• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

PËR KRIJUESIN, A KA MOSHË PENSIONI?

January 13, 2015 by dgreca

Bisedë me Z. Halim Maloku, studiues dhe botues/
Prej kohësh kam menduar të zhvilloj një bisedë me z. Halim Maloku, qoftë si koleg, mësues dhe drejtue shkolle, e më tej studiues, hartues dhe botues librash me vlerë për historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Natyrisht në kësi rastesh, pyetjet janë të shumta, por unë përzgjodha disa, që së bashku me përgjigjet m`u dukën interesante në përmbushjen e jetës së një intelektuali idealist.
Pyetje: Ju keni lindur në Prizren, qytet shqiptar në Kosovë, shumë i njohur për historinë e tij në rrjedhën e fateve të kombit dhe shtetit shqiptar, dhe tani jetoni në Shqipëri që prej vitit 1948. Pyetja është: Kur kini shkuar për herë të parë në vendlindje? Cilat kanë qënë mbresat.Ju merr malli?
Përgjigje: Kam lindur në Has të Prizrenit dhe në vitin 1948, vendosem në Shqipëri. Vetëm me mbarimin e luftës që çliroi Kosovën, në qershor 1999, munda të rikthehem në vendlindje, për të plotësuar kërkesën e kahershme: gjithë mall dhe dëshirën për të parë çdo gjë. Në vendin ku kisha banuar s`kishte jetuar më njeri dhe nuk kishte mbetur asgjë. Jam kënaqur vetëm me kujtimet e fëmijërisë dhe me natyrën.
Pyetje: Keni mall për mësuesinë, për nxënësit dhe shkollën, pasi për shumë vite, shërbyet drejtor nëpër disa shkolla të rrethit të Durrësit.
Përgjigje: Mësuesia më ka tërhequr shumë, sepse më ka marrë një pjesë të madhe të jetës dhe gjithë energjitë e asaj periudhe. I kam dhënë me shumë dëshirë, nga të cilat 25 vjet si drejtor shkolle, por me vetëshkëputjen nga arsimi në fund të vitit 1990, e kisha bindur veten që, unë nuk duhej të isha më në arsim. Ishte hapur mundësia për veprimtari të tjera të dobishme.
Pyeteje: Kini punuar disa vjet si studiues në Arkivin Qendror të Shtetit, për të grumbulluar material për arsimin në rrethin e Durrësit. Çfarë arritët dhe sa ju ka ndihmuar për botime shkencore historike?
Përgjigje: Vajtja për disa vite si studiues e kërkues në Arkivin Qëndror të Shtetit, në Tiranë, ishte një nga përvojat e mia të reja. Për mua kjo periudhë qe një shkollë e dytë, që lidhej me studimin dhe historinë. Hapësira për t`u ballafaquar me dokumente historike, të hap një rrugë të re, që mund ta ndjekësh. Kjo përvojë më ka nxitur drejt grumbullimit dhe studimit të materialeve të shumta dokumentare, që shërbyen si bazë për hartimin dhe botimin e disa numrave të revistës historike-kulturore “Dyrrah”, përgatitjen e së cilës e kam kryer që nga viti 1998.
Pyetje: Kini botuar disa libra me karakter letrar dhe studimor-shkencor, cilat janë dhe ç’hapsirë zenë në veprimtarinë tuaj?
Përgjigje: Për botimet e mia letrare nuk mund të flas, ato janë në prozë, në disa vëllime. Ato që më kanë ngacmuar më shumë janë botimet shkencore e kulturore. Nga këto përmenda revistën “Dyrrah”, si përgatitës dhe redaktor i saj. Ka tepër rëndësi puna redaktoriale dhe botimi i revistës për të rinj “Delfin D”, por dhe një varg i madh marrjesh përsipër të redaktimeve, përgatitjes dhe botimit të disa veprave, sidomos përgatitja e revistës “Albania” të Faik Konicës në Belgjikë dhe Londër, me gjithsej 10 vëllime. Kohët e fundit është vepra voluminoze “Enciklopedia – etnokulturore” e Nexhat Çoçajt nga Prizreni, për zonën etnografike të Hasit, si një pjesë e jetës sime.
Pyetje: E përmendët pak më parë, se për disa vjet kini botuar revistën “Delfini. D”, mjaft e përshtatshme për të rinjtë e shkollave të mesme. Pse nuk vazhdoi, ose më mirë: cili ishte fati i saj, pasi aty kishte mjaft pena të rinjsh të talentuar?
Përgjigje: Në fushën e arsimit, revista “Delfin D” ka qenë për mua një iniciativë mjaft e bukur dhe me interes. Ajo u botua për 3 vjet me 24 numra dhe reshti, për faktin se natyra e revistës ishte krejt ndryshe nga ajo që më së shumti kërkohet. Mbështetja ka qenë shumë e pakët në rrethin e Durrësit. Po të kisha mundësi botimi, nuk do ta lija kështu në harresë, por praktikisht nuk po gjinden këto mundësi.
Pyetje: Cilën nga punimet tuaja e vlerësoni më shumë, apo e keni më përzemër? Është një pyetje rutinë që u bëhet të gjithë krijuesve, natyrisht jo për t’i bërë reklamë librave.
Përgjigje: Punimet e mia i ka vlerësuar një rreth i ngushtë letrarësh e studjuesish. Ka munguar reklami i formës që aplikohet në Shqipëri dhe unë nuk kam patur as dëshirën të futem në këtë rrjet reklami. Kjo është një pjesë që u takon lexuesve. Dhe unë e di që lëxues të tillë që të vlerësojnë diçka nga shkrimet e mia ka pak, sepse pakkush e ndjen me shpirt nevojën për idealizëm.
Pyeteje: Të gjithë ankohen për vështirësitë e botimit të librave, sidomos kur janë voluminoz e me karakter shkencor, ju si e ndjeni veten, a ju është dhënë mundësia?
Përgjigje: Vështirësitë e botimeve kanë qenë tepër të mëdha, sidomos të botimeve voluminoze, kur është kërkuar dhe një realizim cilësor. Duhet durim. Vetëm kështu mund të rezistojë akoma diçka nga ajo që mbahet për më idealja. Kam sakrifikuar shumë kohë dhe mundësi financiare. Për fat, kam qenë në rregull nga mendtë, sepse në kushte të tilla te njeriu ndodhin fenomene të pakëndshme. Dhe pjesërisht ia kam arritur. Shteti dhe kushdo tjetër ka qenë pothuajse i vetpërjashtuar. Por kam patur pak, shumë pak shokë që më kanë përkrahur. Kam dashur të jem pjesë e veprimtarive kushtuar librit dhe kulturës, ndaj nuk i jam shmangur panaireve të librit, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.
Pyetje: Ç’plane kini për botimet e reja, pasi megjithëse kini vite në pension, nuk pushoni së punuari?
Përgjigje: Nuk mund të flas shumë për botime të reja me këtë moshë që kam, por nuk do t`i iki punës pa botuar një vëllim përfundimtar voluminoz të revistës “Dyrrah”, vëllimet e mbetura të revistës “Albania”, një studim për arsimin në rrethin e Durrësit dhe mbase edhe një varg tjetër veprash që janë në përpunim e sipër. Koha do të tregojë vetë. Them që, në dashtë Zoti të vazhdoj kështu edhe pak kohë, do të mbaroj edhe diçka.
Pyetje: Në fund kam një pytje njerzore e shoqërore bashkë: a ka moshë pensioni për mësuesin studjues, krijues e botues?
Përgjigje: Pensioni nuk llogaritet për interesant, por jep disa mundësi, sidomos kohë me bollëk. Mund të luash tërë ditën domino, të pish një varg kafesh, të marrësh pjesë në një grup që të duket si Parlamenti i dytë shqiptar, mund dhe të shëtitësh nëpër botë, natyrisht po pate para. Unë për vete e kam zgjidhur pak ndryshe: para kompjuterit, me librat, me bibliotekat e arkivat dhe shoh që mund të jap diçka në kulturën tonë. Dikujt kjo i pëlqen e dikujt tjetër as që i bie në sy. Është punë e tyre. Mua më pëlqen për faktin e thjeshtë, se lë diçka në kulturën shqiptare, si studiues e botues, e më tej, si idealist i pandreqshëm.
Biseda me Halimin, s`ka të sosur për net të tëra dimri, ndaj e ndërpres duke i uruar: “Jetë të gjatë e shëndet, sepse punët që ke nisur, s`duhen lënë në mes, duhen bitisur”!
Miqësisht, faleminderit!
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës

Filed Under: Interviste Tagged With: A, Halim Maloku, KA MOSHË, Kadri Tarelli, PENSIONI?, PËR KRIJUESIN

Pena e gazetarve nuk do te shteroi per fjalen e lire

January 13, 2015 by dgreca

Nga Illo FOTO/
Bota u trondit nga sulmi i pergjakshem xhihadist, mbi redaksine e revistes se famshme franseze “ Charle Hedbon “.U vrane gazetare dhe police, dy strulkturat me te fuqishme, qe perfaqesojne popullin, ne te mire dhe ne te keqe.I vrau injoranca , pabesia, urrejtia patologjike e nje rrace, qe sot ka zevendesuar nazizmin. Nuk eshte hera e pare , qe vriten gazetare dhe police. U vrane te dy, ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend krimi. Terroristet xhihadiste nuk e durojne kulturen, shtetin me rregulla dhe civilizilmin. Ata jane dore, qe mbetet ne hanxhar dhe syri ne shinjester, per te ndalur zhvillimin dhe emancipimin e shoqerise njerezore, qe fillon me fjalen e lire .
Terroristet nuk kane fytyre. Identifikohen vetem me masken e zeze . Keshtu njohin njeri tjetrin. Keshtu i njef dhe bota. Masken kesaj specie ja kane grisur gazetaret dhe policet.Terroristet kane dale me fytyren natyrale, kur kane qene objekt i punes fisnike te policeve dhe gazetarve. Terroristet nuk kane date dhe venlindje , ata jane frymore , qe kane lindur si opozite e pa pajtushme me njerzit dhe me perparimin shoqeror . Sa me i madh perparimi , aq me i eger dhe me brutal terroristi . Terroristent nuk kane as fe . Islamizmin , kete fe te admirushme dhe paqesore , edhe kur vishen imame , ata e perdorin si mburoje , ndaj plumbave , qe u drejtojne popujt, nepermjt organizmave popullore civile, policore dhe ushtarake.
Gazetari i famshem Umberto Eco shkruan “ Eshte nje forme e re nazizmi , me metodat e veta te cfarrosjes dhe vullnetin apokaliptik ,kerkon te marri kontrollin e botes “ . Ne kete veshtrim te Ecos , terrorizmi ka marre pamjen e nje fuqie financiare , ushtarake me strategji te percaktuar qarte . Terrorizmi nuk lindi sot , por sot nga fenomen , u shndrua ne fuqi te armatosur me te tera armet moderne , por me perparesi te hanxharit , qe masakron dhe pret koka njerzish paqesore . Shume rralle ndodh , qe terroristet te merren me ushtarake . Preja e tyre jane civilet, mundesisht sa me te brishte dhe sa me te civilizuar .
Rraca terroriste nuk ka shume nevoje per lidere . Ata lider dhe ideollogji kane krimin makaber . U vra Bin Laden dhe shumica e bashkepuntorve te tij , por terrorizmi mbeti po ai , duke krijuar dhe shtetin e profilizuar terrorist te ISIS-it. Kur terrorizmit i pret nje koke , lindin dy ne vendin e prere . Ky rigjenerim dhe riorganizim i terrorizmit , kerkon tjeter impenjim dhe kundervenie nga antiterrorizmi global i popujve , qe gjenden seriozisht te kercenuar . Eco e krahason terrorizmin me nazizmin e ri , por ushtari nazist nuk e njifte sulmin kamikaz . Keta mbijne aty ku nuk e pret dhe megjithse disponojne arme te sofistikuara , nga urrejtia patologjike, e kthejne veten ne arme . Ata nuk e duan jeten, madje te tyre aq me pak . Ne c’do moment mund ta flakin ate , si nje levere pa vlere dhe e tille eshte normlisht jeta e tyre , por ajo jete e cvleftesuar , ka shkaketuar mijra viktima dhe miliarda vlera materjale , qe nga 11 Shtatori i zi 2001. Ne kete kuptim lufta e shpallur nga terrorizmi , nuk njef armepushim , si te gjitha luftrat klasike . Ajo nuk nderpritet as diten as naten ne te kater anet e Globit.
Ne te njejtin shkrim , Eco citon : “ Perspektiva , qe qyteterimi perendimor ne krize te behet aleat me vendet arabe , eshte fantapolitike romanesh . Shkrirja ne nje e qyteterimeve , eshte nje gje qe mund te ndodhe fale migrimeve . Kur ne Itali te kete 50 milion extrakomunitare dhe 10 milion italiane , do te ndodhi ajo , qe ka ndodhur dy mije vjet me pare “ . Me kete fraze , Eco na thote se njerezimi duhet te pergatitet , per nje lufte anti terroriste te ashper dhe pa fund .
Nuk besoj te jete njeri kunder gazetarit Eco dhe nuk eshte vetem ky , qe jep vleresime te tilla. Gjithe bota zien nga urrejtja popullore , per rracen e eger te terrorizmit xhihadist . Kjo situate alarmi , ka nxjerre ne rendin e dites forcimin e shtetit ligjor , ne te gjitha hallkat dhe vendet . Kjo nevoje behet dhe me imperative nga fakti se terrorizmi ka krijuar struktura te qendrushme globale dhe ne kohe relativisht te aferta , ndodhen ngjarje tragjike ne Amerike , Gjermani , Spanje , Angli dhe tani , ne France.
Terorizmi ka fituar teren nga shteti i dobet dhe pa garanci , per jeten e qytetarve . Te tera ngjarjet i kane gjetur ne befasi shtetet perkatese . Dobsia e shtetit, eshte kopshti ku rritet dhe harbohet terrorizmi vendes dhe nderkombetar . Nje nepunes shteti , nga me te zakonshmit , behet dere e hapur ose barrjere e aktit terrorist . Mekanizmi i madh i shtetit , perbehet nga burgji te vogla . Liberalizimi i shtetit dhe i ligjeve te tij , vecanerisht instalimi i kultures se mos zbatimit te ligjit , qe ne dukje te pare duket e pa rendesishme , eshte nje dere e hapur per nje masaker te madhe . Asgje nuk ndodh rrastesisht , por ka ne baze nje segment qe nuk funksionon . Keto te cara cfrytezon njeriu , qe pergjon. Kur flasim , per liberalizim te shtetit , nisemi , qe nga ligji per te drejtat dhe lirite e personit dhe deri tek rojet e sigurise te fabrikes .
Shoqeria nuk do kthehet pas se duan terroristet. Njerzit e ndershem te punes dhe te dijes nuk kane nevoje per liri dhe te drejta te teperuara . Fjala vjen nuk u intereson liria e ekzagjeruar e mbajtjes se armeve nga civilet , as nuk bezdisen nga liberalizimi i perdorimit te armes nga forcat e sigurise . Nuk bezdisen nga rregullat, per udhtimet me trena , avione dhe vaporra . Jane falanga shteterore , qe i liberalizojne keto ligje dhe rregulla . Ne keto rraste , terorizmi nuk ka pse ta vrasi mendjen , per te depertuar ne jeten tone , qe presupozohet te jete e qete dhe e garuantuar . Terrorizmin e mirseardh c’do leshim ndaj ligjit dhe rregullave . Sejcili leshim shteteror , eshte nje terrorizem i vogel , qe besohet te mos kete ndodhur rastesisht , por i kapur nga terrorizmi global.
Lirite dhe te drejtat jasht caqeve normale i kerkojne njerzit anarshiste, dembele, te cthurur, me moral te dyshimte dhe ata , qe kane vene jeten ne hipoteke , ne sherbim te asgjeje dhe te askujt . Kamikazi nuk eshte fenomen , qe e sollen kohet moderne , por fenomeni dolli nga kontrolli , deri sa kamikaze jane rekurtuar edhe gra, qe realisht jane burimi i jetes njerezore . Ne mase te konsiderushme terrorizmi lidhet me emigracionin . Si do te jete politika migratore , ende shtetet jane ne diskutime te stergjatura . Politika liberale ndaj emigrcionit besohet se i ruan me pak balancat e sigurise , ndaj atyre polikave , qe e konsiderojne migrimin , si industri , ku funksionojne struktura pa fund , shume here parazite .
Ne luften ndaj terrorizmit nuk ka dualizem . Ligji dhe drejtesia duhet te jene ne unitet me forcat e sigurise kombetare , te c’do vendi . Terroriste jane ose rekurtohen edhe vete njerzit , qe japin drejtesi . Me qendrimet dualiste ndaj te drejtave dhe ligjeve te tjera te sigurise , shteti trembet nga fakti se mund te quhet shtet policor dhe polici , e perdor armen me druajtje , ose nuk e perdor , deri sa i merret jeta, sepse gjykohet per shkelje te te drejtave te tjetrit . Nje nder paradokset me te medha te te gjithe shekujve eshte fakti , kur te drejtat e kriminelit vihen ne te njejtin plan me policin e sigurise se popujve . Civili i armatosur pa leje , nuk ka pse te mos konsiderohet terrorist shume i rrezikshem . Me ate lloj monstre nuk perballet as avokati , as gjykatsi , por polici i popullit . Perdorimi i armes eshte ceshtje momenti, qe domosdo duhet t’i lihet policiit , per ta zgjidhur . Polici perfaqeson popullin , krimineli nuk perfaqeson as veten , sepse vdekjen e ka marre mbi sy . Me sa duket , mendimi terrorist ka depertuar deri ne kupolen e codeve .
Mjafton te kete nje krisje te vogel , ne trajtimin ekstrem te policit dhe terrori e gjen vete terrenin , te rrjedhi me shpejtesine e zhives . Terrori ka bere hatane edhe nga format spontane , nga njerez te cekuilibruar , qe lihen te qarkullojne te lire , gjoja nen etiken e ligjit per te drejtat e personit . Pa pritur, jepen lajmet drithesruse te zbrazjes se automatikeve mbi femije , punonjes , udhetare . Arsyetimi eshte ne maje te gjuhes: Ndodhi nga njeri depresiv ose i cekuilibruar . Keto gjera kane ndodhur dhe do te ndodhin , por nga njerez , qe nuk jane diktuar si te tille , perpara se ngjarja te ndodhi . Qytetarit nuk i duhet se nga kush ndodhi . Tragjedia nuk zbutet nga autori i saj . Nuk ka pse te ndodhen ne mes te shoqesrise njerez te dyshimte . Minimumi duhet te monitorihen rrepte . Shteti nuk ka pse t’i kursei parate , per sigurine . Te paret kane thene : Ha pak dhe blij bicak, pra blij mjet per te ruajtur koken . Qytetaret kohore , kokat ja kane dorezuar, pa kusht , shtetitt te tyre!
Me rrastin e ngarjes tragjike te Frances , u solidarizuan gjithe bota me viktimat e pa fajshem . Solidarizusit , nuk fajesuan vetem terristet , por dhe shtetin francez. Terroristi urrehet , por s’ka pse te gjykohet . Gjykohet shteti dhe organet e posacme , qe lene te cara ne zinxhirin e masave te sigurise , duke perfshire dhe sherbimet sekrete . Nje redaksi si ajo , qe ishte ne qender te kercenimit , gjoja nga mbrojtesit e Islamit, lipsej te kishte siguri apsolute . Eshte e sigurte se te tere terroristet , qe behn kamikaze , nuk kane qene as ne nje xhami , ose institucion fetar te c’do ngjyre . Ata jane ateiste te regjur , por te etur per gjak perendimori . Keshtu do te vijoi te zhvillohet jeta , parashikon , me shume vertetesi , Eco .
Natyrisht shteti prandaj eshte shtet , sepse merr ne mbrojtj te tere shtetasit, pa dallim. Eskili ka thene: “C’do e drejte e neperkembur eshte nje borc , qe duhet paguar “ . Kjo eshte njera ane e medaljes , sic eshte dhe tjetra , kur pakicat etnike kerkojne te drejta shtese , mbi ligjet ne fuqi . Pakicat etnike ne Shqiperi , jane trajtuar gjithnje mire. Kjo jo vetem , per deshiren e shtetit , por eshte ne ADN kombetare , sic eshte dhe toleranca fetare , tashme e njohur boterisht .
Perendimi i civilizuar eshte perpara sfides , per te mbrojtur qyteterimin mijvjecar , qe ka ardhur duke u pasuruar materjalisht dhe kulturalisht me ndihmesen e diversitit social dhe kulturor . Perballja me kete lloj terrorizmi , qe ka krijuar struktura globale , nuk eshte i lehte . Tragjedia e fundit , qe ndodhi ne France , nuk eshte me e renda , qe ka ndodhur , por ka ne brendine e vet substancen e makrabitetit ne zemer te sistemit , ne pararojen e fjales se lire . Terroristet deshen te tregonin se presim koka gazetaresh , jo vetem ne front dhe te marre peng , por dhe ne tryezen e tyre te punes .
Llogarite qe bejne terroristet do te shuhen , perballe urrejtjes popullore dhe luftes se organizuar , qe do te vijojne te bejne popujt , ne shkalle globale , ndaj armikut me tinzar dhe pa forme , qe eshte njohur deri me sot . Nje armik , qe perdor metoda extreme te luftes , nuk mund te mposhtet me metoda te zakonshme te njohura , qysh me pare . Ekstremizmin e mund ekstremizmi . Kulturen dhe etiken ligjore , terroristet e marrin per dobesi te sistemit.
Civilizimi , pa qene nevoja te zbythet , duhet te rishikoi elementet e mbrojtes se vetvetes , sepse perballet me nje lufte , qe nuk eshte njohur , kur eshte krijuar strategja mbrojtese . Kjo kerkon ndergjegjesim te gjithe segmenteve jo vetem dhe thjesht te sigurise kombetare , por te gjithe popullit , duke filluar nga nxenesit e shkolles . Kjo deri sot nuk ka ndodhur , perderi sa te gjithe sulmet jane kryer ne befasi dhe i kane gjetur strukturat jo ne ate nivel, qe lyp situata. Rrasti i fundit ishte aq flagrant sa dhe ata para ardhes . Kjo eshte e pa falshme. Nuk u nxorren mesime nga tragjedite e kaluara dhe ato , qe ndodhin c’do dite , ne Lindjen e mesme.
Ne krye te detyres u vrane gazetaret, emrat e te cileve do te mbeten te skalitur ne alltarin e lirise se fjales . Ne institucjonin me paqesor , atje ku punohet direkt per fjalen e lire , me synim per te korigjuar ate , qe nuk behet mire ne jete , aty futen terroristet te armatosur edhe me antitank .Ajo , qe pritet , mos arthte kurre dhe nuk do te vije , sepse terrorizmi , pa tjeter do paralizohet dhe do te izolohet . Masakra e “ Charles Hedbron “ njerezimi nuk do ta harroi kurre . Vdekja e tyre do te behet drite dhe frymezim , per nje front te gjere te luftes per fjalen e lire , qe njerzimi ka luftuar me shekuj.Masakrat ndaj njerzve te lire, nuk mund te ndaloi vullnetet e njerzve te lire.
Penat e gazetarve mbeten mbi tryezen e punes . Ato presin zevendesusit e rinj , per te vijuar punen aty ku e lane herojte e vrare barbarisht , ne “Charle Hedbron “ . Pena e gazetarit nuk do te shteri kurre . Ajo do te behet drite , ne mbrojtje te fjales se lire .
Illo Foto – NY , Janar 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Illo Foto, nuk do te shteroi, Pena e gazetarve, per fjalen e lire

Eduart Ndocaj, i tradhëtuar nga Rilindja, me vizion të qartë për 2015

January 13, 2015 by dgreca

Eduart Ndocaj politikani i sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun e Lezhës/
Nga Asllan Dibrani/
Ne hymë edhe në vitin 2015, ku shume qytetar i ju gëzuan edhe këtij viti. Dike e gjeti shume keq të pa përgatitur , të varfër të vrarë nga skamja, por dike te dalldisur pas kapitalit dhe korrupsionit! Për politikanin Eduart Ndocaj me program të sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun e Lezhës e gjeti ky vit shumë të shqetësuar!?. Eduart Ndocaj, u shpreh se kjo forcë politike nuk ka arsye që të festojë pasi ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës zgjedhore të vitit 2013-të .
-Ai na u rrëfyer se viti 2015, po troket në derën e popullit me varfëri të goditur deri në kockë!. Ai ma poshtë shprehet se lamë mbrapa 2014-ten, një vit qe u dukë se do te sillte shpresa, por thelloi zhgënjimin ,shënoi tradhtinë e rriti varfërinë dhe skamjen në këtë qark . Eduarti doli fitues me 23 Qershor në Lezhë, por Rilindja e tradhtoi dhe e zhgënjeu shumë me çka Eduardi me vullnet me drejtësi ringriti demokristianët. Brenda viti solli risi, beri ngriti kauza , mbrojti dhe ndihmoje të varfrit. Sot është simboli i demokristianeve e shpresa e vetme në Lezhë. Eduart Ndocaj është pa dyshim njeriu i vitit në Shqipëri që veproj dhe bëri shumë për atdheun me stil dhe model perëndimore. Eduart Ndocaj si biznesmen krijoj emër që gëzon një autoritet në Itali, por pa u shkëputur kurrë nga atdheu por me ëndrrat kishte gjithnjë të Lezha e bukur dhe Shqipëria. Shqipëria ka kushte shumë të mira, ndaj do të dëshiroja para së gjithash që të rinjtë tanë të hedhin bazat dhe të ngrenë familjet e tyre në atdhe. Patjetër duhet sakrifica , por do të arrijmë t’i çojmë përpara thekson zori Eduard nder të tjera. Zoti Ndocaj është i preokupuar edhe me Kishën Ortodokse qe u uzurpuar nga tendencat e helenizimit të “Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare” e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur si kryepeshkop në formë dinake të “Kishës ortodokse shqiptare “. Anastas Janullatos i vetëshpallur , është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .Është i financuar dhe i autorizuar që të vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks. Z. Eduart Ndocaj, Kryetar i FDSH dhe vete linjat kryesore të FDSH po luajnë një kontribut të rëndësishëm edhe shpirtëror për këtë Kishë ortodokse Shqiptare.
Z. Ndocaj, ka pasur takime të vazhdueshme me At Nikolla Markun për mbarëvajtjen e “Kishës Ortodokse Shqiptare” si dhe mjaft çështje tjera me natyrë kombëtare.
Eduart Ndocaj si biznesmen dhe politikan dhe garues për kryetar në qytetin e Lezhës
Gjithashtu, z. Ndocaj u shpreh se po bënë lobimin përmes FDSH në Amerike për “Kishën Ortodokse Shqiptare” qe t’i kthej imazhin dhe vlerën që kishte dikur nën udhëheqjen e Fanolit të madh.
Ai sot kërkon të bashkojë qytetarët e Lezhës, Mirditës e Kurbinit, pa dallime partiak, në një kuvend të zhvillimi ekonomik dhe kulturor të këtij rajoni. Eduart Ndocaj me një figurë të shkëlqyeshme nga një familje me tradita shqiptare e ka më të lehtë sfidën e besimit qytetar për një organizim politik në suazat kombëtare që do të garoj në zgjedhjet e ardhshme për kryetar në “Qarkun e Lezhës”…

Zoti Eduard zotohet që të jetë zëdhënës i interesave shoqërore për zhvillimin e vendit si rrjedhojë e punës dhe i sakrificave të shumta që e presin . Ai në bisede e sipër duke e zhvilluar me të shton se jam i kujdesshëm që gjithmonë të përulem kundrejt të gjithë atyre që, me sakrificat e tyre të përditshme, jetojnë me ndershmëri dhe përkushtim ndaj Zotit dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj kombit. Unë jam djalë lezhjan, marr dhe u jap mirënjohje për të gjithë banorëve të këtij qyteti me respektin nderin dhe gatishmërinë, për ta vetmohuar veten time për interesat e shoqërisë , për interesat e Lezhës së Skenderbeut,për Shqipërinë dhe kombit tim… 
Ajo që synoj të arrij është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithë investitorëve vendas dhe ata të diasporës për të krijuar një forum të madh i cili do të jetë në shërbimin e atdheut, me përvoja të shteteve perëndimore me që edhe vet kam një përvojë nga atje me një kulturë dhe strategji zhvillimi.
-Kërkohet që biznesi të gjenerojë ide dhe shteti t’i përkrahë dhe t’i zbatoj në praktikë. Për këtë qëllim jam i bindur se duhet të krijohet një kuvend i zhvillimit kombëtar, që mos të mbetet vetëm lokal për Lezhën tonë të dashur , për Lezhën e Skënderbeut.

Në pyetjen tonë se Varri i Skënderbeut është pikërisht në Lezhë, përse nuk u projektuara as menaxhuar një projekt ma i mirë se ky qe është për një figure aq madhështore që posedon ky komb që vetëm nga vizitorët do të ketë qyteti të ardhur ma të mirë ?

-Zoti Eduard Ndocaj tha se e kemi një projekt të tillë , po që i marrim dhe i fitojmë zgjedhjet aty do ta bëjmë një investim të madh që do te jetë një pikë turistike shume nga shqiptarët anembanë botës ,por edhe nga të huajtë. Do ta pajisim me amfiteatro dhe salla ekspozuese të krijimtarisë për ketë figurë .Do t’i mbledhim veprat artistike nga e cila do të jetë edhe një muze për ketë figure madhështore dhe me vlera për kombin tonë. Mbishkrimet qe i mungojnë qytetit tonë , do i bëjmë me elegance çdo cep po edhe në muzeun e Skënderbeut në Lezhë që ma është edhe varri i tij.
Pastaj shtoj se sektori i bujqësisë është lëne anash që duhet çdo pëllëmbë , e tokës të punohet , por edhe të mbrohet nga vërshimet nga dora e shtetit ku i kam në plan që ta evitojmë edhe këtë të keqe që fshatarin tonë e godet pothuajse çdo vërshimë.
-Programi i ynë është një program jo vetëm social, por dhe një program shkencor mbi zhvillimin e sektorit te bujqësisë. Prodhimet bio në zonën e Lezhës janë nga më cilësoret jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Varfëria ekstreme që ndesh çdo ditë në çdo takim është një shenjë se qytetarët shqiptarë nuk jetojnë as në minimumin jetik prandaj, ne duhet ti rrekemi punës me shumë vullnet dhe sakrificë, që varfrin e vendit ta shndërrojmë në një ekonomi stabile, duke e ngrit standardin e familjes .Familja është e shenjt edhe pikërisht unë kam synim familjen ta ruajmë duke e stimuluar në shfrytëzimin edhe te resurseve të pashfrytëzuara të cilat nëse do të vihen në lëvizje, do të bënin që të lulëzonte ekonomia e vendit. Turizmi dhe sektori ekonomik ngritin standardin e familjes . Po ashtu infrastruktura nuk është as pak e favorshme që kemi në projekt. Planifikojmë ujërave të zeza t’u ndalet rrjedhoja dhe zëvendësimin me tubacione të reja dhe kanalizime . Personalisht jam përfshirë në një projekt i cili do të ketë një impakt tjetër të lartë për turizmin. Nga kontaktet me biznesmenë italianë kam siguruar investime të rëndësishme për krijimin e një porti turistik për pjesën veriperëndimore të vendit.
Stafi i tij elektoral i bëjnë thirrje të hapur dhe të gjithave subjekte opozitare të mbështesin kandidaturën e z. Ndocaj dhe të ndërtojmë koalicionin me të madh opozitare për t’ia kthyer Lezhës demokracinë e mohuar ,zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit.
-Ftojmë qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme mos humbeni shansin e juaj po përkrahen PDK (Partia Demokristiane) dhe FDSH (Fronti Demokristian Shqiptar).
 Sipas të gjitha gjasave PDK aktualisht bëhet forca me e madhe dhe vetme demokristiane si dhe një alternativë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri. Politikani dhe biznesmeni shqiptar Eduard Ndocaj është shpresa dhe figura që premton për një të ardhme të sigurt të qytetit të Lezhës si kryetar i saj.
Le të mbetet qe ky takim me zotin Eduard si ngelje mbresëlënës që të këtë Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera të tille njerëz për ta rindërtuar imazhin dhe vlerën e komit tonë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Eduart Ndocaj, i tradhëtuar nga Rilindja, me vizion, për 2015, të qartë

Kurora e urimit të një dite të Neki Lulajt

January 13, 2015 by dgreca

Refleksione për 60-vjetorin e ditëlindjes së shqiptarit të mirë poetit publicistit Neki Lulaj/
Nga Namik SELMANI/
Të gjithë duam që të kemi në çdo ditë viti një kurorë urimesh buzëqeshjesh si në Ditën e Lindjes.E duam që dita të marrë vlerën e një viti, të një shekulli. Po u bëre 60 vjet Neki Lulaj! E sheh pasaportën? Besoje dhe mos e beso. Pak rëndësi ka. E çka të themi për vitet e tua? Ose a mund që t;i themi të gjitha. Na e bëj hallall nëse do mbetet pa thënë diçka. Se nuk ka kornizë që ta mbajë fjalën për ty. për ta bërë një urim. Nëse kurorës do i mungojë një lule. do i japim shpirtin tonë që ti të jesh i gëzuari i botës .Neki Lulaj ka një jetë të bukur. E dimë se në këto ditë ai është bërë pak nostalgjik . E dimë që është bërë gjerman e jo pak po gati një gjysëm jete në atë vend ku logjika, ku puna,ku prakticizmi gjerman nganjëherë dhe bën që emocionet t’i fsheh në një shportë të fshehur në një këngë të pakënduar. Në botën dhe jetën e tij Neki Lulaj ka shumë shkronja. Ai është një rilindas shqiptar në Gjermani Dikur kemi parë filmin “Udha e Shkronjave” ku flitej për mësuesin Dhaskal Todri. Vinte nga Alemania Dhaskali. Nga Gjermania.Për të sjellë shkronjat në vendin e shqiptarëve. Që të shkruhej kënga, ninulla, historia e vërtetë. Jeta e trimave dhe bëmat e tyre. E Neki Lulaj është një “Dhaskal Todri “ në Gjermani ku i mëson shkronjën shqipe djemve të shqiptarëve që ata të mos e harrojnë këngën e gjyshit, Himnin e Flamurit, poezitë për lulet e krojet. Këngët e kreshnikëve dhe përrallat. Shikoni sytë e ëmbël të ngrohtë të Neki Lulajt në këtë përvjetor që kanë mbetur po kaq të bukur, të ngrohtë, të kadifenjtë, dituripërpirës, dituripërhapës, prushanë sinë atë ditë të 13 janarit të vitit 1955, bash aty në Bërliq të Pejës.

Familja Lulaj është soji e jetëgjatëve ndërkohë që Nekiu kërkon që të jetë sa më afatgjatë në shkronjë që ai vë në letër. Babai i tij Halili ka jetuar gati të gjithë shekullin e njëzet e ka qenë bari dhe vujk i vyer. Ka jetua plot 94 vjet. Për një rastësi të çuditshm gati e pabesueshme përrallore ka jetuar 93 vjet edhe nëna Ajne Hasanramaj edhe se ka lindur më 1916 dhe është ndarë nga jeta më 2009. Ka qenë amvisë dhe tërë jetën ka shërbuar duke rritur edukuar dhe shkolluar, fëmijë nipër dhe mbesa, janë katër djem dhe tre motra Plot 7 vetë 7 fëmijë që gjermanët modernë po dhe ata më të hershëm nuk mund ta besojnë këtë begati fëmijësh, sofrash, Gëzojnë sot me të si gjysh i mirë dhe nipërit dhe mbesat Learti, Leandra,Arianin,e Ledrin e po sa ardhur në jetë e të gjithë ata që janë dhe pak larg tij. Familja Lulaj ka një gjeografi mbarëshqiptare. E për këtë Nekiu ka një krenari dhe gëzim. Vëlla Demushi banon në Prizren, Dikur ka qenë mësues i tij. Sokoli jeton në Prishtinë, ndërsa në Njy Jork jeton Xhevati ku është nëpunës . Gëzon dhe për mbarësinë e familjeve të motrave të tij si të Fanës, Kumurisë dhe Sanijes. Po aq shqiptarisht është dhe me fëmijët e tij Adriatiku,i cili është financuesi kryesor i veprave të poetike, e Albiana, Armendi dhe Ilirjana janë gëzimi i të sotmes dhe i së nesërmes të poetit Neki Lulaj.

Kam kohë që e njoh Nekiun e në këtë njohje shpesh sa lumturohem aq dhe trishtohem duke thënë me vete: |Pse nuk e njoha dhe më parë? E njoh si poet, si njeri hartues i një poezie gati hyjnore që do ta kishte zili çdo komb i lashtë apo i ri qoftë. Mjaft që të përkthehej nga një nolian apo nga një përkthyes i gjermanishtes. Qoftë dhe gjermanët e Gëtës e të Shilerit që duhet ta njohin e të gëzohen për prurjet që veç kombeve të tjerë ia japin dhe shqiptarët e mi. Ata shqiptarë që, si do thonë vetë albanalogët gjermanë dhe austriakë si Gystav Majeri Robert Elsie, është më e vjetra në kontinent e në botë. Kam punuar jo pak dhe punoj ende me poezië e tij dhe e respektoj atë aq më shumë në këtë 60-vjetor kur ai ka bërë sa e sa libra . Shihni një çast titujt e librave të tij me poezi. Nuk është rastësi që ato i bashkon një shpirti madh poetik, i çiltër,i detëruar. Shpirtii dashurisë”,“Kështjella e ëndrrave” „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, 2011), „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, 2011), “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012), “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht 2012), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht)

Në to është toka dhe qielli Një lloj rizgjimi kosovar i Lasgush Poradecit. Bukuria heshtja, përjetësia, zjarri, Ëndrra, Bekimi, të bashkuar me njëri-tjetrin në zinxhirin e gjerdanit poetik të Neki Lulajt,i japin poezisë dhe vetë Nekiut hyjnizim, forcë, butësi, krahë pulëbardhe, e bëjnë atë model poetik të poezisë së Diasporës shqiptare në Gjermani e më gjërë.

Në poezi ai është skulptor i fjalës, është ëndërrimtari i përjetshëm, është filozofi, i dashuruari i përjetshëm, përjetuesi i historisë së kombit të tij. Është ëmbëltori i fjalës dashurore, i dasmave, i ngarkuar me një leksik të jashtëzakonshëm shqiptar që edhe atje në Gjermani ai e ka ruajtur aq bukurisht.I mbushe 6 dekada jetë, lum miku! Mos u trand se dikush do të thotë se ke hyrë në pleqëri. Joo. Joo. Kujto profesor Din Mehmetin në Gjakove dhe rilinde moshën! Kujto Jusuf Gërvallën dhe shtoja mjaltin vargut dhe forcën! Kujto dajën tënd Tahir Zemën,kujtoje kusheririn tend Sali Qekaj,n dhe jepi forcë poezisë, jepi jetëgjatësi, se ajo, poezia, fjala jonë e bukur nuk na takon vetëm neve. Jo, jo,bre burrë, i takon dritës së vendlindjes,i takon mërgimtarit. I takon dhe fëmijëve të tu, nipërve dhe mbesave i takon atyre vocërakëve shqiptarë dhe gjermanë që të shohin me aq dashuri, me aq respekt kur ti ligjëron para tyre.Të kujtohet çfarë kanë thënë miqtë e tu të panumërt në të katër kontinentet? Nezir Sefa pat thanë:“Urime autorit të librit “Vesa mbi gurë”!Dhashtë zoti ti rritet edhe me shumë tuba e veprave letrare.Është krenari për ne e për studiuesit, e ardhme mbi letërsinë që krijohet në diasporë. Këtu po e shfrytëzoj rastin që ta përshëndes edhe autorin e këtij shkrimi shumë letrar dhe filozofik. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes stafin e vyer të gazetës kombëtare “Bota sot “si kryeredaktorin dhe editorin e kësaj gazete.Përshëndes gjithë lexuesit dhe dashamirët e fjalës së bukur shqipe..“Metaforë dashurie me valët e përjetësisë dhe baladën e heshtjes. Stinët e durimit në prehërin e kohës. Neki Lulaj i jep prioritet substancës poetike, afshit të dashurisë ndaj atdheut dhe sentimentit që përfaqëson zërin e zemrës dhe shpirtin e fjalës.. (shkruan Baki Ymeri atje në Bukuresht ku dhe botohen disa nga librat e tij. Të gjithë miqtë e Nekiut duhet të mos çuditen me atë orar pune që ka prej vitesh që kur ka ardhur në Gjermani. Fle vetëm 3-4 orë gjumë tetë orët e punës janë ato ku ai nuk të “fal” nga ora tetë e deri në orën 4 pas dite.

Nuk të “fal as 6 orët e punës në kompjuter apo orët e krijimtarisë që është e përçdonatëshme nga ora 21 e darkës dhe deri nën orën dy e tre të mëngjesit kur shpesh këmbët kur shkon në shtrat janë bërë copa akulli. Është vështirë që ta besosh se kjo kulturë gjermane që ai ka çdo ditë e ka nga këshillat e babait të tij që ishte një njeri i sakrificës të nënës së tij apo i kësaj jete që ka sa qetësinë e saj harmoninë me secilin banor që e jeton këtë jetë aq sa dhe me kulturën gjermane që i ka shërbyer punës në tërë kohën pasionin,vullnet dhe forcën e duhur.

Meqë jemi në këtë sinorë të rrëfimit tonë për Neki Lulaj do të thonim se atje ku dekadat e jetës së tij shtyjnë njëra tjetër dhe e thinjën pak mikun tonë të mençur ai është shumë pejan shumë shqiptar, ose “ krejt pejan” si thotë ai. Në odat gjermane të shtëpisë së tij flitet shqip shqip dhe vetëm shqip. Në dhomë të përshëndesin portrët e baba Halilit dhe të nënës Ajne. Pak më tutje është harta e Republikës së Kosovës dhe një portretët i madh i ish Presidentit të pare historik të Kosovës Dr, Ibrahim Rugovës.Si dhe një qifteli e varur në gozhdën e Kosovës. Një vetrinë sheh libra shqip të kujton se Shqiptaria është ulur këmbëkryq në të. Dy flamuj ai kombëtar dhe ai i Dardanisë të mbushin sytë me lotë krenarie. Ndërkohë që kudo e kurdo Nekiu bëhet cicëroni i palodhur i Grykës së Rugovës i Alpeve Shqiptare. Po në Pejë? Nganjëherë i rrëshqet nga goja shrpehja gjermane “Ne, ne bitte ne!” që shkakton të qeshura, .dhe paknaqësi, Duket se liria e shprehjes në Gjermani ende nuk është kaq e forte. Në Kosovë. Aty shumë herë e pyesin se me cilën parti është, me cilin do të votojë ndërkohë që në Gjermani kjo nuk ndodh kurrë me kolegët e tij. Në këtë heroizëm, nëse do ta quaja kështu, ai ka pranë dhe ndihmesën e pakursyer të bashkëshortes së tij Fetanete Huskaj ( Lulaj) e cila shpesh i hap shtigje frymozimi si xeherorja. Ajo rrjedh nga familja e luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Madje babai i saj është vranë në këtë luftë dhe një nga vëllezërit kalenë Amerikën e largët dheka marrë pjesë aktive me UÇK në luftë për liri. Lexon ende 60-vjeçari Neki Halil Lulaj. Kudo që lëviz, blen libra: në Kosovë, Shqipëri, Iliridë, madje dhe në Frankfurt kur bëhet Panari i Librit. Në këto ditë jubilare ai ka ende shumë ëndrra. Ka ëndrra që të botojë libra me cilësi të lartë. Ka ëndërr që të botojë një libër të përkthyer në gjuhën gjermane. Është një kërkesë që shpesh miqtë ia kanë sugjeruar miqtë e tij gjemanë. Ah, 60 vite. Shpesh e merr për krahu nostalgjia, e merr butë butë dhe ai thotë me vete: “Ngadalë, bre plak. He plak!” Me këtë rast doja që ta plotësoja meditimin dhe me një letër që ia kam drejtuar miqve të tij që, pos familjes, e kanë frymëzuar në çdo hap që hedh në jetë, në punë, në shkronjëdashjen e tij .

“Të nderuar miq kolegë të Neki Lulajt! Shkak i kësaj letre miqësore është bërë 60-vjetori i ditëlindjes të mikut tonë të përbashkët Neki Lulaj. Në ditë të tilla natyrshëm nga të gjithë skajet e botës bëhen urime dhe përgëzime. Ky shqiptar i mirë nga Kosova, poet dhe pedagog i talentuar, një familjar shembullor dhe një shok korrekt është bërë prej kohësh pjesë e gëzimit dhe ideatori i bashkimit të kombeve, duke treguar se kultura nuk ka kufi kombesh, doganash. Kultura dhe njerëzit që e rrezatojnë atë pavarësisht se çfarë gjuhe flasin, ku ndodhen , ku jetojnë ku punojnë, janë si toka me detin, si lulja me saksinë ku mbillet e lulëzon, si gruri dhe toka. Jam i nderuuar shumë dhe i entuziazmuar që me Nekiun bashkëpunoj prej vitesh në fushën e letërsisë. Shpresoj se një gjë e tillë do të vazhdojë dhe më tej. Është një bashkëpunim që i ka hapur rrugë shumë natyrshëm dhe një miqësie të re dhe të bukur personale dhe familjare. Unë, ashtu si dhe ju miqtë e tij , gëzohemi për botimet e njëri-tjetrit, për lindjet për sukseset. Në shumë raste Nekiu është bërë dhe personazh i librave të mi me kritika letrare kushtuar krjimtarisë së tij, me poezi etj, Ju lutem pranoni në emrin tim me konsideratën më të lartë falenderimet për ju si kolektiv I mrekullueshëm ku mer çdo ditë jetë gëzimi, urimi njerëzor, dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit, korrektesa për punë. Le të urojmë së bashku që miku ynë i mirë dhe i mençur të ketë sa më shumë shëndet dhe të jetë fitimtar në të gjithë sfidat e bukura që e presin .

Me respekt Shqiptarisht dhe vëllazërisht Namik Selmani
Në këto vite shkronjore ka mëdyshjen më të bukur , më të dhimbshme. Shpesh herë i bie në mendje “Mallkimet e Mitrush Kutelit” pse u mor me kulturë. Kur kujton miqtë e pasionuar që lexojnë që e çmojnë ai thotë se ka bërë mirë. Kur kujton disa krijues ziliqarë gati të krisur ai gati sa nuk mallkon veten pse është gjendur në këtë brumë njerëzor.

Ja si klith poeti për Mitrovicën e ndarë:

Ibri përplaset mistershëm e me valët pëshpërit
E hapen portat e kohës si bedena me zë briri
Më dalin përpara si pleq që koha kurrë nuk i thinj
Si dy mokra gruri me blojë të mbarë mulliri.

Ndërsa përsa i përket mallit ai shkruan

Mes zgalave të murit rri trasta e grisur
Ngarkuar me ëndrrat që sillen vërdallë
Dua të lëpij plagën e të puth tokën e zhuritur.
Të shpejtoj ikjen me kthim në tokën e etur për zjarr.
Dhe ja pas 13 janarit do të vijë data 14, 15, 25. Do të vijë pranvera dhe rudinat do të lulërojnë. Do të vijnë vjeshtërat e ai Neki Lulaj që ka bërë një kontratë të përjetshme me të bukurën, të dobishmen , atdhetaren me artine vërtetë të fjalës do na takohë sërish me atë sy të ngrohtë që e merr dritën nga pranvera pejane , nga zemra e paeput e emigrantëve. Bërliqi është pak larg në këto ditë janari Dhe bora e ka vendin e vet në lesat e oborrëve në dritaret e kullave të reja të ngritura pas lufte. Në Muzetë e Kosovës dhe në shtëpitë e saj kanë nisur që të radhiten dhe librat e tu aq ta dashur të mençur. E ti nuk je Kostandin, miku im.Ani se poezia se gazi i dasmave dhe i lindjeve të Kosovës edhe gëzimii festave të poetëve. Bash ato të bëjnë që të vish me galop avionësh. Të vish sërish saora këtu në çdo cep Kosove. POOO. Nga qytetet e Gjermanisë nisesh vrik atje te varret e të parëve të mermeri i trimave se ti je i tyre dhe ata janë të tutë. Të kujtohet në atë ditë në Gjakovë ty të solli dhe libri im me poezi “Borxhi i Ali Podrimjes“ por dhe dashuria për poetët e Kosovës . Të gjithë ndalëm frymë kur fole. Sa bukur! Kosova tash ka brezin e ri të poetëv si Neki Luaj që drejton dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Gjermanisë bashkë me të palodhuri Palë Sokoli,n e Muhanet Lumen . Qofsh i lumtur Neki Shqiptari! Bëhu pak nostalgjik sot! Ta falim. Po vetëm sot sot. Mos harroqë tëmbash sytë nga e nesërmja . Ajo do prapë shpirtin tënd timin, do forcën tënde dhe tonën. Jemi krenarë që jemi bashkëkohësit e tu Neki Lulaj! Qoftë çdo ditë e jetës tënde e mbushur me këto lumturi që të jep dita e lindjes së gjashtëdhjetë!
Sot dhe mot!

Filed Under: ESSE Tagged With: (Kurora e urimit, namik Selmani, të Neki Lulajt, të një dite

Jeta e Gjeneral Abaz Kupit ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte jete ne lufte

January 12, 2015 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI*/
Ne krahinen e Matit ku une kam lindur e kam kaluar femirine time , ne cdo familje ku lind nje djale kam degjuar urimin :”t’ju rroje djali e i ngjafte kohes.” Kjo shprehje popullore me shume se kujt i shkon Gjeneral Abaz Kupit sepse ai me te vertet i ngjau kohes qe jetoi.
Pra duke e pare problemin ne kontekstin e kohes, ai u lind,u rrit, dhe jetoi ne nje kohe shume te veshtire per Kombin tone. Kohe kur gati peseqind vite me shume mundim erdhi pavaresia e Shqiperise me 28 Nentor 1912. Koha kur plasi Lufta Ballkanike dhe Lufta e Pare Boterore, lufta per konsolidimin e shtetit shqiptar, lufta per mbrojtjen e teresise teritoriale, lufta per mbrojtjen nga pushtuesit fashist e nazist dhe ne fund fillimi I luftes kunder komunizmit. Pra gjithe jeta e Gjeneral Abaz Kupit ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte jete ne lufte.
Por historia dhe pervoja na mesojne se kohet e veshtira ndiellin e formojne si prijesa njerez me tipare e cilesi te vecanta sic jane trimeria, besa e vizioni. Ata dine ta shohin kohen ne rrethanat konkrete, por kane qartesine edhe per te ardhmen. Gjeja me madhore ne interesat e nje kombi jane vete interesat kombetare dhe pikerisht per keto dallohet prijesi nese ka force morale ti bashkoje njerezit per t’ju perqasur, mbrojtur e cuar perpara interest kombetare.
Pare nga ky kend veshtrimi Gjeneral Abaz Kupi eshte kapedan e prijes i shume njerezve, luftetar trima e liridashes nga disa krahina per mbrojtjen e interesave kombetare. Ai nuk ka patur shkolle, por ka patur shkollen e madhe te luftese, e te pervojes se jetes te lidhura keto me dhunti e qartesi te medha per problemet madhore te kohes se tij. Ai ka hyre krejt natyrshem ne historine e Shqiperise si prijes e gjeneral me shume vepra ne sherbim te kombit. Me lejoni me kete rast te citoj nje thnie lapidare te tij ne 24 Tetor 1944 ku thuhet :”C’prej momentit te pare qe u sulmua toka e jone e shtrejte prej armiqeve fashist, ne kemi qene ata qe kemi bere cmos per te shpetue nderin kombetar dhe jemi perpjekur per bashkim te pergjithshem dhe bashkeveprim me te gjithe shqiptaret pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi perpjekur per bashkim dhe vllazerimin e shpirtrave per te larguar luften civile dhe per te siguruar luften e perbashket per shporrjen e okupatorit prej tokes sone te shenjte.”
Brezit tone dhe breznive qe do te vine ju takon ti bejne nderimet e duhura vepres se Gjeneral Abaz Kupit, sepse ajo eshte pjese e historiese dhe pjese e rendesishme e luftes dhe e vlerave tona kobmetare. Ne te njejten kohe nderime te larta meriton edhe familja Kupi, e cila i dha Kombit tone pjetare te familjes, nder e respect dhe megjithese u dogj, u burgos, u interrnu ajo nuk u perkul por mbajti lart nderin dhe dinjitetin e nje familje te ndreruar shqiptare.
I nderuar qofte kujtimi dhe vepra e Gjeneral Abaz Kupit.
Nga pershendetja ne emer te Vatres e nenkryetarit Asllan Bushati ne tubimin e 39 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit.

Filed Under: Vatra Tagged With: asllan Bushati, Jeta e Abaz Kupit, jete lufte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT