Pere Rezultatin me SERBINE- Per France 2016 De Biasi tha se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “ Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”./
ELBASAN-Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovani De Biasi e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme fitoren e sotshme të Shqiperise 2-1 ndaj Armenisë në rrugën drejt kualifikimit për në kampionatin Europian “France 2016”.
Por De Biasi ka shtuar se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “ Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”, eshte shprehur tekniku De Biasi.
De Biasi eshte shprehur se sot shume prej lojtareve nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por ai ka vleresuar impenjimin e tyre. Trajneri ka veçuar lojen e Mergim Mavrajt, qe “megjithëse ka pasur dëmtime dhe probleme të tjera familjare këte javë serish zhvilloi nje ndeshje te madhe duke treguar se ka nje zemer te madhe”.
De Biasi e ka cilesuar ndeshjen e sotme si nje takim qe ia vlen ta luash, duke theksuar se ne ndeshje si keto ia qe lojtaret te japin maksimumin.
Ai tha se, “sot isha ne kishe ,por dola shpejt se nuk më lanë kamerat. Patem shumë shtylla dhe dukej se ishim pa fat.Jam shume i lumtur nga kjo ndeshje.sigurisht Armenia nuk ka emrin e Francës dhe Italisë por lojtarët treguan se e donin fitoren”.
“Per ne ishte primare.fitorja por duhet te rikarikojme bateritë për ndeshjet e ardhshme”, tha De Biasi.
Archives for March 2015
SHQIPERIA, INEKZISTENTE NE PJESEN E PARE, E MREKULLUESHME NE TE DYTEN
Shqiperi-Armeni 2:1/
Stadiumi I Elbasanit/
Shikues: 13.000./
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shqipëria: Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli Xhaka, Abrashi(Lenjani), Memushaj(Gashi), Roshi (Salihi) dhe Cikalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan, Manucarjan, Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.
Shqipëri-Armeni 2:1
Shikues: 13.000.
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shënues: Mavraj (77’), Gashi (81’) – Mavraj (4’-autogol) .
Kartonat e verdhë: Cana, Kukeli, Cikalleshi – Pizzelli, Hambardzumyan , Arzumanjan.
Karton i kuq: Hambardzumyan (Pas dy të
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi (Lenjani 46’), Memushaj (Gashi 46’), Roshi (Salihi 69’) dhe Cikalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan (Koryan 84’), Manucarjan (Hovhannisjan 67’), Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.
Kemi fituar nje ndeshje te veshtire me nje ekip as te foret as te lehte. Pjesa e pare ka qene zi per Kombetaren shqiptare. Dukej se tekniku Italian I natyralizuar nuk u kishte gjete vendin lojtareve dhe skema e perdorur ishte jo efikase. Filimi na dha nje ekip t empire, qe pa u mbyllur minuta e kater kapitulloi. Jo vetem rezultati 0-1 gajte pjeses se pare, por edhe loja, ishin ne diten me te zeze te Kombetares. Kjo pjese e pare tregoi se ne kundertehnie me euforine, Franca eshet gjithnje e e me larg Shqiperise. Pjesa e pare konfirmoi se kjo kombetare nuk mund te shkoje ne France. Ky ishet realiteti I pjeses se pare.
Vecse pjesa e dyte ishte si ne film. Gjithcka u permbys ne favor te Kombetares Shqiptare dhe teknikut De Biazi.
Zevendesimet dhane efekt. Ne fakt Shqiperia nuk e ka komodiettin qe te lere ne stol Gashin, me te mirin e Bazelit dhe Lenjanin, qe ka shpirt kombetar en fushe. Pak minuta pasi Shqipëria barazoi rezultatin me Armeninë me Mërgim Magraj, Shkëlzen Gashi ka realizuar për të rikthyer epërsinë në favor të Shqipërisë, ne 2 me 1 per Shqiperine.
Shqipëria e nisi pjesën e dytë me dy zevëndësime. Nga fushe u larguan Memushaj e Abrashi, per tu futur Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani.
Ndeshja minute pas minute
73′ Cikalleshi sërish i pafat sot. Sulmuesi mer topin brenda zonës dhe godet menjëherë por është përsëri shtylla ajo që i thotë “jo”
71′ Sërish një mundësi e mirë për Shqipërinë. Mvraj mer një top afër 16 metërshit dhe gjuan fluturimthi por topi ndalet me vështirësi nga portieri armen
70′ Armenia me 10 lojtarë. Pixeli ndërhyn keq ndaj Lenjanit dhe arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha
69′ Largohet nga fusha e lojës Odise Roshi dhe në fushë hyn Hamdi Salihi
64′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, ekzekutimin e merr përsipër Gashi që gjuan fuqishëm por topi përfundon ngjitur me shtyllën
63′ Kundërsulm i shpejtë i armenëve dhe për pak portieri Berisha zihet në befasi
58′ Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri
55′ Zbritje e shpejtëe kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën, por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi
52′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet, por topi përfundon jashtë
46′ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zevëndësime, largohet Memushaj e Abrashi, në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani
45+1’ Tjetër rast shënimi për Shqipërinë! Sokol Cikalleshi gjuan me kokë, por portieri armen pret topin.
45’ Shqipëria rrezikon sërish përmes një harkimi nga Agolli, por Lorik Cana gjuan vetëm jashtë portës.
44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë
40’ Cana harkon nga ana e djathtë për një rast tjetër të Shqipërisë, por portieri kundërshtar kap topin.Ermir Lenjani ngrihet në nxemje për Shqipërinë
37′ Karton i verdhë për Pixelin, mesfushori ndërhyn keq ndaj Xhakës
36′ Memushaj merr një pasim perfekt brenda zonës por arbitri ndal lojën për faull të shkaktuar nga mesfushori shqiptar. Rast i dyshimtë
34’ Goditet shtylla e Armenisë! Sokol Cikalleshi gjuajti furishëm, por topi goditi vetëm shtyllën e majtë të portës kundërshtare. Mbetet 1:0 në favor të armenëve.
23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rrezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.
20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona
19′ Cana ndërhyrje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë
18′ rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën
16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë
14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtë
DIGJET SHTEPIA E XHAFERR DEVES NE MITROVICE
Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës, vepër antishqiptare!/
Një rom, i vë flakën trashëgimisë shqiptare, shtëpisë monumentale/
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë, në lidhje me zjarrë vënien e shtëpisë monumentale të Xhafer Devës.
Shtëpia monumentale e Xhafer Devës në Mitrovicë është përfshirë nga flakët të shtunën rreth orës 13.00. Shtëpia e cila daton që prej shekullit 19-të, ishte planifikuar të shndërrohej në shtëpi muze, për shkak të vlerave të mëdha historike e kombëtare.
Policia e Kosovës tashmë po e mbanë nën arrest një person që dyshohet se ka djegur monumentin kulturor në Mitrovicë.
Motive politike
Analistët vlerësojnë se djegia e djegia e shtëpisë së Xhafer Devës mund të jetë bërë për motive politike, por edhe për motive komerciale, ashtu siç ka ndodhur edhe me disa monumente të tjera në Kosovë.(kortezi- Bota Sot)
ENVER MEMISHAJ ZBULON BASHKIAKËT E VLORËS
NGA QAZIM SHEHU/
Enver Memishaj i njohur për lexuesin me studimet e veta serioze,pasi ka shkruar përmes hulumtimit të thellë një varg librash duke shpluhurosur historinë e anatemuar nga regjimi komunist, vjen së fundi ,me librin interesant:”Kryetarët e bashkisë së Vlorës-një histori e shkurtër e Vlorës”,një libër reprezantativ me një vështrim shterues për historinë e Vlorës dhe të drejtuesve të saj, që kur në Vlorë u ngrit flamuri e më pas.Memishaj ka pasur si pikë referenciale historinë e gërshetuar me protagonistët e saj më të shquar,duke e vijëzuar përmes arsyetimit faktologjik gjithë atë rrjedhë ngjarjesh herë të qeta e herë të vrullshme dhe dramatike,ku spikatin personalitete të ndryshme ,të cilët ,qëllimin kryesor të jetës së tyre patën idealin kombëtar,mbrothësimin dhe shpëtimin ,jo vetëm të qytetit, por edhe të kombit, nga kthesat e papritura përmes konjukturave të brendshme, po edhe të jashtme, ashtu siç i sillte koha ,apo ,ato, vetiu paraqiteshin dhe ndërlikoheshin edhe për rrethana objektive.Si studiues skrupuloz ai i ka dhënë vendin secilit duke paraqitur një historik të shkurtër për çdo kryebashkiak, po lexuesi i vëmendshëm ndalet tek disa figura të larta që u rritën dhe u madhëruan përmes kulturës së gjërë dhe idealizmës kombëtare.Kujtesa dhe vëmendja, vetiu i shkëput këta nga radha kohore e të tjerëve dhe vetiu na i sjell edhe sot të gjallë e të madhërishëm duke na krijuar kështu modelin e kryebashkiakut që ende nuk po arrihet nga ata që erdhën më pas dhe në ditët e sotme.KËTA FIGURA JANË:Nuredin bej Vlora,Qazim Kokoshi,Ali Asllani, Osmën Haxhiu.”Duke qenë se Bashkia e Vlorës nuk ua ngriti monumentin këtyre njerëzve të shquar, më mbetet, thotë autori ,tu ngre një monument këtyre njerëzve përmes një libri…”Dhe nuk ka monument më të bukur se sa njohja e jetës së tyre, sepse ne shpesh kemi nevojë t`u rikthehemi njerëzve të ndritur të cilët vunë në shërbim të atdheut edhe pasurinë e tyre ,ndryshe nga shumë zyrtarë të tjerë të rëndomtë që vunë atdheun në shërbim të pasurisë së tyre.Ky kontrast i thellë reflektohet me një shtresë nëntekstuale dhe veçohet duke u përqasur me realitetet e ditëve të sotme, realitete gri e me bëma kryebashkiakësh dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, të cilat i lexojmë nëpër faqet e shtypit të përditshëm,ku historitë e tyre fillojnë me një gong të fuqishëm dhe përfundojnë si telenovelat e sheqerosura, deri sa humbasin për të kaluar në një ngjarje tjetër që përbën dhe sjell çudinë e radhës.
Në fillim të librit autori bën një përshkrim të detajuar të historisë së Vlorës ,të gjeografisë dhe etnografisë së saj,duke e parë Vlorën si pikën e vlimit të revoltës kombëtare për liri ,po edhe si pjesë integrale e domosdoshme e qëndresës kombëtare.Kjo qasje e kujdesshme që bën autori na sjell një falktologji të gjallë koherente dhe konkrete brenda skrupolozitetit të një studiuesi ;të ekonomisë,lëvizjeve popullore,kulturës, etnogjenezës dhe fillesave të muzgut të ngjizjes krijuese të historisë,çfarë e artikulon dhe krijohet një tablo mbresëlënse e gjithë atij spektri kohor në pak faqe.Autori nuk i ik faktit, po edhe kërkon ta sjellë atë në një sistemim sintetizues ku vertikaliteti kohor mbushet dhe krijohet me gjërat më të domosdoshme duke e qëruar nga tepritë dhe analogjitë lëndore.Për të njohur historinë e Vlorës mbase do duheshin volume, por autori merr majanë e ngjarjeve dhe fakteve duke krijuar një tablo shekujsh jetese dhe mbijetese në këtë vis të begatë të kombit tonë dhe këtë tablo e lidh në afeksionin moral të qëndresës dhe luftës së pareshtur për të ruajtur etninë dhe ato vlera të larta kulturore, dalluese për historinë e kësaj zone të bukur.Të dhëna që sjell autori për resurset natyrore ,apo për zhvillimet bujqësore dhe ekonomike industrial, vijnë paralelisht me të dhënat historike për luftrat me ushtritë e huaja dhe lëvizjet e panumërta kombëtare që ka bërë kjo zonë.Pastaj me një gjallëri stili autori përshkruan familjen që ka qeverisur Vlorën ,familjen Vlora, me origjinë nga Kanina e që për 350 vjet ka mbajtur ofiqin e sanxhakbeut të Vlorës.Pa qenë nevoja t`i përmendim këtu ,sepse nuk e mbajnë kufijtë e një shkrimi ,autori i merr me radhë figurat e kësaj familje , për të arritur tek figura e ndritur e kombit tonë, Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit.Vihet re se kjo Derë e Madhe edhe pse gëzonte ofiqe pushteti, asnjëherë nuk e harroi detyrën ndaj kombit,për të ardhë pastaj tek fëmijtë e Ismail Qemalit, të clët u harruan dhe u injoruan nga regjimi komunist,gjë e cila nuk duhej të ndodhte .Është fakt i trishtueshëm të ndjekësh kronologjinë e jetës së Qazim Vlorës,Qamilit,Mevedetit,etj.Autori thekson se ende mbetet një detyrë e studiuesve për të hulumtuar dhe sjellë të dhëna për familjen Vlora.
Një ide e rëndësishme në libër vjen si rëndësi e posaçme ,kur kumtohet përmes një materiali shtjellues se është shumë e rëndësishme të dihet historiku i administratës qeverisëse shqiptare, format e organizimit të jetës sociale e politike qoftë nën pushtime të ndryshme ,qoftë me kohë më të qeta;kjo edhe për të pasuar atë kundëride acaruese të ndonjë antishiptari se gjoja ne nuk kemi traditë qeverisëse ose të ndonjë skeptiku snobist.Zoti Memishaj këtu sjell patjetër një kontribut të shquar dhe shpresojmë se këtë nismë dhe ide do e shtjellojë edhe në libra të tjerë, sepse projektet e tij studimore nuk ndalen vetëm në këtë libër.Informacione të pafundme sjell ai me data, vite, emërtime termash ,persona realë që vepruan në beledijen osmane.Jo vetëm kaq,por edhe shifra të përcaktuara të numrit të popullsisë, ndarjeve krahinore etj ej.Studimi i tij i thellon njohuritë në një flkuks ideshë të pakontestueshme edhe në aspektin e riformulimeve juridike dhe parimeve të ndryshme të jurispundencës që patën dhe me të cilat funksionuan këto njësi administrative nëpër kohra.Pra, vështrimi i studiuesit është tërësor dhe synon shterrimin praqitës të asaj çka merret në konsideratë duke e lypur dhe kërkuar informacionin në funksion të realizimit të tablove paraqitëse dhe të besueshme.Duhet thënë se autori i rri konkretësisë dhe pasurimit të faktit gjithnjë në aspektin kohor ,për ta përsjellë dhe prurë sa më realisht diçka.
Kryebashkiaku i parë i Vlorës është Abaz Mezini nga fisi i shquar: Mezini i Vlorës,i cili jetën e tij ia kushtoi çështjes së qytetit, po edhe çështjes kombëtare duke luftuar kundër rebelëve dhe të huajve për shtetësinë dhe konsolidimin e lirisë dhe pavarësisë së vendit.Ai jo vetëm që është i pari po edhe renditet ndër figurat e rralla të atyre administratorëve patriotë që bënë çfarë mundën në shtetndërtimin e vendit…Vijmë pastaj tek figura e Osmën Haxhiut,krybashkiakut dhe luftëtarit të devotshmëm ,njeriut që punoi dhe veproi në një kohë trazirash të mëdha dhe asnjëherë nuk i ndali dhe nuk i pa të ndara idealet e veta kombëtare me ato qeverisëse dhe demokratike.Figura e tij ridimensionohet fuqishëm në një radhua të gjërë veprimtarishë duke gërshetuar tiparet e humanistit, bamirësit dhe njeriut që gëzon të drejtën e përfaqësimit popullor në evente të rëndësishme kombëtare ,siç është Kongresi i Lushnjës.Kur vijmë tek figura e Ali Asllanit ndalemi pak edhe me një ndjenjë tjetër ,sepse na duhet të flasim për një nga lirikët e fuqishëm të poezisë kombëtare,autorin e himnit: Vlora,Vlora,të poezisë: Hakërrim dhe të poemës së famshme :Hanko Halla e të sa lirikave brilante që shkëlqejnë si valët e Jonit në mëngjesin bregdetar.Por Ali Asllani nuk është vetëm i këtij formati.Figura e tij dimensionohet në shumë kënde shikimi dhe çdo kënd është i mjaftueshëm për të kuptuar madhështinë e këtij patrioti të shkëlqyer.Historia e letërsisë njeh mjaft poetë të mëdhenj si: Pablo Neruda ,që kanë qenë edhe diplomatë, që kanë shërbyer në shërbimet diplomatike të vendit të tyre dhe kanë krijuar emër të madh.Autori e sjell Ali Asllanin përmes një kronike shkëlqimtare të jetës së tij,koha kalon dhe sa më tepër zhytemi në të ,aq më tepër na dalin përpara hijet e këtyre njerëzve të mëdhenj,të cilat ruajnë të freskët lavdinë e tyre dhe jep vetiu mësim për të ardhmen.Punërat e tij në shërbim të çështjes kombëtare së bashku me Qazim Kokoshin ,kur presin të dërguarin e presidentit Uillson, çmohen vetëm përmes ndjenjës së një repekti dhe përulje të thellë.Është meritë e Memishajt që ka ditur ta japë personalitetin e këtij shtetari- poet në konfigurimin e një kohe aktive dhe plot ngjarje të mëdha, po njëherit të na tregojë edhe sjelljen e sistemit komunist me Ali Asllanin,sjellje aspak e denjë dhe denigruese përmes heshtjes dhe varfërisë ku e lanë këtë personalitet.Ishte koha kur diktatura ngrinte idolet e rreme dhe thurte fanfara për personalitetet e dyshimta që i shërbenin asaj me zellin e tam tamit komunist.Ali Asllani ka bërë punë të lavdërushme si bashkiak i Vlorës që me themelimin e bibliotekës së qytetit, apo vepra të tjera publike , duke sjellë gjithnjë erën e ndryshimit që vjen nga një kryebashkiak i ditur dhe patriot.I këtij formati , I rri pranë edhe Qazim Kokoshi.Bashkë me dhëndrrin e vet Ali Asllanin,ata ndikojnë tek Haveni,konsulli amerikan ,i dërguari i Uillsonit ;ai është në krye të luftës për çlirimin e Vlorës,deputet i parlamentit shqiptar, botues shtypi dhe kryebashkiak i suksesshëm që shndrron qendrën e qytetit të Vlorës;edhe në emigracionin politik nuk i ndërpret kurrë idealet demokratike.Dënohet mizorisht nga regijimi komunist dhe i persekutohet familja.Një yll tjetër i nacionalizmit shqiptar, Nuredin bej Vlora, vjen në penën e Memishajt si një vazhdues i denjë i asaj tradite të burrave të mëdhenj.Është një nga ato figura tëndritura që jep kontribut të madh në konferencën e Paqes në Paris, më 1919.Ndihmon finaciarisht anëtarët e delegacionit shqiptar që përbëhej nga ajka e patriotëve dhe njerëzve të ditur dhe, nuk duhet harruar se në veprimtarinë e tij të lartë u gjend edhe bashkëshortja amerikane Karolinë Borden.Si kryebashkiak ai inicion e themelon arsimin në Vlorë,institucione të tij,gjithashtu bëri një punë konceptuale në infrastrukturë ,etj.Nuredin bej Vlorën do ta zevendësojë Zyhdi Karagjozi.Po kështu Abedin Nepravishta do kujtohet si një bashkiak i devotshëm e që me sjelljen e eshtrave të Ismail Qemalit nga Kanina në Vlorë kreu një akt fisnik në nderimin e Atit të Pavarësisë.Në libër do të gjejmë edhe emrat e kryetarëve të bashkisë gjatë pushtimit nazist, apo peridhën e regjimit komunist,e më pas sistemin e demokracisë.Mendojmë se autori,Enver Memishaj e ka konceptuar dhe shtjelluar këtë libër në disa rrafshe: në rrafshin historik ,duke e parë historinë shqiptare të ndërlidhur me skenat dramatike botërore,atëhere kur ,pikërisht ,duheshin gjetur dhe u gjetën protagonistë të denjë të kuptonin situatat dhe të çmontonin rrethanat e disfavorshme me luftë,diplomaci, duke marrë edhe armën në dorë ,apo duke vënë edhe pasurinë e tyre në shërbime të kombit,në rrafshin e një vertikaliteti kohor, kur na duhet të kuptojmë dhe të mbartim ato pika nga fillon e ngjizet historia e familjeve të mëdha;në aspektin e nxjerrjes nga harresa dhe për t`i sjellë në tribunën e duhur të vlerësimit disa figura që u anatemuan dhe u lanë në heshtje për shkak të ideologjive të mëvonshme,dhe në aspektin e një vërshmi historik tronditës në etapa kohore që konsolidoheshin me një ritëm të shpejtë për të na sjellë modele burrash të mëdhenj ,të cilët, më shkollimin perëndimor dhe traditën familjare, ditën të japin kontribute të mëdha e të na sjellin sot ,jo vetëm një pasuri shtetformuese dhe qeverisëse ,po edhe një trashëgimi kulturore dhe historike.Në libër ka vend për sejcilin nga kryetarët e bashkive që qeverisën Vlorën që nga themelimi i shtetit shqiptar,ndaj ky libër ka vlera jo vetëm njohëse, po edhe ballafaquese, thelluese ,ruan mirë ritmin e leximit të një proze shkencore ku argumenti dhe fakti herë herë ia ndërrojnë pozicionin njëri tjetrit, po kurrë nuk largohen.Me librin e ri,Enver Memishaj sjell një ndihmesë të shquar jo vetëm në njohjen e administratës shqiptare,çka e bën këtë libër unikal, po edhe të historisë duke u bërë një homazh përkujtues shumë figurave emblematike të kohës që mbeten shembull frymëzimi edhe për sot dhe, me kohë ,kanë hyrë në panteonin e kujtesës kombëtare…
“ATDHEUT I KAM BORXH JETËN…”
Nga:SEJDO HARKA/
Nuk ka shumë ditë qëkur u nda përgjithnjë nga jeta, poeti përmetar Rrapo Këlliçi. Në nderim e kujtim të tij, më poshtë po botojmë një shënim për librin me 160 faqe dhe me titullin “Flladet e vjeshtës”(Tiranë, 2006).
Ai lindi më 23 prill 1943, në fshatin Leskaj të Përmetit. Mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”, në Gjirokastër dhe pastaj shërbeu mësues në disa shkolla të rrethit Përmet. Në vitin 1981, u diplomua për gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës dhe dy vjet më vonë kreu studimet psuniversitare për filozofi. Në vitet e fundit jetoi në Tiranë e dha mësim në shkollat e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” dhe “Eqrem Çabej”. Ka botuar librat “Bardhi piktor”, “Alo, Alo!” dhe “Mëngjese e perëndime”. Ky është libri i katërt i tij.
xxx
Të shkruash për poezitë e Rrapo Rëlliçit,në radhë të parë, duhet ta njohësh mirë shpirtin e tij.Për këtë, mjafton të lexosh vargjet :”Nga jashtë, jam i ashpër si stralli,/Shkëndija , flakë e dritë në gji mbaj,/Si t’i kam zemër ,nuk jam një copë zall…/Cingërisëm pak…/Më puth/ të shohësh sa ëmbël di të qesh apo të qaj”,me të cilët mbyll poezinë “Autoportret”. Sado fjalë të bukura të përdorësh për të karakterizuar portretin poetik tij,ato do të tingëllonin të paplota,para vargjeve të mësipërm , të cilët e pikturojnë, jo vetëm autorin, por dhe kredon e tij poetike. Në këto vargje, ai shfaqet sa i ashpër aq dhe i butë, sa rrebel , aq dhe i arsyeshëm ,sa i egër aq dhe njerëzor ,me shpirt të bardhë si bora.
Për të vërtetën është thënë e shkruar shumë. Populli, për të theksuar pavdekësinë e saj, ka krijuar një mori aforizmash dhe sentencash filozofike, të tilla si “E vërteta zhytet, por nuk mbytet”. Vërtetësia e kësaj thënieje është absolute. Askush nuk ka mundur ta varrosë përjetësisht të vërtetën ,edhe kur mbi të derdhen male me shkëmbinj e baltë. Atë nuk e kanë helmuar as gjarpërinjtë ,që mbytën Laokontin, i cili guxoi të thoshte të vërtetën për Kalin e Trojës.
Rrapo Këlliçi është autor i katër librave me poezi. Ato, që e kanë bërë të njohur në botën e letrave, janë vëllimet “ Mëngjese dhe perëndime” dhe “ Flladet e vjeshtës”, të clët kanë dalë në qarkullim kohët e fundit.Tematika e krijimtarisë së tij është sa e gjerë,aq dhe aktuale.Kredoja e poetike e saj është e vërteta dhe pavdekësia e saj. Për këtë poet, e vërteta mund të baltoset ,por nuk “ndryshket”, mund të gjakoset e mbytet ,por nuk vdes kurrë. Ja ç’shkruan autori për pavdekësinë e saj: “Mëngjese dhe perëndime janë dashuritë,/ Mëngjese dhe perëndime kanë qeveritë, /mëngjese dhe përëndime ka gjithë jeta,/veç lindë dhe s’vdes kurrë,/vetëm e vërteta”.Autori dëshiron ta shohë të vërtetën në sy.Atë e gjen te dashuria dhe miqësia e sinqertë , te bukuritë e shpirtit dhe besa e fjalës, te poezia dhe trupi nudo,te kthjelltësia e syve dhe mendimi i qartë, dhe jo te falsiteti e gënjeshtra, xhelozia dhe hipokrizia , te grykësia dhe përçmimi. Ndaj ai shkruan:”I urrej/ xhelozitë, /mëritë”, sepse ato e zbrazin dhe e brejnë shpritin e njeriut,si krimbi mollën. Ndërsa më poshtë vazhdon:”I dua miqësitë, /dashuritë”,që fatkeqësisht janë “mungesat e kohës”. Të vërtetën autori e gjen tek e dashura e zemrës ,për të cilën thurë vargjet më të bukura:”Të dua të bukur, si drita e ylberit,/të dua me shpirt/si beben e syrit,/të dua të pastër,të çelur/si zemra pa borxhe”.Autori, të dashurën e çmon,”edhe kur qeshë edhe kur qan/edhe kur qetësinë ia prishë/ edhe kur shan”. Por, “që të mos mbetet si akullnajë /vetëm indiferentizmin s’ia fal”.
Poezia e tij e ndjenjës është sa tradicionale, aq dhe moderne. Në to, bashkëjeton koncepsioni i Naimit, me atë të Eseninit, për dashurinë. Në poezinë “Përjetësi”,dashurinë e koncepton të përjetshme , gjë që e shpreh në vargjet:” Ç’u plekse kështu me mua,/ Si pjergulla pas lisit të vjetër?/ As ti s’shqitesh, /As unë s’dua/ të pranoj kalorës tjetër…”. Për të, dashuria është përmendore. Për njeriun e zemrës, ai shkruan:”Le të vdesim të dy në një ditë,/ Në heshtje dashurisë ne i ngritëm përmendore”!Megjithatë ,autori nuk mbetet rob arkaik i dashurisë,që shuhet si flaka e kashtës pas shiut .Në poezinë “Kërkoj”,ai përputhet me ndjesinë e Eseninit për dashurinë,sipas së cilës njeriu,për të gjetur dashurinë e vërtetë ,kërkon tërë jetën.Aq më tepër sot,kur jorrallë, dashuria shitet e blihet me para.Ndaj poeti shkruan:”Kërkoj dikë të ndjekë gjurmët e mija/…në rrugë më lënë,s’u bëmë kurrë dy./Ta gjejmë,/ta ndjejmë,/ku është dashuria”!
Ndjenja më e veçantë njerëzore, për autorin, është dashuria për nënën .Ajo është sa tokësore aq dhe qiellore . Në vargjet:”Në i fala kaq dashuri Hënës./Dhe s’ndahem prej saj asnjëherë,/e dua se më ka emrin e Nënës,/të dyja të bukura/… pranverë mbi pranverë”, autori nëpërmjet një paralelizmi të bukur figurativ, e vë shejën e barazimit ndërmjet nënës së tij dhe Hënës, të cilat i bashkon bukuria e rrallë.
Edhe lirinë e do të vërtetë e jo fasadë e falsitet. Për të, liria është : “Enigma më e madhe e kohërave, /dashuria më e madhe e brezave,/ krahu më i fuqishëm i shpendëve”. Prandaj ai e thërret:”Eja e pastër, pa maska , veshje e stoli,/siç lind fëmija nga nëna/e thjeshtë /Nudo…Liri”. Autorin e frymëzojnë e bukura dhe e mira, sinqeriteti dhe ndershmëria, komizmi dhe tragjizmi i jetës. Në penën e tij ato marrin vlerën e sentencave filozofike gjithëkohore, si p.sh:”Vdekja është më e shtrenjtë se jeta”, “Kush di të vuajë, s’ka frikë nga vdekja”etj.
Simbol i së vërtetës dhe bukurisë shpirtërore , i mençurisë dhe sinqeritetit për autorin, është bërë Naim Frashëri, cili për të është “lule, që s’vyshket kurrë”dhe”bilbili i gjuhës dhe i poezisë shqipe”.Autori vendosë raporte të drejta ndërmjet njeriut e Atdheut, të vërtetës dhe jetës. Me njerëzit ai shlyhet ,kur u thotë të vërtetën, ndërsa për Atdheun e falë edhe jetën.
Në krijimtarinë e Këllçit, krahas poezisë së pejsazhit, gjejmë të lëvruar edhe poezinë e meditimit, siç është ajo me titullin ”Një fije floku”, ku autori mediton për lindjen dhe vdekjen, për jetën, të vërtetat dhe paradokset e saj, për kohën , ndryshueshmëriënë , shndërrmin dhe vlerat e saj.
Autori, ashtu siç i respekton njerëzit, që e vlerësojnë dhe e mbrojnë të vërtetën, po me aq force i fshikullon ata, që e shtrembërojnë atë. Mbytësit e së vërtetës janë gënjeshtarët, hipokritët, egoistëst ,sadistët dhe grykësit. Hipokritët.ta qajnë hallin, kur hiqesh zvarrë.Ndërsa, “kur të dhëmb shpirti,/të quajnë të marrë!”.Grykësit, “si krimba lëvrijnë në kërma e pleh”, ndërsa servilët dhe egoistët.”si qeni, vetëm për vete lehin”.Për autorin, bartës kryesorë të këtyre veseve janë politikanët dhe pushtetarët ,të cilët janë shkaktarë të varfërisë dhe amullisë ,të deforimit të votës, të gjallërimit të korrupsionit dhe krimit, duke errësuar të vërteten. Në poezinë me titull ‘”Politikanëve”, ai u drejtohet me pyetjet retorike:”A keni sy e veshë, zotërinj politikanë?!/Si nuk u vjen keq, kur e shihni…Atdheun, që përpëlitet si zogu në mes të llohës” ?!”Ata,edhe kur “përgjërohen” për popullin, “çirren për kolltuk e para”. Politikanët dhe pushtetarët e korruptuar janë ata, që “…me gjakun tonë bëjnë tregëti ,ata që edhe zanat i nxorën në pazare rrospish”. Ata, që “as gjak, as nder, s’na lanë në faqe”. Në vend që të gjenerojnë qetësi e paqe, “i gjakosin e vrasin njerëzit ,si në përralla me kuçedra”. .Është kjo arsyeja ,që autori shpërthen nga zemërimi: “Edhe në xhungël ka më shumë qetësi, /më shumë mirëkuptim mes shumë egërsirash”. Protesta e autorit e arrin kulmin në vargjet:”Na lodhët! Na vodhët! Duam paqe”!
Për t’i fshikulluar veset e njeriut , autori krijon shumë fabula të bukura. Edhe pse narracioni e karakteret janë të njohura, në trilin e tij krijues marrin vlera të papërsëritshme . Nëpërmjet tyre përçohen mesazhe unviersale e tepër aktuale. Mund të themi se fabulat janë krijimet më të bukura poetike të Rr.Këlliçit. Pas bëmave dhe veseve të kafshëve fshihen karakteret njerëzore. Kështu, pas mizës, e cila për të ndyrë dhallin, mbytet në të, fshikullon mburravecët sadistë, të cilët për t’u bërë keq të tjerëve, sakrifikojnë dhe veten.Pas këpushës së shtypur nga lopa, së cilës i pi gjakun , kur zhgërryhet ledheve, fshihet njeriu, që fryhet e pasurohet, duke pirë gjakun e të tjerëve.
Një nga fabulat më të bukura të krijimtarisë së këtij autori është ajo me titullin “Ujku rojtar” , Narracioni i saj është sa i bukur ,aq dhe tallës, sa i vërtetë aq dhe paradoksal. Vesi i grykësit, herë duket sikur kalon nga egërsiarat te njerëzit e herë nga njerëzit te egërsirat, por kjo e fundit duket më finoke.Për të treguar rrjedhën e narracionit të fabulës, po citojmë disa vargje. “Ca mishngrënës ndanin gjahun, njëri kofshën ,tjetri krahun”. Ata ,u grindën kaq shumë me njëri- tjetrin, “sa tundi vendin shamataja,/ për mëlçitë u bë hataja”. Në këto cast, ujku thotë:” Mos u zini, ja u ruaj unë,/ sa të merrni një sy gjumë”. Kur egërisrat u zgjuan të uritura dhe kërkojnë pjesën, ujku u përgjigjet me sentencën e mençurisë popullore: “Ç’pjesë kërkoni, or qyqarë,/ kini parë ujqër rojëtarë”?
Poezia e Rrapo Këlliçit është e çiltër ,sponatne dhe tepër e ndjeshme. Ajo vjen natyrshëm ea sforcime, me fjalë, shprehje e figura të kërkuara . Brendia e saj mban shqetësimin e njeriut të kohës për Kombin dhe formimin e tij,për fatin e Kosovës dhe të Çamërisë , për krijimin e një shteti unik dhe të një shoqërie të përparuar. Në to, gjallon dashuria njerëzore, freskia e maleve të vendlindjes, shushurima e dallgëve të Vjosës, ëmbëlsia e vargjeve të Naimit dhe shpirti i ngrohtë i njerëzve të atyre anëve. Autorin e ngazëllen gjithçka e mirë dhe e nervozon gjithçka e keqe ,që e pengon njeriun dhe shoqërinë të ecë përpara. Për t’i afirmuar virtytet më të mira të njeriut , autori fshikullon vese të tilla të tij, si gënjeshtra, hipoktrizia, servilizmi, egoizmi e sadizmi, të cilat i mjergullojnë shpirtin dhe i turbullojnë mendjen. Herë me humor e herë me ironi e sarkazma, autori synon ta zhveshë njeriun nga veset dhe të këqijat , për ta bërë pjesë të ndryshimeve të mëdha të kohës. Gjuha e përdorur është e bukur dhe me një figuracion të pasur.Është kjo arsyeja, që poezitë e këtij autori i mbeten lexuesit në mendje , si një këngë e bukur, edhe kur dëgjohet për herë të parë.Poezitë e Rr.Këlliçit dallohen ,jo vetëm për origjinalitetin e papërsëritshëm, por edhe për shumëllojshmërinë e vargjeve dhe të strofave.Nervi poetik i autorit është sa spontan,aq dhe i kultivuar në vite,që tregon pjekurinë e një poeti të formuar.
Tiranë, mars 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 80
- Next Page »