Nga Aleko Likaj/
Romani Terre brûlée (Edition Non lieu) i autorit shqiptar Dashnor Kokonozi vlerësohet me: Çmimi kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në Paris, 2015.
Ka qenë një aktivitet që u organizua këto ditë për të pestën herë në mjediset e INALCO-s (Instituti Kombëtar i Gjuhëve dhe Civilizimit Oriental), në kryeqytetin francez, pjesë e sistemit të Sorbonës, por edhe me mbështetjen e gazetës Le Monde dhe Courrier International, që ka mbledhur mbi tridhjetë botues francezë.
Në këtë veprimtati janë paraqitur një numër i madh autorësh nga të gjitha vendet e Ballkanit, të përkthyer në gjuhën frënge.
Ka qenë në fakt një konkurim i botuesve francezë dhe jo i vetë autorëve. Për herë të parë u organizua edhe ndarja e një çmimi për librin më të mirë. Ndërkohë që për zgjedhjen e tij ishte ngritur një juri me studentë të INALCO-s. (Franca ka një përvojë interesante në organizimin e strukturave sa më pak të ndikuara nga faktorë jashtletrarë. Keshtu,një nga çmimet me të vlerësuara në vend është Le Prix Goncourt de lycéens, më të cilin së fundi u vlerësua një autor i përkthyer edhe në shqip, David Foenkinos).
Sipas organizatorëve të aktivitetit, juria e organizoi punën në disa faza seleksionimi. Në seancën e parafundit u përzgjodhën njëzet libra nga autorë të pothuaj të të gjitha vendeve ballkanike (bullgarë serbë, grekë, turq, rumunë, kroatë, sllovenë etj) dhe që janë aktualisht të pranishëm në rrjetin e shitjes së librarive franceze.
E ndodhur para një volumi të madh pune dhe një numri të konsiderueshëm veprash me cilësi të lartë, juria propozoi edhe dhënien e një çmimi special (coup de coeur), përveç çmimit kryesor të librit më të mirë të Sallonit, siç ishte menduar në fillim.
Ky çmim special iu dha poetit rumun Radu Bata për përmbledhjen me poezi ”Le Philtre des nuages” (et autres ivresses) të botuar nga Éditions Galimatias.
Çmimi kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në Paris, 2015 iu dha autorit shqiptar Dashnor Kokonozi për romain Terre brûlée (Edition Non lieu), me një temë që rrisjell me dramaticitet ngjarjet e vitit 97 të
Në paraqitjen dhe motivimin e vendimit të marrë prej saj në dokumentet e rastit juria theksoi se : ”Ishte e ndjeshme ndaj vlerave universale që sillen nëpërmjet historisë së një krize që preku një vend ballkanik dhe nga pikëvështrimet e ndryshme ndaj të njëjtës ngjarje”.
Anëtarët e jurisë në fillim menduan se kishin të bënin me një vepër që trajtonte piramidat mashtruese financiare të sistemit ”Ponzi”, që ka të bëjë me nxjerrjen e fitimit për klientët që kanë depozituar paratë së pari nga fondet që ushqehen nëpërmjet depozituesve të rinj, por ajo, siç prezantohet në relacionin vlerësues tê saj, ”u josh nga ritmi i aksionit, pa asnjë kohë të vdekur dhe mbi të gjitha nga tre këndvështrime të detajuara në këtë vepër”.
– versioni i një përkthyesi, Nikos, që shikon familjen e tij të shkatërrohet në të njëjtën kohë si edhe vendi i tij
– ai i një gazetari austriak, Charl Sanz, që ka mbuluar të gjitha luftërat e globit dhe do të kuptojë se çfarë po ndodh me të vërtetë në një vend në zgrip të shkatërrimit.
– ai i medieve ndërkombëtare që me çdo kusht kërkojnë ngjarje sensacionale edhe duke deformuar të vërtetën.
Pastaj diskutantët e shumtë që e morën në fund fjalën, përpos vlerësimeve theksuan se me këtë rast, juria ka hyrë në thelbin e historisë dhe ka vlerësuar pikëpamjet e ndryshme që zhvillohen rreth të njëjtës ngjarje dhe mospërputhjen nëpërmjet asaj që kuptonin ”ndërkombëtarët » dhe asaj që përjetonin vendasit”.
Salloni ka krijuar një traditë të mirë dhe është pjesë e pandashme e veprimtarive të shumta kulturore të kryeqytetit francez. Dokumentet përkatëse dhe proces verbalet e paraqitjeve të antarve të jurisë do të botohen në revistën Orient, që aktualisht del vetëm në letër.
Archives for April 2015
“DITARI I BURGUT”
SHFLETOJ KRIJIMET DHE PERKTHIMET E BLLOKUT “DITARI I BURGUT” TE POETIT PELLUMB LAMAJ
Nga Eduard M. Dilo/
Nder duar kam nje tufe me krijimtari te poetit, skenaristit, shkrimtarit, perkthyesit Pellumb Lamaj. Vine shkrimet e tij shkruar thjesht, plot ndjenje, dashuri, sinqeritet, perkushtim e me mendim te qarte.
Jane vargje te poetit qe ja vrane endrren, ja pushkatuan rinine, por nuk e mposhten, ne shpirt ngeli i lire, me shpirt te bukur. Ai vjen ne krijime tamam poet rebel.
Aty i prangosur, aty mes bajonetave qe pikonin gjak shqiptari, aty ku dhe zogu kur hynte ne kampet e vdekjes shihej si provokator, aty ku dhe qeni shok i pa ndare me ata qe vuanin kur ju turr xhelatit qe do qellonte te burgosurit, u denua me varje(!).., u rrit dhe u burrerua poeti, aty u be Erudit, zoterues i me se pese gjuheve te huaja.
U be historian se mesoi shume nga ata Shqiptare te vertete te studjuar ne Perendim qe ishin teper te vendosur e qe vuanin patriotizmen e te qenit Shqiptar. Aty formoi karakterin, aty mesoi se si duhet te jete njeriu patriot, se si duhet te jete shqiptari i verete.
Vargjet, shkrimet e tij ne proze kane ngadhenjim mbi te keqen, kane realitet, kane ngjyrim, kane madheshti. Vargjet e tij jane vargje qe duhet te hyje ne letersine e vertete shqiptare e nxenesit te mesojne cfare do te thote dashuri per Atdhe, per Komb, per njerzit, cfare do te thote dhe diktature…!
Pellumbi nuk shkruan vetem poezi, por dhe tregime, skenare dokumentaresh, perkthime, esse… Nder to permendim “Duart e Nenes”, “Dashuri te vrara”, “Dy pika lote”, Kur ngordhi perbindeshi i kuq”, “Cfare del nga macja, do gjuajne minj”, “Fisnik lind, nuk behesh”, “Viti i Ri”, ” Statuja e Lirise”, ” Sot mbush njezete vjet”, ” Mekataret”, ” Mikroborgjezia katermbedhjete vjec”, “Kulaku”, “Ne emer te popullit”, “Renegatet”, “Larot e oborrit” etj.
Gjithashtu ka perkthime te ndryshme nga V. Hygo, Cabriele Anunzio, P. Shelly,Gerarrd De Nerval, Teodor Storn, Scaroni, Secheti, Leopardi, Fides, G. Ungareti, K Rosseti etj.
Vargjet e tij vertet mbartin dhimbje, por dhimbja esht per padrejtesite qe i jane bere Kombit, Atdheut tone nga klikat udheheqese, qe ende fatkeqesisht vazhdojne. Vargjet mbartin realitet te parashikuar aty mes telave me gjemba, ku nata ishte e gjate, e tmerreshme, e pa pare gjekundi…
Njollat e gjakut shperndare neper muret e qelive, klithmat e atyre qe torturoheshin, emrat e skalitur me dhembje neper muret plot lageshti e myk, qe kete djale ne moshen e njome, ne me te bukurun moshe e mbani te mberthyer me pranga, benin qe shpirti i tij i lire ne brendesi, te shperthente me keto vargje qe i ka te skalitur aq ndjeshem :
“Brenda kater muresh/Rrethuar nga terri/Zvarritem pa rreshur /S’po di nga lind dielli
Brenda kater muresh/Shtangur nga vetmia/ Hijet me rrethojne/Nxin e tere qelia
Brenda kater muresh/Kruspull nga te ftohtit/Pres te vije mesnata/Ti drejtohem ZOTIT
Brenda kater muresh/Dhe pse nate e thelle/ Me kot pres une ZOTIN/ Ai esht ne qiell…” -Qelia 1979
Ky abjent teper gijotines, nen driten e zbete, ku vec minjte qene shoqerues te perhershem, ku buka me myk me pak uje sa per te njomur buzen e zhuritur, ishte lejtmotivi nga ku do te fillonte shperthimi i fuqishem.
Ne ferrin spacian kur e cuan gjeti aty shume bashkevuajtes qe kishin mbi 25-30-te vjet denime te renda e te pa shprese se do te delnin gjalle.
“C’thote bota e qyteteruar, c’thote Perendimi?”-pyesnin gjithe interesim e nje fije shprese ata qe vuanin aty -une i veshtroja e veten e veshtroja. Nuk doja tju prishja endrren dhe tu vrisja ate pak shprese…
Dhe nje nate te acarte dimri, thelle ne zemer te malit, ne ate grope vdekjeje, ne galerine e zones se dyte, ne driten e zbete te kandilit une do te hidhja ne nje cope leter keto vargje”:
Eh Statuje Statuje e Lirise/Sa kurora rrine vyshkur mbi ball/Jehona dashurie qe kurre s’u dhuruan/Kafka martiresh mbetur pa varr
Eh Statuje, Statuje e Lirise/E vetmja shprese, i vetmi zjarr/E vetmja shprese ku shpresat udhe bejne/perzier me klithma., kulluar ne gjak.
Eh Statuje, Stauje e Lirise/E vetmja drite qe na mban gjall/Por dhe po ikem pa u takuar/Besome, do vine te te puthin vrasesit tane!(Statuja e Lirise-1979).
Vargje tejet te fuqishme, nje parashikim, qe kurre nuk do ta donim te ishte keshtu…
Vargjet jane tamam kushtrim per te zgjuar ndjenjen njerezore dhe kombetare per ta bere ashtu si duhet Memedhene.
Njeriu qe rritet me shpirt te lire, nuk mund te jete ndryshe, eshte i drejte per te drejten, eshte cmohues per mohimet, eshte fisnik e me shpirt te paster.
Te tille e kemi Poetin ne vargjet e shkruara ate kohe(1979). Ishte i qarte ne mendime, i pjekur para kohe nga vuajtjet qe kalonte mes vuajtjesh jeten e bukur rinore, kish kuptuar drejt e qartazi qellimin e barbareve te cilet mundoheshin ti lodhnin shpirterisht, menderisht, fizikisht qe nje dite te beheshin viktima dhe persekutoret e pa shpirt ta kishin te lehte per te mbyllur faqen e krimit e genocidit komunist gjysem shekullor te ushtruar aq barbarisht mbi shtresen me fisnike, intelektuale e patriotike te kombit.
Ai gjen force te enderroje e te shpalose aq cilter ndjenjat si bashkemoshatartet qe i la aty ne bankat shkollore ku e prangosen:
“Trishtimin flaka sot /Mbi telat me gjemba/Dhe syte e lodhur/Drejtuar nga qielli
Ne perhumbjen e nje reje rebele/Qe arratisej me shpejtesi/Drejt foleve te largeta/ Ravijezuan fytyren tende
E ne cast mitralozet e bajonetat/Drejtuar nga une/U shnderruan ne petale dashurie…
Valle pse je kaq larg/Sot esht dita e veres/E une trendafilin e kuq /Dot nuk ta sjell (1986).
Sa vargje te mrekullueshme ngjyer me dashurine, trazuar me dhimbjen aty mes telave gjembashe, ku zemra rinore, harron vuajtjet dhe dergon pershendetje dashurie per ate qe la ne vetmi te pa shprese.
Nje flamurtar i vertete me vargjet qe te hyjne ne shpirt e te bejne ti lexosh me endje. Gjen vargje qe jane shkruar per te renet, atyre qe ende nuk u dihen varret, ku tu vendosim nje lule. Vargje qe “te zgjonte te gjallet”, por “medet keta kishin vdekur me kohe,” edhe pse “u ra sirenave te zgjonte mangufaret” , “vec hijen e lagesht dallova ne sfond” -thote Poeti. Duke pare kete realitet tejet i zhgenjyer per te, vazhdon: ” I lodhur, i dermuar e leshova anijen/ Ne detin e trazuar me shqote e stuhi/ E cava dallget drejt ishullit te vetmuar/ Aty ku amazonat e zogjte cicerijne” – ” E po qe shkruar te kthehem nje dite/ Prane bregut ku nanfraget gelojne/ Nuk do tu bie me sirenave te zhurmeshme/ Do kthej kupa vere e velat do leshoj”.
I pa kompromis me te drejten e drejtesine per te drejten, ka bere paqe me veten, e nuk mund te zhbehet, te jete ndryshe…
“Kurre nuk u bera vegel e politikes/Edhe pse politika me kalbi ne burg
Esht strofka e horrave dhe intriges/ Konspiracioni me emrin kurve
Po lolot e oborrit valle cjane/ Poete, deputete qe kocka lepijne/ Gjithe jeten mbesin vec uturak/ Mjerane qe se prekin dot LIRINE! …”gjithe jeten time mbeta rebel/ nganjehere as vete nuk e di perse/ di vetem qe paqe bera me vehten/ dhe kurre nuk e nderroj kete fole”.
Vazhdoj ne cfletimin e faqeve, e ndalem tek kjo poezi tejet e fuqishme qe permban nje realitet te pa mohueshem:
“Gjithe jeten i kenduat perbindeshit/ Kur ngordhi e qate ne cdo varg
Tani si jashtqitje sllavokomunizmit/ S’ju mbetet gje tjeter vec te peshtyni lart
Te paret qe ngritet dy gishtat lart ishit ju/ Sekretare te partise, konsomolas te rinise
E peshtyte, me kembe e shkelet pacavuren e kuqe/ Dhe oh… u gdhite pishtare te demokracise!
Te paret qe ja mbathet ne Perendim ishit ju/ Birbo te kuq pa Fe dhe Atdhe…
…….. Ju qe gjithe jeten hapet vec varre/ E hija e vdekjes ju ndjek nga pas/ Mos harroni shkrepetimen qe zbret nga qielli/ Ahet dhe mjerimin e nje populli te pa fat”.
Shpresuam ne demokracine, ne ate demokraci qe vuajtem e enderruam per te, por vec zhgenjim muarem, vec trishtim e persekutim si me pare, se jane po ata qe kane qene, jane po ata qe cdo gje mund te jene, vec kurre demokrate e njerezore.
Nuk ka si te ndodhte ndryshe po te ishin pak njerezore, shtresen qe vuajti ate ferr dantesk duhet ti jepnin vendin qe meriton. Ata qe vuajten,keta njerez aq njerezore, fisnike e te drejte tek ZOTI, te duruar deri ne vetmohim, jo hakmarres e kriminele, duke dashur qe Atdhene dhe krejt Kombin ta shohin te perparuar, si proteste per padrejtesite qe vazhdojne, u vetflijuan si rasti i Heroit te Demokracise, Lirik Bejko, te cilit poeti bashkevuajtes burgjeve me te i ka gdhendur keto vargje lapidar:
“Ti ike vella i vuajtjeve ike fluturove lart/ Atje ku vetem Engjejt jetojne
I more me vete mjerimet e kesaj bote/ Tani vec Zotin ke mburoje
Ne greven e urise jane nguruar ata
Ata qe buza nuk u qeshi kurre/ Ndergjegje e Kombit, / Simbol i Lirise
Te vetmen pasuri kane nje Flamur”.
Cdo shkrim i tij, cdo varg qe jane vec shkrime e vargje shpirti permbajne ne vetvete anen njerezore te ketij njeriu zemer madh qe gjithcka per te eshte vec Atdheu, Shqiperia meme, vendi ku u rrit, vendi ku u burrerua mes prangave -shenjat e te cilave ja shohim ende-, jane shkrime qe e mbajten gjalle, e mbajten me shprese tek Liria, edhe kur nen hekurat e trashe , ne ato qeli te ngushta, plot tym e lageshti kalonte moshen me te bukur, moshen e endrrave, moshen e dashurise, moshen e lojrave me shoke e shoqe, moshen e prijuar nga gjithcka e te gjithckaje, rinine!
Poezia “KOSOVES MARTIRE”, qe poeti i vargezon me nje dashuri te mekuar ne familje, esht poezi kushtrim e ngadhengjim mbi vitet e kohet qe kalojme, e qe Kosova e martirizuar pret ti ngjitet trungut Ame…, esht kushtrim qe biri i Vlores ja con jehonen kreshpave e bjeshkeve te Kacanikut e Rugoves, qe ka ngel gjalle si ne legjenda Shote e Azem Galica. Xhem Gostivari, Shaban Pollozha etj.
“Njeqin vjet u pre pema e Lirise/ Po rrenjet e Kombit ishin te thella/ Ato njomeshin me gjak martiresh/ Filiza buronte Kosova nder breza/ ……
Njeqind vjet luftoi Kosova/ Jo nuk u dorezua Shqiptari/ Yllojne trojet e Shqiperise Etnike/ Te qofshim fale Familja Jashari/ Marshon e lire Kosova martire/ Syte e permallur kerkojne trungun nene/ Po troket ora e races Ilire/ Kush esht burre te ngrihet ne kembe”.
Si mund te kaloje ne heshtje e pa dhimbje tek poeti viti i mbrapshte “97 ku “revolucioni komunist”, mori persiper dhe shkatrroi krejt Shqiperine, duke i bere sabotim dhe ceshtjes te Kosoves martire ne te drejten e saj te mohuar.
Si mund te kaloje ne heshtje, shkaterrimi i Vlores vendit te Shejte te krejt Shqiptarise, vendit te “pelegrinazhit” shqiptarjan?
Ja si shkruan: ” Rete perpine Karaburunin/ Dhe u derdhen mbi Sazan/ Nis bucet Adriatiku/ Rrufete skuqin Kuz- Babane/….. “Ne Tirane ndare ne partira/ Bolshevike dhe renegate/ Tymi le ti dale Vlores/ Jane mesuar te qajne grate/ Eh moj kuceder e kuqe / Si nuk u ngope me gjak/ Edhe pjellen tende hengre/ Si ste plasi ai bark/.”
Urojme suksese te metejshme Poetit. Esht deshmija e gjalle e te mbijetuarve nga Spaci ferr, eshte percuesi i denje i amanetit te atyre qe nuk dihen ende ku u prehen kockat.
New York: Prill, 2015
PSE SHATNTAZHON OR MIK ?
Opinion nga Fahri XHARRA/
“Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk mund të vihet në dyshim”, tha Rama gjatë një interviste për “Klan Kosova”. “Pyetja është si do të ndodhë. Do të ndodhë në kontekstin e BE-së si një proces natyral dhe i kuptueshëm nga të gjitha apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së.”
Duke kritikuar ngurrimin e BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Rama tha se blloku duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe “të kërkojë që Ballkani të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur”. “Më pas, sigurisht, që të gjithë etnitë e Ballkanit do të jenë së bashku pa nevojën për të vendosur kufij”, u shpreh ai. (http://www.shekulli.com.al/
Pas kësaj deklarate pasuan shumë e shumç reagime dhe arrijti aq largë paniku ndër serbë, sa që; “Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi. Nota e protestës ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës për bashkimin kombëtar, që ky i fundit i bëri gjatë qëndrimit në Ulqin. “Sjellja e Ramës është e papranueshme. Ai po vijon serinë e provokimeve”, thuhet në letrën e shtetit serb.Sipas tyre, kjo deklaratë cënon marrëdhënien midis dy shteteve dhe pikëpamjet e Ramës janë të papranueshme.
Por më i zhurmëshmi është Kastriot Myftaraj në mënyrën e tij prej kontraversi dhe konspirativi i cili këte “ dëshirë të shqiptarëve për bashkim në Europë “ e sulmon ndryshe dhe në stilin e tij ka filluar shantazhimin e Kosovës. Një luftë speciale me qëllime shumë të fëlliqta.
Unë i zgjodha vetë disa nga titujt e tij të fundit , me te cilët shihet se ai është në shërbim të dikujt. E imja nuk është që ta gjej se për kë . “ ai rrah ujë në havan “ por nuk është e ndershme.
Në këtë kohë të frustrimeve të përgjithshme të popullin shqiptar , ai ia shton edhe do “telashe” tjera aspak të nevojshme , bile të denuaeshme nga opinioni..
Për kë punon Kastrioti apo është i prirur për kotraversitet nga vetë natyra e tij? E kisha dëshiruar të dytën.
Por me çfarë dhemshurije ankohet për dhjetë shiptarët e Kosovës që sipas tij , Shqipërinë e paskan pasë “çitur në gjunj “ :
1.((Publicisti e analisti konspirativ dhe kontrovers nga Shqipëria, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka përmendur dhjetë shqiptarë të Kosovës të cilët, sipas tij, i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë gjatë një shekulli të ekzistencës si shtet. Listën e tij e përbëjnë: Cena (Hysen) beg Kryeziu, Kadri Lutfulla, Elhami Nimani, Ramadan Çitaku, Xhafer Spahiu, Xherdan Shaqiri, Rexhep Qosja, Zana Xhuka, Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj.( http://www.telegrafi.com/lajme/kastriot-myftaraj-10-shqiptaret-e-kosoves-qe-kane-demtuar-shqiperine ))
Brenga e tij më e madhe tani na doli se asnjë qytet i Shqipërisë nuk paska qenë më rrëmihës se sa Gjakova , e cila ia paska pasë dhënë të mbrapshtën historike Shqipërisë”
2.((Gjakovarët në themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë
Asnjë qytet i Shqipërisë nuk ka pasur aq peshë sa Gjakova në ngjarjen e cila përcaktoi një kthesë afatgjatë në historinë e Shqipërisë, që është themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) në nëntor 1941. ( K. Myftaraj https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj))
Por më qesharakja është analiza në mënyrë agatakristi e Pilivesës ( dronit ) mbi Beograd. Pse mu tani .? Sepse do të vendoset për tri pikëshin e lojës së Shqipërisë me Serbinë.
Kastrioti shkon aq largë sa qe e merr nismën për mbrojtjen publike nga poshtërimi që ia paska bër Pilivesa me hartën e shqipërisë etnike , Republikës së Shqipërisë. “
3.(( Kastriot Myftaraj e dergon në Gjykatë Ballistin –Kallzues: Kastriot Myftaraj, i dtl. 1966, vendlindja Korçë, vendbanimi Tiranë
I kallzuar: Ismail Morinaj (Ballist Morina), i biri i Xhemalit dhe Hyrijes, i dtl. 30 shtator 1982, vendlindja Shikaj Kukës, vendbanimi Tiranë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
OBJEKTI: Kallzimi penal konsiston në këto vepra penale:
1) “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga Neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 2) )“Provokimi i luftës”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.( http://www.tetovasot.com/2015/04/kastriot-myftaraj-e-dergon-ne-gjykate-ballistin-dokument/ ))
E morra e dhe një shkrim bombastik të Kastriotit , për “spiunin” e Serbisë, por kësaj rradhe në këtë shkrim ai shpifet edhe ndaj historisë dhe të kaluarës shqiptare”
Ai shkruan: “E kam thënë se shërbimet inteligjente serbe me operacionin e dronit me banner në ndeshjen Serbi-Shqipëri kishin një qëllim të shumëfishtë. Një nga qëllimet ishte që të dublohej flamuri kombëtar shqiptar ai kuqezi. Serbët, të cilët vetë praktikisht nuk kanë një flamur kombëtar historik, se këtë flamur që kanë sot e kanë krijuar në shekullin XIX, ua kanë zili shqiptarëve flamurin historik, flamurin e Skënderbeut. Prandaj serbët në ndeshjen Serbi-Shqipëri sajuan shfaqjen me dron të një banneri të cilin e quajtën “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”, duke nënkuptuar me këtë “Flamuri i Shqipërisë Etnike” “ dhe vazhdon:
“Pra, një tjetër na qenka flamuri kombëtar shqiptar, është edhe flamuri i shtetit shqiptar, dhe një tjetër është flamuri i Shqipërisë Etnike që është flamuri i zi i dronit, me hartën e Shqipërisë Etnike ku gjendet edhe Sanxhaku të cilin nuk e kanë kërkuar në 1912 Ismail Qemali dhe Isa Boletini, kur shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Askush nuk e nënshkroi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si përfaqësues i Sanxhakut. Data 28 nëntor 1912 dhe portretet e dy etërve themelues të shtetit qenë vendosur në banner për të kompromentuar aspiratën historike të Shqipërisë Etnike e cila u zyrtarizua me hartën me kufijtë e Shqipërisë që Ismail Qemali dhe Isa Boletini i dërguan Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, që ishte mbledhur për të përcaktuar kufijtë. :
4 .(O shqiptarë, kuptoni se Ismail (Ballist) Morinaj nuk iu bëri krenarë, por bizar (Gazeta Standard)
E kam vetëm një për t`iu përgjegjur: -.”Një vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë në rris territoret e vete mu në tokat e shqiptarëve .Ajo kohë shenohet dhe mbahet në mend edhe për dhunën , vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja dhe zhvendosja e populates vendase shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave.
Me anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit boshnjak” për tokat dhe “popullsinë boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet . ( BOŠNJACI U CRNOJ GORI Autori:Osman Destanović & Adnan Koljindar ) e që nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe edhe përvetësim i asaj pak popullate shqiptare me konfesion musliman që ende jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi . ( F.Xharra “Cilët na qenkan “boshnjakët“ e Malit të Zi ? )
Autoret boshnjak iu sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë së Madhe” ( etnike) ( shikoje hartën)
Për përfundim “Mendjen, sot për sot nuk e kemi t’ua zgjasim as dorën. Qafën le ta thejnë “hallallët” në përrua!… Histori… Dita e Nesërme u takon shqiptarëve. Shkaku, se: shqiptarët të gjithë popujt i bënë shtete, e veten e lanë pas dore copë-copë nëpër shekuj…
Koha është: sot o kurrë, shqiptarët ta shpallin Shqipërinë Etnike…( K.Çeliku)”
Fahri Xharra,18.04.15 Gjakovë
PROVOKIM I HAPUR I NENKRYETARIT TE KUVENDIT TE SHQIPERISE
*Shpalosja e flamurit të Autonimisë së Vorio Epirit nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule është një provokim i hapur./
Vangjel Dule, numri dy i Kuvendit te Shqiperise,pelivani politik nen sherbim te interesave greke te Shqiperise, ka provokuar duke sfiduar shtetin shqiptar.
Ne nje mesazh te derguar per gazeten Dielli nga bashkepunetori i saj ne Tetove, historiani Arben Llalla, shprehet shqetesimi se nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise ka shpalose Flamurin e aneksimit te Himares prej shtetit grek.Nenkryetari i Parlamentit shqiptar Vangjel Dule dhe antishqiptari Vasil Bollano kane shpalose flamurin e aneksimit te Himares duek cenuar rende integritetin e vendit.Studiuesi Llalla shkruan: Vangjel Dule dhe Vasil Bollano, shpalosën flamurin e aneksimit të Himarës me Greqinë. Shpalosja e flamurit të Autonimisë së Vorio Epirit, nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule është një provokim i hapur.
Urtësia e munguar
Nga Ilir Levonja/
1)Nuk e di se ku është qejfmbetja e profesor Qoses me të djathtën. Por ajo që di, ajo që shoh përditë, ajo që më trishton është kthimi i tij jo në një adhurues i së majtës. (Sikur të ishte kështu, do vazhdoja ta admiroja. Sikur edhe kam bërë gjithë këto vite.) Por nuk është kështu. Madje disa herë kam bëlbëzuar me vete, jo vetëm për atë…, edhe për të tjerë të asaj moshe. Asaj gjenerate që me ato kohë, ashtu siç ishin, me shtypës, shfrytëzues, të shfrytëzuar. Me luftë klasash. Me bllokada. Me kufij të mbyllur etj., u kthyen në simbole ku mund të shihej hirearkia e një kulture që po konsolidohej. Kjo përballë makinerisë gjigande të njerëzimit në Europë e gjetkë. Kam thënë pra, po mjaft o burra të urtë, mjaft duke u bjerrur, duke u çurtësuar. Mjaft duke mbajtur njërën anë. Mjaft duke u bërë më vulgarë se politikanët. Mjaft duke u bërë pjestarë të devotshëm, me zellin e militantit që e sheh kundërshtarin si armik. Por ata vazhdojnë, përkundër dëshirës time për t’i parë nga poshtë. Për t’i parë lart, në piedestal.
Ti thua që ”asnjë çast nuk ma kanë mbushur mëndjen ato akuza se kryeparlamentari Ilir Meta vërtet paska dashur të vriste Tom Doshin. Ilir Meta e shikoj si njeri e politikan të matur, të zgjuar, inteligjent, i cili në asnjë rast nuk do t’i lejonte vetes të futej në një farë aventure të tillë për çfarë u akuzua.” Balkanweb” dt 19/4/2015, intervistë me F.Nikolla.
Më kujtohet si tani, prill ishte edhe atëhere, biles 17 apo 18 data e vitit 2013. Me suportin e të majtës, një botuesi të majtë, që ashtu si shumë biznesman-ë të tjerë politikanë. Ndahen nga gruaja me letra, ose gjoja heqin dorë nga aktiviteti, për të mos patur ndeshje interesi. Për të qënë të shplarë përpara ligjit. Botove një libër për 21 janarin. ”Shqipëria dhe Kosova si do duhej të jenë”. Unë intrigën në letërsi e kam mësuar nga ty, nga paraardhësit e mi. Besoj se vrima e çelsit dhe shejtani në karrike, janë dy detaje që mbajnë në këmbë romanin tënd ”Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Atë shejtan, çuditërisht ne e shohim tek njëri-tjetri, më shumë se tek i huaji. Edhe pse ti i referohesh shkjaut. Këtë shejtan e gjetët edhe atëhere. E promovuat me epitete të tilla, ”Depozita” ”Meta pas këpucës së Berishës” ”Paterica” etj. Tani shejtani nuk qënka më shejtan. Pasi as shkrimtari, gjeniu, profesori nuk është më i tillë. Eshtë politikani. Ti thua që u trondite për vrasjen e katër njerëzve. Mirë bëre. E vërtetë, tronditje është. Por çuditërisht nuk i ke thënë mbarë shqiptarizmës se sa i tronditur je përballë krimeve nga lufta e klasave në diktaturën e proletariatit. Madje në atë provim demaskimi të depozitës, ti the se u trondite kur kishe zbuluar në Austri një shkresë që thoshte se shqiptarët, vrasin njëri-tjetrin. Çuditërisht përpara se ta zbuloje ti e kanë thënë edhe shumë të tjerë, i fundit Zekeria Cana. Çudi, u dashka të shkosh në Austri për të kuptuar këtë. Çudi akoma kur nuk do ta kuptosh se duke mbajtur njërën anë, i shërben pikërisht këtij mallkimi.
2)”Porosia e madhe” është një nga veprat e tua më të mira. I kushtohet Naim Frashërit. Më ka mbetur në mëndje një pasazh. (Të kërkoj ndjesë nëse nuk e riprodhoj ekzaktësisht pasi jam larg dhe biblotekën e kam në atë vend që ti e nëm.) ”Askujt më mirë se Naimit nuk i shkonte për shtat fjala e urtë e popullit, më thuaj me kë rri të them se cili je.” Me një fjalë, kë lexon dhe të them se cili do të bëhesh.. Me një fjalë kë lexon, më kë e ushqen shpirtin. Dhe miqtë e Naimit ishin tjetri e tjetri e tjetri me radhë. Persët, Sadiu etj.Pak a shumë kështu thotë edhe Gledis Shmitt për Rebrandin, o bëhem gjeni o gomar. Eshtë për të ardhur keq, kur një mëndje e ndritur si ti, me konstatime të tilla studimore, i gëzohesh shoqërisë së një kryeministri. I lumturohesh një kryeparlamentari. Një faraoni që ngre çadra të tipit Gedaf thjesht se bën dyzetë e pesë vjeç. Përballë një moshatari tënd me një pension faqja e zezë, të lodhur lotësh, mashtrimesh, të përbuzur, të nëmur sikur të jenë të gjithë me kolerë. I gëzohesh sponsorizimit të një libri, dhe e shet brenda mbrëjmes me urdhër kryetari, anëtarëve që vinë aty jo për aspirata programesh, por për aromën e tenderave dhe të përqindjeve të tyre. Për një vend pune që shitet sa qimet e kokës. Ndërkohë kur letërsia vuan rimëkmbjen, rigjenerimin, kalim nga njëri brez tek tjetri. Për shkak të një diktati me porosi po kryetarësh. Shokëve me të cilët ti rri.
Nuk ka librari, nuk ka treg shpërndarje, nuk suport shtetëror. A nuk e shikon 99% e shkrimtarëve ngelën muhaxhirë. Paguajnë libra nga xhepi, i falin me dhimbje, të bindur në suksesin e ëndërruar.Eshtë e mjerueshme, edhe pse kanë kaluar njëzetë e pesë vjet, akoma nuk është thënë fjala juaj për një penë të re. Nuk ke faj, je i zënë duke lavdëruar veprën e Ilir Metës.
Me që ti dikur e ke thënë për Naimin, tani po ta them unë një fjalë të popullit për Metën. Aty ku ka zë, nuk është pa gjë. Askujt tjetër më mirë se Metës nuk i shkon kjo fjalë.
Gjithsesi, ti vazhdo lavdëroje, deri në çurtësi.
3)Diçka si më i vogël, si një adhurues. Pasi adhuronjësit nuk ke pse u kërkon vetëm sytë, vetëm adhurimin. Bën mirë t’i dëgjosh edhe ndonjëherë. A e di, këtë e shpjegon shumë bukur Petro Marko. Kur pajtoi Himarën me Dukatin. I tha ai dukaqoti, plaku i shtëpisë, ”ti Petro eja ulu këtu në krye.” Ti e di që tradita shqiptare e do që burri më i moshuar, ulet në krye. Kur Petro ngriti supet duke hezituar, ai ia ktheu. ”Ky vend të takon ty sepse gjykove si më i madhi ndër ne”.
Ai vend sot ka nevojë për ty dhe shumë të tjerë. Qoftë edhe në një distancim. Qoftë edhe në dy fjalë që i hedhin ujë zjarrit. Që nuk i lënë cjeprit të rrahin brinjët majë çatisë, siç tha Dritëroi.
Nëse të dhimbset shteti, nëse të dhimbsen vërtet njerëzit, i thuaj Ramës, Metës, Bashës….
-Nuk mund të shpikni kryetarë bashkish. Janë forumet. Ata i dirigjojnë.
(Me të drejtë një analist tha para pak ditësh se nuk ka rilindje me emra të vjetëruar. B. Haxhiu)
-Nuk mund të shkoni para popullit e të thoni ky do ta bëj këtë qytet apo atë qytet, kështu e ashtu. Pasi nuk është individi. Por platformat e programeve konform ligjeve. Dhe platformat aty mungojnë. Ndaj dhe fushatat janë kthyer në demagogji e radhës.
-Nuk mund të merreni më, me njëri-tjetrin, por me popullin.
-Nuk mund të prisni shirita në biznese ku nuk garantohen të drejtat më minimale të punonjësit.
-Nuk bëhet shteti me një sy qorr e vesh shurdh.
-Sa ”nuk”e të tjera.
Rilindja tashmë është histori. Por as letërsia e re nuk është me libra nga ndjesitë e së përditshmes me rrëfime kujtimesh të freskëta nga kryetarë dhe anëtarë partie, si ”Kurbani” apo ”Shqipëria dhe Kosova si do të duhej të jenë”.
Shëndet e jetë urtësi e munguar!
- « Previous Page
- 1
- …
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- …
- 70
- Next Page »