• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT

April 6, 2015 by dgreca

Shkruan: Rasim Bebo-Addison Chikago/
Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin
Amerikan.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se “përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. “Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat.
Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar”, thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në “Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.
Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.
Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, “mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin “Rezolutën Çame”. Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: “Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE … Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik”. (nga gazeta “DITA”)
Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: “Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do t’i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t’i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.”
Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.” Gazeta “DITA” “I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame.”
Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”. Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i…pa varr!” – shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: “67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?… Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën “DITA” se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.
Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. “Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit”. “Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.
“Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit… Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Rasim Bebo Addison Chikago prill 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: rasim bebo, Shpetim Idrizi, TRADHTOI ÇAMËT

Histori- Pushtimi i Shqipërisë ishte vendosë që më 6-7 shkurt 1939

April 6, 2015 by dgreca

*Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor vendimi që Shqipëria të pushtohej.Konti Çiano shkruan në ditar:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen.Koha e aksionit:Java e Pashkës!”/
* Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill./
*Kur Mbreti shpalli mobilizimin më 16 Shkurt, italianët nisën të shqetësohen/
Përgatiti: Dalip Greca/
Kur u vendos që të ndërhyhet ushtarakisht në Shqipëri? Sipas ditarit të Çianos, është folur shpesh për këtë akt, por vendimi nuk ka qenë i formës së prerë. Në shënimet e 15 janarit 1939 kuptohet se zarët janë hedhur, por duheshin marrë masa që të mos reagonin fqinjët dhe të tjerët. Në bisedën mes Duçes dhe Çianos dilet në përfundimin se nuk ia vlente që të dobësohej miqësia me Jugosllavinë për shkak të Shqipërisë. Për këtë qëllim mund të bëhej një marrëveshje mbi këto baza:rrumbullakosje e kufirit jugosllav; çmilitarizimi i kufijëve shqiptarë; aleancë ushtarake; mbështetje për marrjen e Selanikut nga serbët. Duket se plani është diskutuar me detaje dhe i është përcjellë jugosllavëve me 19 janar gjatë një gjuetie të përbashkët me Stojadinovicin.Konti shkruan ne Ditar:”Në një moment të parë Stojadinoviçi duket i ngrysur, pastaj akulli shkrin e flet për ndarjen e Shqipërisë si zgjidhja më e mirë.”
Mirëpo gjërat nuk ecin si në vaj sipas parashikimeve të Çianos. Me 4 shkurt Stojadinoviçi jep dorëheqje. Manevër apo rrëzim i vërtetë?-petja mbetet ne ajer. S’ka pergjigje.
Pas kësaj vjen një bisedë mes Çianos dhe Duçes. Diskutohet problemi në kushtet e reja, pas rrëzimit të Stojadinoviçit. Përfundimi? Në ditar është hedhur ky pasazh:”Me Duçen fiksuam këtë formulë:Të marshojmë njësoj.Me Stojadinoviçin-ndarje e Shqipërisë midis nesh dhe Jugosllavisë.Pa Stojadinoviçin-pushtimi ynë pa Jugosllavinë,e po qe rasti kundra Jugosllavisë.”
Në takimin e 6 shkurtit në Palazzo Venezzia, Duçja thotë se rrëzimi i Stojadinoviçit ishte grusht shteti për të shmangur vendosjen e regjimit fashist atje. Bihet dakort që të shpejtohet plani për Shqipërinë.
Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor edhe vendimi që Shqipëria të pushtohej. Çiano shkruan:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen. Koha e aksionit:Java e Pashkës!”
Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill.
Me 8 shkurt nga Tirana kthehet Jakomoni, i cili konfirmon kushtet opurtune për aksion.Ai raporton:”Qielli shqiptar është elektrizuar.Tashmë gjithë krerët janë me ne; por për sa kohë do të mund të mbahet sekreti?”
Me 14 shkurt, gjejmë këtë shënim në ditar:” Duçja thotë se për Shqipërinë duhet të priten dy ngjarje: Mbyllja e çështjes spanjolle dhe nënshkrimi i aleancës me Gjermaninë.Ndërkohë të ushqehet ndjenja e kryengritjes kundër Zogut e të përhapen zëra më të shumëllojshme:të turbullohet ambjenti…”…

Mbreti shpall mobilizimin, italianët shqetësohen…

Me 16 shkurt Duçja shqetësohet nga një telegram që i mbërrin nga Atasheu ushtarak në Tiranë.Në telegram shkruhej se Mbreti Zog kishte urdhëruar mobilizim të pjeshëm e se Jakomoni ishte nisë me avion për në Romë.Çiano shkruan:”Në të vërtetë situata nuk është aq dramatike. Lidhem me Jakomonin, që dukej shumë i qetë. Dje ka biseduar me Mbretin, i cili pasi ka dëgjuar ankesat tona ka thënë se kishte dhe ai diçka të thoshte nga ana e vet.Në Beograd ishte folë për ndarjen e Shqipërisë, por mbreti citoi hollësi që provojnë se ai ishte i informuar pjesërisht dhe josaktësisht.Pasataj përmendi përgatitjen të një lëvizje të brendshme, të mbështetur e gjitha në të arratisur, hollësi dhe kjo tërsisht fallso.Citoi dhe emra personash të kompromentuar,jo të saktë, përveç atij të Jak Koçit,( i cili siç dukte kishte marrë urdhër që të vazhdonte të ishte gati për aksion).
Shënimet e Çianos vijojnë: “Konkludoi duke rikonfirmuar vullnetin për t’u kuptuar me ne dhe dërgoi Jakomonin si të plotfuqishëm të tij për marrëveshje…Kur i rrëfeva Duçes me telefon, ai m’u përgjigj:”Po ta kishim firmosur paktin me Berlinin, mund të sulmonim menjëherë Shqipërinë.Tashti duhet ta zvarritim. Pastaj konfirmoi udhëzimet: Të mbahet gjallë agjitacioni në Shqipëri; të mos ngurohet të ulen dyshimet e Zogut duke i dhënë gjithë sigurimet që dëshiron. Të turbullohen ujrat në mënyrë që të përjashtohet njohja e qëllimeve tona të vërteta.”
Në ditarin e 21 shkurtit konti Çiano shkruan se Jakomoni në Tiranë është i paduruar për egzekutimin e ndërhyrjes; ai kërkon që të përshpejtohet plani.Por nuk mendonte kështu as Duçja, as Çiano.Ata prisnin një rast të favorshëm, kur askush të mos e kishte mendjen tek Shqipëria.
Madje me 3 mars, Duçja urdhëron një ngecje të planit për Shqipërinë, përsa kohë që s’ka përfunduar çështja e Spanjës.
Por çasti duket se nuk do të vonojë.
Urdhëri i Duçes:Të fillojnë trazirat në Shqipëri!
Me 15 mars, pas takimit Hitler-Hacha-Chvalkovski, trupat gjermane fillojnë pushtimin e Bohemisë. Italianët që janë ushqyer me propogandën fashiste janë të pakënaqur nga pritja e gjatë e Italisë. Çiano e ndjen se duhet të lëvizet drejt Shqipërisë…Ai shkruan në ditar se qytetarët italianë meritojnë një sadisfaksion, një kompensim-Shqipërinë!
Ciano shkruan në ditar:” 15 mars- Fola me Duçen. i thashë se sot do të ishte mirë t’ia fillonin pasi nuk do të gjenim as pengesa lokale, as komplikime serioze ndërkombëtare. Më autorizojë që t’i telegrafoj Jakomonit të përgatitë trazira loakle dhe personalisht urdhëroi marinën të mbante gati skuadrën e dytë në Tralanto.Lidhem me Dominico Cavagnari, nënsekretari i marinës fashiste…Përgatitjet intensifikohen. Urdhëri drejt mbretit Zog është i prerë: Ose të pranojë zbarkimin e trupave italaine e kërkon protektoart ose trupat tona do të zbarkojnë kundër tij.Bisedoj përsëri me Duçen. Më duket më pak i vendosur për planin shqiptar”…
Edhe në një takim që Çiano bën në mbrëmjen e 15 marsit me Duçen, shprehet një ndjenjë dyshimi për realizimin e menjëhershëm të pushtimit.Çiano përpiqet t’I përcjellë optimizëm, duke i argumentuar se një zbarkim i menjëhershëm do të rriste moralin e trupave fashiste.
Mirëpo Duçja i bënte ndryshe llogaritë. Me 16 mars ai e thërret Çianon dhe i thotë se ka vendosur që ta shtyj pushtimin e Shqipërisë edhe për pak kohë. Llogaritë e Duçes ishin të tilla: Druhet se pushtimi i Shqipërisë do të shkund strukturat jugosllave dhe do të favorizonte një pavarësi kroate nën mburojën gjermane. Duhet shtyrë pak më vonë Shqipëria, që të mos vijë Gjermani në Ballkani.
Në këto kushet Çiano urdhëron Jakomonin të ndalojë të gjitha veprimet. Mirëpo nuk kalon më shumë se sa një jave dhe Duçja urdhëron që të rifillojnë përgatitjet ndaj Shqipërisë. Kështu shkruan ministri i jashtëm fashist në ditarin e 23 marsit. Vetë Duçaj ka hartuar një projekt-marrëveshje të shkurtër me tre artikujt të thatë.Ka formën e një dekreti. Një të tillë përgatit edhe Çiano.Thelbi është një projekt, ku të ruhej forma, por ndërkoh realizohej një aneksim efektiv i Shqipërisë.Qëllimi është i prerë, shkruan Çiano:”Ose Mbreti Zog pranon kultet që i bëjmë ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmë vendin me armë.Për këtë qëllim po mobilizojmë dhe përqëndrojmë në Pulia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e parë.”
Edhe në shënimet e 24 marsit në ditar shkruhet për bisedimet mes tij dhe Duçes për aksionin ushtarak në Shqipëri. Duçja përsërit ultimatumin, të nisin negociatat me Zogun, po nuk dëgjoi, përdoret forca.

Roma dërgon ultimatumin në Tiranë

Me 25 mars dërgohet në Tiranë baroni Carlo de Ferraris, sekretar i kabinetit të Çianos. Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë është paraqitja e projektit-ultimatum Mbretit.Në fakt forma e ultimatumit është një projekt pakt për protektoratin italian mbi Shqipërinë. Italainët shpresojnë që Mbreti do të nënshtrohet. Shpresa e nënshtrimit mbështet tek gjendja e Mbretëreshës. Çiano shkruan:”Veç të gjithash është një fakt familjar tek i cili kam shumë besim:lindja shpejt e një fëmije.Zogu e do gruan, e në përgjithësi, gjithë familjen.Besoj se do të preferojë t’i sigurojë farefisit të vet një të ardhme qetësie. Dhe çiltërsisht nuk e imagjinoj Geraldinën, me barkun nëndë muajësh, të shtegtojë duke luftuar nëpër malet e Matit dhe të Mirëditës.”
Me 28 mars baroni kthehet nga Shqipëria me një raport të Jakomonit.Konti shkruan në ditar se raporti flet për një “rrëshqitje” të mbretit.Ai kërkon të fitojë kohë. Megjitahtë makian fashiste e pushtimit është në lëvizje të shpejtë; ajo nuk mudn të ndalet më.Pushtimi do të bëhet ose me mbretin ose kundër mbretit.
Roma feston në Piazza di Venezzia rënien e Madridit. Kjo do të thotë se tash Duçja është i lirë; ka ardhë radha e Shqipërisë.
Me 29 mars Çiano bën dy takime të njëpasnjëshme me Duçen, ku në qendër është aksioni mbi Shqipëri.Përcaktohet me detaje plani deri në pushtim. Ai përmban këto pika: 1- Ushtria të intensifikojë përgatitjet, të bëhen gati këmbsoria, marina, aviacioni 2.Jakomoni të vazhdojë presionin diplomatik mbi Mbretin Zog, çdo reagim ta raportojë në Romë.
3.Nqs mbreti nuk jepet, të dërgohen anijet në ujrat territoriale shqiptare e të formulohet ultimatumi: Ose firmoset pakti ose zbarkim..
4.Po insitoi mbreti për refuzim, të vihen në veprim bandat e armatosura
5. Të okupohet Tirana, të mblidhen krerët shqiptarë në një farë ansambeleje, që duhet ta kryesojë Çiano, e t’i afrohet kurora mbretit të Italisë.
Me 30 mars, Çiano shkruan se nga Tirana vijnë lajme se Mbreti ka ndërmend që të organizojë qëndresë të armatosur. Kjo e mërzit Romën.
Me 1 prill aprovohet nga Duçja projekti që ofron Çiano me të tjerët. Me 2 prill Jakomoni urdhërohet që të shkojë tek Mbreti Zog, dhe duke i treguar një projekt mirëkuptimi, duhej t’i përcillte atij ultimatumin se nuk kishte rrugë tjetër.Nëse Mbreti do të pranonte,atëhere do të shkonte në Tiranë Çiano, natyrisht i shoqëruar nga një skuadrilje e madhe aeroplanësh, të cilët bënin fakt të kryer aneksimin e Shqipërisë.Nëse vjen refuzimi, të enjten në mbrëmje hidheshin në veprim bandat, ndërsa të premten në mëngjes do të bëhej zbarkimi.
***
Ndërkohë, Serreqi vjen në Romë. E prêt vetë Duçja, i cili i përsërit ultimatumin.Konti shkruan në ditar”Sereqi vendos të kthehet në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur Mbretin.Por në fund, me preteksin se nuk kish mundur të këmbente valutën, merr nga Jakomoni një bakshish të parë prej 15 mijë liretash…”
Në mbrëmjen e 2 prillit 1939 Çiano shkruan se ka thirrur sekretarin e Partisë Fashiste, Ettore Mutti, të cilin e ngarkon me misionin që të niset në Tiranë me një grup njerëzish për të krijuar incidente të enjten në mbrëmje nëse mbreti nuk ka realizuar “mirësjelljen” për të kapitulluar.Çiano shkruan:”I dhashë liri veprimi, me urdhër të prerë që të respektojë mbretëreshën e fëmijën e saj, nëse në atë kohë do të kishte lindur.Natën të shkaktojë terror, në agim të hidhet nëpër pyje në pritje të ardhjes së trupave tona., duke tentuar pengimin e tërheqjes së Zogut drejt Matit, ku mund të përpiqet të bëjë rezistencë.
Plani ecën me shpejtësi drejt fundit. Me 3 prill i dërgohet telegram Jakomonit, që të përqëndrojë në Durrës qytetarët italianë, gra e fëmijë dhe t’i çojë në Durrës për t’i mbrojtur nëpër anije.
Ndërkohë urdhërohen emigrantët politikë shqiptarë në Itali të mblidhen në Bari dhe të bëhen gati për kthim së bashku me trupat italiane.
Me 4 prill Jakomoni i dërgon Duçes një telegram, ku shpreson se mund të arrihet fitorja pa armë, por Duçja tashmë ka vendosë; kërkon të manifestojë forcën e ushtrisë fashiste. Por nuk duket shumë i kënaqur me ushtrinë pas një incidenti, që ndodh në sytë e tij. Në Bolonja një batalion besalierësh, i moblizuar për zbarkism në Shqipëri, ecte duke kënduar:”Duam paqe e jo luftë…” Oficerët nuk ndërhynë, Duçen kjo e tërboi fare. Por s’kishte tërheqje.
Me 5 prill bëjnë edhe një tentativë tjetër për të bindur mbretin Zog, por Jakomoni raporton se ai preferon rezistencën.Me një telegram Mbreti Zog kërkon edhe 24 orë në dispozicion.Duçja tërbohet dhe nënshkruan skadimin e ultimatumit pas 12 orësh., që i binte me 6 prill, e enjte, ora 12.Në agim lindi djali i Mbretit, prince Leka.
Me 6 prill gjithëçka është gati. Lajmet nga Tirana nuk pushojnë. Mbreti ka vendosur të mos e pranojë kapitullimin. Sereqi jep dorëheqjen.Anijet në Durrës dhe Vlorë ngarkojën normalisht qytetartë italianë që janë në Shqipëri.Duçja jep urdhër për nisje. Britania deklaron se nuk interesa ën Shqipëri….
Të nesërmen me 7 prill nisi zbarkimi. Konti Çiano në orën 7 e 45 minuta të mëngjezit të asaj dite ishte mbi Durrës, ku pa se ushtria e tij nuk po pritej me lule, edhe pse ai kërkon ta përcaktojë atë si”nje çikë rezistencë” pasi sic shkruan ai sheh skuadra besalierësh që qëndrojën të strukur pas pirgjesh me qymyr; nga ndërkohë që nga dritaret qëllohet me pushkë…(nesër do të lexoni më shumë rreth qëndresës shqiptare)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Italai Fashiste, Konti Ciano, Pushtimi i Shqiperise

-Gjergj Kastrioti Skënderbeu themelues i shtetit Kombëtar shqiptar

April 6, 2015 by dgreca

SI DHE KUR U KRIJUA PERANDORIA OSMANE DHE SHQIPTARËT NË KËTË PERANDORI/
Shkruan: Harallamb Kota-studiues/
-Selxhuk beu, në vitet 900-1007, hodhi themelet e Perandorisë Selxhuke, turke’
Më 26 gusht 1071, ushtria bizantine u ndesh me ushtrinë Selxhuke, në betejën e Malazgiritit dhe u thye keqas
– Procesin e forcimit të mëtejshëm të sulltanatit Selxhuk e ndërprenë dyndjet e Mongolëve
– Sundimi Mongol në Anadoll zgjati 60 vjet
– Më 1308 u shemb sulltanati selxhuk dhe në territorin e tij u formuan dhjetëra emirate
– Emirati i Osmanit, që shtrihej kufi me Bizantin, u bë bërthama e shtetit të ri turk
– Në vitet 1330-1340 kufijtë e këtij shteti në veri arritën në detin Marmara e në Detin e Zi
– Në vitin 1354, me shpërbërjen e shtetit Mongol, osmanët morën Ankaranë
– Kur hynë në Shqipëri, ushtritë osmane u përballën me krerë të fuqishëm feudalë
– Balsha II, kontrollonte territore në veri të Shqipërisë dhe kishte fituar të drejtën e të qenit feudali më i fuqishëm i vendit
– Në betejën e vitit 1385, që njihet në histori si beteja e Vjosës, Balsha u thye
– Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Zahariajt, Muzakajt, Zenebishtët, Aranitët dhe Kastriotët, duke hyrë në varësinë e shtetit osman
– Drejtimi i dytë i ushtrisë osmane, ishte drejt Thesalisë dhe më 1387 pushtuan Selanikun
– Në vitin 1396, pushtuan Bullgarinë dhe dolën në kufijtë e Hungarisë
– Në vitin 1415 me marrjen e Krujës osmanët u vendosën në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qendrore

TURQIT SELXHUKÉ
Në kohët e lashta turqit selxhuk kanë banuar në një rajon të gjerë të Azisë, kufizuar: në lindje me malet Kadërgan, në perëndim me detin Kaspik, në jug me Kinën e Tibetin, kurse në veri me Siberinë. Fjala turk ka kuptimin: me lindë, me kriju. Në vitet 682-745 e.r. popullsia turke bënte një jetë nomade, duke u vendosur në zonën midis detit Kaspik dhe detit të Zi. Arabët i quanin guzë, kurse bizantinët uzë. Në gjysmën e dytë të shek.VIII oguzët përqafuan fenë islame dhe në fund të këtij shekulli nga brigjet e Detit të Zi zbritën në Danub duke kërcënuar Perandorinë Bizantine. Selxhuk beu, në vitet 900-1007, hodhi themelet e Perandorisë Selxhuke. Më 26 gusht 1071, ushtria bizantine u ndesh me ushtrinë Selxhuke, në betejën e Malazgiritit dhe u thye keqas. Selxhukët pushtuan Anadollin, i cili deri në atë vit ishte vend ortodoks dhe e kthyen në një atdhe të ri, me të cilin do të lidhet e gjithë historia e popullit turk në të ardhmen. Fiset turke në fillim zunë rajonet malore e pllajat, më vonë zbritën në fusha dhe më pas në qytete. Krijuan rishtazi fshatra e kasaba, rindërtuan qytetet e shkatërruara, ngritën xhami, medrese, rrugë, urra, karvansaraje e spitale. Maleve, pllajave, fushave, lumenjve dhe liqeneve, iu vunë emra turq. Në disa raste u bë përkthimi nga greqishtja në turqisht. Procesin e forcimit të mëtejshëm të sulltanatit Selxhuk e ndërprenë dyndjet e Mongolëve. Në lindje Xhingisi kishte krijuar një perandori të madhe dhe në verën e vitit 1243, ushtria e tij mundi ushtrinë e Selxhukëve duke i kthyer ata në vasalë. Sundimi Mongol në Anadoll zgjati 60 vjet. Megjithatë edhe gjatë sundimit të tyre vazhdonte pa ndërprerje ardhja e popullsive turke në Anadoll. Me ardhjet masive, nisi procesi i formimit të kombësisë turke dhe u formua bashkësia etnolinguistike e kulturore e popullit turk. Propaganda fetare ndihmoi në forcimin e lidhjen e fiseve turke dhe nuk i lejoi sulmet shkatërrimtare mongole t’i asgjësonin ato në këtë rajon. Më 1308 u shemb sulltanati selxhuk dhe në territorin e tij u formuan dhjetëra emirate.
TURQIT OSMANË
Me shembjen e sulltanatit selxhuk, në njërin nga emiratet e krijuara, ai i Osmanit, që shtrihej kufi me Bizantin, u bë bërthama e shtetit të ri turk. Në vitet 1330-1340 kufijtë e këtij shteti në veri arritën në detin Marmara e në Detin e Zi, kurse në perëndim deri në ngushticën e Dardaneleve. Në vitin 1354, me shpërbërjen e shtetit Mongol, osmanët morën Ankaranë dhe rajone të tjera dhe i përqendruan forcat për pushtimin e Ballkanit, të cilin deri në atë moment e kishin sulmuar në formën e fushatave të organizuara, si rezultat i kërkesave të qeveritarëve bizantin, për të përballuar sulmet ushtarake nga anzhuinët, venecianët, gjenovezët, sllavët si dhe nënshtrimin e krerëve feudalë, që synonin krijimin e principatave dhe despotateve. Më 1361 veprimet luftarake në Thrakë përfunduan me pushtimin e Adrianopolit, të cilin osmanët e shpallën kryeqytet me emrin Edrene.
DEPÉRTIMI I OSMANÉVE NÉ BALLKAN E NÉ TROJET SHQIPTARE
Perandori bizantin dhe mjaft sundimtar të tjerë ballkanas, pranuan vasalitetin ndaj shtetit osman. Gjatë shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV, klasa sunduese osmane ishte në formim e sipër dhe e papërgatitur ushtarakisht për ti thyer feudalët e fuqishëm ballkanas. Osmanët, me një seri masash praktike, i mundësuan feudalët e mëdhenj dhe veçanërisht fisnikët e vegjël të integrohen në strukturën e klasës feudale osmane. Feudalët vasalë, ishin të detyruar të dërgonin bijtë e tyre në oborrin e sulltanit dhe të qeveritarëve të mëdhenj, ku ata i nënshtroheshin një edukimi të vërtetë osman dhe përgatiteshin të zëvendësonin prindërit e tyre në funksionet e shtetit osman ose në principatat që trashëgonin. Pasi u ndjenë të fortë ushtarakisht, osmanët prishën kushtet e vasalitetit me feudalët ballkanas dhe filluan luftën për pushtimin e vendosjen e aparatit administrativ e ushtarak në rajonet e pushtuara. Ushtritë osmane,nisur nga kushtet gjeografike ndoqën tre drejtime. Drejtimi i parë ishte rruga historike “Via Egnatia” drejt perëndimit duke kaluar nëpër Serez –Manastir-Ohër dhe arritën në brigjet e trojeve shqiptare në vitin 1385. Kur hynë në Shqipëri, ushtritë osmane u përballën me krerë të fuqishëm feudalë. Njëri prej këtyre “feudalëve” , Balsha II, i cili kontrollonte territore në veri të Shqipërisë dhe kishte fituar të drejtën e të qënit feudali më i fuqishëm i vendit, me rezistencën kundër osmanëve, i hapi rrugë konfliktit të armatosur. Në betejën e vitit 1385, që njihet në histori si beteja e Vjosës, Balsha u thye. Në periudhën që pasoi, krerët e tjerë “feudalë” shqiptarë, Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Zahariajt, Muzakajt, Zenebishtët, Aranitët dhe Kastriotët, duke hyrë në varësinë e shtetit osman, u njohën nga sulltani si drejtues vasalë të shtetit osman dhe ishin të detyruar ti dërgonin njësi ndihmëse luftarake, t’i paguanin haraç’ e ti dorëzonin peng bijtë e tyre në sarajin e sulltanit. Kjo situate, i detyroi krerët feudalë shqiptar, të krijojnë aleanca me shtete të tjera ballkanike kundër osmanëve.
Pushtimi i Selanikut
Drejtimi i dytë i ushtrisë osmane, ishte drejt Thesalisë dhe më 1387 pushtuan Selanikun. Drejtimi i tretë, ishte rruga Kostandinopojë-Beograd, nëpërmjet luginave Maricë-Moravë-Danub, ku ndeshën në qëndresën e sundimtarëve të veçantë’ e pësuan disfatë. Osmanët u riorganizuan dhe krijuan ushtrinë e re këmbësore jeniçere (ushtar i ri) me rrogë dhe flotën ushtarake. Në betejën e Kosovës, zhvilluar në korrik të vitit 1389, osmanët thyen koalicionin ballkanas, ku shqiptarët zinin ¼ e numrit të përgjithshëm të ushtarëve,ndër ta: Bojarët Gjergj Balsha, Theodhor Muzaka, Dhimitër Jonima, Gjergj Kastrioti dhe trimi Milosh Kopiliqi që vrau sulltan Muratin. Serbia pranoi vasalitetin ndaj sulltan Bajazitit. Sulltan Bajaziti I, që u ul në fronin osman pas kësaj beteje, ndoqi ndaj trojeve shqiptare taktikën e “pushtimit me forcë”. Megjithatë administrimin e kësaj krahine, ja la ashtu si më parë krerëve feudalë vendas, ndërkohë për të parandaluar rebelimin e tyre në hapësirat shqiptare, u instaluan njësi të akënxhinjve. Në vitin 1394, fillon faza e dytë e pushtimit osman. Në rajonin Korçë-Përmet dhe në zonën e Krujës u vendos sistemi i timarit, ndërsa në rajonet e Gjirokastrës dhe Kaninës, osmanët përzunë feudalët vendas dhe vendosën trupat e tyre ushtarake.
Kalanë e Gjirokastrës e shndërruan në një qendër prej nga ku fillonin sulmet e tyre të mëtejshme.
Në vitin 1396
Sidoqoftë gjatë sundimit të Bajazitit I, krerët feudal shqiptar përgjithësisht ruajtën pozitat e vasalitetit. Osmanët ishin fuqizuar shumë. Në vitin 1396, pushtuan Bullgarinë dhe dolën në kufijtë e Hungarisë. Por kjo gjendje nuk vazhdoi gjatë.
Në kufijtë lindor të osmanëve u shfaq rreziku mongol që drejtohej nga Timurlengu. Më 28 korrik 1402, të dy ushtritë u ndeshën pranë Ankarasë dhe osmanët u shkatërruan.
Duhet të kalonte pothuajse një dekade dhe osmanët u shfaqën përsëri të fortë e të organizuar. Në vitin 1415 me marrjen e Krujës osmanët u vendosën në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qëndrore. Princi i Krujës Gjon Kastrioti, u kthye në vasal të sulltanit dhe u detyrua të lërë peng në oborrin e Mehmetit I, Gjergjin në moshë të njomë me dy vëllezërit e tij. Në vitin 1421 në krye të shtetit turk, erdhi Murati II, i cili mundi të rivendoste kufijtë e shtetit të mëparshëm. Familja e Kastriotëve deri më 1430’ edhe pse e shtrënguar gjithnjë e më fort prej trysnisë osmane, mbeti vasale e sulltanit duke ruajtur zotërimet e veta dhe duke pritur ashtu si sundimtarët e tjerë shqiptarë, rrethana më të favorshme për të hedhur poshtë sundimin e huaj. Në të gjitha ngjarjet kryengritëse të asaj kohe, Gjergj Kastrioti ishte i lidhur me veprimet e të atit. Më 1431 Mehmeti II nuk lejonte në asnjë mënyrë që zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara, brenda Sanxhakut shqiptar. Gjatë sundimit të tij, në vitin 1434 osmanët pushtuan despotatin e Serbisë dhe e kthyen atë në një provincë të shtetit turk. Pas vdekjes së Gjonit më 1437, sulltani ia mohoi të drejtën e trashëgimisë së feudit djemve të tij dhe i largoi Kastriotët nga posti i qeveritarit të vilajetit të Krujës. Kësaj situate Kastriotët u përpoqën t’i përgjigjeshin duke kërkuar mbështetjen te Venediku e Raguza dhe duke bërë kontaktet e para me mbretërinë e Napolit. Pas vitit 1439, Murati II e largon Skënderbeun nga tokat shqiptare, siç bëri në të njëjtën kohë edhe me një pinjoll të një shtëpie tjetër sunduese, Jakup bej Muzakën. Hungarezët, nën drejtimin e Janosh Huniadit pasi thyen osmanët në vitin 1440, kaluan nga lufta mbrojtëse në luftën ofensive. Në vitin 1443, ushtria e Huniadit kapërceu lumin Morava dhe në afërsi të Nishit theu ushtritë turke. Në krah të hungarezëve dolën edhe shqiptarët.
SKÉNDERBEU –THEMELUES I SHTETIT KOMBÉTAR SHQIPTAR
Qëndrimi i Skënderbeut në betejën e Nishit në ditët e para të nëntorit 1443, ku forcat osmane pësuan disfatë, ishte një veprim i parapërgatitur mirë. Në këtë ndeshje, në të cilën mori pjesë me repartet e veta si gjithë sanxhakbejlerët e tjerë, Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete. I pajisur me një ferman, që ia mori me forcë sekretarit të vulës, me shpejtësi të rrufeshme mori rrugën e kthimit për në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit. Këto ishin rrethanat në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe filloi “Etapa e Re më e Lartë” në luftën kundër pushtimit osman dhe në gjithë historinë e Shqipërisë, që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeut.
Më 28 nëntor 1443, u ngrit në Krujë përsëri flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe, që u bë tani e tutje flamuri historik i luftëtarëve për liri të popullit shqiptar. Në tubimin e madh popullor Skënderbeu deklaroi: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj, armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë, në ushtat”. Guri themeltar i veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet e ardhshme do të ishte: 1- kapërcimi i pozitave të vjetruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, 2- krijimi i një baze politiko ushtarake të organizuar e të qëndrueshme, 3-bashkëveprimi i veprimeve të brendshme me lëvizjet kundër osmane në plan të jashtëm, që lufta e shqiptarëve të kishte perspektivën e fitores. Gjergj Kastrioti-Skënderbe më 2 mars të vitit 1444 thirri në Lezhë princat shqiptar, midis tyre Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikoll Dukagjini, Teodor Muzaka (Korona), etj., me të cilët themeloi organin suprem të shtetit Shqiptar “Lidhja e Lezhës”. Kruja u caktua kryeqendra e “Shtetit Shqiptar të Skënderbeut”. Skënderbeu, zbatoi strategjinë e mbrojtjes aktive me parimin : “mbrohu duke sulmuar” dhe “kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do të mund ta bënte këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe” dhe arriti rezultate të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël. Shqipëria, si një fortesë e pathyeshme, qëndroi për 25 vite përballë ushtrisë osmane. Hyjnori Iskandër (Gjergj Kastrioti-Skënderbe),me konceptet e veta taktiko-strategjike, arriti të sprapste dhe të thyente forcat kolosale të ushtrive perandorake. Në krye të ushtrisë shqiptare të Lidhjes, në qershor 1444 u ndesh dhe theu në Torvioll një ushtri osmane prej 25.000 veta. Më 1445-1446, dy herë radhazi forcat osmane u thyen nga shqiptarët, në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës. Në vitin 1448, ushtria osmane me 100.000 vetë e komanduar nga sulltan Murati II, hyri thellë në tokat shqiptare, u ndesh me ushtrinë shqiptare të komanduar nga Skënderbeu dhe pësoi një disfatë të plotë. Qëndresa shqiptare po i pengonte osmanët në qëllimet e tyre për të pushtuar perëndimin. Për ta mposhtur atë, më 14 maj 1450 filloi rrethimi i parë i Krujës, që përfundoi më 26 tetor 1450 me shpartallimin e ushtrisë osmane dhe vdekjen e sulltan Murati II. Në vitet 1455-1464, sulltan Fatihu dërgoi ushtri të mëdha nën komandën e Isak bej Evrenozit e Ballaban pashës, për të nënshtruar popullin shqiptar dhe në verën e vitit 1466, në krye të një ushtrie prej 150.000 vetash, rrethoi për herë të dytë Krujën. I mundur në fushën e betejës, sulltani u largua nga Shqipëria duke lënë Ballaban pashën që të vazhdonte rrethimin. Disfata që pësoi Ballabani në vitin 1467, e detyroi sulltanin të rrethojë Krujën për të tretën herë. Shqiptarët luftuan me heroizëm e trimëri. Sulltan Fatihu u largua i turpëruar nga Kruja. Vdekja e Skënderbeut më 6 janar 1468, pati rrjedhime negative në tërë jetën e vendit, dëmtoi rëndë organizimin e qëndresës së popullit shqiptar kundër sulmeve osmane. Lidhja e Lezhës filloi të shpërbëhej. Pozitat e Venedikut në Shqipëri, që shtiu në dorë edhe Krujën po forcoheshin. Rezistenca e shqiptarëve kundër osmanëve vazhdoi edhe për 11 vite të tjera.

Filed Under: Histori Tagged With: Harallamb Kota, i shtetit Kombëtar shqiptar, Skenderbeu, themelues

MUZIKANTI

April 6, 2015 by dgreca

TREGIM NGA HASAN KOSTRECI/
Me Andrean jam njohur qysh në Nëntor të nëntëdhjetën e pikërisht tek zyra e emgracionit në Romë, ose më mirë, tek Koraxhio, siç i thoshim zyrtarit me origjinë sërbe që shërbente në atë kohë atje, të cilit emrin ia mbaj mënd, sepse na ndihmoi në pergatitjen e dokumentave, neve dhe gjithë emigrantëve të ardhur nga ish vëndet komuniste të lindjes, të cilët aplikonin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada apo Australi. Qëndruam atë ditë bashkë vetëm për pak minuta, aq sa u prezantuam dhe mora vesh se ishte nga Fieri dhe atje me gjithë familje pati banuar, deri ditën që iku. U takuam përsëri mbas disa muajsh e pikërisht në pranverën e vitit të ardhëshëm, pra në nëntëdhjet e njëshin, sepse na qëlloi të intervistoheshim në Ambasadën Amerikane në të njëjtën ditë dhe nga që u aprovouam dhe të dy e fituam azilin politik, u ulëm në një nga lokalet aty afër që ta festonim, por si herën e parë, ashtu si dhe sot ai erdhi sëbashku edhe me një shok tjetër dhe mora vesh se qe me origjinë Ruse dhe quhej Dimitër. Ky ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, nja tre vjet më i madh nga neve, trup gjatë, flokë biond të përziera me thinja të bardha, fliste pak dhe burrë serioz.
– Jetojmë afër dhe është njeri i mirë dhe intelektual njëkohësisht – më tha Andrea – ka pasion muzikën dhe meqënëse atë fushë e njoh pak a shumë edhe unë, diskutojmë me njëri tjetrin, bile i bije mjaft mirë edhe violinës.
– Po si komunikoni? – U bëra unë kurioz.
– E flas pak rusishten, sepse kam qënë nja dy vjet student në Moskë, kur isha i ri – m’u përgjigj ai.
– Ç’farë pune ka bërë atje? – e pyeta përsëri, por dhe fillova të dyshoj, se mos të dy kishin prejardhje komuniste dhe bashkë i lidhte më shumë ideollogjia e tyre.
– E, i shkreti, ka lindur në Siberi, ku i ati si armik i regjimit komunist dhe i Stalinit, ka qënë i internuar – më tha Andrea – i liruan në kohën e Hrushovit dhe nga që kishte talent për muzikë, vazhdoi konservatorin dhe e përfundoi mjaft mirë. Për ca kohë e mbajtën në orkestrën simfonike të Moskës, por më mbrapa, për punë po biografie, e hoqën dhe e degëdisën si mësues të thjeshtë muzike në një qytet në veri dhe shumë larg Moskës, gati në kufi me Finlandën.
– Dhe nuk ka ndërmënd që ta vazhdojë këte profesion edhe këtej?
– Është vonë, më thotë dhe interesimi tani duhet të jetë më shumë për kalamajtë, por atje ka bërë njëkohësisht edhe një aksident dhe krahu i majtë, siç shoh, kur i bije ndonjëherë violinës, i lodhet shpejt dhe nuk vazhdon gjatë.
Qëndruam për pak sekonda në heshtje, pimë cigaret që kishim në dorë, gjithashtu kafet dhe nga radio e lokalit e vendosur mbi banak, po dëgjonim një serenatë të vjetër italiane.
– Kurse im atë me akuzën si sabotator, është pushkatuar me grupin e inxhinierëve të naftës në Fier, nëqoftëse e ke dëgjuar – e prishi atë heshtje Andrea – dhe në të njëjtën kohë edhe mua më kthyen nga Moska e përfundova puntor krahu në N. Sh. N. e Fierit
– Më ardhka keq – i thashë.
– Po atje, të paktën, kam mësuar pianon, gjithashtu edhe fizarmonikën – përfundoi ai së rrëfyeri këtë herë për veten e vet dhe vështroi nga Dimitri, i cili nxorri nga xhepi paketën e cigares dhe na ofroi nga një edhe ne të dyve.
– E formokemi atëhere një grup të vogël muzikor, sepse edhe unë luaj pak në kitarrë
– i thashë dhe qesha, por gjithashtu edhe Dimitri, kur miku im ia përktheu.
Edhe udhëtimin për këtu në New York, koinçidoi që me Andrean ta bënim përsëri bashkë dhe me të njëjtën avion dhe mbasi i ndërruam vëndet me gratë, u ulëm pranë njëri tjetrit dhe nisëm përsëri bisedën.
– Po ti me se je marë në Shqipëri? – Më pyeti ai këtë herë mua.
– Disa vite si mësues fshatrave të rrethit të Gramshit dhe pastaj njëzet vjet të tjera mekanik makinash – iu përgjigja dhe i tregova duart dhe gishtërijtë e trashë dhe bërë gjithë kallo.
– Më the, se i bije pak kitarrës, por me këto gishta, besoj, që ti kap dy tela njëherësh – bëri ai humor dhe nga që lejohej në atë kohë cigarja, dolëm në fund të avionit dhe e ndezëm.
– Dimitrin e le në Itali?
– Po, më uroi ‘Udhë të mbarë’, kur u ndamë, por e pashë që u mërzit dhe mbushi sytë me lot. Nga Italia, depertohen gati çdo dy javë emigrantë dhe më shumë nga çdo vënd tjetër
– shtoi ai.
Kur zbritën në aeroportin J. Kenedi, megjithëse na patën thënë që është i madh dhe të kemi kujdes mos ngatërrohemi, u hutuam aq shumë, sa u ndamë me njëri tjetrin, pa lënë asnjë mundësi takimi. Atë e morrën njerëzit e vet dhe ikën, kurse mua të mijtë dhe qysh prej asaj dite, nuk u pamë më.
New Yorku, siç njihet, është një qytet gjigant dhe ka mjaft gjallëri, por jo vetëm mbi tokë, por edhe nën tokë dhe në metronë e tij, një nga më të mëdhatë në botë, qarkullojnë mbi katër miljon njerëz në ditë. Trenat e shumtë dhe të mbushur plot e përplot, sidomos mëngjesve dhe pas orës katër mbas dite, megjithëse shkojnë e vijnë njëri pas tjetrit, platformat asnjëherë nuk i sheh bosh. Kjo gjallëri, në fakt, më ka pëlqyer, por njëkohësisht edhe habitur, për aktivitetin dhe vrullin e madh të këtij populli, aq sa edhe në eskeletër, nuk presin të shkojë deri në fund, por i zbresin shkallët me vrap. Emigrantët e ardhur nga vënde të ndryshme, sidomos, nga ato të qeta, si Shqipëria apo ndonjë tjetër si kjo, jo vetëm befasohen, por edhe i trëmb ky dinamizëm, sa u duket e pa mundur që të ambientohen, por dalëngadalë dhe me kalimin e kohës, edhe ata përfshihen nga kjo rjedhë dhe u bëhet pastaj e zakonshme
Një veçanti këtyre metrove, ua japin edhe grupet muzikore apo individë nga vënde të ndryshme, të cilët kanë kënaqësi kur talentet e tyre i demostrojnë përpara këtij mjedisi dhe megjithëse, siç thashë, të gjithë shpejtojnë dhe nguten për të kapur një tjetër tren, të dalin jashtë mbi tokë e të shkojnë në shtëpi apo në punë, ndalojnë patjetër dy tre minuta përpara tyre dhe rrinë i dëgjojnë. Siç e përmënda, e adhuroj muzikën, qoftë kjo amerikane, latine, europiane, e lehtë apo klasike, nuk ka rëndësi, sepse arti s’ka nacionalitet dhe kur është i bukur, pëlqehet dhe vlerësohet nga të gjithë, por më bëri pershtypje një mbas dite kur dola, si zakonisht nga treni në Lexinton Aveny për të shkuar në punë dhe megjithë zhurrmën dhe fishkëllimat e trenave nga të dyja anët e platformës, midis intervaleve, munda të dalloj edhe tingujt e një violine që më ranë në vesh dhe më bënë përshtypje. Vazhdova të eci, kur përpara pashë një grumbull të madh njerëzish, të cilët kishin bllokuar, bile edhe kalimin. U mundova që të çaj dhe midis pashë një burrë të moshuar që luante i vetëm në violinë, por gjithë ajo audiencë përqark, të linte të kuptoje se duhej të ishte një instrumetist i mirë dhe jo i zakonshëm. Lëvizjet e trupit të tij të kombinuara bukur me ato të harkut të violinës, shprehnin fisnikëri dhe elegancë njëkohësisht, ndërsa fytyra mjekëroshe, herë çelej dhe herë ngrysej sipas tempit dhe tonacioneve të muzikës që luante. Përfundoi një pjesë nga simfonia e Çajkovskit dhe nisi një polka, e cila e gjallëroi ambientin edhe më shumë dhe njerëzit përqark filluan ta shoqërojnë duke përplasur shuplakat. Dukej i emocionuar, por njëkohësisht edhe i lodhur, prandaj e la për një moment violinën sipër kapakut dhe nxorri nga xhepi shaminë të fshijë fytyrën dhe ballin e djersitur, por kur ngriti kokën dhe buzëqeshi, me dikë më ngjau, prandaj iu afrova që ta shikoja edhe më mirë. Duartrokitjet s’pushonin, ndërsa dikush pranë tij, thirri disa herë me zë të lartë ‘bravo, bravo’. Megjithëse qysh atëhere pati kaluar mjaft kohë, u sigurova, se ata ishin dy miqtë e mij, të njohur këtu e njëzet vjet më parë në Romë dhe pikërisht Andrea me Dimitrin.
– Kemi ndryshuar, por jo plakur – u thashë dhe hapa krahët e i përqafova.
– Ti? – ia bëri Andrea që më njohu i pari, ndërsa Dimitri më mbas dhe të tre po e shikonim njëri tjetrin të malluar. Mbaheshin të dy mirë dhe nga që qe verë, veshur kishin pantallona blu xhinse, këmisha me mëngë të shkurtëra dhe marë pamjen, tashmë, të amerikanëve.
– Dimitri banon në Philadelfia, por jemi takuar bashkë disa herë, ndërsa me ty, s’e di se si u shkëputëm dhe na u prenë me njëri tjetrin lidhjet – po më thoshte Andrea – ndërsa, kur fola herën e fundit me të në telefon, më tha se kishte dëshirë të madhe të jepte një koncert me violinë në metronë e New Yorkut dhe ja ku iu plotësua – vazhdoi ai dhe ia bëri me dorë nga Dimitri, i cili akoma dukej i emocionuar dhe fytyra i shëndriste si e një fëmije.
– Qënkeni vërtet një muzikant virtuoz dhe suksesi u duk fare qartë – i thashë dhe me dorë tregova publikun përreth, një pjesë e të cilëve, nga që shpresonin se ai mund të luante përsëri, nuk po largoheshin. Një dëshirë të tillë e pashë që e kishte edhe Dimitri, por dukej i lodhur.
– I promise, that tomorrow at the same time, I will be here ( U premtoj, që nesër në të njëjtën orë, do jem këtu) – u tha ai atyre dhe ata nga kënaqësia, përplasën duart.
– Koncertin e fundit, përpara se të më pushonin, e kam dhënë këtu e dyzet vjet më parë në Moskë – vazhdoi Dimitri të na thotë duke ngjitur shkallët që të dilnim mbi tokë – por më besoni se duartrokitjet që mora sot në metronë e New Yorkut, më bënë përshtypje dhe më lanë emocione.
– Arti, sado me nivel që të ketë, në diktaturë nuk vlerësohet – i thashë dhe mbasi pashë orën dhe kisha ende kohë për të shkuar në punë, vajtëm e u ulëm në një lokal në tre Aveny që të pinim diçka, por edhe ta festonim këtë takim të bukur emigrantësh.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hasan Kostrecci, Muzikanti, Tregim

LEKA I: “Shqiptaria do të fitojë”

April 6, 2015 by dgreca

Beqir Sina- Interviste nga arkivi- Pretendenti per fronin Mbreteror, Naltemadhenia e Tij Leka Zogu I, flet rreth zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi e rajon/ *
Ç’do te thote per NMT Leka I nje fitore e koalicionit te ri opozitar “Bashkimi per Fitore” ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit ne Shqiperi dhe cili eshte mesazhi juaj per shqiptaret?
-E Djathta po rikthehet ne pushtet kudo ne Europe dhe Shqiperia si pjese e Perendimit nuk mund te beje perjashtim qe te mbetet peng i socialkomunisteve, qe e kane çuar ate ne buze te humneres. Jam i bindur qe edhe ne Shqiperi do te fitoje koalicioni i djathte “Bashkimi per Fitore”. Afrimi i ketyre zgjedhjeve me jep rastin t’iu bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe me paqe, bashkim kombetar e vellazerim, te votojne per me te mirin, per deputetin qe duan, qe punon per ata, qe te japin voten dhe per kombin. Per ate deputet qe e di se nuk i genjen dhe nuk largohet nga zona qe e ka zgjedhur, por jeton e rri me ta duke zgjidhur problemet e tyre. Mesazhi im per popullin eshte qe te kemi shprese dhe te jemi bashke per ta shpetuar Shqiperine tone te bukur, qe e meriton te kete nje jete te begate, te lumtur dhe te siguruar per te gjithe shqiptaret e trojeve tona, qe na i kane lene baballaret tane, te paret tane me nje Gjuhe dhe me nje Flamur, me Shqiperine
tone krenare.
Cili eshte vleresimi juaj per lidershipin aktual opozitar ne Shqiperi?
-U be shume mire qe e djathta eshte bashkuar dhe po shkon ne koalicion ne zgjedhje. Jo se une kam ndonje gje per socialistet e thjeshte, sepse edhe ata kane votuar per Monarkine me 29 qershor te 1997-es, dhe une e respektoj voten e tyre, dhe une pata premtuar se mund te qeverisja edhe ne ato kushte. Por
gjerat kane ndryshuar: Qeveria socialiste me politikanet e saj e kane çuar shume prapa Shqiperine dhe i kane sjelle shume dem Çeshtjes shqiptare, qysh se e moren ata pushtetin. Ka ardhur koha qe te behen ndryshime. Ky eshte rregulli i demokracise qe duhet ta pranojme te gjithe, iken pozita dhe vjen opozita e anasjelltas me vone. Prandaj eshte dhe parlamenti me shume parti. Por kjo kerkon qe te jepen alternativa per popullin dhe jo premtime boshe per te ardhur ne pushtet. Une besoj se opozita, me zotin Berisha dhe lideret e rinj qe po aktivizohen, di t’i japi keto alternativa qe kerkohen dhe di t’i zbatoje premtimet.
-Sa i mundshem eshte rikthimi juaj ne Shqiperi?
-Rikthimi im ne Shqiperi do te jete i shpejte. Ndersa per nje referendum tjeter per Monarkine, siç ju thashe dhe me pare, kjo i takon popullit shqiptar ta vendose ne se do nje referendum tjeter per Monarkine apo jo. Une jam nje ushtar i popullit shqiptar, i kombit shqiptar.
A nuk i trembeni procesit gjyqesor qe ka ngritur organi i akuzes ne adresen tuaj?
Historine e 3 Korrikut 1997 e dine te gjithe. Qeverise aktuale i leverdis ta mbaje te hapur nje proces te tille. Kjo eshte puna e tyre. Me kohen qe ka kaluar, me te vertetat qe kane dale edhe ne ate proces, ajo dite eshte vetem nje proteste e popullit kunder vjedhjes se votes, mllefi popullor per te kerkuar voten e tyre, dhe ku ne u ftuam te marrim pjese. Dhe ashtu siç kane deshtuar gjyqe te tjera dhe ky gjyq eshte i deshtuar. Duke treguar se gjithmone Mbreti eshte me popullin, ky proces eshte i kapercyer. Nuk mundet te me ndaloje mua asgje edhe nga ana juridike te me ktheje ne atdheun tim.
-Sa ndikon vendimi i Mbretit te Bullgarise per te kandiduar edhe per president, nese fiton zgjedhjet, tek NMT Leka I, mbret i shqiptareve?
Situata ne vendet e Ballkanit eshte e ndryshme. Ne Bullgari ashtu ka qelluar qe Mbreti Simeon ka marre ate vendim. Por kjo nuk do te thote qe te veprohet keshtu, fjala vjen edhe ne vendet e tjera ku jane kthyer familjet mbreterore.
-Ne Shqiperi, perveç PLL-se qe mbron parimet mbreterore, kohet e fundit eshte krijuar edhe Partia Monarkike. Komenti juaj?
Per Mbretin te gjitha partite jane njesoj, sepse ai eshte mbipartiak. Por, vetekuptohet se Partia Levizja e Legalitetit, e kryesuar nga zoti Ekrem Spahia, eshte e vetmja vazhduese e Legalitetit legjitim, dhe ka programin e saj ne rikthimin e monarkise. Por kete mund ta kene edhe parti te tjera ne programet e tyre. Nje gje duhet te kuptohet mire. Sipas Statutit Themelor te 1928-tes, Mbreti eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo i nje apo disa partive. Prandaj, edhe fjala ime vazhdon te jete per te siguruar Paqe- Bashkim-Vellazerim. Kjo eshte rruga per te shpetuar Shqiperine dhe popullin shqiptar, qe ka shume probleme dhe rreziqe te medha ne te gjitha trojet shqiptare.
-Cili eshte vleresimi i NMT Leka I per Kornizen Kushtetuese te Kosoves?
-Ne Kosove vazhdojne shume probleme, por me kryesori eshte ai i Pavaresise, si rruga e vetme drejtrealizimit te aspiratave kombetare. Administrata Nderkombetare dhe KFOR-i kane arritur te realizojne disa gjera, por ata nuk mund te qeverisin Kosoven per nje kohe te gjate. Kete mund ta bejne vetem shqiptaret e Kosoves, sepse dihet qe vetevendosja eshte e lidhur me veteqeverisjen. Mund te permendim per shembull vetem Çeshtjen e Mitrovices, qe vazhdon te jete me shume probleme dhe e ndare padrejtesisht. Nje qeveri e Kosoves do ta zgjidhte shume mire kete problem po ashtu dhe shume probleme te tjera, sepse do te ishte ne veprim e gjithe administrata e Kosoves, policia, drejtesia, ushtria dhe te gjitha strukturat shteterore. Keto do te ishin te deshirueshme per te vendosur rregull dhe drejtesi, sepse eshte keshtu deshira e gjithe popullit te Kosoves.
Pra, zgjedhjet e reja, qe do te nxjerrin nje administrate te re qe nga Parlamenti dhe qeveria e Kosoves, do te jene si nisje per te realizuar aspiraten shekullore per pavaresine e Kosoves dhe te Shqiperise etnike. Une i kam mbeshtetur dhe i mbeshtes te gjitha kerkesat e popullit shqiptar te Kosoves, per nje Kosove te lire e te pavarur.
Me kete sy e shikoj une Kushtetuten e Kosoves apo “kornizen ligjore”, siç po e quajne nderkombetaret. Politikanet e Kosoves duhet te shikojne ate qe kerkojne shqiptaret e Kosoves, te realizojne ate per te cilen jane perpjekur dhe kane luftuar per dhjetra vjet. Per kete duhet te perfitojne çdo gje, edhe nga korniza ligjore, edhe nga Rezoluta e Keshillit te Sigurimit 1244, sepse asgje nuk mundet ta mohoje e ndaloje referendumin gjithepopullor, te drejten themelore te te Drejtave te Njeriut sipas aktit final te kartes per vetevendosje, referendumin, ne te ardhmen. Veçse gjithmone duhet te ruhemi nga kurthet qe po vazhdojne te ngreje Beogradi me aleatet e tij. Une jam i bindur se mbas zgjedhjeve te 17 nentorit, Kosova ka per te shkuar drejt Shqiperise se enderruar me shume se 80 vjet.
-Lidershipi politik i Kosoves ne kendveshtrimin e Mbretit te shqiptareve, Leka Zogu Pare?
-Une nuk kam preferenca per politikanet. Preferenca ime e vetme eshte populli i Kosoves, sepse vete ideali im eshte per Shqiperine Etnike dhe jo per persona te caktuar e per parti politike, qofshin keta politikane te Kosoves per te cilet kam nje respekt te veçante, per ate çka kane bere e po bejne ne te mire te Kosoves. Ka disa rregulla qe i vendos vete populli dhe jane kriteret baze per te vleresuar te gjithe politikanet. Keto jane te lidhura me çeshtjen Kombetare, pra me politikat per te realizuar idealin kombetare te Pavaresise se Kosoves dhe te Shqiperise Etnike, qe kurre nuk eshte termi sllavo-komunist “Shqiperia e Madhe”, siç po thone lart e poshte Beogradi, miqte e tij e rrogetaret e Beogradit, dhe armiqte e Shqiperise. Ata qe kane punuar dhe punojne per keto ideale, kane jo vetem respektin tim, por te gjithe popullit shqiptar, kudoqofte ai. Per te gjithe ne vazhdon te kete rendesi te madhe motoja jone “Atdheu mbi te gjitha”.
-Cili eshte vleresimi juaj per zhvillimet e fundit ne Kosoven Lindore dhe ne Maqedoni?
-Shqiptaret ne Kosoven Lindore dhe ne trojet e tjera shqiptare si ne Tetove e Kumanove, nuk kane nevoje per ndihma individuale, sepse ata po kerkojne te drejtat e tyre te shkelura e te mohuara, te drejta keto te miratuara e te njohura sipas Kartes se Helsinkit apo edhe te dokumenteve te tjera te OKB-se dhe te OSBE-se. Te drejtat e tyre jane te drejta legjitime dhe duhet te merren parasysh, dhe jo te anashkalohen apo neglizhohen, se ndryshe mund te vazhdoje gjate lufta e tyre e drejte, duke kerkuar per t’u vene drejtesia ne
vend. Une jam duke i kryer detyrat e mia si Mbret i shqiptareve dhe vellazerimit. Ne te gjitha trojet shqiptare e dine boll mire se Mbreti i tyre eshte gjithmone perkrah shqiptareve.
Aktualisht ne hapesiren mbareshqiptare zoteron nje situate mjaft komplekse.
-Cilat jane rruge zgjidhjet sipas NMT Leka I ?
-Ashtu siç e dine te gjithe, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, populli shqiptar ia dha voten e tij Monarkise me 29 Qershor 1997. Mirepo kjo vote u vodh dhe nuk u zbatua verdikti i popullit. Une ia kam borxh kete popullit tim. Natyrisht, i kam borxh edhe premtimet per te vendosur rregull dhe drejtesi, per te siguruar pune per te gjithe shqiptaret dhe se bashku do te shihnim nje ndryshim te madh per çdo vit. Une keto premtime do t’i vija ne zbatim. Tani, i takon popullit shqiptar te vendose vete. Ai e ka pare edhe po
e sheh çdo dite se ku kane shkuar rendi dhe drejtesia, çfare bejne ata per korrupsionin, ku te gjithe qeveritaret e sotem nuk po i sherbejne popullit, por po mbushin xhepat e tyre. Pra, jane ata qe i paten premtuar popullit deri ne nje kthimin e parave te piramidave ose ata qe premtuan hapjen e vendeve te punes per gjithe shqiptaret. Por, jane ata qe vetem kane hapur kalimet ilegale te kufijve te trafiqeve te paligjshme, qe te ikin te gjithe shqiptaret, duke iu hapur edhe varrin ne fund te detit vetem qe shqiptaret te ikin ne toka te huaja dhe te fusin çdo lloj te huaji ne Shqiperi. Kjo eshte “politika” qe zbatojne keta “zoterinj”, qe po i thone vetes se jane duke bere “me te miren” per shqiptaret. Per shqiptaret do te thosha une jo se jo, veçse per veten e tyre, si edhe atyre qe iu sherbejne.
*Realizuar në Prill 2000 – Me telefon nga New Yorku gazetari yne Beqir SINA, me rastin e diteve te prillit, eskluzivisht per gazeten kombetare Bota Sot, e realizoi kete interviste ne rezidencen e tij ne Afriken e Jugut nga Johanesburgu ku qendronte ne egzil familja mbreterore shqiptare ,

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Leka I

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT