natyrshme e kombit shqiptar”(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë.Fondi dok.Të Vjenës,Raport i konsullit austrohungarez në janinë,dërguar ambasadorit të tij në Stamboll më 16.korrik. 1911 ).Është po ky konsull,i cili nëpërmjet një telegrami sekret, e bën me dije qeverinë e vet,se në muajt korrik-tetor të po atij viti,Namik Delvina mban lidhje të fshehta me Dervish Himën,Nikolla Ivanajn,Ismail Qemalin dhe Nexhi Dragën.Këto lidhje,sipas burimeve austrohungareze,janë vetëm e vetëm për organizimin e punëve,në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare.Gjatë vjeshtës së vitit 1911,Namiku merr përsipër detyrën e bashkimit të çetave të Delvinës,Sarandës,Nivicës dhe Borshit,duke paraparë më tej,lidhjen e komandave të këtyre çetave,me lëvizjen madhore shqiptare për pavarsi.Tashmë ai pritet si mendimtari i shquar politik jo vetëm në Sarandë,por edhe në Çamëri,Gjirokastër,Kolonjë e deri në Vlorë.Kontaktet e vazhdueshme me Ismail Qemalin,Nexhip Dragën dhe Sali Gjukën,i japin frymarrje të re,veprimeve të çetës së tij,kundër administratës së lartë të Stambollit.Është kjo arsyeja,që në nëdorin e vitit 1911 autoritetet e xhandarmërisë turke,të Gjirokastrës,bien në erë të gjurmëve dhe veprimtarisë së Namikut.Atij i bëhet edhe një pritë në fshatin Zhulat,por ishte besnikëria dhe trimëria e luftëtarëve të vet,të cilët e nxorrën nga rrethimi për mrekulli.Fal njohjeve të konsiderueshme që Namiku kishte me pinjollë të familjeve të mëdha shqiptare,ai i përdori këto miqësi për të armatosur çetat e jugut me armë dhe municion.Floririn e paguar nga dyert e mëdha shqiptare,ky bir i Delvinës e përdori krejt për realizimin e ëndrrës së shenjtë të shqiptarëve,lirinë e amëshuar.Reputacioni i namik Delvinës,tani është rritur ndjeshëm pothuajse në krejt jugun shqiptar,ç’prej Delvine deri në Prevezë.Në marsin e vitit 1912,kur shkon pas kaq muajsh i arratisur në Delvinë,populli,miqtë dhe shokët e presin krahapur.Madje për këtë pritje,konsulli austrohungarez në Janinë,i dërgoi Vjenës një telegram,ku pos të tjerve kumtonte “Namik Delvina u kthye këto ditë në qytetin e lindjes,ku u prit me dashuri nga bashkëqytetarët.Populli e zgjodhi atë kryetar të bashkisë së qytetit… Në këtë detyrë ai po ndërmerr një varg reformash me karakter përparimtar”.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës , dok.Dt. 17.mars.1912 ).
Edhe këtë radhë turqit e rinj bënë përpjekje të minimizonin apo izolonin veprimtarinë atdhetare të Namikut.Valiu i Janinës,i dërgoi telegram ku i thoshte të paraqitej atje,për të marrë udhëzime lidhur me funksionin e ri.Ndërsa përgjigjja e Namikut,ishte se ai nuk mund të merrte udhëzime prej një pashai turk,se pse nuk e kishte zgjedhur Turqia në atë detyrë,por populli i Delvinës me votën elirë të tij.Përballë këtij qëndrimi,Porta e lartë e cila po rrënohej dita-ditës,preferoi më mirë të heshtet.Në funksionin e krytarit të bashkisë së qytetit,namik Delvina,në mungesë të veçantë u përpoq për hapjen menjëherë të shkollave shqipe,në fshatra e qytete.Duke qenë në dije të përpjekjeve të grekërve për aneksimin e territoreve shqiptare,Namiku nis nga puna për çeljen e këtyre shkollave edhe në fshatrat e Çamërisë,pranë Delvinë e Sarandës.Ai vurri nën kontroll xhandarmërinë e qytetit,duke larguar nënpunësit turq dhe duke vendosur aty,nga atdhetarët më të shquar të jugut shqiptar,është kjo arsyeja që në Delvinë,në verën dhe vjeshtën e vitit 1912,gjetën strehë të sigurtë atdhetarë të tillë si Mehmet Sejko,Musa Demi,Dervish Hima,Shahin Kolonja etj.
Emocionante ka qenë edhe ngritja e flamurit në Delvinë,në dhjetorin e vitit 1912.Namiku gjatë gjithë muajt nëntor,mbajti lidhje të fshehta me atdhetarët shqiptarë.Ndërkaq,ai u shndrrua në barrikadë të pakalueshme prej ortodoksisë greke,e cila donte të ngrinte në Delvinë,Gjirokastër e Kolonjë flamurin grek.Është i njohur fakti që ushtritë e Athinës,në vjeshtën e vitit 1912,kishin pushtuar Korçën dhe Gjirokastrën,por Delvina me gjitha fshatrat qëndronte e paepur.Për aryse gjithashtu të vizionit të Namikut,ky burrë nuk mori pjesë në Vlorë,por dërgoi të tjerë atdhetarë aty,ndërsa vet zhvillonte luftime kundra hordhive greke.Falmuri i ngritur në Vlorë më 28 nëndor 1912,do të shënonte një epokë të re për shqiptarët.Për arsye të vështirësive të mëdha të ndërlidhjes, lajmi për ngritjen e flamurit në Delvinë,ka shkuar atje në agun e 4 dhjetorit.Namik Delvina ka marrë i pari këtë lajm dhe ka urdhëruar telegrafistin të qëllojë me pushkë në shenjë gëzimi.Më pas,flamuri kuqezi ka valvitur i lirë në qytet,përmes një gëzimi mbarëpopullor.Në një telegram që Namik Delvina,do t’i dërgonte Ismail Qemalit,më 5 dhjetor 1912,pos të tjerave do të shprehej ; “Jeta dhe egzistenca e gjitha Shqipërisë është në duart tuaja,të cilat ditën ta shpëtojnë nga rreziku i madh.Jemi mirënjohës të patriotizmit dhe të urtësisë suaj dominante.Në emër të të gjithëve një emër me kombin ju paraqesim mirënjohjen dhe shpejtojmë për të uruar kryesinë e ndritur”.( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi Qeveria e Përkohshme e Vlorës, dosja 27 , fleta 16 ).
Me udhëzim të Ministrit të Arësmit,të shtetit të parë shqiptar,Luigj Gurakuqit,Namik Delvina filloi nga puna për ngritjen e shkollave shqipe në jugun e shtetit amë.Natyrisht edhe këtu do të shkëlqente patriotizmi i tij.Tanimë,në çeljen e këtyre shkollave,ai do të përballej jo vetëm me mentalitetin mesjetar por edhe me ultrashovenizmin helen,të ndihmuar e mbështetur nga bandat andarte.Në vitet 1913-1915,Namik Delvina do të ngrinte një varg shkollash në krejt jugun shqiptar dhe jo rallë,do të virej në krye të forcave kombëtare shqiptare,kundër hlenëve që kërkonin shkyerjen e Shqipërisë mes grekërve dhe serbosllavëve e bullgarëve.
Në janarin e vitit 1920,në qeverinë shqiptare të dalë prej Kuvendit Historik të Lushnjës,vëllai i Namikut,Sulejman Delvina mori postin e kryetarit të qeverisë.Pati mjaft zëra asaj kohe që Namiku të shkonte në Tiranë dhe të drejtonte arsimin shqiptar,si një prej pionerëve të parë të gjuhës dhe shkollës shqipe,por burri i Delvinës nuk pranoi,ai kish menduar kurdoherë se ish më tepër i vlefshëm,aty në pozicionet e para kundër hordhive greke,se sa në Tiranë.Në fillim të vitit 1921,sikudo në Shqipëri edhe në Delvinë u krijua Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare.Me dhjetra atdhetarë nacionalistë ç’prej Vurgu e deri në Kolonjë,propozuan dhe vunë në krye të këtij Komiteti Namik Delvinën.Atdhetari dhe vizionar i madh,luftoi për vite me radhë,sidomos në aspektin diplomatik e propagandistik që trojet shqiptare të kishin pavarsinë dhe lirinë e tyre.
Në vitin 1925,boton në Sarandë gazetën “Rilindja Shqiptare”.Krejt atdhetarët e jugut,pëlqejnë idetë dhe tezat e shkruara në faqet e kësaj gazete,ndaj kontribojnë që ajo të shpërndahet sidomos në Çamëri,duke u shndrruar në zëdhënëse të aspiratave për liri të popullsisë çame.Përpara se të mbyllte sytë,në 23 janar 1933,kërkoi të varrosej në teqenë e Krujës.Me mijëra shqiptarë nga të gjitha besimet e sidomos nga të gjitha trevat, epërcuallën plot respekt për në banesën e fundit. Revista “Leka” në shkurt 1933,në faqen 6 do të shkruante : “Më 23 janar vdiq veterani i madh Namik Delvina,i cili i shërbeu atdheut me armë,me penë e me punë…”.Ai mbylli sytë por vepra i mbeti në shpirtërat e gjeneratave të tëra patriotësh e atdhetarësh të djeshëm e të sodit.
Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Kryeministri rilindas, Namik Delvina

Zoi Shyti, artisti qe i bindet fatit dhe jeton me shpresa për të nesërmen

October 2, 2014 by dgreca

Bisedë me piktorin Zois Shuttie(Zoi Shyti), artisti që braktisi vendin komunist pese dekada të shkuara, gazetarin e Zërit të Amerikës, profesorin e artit, fituesin e medaljes së artë në Paris, i cili ende vuan pengun që ciklin e panelave të Nënë Terezës nuk po e dërgon dot në Tiranë. Odiseja e tij që nga viti 1992, kur shkeli për të parën herë vendlindjen pas arratisjes…./
Nga Dalip Greca/
Zoi Shyti, është një artist, që prej kohësh ka spikatur me individualitetin e tij krijues të papërsëritshëm dhe ka lënë gjurmë në Amerikë dhe Europë, është mirëpritur ne kryeqendrat e artit botëror; në Paris, Londër, San Francisko, Meksiko,Uashington, Nju Jork, Filadelfia, e më pas në Tiranë. Si artist dhe si njeri, ai mbart një histori interesante; i shpëtuar nga vdekja në mënyrë misterioze, i ndihur nga fati në gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte ende fëmijë; i mezirritur me mundime në kohën e vështirë të pasluftës, i arsimuar në Liceun Artistik të Tiranës, ku krejt kundër prirjeve dhe dëshirave studioi për skulpturë dhe jo për pikturë;i emëruar në fillim si piktor në Artizanatin e Tiranës, më pas si piktor e skulptor në Drejtorinë e Kufirit;ai gjenë momentin dhe arratiset drejt Greqisë. Vendi i helenëve nuk i dhuroi mikpriteje; duke i rezervuar një sfilitje,ngaqë nuk donin të besonin se ai ishte arratisur si artist i ndrydhur nga liria e munguar. Iu desh shumë stërmundim që të vërtetonte se ai nuk ishte një agjent i sigurimit te shtetit
, siç dyshohej, por një artist që kërkonte liri fjale dhe liri artsitike.Ai erdhi në vendin e lirë, ku më parë kishte qenë ati i tij dhe u vendos pikërisht në qytetin ku kishte jetuar babai, në Filadelfia. Pas vështirësive të fillimit arrin që të realizoi ëndërrën që mbartëte me vete që nga Shqipëria; studimin në një shkollë arti me emër në Amerikë. U regjistrua në “Pennsylvania Academy of the fine Arts”. Pasi u diplomua shkelqyshem në “University of Pennsilvany of the fine Arts”, ndërmori udhëtimin drejt Parisit dhe Londrës për të njohur botën e magjishme të artit. Është koha kur merr dhe nje ftesë për të dhënë mësim në Akademinë e njohur të Firences, kryeqendra e Rilindjes. Jep mësim skulpture për 6 muaj për një grup artistësh amerikanë, por detyrohet ta braktisë mësimdhënien për arsye shëndetësore. Kthehet sërish në Paris dhe prej andej në Filadelfia. Më 1973 Zoin e gjeme profesor në “Free University” në San Francisko, më pas jep leksione në “Instituto Ajende” në Meksikë. Ai ekspozon aty; më pas do të ekspozonte në Paris, ku merr titullin e nderit, ndërsa disa vite më vonë po aty do të nderohej me Medaljen e Argjendtë e të artë në të tjera ekspozita, që do të hapeshin po në “Grand Salon des Artists Française”. Më 1978 ai është realizuesi i një portreti të Skënderbeut, me porosi të komisionit të Sheshit “Skënderbeg”, portret që ai ia dhuroi bashkisë së Parisit në shenjë nderimi për nderin që i bëri popullit shqiptar. Pikërisht me 1982 Zoi kthehet në Nju Jork dhe më pas shkon në Uashington, ku fillon punë si gazetar në Zërin e Amerikës.Edhe pse i sëmurë, me diagnozë tashmë të përcaktuar, ai nuk ndahet nga studioja e tij, aty në Bronx. Po në ç’rrugë rrjedh më vonë jeta dhe aktiviteti artistik i Zoit? Cila është odiseja e tij me panelat kushtuar Nënë Terezës, që për 10 vjet nuk ka mundur t’i çojë në Tiranë? Le të ndjekim intervistën.
– Zoi, edhe pse me probleme shëndetësore, ju ende po mbijetoni pengun e parealizuar për të dërguar në Shqipëri ciklin e veprës tuaj kushtuar Nënë Terezës.Keni ende shpresa se një ditë do të jeni në Shqipëri së bashku me ciklin?
– Po, pa tjetër që kam shpresa. Pa shpresa nuk bëhet asgjë. Unë ç’dogjë që bëj nga dita në ditë, e bëj për hir të shpresave; se do dalë mirë, se do shihet me sy të mirë nga të tjerët, se do përfundoi me muret e ndonjë koleksioneri të ri, e kështu me radhë, se jeta pashpresa do jetë jetë e pakuptimtë dhe e pavlerë. Unë nuk mund t’i zgjidh dot çështjet e mia shëndetësore, se ato janë çështje mjekësie dhe çështje fati. Unë vetëm i bindem fatit tim dhe shpresoj që “ditët e mira paskëtaj vijnë”.Shpresa sheron. Kështu e ushtroj punën time artistike e krijuese unë, pavarësishte nga vështirësitë e paparashikuara.

Ne c’rrethana lindi cikli shumëpanelash per Nene Terezes?

– Kur unë punoja si korespondent dhe lajmdhënës i Zërit të Amerikës dhe kur, për të parën herë në jetën time bleva shtëpinë time në Uashington, në vitin 1985 zoti Albert Akshia nga Roma, më kërkoi në telefon që të shkruaja diçka për Nënë Terezën për konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Dom Lush Gjergji në Ferizaj të Kosovës. Unë i premtova dhe e mbajta fjalen. I dërgova poezinë “Nëna e Dhimbjes”, një improvizim i çastit, që një muaj më vonë po ai më lajmëron në telefon që poezia ime kishte zënë vendin e parë në atë konkurs, dhe ai e recitoi atë në telefon. Në mbarim m’u lut t’i vija ato imazhe në pikturë me të njëjtën forcë bukurie. Prap i premtova dhe bëra disa studime, ca bocete të vogla, që më pëlqyen. Nuk ishte thirrja e tij që më vuri përpara këtij misioni të mëtejshëm piktoral; ishte vet fati ai që ndikoi në drejtimin e mëtejshëm të jetës sime. Vendosa të largohem nga puna, shita shtëpinë, dhe u shpërngula në South Miami Beach në Floridë, ku klima tropikale më vuri përballë jetës lakuriqe të dobësive të njerëzve alkoholikë, drogistë, vjedhës e me vese të tjera, dukuri kjo që më dha material të bollshëm për projektin tim. Ajo ndodhi 19 vjet më parë. Tani, që projekti është i mbaruar, vendi i tij nuk është më në studjon time, se i përket publikut, që ta shijoi e ta gjykoi atë sipas nivelit të vet. Çështja tani që i tërë projekti është përfunduar është shumë lehtë dhe e zgjidhshme, se tani çdo gjë mbetet në transportin dhe sigurimin për në ekspozitë. Si thuhet dhe në Anglisht: “When there is a will, there is a way!”. (Po qe vullneti gjëndet edhe zgjidhja)
– Si u prit cikli për Nënë Terezën? A pati komente në fillesat e realizimit të tij?
-Po e nis pergjigjen me nje citim:“Ideja juaj për një altar të përhershëm kushtuar një Shenjti të Gjallë”, më shkruante analisti filozof Jungian, Doktor Roger J. Radloff, më 30 Prill 1987, kur ai vizitoi bashkë me kryebashkiakun e qytetit të gjashtë panelat e para të ciklit në Muzeun Metropolitan të Korall Gejbels në Floridë, “është një ide e shkëlqyer dhe njëkohësisht qëndron në kundërshtim me dashurinë e kushtëzuar të morializuar kaq shpesh në ditët tona në emër të të vdekurit ndaj dhe të shkaqeve të pakonceptueshme të së shkuarës”.
-Ku dhe kur u ekspozuan panelat, në qendër të të cilave ishte Nënë Tereza dhe ç’pritje i rezervoi publiku?
– Ky cikël tablosh të mëdha u ekspozua së pari në tërësi në vitin 1991 në Rotanden e Pallatit të Kongreseve, organizuar nga Kongresmeni Tom Lantos dhe Kongresmeni John Porter, të Komisjonit të të Drejtave të Njeriut pranë Kongresit Amerikan. Kështu ata i dhanë rastin kësaj çështjeje që Nëna Terezë të njihej publikisht si bijë shqiptare, në sajë të parrullave që vura unë në hyrje të ekspozitës. Por e them me keqardhje që askush nga shqiptarët e Uashingtonit nuk bëri xhap për t’i bërë një vizitë, me përjashtim të valltarëve të vegjël të Nju Xhersit dhe të turmave të studentëve e të vizitorëve amerikanë që i mbushën sallat me kureshtjen e tyre. Bile dhe ata shqiptarë të zgjedhur të Diasporës që erdhën në Uashington për të biseduar me Departmentin e Shtetit për të hapur bizneset e parë të tyre në Shqipëri në kohën e trubullirave shoqërore që tundën themelet e bastionit të kuq, as e morën mundimin që të ktheheshin për të ditur se ç’na ka bërë ky artist me këto imazhe.
-Si e shpjegoni indiferencën e shqiptarëve?
– Unë nuk komentoj, vetëm sjell fakte. Po shtoj se edhe për festën e ditës së flamurit në Nju Jork Hilton atë vit, më ftuan dhe mua të sillnja panelat e ekspozitës për publikun shqiptar. Kur arrita në korridor me panelat e mëdha, organizuesit as që i hodhën një sy punëve. Pas manifestimit të gjithë u zhdukën dhe unë u detyrova të rrija atë natë me to në hotel, derisa të nesërmen u gjet mjeti për t’i çuar në studjon time. Askush nuk doli zot as për faturën, as për shqetësimin tim. Kështu pra, ky peng i parealizuar, si e quani ju, peng për të ekspozuar në Shqipëri veprën kushtuar Nënë Terezës është më tepër peng i të ineteresuareve të tjerë, të cilët kanë shfaqur dëshirën që ta sjellin këtë vepër të publiku shqiptar, por që deri më sot s’kanë bërë asgjë për t’a realizuar atë. Unë jam mbushur me premtime të thata, por prap jam me shpresa!
-Dikur ju i paketuat pikturat drejt Shqipërisë, madje dhe i dërguat në aeroport, përse nuk mbërritën ato në Shqipëri?
– Ah, po, histori e shkuar.Ishte Arbëria Airlines, kompania e parë ajrore e udhëtimeve direkte turistike për në Shqipëri, ajo që mori përsipër në vitin 1993 dërgimin e këtij cikli me kargon e avionit të sajë. Por buja e Arbërisë na doli si flaka e kashtës, u ndez shpejt, u përhap shpejt dhe u shua shpejt. Unë atëhere mbeta në zyrat e Arbërisë, duke komunikuar me telefona, me fakse e me letra me Ministrin e Kulturës, me përfaqësinë tonë pranë OKB-së dhe me ambasadorin e parë shqiptar në Uashington, që të kishin durim. Arbëria bile bëri dhe ftesat e hapjes së ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve nën emrin e Dr. Sali Berishës me rastin e vizitës së Shënjtërisë së Tij, Papes Gjon Palit të Dytë, në Shqipëri. Por pasi pagova Arbërinë për atë udhëtim, unë paketova punët dhe i çova në aeroport. Avioni s’u ngrit nga pista dhe paratë s’u kthyen më. Vetëm ngjarja e hidhur dhe turpi i pronarit mbetën në kujtesën time.
– Kur e vizituat Shqipërinë për të parën herë pas arratisjes?
– Në fillim të vitit 1992,drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, zoti Ksenofon Dilo, më telefonoi dhe më siguroi që s’ishte aspak e rrezikshme për mua që të kthehesha në Shqipërin e lirë Demokratike me disa punime të vogla, për një ekspozitë në vendlindje. “Ne shokët e tu do të presim, bashkë me Nënën tënde, që i qan zemra për djalin e saj të zhdukur prej 28 vjetëve. Hajde… nisu!”
Ishte koha kur Ramiz Alia ishte në fuqi dhe unë njihesha si i arratisuri i Ministrisë së Brendeshme. Por thirrja e Nënës ishte më e madhe se frika që mund të me ndodhte gjë. Vajta dhe u përmalluam. Ekspozita me 175 punë të vogla në letër, u mirëprit nga gjithë ata qe e vizituan.
Dy vjet më vonë Prof. Ylli Popa dhe unë patëm një audiencë me Presidentin Sali Berishën në Vilën Katër mbi çështjen e sjelljes së ekspozitës së Nënë Terezës në Shqipëri.
Edhe njëherë kjo ekspozitë u bë çështje e medias: “Kur do të vijë ekspozita mbi Nënë Terezën në Shqipëri?” shkruante RD-ja në 1994; “Një pulëbardhë u ul përsëri në breg…” shkruante Republika në 1992, dhe “An Artist Returns Home With a Mother Teresa Art Show” (Një artist rikthehet në atdhe me një ekspozitë arti për Nënë Terezën) shkruante Isuf Hajrizi i Illyrisë në 1992. Por askush deri më sot s’i ka dalë burr zgjidhjes së këtyre thirrjeve mediale.
– A kanë patur fat pikturat e ciklit kushtuar humanistes Nënë Tereza të ekspozohen më pas në ndonje tjeter ekspozitë?
-Në vitin 1998 punët kryesore të këtij cikli monumental mbetën të varura në muret e banesës sime në Bruklin, ku herë pas here vinin pakica shokësh dhe ekipe korrespondentësh shqiptarë nga të dy anët e Atlantikut për intervista. Ne kishim dhe programin televiziv të Diasporës ahere të mbajtur të gjallë nga vëllezrit Osmani. Ishte pikërisht atë kohë kur unë po përleshesha me sëmundjen, por ajo më vuri poshtë, me shpatulla përtokë. Një miku im amerikan më solli një ditë me vete dhe kuratoren e muzeut Hargate. Ajo u mahnit nga ato që pa, edhe që kishte vizituar shumë studio artistësh para times, por nuk e imagjinonte dot se përse bëhej fjalë në këtë projekt arti, kur flitej për figurën humanitare të jashtëzakonshme, më të njohur në botën e atehershme. Ajo zgjodhi ato punë që flisnin gjuhë të përbashkët me të, meqë salla e ekspozimit atje, tha ajo, nuk kishte aq vend të bollshëm për tërë punët përbërëse të projektit. Punët u transportuan me automjet të veçantë të siguruar për mëse një milion dollarë, nëse ndodhte ndonjë e papritur. Tërë atë javë pas hapjes së ekspozitës mua, i ftuari i tyre, më kishin planifikuar të jepja bashkëbisedime e leksione me pagesë studentëve dhe profesorëve të artit mbi çështjen e frymezimit dhe të ekzekutimit të një vetporosie të tillë, meqë atyre i dukej e pabesushme që ky cikël i kushtuar mjerimit njerëzor nëpërmjet të figurës së Nobelistes Shqptare, të ishte bërë me pagesat e vet artistit. Unë ua shpjegova që ishte nevoja ime për të zbuluar vullnetin tim, ajo që më shtyu të shpenzoja mbi 65 mijë dollarët e mij për të plotësuar këtë porosi të lindur si nevojë kapricioze të vet artistit. Por ndodhi që pas kthimit tim në Nju Jork nga ajo ekspozitë, mua më shtruan urgjentisht në spital për dy ndërhyrje kirurgjikale. Por pse të ankohem, kam shpresa që do jem dhe më mirë, kur të dal nga salla e operacionit tjetër që do bëhet javën e parë të shtatorit. E shifni pra?!… Prandaj duhet patur shpresë!

-Odiseja e “Testamentit” tuaj artistik, ka nisur që në vitet e para të demokracisë, kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe presidenti Berisha, i cili atëherë pat lëshuar urdhëra dikastereve që të mbështesnin inisiativën tuaj, ku ngeci problemi?

– Projekti filloi saktësishte në vitin 1986 dhe pas asaj, “gur mbi gur, bëhet një mur” thotë fjala e urtë popullore. Unë e kisha të kryer në vitin 1991 kur u ekspozua në Pallatin e Kongreseve Amerikane në Uashington. Por me frymën e Demokracisë në Shqipëri, unë penelova dhe një grup udhëheqësish demokratë shqiptarë, si Dr. Sali Berishën dhe Dr. Ibrahim Rugovën në tablonë kryesore me portrete të udhëheqësve liridashës të mbledhur rreth Nënë Terezës, Papa Gjon Pali i Dytë, Dalaj Lamës dhe Kardinalit O’Conner.
Ku ngeci çështja?!… është pyetja juaj. Në përgjigjen e mësipërme, unë i shtjellova pothuajse qartë pengesat e mëdha të premtimeve boshe nga ana shqiptare, meqë ne nuk jemi edukuar t’i shohim veprat e artit, e sidomos të arteve figurative, me sy të të zhvilluar nga pikpamja estetike, artistike ose të investimeve kulturore. Ndryshe nga muzika e sportet që na kënaqin aty në çast, artet figurative përjetojnë shekuj historie të identitetit të ndjeshmërisë kombëtare.
– A bëtë përpjekje të tjera për të çuar ciklin në Shqipëri?
– Në vitin 1994 unë vajta përsëri në Shqipëri, meqë Nëna ime tanimë ishte në shtratin e vdekjes. Unë qëndrova tërë muajin pranë asaj. Doktor Ylli Popa më lajmëroi që na kishte ftuar President Sali Berisha për një vizitë në vilën e tij, për të diskutuar se ç’mund të bëhej për sjelljen e projektit mbi Nënë Terezën në Shqipëri. I hapa tërë ilustrimet e riprodhimet, për të cilat ai tha: “Po pse s’më lajmëruat përpara vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali i Dytë, që ishte këtu për një vizitë?” Ia ktheva: “Po pse s’më ftuan përpara vizitës së Papës, kur Ministria e Kulturës po merrej vesh me mua me telefona e fakse qysh tre vjetë më parë?”.
Pas një heshtje pranë oxhakut me zjarr bubulak, makina e tij n’a përcolli në banesat tona.
Ju keni marrë një ftesë zyrtare që në maj 2005 nga drejtori i Galerisë së Artit në Tiranë, Abaz Hado dhe një tjetër ftesë në korrik 2005 nga drejtori i Muzeut,z. Moikom Zeqo, a përbëjnë shpresë ato për ta konkretizuar përpjekjen tuaj?

– Unë shpresoj që qeveria Demokratike e Berishës, me përvojat e periudhës së parë udhëheqëse edhe në degët e artit e të kulturës kombëtare, tani mund të jetë më në gjendje ta sjellë këtë ekspozitë shëtitëse në vendet e sipërpërmendura. Por duhet patur durim dhe ecuri të vullnetshme.
Në Dhjetorin e kaluar unë vajta sërish në Tiranë dhe këtë radhë e bisedova këtë çështje me të dy drejtorët e institucioneve të larta të vendit: me drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, zotin Abaz Hado, dhe me drejtorin e Muzeut Historik, zotin Moikom Zeqo. Të dy e aprovuan dërgimin e dy ekspozitave atje: e para si ekspozitë Retrospektive e tërë jetës time artistike për Galerinë Kombëtare të Arteve me 15 – 30 Nëntor; dhe ekspozita tjetër do hapej me punët e ciklit mbi Nënë Terezën në Muzeun Historik, 1 – 15 Dhjetor të këtij viti. Por iu desh atyre gjashtë a shtate muaj për të më dërguar ftesat zyrtare për të vërtetuar nëse këto premtime do realizoheshin, apojo. Unë deri tani kam një njohuri të fenomenit të mosqënies korrekt mes njerëzve tanë, edhe që ne jemi shumë të përpiktë ndaj marëdhënieve me të huajt. Për këtë arësye çështja tani qëndron në erë, vërtet peng i parealizuar. Mua më vjen keq që gjithë orvatjet e mia të deritanishme për t’a çuar këtë projekt në Shqipëri e në vendet fqinjë, kanë dështuar. Megjithatë, për të dërguar një vepër humanitare kushtuar Nënë Terezës me ftesën e atyre institucioneve, duhen gjetur sponsorët. Dhe sponsorët nuk mund t’i gjej dot unë sesa mund t’i gjejë me lehtësi të madhe një organizatë e diaspores. Prandaj dhe unë them që ky peng është peng shqiptar, se unë vet detyrën time të ndërgjegjshme ndaj kombit e kam kryer me talentin, me punën, me kohën dhe me shpenzimet e mia. Kusuri tani varet nga ndërgjegja e të tjerëve.

A keni bërë përpjekje për t’iu drejtuar diasporës shqiptare për të sponsorizuar transportimin e pikturave?A u jeni drejtuar biznesmenëve të veçantë apo ndonjë shoqate shqiptaro-amerikane?
.- Për t’iu drejtuar Diasporës për një ndihmë të tillë, duhet më parë që diaspora të vihet në dijeni të qënies së këtij spektakli artistik, që ka të bëjë me transportimin dhe me sigurimin përkatës të këtyre punëve arti nga çasti që dalin nga studio ime e derisa arrijnë në Tiranë, dhe prej andej, po qe se Ministria e Kulturës ndërhyn pranë Ministrive motra të vendeve fqinje, të dërgohet në kryeqytetet e trojeve shqiptare, dhe të mbarojnë në Romë. Unë shpresoj që Gazeta ILLYRIA, që i ka tërë kontaktet me biznesmenët e suksesshëm shqiptarë në çdo qoshe të Shteteve të Bashkuara, mund t’i bëjë atyre një thirrje në emrin e vet për të mëkëmbur vlerat e bukura shqiptare në kohën e trazirave, duke mos e lënë emrin shqiptar të bëhet i njohur vetëm nëpërmjet të komenteve negative të medias së huaj. Duhet ditur që po nuk i shfaqëm në vlerat tona, kush do vere ujë në zjarr për ne? Edhe media ne Tirane mund te sensibilizoje opinionin.
Pas një lajmërimi të tillë, unë do jem i gatshëm të shkoj në ato qendra dhe t’i ilustroj bashkëtakimet me shfaqje videosh e me materiale të tjera. Por kjo duhet organizuar nga të tjerët me kërkesat e tyre. Edhe enteve private a shtetërore amerikane i duhen drejtuar kërkesat nga Gazeta Illyria, që është i vetmi organ i shtypit, që përfaqëson zërin shqiptar në botën e lirë, ose nga individë të tjerë.
Cfare te reja presim ne projektet e tua artistike?
– Unë tani po merem me një kuadër të madh mbi gjenositin e kohëve të fundit në Kosovë, që ende po vazhdon gërmimet e reja, ku shfarosja e njeriut nga njeriu u bë shëmtimi më i madh fizik e shpirteror i njeriut nga autorët e barbarive të shfarosjes. Unë nuk parashikoj dot se ç’hap tjetër do hedh më vonë. Unë jetoj nga dita në ditë. E ardhmja s’më përket mua. Eshtë vetëm shpresa ajo që më mban gjallë në botën time të artit me letërsinë dhe me muzikën klasike. Të tjerat janë jashtë sferës te vullnetit tim.
Nëpër cilat ekspozita ka shëtitur Nënë Tereza e Zoi Shhytit në Amerikë dhe Europë dhe si është realizuar transportimi i saj?
– Trajektorin historik të gjithë vendeve ku është ekspozuar ky projekt e kemi sqaruar më sipër. Por çmimet këtu në SHBA për transportimin dhe sigurimin e veprave të artit janë më të larta se ato të Evropës. Kur bëhet fjalë për ekspozita shëtitëse, po të paguhen shpenzimet nga dy a më shumë institucione të ndryshme, pagesat përgjysmohen. Por personat e marëdhënieve publike këtu kanë superioritet në lidhje me mbledhjen e fondeve për atë qëllim. Nëse një galeri arti, a një muze i tillë bën kërkesa shkëmbimesh të ekspozitave nga një qendër në tjetrën, ekspozitat lëvizin me lehtësi, dhe shpenzimet përpjestohen. Në këto raste institucionet e tilla kanë rreth tyre donatorë të mëdhenj, që i mirëmbajnë tërë qendrat a kulturës e të arteve dyerhapur për publikun artdashës.
Kur kuratorja e muzeut Hargate Art Center në Concord të New Hampshirë erdhi në studjon time dhe zgjodhi punët që duheshin ekspozuar në sallën e tyre, ajo dërgoi mjetet e transportit të muzeut me një mbulesë sigurimi mbi një milion dollarë. Kjo e bëri shoferin dhe ekspertët e ambalazhimit e të ngarkesës të ishin shumë të kujdesshëm për mirmbajtjet e punëve nga çasti që ato dolën nga studio ime deri në kohën kur u kthyen sërish.

Le të bisedojmë pak për pikturën dhe Zoin, kur janë bashkuar ato në udhëtimin e gjatë?

– Unë fillova të vizatoj e të bëj forma të ndryshme çiliminjësh me argjil të gërryer nga përroi i Lushnjës, që në moshën gjashtë vjeçare. Shoku i fëminisë time të asaj kohe, poeti i njohur Faslli Haliti, si për çudi, më dërgoi me email kujtimet që ai mban mend mbi mua në kohën e inosencës time sesi ai, me prirjet e tia piktorale dhe poetike, më shihte mua atë kohë të vështirë, që për mua është një fenomen i ringjalljes së nostalgjisë së fjetur në kujtesën e asaj kohe.
Vetëdija e dëshirës sime për t’u bërë piktor filloi kur më nxorën të gjallë nga gërmadhat e bombardimeve në qytetin e Lushnjës. I gjakosur e i lidhur me fasho kokë e këmbë e me lot ndër sy, unë zhgaravisja me qymyrin e trarëve të djegur mbi faqet e mureve të gërmadhave imazhe lufte.
Qysh aherë unë nuk iu ndava zhgarravinave. Por varfëria e pasluftës nuk na dha mjete punë për vizatim e për pikturë. Unë përdorja gurë shtufë me ngjyra dheu, ose shtrydhja gjethurina të egra ngjyrash, që ishin të rrezikshme e helmuse. Në shkollën fillore ne vizatonim në derrasën e zezë ose në çimenton prapa shkollës me shkumës, ose në truallin e thatë me gërvishtje shkopi. Lapsa s’kishte, librat ishin të rralla, as mellan s’kishim. Ne e kopjonim lëndën me radhë dhe e mësonim përmendsh.
Babai më mbante në dyqan për të mësuar zanatin, se donte që unë të bëhesha rrobaqepës. Por mendja ime ishte fiksuar në pikturë. Nga inati im dhe kundër dëshirës së tij, unë u mora me zdrukthtari për një vit e gjysëm. Kur u sëmura rendë, mjekët ma hoqën fillin. Dhe babai hoqi dorë nga këmbëngulja e tij dhe më lejoi të merresha me atë që doja. Ai vete ishte i dëshpëruar, meqë para se të kthehej nga Amerika në vitin 1923, ai ishte muzikant me një grup në Filadelfi. Fatkeqësia e detyroi atë të bëhej rrobaqepës në Lushnjë. Ai, në të vërtetë, s’donte që unë të pësoja të njëjtin fat.
-Me pas ju shkuat ne Liceun Artistik, a mund ta vazhdojme rrefimin rreth formimit tuaj artistic dhe karrieres ne Shqiperi?

– Liceu Artistik shtatë-vjeçar është kapitull më vete rrëfimi, por unë s’po flas tani për të. Pas mbarimit të Liceut në degën e skulpturës, mua më punësuan në drejtorinë e Kufirit të Ministrisë së Brendshme si skulptor. Pas kryerjes së një busti, që dhe sot është mbi pedestalin e vet, unë bëra një portret të madh me qymyr të djegur të Drejtorit të Drejtorisë së Kufirit, Gjeneral Ndreko Rinos. U ekspozua në hyrje të ekspozitës vjetore në Pallatin e Brigadave. Gjenerali e mirëpriti me lëvdata atë. Pastaj zyra më besoi temën e vështirë të Provokacioneve të Gushtin të 1949-ës nga Grekët. Ishte kryetabloja e ekspozitës shëtitëse të Kufirit nga Tirana në Durrës e gjetkë. Ishte viti 1963.
Gjysma e familjes time ishte zhdukur, gjoja nga sëmundjet. Gjysma tjetër ishte e përçarë. Kundër ligjit, unë solla në Tiranë Nënën time, dy fëmijët jetimë të motrës së vdekur, dhe vëllan e motrën e vogël. Jetuam mizërisht me rrogën time; gjashtë veta në një dhomë me gjysëm nevojtoreje. Gjeneral Ndrekua më la të punoja në një studjo të madhe të Ministrisë për tablotë me përmasa të mëdha. Unë fshehurazi flija atje. Por dhe unë s’e kisha të gjatë. Më informuan të bëja diçka, se “klima e Tiranës ishte shume’e keqe për mua” Si i biri i një amerikani, të punoja në Ministrinë e Brendshme pa anëtarësi partie, ishte e papranushme. Pastaj disa piktorë e hanin me sy vendin tim.
– Ne c’rrethana u arratiset dhe si arritet qe te gjenit celesin e e depertimit ne rrethet artistike amerikane, ku konkurenca eshte konkuruese?
– Nën presionin e vazhdushëm, u detyrova të krijoja mundësinë e arratisjes për në Greqi në vitin 1964. Prej andej një vit më vonë erdha në SHBA. Anglisht nuk dija, por flisnja gjuhën e artit. Kundër dëshirës së farefisit tim në Filadelfi, unë pas punë frekuentoja shkollën Fleisher Memorial Arts. Më pastaj u regjistrova në Pennsylvania Academy of the Fine Arts, në Temple University dhe në University of Pennsylvania me bursë të plotë deri në mbarim në vitin 1970, duke fituar kështu disa çmime të meritushme. Ekspozova, po ashtu, në disa galeri të qytetit dhe në periferi dhe fillova te behesha i njohur ne rrethet artistike.
Po atë vit u bëra qytetar Amerikan, dhe me pasaportën e parë në dorë dhe me të fejuarën time, Miss Iowa Carolyn, për krahu, ne i hipëm avionit për Londër dhe për Paris. Atje njoha shkollën e pikturës Franceze në l’Academie de la Grande Chaumiere me profesorin Ives Brayer, e më vonë njoha pikturën e Rilindjes Italiane në Academia dei Belle Arti në Firenze. Kthimi në Amerikë, më ofroi ftesën për të dhënë mësime në “Instituto Allende në San Miguel de Allende” në Meksikë, ku mora dhe diplomën e mjeshtrit të pikturës. Kudo që kam jetuar e kudo ku kam dhenë mësime, kam fituar ca e kam humbur ca. Jeta pa humbje është po aq e mërzitshme sa ajo pa fitime. Por kudo i kam dalë në krye halleve pa ndihmën e askujt.

C’është piktura për Zoin?

Piktura për mua është poezi me ngjyra, është muzikë e pazëshme, është filozofi e padiktushme prej askuj tjetër veç atij që ndodhet përpara saj në çastin e ekzekutimit. Piktura është besim fetar i krijimtarisë të së bukurës prej meje në mënyrën time, prandaj dhe është feja ime.
Cila ka qenë kënaqësia më e madhe që ju ka dhënë piktura?
– Kënaqësia ime jo e zakonshme që kam njohur nga procesi i pikturimit është që unë s’para kam patur vullnet e dëshirë të ndahem prej saj. Përpara pikturës sime e ndjej veten si ata që i zë qymyri i dashurisë dhe nuk rrijnë dot pa njeri tjetrin. Por kur vjen koha e ndarjes, unë jam mësuar të rroj me ringjalljen e kujtimeve mbi to. Mua më kanë vjedhur shumë kuadro. Kjo ka ardhur me që unë kam udhëtuar e banuar në shumë vende dhe nga që unë u besoj njerëzve. Fatkeqësisht, kam njohur shumë pak njerëz të ndershëm e të ndërgjegjshëm. Dhe po të mendohemi mirë, asnjëlloj çmim-tregu nuk i jep mundit të krijimtarisë artistike vlerën e merituar bërjes së asaj vepre. Flas për veten time. Unë jam i pasur, jo në kuptimin e kamjes, por në kuptimin e përmbushjes shpirtërore e mendore të nevojave të mia, që ndonjë ditë do bëhen kërkesat e të tjerëve. Unë jam “workoholic” dhe e filloj punën çdo ditë herët dhe vazhdoj deri në orët e mëngjezit tjetër. Itinerari im brenda mureve të banesës është nga kompjuteri në pikturë, nga poezia në lexim letrar ose informativ, dhe në mbrëmje bredh nga korespondenca në skulpturë. Kur jeta është e mbushur me aktivitete, njeriu nuk ka kohë të sorollatet më kot. Perkundrazi, shpesh herë më dhimbset që nuk e kam shfrytëzuar kohën edhe me aktivisht, dhe pendohem që dëshira ime e madhe për të bredhur e për të njohur botën, më la mua panjohur veten dhe pakryer tërë ato dorëshkrime në letër.

Keni pasur ndonjë çast kur keni dashur ta braktisni penelin?
– E vetmja kohë kur unë s’i mbaja dot penelat ndër duar ishte koha e kimotherapisë dhe koha e mëpastajme e saj me efekte anësore që zgjati mbi pesë vjet. Atë kohë unë dridhesha nga ethet e vdekjes pas vënies së gjilpërave në kofshë a në bark. Edhe palca më dridhej, dhe më e keqja ishte që në apartamentin tim s’kishte as ngrohje. Por nga ato pesë vjet dëshpërimi, nuk iu dorëzova fatit dhe dola më i fortë nga ç’pritnin të tjerët që më shihnin nga larg. Ajo ishte çështje shëndeti, por jo, askurr s’kam dashur t’i braktis penelat, qoftë edhe për punë me pagesë të lartë. Edhe kur jepja mësime në institute, unë u demostroja studentëve sesi t’i zgjidhnin problemet përpara vështirësive tona, dhe ne i kritikonim bashkërisht punët në fund. Me ta koha ishte e përmbushur me gëzim.
Duke lënë mënjanë modestinë, më thoni diçka për vlerësimin e pikturës së Zoi Shytit, në Amerikë dhe në Europë.
– Vlerësimet mbi pikturën time s’kanë të bëjnë mbi punën time, më tepër se kanë të bëjnë me ata që shprehen për të kënaqur mendimet e tyre. Fjalët i merr era, thoshin pleqtë tanë, kurse veprat për të cilat bëhet fjalë mbetet aty, dhe shpesh atyre u shumëfishohet vlera me kalimin e kohës.
Unë jam takuar dhe kam qenë në shoqëri të njerëzve të njohur gjatë këtyre dyzet vjetëve në botën e lirë, por ç’rëndësi kanë ato takime dhe njohje, veç shfletosjes së librit të kujtimeve fotografike dhe të ditarëve vetjake. Sidoqoftë, jeta ime më e përmbushur me shurje etje e me përshtypje më të mira ka qenë gjithmonë në shoqërinë e artistëve, sidomos në rrethet Pariziane.
Ju keni patur raste të takoheni me shumë personalitete në Europë dhe në SHBA, keni pasur korespondencë me presidentë dhe personalitete,a mund të thoni diçka më konkrete për kredencialet në këtë fushë? Ta zëmë kur i keni shkruar për herë të fundit presidentit Bush ose kur ju ka shkruar për të fundit herë presidenti Clinton?

– Unë kam jetuan mes një rrjeti të gjërë shokësh e miqësh koleksionerë e artistë të njohur botërisht, si dhe me persona të një niveli të lartë të njerëzve të njohur për kontributin e tyre të shumanshëm në të mirën njerëzore. Cdo anëtar i atij rrjeti ka reaguar ndryshe ndaj pikturës time, jo gjithmonë të favorshme:
*Willian F. Buckley, shkrimtar e personalitet amerikan i letrave më uronte në një letër, pas korespondencës që pati ai me Princess Grace of Monaco për mua. “Ju përgëzoj” më shkruante ai, “për shpirtin tuaj galant dhe talentet e mëdha. Me përshtypjet më të mira të cilat ruajmë se bashku me gruan time, Si gjithmonë, William. Buckley, Jr.”
July 31, 1981.
*Alex Daoud, Mayor of Miami Beach, Florida me shkruante: “Më ka bërë vërtet përshtypje pasuria e talentit dhe frymëzimit tuaj se Nënë Teresa është një udhëheqëse shpirtërore dhe burim dashuri e përkushtimi.Vepra juaj është bekuar me sukses..” Sept 12, 89
***
*“Kisha lexuar më parë në DRITA poezinë tuaj duke mbetur mjaft i prekur prej saj” me shkruante Gjon Sinishta i Albanian Catholic Information Center in California ne vitin 1986, “Piktura murale e Nënën Terezës që keni kompletuar është lavdërueshmedhe do të kisha pasur vërtet dëshirë që t’ju kisha asistuargjatë asaj pune”.
***

*”Në jetën tuaj të re në Amerikë, interesi juaj për artin do të ketë një kuptim gjithnjë më të madh e më të plotë për ju,” shkruante Sekretarja Personale e Presidentit L.B. Johnson nga Shtëpia e Bardhë në Shtator 18, 1967, kur ai mori portretin që bëra unë i porositur nga Shtëpia Ndërkombëtare e Studentëve.
***
Presidenti Klinton u shpreh kështu në letrën e tij në lidhje me pejsazhin e Krujës me valle Myzeqare, që unë i dërgova si urim të shpejtë pas operacionit të tij të suksesshëm kardiak: “Mbështetja e njerëzve si ju më kanë ndihmuar vërtet për të rigjetur forcën. Është mirësi nga ana juaj që keni menduar për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për bujarinë tuaj. Gjithë të mirat për ju. Sinqerisht, Bill Clinton (nënshkruar).
***
*”Nga informacioni që kemi marrë, ju meritoni lavdërime si për aftësinë ashtu edhe për vendosmërinë tuaj,.” shkruante Robert Abrahams, sekretari i Wolf Memorial Foundation in 1968.
***
“Poezia m’u duk e bukur dhe emocionuese, po ashtu edhe pikturat tuaja… Me pikturat, të cilat janë vërtet gjeniale dhe poezinë tuaj që është po aq e mirë, do ta kujtojë gjithmonë takimin me një person kaq magjepës..” shkruante poetesha amerikane Jean Meer ne vitin 1970.
* **
“Siç ka thënë një njeri i mençur: “Atë çfarë kemi trashëguar nga të parët tanë duhet ta fitojmë edhe njëherë vetë në mënyrë që ta meritojmë,” me shkruante Senatori Hugh Scott i Pensilvanise ne Shtator, 1970
”Zotëri në cilësinë e laureatit të Medaljes së Argjendë të Sallonit” me ftonte Societe des Artistes Francais ne Grand Palais des Cahmps-Elysees ne vitin 1977, dhe ne vitin 1980 e njejta ftese erdhi per Medaille d’Or, qe m’u dha nga shoqata e Artisteve Franceze ne Paris.
***

– Ne Shtator 1991 Sokol Necaj, Sekretari i Pare i Misionit te Republikes se Shqiperise prane OKB-se me shkruante: “Po ju sqaroj shkurtimisht ku qendron gjendja ne punen per realizinin e hapjes se ekspozites tuaj… I derguam nje leter zotit Havier Perez de Cuellar, Sekretar i Pergjithshem i OKB-se per te ndihmuar qe hapja e ekspozites te behej ne seline e organizates boterore dhe ai te ishte organizator nderi i kesaj veprimtarie.”
– ***
– Nderkohe, zoti Viktor Sharra, shefi i departamentit te jashtem per Ministrin e Kultures me shkruante ne vitin 1991: “I dashur zoti Zois Shuttie, Jemi skajshmërisht të lumtur që ju keni dëshirën dhe gatishmërinë për të ekspozuar punën tuaj në Shqipëri në shtator… Gjatë qendrimit në Shqipëri do të jeni mik i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe do të mbulojmë shpenzimet tuaja…”
– ***
•Ministri i Kultures Dhimiter Anagnosti, me shkruante ne Tetor 1992: “Sipas kerkeses se drejtuar Presidentit, Zotit Sali Berisha, ne mirepresim punimet tuaja dedikuar jetes dhe punes se palodhur te bijes shqiptare, Humanitares se mirenjohur ne mbare boten, NENES TEREZE, per te hapur ne vendin tone nje ekspozite shetitese.”
• ***
– Ministri i Kultures Teodor Laço i shkruante ne vitin 1995 Drejtorit te USIA, qe nuk ekziston me: “Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme dhe është planifikuar që të parqitet fillimisht në Shqipëri e më pas në disa vende të Europës. Përpjekjet e autorit për ta sjellë në Shqipëri,…kanë qenë të pasuksesshme për shkak të vështirësive të transportimit ,… përpjekje të mëtejshme kanë dështuar për të njëjtën arsye.
– C’emra te tjere ka ne korrespondencen tuaj?
– Kam marre vleresime nga Ambasada Amerikane në Francë, nga Presidenca e Republikës Franceze, nga Kabineti i Presidentit të Senatit Kombëtar Francës; nga Ministrat Jean Tiberi, Pierre Bas dhe Olivier Guichard; nga Sekretarja Private e Mbretëreshës dhe të Princit Claus të Hollandës; nga Dhoma e Deputetëve të Brazilit; dhe nga Kongresmani Tom Lantos, pa përmendur këtu korespondencën me poetë dhe artistë të arenës ndërkombëtare, miq si artistët shumë të njohur bashkëkohorë Eugene Ormandi, Corneille, Salvador Dali, William de Kooning, polaku-israelit Ardon, mjeshtri Will Barnet e të tjerë shumë pak prej të cilëve janë ende mes nesh. Pa përmendur, gjithashtu, trofet dhe çmimet e poezive nga Shoqata e Poetëve të Holliwood-it, dhe ftesa nga Drejtoresha e Artit, Vera Pinneira, e fondacionit Qyteti i Paqes në Brazil etj…
– Dicka nga vlersimet e shtypit?
– Gazetarja Christine Hamm e gazetës Monitor të Konkordit, shkruante në artikullin e sajë Monumenti i një Ikone: “Shuttie vetë është një imazh kaq gjenerik i një artisti sa që edhe ai vetë mund të ikonë më vetë… Shuttie ndryshon nga shumë artistë bashkëkohorë me interesin e tij për të ekspozuar çnjerëzoren e njeriut ndaj njeriut… Vërtet, vepra e Shuttie-t filloi si një poezi..”
–
“Galeria” Shutties,është jeta e Zoit, si do ta përcaktonit atë dhe ç’projekte keni për të ardhmen?

.- Jo, unë nuk e quaj studjon time galeri. Ky emër i përshtatet sot komercializmit. Unë studjon time e quaj ateleier, që do të thote punishte, vend pune. Por muret e mia janë të mbuluar me kuadro. Po t’a kini parë operetën e famshme Ebraike “Po të jem i pasur, ja-la-ja-la-ja-la-ja-la” do kisha blerë shtëpi të madhe me shumë dhoma dhe do t’a kthenja atë në muze privat për t’ia lënë brezave të rinjë. Por, meqenëse ato ëndërra pas shiut, unë do merrem me punën time brenda atyre konditave.
Cfarë vendi zë Shqipëria në krijimtarinë tuaj, ku ju kaluat 26 vitet e fëminisë dhe rinisë tuaj të trishtë?

.- Në fillimin e zbulimit të ndjeshmërise time në lidhje me artet figurative, pavarësisht nga niveli i tyre artistik, kuptohet qe Shqiperia ze vendin e pare. Mua atje me mbine fidanet e pjellorise time artistike. Me vjen keq vetem qe tere punet e mia, kryesishte pejsazhet shqiptare, u zhduken. Sidomos ato te Karavastase e te Pishave te Divjakes, dhe ato te Liqejve te Lures.

E çoni shpesh mendjen atje ku keni kaluar fëmijërinë dhe ç’vend zënë kujtimet e asaj kohe, shoqëria e asaj kohe ne krijimtarin e tuaj?

– Edhe pse une kam jetuar 45 vjet jashtë vendlindjes, duke iu përshtatur kulturave dhe gjuhëve të atyre vendeve ku kam jetuar, unë s’kam hequr kurrë nga mendja asgjë nga ato që kujtesa ime ka ruajtur në vendet e veçanta të qënies time, gjatë kësaj periudhe katër dekadash. Kjo ishte arësyeja që unë nuk munda të krijoj familje me ndonjë nga admirueset e mia, se donja që fëmijët e mij të flisnin gjuhën e Nënës më parë se çdo gjuhë tjetër…(Ky shkrim u publikua se pari 10 vite te shkuara ne Gazeten “Illyria”

Filed Under: Histori Tagged With: i arartisur nga Komunizmi, piktori, Zoi Shyti, Zois Shuttie

FRYMA, DINAMIKA E VIZIONET E KOHËS NË VEPRAT E HASAN SELIMIT

October 2, 2014 by dgreca

– Esse e plotë për veprat “Antologji e Endrrës” (2013) dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014)/
Nga Ramiz LUSHAJ/
1-“Antologji e Ëndrrës”(2013) e Hasan Selimit përveçohet dukshëm e thuktë si një “Vepër e Vertikalitetit”, e shfaqur asht’ e palcë në dimensionet e madhërishme prej nga Qielli (Zoti) në Tokë (Njeriu), nga Ëndrra (Hyjnore) tek Vepra (Jetësore).
Kjo vepër si një prozë poetike, në esse e përsiatje të saj, me plot musht e mesazhe pasqyron e jep traditë, evolucion, prognozë. Aty fjalaflet se Zoti i Gjithpushtetshëm e i Mëshirshëm në Qiell kërkon që edhe njerëzit e tij në Tokë të jenë të pushtetshëm e bajemirë, të duan vetëveten, të mos harrojnë prejardhjen, lindjen e trashëgiminë, të duan të Drejtën e të Vërtetën, të ecin kah e Mira dhe e Mbara. Pra, njerëzit të kenë shenjtëritë e veta, të kenë shenja lavdie të tyre, të jetojnë jetën.
Hasan Selimi, besimtar e mendimtar, në kit’ vepër teologo-filozofike të një lloji të veçantë, në kit’ botë në zhvillim me shpejtësinë e dritës e me dixhitalizim përtej imagjinatës ma të ndezur, na e mirëparaqet Jetën si Mision dhe Njeriun Udhëtar, i cili vrapon, në kambë, me gravitet, në përballje, drejt të nesërmes. “Njeriu në jetën e vet udhëton, -thotë autori- bile edhe vrapon për të gjetur gjënë e tij më të shtrenjtë, më të bukur, më të domosdoshme, më të nevojshme”(f. 47)
Edhe Ëndrrat marrin krahë në Galaktikë e hapaudhë lartësore në Jetën reale, tokësore, në faqet e librit. Ëndrrat janë tharm’ në langun e Jetës, që në brumin e Kohës na e japin Bukën e përditshme. Ëndrrat pa tharm’ e Jeta pa lang’ mbeten thatanike, shkretinë. Ka të drejtë autori atdhetar i kësaj vepre me visare teksa pohon, apelon: Ne, Shqiptarët, jemi Ëndrrimtarë shumëshekullor, me pritmëri e shpesh deri në tepri. Sot, plot Ëndrra e Vepra Kombëtare Shqiptare po iu besojmë me sakrifica, me shpresë e besë, këtij Rendi të Ri Botëror, integrimeve e zhvillimeve euro-atlantike në BE e NATO, krijimit të Shqipërisë Etnike, Natyrale, të paktën në kufij vilajetor shqipfolës të 1912-tës.
“E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore”(2014), libri ma i ri i Hasan Selimit, si të thuash, është një ”Vepër e Horizontalitetit”. Natyrisht, e drejta ndërkombëtare publike si nocion, kodifikim, subjekt, etj., është një tërësi aktesh të pranuara me pëlqimin e Kombeve, të cilat aplikohen si burim i së drejtës për çdo shtet. Në kit’ rrafsh horizontal edhe Shqipëria Londineze ka vendin e rendin e vet, lidhjet, marrëdhëniet e dinamikat diplomatike, politike, juridike të saj me shtetet fqinjë e ato ballkanike, ato paneuropiane e ndërplanetare. Sigurisht, edhe bartja e traditës shqiptare e të drejtës ndërkombëtare publike, nga Antikiteti Ilir tek ky Rendi i Ri Botëror, ka ardhë ndër breza në rrafshin horizontal si prurje, si përvojë, si trashëgimi kombëtare, sadoqë ka pasë ndërprerje kohore të shpeshta, izolime, bllokime e kundërvënie të shumta prej vetes e nga të tjerët, memorie shtypshkrimore disi të pakët, etj. Patjetër, edhe trajtesa plotore e autorit Hasan Selimi në kit’ monografi shkencore shtrihet në rrafshin horizontal, si arritje e autorit, si përvojë e kohës.
2.Vepra “Antologji e Ëndrrës” (2013) më përngjan si një Traktat teologjik e filozofik, që autori ia vno në prehën kohës së sotme, ua jep në duar lexuesve të tij. Hasan Selimi ecën fort e mirë në këto dy shina. Duket timonier i zoti. Sa hyjnor edhe akademik. Vërtet nga shpirti e gjuha e tij shkruhet me njohje të thellë e kulturë të gjërë për Teologji e Filozofi, të cilat nuk janë krejt e njëjta gja, po e veçanta përgëzuese për autorin është fakti botëformues e librashkrues se nuk i sheh ato si dy të kundërta, si përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Ai me peshoren e studiuesit e çekiçin e drejtësisë, sheh ndërveprimet e ban analiza krahasuese mes mendimit shkencor filozofik e atij teologjik fetar.
Në krejt veprën “Antologji e Ëndrrës” besimtari me bekim e penë, Sheh Hasan Selimi – Njeri i Mirë, është – njëherash – sa i Mendimit dhe i Veprimit, pasi nga nektari i traditës e i kohës, nga shembujt e vetëvetes e të realitetit, del me përfundime të themelta, domethënëse, visare, që disa sish marrin dhe vlera e vulë kodike e aksiometrike. Qartë duket se ky autor meritor e vizionar ka plug e farë nga fryma e Kuranit, nga drita e Ehlibejtit, palcon nga genet e veta brezni mira, jep nga shenjtëritë e shejat e veta.
Vepra tjetër e Hasan Selimit “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014) me fol troç është një “Manual” i vyer në tavolinën e punës për diplomatët, politikanët, ekspertë e studentë (pas)universitar të së drejtës ndërkombëtare publike.
Edhe ata që nuk e kanë kit’ lami si profesion apo pasion, po ta lexojnë kit’ monografi shkencore kanë përfitesa kulturore në dijenitë e tyre qytetare, pasi vet autori dorëshkrimor i saj është një personalitet shumëdimensional i kohës sonë, ka derdh e shkri’ aty dijeni e aftësi të mendjes e penës së tij.
Pra, njejtësisht e njëkohësisht, të dy e nderojnë lartësisht njëri-tjetrin: edhe autori veprën, edhe vepra autorin.

3.Kjo vepra e dytë e Hasan Selimit më përngjan edhe me një “Autostradë” shqiptare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Sigurisht, në kilometrat e horizontin e saj është E Drejta Ndërkombëtare Publike. Specialistët në zbatim projekti një fragmenti rruge në ndërtim i thonë “loti” ndërtues. Kësisoj edhe kjo vepër shkencore e tij ka segmentin e vet vendor e kohor. Ka energjitë e rrezatimet e veta. Patjetër, si për Autostradën Durrës-Prishtinë e ma andej, kemi nevojë edhe për një “Autostradë” të tillë me vepra si kjo e Hasan Selimit, pasi të tilla vepra i kemi të pakta në skedat shqip të bibliotekave me libra në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Duhen sa ma shumë libra të tillë në Autostradën e Dijes e të Kohës që të krijojmë bibliotekë të veçantë me to në korpusin bibliotekar kombëtar.
Në kit’ soj veprash për të drejtën ndërkombëtare publike kemi kryesisht disa libra universitar nga disa titullar, me tituj e grada shkencore, që i kanë shkrue ato germë pas gërme e vit pas viti për t’i pasë në katedra e auditore, si pjesë medalionare të detyrës, profesionit e rrogës. Krejt ndryshe ngjet me Hasan Selimin. Ai e ka shkrue kit’ monografi shkencore si Atdhetar Kombëtar, si Qytetar i Lirë, në Kohën e Lirë, me Vullnet të Lirë. Po jo me Kosto të Lirë.
Doktoranti jurist, teolog, studiues, Hasan Selimi nga Kasajt e Tropojës e me banim familjar në afri të Unazës së vjetër të Tiranës, prej dekadash punon gjyqtar me togun e zi e faqe të bardhë në Shkodër, kryelartë i udhës edhe në vitin e vështirë ’97. Ndoshta shteti ende ka mendësi se ka lind për të punue vetëm në kit’ kryeqytet të lashtë e të ri të Veriut Shqiptar të coptuem më 1913.
Kulla e Hasan Selimit në Kasaj të Tropojës në brezni janë të mendjes e të pushkës, si meshkujt edhe femnat, dhe i kanë lanë emën e vend vetes në rranjët e trollit, të fisit të Shipshanit e Gashit, të Malësisë së Gjakovës e Rrafshit të Dukagjinit dhe në ditët e shekujt e kombit. Edhe farefisnia i kanë lisnue dinjitar. Në memorien e historisë kombëtare kanë dëshmorë e martirë të kombit që kanë dhanë jetën në Plavë-Guci e deri në Sanxhak.
Në familjen e Hasan Selimit të gjithë janë (pas)universitar. Një shtëpi intelektuale. E shoqja e tij në rreth katër dekada, Fahrija, është mësuese. Tre fëmijët e tij me emra epik, lisa rrënjas të trollit të vet, Tanusha, doktorre e shkencave, avokate me kërkesa e mbingarkesë pune, dy djemtë mastër të shkencave, Kushtrimi e Kreshniku, kanë krye juridikun, ndonjani edhe fakultet të dytë. Kështu, siç duket, ata janë një “dekanat” më vete e hierarkia nuk ka mëdyshje: dekan i pavotueshëm është Hasan Selimi.
Përndryshe, Hasan Selimaj, ky studiues shumëdimensional, në ditët e sotme e në hapësira etnike shqiptare, në simbolikë e tue ia sydrit’ kaçikin, tue ia njoft udhët e jetës si dhe dy veprat e tij të botuara “Antologjia e Ëndrrës’ dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” e ato në dorëshkrim, mund të themi se është një nga “kryepleqtë” e fjalës juridike, filozofike, teologjike, diplomatike.
4.Sheh Hasan Selimi kur shkruan “Antologji e Ëndrrës” në gjithçka e për gjithçka i beson Vehtes, e nis nga Vetëvetja. Kjo duket genetike, e brezave të vet, e trollit të tij. Ndaj burimon me kaq forcë magjike, dlirësi hyjnore, peshë realiteti në faqe e rradhë të veprës së tij të vyer.
Ai e ka vendos mrekullisht e mjeshtërisht në qendër të veprës së vet Njeriun. E ky Njeri është Krijesë e dashur e Zotit, që ia dha shpirtin si shkëndi e dritës së vet. Ky Njeri jeton brenda lirisë së Zotit, me dashurinë për Zotin, në hapësira gjeo-historike e (anti)demokratike të kohës. Nuk është as “Njeriu i Ri” ideologjik. Po as skllav modern i Kapitalit. Në kit’ vepër mirfilli teologo-filozofike Hasan Selimi e ka kryefjalë Njeriun e Lirë, me të gjitha Dimensionet e Njeriut të Lirë. Natyrisht edhe me të gjithë kompleksitetin, diversitetin, kontraversitetin e dinamikën e Njeriut të Sodit e të Kohës së Sodit.
Dimensionet jetësore të Hasan Selimit si besimtar i lartë e jurist i shquar e bajnë ta këndvështrojnë Njeriun në epiqendër e brenda parimeve të shenjta e ato juridike. Ai është krejt natyral e aspak artificial. Sa hyjnor edhe jetësor. Si në veprën e tij edhe në profesionin e detyrën e tij, në besimtarinë e jetën e tij.
Prof. Dr. Lisen Bashkurti, ambasador, president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në parathanien e tij “Një jetë me nder, vlerë, besim e dituri”, botuar tek vepra e Hasan Selimit “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014) kumton: “Ajo që përputhet tek të gjithë opinionet për Hasan Selimin është një fakt, që do të thoja unik për një gjyqtar, por shumë i dëshiruar për drejtësinë shqiptare. Hasan Selimi e sheh njeriun në kompleksitet. Ai gjykon fillimisht njeriun e pastaj çështjen e tij. Ai zbërthen psikologjinë, rastet, rrethanat, kushtet, mjediset, trashëgiminë, sfidat, hallet, shkaqet – e pastaj vesh togun e zi të gjyqtarit për të dhënë vendimin. Për Hasan Selimin, kodet, proçedurat, ekspertët, prokurorët, avokatët, të pandehurit ose persoant përpara drejtësisë – janë qënie që gëzojnë trajtimin më të arsyeshëm,më të drejtë e më të dobishëm për to, për familjet e tyre e për mbarë shoqërinë. Është rast unik në përvojën time të njoh një gjyqtar të tillë” (f.23).
Kjo detyra e profesioni i juristit të mbrrimë i ka ndihmue mjaft e mirë studiuesit të themeltë e të vlertë, Hasan Selimi, për me e shkrojt artnisht veprën e tij shkencore me 252 faqe me vështrime, analiza e konkluzione shkencore për të Drejtën Ndërkombëtare Publike.
5.Dy veprat e Hasan Selimit në të djeshmen e afërt do të ishin “mollë e ndaluar” apo “lule mos e prek”. Si traktati filozofiko-teologjik “Antalogjia e Ëndrrës” (2013) edhe “manuali” diplomatik, historik, juridik, kulturor “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014).
Dje, feja ishte e ndaluar zyrtarisht, deri në përndjekje ideo-politike, në dënime publike e juridike. E kemi përjetue ne brezat e ’67-tës kit’ ikuizicion komunist. E, megjithatë feja jetonte në shpirtin, ritet e ëndrrat e besimtarëve të saj të shumtë. Ishte e mbetet paradoks i madh i globit që në kombin shqiptar që Shën Konstandini i Madh i Nishit të Dardanisë e shpalli Krishtërimin Fe Zyrtare për botën e derisotme. Asokohe nuk mund të konceptohej që Sheh Hasan Selimi të botonte një vepër të tillë si “Antologjia e Ëndrrës”.
Dje, E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare ishin privilegj i njerëzve të përzgjedhur nga kriteret e klasa politike e shtetit monist ma të izoluar të botës. Ata që merreshin me këto disiplina madhore të diplomacisë shqiptare i kishin apo i trajtonin këto si “pronë” e tyre. Aq ma keq. Ishin “tabu” për të tjerët. Kjo politikë me të tilla praktika na ka pru tek e keqja e sotme që në kit’ fushë, në këto disiplina, të kemi vepra të pakta. Boshllek të madh. Asokohe studiuesi me dimensione akademike, Hasan Selimi, nuk mund ta botonte një vepër të tillë shkencore si kjo: “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore”, pasi këto ishin atribut e kontribut i njerëzve të caktuar nga shteti i kohës e jo nga të tjerët me vullnet të lirë. Kjo nuk do të ishte e mundur as nga një personalitet shumdimensional si Hasan Selimi një jurist doktorant në Gjykatën e Shkodrës, një Sheh ehlibejt me bekim e gradë në Gjakovë përtej Qafës së Morinës krye kullës së tij, një qytetar i Tropojës, i Shkodrës, i Tiranës, i Gjakovës; një njeri i pushkës në traditë e i penës me meritë. As nga Hasan Selimi me vlera e visare, me emër të mirë në kohna të vështira.
Me dy veprat e tij Hasan Selimi i ka thye muret e izolimit. Ndokush mund të thotë se kjo u tejkalue në vitet ’90. Jo. Këto mure thyhen çdo ditë, çdo vit, në çdo dekadë e çdo shekull. Muri i izolimit të diktaturës së djeshme ishte tejet i madh, ndaj duhet kohë e luftë e madhe me e thye atë njëherë e mirë, përgjithmonë. Diku, në mes fjalëve urtake e bekimore të Papa Franceskut në 21 shtatorin 2014, kuptimova mesazhin e Tij: të ruhemi nga diktaturat e reja. E ka të drejtë. Diktaturat e reja krijojnë mure të rinj të izolimit nga brenda. Dalja nga diktatura të vjetra të zeza apo të kuqe e rënia në diktatura të bardha ose të pafytyra, formësojnë e formatojnë “mure” brenda nesh. Mure mes shtetarëve e popullit, mes krahinave e vllaznive dhe familjeve, etj. Mure me fqinjtë, me Europën, me botën.
I ndritshmi me mendje e penë, Hasan Selimi, ngrihet përditë mbi muret e izolimit të djeshmes e të sotmes. Mbi muret e izolimit nga jashtë e nga brenda. Me muret që na i ngrejnë të Tjerët e me muret që ia ngrejmë Vetes. I thyen ato. Nëse me veprën e dytë “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” e thyen murin e izolimit nga jashtë, me veprën e parë “Antologjia e Ëndrrës” i thyen muret e izlimit nga brenda.
Thyerja e mureve kërkon mjeshtri, muskuj, dije, djersë. Edhe muret e djehit me hekurnajë. Edhe muret e sodit me betonime. Edhe muret e djehit me klone. Edhe muret e sodit me klonime. Duket se Hasan Selimi ka shpirt e forcë me u ngrit mbi muret, me i thye ato, brenda Vetes e tek të Tjerët, nga Jashtë e nga Brenda. Kjo duket edhe tek dy veprat e tij që kanë shumçka: Jetë. Dinamikë. Dimensione. Hapësira. Lartësi. Shembullime.
Këto janë shenja të mirë në veprat e tij, në jetën e tij.
6.Vepra studimore “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” i hap udhë studiuesit doktorant Hasan Selimi të jetë pjesë e botës akademike, pasi në rradhë e faqe të saj shohim stilin akademik të autorit jurist kariere, ndjejmë frymën akademike në trajtesa shumëdisiplinore, në sjelljet e përcjelljet e fakteve e argumenteve; në analiza të ngulta e të thukta përmes klasifikimit, seleksionimit, krahasimit; mbrritja në konkluzione, vështrime me prognozë e vizione kombëtare shqiptare, bashkohore euro-atlantike, globale.
Zotësi dinjitare tregon studiuesi Hasan Selimi teksa rrok me vështrim e analizë rrënjë e degë edhe diplomacinë, edhe të drejtën ndërkombëtare publike, edhe gjithato zhvillime të sotme bashkëkohore si tek kapitulli VI “Rendi i Ri Botëror dhe reforma juridike e OKB-së” (f. 193-238), etj.
Natyrisht, E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare janë “bakllava” e Diplomacisë që na shfaqet e vjen para syve e në terren praktik politik e jetësor. As njana e as tjetra nga këto dy disiplina nuk janë vet “bakllava”, po elementë të gatimit të saj.
Hasan Selimi, edhe në kit’ veprën e fundit, i ruan graniturat përbërëse, gramaturat lëndore, temperaturat mjedisore e kohore, tue e pjekë “bakllavën” pa u djegë në duart e magjes së tij – laborato dhe me pasë hijeshi e shije në tavolinën e punës të të interesuarve dhe në biblioteka vetjake e publike (ndër)kombtare.
Kjo është meritë e tij: e pastër, e paqtë, e pëlqyeshme. Duket se autori ka intelekt genetik, natyror, hyjnor. Po ka edhe dorë për mirë. Ka edhe dorë akademike.
Shyqyr që nuk ka hyrë në thelluta të mëdha të Drejtës Ndërkombëtare e të Marrëdhanieve Ndërkombëtare, se ndoshta hala nuk do të kishte ardhë drejt nesh me kit’ vepër shkencore, e cila gjatë shpalimit na merr me vete në autostradë pa na lanë e fut në xhepa të saj. Hasan Selimi mirëflet për Traditën Ilire, për Lindjen e Afërt e të Mesme dhe Kinë e Indi deri tek Rendi i Ri Botëror dhe tek OKB e sodit, tek Karta e Kombeve të bashkuara e reforma të nevojshme e të pritshme të saj.

7-Një tjetër meritë e Hasan Selimit në kit’ vepër shkencore ka të bajnë me faktin se E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare i këndvështron, hulumton, trajton, prognozon, konkludon në lidhje me zhvillime të sotme botërore, me vet dinamikat diplomatike e politike në terrenin panshqiptar e global.
E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare në kit’ vepër të Hasan Selimit më përngjasojnë disi edhe ndryshe: si “dy barrë” të ngarkesës të një kali në rrugëtim, ndërsa zhvillimet botërore si “frerët” e këtij kali. Barrët nuk duhet me i marrë ana kah kurrnjani krah. Edhe frenat duhet me dijt me i mbajt fort e mirë.
Autori i veprës shkencore “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” është një kalorës i mirë, i zoti, i pakthyeshëm, i pathyeshëm. Kali i rrinë mirë Atij. Ai është një ndër kalorësit e kohës tonë. Ai kalëron qyshse ka mësue me ecë në kambë në Kasaj të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës… Ai kalëron me kalin e tij. Në korsinë e tij. Në hisen e diellit të vet. Me shenjat e shenjtëritë e veta. Me frymën e vet të trollit, besimit, veprimit. Me veprat e veta.
Hasan Selimi në hapat, frymën, dritën, udhët, në veprat e tij…do’ me i përnga’ përditë e përjetë vetëm një njeriu në kit’ botë e tokë: Hasan Selimit. Në kuptimin hyjnor e njerëzor, ideal e real ky punon e jeton që Hasan Selimi të jetë e mbetet Hasan Selimi. E ky njeri i mbrrimë po ia mbrri’ të jetë i tillë. Shenja të mira të profilit të tij, të formatit të tij, janë edhe këto dy vepra të tij në dy vitet e fundit.

Filed Under: ESSE Tagged With: E drejta Nderkombetare, Hasan Selimi, Ramiz Lushaj

SI MBËRITI ANASTAS JANULLATOS NË KRYE TË KISHËS AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

October 2, 2014 by dgreca

Ne Foto: Anastasi ne shtepin e Micotaqit , Krete 2012/
Nga Arben LLALLA/
Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpesh herë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetarit të Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha.
Ardhja e z.Anastas në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht z.Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.
Në një intervistë shumë vite më parë akademiku z.Ylli Popa ka deklaruar se ka qenë viti 1991, kur ndodhej në Athinë për çështjen e refugjatëve politik në Greqi si përfaqësues i Forumit për të Drejtave të Njeriut dhe u takua për herë të parë me Anastas Janullatosin. Më tej, akademiku Popa thotë se ishte takuar pak kohë më parë edhe me At Artur Liolin për të diskutuar për Kishën Ortodokse Shqiptare sepse akademiku nuk kishte asnjë njohje rreth probleme të kishës.
Por, unë nuk besoj që një Akademik dhe një personalitet i njohur siç ishte z.Ylli Popa dhe me lidhje shumë të forta me pushtetin e ortodoksinë të mos kishte njohje se çfarë po ndodhte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Kjo deklaratë e tij më duket sa ironike dhe qesharake. Pra, duke u ndodhur në Athinë akademiku Popa i bënë një vizitë në shtëpi peshkop Anastasit në të njëjtën ditë ku ministrat e jashtëm të Shqipërisë z.Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, Kryeministri i sotëm z.Andoni Samaras nënshkruan marrëveshjen që z.Janullatosi të vihet në krye të kishës ortodokse të Shqipërisë. Besoj që nuk ka qenë rastësi vizita e z.Popa në të njëjtë ditë kur ministrat e jashtëm të dy vendeve vendosin Anastas Janullatosin në krye të kishës sonë, ashtu siç nuk është rastësi që kjo marrëveshje u nënshkrua në ishullin e Korfuzit. (Më 1914, qeveritarët shqiptar në Korfuz nënshkruan shpallej e Autonomisë së Vorio Epirit, pasi forcat paramilitare dhe ushtarake të mbretërisë së Greqisë kishin pushtuar jugun e Shqipërisë. Me marrëveshjet e tilla të riciklimit historik Greqia i rikujtoj shqiptarëve se grekët kanë mbetur po ato grek të dikurshëm që kanë si projekt primar aneksimin e jugut).
Takimi i z.Muhamed Kapllani me z.Andoni Samaras është bërë 27.6.1991, në Korfuz ku marrëveshja që Greqia i pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik u nënshkruar si haraç për pranimi e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku z.Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër dhe pasuesi i tij z.Ylli Bufi nuk i rezistojë psikologjikisht krizës ekonomike dhe deklaroj për një çast deklarojë se Shqipëria kishte vetëm 6 ditë bukë. Pra, në gjendje kaq të rëndë që kalonte Shqipëria, Greqia përfitoj duke i vënë kushte të rënda për lejimin e refugjatëve ekonomik që mund të punon ilegalisht.
Për ardhjen në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë të Anastas Janullatosit kanë gisht Ramiz Alia, Fatos Nano, Muhamed Kapllani, Ylli Popa, at Artur Lioni dhe Sali Berisha, të cilët pasi pranuan me marrëveshje që z.Janullatos të jetë drejtues i përkohshëm për riorganizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, disa vite më vonë i dhanë atij statutin e përjetshëm si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët atë që kishin nënshkruar në Korfuz më 1991. Një mëkat në lidhje me forcimin e pozicionit të z.Janullatos ka edhe ish-kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Rexhep Meidani për të cilin thuhet se ka nënshkruar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkop Anastasit. Besoj se historia do tua japi vendin që meritojnë më tej të gjithëve pavarësisht se çfarë mendojnë sot këta aktorë të këqinj të botës së politikës së tranzicionit. Nuk është rastësi takimi me Ylli Popën në shtëpinë e Kryepeshkop Anastasit, ashtu siç nuk janë rastësi shumë gjëra të tjera që lidhen me ardhjen në Shqipëri të Anastas Gjerasimo Janullatosit.
Ndoshta ishin kushtet e rënda ekonomike dhe politike që politikanë e fillim të viteve 1990, nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për drejtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga një klerik grek, ishin pozicionet e forta politike në Greqi në ato vite që gëzonte peshkop Anastasi që e sollëm aq fuqishëm në Shqipërisë sepse ai kishte miqësi të ngushtë me kryeministrin grek Kostandin Miçotaqin, me ministrin e jashtëm, Andoni Samaras, Petro Moliviatin, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Greqisë dhe ka qenë shok klase në shkollën dy vjeçare ushtarake me Anastasin (1952-1954). Peshkop Anastasi ishte edhe një ferr nëpërkëmbët e kryepeshkopit të Greqisë z.Serafin i cili nuk e simpatizonte aspak atë. Për shumë vite derisa në krye të Kishës Ortodokse të Greqisë ishte z.Serafin, Anastasi nuk e fitoj asnjëherë titullin Mitropolit.
Por sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990, shumë shqiptar ortodoks mund ta drejtojnë tashme Kishën Autoqefale të Shqipërisë, do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptar. Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoj prej kaq shumë vitesh.

Vërej: Shkrimi nuk ka qëllime politike dhe fetare, por bëhet për të ndriçuar anën historike të ngjarjeve, për të thënë të vërtetën, atë të vërtetë që duhet të mësojë njeriu dhe jo gënjeshtrën historike që shkruhet nga politika.

Filed Under: Histori Tagged With: ANASTAS JANULLATO, arben llalla, Micotaqis, ne krye te Kishes ortodokse, Popa, Si erdhi

Muhaxhedinëve myslimano-kosovarë t’u ndalohet kthimi në Kosovë !!!

October 2, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani § Sylë Mujaj
Është e qartë e duhet të dihet se kush hynë më në kufi të Kosovës ata të “Al Mazures” e të “ISIS-it” apo ndonjë rrjeti xhihadist dhe terrorist si pseudoshqiptar dhe mercenar pjesëmarrës në luftërat e huaja duhet t’u thotë stop Kosova !
Nuk i duhen Kosovës,këta mercenar dhe tradhtarë që po operojnë në Kosovë me veprime subversive dhe terroriste. Këtyre ua panë sherrin djemtë dhe burrat në luftën e Sirisë . Së fundmi, pos burrave kanë bërë edhe apel që edhe vajzat e Kosovës të shkojnë e t’ju gjinden afër luftëtareve që po dashkan me vdekë, me gra dhe dashnore për seks drejt ne frontin per vdekje.
Përfaqësues të turpit kombëtar që i humbën vlerat , imazhin dhe identitetin tonë të kombit!.
Ky sherr hyri në Kosovën tonë për mes “Haxhi Qamilash, Milazim Krasniqash, Irfan Saliha, Fuad Ramiqa, Gezim Kelmenda, Ferid Agana, Lutfi Hazira”,ato ferexhetmbuluarat “deputete”,tash me fytyrë dhe sy të mbuluar me të zeza, që po i sjellin pamje të shëmtuar parlamentit të Kosovës ???
Qe propaganda e tyre edhe si deputete kinse femrat shqiptare duhet të pranojnë “robërinë-shaminë” e sa e sa bosh-truve që deshën ta pranojnë filozofinë “VEHABISTE RADIKALE” me moton të shkombëtarizohen për qefin e interesave të huaja .
Përmes disa deputeteve dhe aktivisteve ferexhembuluara , po cenohet, po shitet morali i femrës shqiptare në zonat e luftës në Siri!!!
As një nga shtetet arabe nuk e ka aprovuar qe të luajnë me moralin e femrave të veta, pos parisë se sektit islamik në Kosovë. Këtë primitivizëm e kanë pranuar , pos Kosovës edhe disa fise të TORA-BORES ,atje diku nëpër shpella të Afganistanit dhe nip e mbesa e Milazim Krasniqit që tash me i gëzojnë këta emra te trashëguar nga dashuria që kanë familja Krasniqi për ata shpellorë. Tash ma ata po i nxjerrim jashtë vendit edhe vajzat tona për Siri , drejt vdekjes dhe marrëdhënieve seksuale me xhihadistet në emër të “Allahut” të tyre për Siri e gjetiu .
Ju lutëm të kemi kujdes të imamët e Kosovës, kush po na i cakton dhe po tallet me popullin shqiptar, shih tash me lojë religjionesh qe nuk ishte me parë as ne regjimet ma të vrazhda tek shqiptaret…
Ti ndalojmë klithjet në Allahun, e këtij lloj insani shejtan, sepse këta vranë e po vrasin tash po shkojnë me familje me gra e fëmijë ne Siri për ta nëpërkëmbur vlerën shqiptare…Ata po vrasin “NJEREZ TE PA NJOHUR”madje edhe beba në djep në emër te trurit të fshire nga njerëzit ma të pa shpirt të shekullit ??????…
A është e mundur një popull që deri dje ishte i nënshtruar deri në gjenocid nga barbarët serbo-sllav, sot të jenë xhelat për të tjerët !Ëndrrat e arritjes në shehid i presin 12 ,24 “lubi-kurva” deri 72 dashnore dhe gra afër, në momentet që i pret “Parajsa”

Nga barbaria e tyre u shqetësuan të gjithë, edhe shtetet fqinje!!!. A është e mundur një popull që deri dje ishte i nënshtruar deri ne gjenocid nga barbarët serbo-sllav, sot ata me kokë të çmendur, apo të manipuluar nga propaganda e hoxhallarëve ,shkojnë në xhenet që ti kenë 12 ,24 “lubi-kurva” deri 72 dashnore dhe gra afër, në momentetet e ëndrrave të tyre për parajsën e imagjinuar të shehidizmit dhe të gatuar nga hoxhallarët sahanlëpirës të dreqit e të birit !!!????… Të tillë lanë familjen, e harruan gjenocidin e mbi familjet e tyre nga thika serbe e sot të tërbuar u nisen në gjahun më të lig botëror të vrasin e prejnë deri ne terrorizmin ma te vrazhdë???. Të tillë pyesin se cilat janë ndërtesat e larta në Kosovën tonë për t’i goditur në emër të “allahut” e xhihadit. Po ,këta njerëz u regjistruan edhe nëpër vendet e ndryshme, ku i kishin sektet e anëtarët e vetë nëpër shtetet e Evropës. Edhe atje po përgatiten për ti goditur objektet , si ura e spitale shkolla e fabrika, po edhe njerëzit e tubuar në festat e veta . Këta nuk u ndalen me viktimat e para qe mbeten, me qindra gra të veja dhe me mijëra fëmijë jetim pa baballarët, e tyre. Me kërcënime ishin Shefqet Krasniqi e Fuad Ramiqi dhe shumë të tjerë si nxënës të rekrutuar për terrorizëm.
U obligua dhunshëm policia e Kosovës ti izolon nga populli këta vrastar të hapur në publik dhe me kërcënime te tërbuara nga ideologjia e mykur e djeshme komuniste e kthyer po e njëjta në filozofinë e Vehabizmit, si për mes dy rrymash ISIS e AL MAZURA, qe zhvilluan vetëm vitin e fundit mbi qindra dhe mijëra vrasje kolektive, u nxunë edhe idetë dhe planet e tyre vrastare duke u thirrur në “ALLAH, ALLAH e ALLAH” ???.
-Këto u zhvillonin para syve tanë që disa vite nga torturimi i propagandës se Shefqet Krasniqit e Fuad Ramiqit. E tërbuan nga frika një popull shih mbas luftës tash kur mendonim se do ta gëzonim lirinë e feja të mbetet private e dashur myslimane-katolike etj. Jo kështu si sorrat shkina të mos ju shkoqen popullit të Kosovës , as natën me ngritje të zërave të altoparlantëve që të mos ju lënë vend as ditën as natën qytetarëve kosovar .

Klasa politike qeveritare në bashkëpunim me vehabizmin ekstrem në Kosovë prodhoj një sindrom aq vrastar për Kosovën sa që i humbi imazhin e përfituar me dhunë e gjak sakrificash për lirinë e Kosovës!
-E populli i gjunjëzuar edhe ekonomikisht nga një agjenci arrogante , e korruptuar , qeveri hajnash e pa përgjegjshme që prodhoj një sindrom aq vrastar për Kosovën sa që as pak nuk janë ma pak përgjegjës për këto veprime dramatike në dëm të Kosovës!.
Qeveritarët duke u pasuruar deri në çmenduri, nuk kishin kohë as të kthejnë kokën aty afër ne Sheshin “Nëna Terezë”, apo afër bustit te Skënderbeut ku me zë bëheshin planet e Fuad Ramiqit, me shallin si aktor dhe Shefqet Krasniqit me grupet terroriste , të dy me “tespi në dorë” për mihjen e varrit Kosovës dhe kombit shqiptar!!!.

Involvimi edhe fondet ruso-sheiko-turke të përcjellura përmes Beogradit!
Këto grupe aty këtu edhe qeveritar pranoj ISIS-in me fonde të ndryshme të involvuara edhe fondet ruso-sheiko-turke të përcjellura përmes Beogradit që u vërtetuam edhe me emër nga ai deputeti i Putinit qe e kishte OJQ-ën andej Urës se Ibrit, e ku i dërgoj afro 60.000 mijë euro, në dy tri duar qe i cekëm me lart, pra misioni rus po kryhet e te vrarit po rriten edhe ne Kosovën tone¨, duke mos e hequr nga goja e tyre vrastare emrin, shih ALLAH, ALLAH e ALLAH!!!???…
Po mbahet populli ynë i torturuar nga bandat e këtyre predikuesve imamësh qe dërguan e po dërgojnë vullnetar në tokën, qe po e quajnë të “SHAMIT”.
Ky grup terrorist me bimë në shtetet islamike filluan t’i zhdukin sektet e ndryshme myslimane pastaj ju kthehen edhe shteteve perëndimor, gjë qe po i shohim të gjithë nga e terë bota edhe viktimat me thikat e xhihadit vehabist pa kurrfarë kriteri mbi rregullat e luftës deri në likuidimin e foshnjave që nuk i përkasin sekteve të tyre fetare ???
Kjo kllapë terroriste mbi filozofinë e tyre kane filluar hapur t’i tregojnë qëllimet e fytyrat e veta. Këtu u zhvilluan shumë ide projekte qe edhe u zbatuan u kryen përmes “Trimash” si Lavdërim Muhaxheri emisari i tyre kryesor, dhe përmes tre katër personash të çmendur deri me kërcënimet e tyre katolikesh e ortodoksesh t’u japin grusht përmes Shefqet Krasniqit si dhe themelimi i partisë ISIS apo LISBA islamike nga oficeri serb Fuad Ramiqi i cili ka procese gjyqësore të pa kryera në krimet e veta edhe në Bosnje edhe në Irak e Libi.
Projekti i fundit aktual është për mes dy deputetesh femra, nxisin familjet shqiptare që të shkojnë jo vetëm burrat por ti marrin edhe femrat dhe fëmijët shqiptarë në betejën e terrorizmit të pa parë. Të tillët i cekëm edhe ma lartë. Janë të përqendruar që sa ma shumë femra me dërguar për mbarsim dhe seks me të “Shenjtit qe apo vdiskan për tokën e Shanit” -kështu e shohin këto bisha edhe këtë cenim moral të femrës shqiptare në shërbim të sekteve të tyre. Këta njerëz me veprime të tmerrshme e humben besimin në popull, ku edhe pse toleranca ishte e madhe duke ju tërhequr vërejtja që të heqin dorë nga filozofia radikale vrastare vehabiste. Ata secilën herë vetëm u krekoseshin e filluan të kthehen edhe viktimat e para në arkivole edhe atë nga katundet e thella të Kaçanikut dhe rajoneve tjera të varfërisë, ,ku nuk ka as televizion as radio. Këta gjeten vendi dhe me shuma simbolike deri ne 150 dollar paguan rekrutet e vet me shamia e pantolla të shkurt me qellim të jenë tjerë e jo shqiptar. I mashtruan ku filloj kolona e vullnetarësh të shkojnë në Irak e Siri të vrasin në grupe njerëz të pa fajshëm
Kosova mos tu bëjë strehë!/
Populli ka humbur besimin në hoxhallarët hipokrit , mashtrues dhe kriminel që nxiten këtë radikalizëm, aq brutal dhe duhet të japi përgjegjësi për të gjitha viktimat dhe jetimet e Kosovës që mbeten dhe qindra gra të veja nga propaganda antishqiptare. Ata cenuan edhe një besim tradicional të fesë myslimane . Të tillëve Kosova duhet tu thotë stop që të kthehen në Kosovë. Ata kanë shkuar për vende të huaja të japin edhe jetën duke sharë e djegur flamurin e Kosovës. Ata e mohuar shtetin e Kosovës andaj të tillët le të mbesin si armiq të popullit shqiptar si të gjallë dhe si të vdekur, Kosova mos tu bëjë strehë.
***
Përfaqësuese të interesave kombëtare në ngjarjet e vitit 1981, ish të burgosur politike në grupe, që përmes tyre u arrit edhe synimi ynë çlirimtar nga pushtuesi serbo-sllav!.
Nga Asllan Dibrani dhe Syle Mujaj ish të burgosur politik nën regjimin jugosllav: Ftojmë të gjithë ish të burgosurit politik që të jenë zëri i atdheut edhe në këto momente dramatike ,mos të struken në partitë kukulla si spektatorë të tragjedisë së Kosovës, që po i përgatisin armiqtë e brendshëm në koalicion me islamizmin radikal në lindje të lidhura dhe të ekzekutuara nga lidhjet e Moskës dhe Beogradit. Ftojmë spektrin politik , intelektualet, dhe patriotët e vendit. po edhe tërë popullin shqiptar qe t’i dalim zot atdheut. Këtë të drejtë e kemi ne, që dhamë rininë duke u dergjur në burgjet jugosllave për ta çliruar vendin nga çizmja e Serbisë e jo të tillët me një strategji akti shqiptare për ta zhbërë kombin tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë. Populli duet te duhet e jo te mohohet. Identiteti ynë duhet të përforcohet e jo te përdhunohet nga njerëz me orientim antishqiptar.
Qe konsideron dikush edhe një rresht jo të saktë kërkojmë ballafaqim konkret me ta për hire të opinionit apo ballafaqim mes TV-së, apo edhe mediave tjera .Në fund edhe përmes drejtësisë që do të ngrehim një kallëzim ndërkombëtar kundër tyre në Kosovë dhe pasojat qe po i pëson mërgata shqiptare nga këta argat të huaj dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve!!!???…

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, kthimi në Kosovë !!!, Muhaxhedinëve, myslimano-kosovarë, Sylë Mujaj, t'u ndalohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT