• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2015

Shpërngulja masive,- vepër e mafiozëve, bandave, kriminelëve, kumbarëve të Serbisë

February 3, 2015 by dgreca

*Ikjen e përditshme te qytetarëve te Kosoves po rrezikon substancën kombëtare. Qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë me grupet e saj mafioze! Nëse dikush duhet të ikë nga Kosova , njëherë e përgjithmonë janë kriminelet, bandat,hajnat dhe kumbarët e Serbisë! Pushtetarët tanë janë ata që duhet t‘i thonë lamtumirë Kosovës për të mos u kthyer kurrë më… Zbrazja po vazhdon pas 16 vite”Çlirim” e pas 8 vite “Pavarësi” me plotë vuajtje.Kosova po shuhet, po tretet, po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga kuisling dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve mbi tokat tona./
NE FOTO:Refugjatet kosovare rrugeve te Hungarise…- A i sheh shteti dhe klasa politike e Kosoves?/
Shkruan:Asllan Dibrani/
Historia e shpërnguljeve masive nga Kosova dhe viset tjera shqiptare ka periudhat e veta të dhimbshme . Kosova është gjithnjë ma e prekur nga ky fenomen. Disa pjesë ma u fshinë nga hartat gjeografike që u shpërngulen për në Anadoll (Turqi) e tjera vende!
-Shpërngulja e popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit 2014-2015, janë një arsye për shqetësim të madh për çdo shqiptar , duke e përjashtuar elitën e krushqve politik të Kosovës të pa ndonjë vizion si shërbëtor të Serbisë me vetëdije apo pa te!
-Dëbimet masive që ishin me dhunë nga vendbanimet shqiptare në Serbi, Mali Zi, Greqi, Maqedoni me vendbanime shqiptare me një epilog gjenocidi nga ish pushtuesit ,sot ky diskurs ka kaluar në kompetencat e vet qeveritarëve të vet, drejt vetëvrasjes,flijimit dhe vetëzhdukjes!.
Ajo që ndodhi në historinë ma të re para 130 vjetësh në trojet shqiptare, që sot përmenden vetëm si toponime tona në letër, siç janë Nishi, Novi Pazari, Shkupi, Leskovci, Vranja , Sanxhaku, Plavë e Guci, Çamëria etj,një gjë e këtillë, po përgatitet edhe për Kosovën?
Pa dashur që te filozofoj shumë, sepse, sot nuk është koha që të merremi me fjalë boshe ,por duhet thënë shumë haptas, se ky largim masiv i popullatës shqiptare e posaçërisht i rinis shqiptare nga Kosova vjen si rezultat i një konspiracioni ndërkombëtar në bashkëpunim me shtetin e Serbisë dhe e përkrahur nga politika e qeverisë së mëparshme dhe të së tashmë së Kosovës dhe si rezultat i politikes kriminale e udhëhequr nga kryemafiozët shqiptarë të cilët në emër të mitit si “çlirimtarë” të rrejshëm manipulojnë , duke i injoruar vlerat e UÇK-së,sakrificat e ish te burgosurve politik, djersen e klasës punëtore dhe pasurin e Kosovës.
Vallë pse u derdh aq shumë gjak ? Nënat mbeten pa bijtë e tyre , nuset me vello pa më të dashurit ,sa e sa fëmija jetim u rritën pa përkëdheljen prindërore, sot po këta fëmijë vërdallë po sillen nëpër kufjet e Evropës për ta gjetur pak shpresë për një jetë më të mirë e më të sigurt Ti kujtojmë kufomat e tyre nëpër lumenjtë e Hungarisë dhe të Serbisë , pushtetarët nuk po ua besojnë hallegjinjëve që sillen nëpër rrugë pa asnjë pikë shpresë për një të ardhme më të ndritur. E humbën çdo shpresë u nisën drejt rrugëve të Evropës edhe pse kjo rrugë me plotë sakrifica për ta ,po po e ndiejnë më të sigurt se në këtë vend te mallkuar pas 16 vite”Çlirim” e pas 8 vite “Pavarësi” me plotë vuajtje . Kosova po shuhet , po tretet , po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga kuisling dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve mbi tokat tona.

Ikjen dhe zbrazja e përditshme nga qytetarët e Kosovës , po rrezikon substancën kombëtare!
-Largohet rinia dhe pjesa më aktive bile edhe ma e arsimuar si potencial i fuqisë punëtore dhe riprodhuese të popullsisë po rrezikon substancën kombëtare. Zbrazja e Kosovës nga popullata e përgatitur për punë riprodhim te popullsisë po e varfëron Kosovën , po kalon Kosova në rangun e shteteve ma të mpakura në rajon , me fuqinë punëtore ma të pakt, nga e cila ka një parashikim se nëse vazhdon kështu Kosova e mplakur nuk mund t’i rezistoj stuhive mafioze dhe zullumqare me planet dhe dirigjimet e “klanit të Zemunit” në Beograd ,që për dritë të diellit , autobusët e Serbisë në bashkëveprim me pronar “Shqiptar, por me gjak shkau”, nisin mijëra shqiptar nga stacionet e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit e qendra tjera si në Preshevë , Ulqin, Shkup etj.
Qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë me grupet e saj mafioze për t’i mbrojtur interesat e huaja!
-Përgjigja është e qartë, qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë , po edhe me grupe mafioze udhëheqës “politik” si ata qe janë vetëm shqipfolsa pa elemente shqiptare, që natë e ditë punojnë për Serbinë me vetëdije apo pa te!!!
-Fenomeni shpërngulje po vërehet edhe në rënien e numrit të nxënëseve ,zbrazja e fshatrave si dhe shitjen e mbylljen e shtëpive qe nuk ka as edhe një reagim serioz për ta ndalur këtë fenomen të rrezikshëm për Kosovën. Fshatrat janë bosh . Rrugëve të Kosovës sheh vetëm pleq, plaka dhe ma shumë të gjinisë femërore me që meshkujt ikën në rrugët e pa krye të Evropës.
-Menaxhimi i keq politik nga qeveritë e Kosovës u luftuar me mjete të ndryshme , protesta , reagime dhe veprime të serishme që mos t’i ndodh kjo fatkeqësi Kosovës. Jeta e vështirë, papunësia pa siguria , korrupsioni, hajnia, varfëria etj, po ndikojnë në këtë fenomen që ditë e mandej të zbrazet Kosova. Kosova po mbetet në pleq , në njerëz të mashtruar dhe joshës afër kolltukëve të qeveritarëve , njerëz të pa ditur, ura të çdo pushtuesi, në njerëz të pa identitet, mashtrues dhe njerëz mafioz kosovarë me qëllim që mos t’i rezistojnë një pjesë e ndershme që do të mbetet në Kosovë si pjesa ma e varfër, planeve antishqiptare të dirigjuara nga aleanca me Serbinë.
Nëse dikush duhet të ik njëherë përgjithmonë janë kriminelet, bandat ,hajnat dhe kumbarët e Serbisë po edhe pushtetarët aktual!
Skena rrëqethëse në stacionet e autobusëve ,që presin në radhë duke filluar nga nënat shtatzënë, fëmijëve,të rinjve e deri të ata më të moshuarit, është më shumë se një apel, thirrje mos të lëshohet vendlindja. Mos ta ndihmojmë Serbinë në realizimin e planeve të veta ,në spastrimin e trojeve tona nga shqiptarët. Mos tu zgjasim jetën bandave dhe mafisë shqiptare që të jenë argat të Serbisë në këto momente dramatike për Kosovën .Le të mbetet apel i yni qe mos t’ja falim Evropës rininë tonë. Prindërit tanë me skamje na rriten dhe na bënë të shëndosh, të shkolluar dhe të gatshëm për ta ndërtuar Kosovën. Pa të rinj Kosova, po mbetet e Serbisë. Kosova po mbetet ma e mplakura në Evropë . Populli im i dashur mos ikni, rrini në Kosovë, ndertone Kosovën, se shumë gjak derdhem për te. Nëse dikush duhet të ik njëherë përgjithmonë janë kriminelet, bandat ,hajnat dhe kumbarët e Serbisë,po edhe pushtetarët që kanë synim me zbraz Kosovën, t’ja falin rininë Evropës ndërsa Kosovën ,Trepçe dhe resurset tjera t’i lënë në duart e Serbisë!!!???…Kësaj i thonë e tradhti , mashtrim, injorancë politike zhbërje të Kosovës etj …

Filed Under: Analiza

Te ndertojme shtetin e Kosoves

February 3, 2015 by dgreca

Nga Sadik Elshani, Philadelphia/
Keto dite Kosova u ballafaqua me protesta te dhunshme. Protestat ne nje shoqeri te lire e domokratike jane te garantuara me ligj dhe mundesojne shprehjen e lire te shqetesimeve te qytetareve, e zgjojne qeverine nga gjumi, e ngacmojne ndjeshmerine e pushtetareve per ceshtjet e caktuara per te cilat protestohet dhe jane pjese e proceseve demokratike, e mozaikut te demokracise. Protestat, demonstratat nuk jane dicka e re ne hapesiren kosovare. Demonstrata te fuqishme jane zhvilluar me 1968, 1981, 1988 – 1999 dhe keto demonsrata u zhvilluan kunder regjimit jugosllav e me vone atij serb, per te kerkuar te drejtat tona te ligjshme. Por edhe me heret, shqiptaret gjithmone e kane ngre koken dhe kurre nuk u jane nenshtruar pushtuesve tane te shumte. Vete jeta jone, vete te qenit tone (ekzistenca jone) eshte nje proteste. Keto demonstrata, keto perpjekje jane shuar me dhune, me vrasje, me perndjekje te pjesemarresve dhe organizatoreve te tyre.
Sot, fatmiresisht Kosova eshte e lire dhe shtet i pavarur, por skenat e dhunes qe u paraqiten neper rruget e Prishtines te sjellin ndermend dhunen e ushtruar vite me pare, para clirimit te Kosoves. Dhuna nga asnjera pale nuk eshte e pranueshme. Po, protesta paqesore, dinjitoze e me qytetari, por jo, protesta me rrugaceri e huliganizem. Jo, protesta ku demtohet prona private dhe prona shteterore, sulmohet policia. Te protestohet duke shprehur shqetesimet, kerkesat e ligjshme dhe jo duke shkaterruar pronen, shtetin e ri. Gjella me kripe, kripa me karar.
Eshte bere norme ne tere hapesiren shqiptare qe pas zgjedhjeve, rezultatet te mos pranohen nga pala humbese, ose ne cdo menyre te pengohet pala fituese per te qeverisur. Ne Shqiperi, partia qe sot eshte ne pushtet, kur ishte ne opozite, per dy vite e bojkotoi punen e Kuvendit (Parlamentit) dhe vazhdimisht e therriste popullin ne demonstrata, njera perfundoi edhe me vrasjen e kater demonstruesve. Ndersa tani, partia qe dje ishte ne pushtet, dhe sot eshte ne opozite, e ben te njejten gje. Kuptohet, secila parti mendon se eshte me e suksesshme se tjetra, por fjalen e kane votuesit me voten e tyre te lire. Secila parti, me punen e saj, me perkushtimin e saj, me angazhimin e saj t’i binde votuesit per ta votuar heren tjeter dhe kur te zgjidhen t’i permbushin premtimet e dhena. Partite politike i shohin problemet nga kendveshtrime te ndryshme, ofrojne qasje te ndryshme per zgjidhjen e tyre, por qellimi duhet te jete i perbashket, duhet te jete i njejti qellim: ndertimi i shtetit ligjor, institucioneve demokratike dhe mireqenja e popullit. Ineresat madhore te Kosoves te jene preokupimi kryesor dhe i perhershem i pozites, opozites dhe cdo qytetari.
Jemi ata qe jemi, dhe si jemi, ashtu edhe punet i kemi. Asnjeri udheheqes, asnjera parti politike ne Kosove, as ata qe jane ne pozite dhe as ata qe jane ne opozite, ne kete cast nuk jane ne nivelin e duhur per te qeverisur me kompetence. Ajo qe po na mungon ne skenen politike e publike te Kosoves, si dhe ne gjithe hapesire shqiptare, jane mjerezit e ndershem qe kane ndjenja kombetare, udhehiqen ne jete nga parime e qellime te larta, rrezatojne vlera kombetare e njerezore. Nuk do te thote se nuk kemi njerez te tille, por ja qe nuk jane te angazhuar ne rrjedhat, proceset, jeten politike te vendit. Por derisa ta gjejme ate shkop magjik, qe me nje levizje do t’i zgjidhte problemet e Kosoves, le t’i pervishemi punes. Ndoshta duke punuar me perkushtim, duke e ndihmuar njeri – tjetrin do te kemi me shume suksese – ndoshta ky eshte ai shkopi yne magjik qe te gjithe e enderrojme.
Kosova po ballafaqohet me shume probleme, me shume sfida: varferia, papunesia, korrupsioni i larte qe ka perfshire cdo sfere te shoqerise, imigrimi i popullsise, e shume probleme tjera. Po cka te habit me shume, eshte se, asnjera parti, asnjeri politikan ne Kosove nuk eshte i angazhuar per zgjidhjen e ketyre problemeve jetike per Kosoven. Madje nuk paraqesin asnje propozim konkret. Per keto probleme, per ceshtjen e “Trepces” dhe per ministrin Jabllanoviq, e kam botuar pak dite me pare ne gazeten Dielli shkrimin: “Bukuria – papergjegjesia qe vret”, prandaj ato qe kam shkruar atje, nuk do t’i perserise ne kete shkrim. Pra, ne Kosove ka per cka te protestohet cdo dite, por protestat te jene paqesore. Dikush e ka te veshtire t’u pershtatet kushteve te reja, realitetit te ri te krijuar ne Kosove. Sic ka thene Mit’hat Frasheri: “Ne roberi, lufta te jete puna e juaj – ne liri, puna te jete lufta e juaj.” Dhe jo ne liri te luftojme me njeri – tjetrin. Jemi cliruar nga pushtuesit tane (sic duket, nga njeri ende jo teresisht), tani eshte koha te clirohemi edhe nga vetja jone, nga smira, xhelozia, lakmite dhe interesat e ngushta vetjake. Ne nje shtet demokratik, sic eshte Kosova, betejat le te zhvillohen ne Kuvendin e Kosoves dhe jo ne rruge. Partite politike t’i paraqesin planet e tyre dhe te angazhohen per zgjidhjen e problemeve te Kosoves, dhe jo vetem te gjuhen me njeri – tjetrin duke u munduar t’ia zene vendin, karriken njeri – tjetrit. Shume vezhgues dhe njohes te jetes politike ne Kosove, si te tilla i kane karakterizuar edhe protestat e fundit neper rruget e Prishtines. Per gjashte muaj skena politike e Kosoves ishte e paralizuar, sepse partite politike deshtuan per te formuar qeverine. Secili nga udheheqesit e partive perkatese deshironte te behej kryeminister, ose kryeparlamentar. Dukurite negative qe po manifestohen ne jeten shoqerore – politike, sjellja e papergjegjshme dhe joserioze e udheheqesve kosovare, dhe koheve te fundit, skenat e dhunes neper rruget e Prishtines, nuk paraqsin pamjen e nje shteti te qendrueshem. Qeveria me kembengulje duhet te mbroje teresine teritoriale te vendit, te drejtat dhe dinjitetin e qytetareve te saj. T’i biem shkurt, ministri Jabllanoviq nese nuk jep doreheqje, duhet te shkarkohet menjehere. Kosova ka luftuar, Kosova e ka shpallur pavaresine qe ne qeverine e saj te mos kete njerez si Jabllanoviqi dhe shoket e tij. Keto jane standarde te cdo vendi demokratik, qeveria nuk duhet te behet peng i askujt.
Edhe pak dite do te festojeme shtatevjetorin e Pavaresise se Kosoves. Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte kurorezim i te gjitha perpjekjeve dhe luftes shekullore te brezave te tere te shqiptareve per liri e pavaresi. Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte nje hap i rendesishem, ndoshta me i rendesishmi dhe me vendimtari ne historine e Kosoves, por ky eshte vetem hapi i pare ne rrugetimin e gjate e te pambarim te ndertimit te shtetit. Kosova eshte toke e lashte, por eshte shtet i ri. Te angazhohemi e te perpiqemi me mish e me shpirt qe te ndertojme nje shtet modern demokratik, me institucione demokratike funkcionale ku gjithmone ne qender te vemendjes eshte mireqenja e popullit. T’u tregojme miqve dhe kundershtareve tane se, jemi ne gjendje te nderttojme nje shtet te qendrueshem demokratik, te inkuadruar ne familjen e madhe te vendeve demokratike. Po, te ndertojme nje shtet ku qytetaret jane te lire te protestojne te qete, me dinjitet e qytetari. Pune te mbare!

Sadik Elshani, Philadelphia, 2 skurt, 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Sadik Elshani, Te ndertojme shtetin e Kosoves

FJALIMI I ALEKSANDER LUKASHENKOS

February 3, 2015 by dgreca

PERPARA DISA DITESH UDHEHEQESI I RUSISE SE BARDHE ZOTNI ALEKSANDER LUKASHENKA MBAJTI NJI FJALIM ME RANDESI.
FJALIMI KISHTE TE BANTE NDER TE TJERA EDHE ME SHQETSIMIN QE AI KA LIDHUN ME MOSKEN, SI RRJEDHIN I KRIZES NE URKAINE/
Nga Robert Coalson e Rikard Jozvuak/
PERKTHEU GJON KADELI/
Ne fjalimin e naltpermendu Zotni Lukashenka tha se “Kultura asht ajo qe e ban nji person Rus te Bardhe”. Nuk asht vetem letersia, muzika dhe arkitektura, por gjithashtu gjuha jone, te cilen patjeter duhet t’a dijme, hisorine tone, te cilen pa tjeter, duhet t’a mbajme mend, si edhe vlerat tona, te cilat pa tjeter duhet t’i respektojme.
Mrojtja e papritun e identitetit kombetar, dhe ne menyre te vecante, gjuhen e Ruseve te Bardhe, ishte nji shej shume tregues, i muejve te fundit, se udheheqesi autoritar i Rusise se Bardhe, e ndien vehten te pakenqun me poziten toksoro-politike {gjeopolitike], nen hijen e shtetit kufitar Rusise.
Gjate nji interviste qe pati Majin qe kaloi, me nji gazetar te Radio Stacionit te Pamvarun Televiziv Dozhda te Rusise, Presidenti Lukashenka tha: “Pamvaresisht se kush mund te kete guximin te hyje ne token e Rusiswe se Bardhe, populli i saje do te luftoje kunder tij”, edhe ne qofte se ai do te jete vete, Presidenti i Rusise, Vladimir Putini.
Kriza ne Ukrainen fqinje, gjate se ciles Kukashenka, ne menyre te vazhdueshme ka mbrojtun, pamvaresine dhe sovranitetin e Ukraines, nderkohe qe kaluejtun nji rrol ndermjetsues, per t’a zgjidhun kmete problem, duket se paraqet mundesine per Rusine e Bardhe, per te permiresue marredhenjet e saja me vendet prerendimore. Zotni Hrant Kastanian i Qendres se Studimeve Politike Europiane ne Bruksel tha se “Tuej marre parasysh shtimin e problemeve, qe Lukashenka ka me Kremlinin, kjo asht nji nxitje kshtese, per t’u perpjke dhe per t’a fillue procesin me Bashkimin Europian.
Republika e Rusise se Bardhe, nuk i asht bashkue Rusise, per te vu sanksione kunder vendeve perendimore; megjithse asht anetare e Organizates se Bashkimit Ekonomik Euro-aziatike qe kryesohet nga Moska.
Udheheqsit e Rusise se Bardhe e kane kuptue tashti, se bota asht e atill, ku nuk mund te mvaresh, vetem ne nji ortak.
Per ma shume se njizet vjete, si udheheqes i Rusise se Bardhe, Presidenti Lukashenka, ka tregue nji aftesi te theksueme, me manevrat e tija politike, lidhun me marrdhanjet me Mosken dhe me boten perendimore, tuej marre ndihma ekonomike, dhe sigurim politik, nga mbrojtesit e tij ne Rusi, nderkohe qe ka kundeshtue, perpjekjet e Moskes per te cenue sovranitetin e Rusise se Bardhe, ose edhe me e detyrue kete vend te vogel, qe te bahet pjese e Federates Ruse. Por kesaj radhe, qendrimi mos-perfilles i Lukashenkas, ndoshta do te kete rraje ma te thella.
Javen qe kaloi, mediat shtetnore te Rusise se Bardhe, njoftuen nji politike te re, tuej marre masa neper shkollat e vendit, qe t’i japin fund procesit rusifikues, nji veprim ky, qe duket se ka per qellim, ringjalljen e gjuhes se Rusve te Bardhe.
Dy fjale shtese te perkthyesit te artikullit.
Nuk ka kurrfar dyshimi se Ruset e Bardhe, nuk mund te harrojne kurre, krimet e hatashme qe u bane kunder tyne, gjate Revolucionit te Tetorit i cili u shendrrue ne lufte civile, gjate se ciles, elita intelektuale dhe parija e Rusise se Bardhe, si ajo e Shqipnise, gjate e mbas se ashtuquejtun “Lufte Nacional Clirimtare”. Si edhe procesin shume te vrazhde rus, per t’i neshtrue Ruset e Bardhe, deri ne piken, qe te humbin identitetin e tyne kombetar, dhe ma ne fund te bahen ruse.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aleksander Lukashenko, Gjon kadeli, Moska, Ukraina

Tringa e Grudës

February 3, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Tringa iu bashkangjit kryengritësve dhe u dallua me heroizmin e saj ne Betejen Deçiqit. Aj morri pjesë në Memorandumin e Gëres( 23.Qershor 1911. Aktiviteti I saj luftarak ishte I gjallë e dhe pas Shpalljes së pavarësisë (28.11.1912)
Tringa e Grudës kurrë nuk u martua dhe s`pati fëmijë. Vdiç me me 2 Nëntor 1917 dhe varros në varrezat familjare në bjeshkët E Grudës ,në fshatin Kshevë ( sot në Malin e Zi ) Dy vjet pas forcat melazeze e shkatërruen edhe edhe fshatin e edhe varrin e saj.
Tringa e Grudës që Europa , Amerika dhe Zelanda e Re I bëri homazhe trimërisë së saj kishte lindur në viti1880. Ishte e bija e Smajl Martinit . një prijësi katolik I fisit të grudës, i cili ishte edhe ai nënshkrues I petecionit protestues të Shqiptarëve të Veriut dërguar ambasadorëve Europian të akredituar në perandorinë Otomane, si p.sh . ai i 9 Majit 1878 dërguar Ambasadorit të Francës në Stamboll , si dhe tjetri I datës 15 Qershor 1878, ku shprehej mos pajtimim me vendimet e Koferencës së Shën Stefanit dje Kongresit të Berlinit të cilët pjesën më të madhe të Vilajetit të Shkodrës ia dhanë Principatës së Malit të Zi.
Bac` Smajli i Martinajve të Grudës ishte shumë aktiv gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit;dhe luftës pas saj , ku edhe u burgos n vitin 1886 dhe I derguar në burgjet e anadollit nga të cilat kurrë nuk u kthye. Por edhe të dy djemt e Sma jlit, Gjoni dhe Zefi , vëllezërit e Tringës u vranë në betejen e vitit 1883 , kur Tringa nuk i kishte mbushur ende tri vjet.
Në luftën vitit 1911 në mes shqiptarëve dhe Malit të Zi , Tringa tregoi heroizëm të madh dhe gazeta New York Times e quajti Jean d`Arc – a Shqipërisë. Ajo ishte “ bukuroshja e re shqiptare ,21 vjeç që e mahniti botën dashamirëse.
Ajo nuk ishte mit , ishte realitet shqiptar dhe legjenda e saj qarkullon edhe sot e kësaj dite si femra më heroike e Ballkanit.
Gazeta New York Times e 11 Majit 1911 shkruan “ Heroina shqiptare e zuri vendin e të jatit “
(New York Times — ALBANIAN JOAN OF ARC.; Handsome Heroine Takes Father’s Place and Vanquishes Turks (The New York Times on May 21, 1911 ) gazata e për shkruante “ një trupgjatë ,një vajzë e re e zhvilluar si duhet.” dhe shtonte se të gjitha grate shqiptare janë guximtare dhe të ushtruara që nga vajzëria e herëshme në përdorimin e armëve , si dhe në mungesë të mashkujve janë luftëtare të vërteta..
Mediat e quanin “Yanitza” ( Zhanika) duke u bazuar në Jean d`Arc-en franceze.
Fizikisht, shqipëtaret shkruante New York Times-i janë raca më e mira në Europë. Gratë e tyre janë trupgjata dhe të guximshme. Kur i kam parë së pari kam mbetur pa mend :” nga ecja e tyre elegante , e fuqishme dhe mbresëlënëse “
Po ata janë ( shqiptarët ) shumë të bukur dhe një popull me dhunti të madhe . ata janë si skotët e e shek.17-të , dhe ata do të jenë hap pas hapi raca më e mira si mendësisht ashtu edhe fizikisht , raca më e mira e Ballkanit. Nëse shkoni në Stamboll i gjeni burrat në rrugë dhe burrështetasit që janë Shqiptarë.
Gabimi i tyre është që nuk kanë aftësi për shtetformim. Ende nuk e kuptojnë rëndësinë e kombinimit të ndjenjës klanore dhe bërjes së shtetit .But that will come.”

Fahri Xharra, Gjakovë , 02.02.15

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Tringa e Grudës

“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

February 3, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/*
Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme.
***
Shqiptarët e trojeve etnike të FYROM-it, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi janë nën pushtimin e huaj të egër sllavo-ortodoks dhe shtypen, diskriminohen në çdo aspekt, u eksponohen burgosjeve të përditshme politike, vrasjeve…vetëm për shkak të prejardhjes së tyre etnike. Vlerësimi i përgjithshëm: janë në një gjendje më të keqe se bashkëkombësit e tyre të Kosovës. Megjithatë, nuk ikin ashtu siç veprojnë këta të fundit.
***
Azil: Azili do të thotë një strehim nga persekutimi. Të huajve që frikohen nga persekutimi në vendet e tyre mund t`u jepet azil në Perëndim nëse ata kualifikohen për të, individualisht e jo si grup t`a dokumentojnë persekutimin eventual.
Për të marrë azil duhet të plotësojnë kushtet për t`u njohur si refugjatë. Si rregull, personi duhet të ketë një frikë të bazuar nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo për shkak të mendimeve politike (aktivitetit politik). Njerëzit të cilët për arsye të tjera janë në rrezik për të qenë subjekt i dënimit me vdekje ose të torturës në qoftë se ata kthehen në vendin e tyre, gjithashtu mund të njihen si refugjatë.
“Kosovarët” nuk i plotësojnë aspak kushtet e lartë-përmendura, ikin për shkaqe ekonomike për të cilat nuk jepet azil. Janë azilkërkues të pabazë. Dhe, sa për orientim, Kosova, Shqipëria, FYROM-i, Serbia, Mali Zi dhe Bosnja, nga OKB-ja konsiderohen si vende të sigurta dhe qytetarëve të tyre nuk u jepet azil.
***
Ligji mbi azilin: Sipas të drejtës ndërkombëtare, shtetet përkatëse kanë të drejtë të japin azil, por asnjë detyrim. Kjo do të thotë, se askush nuk mund ta detyron një shtet sovran t`i jap azil ndonjë personi edhe nëse ky i përmbush të gjitha kushtet të quhet refugjat. Azili zakonisht nuk u jepet hajdutëve, rrugaçëve, atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte, krimet që kanë për qëllim pengimin e paqes dhe krimet ndërkombëtare – shkelje të parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së. Elementi më i rëndësishëm në ligjin e azilit është se Shteti pritës duhet të përmbahet për të ekstraduar personin në një shtet ku ai mund të persekutohet rëndë.
***
Rastet Dublin: Në Konventën e Dublinit të 15 korrik 1990 që më vonë zëvendësohet me Rregulloren 2003/01/09 Dublin II, janë përcaktuar kriteret se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil.
Përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesës së azilit i është caktuar një shteti anëtar i bashkëpunimit Dublin nëse ai shtet ka lëshuar një vizë Schengen ose leje qëndrimi për azilkërkuesin, nëse azilkërkuesi është arrestuar për kalim ilegal të kufirit, nëse herën e parë e ka paraqitur atje kërkesën për azil ose nëse këmba e azilkërkuesit ka shkel atje më përpara se me kaluar në shtetin fqinj. Pra Rregullorja Dublin II përmban vetëm rregulla procedurale se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil, dhe jo rregullat në lidhje me trajtimin serioz ose jo të kërkesave.
“Kosovarët” para se me shkelë në vendet “e bekuara” ku ata synojnë azilin: Gjermani, Austri, Francë, Angli, Skandinavi etj patjetër të kalojnë nëpërmjet shteteve tjera anëtare të BE: Hungarisë, Kroacisë apo Sllovenisë. Si rrjedhojë, shtetet “e bekuara” do t`i kthejnë sërish në Hungari, Kroaci, Slloveni të cilat sipas Konventës së Dublinit janë përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Rezultati do të jetë i njëjtë: DËBIM për në Kosovë. Kërkesat nuk do të trajtohen seriozisht.
***
Trafikimi dhe kontrabanda me njerëz
Trafikimi i njerëzve: është tregti e organizuar me njerëz. Trafikimi i qenieve njerëzore është për të shfrytëzuar fëmijët, gratë dhe burrat për të kryer punë dhe shërbime nga përdorimi i forcës, dhunës, kërcënimeve, mashtrimit ose duke shfrytëzuar situatën e prekshme të personit nevojtar. Viktimat e trafikimit mund të shfrytëzohen në prostitucion ose qëllime të tjera seksuale, punë ose shërbime të detyruara, të tilla si lypsarë etj. Viktimat tipike të trafikimit të njerëzve janë fukarenjtë, jetimët, të papunët. Ata vijnë nga vende me standardet e ulëta të jetesës dhe joshen me oferta të (rrejshme) të punës në vendet me standarde të larta të jetesës. Trafikimi i qenieve njerëzore është një formë e rëndë e krimit, vepër penale e cila përfshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Kontrabanda me njerëz: lëvizje e organizuar e paligjshme të njerëzve nga një shtet në tjetrin kundrejt pagesës së lartë, shpesh e kushtëzuar nga dëshira dhe oferta për të përmirësuar kushtet e jetesës. Futja a nxjerrja fshehurazi e njerëzve nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t’i shpëtuar kontrollit kufitar. Merret me kontrabandë, kontrabandist. Vepër penale, formë e krimit.
***
Dënimet për trafikim dhe kontrabandë me njerëz: Dënimet janë shumë të rënda, varet prej nivelit, llojit të krimit dhe legjislacionit të shtetit përkatës, 7-20 vjet burgime të pakushtëzuara. Prandaj kisha me i këshilluar të interesuarit e diasporës mos u japin strehim të ikurve sepse do të kontribuonin jo vetëm në boshatisjen e Kosovës, por shumë lehtë mund t`i qesin telashe vetvetes, të akuzohen për trafikim ose kontrabandë me njerëz.
Sipas definicionit të OKB-së trafikimi (tregtia e organizuar me njerëz) ndryshon nga kontrabanda me njerëz sepse trafikimi përfshin keqpërdorimin, abuzimin e pushtetit dhe eksploatimin e njerëzve. Ndërkaq kontrabanda e njeriut zbatohet me njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë për të blerë hyrje të paligjshme në një vend ku ata nuk janë as qytetarë as banorë të përhershëm. Në legjislacionin e shteteve përkatëse trafikimi është një krim kundër kapitullit të Kodit Penal për lëvizjen në liri, ndërsa kontrabanda është krim kundër Ligjit të Imigracionit.
***
Çrregullim politik dhe konfuzioni, mungesa e parimeve udhëzuese, standardeve dhe objektivave të përbashkëta, dështimi i madh e i bujshëm i qeverisë antikombëtare PDK & LDK, shkaktuan tronditje të madhe që mund të rezulton me shkatërrimin e shoqërisë “kosovare” e më gjerë…
Të gjithë ne ndjemë dhembje për situatën e krijuar, megjithatë nuk jemi në mediume të shpalosim ndjenjat por të provojmë rrugët, format dhe mënyrat e shpëtimit. Detyra jonë është për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe boshatisjes së Kosovës.
*ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, azilkërkuesit e pabazë, ekspert, kosovaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT