• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

Mbreti Zog dhe tentativa për një triumf të dytë të Legalitetit

January 12, 2015 by dgreca

Erald Capri, MA i Westminster Uriversity London/*
Triumfi i Legalitetit i 24 dhjetorit të vitit 24, shënon një pikë kthese në politikën shqiptare, por padyshim ajo mbetet pika kulminante e Ahmet Zogut si politikan. Ai ishte politikani dominues në vend gjatë viteve 20-24, pushtetmbajtësi më jetëgjatë dhe pas largimit në ekzil, ia doli sërish të triumfojë duke marrë kontrollin e vendit dhe duke vendosur legjitimitetin në vend.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, do të niste një tjetër ekzil politik për mbretin Zog, i cili krejt ndryshe nga i pari, do të ishte në shumë avantazhe të tij.
Fillimisht, Mbreti Zog i rezistoi çdo tundimi Italian për ta kthyer Shqipërinë në një protektorat Italian, edhe pse i premtonte atij sërish kurorën e vendit. Në ato ditë të vështira të prillit, Mbreti ia doli që të fitojë betejen morale me opinionin botëror dhe sidomos me median ndërkombëtare.
Dokumentacioni i zbuluar së fundmi në Arkivin Britanik sygjeron pa asnjë ekuivok se Mbreti Zog, dhe për më tej Shqipëria, u kthye në një viktimë e situatës së rënduar ndërkombëtare. Në datën 10 prill, pra ditën e hënë dhe 3 ditë pasi kishte nisur pushtimi i Shqipërisë, qeveria britanike nisi mbledhjen e saj në lidhje me situatën në Shqipëri.
Zyrtarët britanikët nuk e pranuan në heshje këtë pushtim, krejt ndryshe nga sa besohet sot, por e përdorën këtë pushtim në disa favore të britanikëve në pellgun e Mezdheut.
Në kujtimet e veta, kryeministri Chamberlain thotë që Musolini u soll si një gjarpër. Churchilli ende pa një poste do thoshte se tashmë lufta e dytë botërore ishte në prag.
Me pushtimin e Shqipërisë britanikët duket se vijuan me frymën e Traktatit të Mynihut, me dëshirën se duke kënaqur Italianët do të shmangin një luftë botërore. Në bisedat e treguar në mbledhjen e kabinetit me Kontin Çiano, Italia garantonte se nuk do të prekte Greqinë apo Jugosllavinë, do tërhiqte trupat nga Spanja e Frankos si dhe do të largonte disa forca ushtarake në disa ishuj të vegjël në Mesdhe. Krejt në mënyrë keqdashëse dhe duke vepruar në dritshkurësi, qeveritë fqinjë të jugosllavisë dhe Greqisë nuk reaguan, ndonëse një armik potencial e kishin tashmë në kufi. Ky realitet tregon pasqyrën dhe realpolitikën në marrëdhëniet ndërkombëtare në prill të vitit 1939.
Pas një udhëtimi mbi një vjeçar në Europë dhe me nisjen e luftës së dytë botërore, Mbreti Zog u vendos në Britaninë e Madhe, me idenë e ngritjes së qeverisë së tij të mërgimit dhe organizimit të rezistencës në Shqipëri.
Dokumentacioni britanik i kohës për aktivitetin e mbretit Zog gjatë këtyre viteve është mbi 3 mijë faqe, ku evidentohet një aktivitet mjaft i dendur i Mbretit Shqiptar. Krejt ndryshe nga mbrerit e tjerë që u njohën zyrtrisht në Britaninë e madhe si qeveri në mërgim, Mbreti Zog ishte i vetmi që arriti të realizojë një tentativë reale për kryengritje të armatosur në Shqipëri.
Plani britanik për lëvizje të armatosur

Ndonëse britanikët pranuan që Mbreti Zog të zhvendosej në Britani, ata nuk i dhanë vëmëndjen e duhur atij që në fillim herët. Madje lëvizjet e Zogut u bëhehsin të ditur Italianëve. Britania kishte ende shpresa se Italia nuk do të futej në luftë por pas pushtimit të Francës nga Gjermania, në verën e vitit 1940, Italianët i shpallën luftë Britanisë. Pikërisht në këtë moment, një zyrë e veçantë për luftën guerile tepër secrete ngrihet në Britani se njohur si SOE (Special Operacional Executive) ose Ekzekutimi i Operacioneve Speciale.
Ngrihet një zyrë për rezistencën në Shqipëri e drejtuar nga Malkolm Marr.
Në këtë pikë, Mbreti Zog shfaqet si pika më e rëndësishme Britanikëve për të krijuar rezistencën në Shqipëri dhe realizohet një plan tepër konkret. Në këtë zyrë pjesë oficerët britanikë që kishin punuar në Shqipëri gjatë mbretërisë për organizimin e xhandamërisë si Gjenerali Persi, Bill Barkook që kishte punuar me Persin dhe një njohës i mirë i Shqipërisë, ish nëpunësi i Anglo Persian Oil Robert Crips. Erdhen edhe dy oficerë të tjerë me emër si Sterling dhe Martin, të cilët po ashtu kishin punuar në Shqipëri.
Një akademik britanik i quajtur Nikolas Hamond, i cili kishte jetuar një vit në Shqipërinë e viteve 30 me qëllim për të shkruar një libër për mbretin ZOG, u bashkua me zyrën dhe ra dakord që drejtonte atë në Athinë. Ai humbi jetën në udhëtimin me anije në mesdhe pas një sulmi armik.
Në raportin e tyre për krerët, ata udhëzonin se Mbreti Zog ishte potenciali i vetëm në vitin 1940 dhe 1941 që mund të krijonte një levizte të armatosur.
Në fund të vitit 1940, kur Italia sapo i kishte shpallur luftë Greqisë, Mbreti Zog shpallet prioritet nga britanikët.
Puna nisi menjëherë për krimin e dy fronteve, një në veri dhe një në jug. Në veri do të sulmonte Gani Kryeziu dhe në Jug Mbreti Zog.
Gani Kryeziu ra në kontakt në Beograd me Julian Amerin dhe i mbështetur nga oficeri Oklai Hill vendosën që të kryejnë kryengritje në veri. Ai mblodhi afërisht 500 forca, u vendos një fond prej 40 mijë sterlinash në ar. Sulmi nisi në veri, dhe Gani Kryesiu ra dakord që të pushtojë Kukësin dhe ta shpallë si zonë e administruar nga qeveria e Mbretit Zog. Por sulmi i tij nisi në prill 1941, kur gjermanët sapo kishin nisur pushtimin e Jugosllavisë. i ndodhur mes dy frontesh, ai dështoi. Gani Kryeziu me të vëllain Saidin u internuan në Itali ndërsa oficeri britanik Oklai Hill u arrestua nga Gjermanët.
Ndërsa në Jug, puna nisi me ambicje edhe më të madhe. Mjaft shqiptarë në Stamboll u bënë gati me në krye Abaz Kupin. Inteligjenca ushtarake e Britanikëve besonte se Mbreti Zog do të kishte 80 % shanse të dilte me sukses. Por në momentin e fundit, Kryeministri grek Metaksa ndërhyri duke kërkuar anulimin e këtij plani. Në pranverën e vitit 1941, trupat greke kishin nisur ofensivën dhe kishin hyrë në Shqipëri dhe nuk kërkonin që ta lëshonin më këtë territor. Në këtë situatë, dhe nën këmbënguljen e grekëve, britanikët njoftojnë mbretin Zog në momentin e fundit që të mos udhëtojë me avion drejt Kajros. Në një farë mënyre ishte fat sepse ai avion u rrëzua në Mesdhe dhe gjithë ekuipazhi ndërroi jetë.
Pse nuk u njoh qeveria e tij
Mbreti Zog ishte udhëheqësi i vetëm i para luftës që ishte strehuar në Londër që arriti të ketë një plan konkret për krijimin e një fronti në Shqipëri. Por kjo nuk shërbeu që ai të njihej zyrtarisht nga britanikët dhe aleatët. Ndonëse ai kishte këtë avantazh, madje edhe dëshirën e të gjithë emigracionit politik shqiptar që Zogu të ishte kreu i tyre, britanikët nuk e njohën. Kjo ndodhi për shkak të presionit të dy aleatëve të tjerë të britanikëve, si Jugosllavët dhe Grekët. Më pas, me hyrjen në luftë të Bashkimit Sovjetik, Zogu mori edhe një tjetër goditje. Mund të duket habi, por Britania dhe BS, ndër pak mirëkuptime që kishin, një ndër to kishte të bënte me mbretin Zog. Ministri i Jashtëm Eden, në janar të 1942, takoi ambasadorin sovjetik ku u fol për Shqipërinë. U ra dakord që të kishte një shtet shqiptar pas lufte, por sovjetikët kërkuan me ngulm pa mbretin Zog. Në Dhjetor 1942 britanikën vendosën për Shqipërinë që asaj do ti rishikoheshin kufinjtë pas lufte. Në këtë kushte, Mbreti Zog u godit politikisht sa fati i vendit të tij.
Një tentativë e fundit për mbështetjen e Zogut u kërkua edhe nga Churchill, por në tetor 1944 kur ai e kërkoi këtë ishte tepër vonë. Ai harroi të përmendë Shqipërinë në Konferencën e Moskës, dhe iu kujtua një ditë më pas vetëm për shkak të mbretit Zog. Dokumentet sygjerojnë se falë rolit të Mbretëreshës Geraldinë, bashkëshortja e Churchill kishte bërë një lobing të madh pranë të shoqit të saj që Mbreti Zog të përkrahej.
Përfundime
Analistët britanikë të kohës të Ministrisë së luftës dhe asaj të Jashtme e pranojnë edhe vetë se: nëse Mbreti Zog do të ishte përkrahur me kohë në vitin 1941, atëhere ai do të ishte forca më e rëndësishme ushtarake dhe politike në Shqipërinë e paslufte.
Është e pamundur që në këtë periudhë të ndash fatin politik të Mbretit Zog me atë të vendit të tij, Shqipërisë. Goditja politike ndaj Zogut, duke mos e njohur atë, rrezikoi pozicionin e Shqipërisë në raport me fqinjët.
Së dyti, mosrealizimi i planit ushtarak i hapi rrugë një vit më pas që në skenë të dalin komunistët, ç’ka nëpërmjet lëvizjes ushtarake dhe një lufte civile, morën pushtetin. Nisja e një sulmi në Greqinë e veriut në pranverën e vitit 1941, do të ishte një hap vendimtar për mbretin Zog dhe për vetë vendin. Edhe sikur mbreti të kishte dështuar ushtarakisht në tentativën e vitit 1941, në vitet më pas,
mbështetësit e tij me siguri do të ishin më të shumtë. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti që Abaz Kupi kishte mijëra forca në dispozicion në vitin 1943-44.
Këto fakte të nxjerra nga dokumentacioni voluminoz britanik tregojnë se sa afër ka qenë Mbreti Zog në një triumf të dytë Legaliteti. I penguar vetëm nga realiteti gjeopolitik, Mbreti Zog nuk mund dot që të shmangte fatkeqësinë kombëtare që mbërtheu vendin për gjysëm shekulli, që vendi ende e vuan sot, diktaturën komuniste.
* Në 90 vjetorin e Triumfit te Legalitetit, legalistët shqiptarë organizuan një akademi solemne për të përkujtuar këtë ngjarje me rendësi në historinë e Shqipërisë. Mu dha mundësia të mbaj një kumtesë mbi një tentativë të Mbretit Zog për të organizuar një levizje të armatosur në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat dhe faktet e kësaj periudhe që dalin nga Arkivi Britanik janë tepër me vlerë dhe mjaft interesante për aktivitetin e Mbretit Zog në mërgim. Falenderoj legalistët shqiptarë për ftesën. Kumtesa u lexua nga Tomor Selmani ne tubimin e 10 Janarit 2015 ne kujtim te 39 vjetorit te vdekjes te Abaz Kupit

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe tentativa, Mbreti Zog, për një triumf të dytë, të Legalitetit

ABAZ KUPI- MADHËSHTIA E FIGURËS HISTORIKE TË HEROIT KOMBËTAR TË 7 PRILLIT

January 12, 2015 by dgreca

NGA HAKIK MENA/*
E nderuara familja Kupi ,
Te nderuar legalista dhe mbreteror,
Te dashtun bashkatdhetar,
Jemi mledhe sot ne vazhdimesine e tradites kuptimplote legaliste, per te perkujtu diten e hidherueshme te ndarjes nga kjo jete te luftetarit te paepur per liri, kapedanit popullor, njeriut symbol tebeses,nacionalistit largepames, politikanit te konseguent, kryetarit tone heroit Abaz Kupi.
39 vjet me pare familja e tij do te humbte njeriun e tyre te dashur e te shtrenjte, populli shqiptar do te humbte heroin qe do e kishin zili shume popuj te botes, klasa politike shqiptare do te humbte idealistin largepames kombetar, ndersa ne legalistet humbem udheheqsin I cili me dekada me rradhe ne menyre te perkryer mbrojti me dinjitet kauzen tone kombetare.
Abaz Kupi perfaqesonte njeriun model ne masen qe e deshti atdheun , te njeriut model se si luftoi dhe e mbrojti ate, dhe te njeriut model se si e deshironte ta shihte ate. Pershkrimi I figures se Abaz Kupit, une mendoje, se, do te ishte I sakte, duke u bazuar ne 4 epitet e mesiperm ,qe natyrishte ,perkojne me periudha kohe te ndryshme. Epiteti I pare, Kapedan popullor, perkon me periudhen e momenteve te fundit te kapitullimit te Perandorise Osmane. Kohe e cila ndonese do ta gjente Abaz Kupin ne nje moshe shume te re ai ne nje moment do te vepronte sic i ka hije nje burri, duke i ardh ne ndihme me municion nje fshatari te asaj kohe, i cili nuk ishte ne gjendje te paguante taksat te
qeverise turke dhe detyrohet te luftoje me to. Ky xhest fisnik ,dhe patriotik ,do ta burreronte dhe do te linte mbresa te medha ne qytetin e Krujes. Mbas kesaj ngjarje ,Abaz Kupi, do te marre pjese neper kuvende te ndryshme kombetare, ai do te rritet, edukohet e te frymezohet, sidomos nga familja e tij patriotike, duke pas vetem nje ideal, Shqiperine.
Jane momentet e para te gezimit te madh te shpalljes se pavaresise dhe ngritjes se flamurit tone kombetar anembane vendit. Pjese e ketij gezimi ishte edhe qyteti I lashte i Krujes me populli e saj heroik, ishte dhe Abaz Kupi ,i cili kete dashuri, e shprehu duke mos kurseu as plumbat, ndaj nje trathtari te asaj kohe, i cili nuk deshironte kete flamur te valvitej i lire dhe krenar. Popullariteti i tij, mbas ketij gjesti patriotic, do te rritej dita dites ne te gjithe qytetin e Krujes, dhe ai fillon krijimin e disa grupeve te vogla patriotike, te cilet do te behen problem me vone edhe per qeverine e Austro Hungarise. Kjo qeveri, duke pare popullaritetin e Abaz Kupit ,vendosi qe, ta eleminonte, por fale shkathtesise se tij ,ai do tu shpetoje dhe do te filloje perseri organizimin e aktivitetit te tij politik. Fale shkathtesise, trimerise, beses , vendosmerise dhe intuites se tije ai do t’ju imponoj respekt popullit te Krujes, dhe ai, tashme, jo rastesisht, fiton besimin maksimal te popullit te Krujes, I cili, jo me kot, ose rastesisht, i beson kryesimin e 300 forcave krutane, te cilet nisen per tu ardhe ne ndihme trojeve shqiptare te cilave u kanose rreziku prej forcave serbo malazeze ne luften e Koplikut . Intuita dhe nuhatja politike qe Abaz Kupi gezonte, do te dilnin maksimalisht ne pah kur ai do te merrte nje nga vendimet me te rendesishme politike te jetes se tij: ate te bashkepunimit me mbretin Zog, per te forcuar themelet e porsa hedhura te shtetit tone shqiptar. Zgjuarsia e tij popullore dhe aftesite e tij organizuese, do te kontribonin ne menyre te persosur , duke krijuar nje qetsi, e nje rregull te pa pare, gjate sherbimit te tije si komandant i xhandarmerise per Krujen. Puna e tij e jushtifikoi edhe dhenien e grades kapiten nga ana a mbretit Zog.
Epiteti I njeriut symbol te beses, lidhet me nje date, te cilen, une, do te deshiroja ta quaja si date vendimtare, si per vlersimin e personalitetit te tij, ashtu edhe per fatin e kombit tone, data 7 prill 1939 . 7 Prilli i vitit 1939, nxorri ne pah ploteshisht vlerat e Abaz Kupit, si nje luftetar te vendosur dhe guximtar, si nje patriot fisnik dhe mbi te gjitha si besnik i mbretit Zog dhe i Shqipnise. Ai justifikoi deri ne maximum fjalen qe ua kishte dhene mbretit Zog dhe Shqiprise, duke luftuar perballe nje okupatori ne propocional forcash 1 me 5 ne favor te tyre dhe nje makinerie luftarake moderne te asaj kohe. Abaz Kupi me organizimin dhe luften qe zhvilloi, ia zbardhi faqen dhe e ngriti ne piedestalin me te larte, emrin e tij, popullit shqiptar dhe Mbretit Zog. Ketu, une do te thosha, kemi nje shendrrim, nga nje Abaz Aga kapedan popullor, ne nje strateg ushtarak kombetar qe diti ti sherbej besnikerish shtetit shqiptar dhe te mbretit Zog. Radio, gazeta dhe revista te ndryshme shqiptare dhe te huaja, shkruajten ,per luften heroike, qe po benin nipat e Skenderbeut, te udhehequr, nga gjeneral Abaz Kupi. Situata e asaj kohe,punoi ne disfavor te Shqiperise. Nje minister cekosllovak, ne megrim, do te shprehej; ku ta kishim patur edhe ne cekosllovaket, nje figure si Abaz Kupi, sic e paten shqiptaret, te na e kishte zbardhur faqen, e te na kishte lene se paku nderin,e nje qendrese, sa do te vogel, kunder fashizmit. Abaz Kupi ben te pamunduren, por pushtimi eshte i pashmangshem dhe vendos te terheq forcat nacionaliste e te dalin ne mal e me vone jashte Shqipnise, per nje far kohe……
Epiteti “nacionalist largpames”, perkon me periudhen e fillimit te perpjekjeve te Abaz Kupit, per te bashkuar frontin nacional clirimtar me ballin kombetar e te gjitha forcat e tjera shqiptare. Ai, tash merr persiper, me shume krere te tjere nacionaliste, pa dallim partish, per te luftuar sebashku armikun e perbashket , fashizmin. Ai eshte shume largpames, me qellim te mospercarjes, merr pjese ne konferencen e Pezes dhe pranon te behet antar i KANC vetem me qellim qe te luftohej kunder pushtuesit sebashku, me ballin kombtar, frontin nacional clirimtar, e te gjithe forcat e pavarura nacionaliste shqiptare . Robert Lee Wolf ,ne librin e tij “Ballkani ne kohet tona” shkruan: Abaz Kupi
ishte gati te bashkeputonte edhe me Komunistet, nese ata formonin nje front kombetar, duke perfshire te gjithe elementet antifashiste dhe te kufizonin veprimet e tyre, vetem per Clirimin Kombetar.
Por, nuk zgjat shume dhe konferenca e Mukjes, nxjerr ne shesh pislliqet e komunisteve, e ne te njejten kohe, nxjer ne pah, nacionalizmin e Abaz Kupit i cili eshte per nje Shqipni etnike. Qendrimi I tij I prere dhe I qarte, ne Konferencen e Mukjes, vertetojne edhe njihere, instiktin e tij te pa gabueshem ne momente kardinale qe vendosin te ardhmen e kombit, vendim, I cili ishte nje shuplak e forte, si per komunistat e sojit te Enver Hoxhes, ashtu edhe per komunistat e Titos. Kjo konference, do te sherbente si nje pike ndarese antagoniste, ndermjet t’mires dhe te keqes, ndermjet te kombtares dhe antikombtares, komunizmit dhe antikomunizmit. Fatkeqsisht, ky eshte edhe momenti me tragjik qe fillon me nje vetvllavrasje gjysemshekullore. Mbas ketij momenti, Abaz Kupi me shume krere te tjere nacionaliste krijon ne zallherr OKLL dhe zgjidhet kryeta I saje. Ai mundohet bashke me ballin kombtar dhe nacionalist te tjere te pavarur, ne shume mbledhje, si ajo e Prezes, ate tek Liqeni i Zogollit ne Mat, ate te Malit te Bardh, ate te Lures, ate ne Bulker te Lezhes qe te bashkohen forcat e djathta kunder pushtuesit, por tashme kunder edhe nje armiku te ri: ate te sllavo-komunizmit, i cili, po perhapej, si mortaja e do ta persekutonte dhe shkatrronte ,ne themel, cdo gje kombtare, per nje gjysem shekulli, Por, pa sukses.
Fatkeqsisht, te djathtet, nuk arriten ndonje konsensus. Lufta e dyte botrore mbaroi, komunistet po merrnin pushtetin. Abaz Kupi, ne kundershtim te plote, te deshires se tij detyrohet te lere vendin e tij te dashur qe, aq shume, kishte luftuar e punuar per te, do te linte nje pjese te bashkpuntoreve te tij nacionaliste, qe kishin kaluar momentet me te veshtira te jetes se tyre, duke luftuar, per ceshtjen shqiptare. Do te linte pjesen me te madhe te familjes se tij: gruan e tij, njerin djale Fatbardhin, dhe vajzat, te cilet se bashku, do te behen preh, e nje persekutimi 50-vjecar, duke kaluar nga nje kamp internimi, ne tjetrin, te cilet duke treguar nje karakter te pamposhtur karshi bishes sllavo komuniste e justifikuan plotesisht emrin e te atit te tyre.
Epiteti I katert-politikani konseguent, I perket periudhes se largimit te Abaz Kupit drejt nje bote te panjohur edhe te eger . Ai shkon ne shume vende, Itali, Egjypt Amerike , France , Gjermani etj. Edhe pse jashte atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik ne organizimin e OKLL, ne unifikimin e te gjithe partive politike, me qellimin e vetem: permbysjen e qeverise komuniste dhe zevendesimin e saj me nje Shqiperi te lire demokratike dhe etnike. Ai merr pjese edhe ne organizimin e Komitetit Shqiperia e Lire, i cili krijohet, me qellim per te luftuar komunizmin, e me shprese, per tu kthyer nje dite ne atdhe, si alternative demokratike. Edhe ne kte komitet, i cili perbehej kryesisht nga forcat e OKLL, Ballit Kombtar dhe disa grupime te tjera antikomuniste, Abaz Kupi, zgjidhet nenkryetar: si rrjedhoje e imponimit absolut tashme, qe personaliteti I tije, kishte fituar ne eliten nacionaliste te asaj kohe dhe punon sebashku, me Mithat Frasherin kryetarin e ketij komiteti, per realizimin e shqiperine etnike dhe luften kunder kunder komunizmit, duke u keshilluar gjithmone, ne menyre konseguente, e konstante, me mbretin Zog dhe duke qendruar besnik, I formes se regjimit gjate gjithe kohes. Ai ka qene ne kontakte te
vazhdueshme me mbretin Zog, dhe ka marr pjese ne te gjitha ceremonite e familjes se
Mbretit.Gjithashtu eshte dekoruar nga mbreti Leke me “Urdhrin e Trimerise” me
motivacion “Si hero i luftrave e perpjekjeve te tij per Atdhe” .
Deri ne momentet e fundit te jetes se tij, ai s’ka pushuar se punuari dhe menduari per nje Shqipni etnike, te lire, dhe demokratike. Me ne fund, do te thoja qe: le te na sherbej figura e ketij luftetari fisnik te Shqiperise Etnike , si rol model, per brezin e ri te sotem dhe brezat e ardhshem se si luftohet per komb. Oh Zot, si mund te hidhet balt neper figura te tilla kombtare? Le te shpresojme qe nje dite te afert nje qeveri demokratike e zhveshur nga cdo element sa do pak me mentalitet ose lidhje me sistemin komunist, dmth qeveri dhe shtet kombetar te nderoj kete figure kombetare duke I kthyer eshtrat ne vendlindje ne menyre institucionale,
I pa harruar qofte kujtimi I tij.
* Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.Fjalim i mbajtur me 10 Janar 2015 ne Kew Garden, New York, me rastin e 39 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit

Filed Under: Analiza Tagged With: ABAZ KUPI- MADHËSHTIA, E FIGURËS HISTORIKE, hakik Mena, TË 7 PRILLIT, TË HEROIT KOMBËTAR

Rrethanat historike te vendosjes se Legalitetit ne Shqiperi, 24 dhjetor 1924

January 12, 2015 by dgreca

Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu/
Pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore, shteti shqiptar hyri ne nje etape te rendesishme te jetes se tij. Pasi kishte arritur disa rezultate ne afirmimin nderkombetar,iu desh te kalonte veshtiresi dhe konvulsione te rrezikshme,per stabilitet te brendshem te tij.Ne luften per kapercimin e ketyre veshtiresive,ku problem themelor mbetej mbijetesa e shtetit shqiptar,duhen kerkuar dhe shkaqet e triumfit te Legalitetit te 24 dhjetorit 1924.
Pas Kongresit te Lushnjes,detyra kryesore ishte ndertimi,legjitimimi dhe stabilizimi I shtetit shqiptar,ne planin e brendshem dhe ate nderkombetar,e cila rezultoi mjaft e veshtire per klasen drejtuese shqiptare.
Goditja e pare e legjitimitetit dhe e stabilitetit te shtetit, iu dha ne fund te vitit 1920.Ndryshe nga sa kishte percaktuar Kongresi i Lushnjes,qeveria e Sulejman Delvines, e cila duhej te bente legjitimimin nderkombetar te shtetit shqiptar,dha doreheqjen (14 nentor 1920).Vendi u detyrua te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme,aspak opportune ne situaten nderkombetare,ku gjendej ceshtja shqiptare.
Fatmiresisht, zgjedhjet e para politike perfunduan me sukses.Ndonese me veshtiresi,u ngriten institucionet politike gjate qeverisjes se Iljas Vrionit si kryeminister.Per shkak te krizes ne Mirdite,ku kishin shkuar A.Zogu,nje grup i pozites dhe nje grupi i opozites,formuan me konsensus qeverine e drejtuar nga Pandeli Evangjeli.Ky kabinet qeveritar u quajt ndryshe si Bashkimi i Shenjte.Qeveria e tij u miratua rregullisht ne parlament dhe si e tille ishte legjitimuar.
Keshilli I Nalte,vetem pas pak ditesh,shperndau Parlamentin,duke I derguar deputetet me pushime te detyrueshme(!).Ky veprim ishte nje shkelje ligjore,e cila gati sa nuk perfundoi ne konflikt te armatosur.Pas ketij veprimi,Aqif Pasha,Zija Dibra,Hasan Prishtina etj.organizuan nje grusht shteti.Ata nxiten nje krize brenda qeverise se P.Evangjelit,duke larguar prej saj mbeshtetesit e tyre dhe kur Parlamenti ishte I shperndare.Pastaj, dy anetaret e Keshillit te Larte (A.Pasha dhe Z.Dibra) “shkarkuan” nga detyra kryeministrin Evangjeli.Kjo ishte nje shkelje e rende ligjore,sepse nuk kishin nje kompetence te tille.P.Evangjeli e kundershtoi doreheqjen e detyruar,por pastaj e dha,kur u kercenua me forcen e armeve.Ai pranoi doreheqjen per te mos e cuar vendin ne nje konflikt civil.U krijua qeveria e Qazim Koculit me jete per nje dite.Pas saj u formua qeveria e drejtuar nga Hasan Prishtina,duke finalizuar grushtin e shtetit.Por qeveria e H.Prishtines pati jete vetem 6 dite.(6-12 dhjetor 1921).
Grushti i shtetit deshtoi si rezultati i kundershtimit qe ndeshi nga nepunesit e ministrive dhe nga populli i Tiranes,si dhe nga reagimi I vendosur i Ahmet Zogut,ne krye te ushtrise kombetare,qe erdhi nga Mirdita.Ne kete rast,A.Zogu veproi si garantues i legjitimitetit dhe i stabilitetit te shtetit.Ai siguroi ardhjen e deputeteve dhe mbledhjen e Parlamentit.Deputetet ishin larguar me kercenimet per arrestim.Qeveria ilegale e H.Prishtines u shperbe.
Parlamenti denoi grushtin e shtetit dhe mori masa kompromisi ndaj organizatoreve te tij.Eshte thene se keto perplasje kane qene midis Hasan Prishtines dhe Ahmet Zogut.Kjo pikpamje eshte vecse banalizim i historise.Ishte nje grup i Komitetit te Mbrojtjes se Kosoves dhe nje grup politikanesh nga Shqiperia,te cilet mendonin se,me pare duhej qe Shqiperia te konsolidohej dhe me pas te perparohej me kerkesat per Kosoven.Per ndryshe, mund te shkaktohej nderhyrje jugosllave dhe te shkaterronte ate qe ishte arritur.Me kete ka te beje dhe perpjekja e H.Prishtines per sjelljen e armeve ne Shqiperi,me 1920,me ane te D’Anunzzio-s.Ky veprim penalizonte Shqiperine,qe ishte pa aleat dhe po luftonte ne Vlore.Ky ishte nje veprim I gabuar i Hasan Prishtines.
Por qeveria e dale nga Parlamenti (e drejtuar nga Xhafer Ypi) u sfidua nga Kryengritja e Marsit 1922.Legjitimiteti dhe stabiliteti u sfiduan serish ,si nga forcat qe ishin pergjegjes per grushtin e shtetit(H.Prishtina,A.Pasha,Z.Dibra),ashtu edhe nga agjentet e shteteve te huaja.(Halit Lleshi e Hamit Toptani). A.Zogu,minister I Brendshem,rezistoi dhe arriti t’ia dale mbane kesaj kryengritje me pasoja shkaterrimtare per vendin.Ishte hera e dyte,pas asaj te dhjetorit 1921, qe ai vihej ne mbrojtje te ligjeshmerise dhe te stabilitetit te vendit.Kete te vertete e pohuan ministri britanik ne Shqiperi,Eyres dhe diplomate te tjere,te cilet e vleresuan ate si njeriun kryesor per stabilitetin e shtetit dhe vijueshmerine konstitucionale te tij.
Pas eleminimit te kesaj kryengritje dhe me tej,deri ne fund te vitit 1922,pas ardhjes se A.Zogut ne krye te qeverise (2 dhjetor 1922-25 shkurt 1924),stabiliteti I vendit u forcua.Kjo fitore u perforcua me zgjerimin e Statutit te Lushnjes.Bazat kushtetuese te shtetit u zhvilluan,duke rritur legjitimitetin e institucioneve te tij.Ligji dhe rendi kushtetues u vendosen edhe ne terren,ne nje shkalle qe nuk ishte njohur me pare.Kete fakt esencial e deshmojne gjithe dokumentet e kohes dhe shumica e studiuesve serioze.Gjate kesaj kohe u pergatit terreni dhe u shpallen zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese, e cila do te perforconte bazat e shtetit dhe stabilitetit te tij.
Ne prag te zgjedhjeve,qeveria e Zogut pesoi nje carje te re.Kundershtaret e tij planifikuan nje grusht shteti tjeter,asgjesimin e kryeministrit diten e 28 nentorit 1923.Zogu u informua per kete komplot.Duke pasur dhe keshillat e ministrit britanik Eyres,ai nuk ndoqi rrugen e eleminimit te komplotisteve,e cila mund te conte ne nje lufte vellavrasese.Ai ndoqi rrugen e kompromisit me ta,duke u lene kundershtareve kontrollin e Ministrise se Brendeshme.Ne kete menyre vendi shkoi ne zgjedhje,te cilat jane cilesuar korrekte dhe te drejta, edhe nga kundershtaret e A.Zogut.Partia e Zogut dhe ai vete propoganduan, gjate zgjedhjeve,nje sistem parlamentar si ai qe kishte dale nga Statuti i Lushnjes,duke vene theksin per nje shtet ligjor.
Zgjedhjet dhane nje rezultat te tille, ku asnjera pale nuk kishte shumicen e nevojshme per te formuar nje qeveri te forte.Opozita mbeti e zhgenjyer nga rezultati I zgjedhjeve dhe kaloi ne veprime radikale.Ndersa Zogu,permes aleancave politike,forcoi bashkepunimin ne Asamble me grupin e pavarur dhe formoi nje shumice parlamentare relativisht me solide.
Opozita ndermori hapin e pare drejt konfliktit.Avni Rustemi,njeri nga lideret e saj,organizoi dhe urdheroi atentatin kunder kryeministrit,ne shkallet e Parlamentit.(shkurt 1924).Situata u tensionua sa gati sa nuk degjeneroi ne konflikt brenda Parlamentit.Zogu ndihmoi ne kapercimin e saj,duke bere thirrje per qetesi dhe veprime ligjore.Ne shenje kompromisi ai dha doreheqjen dhe u zevendesua nga Sh.Verlaci.
Opozita,ne vend qe te terhiqej dhe te modelonte qendrimet e saj,i ashpersoi qendrimet e saj.Ne keto rrethana te tensionuara ndodhi vrasja e dy amerikaneve ne Mamurras.Opozita,pa pasur asnje argument,fajsoi Zogun.Shtytesit e asaj vrasje nuk u zbuluan kurre.Ajo mund te kishte origjina te ndryshme.Mund te kishte qene incident ordiner grabitesish,por mund te ishte nxitur edhe nga fqinjet veriore,te cilet punonin me zell,ne kete kohe,per te ndezur nje konflikt civil ne Shqiperi.
Shumica beri hapin e duhur,duke i ofruar opozites tre poste kryesore ne qeveri: ministrin e Financave,te cilin e zuri L.Gurakuqi,ministrin e Arsimit te cilin e mori perfaqesuesi i Komitetit te Kosoves dhe te ministrit te Mbrojtjes,i cili do te plotesohej pas negociatave me grupet e tjera te opozites.Kjo levizje ishte ne drejtimin e duhur,drejt stabilitetit dhe shuarjes se konfliktit,gje qe i ndihmonte rikthimit te normalitetit kushtetues ne vend.Segmentet radikale te opozites,me Nolin ne krye,e stigmatizuan kete hap kompromisi te shumices,duke ironizuar dhe vene ne loje Gurakuqin.
Opozita shfrytezoi per qellimet e saj vrasjen e Avni Rustemit.Ajo radikalizoi qendrimin e vet duke e kthyer kete ngjarje te rende ne shkak dhe motiv te fillimit te anarkise.U largua nga Asamblea Kushtetuese dhe leshoi kushtrimin per kryengritje.Me fillimin e kryengritjes,ku forca kryesore e saj ishte ushtria,u shkaterrua legjitimiteti e rendi kushtetues,ashtu dhe stabiliteti i vendit.Bashke me keto u shkaterrua edhe sistemi parlamentar,ne thelb demokratik,i caktuar me konsensus nga Statuti i Lushnjes dhe dokumenti i perkohshem kushtetues “Zgjerim i Statutit te Lushnjes”.Grupet e opozites ishin shkaktare kryesore te ketij rrenimi te rendit kushtetues.
Nisur nga keto rrethana historike,rikthimi I A.Zogut,ne dhjetor 1924,nga pikpamja konstitucionale,mund te vleresohet,me te drejte,nje triumf i Legalitetit apo rikthim i ligjshmerise,per keto arsye:1) U permbys nje qeveri e ardhur ne pushtet me dhune,qe kishte shkelur legjitimitetin dhe legalitetin e shtetit shqiptar. 2) Qeveria e Nolit nuk perfilli asnjerin prej institucioneve legale te vendit,si Asamblene Kushtetuese,Keshillin e Larte,etj.3) Kjo qeveri sfidoi edhe Statutin e Lushnjes dhe Zgjerimin e Bazave te ketij Statuti.4) Edhe pse erdhi ne pushtet ne menyre te jashteligjeshme dmth ilegale,ajo nuk deshi dhe nuk arriti ta legjitimonte qeverine me ane te zgjedhjeve te reja.5) Qeveria e perbere nga fraksione kundershtare me interesa te caktuara,krijoi anarki ne vend dhe ,nga ana tjeter,mori tiparet e nje diktature, por te fraksionuar brenda saj.
Per shkak te veprimeve te meparshme te opozites,per shkak te rolit te saj ne Kryengritjen e Qershorit,per shkak te karakterit ilegjitim e gabimeve te qeverise se Nolit, ai dhe qeveria e tij u vleresua nga Fuqite e Medha jo vetem si shkeles i legjitimitetit te shtetit shqiptar,por edhe si nje kercenim real per stabilitetin ne Shqiperi dhe ne Ballkan.
A.Zogu dhe shumica e Asamblese Kushtetuese qe e kishte perkrahur ate,per rolin qe kishte luajtur ne ngjarjet e lartpermendura,ne vitet 1920-1924,u pa si faktor themelor stabiliteti dhe njekohesisht si faktor legjitimiteti. Ai kishte qendruar gjithnje ne krah te ligjit dhe faktor kyc i stabilitetit.Duke vleresuar A.Zogun per keto qendrime, Fuqite e Medha dhe, ne radhe te pare, Britania e Madhe me influence ne Evrope dhe ne Ballkan,i dhane mbeshtetje atij dhe perkrahesve te tij si forca kryesore legale e stabilizuese e shtetit dhe vendit.Rikthimi i A.Zogut me 24 dhjetor 1924,i vertetoi keto pritshmeri.Ai vendosi shume shpejt rregullin, rendin dhe ligjin,duke rikthyer shumicen e Asamblese Kushtetuese dhe qeverine e permbysur me grusht shteti (qeveria e I.Vrionit).Me tej vijoi ndryshimet politike mbi baza legale.Shpartallimi ushtarak i opozites kryengritese dhe arratia e saj,nuk krijonin kushte per rikthimin e ketij sistemi.Ne situaten e re, u krijua nje sistem tjeter politik,mbi baza ligjore,me autoritarist,por,njekohesisht me i pershtatshem per stabilitetin e shtetit.
*Kumtese e mbajtur ne Tubimin perkujtimor te 39 Vjetorit te ndarjes nga jeta e Abaz Kupit-10 Janar 2015, Kew Garden New York

Filed Under: Histori Tagged With: 24 dhjetor 1924, Muharren Dezhgiu, Rrethanat historike, te vendosjes se Legalitetit ne Shqiperi

Loja e mëkatit

January 12, 2015 by dgreca

Vilhelme Vrana Haxhiraj*/
Ata të dy, Enkeli dhe Arlindi, të kënaqur dhe të lehtësuar se i dhanë fund sorollatjes së kërkimit, ndalën makinën. Ndërsa po kërkonin vend për të parkuar, papritur u afrua një djalë që ndoshta ishte roja i parkingut dhe i udhëzoi. Më parë i pyeti, nëse do të shkonin brenda apo vetëm ishin kalimthi. Si u sigurua se këta dy të rinj që për të ishin fytyra të reja të papara, i drejtoi tek biletaria.
Ajo që e habiti Arlindin, ishte çmimi i lartë i biletës së hyrjes.
-Pse këtu paguhet edhe për të hyrë në një bar?
-Ndoshta kanë ndonjë shfaqje të tipit kabare apo musical(mjuzikël -komedi muzikore apo music-hall (mjuzikhol-teatër muzikor – variete). E në raste të tilla veç pijeve apo kafesë, paguan për ta shijuar atë që luhet në skenë apo në një pod të rastit të sajuar.
-Enkel, mos harro se të tilla i kanë edhe pagat.
– Kudo në botë, qejfi paguhet shtrenjtë. Është pjesë e luksit të jetës. E di atë thënien “Pa hedhur paratë, nuk e dëgjon dot fyellin?”
-Jo vetëm atë, por di që kësaj i thonë edhe… “me para e me bela!” Jo më kotë gjuha jonë është e thellë, lidhur me domethënien e çdo fjale apo të shprehjeve frazologjike
-Uroj që të pajisesh dme dokumente ,atëherë do të flasim për çmimin e gjithçkaje këtu.
-Natyrisht që çmimet shkojnë paralel me të ardhurat mesatare. Ju të dy ndoshta merrni më pak se ata…, italianët, por shumë herë më tepër se në vendin tonë.
-As që bëhet fjalë. Unë dhe Vjollca pa siguracionet sepse na i mbajnë , marrim mbi tre milion lireta.
-Kurse mua dy milion lireta më bëri vetëm rruga me gomone. E mbi të gjitha nuk e kisha të sigurt se do të zbrisja gjallë apo edhe mund të më kthente policia. Kur e mendoj thellë, them se është çmenduri të marrësh një vendim të tillë që mund të të kushtjë jetën, se kush i qan paratë.
-Nuk thonë kotë: “Më parë të merrë mendtë, pastaj të merrë gjënë.”
-Por thonë edhe kështu: “Nëse nuk rrezikon apo nëse nuk sakrifikon, kurrë nuk fiton…”
-Pse ti mendon se jam i fituar?
-Si buka që ha…Përderisa kalove bregdetin dhe shkele në tokën italiane pa të ndalur kush, tani nuk të bezdis njeri. Vetëm po qe se gabon ose punon në punë të zeza si trafikim, grabitje, krime të ndryshme, atëherë ke shkelur ligjin. Njeriu këtu lind e rritet me rregulla dhe ligje. Nuk është nevoja t’i thuash se ky apo ai veprim është i ndaluar. Cilido që gabon e bën me dashje.
Me biletat në dorë ata hynë brenda. Ishin tejet të vëmendshëm në çdo hap që bënin, mes shikimeve zhbiruese dhe të dyshimta të rojeve të Barit, hynë brenda. Qysh atje në holl, pas shumë pyetjesh nëse ishin anëtarë apo jo të të atij Bari me emër të lakmuar, i drejtuan për të hyrë brenda. Rruga që nga porta, nëpër korridor e deri në sallën e madhe, atyre iu duk si një labirint ku jetonte djalli. Nën tingujt acarues të një muzike shurdhuese, përshkuan sallën me kujdes të veçantë dhe duke i bërë sytë katër, vështronin sa andej- këtej për mos të qenë preh e ndonjë kurthi. U drejtuan atje ku klithmat dhe ulërimat jo normale, ishin jo njerëzore, por shtazarake. Pasi panë e kontrolluan me kujdes ambientin përreth, u ulën në një tavolinë pranë podiumit të rrumbullakët, ku kërcente gjysëm e zalisur e duke u përdredhur rreth shtyllës, një femër nudo. Aty në atë ambient të paskrupullt e të ndotur striptizmi, fliste e vërteta lakuriqe, e fshehur pas fasadës verbuese të një realiteti fars. Në atë lakuriqësi të neveritshme vihej re shumë dhembje, pasojë e një dhune fizike, morale dhe psikike.Burra të moshave të ndryshme me sy të shqyer, duke u kapërditur dhe jargavitur, të eksituar kalonin në ekstazë prej pijeve të shtrenjta ekzotike që i çonin në botën e ëndrrave , natyrisht jashtë çdo lloj realiteti. Të dy të sapoardhurit kishin ngelur të shtangur aq sa nuk dëgjonin kamerieren, e cila ishte gati-gati e zhveshur që për pak desh u përplasi gjokset lakuriq në turinj. Kur aroma e parfumit të rëndë, që përdoret në vende të tilla ku bëhet qejf i shfrenuar, iu përplas në hund, u kujtuan të jepnin porosinë, pasi e matën atë nga këmbët e deri te fundfijet e flokëve.
-Signori, avete qualcosa?
-No,no…,niente…
-Ma…,perché mi vederti cosi? Forse assomiglia con qualcuno?
-La signorina bella, l’occhio non è vietato?! Ci ha ricordato come angelo o fata, che venite da un mondo diverso, forse dallo spazio?! Sei così bella come una ninfa … Pertanto nessuno non si può chiudere gli occhi di fronte a una tale bellezza. Per favore perdonaci di nuovo per il disturbo!- parlavano loro insieme.
-Si prega di un doppio scotch con ghiaccio, -chiese Arlindi.
-Lo stesso vale anche per me – ha incontrato Enkeli.
( -Zotërinjë, kishit ndonjë gjë ?
-Jo,jo…,asgjë
-Po përse shikoni ashtu?
-Zonjushë e bukur, syri nuk është i ndaluar?! Ne kujtuam sikur ishe engjëll apo Zanë, që ke ardhur nga një botë tjetër, ndoshta nga hapësira. Je kaq e bukur si një hyjneshë… Ndaj askush nuk mund t’i mbyllë sytë para një bukurie të tillë . Sërishmi, na falni për shqetësimin!- folën të dy duke vështruar njëri-tjetrin.
-Ju lutem një dopio scotch (skoç) me akull, – kërkoi Arlindi.
-Të njëjtën edhe për mua,- plotësoi Enkeli.
Vajza thuajse lakuriqe u largua duke tudur vithet, kurse ata të dy sikur ishin në një mendje…Por më i zhgënjyeri ishte Arlindi që sapo kishte zbritur në Itali.“Kjo qenka bota që aq shumë kishim ëndërruar?! Po sikur kjo vajza që kacavaret në tub të jetë shqiptare?! Nuk e njoh, jo…Cila do qoftë, edhe armikja ime, është njeri. Nëse një femër kërkon të mbrohet, mos ia kurse ndihmën. Oh, sa shumë më dhembka për të…”-logjikonte secili më vete mes një rënkimi të mbytur. Gjithsesi ata të dy nuk e humbën torruan, por vazhdonin të kërkonim me sy nënën e djalit, sipas një fotografie që mbante vogëlushi , të cilën e kishin marrë me vete.
-Të lutem shikoje me vëmendje? Nuk e dallon? Se ç’ka në vështrimin e saj,- pyeti befas Arlindi që kërkonte të zhbironte vajzën lakuriqe, mbi trupin e së cilës ishte vetëm një rrip tanga vezulluese.
“Ai trup i skalitur si piktura e Botiçelit, “Rilindja e Venerës” (Rinascere di Venere), ajo lakuriqësi i siell ndërmend Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit kujtdo që e ka lexuar. Jam i ri për të gjykuar thellë, gjithsesi jam mëse i bindur se lakuriqësia femërore nuk ka qenë pjellë e fantazisë, as trill apo tekë e piktorit, skulptorit dhe shkrimtarit ose filozofit të cilët e kanë paraqitur me detaje që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Mendoj se ka qenë pasqyrim i një realiteti të dhunshëm, jashtë çdo norme morale, ku në syrin e artdashësit përçmimi ndaj femrës. Ndoshta duke e paraqitur në këtë mënyrë, të zhveshur, ata kanë dashur të tregojnë se edhe pse me një bukuri mahnitëse që shkon deri në magjepsje, një mrekulli tej së përkryerës, me seksin delikat meshkujt, të fuqishmit mund të bëjnë ç’të duan. Këto vepra arti që i përkasin nudizmit, a nuk janë një thirrje ,një apel për shoqërinë, se sado ta zhveshin femrën, kurrë nuk mund ta zhveshin shirtërisht dhe mendëlrisht. Pikërisht aty qëndron edhe bukuria, jo te përulja e saj,por në bukurinë e shpirtit, të cilin nuk ia zhbirojnë dot që ta përdhosin. Edhe kjo vajzë si një skulpturë e mesjetës duket e mjerë , e pafajshme. Ndryshe janë dy vajzat e tjera. Sjellja e tyre vulgare nuk reflekton asgjë të mirë por pështjellim dhe neveri….”- mendonte Arlindi teksa i drejtohej shokut.
-Për kë e ke fjalën?
-Kërcimtarja pra…nuk di se ç’ka në gjithë qenien e saj? Ka një shikim të zbrazët dhe mjeran, sikur nuk jeton këtu. Duket shumë e pikëlluar.
-Kush e ka detyruar të kërcejë nudo? Natyrisht që i pëlqen lakuriqësia. Kush lakmon qejfin e shfrenuar, jetë pa kokëçarje, veshje dhe paratë, humbet çdo vlerë si qenie njerëzore..
-Askush s’e di cila është arsyeja që ajo gjendet këtu… As ti dhe as unë nuk e dimë të vërtetën rreth saj, ndaj nuk duhet ta paragjykojmë. Nuk e kemi këtë të drejtë. Pa e njohur, pa e ditur se çfarë e ka detyruar të punojë aty, nuk duhet folurpara kohe.
Atë kohë një mjekërcjap me një të kërcyer u ngjit sipër. U drejtua nga ajo dhe iu afrua ta puthte… Dy nga ata të sigurisë së lokalit e larguan, por ai ngulte këmbë. Atëhere e hoqën zvarrë. Kur vunë re se ai s’hiqte dorë, e nxorën jashtë me dhunë. Deri aty mbërrinin britmat e tij: “ Kam paguar jo vetëm për kërcimin por edhe të kaloj natën me të…Qejfin që e blej me para, nuk ka të drejtë askush të ma mohojë. Do të ma paguani shtrenjtë këtë sjellje të dhunshme dhe mohuese.”- çirrej, por më kot.
-Ma jep fotografinë se do të pyes dikë. Ndoshta e njeh dikush,-nuk iu durua më shokut . U kthye shumë shpejt, madje para çdo parashikimi.
-Bëre gjë?- pyeta gjithë ankth.
-S’ka portë që s’e hap paraja, miku im. Ti a nuk e çave detin me para? Të gjithë ne që emigruam, kemi bërë urë në det. Ty dhe mua nuk na pëlqen, por fatkeqësisht ishte ajo që po kërcente.
-Kush, kush ishte ajo?
-Është pikërisht ajo që po kërkojmë ne, Arlind. E ëma e djalit që erdhi të gjejë nënën…është ajo, një striptiste, një lavire që shet veten. Bëmë gabim që erdhëm pa pasur asnjë të dhënë për të.
Nga fjalët e tij ai ngeli pa gojë. Ishte hutuar aq shumë sa nuk donte ta besonte, pavarësisht se ishte një realitet i pamohueshëm, që s’e kundërshtonte dot as ai dhe askush tjetër.
-Jo, jo…S’ka mundësi…A mund të degradohet një grua, një nënë e aq më tepër një femër shqiptare deri në këtë masë, sa të reklamojë hiret trupore, që janë pronë e saj dhe e drejta që t’i shijojë, është vetëm e të dashurit të saj. Vetëm atij që e do me shpirt dhe zemër, burrit që i beson gjithçka,,me të cilin do të ndërtojë një të ardhme, ka të drejtë ta shijojë atë lakuriqësi, – belbëzonte ai hidhur. I vinte keq për të, sikur ajo ishte një njeri i i njohur, apo një e afërme e tij. “Çudi! Edhe raca, gjuha apo kombësia të lidhë me dikë që, megjithëse nuk e ke parë e takuar kurrë dhe çuditërisht ndjen mall apo dhembje për të…Ndoshta është një ndjesi vetëm e jona. Për ne shqiptarët e mirëfilltë familja ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë, e paprekur. Kombi hedh rrënjë në familje…,ndaj ajo ruhet e paprekshme, ashtu si dhe kombi.”
-Arlind, çfarë ke? Më duket se nuk më beson. Mos kujto se jam indiferent. Edhe mua më dhemb po aq sa ty… Vajza që pyeta, ishte mikja e saj.
-Enkel, tani i besoj mediat, që kronikat e zeza i kanë prë shqiptarët. Ndoshta jo qind përqind, por e vërteta qenka tejet e hidhur për ta besuar. Pavarësisht se nuk pranohet nga njerëzit që ruajnë zakonet dhe traditat, por realiteti me gjithë ngjyrat, format dhe përmasat e tij në botën e egër të mbijetesës është më se i prekshëm, i pashmangshëm.
-Mos i beso të gjitha ato që thuhen në media. Janë politikë e ndyrë e segmenteve të caktuara për të përdhosur imazhin për ne dhe vendin tonë. Duke akuzuar, ruajnë pozitat e tyre fitimprurëse, dhe nuk ngjallin dyshime se trafiku i qenieve njerëzore është i organizuar. Besomë se është për të tërhequr vëmendjen nga ato fenomene që duhen luftuar. Të padisësh krimin, ndërkohë që e organizon vet, do të thotë të flasësh me gjuhën e korrupsionit
-Më vjen keq për të birin. Bëri gjithë atë rrugë, që mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë dhe së fundi do të zhgënjehet. Sa me ankth e ka pritur takimin me nënën! O Zot, më jep pak mend që të gjej një mënyrë për të mos e lënduar shpirtin e atij filizi të njomë.
-Unë nuk di si ka mbërritur deri aty. Them se këtë fat, ndoshta dhe më keq, kanë pasur gjithë ata apo ato që u gjendën në rrugën e madhe, – e shfajësoi shoku, duke ndërruar mendim.
Mbaruan skoçin, shlyen detyrimin dhe kaluan nga hyrja anësore, ku duhej t’i priste ajo.
Një ngjyrë e purpurtë si e avullt, që ngjante me një mjegullnajë, i detyroi të ecnin me kujdes, deri sa të ambientoheshin me gjysëmerrësirën mes përshkënditjes së flakëve të djallit. Prisnin në ankth, ku çdo sekondë të duket një shekull. Kishin ngelur të shtangur nga ato korridore e kthina misterioze, me efektet që japin ngjyrat e ferrit, të cilat u kallnin datën atyre që janë meshkuj. Po ato që janë femra si ia bëjnë vallë?!
Kishin ngelur në pritje të ethëshme dhe për fat të keq asnjë portë nuk dukej të hapej. Para tyre ishte një minibar plot pasqyra dhe qelqurina që shndrisnin nën efektet e dritëhijeve të atij Bari të molepsur.
“Mos vallë e gjithë kjo heshtje ishte një mashtrim?! Ndoshta…ndoshta…”-mendonte Arlindi në ankth, sikur donte të ritakonte një motër a një të afërme që kishte dalë nga rruga e Zotit. Gjithsesi ciladoqoftë ajo, ishte një bijë nëne, ishte një nënë, që ai donte ta ndihmonte për të dalë nga bataku ku e kishte zhytur fati. Por në një çast të vetëm, u shua shpresa për të bërë diçka me vlerë. E kuptuan se pritja ishte e kotë dhe nuk kishin gabuar.
Në sekondë sikur mbiu nga dheu një burrë i pispillosur , i cili nuk i vuri re fare. Pa trokitur ai hyri në derën përballë, që të linte përshtypjen se ishte vazhdimësi e faqes së murit, të cilën ata nuk kishin për ta dalluar kurrë. Enkelit i dukej sikur ishte ai fajtori që nuk realizuan dot takimin me të. Heshtja e tij ngjante si një ndjesë për zhgënjimin që pësoi shoku. Me mendime të trishta dhe tejet të lodhur, dolën nga ai Bar nate, të tronditur dhe të habitur sa më s’bëhet. Ishin tejet të dëshpëruar dhe secili në hamendësitë e tij, vazhduan rrugën me makinë të trishtuar, pa folur dhe me shpresa të humbura për t’ia realizuar ëndrrën atij fëmije…

***
Ishte gati në të aguar kur hynë në shtëpi. Edhe pse u kujdesën për të mos bërë zhurmë, të dy burrat në korridor u ndeshën me sytë e skuqur e të ethshëm të Jonidit, i cili ngaqë bënte një gjumë të trazuar, u ngrit i tromaksur. Vogëlushi përherë qëndronte në ankth të takimit të shumëpritur me nënën. I gjori djalë! Kujtonte se e ëma bënte një punë të zakonshme dhe do të ishte e lirë në çdo orë të ditës apo të natës për të, por…Ishte mëse i bindur, ndaj nuk i shqiste sytë nga dera se mos e ëma ishte pas tyre. Kur u mbyll porta dhe pas tyre nuk kishte tjetër njeri…, atëherë rënkoi thellë dhe lëshoi krahët i pafuqishëm. Koka iu var në gjoks, si bari i kositur, i dëshpëruar si një jetim, u plandos në divan dhe nisi të dëneste pa pushim.
Të zotët e shtëpisë dhe Arlindi u kujdesën që të qetësohej. Iu betuan se do ta gjenin nënën e tij. Më pas me një çaj kamomili e me shumë vështirësie e vunë në gjumë.
Arlindi, hoqi vetëm këpucët dhe u shtri ashtu siç ishte, i veshur, me mendimin e të qenit i gatshëm për çdo rast. Ishte turbulluar aq shumë nga sa pa atje në atë skenë, ku virtyti femëror nuk njihej më si i qenësishëm, madje morali nuk ekzistonte më si koncept. Ishte një fjalë e dalë nga fjalori, se përdorimi i saj shkaktonte neveri në mendjet e kohës së përdalë. Sipas tyre, ajo fjalë e dalë jashtë mode, prishte shkëlqimin verbues të fasadës së jetës moderne. Bukuria e saj si një magnet, a si me magji, tërhiqte gjithë ata që kërkonin të bënin një jetë luksoze, ose një jetë të shfrenuar apo të dyzuar, larg realitetit familjar. Ndërsa përpiqej të mbyllte sytë së paku ato katër a pesë orë, ndjente shqetësimin e të vogëlit, i cili rrotullohej sa andej- këtej, duke bërë një gjumë të shqetësuar si çdo fëmijë, të cilit i ka munguar dashuria, ngrohtësia dhe kujdesi i nënës. Ndërsa e vështronte me admirim atë fëmijë thellësisht të tronditur, që kërkonte të vinte në vend një të drejtë legjitime, që Zoti ia kishte falur me bollëk sapo hapi sytë dhe në atmosferën e dhomës u shpërnda e qara e parë e tij foshnjarake, në tru i galoponin lloj-lloj mendimesh…Ai e dinte mirë, edhe pse ishte zot i vetes, nuk ka asgjë në botë që të zëvendësojë dashurinë e nënës.
“Sa fëmijë i ndjeshëm është. Pas gjithë atij udhëtimi të llahtarshëm në det e në të ftohtë, ai duhej të flinte me orë të tëra. Është fëmijë i mrekullueshëm, pasi një tjetër në moshën e tij, nuk do të ndërmerrte një rrugë të tillë plot rreziqe. Është e vështirë për të rriturit dhe jo më për fëmijët. Emigrimi është një udhëkryq i madh, ku i rrituri nuk është në gjendje të vendosë se ç’drejtim do të marrë. Po një fëmijë?! Çuditërisht ka diçka të veçantë në qenien e tij. Ngjan si një djalë i madh që ka ndjenjën e përgjegjësisë. Mungesa e prindit e ka rritur para kohe. Një fëmijë i tillë do të ishte fat, mbarësi për familjen, së cilës do t’i sillte lumturi, por…mjerë kush e lindi?!
Eh, fat i mbrapsht që një fëmijë të pafajshëm e lë jetim me nënë gjallë. Zot, vur dorën në zemër për fëmijët që të mos marrin rrugët e përbaltura të kësaj bote të rreme! Mos lejo që të bëhen preh e krimit, e dhunës, e trafikimit dhe e drogës, Mos i ndaj nga prindërit, mos ua moho dashurinë e nënës, e cila i rrit ata…!Duhet ta kërkoj me se s’bën atë grua…Betohem në këtë natë të qetë, se për hir të këtij djali do të bëj të pamundurën, deri sa ta gjej…”- mendonte Arlindi me duart nën kokë, me shikimin zhytur në gjysëmerrësirën e dhomës. Dukej se aty, në atë hapësirë, do të gjente përgjigjen e së vërtetës. I lodhur nga ndodhitë e ngjeshura të tri-katër ditëve të fundit, që nuk e kishin lenë të merrte frymë, ishte ditë kur e zuri gjumi, një gjumë i rëndë, gjithë ankth dhe me ëndrra.
Ishte vonë kur u zgjua. U ligështua sepse u ndje në faj ngaqë të zotët e shtëpisë, kishin shkuar në punë. Mbi komodinë vuri re një copë letër, që e kishte lënë Enkeli. E sqaronte : “Arlind, na fal që u larguam pa ju përshëndetur, por duhej të shkonim në punë. Ua kemi lenë të gjitha gati për mëngjes. Mund të dilni me vogëlushin në park,veçse tregohuni të kujdesshëm për të mos rënë në sy të policisë. Nuk duhet të ngjallni dyshime ndër banorët, se si kudo, edhe këtu pyll pa derra nuk ka.Megjithëse të them atë që duhet, të vërtetën, këtu vepron ligji. Ndaj
kujdesu që të mos i lejoni vetes afrimitet me askënd. “Shoqëruesi” i djalit është larguar pas një telefonate dhe tashmë është tek një i afërmi i tij. Kur të kthehemi nga puna, do të vazhdojmë kërkimin e nënës së Jonidit. Kalofshi mirë? Mirë u pafshim pasdite! Vjollca dhe Enkeli.”
Arlindi dhe Jonidi ishin bujtës në shtëpinë e tyre. Nuk duhet harruar se edhe familja mikpritëse, si dhe ata, ishte emigrante, së cilës nuk duhej prishur punë. Ndaj menjëherë pas mëngjesit, ata vepruan sipas këshillave të të zotërve të shtëpisë. U kujdesën që të mos afrohen me askënd. Arlindi nuk i njihte ligjet e Italisë, por ai u kujtua se duhej ta kshillote vogëlushin, se nëse e pyeste dikush, atë duhej ta thërriste baba. Nga që nuk kishte shumë besim, vendosi të ktheheshin shpejt në shtëpi. I bleu Jonidit disa ëmbëlsira që pëlqejnë fëmijët dhe disa ushqime gjysmë të gatshme për drekë. Ndërsa po ktheheshin, u gjendën para një vitrine ku reklamoheshin veshje fëmijësh. Hyn brenda dhe kërkuan ndihmën e një gruaje të re që shërbente në dyqan. Me gjuhën nuk ishte keq, si gjithë qytetarët e bregdetit shqiptar që e njohin disi italishten. Me ndihmën e saj, Arlindi bleu gjithë gjërat e nevojshme. Me një veshje si fëmijët e tyre, vogëlushi nuk ngjallte dyshim tek askush. Ndihej i lumtur që po bënte diçka të vogël për një fëmijë në nevojë. Donte të shkonte në supermarket, por, që të mos rrezikonte, nuk hyri fare. U kthyen në shtëpinë ku bujtnin.
Në orën shtatëmbëdhjetë çifti u kthye në shtëpi bashkë me të dy djemtë. I madhi ishte në shkollë, kurse i vogli ishte parashkollor, ose shkolla materna, siç quhet atje.
-Nuk mërzitesh nëse shlodhem e qetësohem sadopak?
-Enkel, po më bën me turp. Jam unë ai që duhet të ndihem në faj e të të kërkoj ndjesë, pasi po ta rrëmbej atë pak kohë të lirë që të ngelet. Nuk je i detyruar të kushtëzohesh nga unë. Të lutem, vazhdo detyrat e tua si baba dhe bashkëshort.
-Më vjen keq, se unë ta sugjerova vet. E nisëm bashkë dhe të dy do të bëjmë diçka për të gjorin djalë. Unë jam baba dhe e di se ç’do të thotë për një fëmijë të jetë në mëshirën e fatit, në rrugën e madhe. Nëse asaj nuk i intereson i biri, do ta mbaj unë. Do të shkoj në qendrën sociale dhe do ta birësoj me rrugë ligjore. Aty ku hanë e flenë fëmijët e mi, aty të hajë e të rritet edhe ai. Sa të shlodhem pak dhe do të dalim.
-Po qe për mua, merr gjithë kohën që të nevojitet…
-Nuk do ta pimë një kafe?- ndërhyri Vjollca.
-Patjetër, zemër…
-Arlind, kur na vjen ndonjë nga matanë detit, ne e kemi festë, se na sjell aromë Shqipërie, – u shpreh bashkëshortja e Enkelit kur solli kafetë, shoqëruar me disa lloj biskotash, të cilat i pëlqyen mysafirit.
-Qenkan shumë të mira…
-Kuzhina italjane është e pasur, veçanërisht produktet me mjell gruri. Në kuzhinë bëjnë përjashtim banorët e Italisë së jugut që janë mjeshtra të vërtetë në gatim.
Ishte vonë kur dolëm nga shtëpia për të shkuar te Bar “Angeli”. U lodhëm duke pritur. Gjithashtu shpenzuam kohën dhe të holla dhe nuk fituam gjë. U kthyem në shtëpi akoma më të dëshpëruar se natën e shkuar. Të njëjtën rrugë e bëmë shumë ditë. Së fundmi takuam një të njohurin e Enkelit, italian, i cili quhej Aldo. Ishte njeri i besuar që kishte ndihmuar Enkelin, në fillim kur sapo kishte mbërritur si emigrant. Fal mirësisë së tij u pajis me dokumenta.
Në bisedë e sipër i kërkuan mendim se si mund të vepronin për të ndihmuar djalin që kishte nisur një rrugë të vështirë, vetëm për të gjetur nënën., e cila kishte përfunduar në një të ashtuquajtur Bar “Angeli”, por që mesa kishin vërejtur, ishte një shtëpi publike, ligjërisht e pa deklaruar. Për fat ai ishte njeri i ligjit, punonte në një Qendër Sociale dhe i njihte vështirësitë nëse ata spikateshin nga tutorët e gruas që punonte në një lokal nate, ku bëhen gjithë të pabërat dhe veprimet më të zeza.
-Fillimisht nuk duhet të ngjallni dyshime tek pronari dhe punonjësit e shërbimit, pasi ata kanë katër sy, jo dy… Në fund të fundit është detyra e tyre. Pasi paguhen vetëm për të bërë rolin e qenit besnik, madje vlerësohen mjaft mirë krahasuar me ata që punojnë sipas ligjeve. Në të kundërt, nëse ndodh që largohet ndonjëra nga vajzat, ata ndëshkohen rëndë…Di që sigurinë e kanë të shkallës më të lartë…Duhet pak kohë, aq sa ju zoti Arlind, të krijoni përshtypjen e një klienti të rregullt që nuk ka synime të tjera veç kënaqësisë. Kur ta kesh krijuar besimin, joshe personin që të intereson me para. Më vonë kur je i bindur se ke rritur besueshmërinë e tyre, do të kërkosh të kalosh në intimitet me të. Edhe marrëdhënia me të nuk e liron dot gruan nga prangat e skllavërisë. Duhet të kërkosh ndihmën e policisë…
-Këtë duhet ta bëj unë,- u përgjigj i pari Enkeli.
-Pse ti dhe jo Arlindi?- pyeti Aldo i çuditur.
-Pasi ai ka pak kohë në Itali…
-Mos do të thuash që nuk ka mundësinë e lëvizjes së lirë…, -e kuptoi përse bëhej fjalë. –Je në punë?
-Jo…
-Atëherë po të rekomandoj te një miku im, që të nisësh punë. Sa të kalosh disa ditë i punësuar, unë do të përpiqem të të përgatis dokumentat.
-Nuk di se si do t’ua shpërblejë këtë të mirë. Do të jem përherë mirënjohës ndaj jush.
-Falendero veten për misionin që ke nisur, apo ke ndërmend ta kryesh. Të japësh ndihmesën për të zhdukur një qendër prostitucioni, ke shumë përparësi në marrjen e kartës së soxhiornos. Ndërkohë ai bisedoi me dikë në telefon. Pasi falenderoi personin , iu drejtua Arlindit: -Nesër shko në këtë adresë ku do të fillosh punë. Me të tjerat merrem unë.
Në atë çast iu duk sikur bota u rrotullua dhe në qendër të saj ishte ai, Arlindi. Iu duk e pabesueshme që të fillonte punë aq shpejt dhe mrekullia, që ai nuk donte ta besonte, pasi nuk i pëlqente ta prishte magjinë dhe të gëzohej para kohe. “Më duket herët të lumturohem për pajisjen me dokumenta. Po pres.., ndoshta ndodh mrekullia, kushedi? Kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend se mërgimi im i paplanifikuar ,do të kishte këtë rrjedhojë… ,”-e falenderoi me gjithë shpirt, zotin Aldo për ndihmën e jashtëzakonshme që po i jepte.
-Zotëri, në njëfarë mënyre ju po më ndihmoni mua në profesionin tim.
-Ndoshta , ndoshta ju e dini…Por ju lutem, më thërrisni thjesht, Arlind.
Të nesërmen u paraqit në adresën e dhënë nga zoti Aldo.
-Nëse dëshiron mund të fillosh që sot, natyrisht po qe se nuk ke pretendime,- i tha pronari.
-Zotëri, unë kam nevojë , ndaj pranoj çdo lloj pune.
-Kështu më pëlqen. Ti do të punosh punëtor në një magazinë ushqimore, në ngarkim- shkarkimin e produkteve të ndryshme nga makinat.
-Ju faleminderit! Do të filloj qysh tani…Cili është orari?
Kur u kthye në shtëpinë e Enkelit thuajse në të njëjtën kohë me ta, ata u gëzuan shumë.
-Si duket djali ishte fati im që emigrova dhe përsëri zgjidhja e problemit të tij, më ndihmoi për të nisur punë. Ndoshta më ecën që të pajisem edhe me dokumenta.
-Zoti Aldo punon në zyrën e emigarcionit të një Qendre Sociale, ndaj jam i bindur se do të të ndihmojë.
Fjala e Enkelit për të ardhmen e tij në qytet, e vuri para përgjegjësisë.“Kam ditë që banoj këtu me një fëmijë, me të cilin s’më lidh asgjë, dhe kjo fal bujarisë së tyre. Por edhe mikpritja apo mirësia e kanë një kufi. Duhet të largohem me çdo kusht…”- mendonte, por nuk dinte se si do të gjente një zgjidhje.
Puna e parë që do të bënte duhej të kërkonte një shtëpi. E bisedoi me dikë, me atë që punonte. Ishte një i ri shqiptar, që ende nuk kishte bërë bashkimin familjar. Kishte një apartament me dy dhoma dhe një kuzhinë. Meqë shpenzimi ishte i madh për një njeri të vetëm, i ofroi Arlindit strehë dhe shpenzimet do t’i ndanin bashkë. Kjo ishte një zgjidhje e domosdoshme se u bënë javë që banonte në shtëpinë e Enkelit. Vogëlushin e la tek ata, të cilët u detyruan të punin me dy turne për të mos e lënë atë vetëm. Pasi u transferua në shtëpinë tjetër, kjo nuk e ndau nga familja e Enkelit, të cilëve u ishte mirënjohës. Madje kur mori rrogën eparë, ai u bleu dhurata, dolën bashkë e thuajse nuk i ngeli asgjë. Puna nuk epengonte që të arrinte synimin e tij. Kështu ndodh me ata që janë për së mbari.
Arlindi punonte, shlodhej dhe vazhdonte përpjekjet për realizimin e qëllimit të tij. Hera- herës shkonte edhe Enkeli me të. Këshillat e Aldos, i shërbyen shumë. Duke e vizituar vazhdimisht Bar “Angeli”, u njoh , u miqësua dhe krijoi besim tek personeli i shërbimit si njeri i rregullt, që kërkon të kalojë kohën e lirë. Ndoshta tani, pasi kishin kaluar disa kohë, duhej të vepronte. Atë që duhej të ndodhte ,ia kishte lënë intuitës dhe fatit…Ku i dihet fatit…?!
* fragmenti i III-të nga romani

Filed Under: Kulture

Saimir Kumbaro: Ligji për kinematografinë na ka kthyer në “lypsa “

January 12, 2015 by dgreca

-Ai ligj është për vendet që kanë prodhimtari të madhe/
– Futja në lojë e producentëve të huaj cenon buxhetin e filmit/
– Shqipëria është një vend i vogël por me superprodhim regjisorësh/
– Shumë filma të regjimit nuk realizohen sot, si për nga vlerat estetike po ashtu edhe nga ato educative/
– Roli i producentit do qe më mirë të kryhej nga vetë QKK/
– Ministria e Kulturës duhet të bashkëpunojë për gjetjen e formulave të reja në rritjen e cilësisë së artit/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Problemet e teatrit dhe të filmit shqiptar s’kanë të sosur. Mund të themi se filmografia shqiptare ndodhet në kolaps të plotë. Nga 14 filma artistikë që prodhoheshin mesatarisht çdo vit në periudhën e komunizmit, sot nuk prodhohen as dy filma, madje dhe me metrazh të shkurtër. Për më tej ligji i kinematografisë i miratuar së fundi, sipas regjisorit Saimir Kumbaro, është për vendet që kanë prodhimtari të madhe dhe jo për Shqipërinë e vogël. Nga ana tjetër në vitet e demokracisë në përgatitjen e regjisorëve të rinj nuk ka planifikim dhe nga auditorët e Universitetit të Arteve dalin shumë regjisorë të rinj, që nuk përputhen me tregun shqiptar tejet të mbingopur me regjisorë. Sot duhen politika të reja për kinematografinë, duhen politika të specifikuara nga Ministria e Kulturës e cila duhet të bashkëpunojë për gjetjen e formulave të reja në rritjen e cilësisë së artit.

Si do ta cilësonit ligjin për kinematografinë?
Për mua ligji për kinematografinë lë shumë për të dëshiruar. Ai ligj është për vendet që kanë prodhimtari të madhe. Shqipëria është një vend i vogël por me superprodhim regjisorësh. Mjafton të përmend faktin se gjatë tranzicionit frymëmarrës, kanë dalë mbi 90 regjisorë filmi dhe teatri nga Universiteti i Arteve dhe Marubi, flet vetë. Ç’ bëjnë ata sot. Sa prej tyre janë aktivë në fushat e tyre? Ministria e Kulturës duhet ta shohë seriozisht ligjin për kinematografinë. Te kuptohemi, nuk jam kundër bashkëprodhimeve me të huajt, por futja në lojë e producentëve cenon buxhetin e filmit.

Le të kthehemi në kohë?
Dikur ish Kinostudio prodhonte rreth 12-14 filma në vit, pa përmendur dokumentarët, kronikalet dhe filmat vizatimorë. Krijuesit, të gjitha energjitë i përqendronin te cilësia e filmit. Sot është ndryshe. Sapo marrin buxhetin, e gjithë vëmendja përqendrohet te motoja “Çfarë dhe sa do fitoj unë si skenarist, regjisor dhe producent?” Sot producent është kushdo. Ai është edhe skenarist edhe regjisor. Mua me kujton kjo gjë atë që në Itali e quanin “Agensia tutto fare”. Agjenci që i bën te gjitha. Ai që i bën te gjitha nuk i bën mirë të gjitha. Mendoj se roli i producentit do qe më mirë të kryhej nga vete QKK, e cila të përcaktonte edhe honoraret për ç’do zë si producenti ekzekutiv, skenaristi, regjisori, kamera e kështu me radhe. Kjo do ia lehtësonte shumë punën krijuesit. Ligji për kinematografinë na ka kthyer në “lypsa ” .
Po për cilësinë e filmave?
Po të kthejmë kokën prapa do vëmë re se filma si “Lulëkuqe mbi mure”, “Shtigje Lufte”, “Kapedani”, “Çifti i lumtur”, “Guna përmbi tela”, “Rrugë të bardha” e shumë e shumë të tjerë nuk realizohen sot si për nga vlerat estetike po ashtu edhe nga ato edukative. Përjashtoj këtu anën propagandistike. Përfundimisht mendoj se drejtuesit e Ministrisë së Kulturës duhet të bashkëpunojnë për gjetjen e formulave të reja në rritjen e cilësisë së artit të shtatë po ashtu edhe teatrit. Një formule e re do ti jepte edhe më shumë frymëmarrje të rinjve të talentuar.

Problemet e filmit shqiptar:

1. Në 8 vitet e fundit të dy kryetarët e njëpasnjëshëm, kanë futur në prodhim, jashtë çdo mundësie financiare, një sërë projektesh që e tejkalonin mbulimin vjetor të buxhetit disa herë. Kjo ka bërë që Qendra e filmit me buxhetin e saj vjetor të mbulojë tashmë filma të aprovuar disa vite më parë dhe ta bëjë tashmë atë një Qendër inekzistente. Nuk ka buxhet të financojë filma të rinj dhe artificialisht financon zhvillime projektesh me shuma simbolike, sa për të thënë që punohet. Do të duhen dy apo tre vjet që buxheti i saj të bëhet i aftë të financojë filma të rinj.
2. Filmat e paktë të prodhuar për shkak të cilësisë nuk kanë shikueshmëri dhe nuk arrijnë të rrinë dot në kinema as dy tre ditë, duke mos pasur shikueshmëri nga spektatori shqiptar. As që bëhet fjalë të rimbursojnë nga biletat as një të njëmijtën e buxhetit të akorduar.
3. Marrja e disa çmimeve ne festivale të ndryshëm, shpesh e trumbetuar si një sukses i madh, nuk është një tregues për faktin e thjeshtë se janë festivale të kategorisë jo prestigjioze. Nuk duhet harruar se numri i festivaleve për kinematografinë sot në botë shkon në disa qindra dhe depërtimi, qofte edhe me ndonjë çmim në to, nuk përbën një tregues bindës. E vetmja dëshmi e sigurt e suksesit të një filmi mbetet numri spektatorëve në kinematë vendase, qoftë edhe pse janë të pakta në numër, me përjashtim të Tiranës që ka kinema të mjaftueshme për filmin.
4. Tematika e filmave shqiptarë le shumë për të dëshiruar sidomos me mungesën e trajtimit të temave të ditës ku spektatori do të gjente jetën e tij. Por edhe temat jo të ditës vuajnë nga fragmentarizmi, ritmi dhe dialogu i dobët.

Filed Under: Interviste Tagged With: Ligji per kinematorgrafine, Saimir Kumbaro

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT