Nga Ilir Levonja/
Lëre kanunin dhe zakonet Mark. Se boll ia nxiu faqjen Enveri për 45 vjet. Aq sa nuk ka mbetur shqiptar që, në perceptimin e tij ta ketë atë si një melodi vaji. Aq sa bukurinë e emrit malësor, ta indetifikojmë me malok. Me emrin çeçen. Aq sa sapo një burrë nga ato anë flet, pjesa më e madhe e njerëzve thonë, hiqja fillin se po flet maloku. Aq sa vendi kërthizë i shqiptarisë, logu i bjeshkëve, livadhet e zanave, pejzazhet epike, të zhvendosen nga mendja jonë, gjithnjë e më shumë drejt një periferie të largët. Duke e lënë me dashje Kosovën si kufi i huaj. Kjo malokëri, kjo tokë kërthizë sikur e shtyn vetveten. Sikur është ajo fundi I shqiptarisë. Jo lugina e Preshëvës, jo Mitrovica, jo Leskovaci. Kështu është në mendjen tone ajo anë. E Largët, veriu i errët, vendi i malokëve. Jo kërthiza, jo kopshti i eposit tone.
Fjala jote sot në kuvend më kujtoi ligjëratën shfajësuese të Kadri Azbiut. I gjori burrë, edhe pse po vdiste. Edhe pse e po jepte llogari përpara një regjisori, në krah të të cilit kishte qënë asistent. Prapë ngulte këmbë në ndershmërinë e vet, jo në demaskimin e skenarëve shfarosës. Të luftës për pushtet. Jo luftës së klasave, Atë, ata e kishin fituar me kohë. Kadriu nuk ishte pishman. Në një fare mënyre, me ndershmërinë e tij, devotshmërinë e tij, ndaj kësaj fushate shfarosëse, ai po e tregonte ashiqare. Ishte gati të nxirrte valixhen me dekorata nga poshtë krevatit.
Të varej me to në gjoks. Si e si të binte regjisorin. Se i kishte luajtur me ndjenjë rolet që i kishte ngarkuar ai.
Edhe puna jote sot.
Në ato ujra lundorve. Ndërsa i madhi sqaroi Shkodrën për spastrimet politike. Ti sqarove të mëdhejtë se u shërbeve me devotshmëri. Ti Kadriu i vogël.
Para disa ditëve intelektualë të krahut të majtë hodhën justifikimet e nënvleftësimit të shkresave. Zakone të gjoja administrates shqiptare. Rutinës së zyrave. Shkresa të shumta, që vijnë e që ikin. Kështu edhe puna e fletkërkesës së drejtësisë belge. U harrua nga një nënpunës. Nuk ishte e ndonjë rëndësie të veçantë. E çfarë. Atje në token qyqeve të mërguara, u vra një shqiptar. Punë kurvash etj. Mëndje shqiptare. Që blihen edhe me dy qofte dhe një dopio raki.
Po ti nuk e di se, bota matanë ku ne po aspirojnë të futemi, mbi gjithçka ruan kthjelltësinë e memorjes. Nuk mund ta arshivojë një dokument, një vrasje qoftë edhe nga shqiptarët. Deri sa bëhet pis toka e tyre. Pasi kanë edhe ata kanun. Por ndryshe nga ne, nuk vrapojnë ta bëjnë pis. Asesi. Përkundrazi e ruajnë me fanatizëm. Me përvojë të shkëlqyer të një nënpunësi shembullor. Jo të një bashkëfajtori në krim.
Mjerë ai Kuvend, mjerë ai popull.
Archives for April 2015
Si u mundesua tradita Arbërorët e Arvanitasve në Enciklopedinë Shqiptare
Dy ditë veprimtari studimore me Abdurahim Ashikun/
Shkruan: Prof. Dr. Andrea Shundi-Chapel Hill, N.C. SHBA/
Abdurahim Ashikun, megjithëse agronom sikurse unë, pata rastin ta njoh në Athinë në prill të vitit 2012, kur përmes njoftimit të kolegut Jorgji Muzaka mu mundësua bashkëpunimi me Abdurahimin.
Në hartimin e “Enciklopedi për Vreshtarinë dhe Verëtarinë” (Tiranë 2012), më duheshin të dhëna edhe për veprimtaritë vreshtare-verëtare të arbërorëve (arvanitasve), me shumë tradita e përvojë në këtë drejtim.
Arbërorët mërguan nga trojet shqiptare ku vreshtaria-verëtaria është ndër vatrat më të lashta në kontinent, por edhe në Greqi gjetën një shtrat vreshtar-verëtar shumë të vyer dhe e pasuruan më tej. Në krahinat e Atikës, Beotisë, Lokridës, Moresë, Peloponezit, Tebes si edhe në ishujt e Eubesë, Hidrës, Salaminës, Speces ende gjallojnë mbi 300 ngulime me popullsi kryesisht arbërore; krahas tyre, migrimi i arbërorëve është në qytetet e mëdha të Greqisë. Pozitiv është fakti se mërgimtarët shqiptarë të 25 viteve të fundit u mirëpritën nga arbërorët dhe një pjesë e tyre punojnë e jetojnë në këto ngulime. Njohjet dhe bashkëpunimet midis tyre, krahas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, po ndihmojnë vizitat e shumta të arbërorëve dhe ndonjë hapje biznesi në Shqipëri, madje ndonjë prej tyre është akademik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Për Enciklopedinë kisha një sërë të dhëna burimore sidomos nga librat e arbëreshit At Antonio Belushi i cili ka shkruar disa libra për arbërorët, si edhe nga botimet e shumta të profesor Titos Jochalas. Të dy këto personalitete shkencore, përkatësisht i takova në Frasnitën arbëreshe (Kalabri) dhe në Athinë, duke këmbyer botimet tona.
Gjithsesi, këto burime ishin të pamjaftueshme. Një pjesë e njerëzve dhe e realitetit vreshtar-verëtar arbëror duhej njohur në vend, te burimi. Përgjatë 18 dhe 19 prillit 2012, Abdurahim Ashiku mu bë krah shumë i fuqishëm, duke përcaktuar trevën më tipësore dhe duke më mundësuar takime me vreshtarë-verëtarë të prodhimit shtëpiak dhe atij industrial, me të moshuar të cilët njihnin më mirë traditat dhe shumë fjalë të urta për këto veprimtari. Për më tepër, në ekspeditën studimore, mori me vete dy mërgimtarë shqiptarë: Ilia Thaka, ish kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe veprimtar i shquar i mërgatës shqiptare në Athinë dhe Shpëtim Hyka, ish mësues, anëtar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, i cili për shumë vite kishte punuar me arbërorët në trevën e Thivas.
U bëmë një katërshe shqiptarësh, që për dy ditë u përqendruam te vreshtaria-verëtaria arbërore në Tebe/Thiva, më se 150 kilometra larg Athinës.
Menjëherë, por edhe në vijimësi, Abdurahimi më la mbresat e një personaliteti të mirënjohur ndër mërgimtarët shqiptarë dhe arbërorët, tërësisht i përkushtuar çështjes shqiptare, atdhetarisë, arsimit shqip. Botues i gjashtë librave shumë të vyer për çështjet shqiptare, krahas qindra e qindra artikujve problemorë të botuar në shtypin shqiptar në Greqi, në Shqipëri, në Kosovë etj. Këto libra i kam lexuar me shumë ëndje dhe m’i rritin vlerat e bibliotekës sime, librat “Njerëz që i dua”, “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës”, “Po Dibrës! Jo Skavicës”, “Rrëfimet e komshiut” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”. I orientuar tërësisht në çështjet shqiptare, me mendje dhe me zemër tek ato, kudo me mikrofon dhe me aparat fotografik, pa u ndarë nga lap-topi, Abdurahimi hulumton dhe përgjithëson, shkruan libra e artikuj, jo vetëm duke përshkruar dukuri dhe ngjarje shqiptare, por edhe duke i për imtësuar (analizuar) dhe duke ngritur probleme e paraqitur rrugëzgjidhje. Vëreni shkrimet e Abdurahimit sidomos të dy-tre viteve të fundit, sa hop cilësor kanë arritur: më të thukëta dhe më në thelb të çështjeve themelore në botën mbarë shqiptarë! Tematikën e përqendron te të drejtat dhe problemet ekonomike të mërgimtarëve, te shkollat shqipe për to, por shkruan edhe probleme themelore në Shqipëri e në troje shqiptare të tjera. Lexuesit nxjerrin përfundime, por edhe organet e interesuara besoj se nxiten për masa përmirësuese. Nëse më lejohet të bëj ndonjë krahasim me zotin Fatmir Terziu, letrar dhe studiues në Angli, që të dy me tematikë dhe me këndvështrime të përafërta (më me denduri Terziu), shtjellojnë çështje shqiptare.
Gazetari A. Ashiku është i mirënjohur në shtypin shqiptar dhe në atë grek. Përqendrohet te shtjellimi i tematikës thelbësore për botën mbarë shqiptare, te përmbajtja problemore dhe te propozimet. I pajisur me kulturë të plotë sa të traditës aq edhe të kohës, sa agronom dhe arsimtar fillimisht, aq korrespondent, gazetar, publicist dhe studiues në 30-40 vitet e fundit, të gjitha këto cilësi veçorizuese përplotësojnë brumin e portretit të veprimtarisë së tij.
Më drejtpërdrejtë, bashkëpunimin me Abdurahimin mund ta përmbledh në disa rreshta. Gjatë përshkimit të luginës së Tebës/Thivës, tipësore për vreshtari-verëtari cilësore, sepse veçorizohet nga mbizotërimi i tokave kodrinore dhe klima mesdhetare. Ditën e parë u përqendruam në Saranti, me pesë fshatra arbërore, ku shquhet Hostia që selit 50 ha me vreshta. Abdurahimi, fillimisht na ndali te vreshti dhe kantina e Thanasit i cili ka qenë disa herë në Shqipëri. Kishim të bënim me prodhim shtëpiak të rrushit e të verës, por në vreshtin tre hektarësh spikaste bashkëkohorja: kultivarë vendës si edhe ndërkombëtarë, shtatë mijë hardhi për hektar, mekanizim i plotë i punimeve. Mbasditen deri natën vonë e kaluam me disa vreshtarë-verëtarë arbërorë, miq të Abdurahimit dhe të mësuesit të shkollës shqipe Eqerem Elezi i cili na ndihmoi së tepërmi për organizimin e këtij kuvendimi.
Eqremi është i kursyer në fjalë për veten. Ka qenë mësues në malet e Librazhdit dhe i ka mbetur peng në shpirt që misionin e vet nuk e çoi në fund. Në kopertinën e fundit të librit “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë-2” Abduarahimi ka veçuar nga intervista me të më 5 maj 2009, në ditën e parë të hapjes së klasës për mësimin shqip të fëmijëve të fshatit Saranti këtë thënie…
Gjithmonë kam pas dëshirë të arrij këtë ditë. Gjithmonë e kam pas brenda vetes. Profesioni i mësuesit më ka pas pëlqyer shumë. Kur u larguam ato vite, flas për vitin 1997, u ndjeva ngushtë, ishte një punë që nuk e çuam në fund, një punë që e lamë përgjysmë. Mbase kjo është ajo forca shtytëse më e madhe që më detyron, që më bren se kam lënë diçka pa bërë nga ajo që mundja të bëja.
Nuk flasim vetëm për ëndrra. Flasim këtu se kemi detyrime. Është ëndërr, por kemi edhe detyrime. Kemi detyrime ndaj Atdheut, në qoftë se do të themi këtë fjalë që sa vjen e nuk po dëgjohet më. Kemi detyrime ndaj atij mjedisi që na përgatiti ne për mësues, që të luanim një rol që duhet të luanim, por siç e thashë e lamë në gjysmë.
Shtoj edhe ndaj kërkesës që njeriu ka ndaj vetes. Ajo bile duhet të jetë kërkesa më e lartë: Çfarë kërkesash ke ti ndaj vetes? Këtë e bëj për të shlyer diçka që e kam lënë në gjysmë dhe në rast se do t’ia arrij qëllimit, siç duhet të them sinqerisht, do të ndjehem i lumtur. Është një ëndërr për mua sikur këta të arrijnë të lexojnë dhe të shkruajnë në atë shkallë që dua unë…
Më befasoi thënia e tij. E lexova në libër intervistën e plotë, lexova ata që thanë nxënësit e tij në ditën e parë të shkollës, nxënësit e familjeve mërgimtare shqiptare por edhe fjalët e Panajotit, grekut të vogël, shokë klase që në fotografinë në kopertinë e mban lart librin e madh të gjuhës shqipe ABETARE…
Eqeremi punon në peshkim, e pret dritën e diellit thellë në det ashtu siç pret dallgët që shkumëzojnë pamjet e egërsuara natën. Është edhe i dhënë pas pikturës ashtu si është i dhënë pas familjes, Lindës, shoqes së jetës, dy djemve dhe një vajze, dy të fundit të lindur në Saranti të Thivas. Një prind model në emigracion.
Eqerem Elezi është vlerësuar me titullin “Mësues model” në një konkurs nga revista “Mësuesi”, Model mes 7 mësuesve në shkallë republike, mësues që u jep dritë shkronjave dhe fjalëve shqipe në mërgim…
Në një shoqëri arvanitas e mërgimtarësh, ndërsa nata kish zbritur e deti heshtte në gjumin e natës, mësuam për disa ekotipe dhe kultivarë hardhie (Muhtaro, Risait etj.), ngjëruam verën e kuqe aq të trashë sa që shpesh e hollonin me ujë (rrush me deri 28 për qind sheqer, prodhuar nga hardhi të selitura shumë dendur dhe në trajtë kupore të ulët), në toka gurishtore mbi ujë. Mbresëlënëse ishin termat, thëniet dhe fjalët e urta që lidhen me vreshtarinë-verëtarinë. Abdurahimi, gazetar mjeshtër për intervistime, na ndihmoi sidomos për hartimin e pyetjeve, duke i a nxjerrë “me grep” përvojat arbërorit Lam Qefalai (“njëqind edhe tre vjet” – si na u përgjigj në arvanitishten shekullore), mik prej më se dhjetë vjetësh i Abdurahimit. Na treguan se Thanas Bujas dhe familje të tjera arbërore, prodhojnë 120-180 hektolitra verë në vit.
Të nesërmen u përqendruam te vreshta dhe kantina të prodhimit më të madh me natyrë industriale. Në to, pronarë arbërorë janë disa, por vizituam “Trashëgimi e muzave” e themeluar qysh më 1946 dhe e vijuar prej tre breza të familjes Zaharia. Vepron në Luginën e muzave të krahinës së Tebës, selit kryesisht hardhi vendëse “Muhtaro”, prodhon 180 mijë shishe me verë në vit dhe raki tejet cilësore, duke i eksportuar anekënd. Falë Abdurahimit njohëm një pjesë të visarit vreshtar-verëtar arbëror, me rrënjë te tradita dhe me përshtatje te bashkëkohorja e drejt ardhmërisë.
Përgjatë vajtje-ardhjes rreth katër orë me makinë, të katër e përqendruam kuvendimin rreth vreshtarisë-verëtarisë së arbërorëve. Madje Abdurahimi e përdori kohën duke më intervistuar dhe incizuar gjatë udhëtimit. Si zakonisht, botoi një artikull disavlerësh të mirëfilltë.
Nuk më hiqet nga mëndja thënia e Abdurahimit “po largohesh shpejt siç i thonë dibranët mikut sa që nuk arrite të ngrohesh në zjarrin e vatrës”.
Dy ditë veprimtarie intensive, e parapërgatitur dhe e organizuar më së miri, na afruan më shumë me njëri tjetrin, sikurse edhe me Ilian, me Shpëtimin, me mësuesin e shkollimit shqip të fëmijëve Eqerem Elezi në Saranti, me arvanitasin Lam Qefalai që pak ditë më parë ndërroi jetë në moshën 105 vjeçare duke lënë pas fëmijët dhe nipërit e tij që e kanë në gojë arvanitishten e babait dhe gjyshit, me arvanitët e tjerë që i sheh të gjallërohen tek flasin fjalën e bukur shqipe.
Chapel Hill 24 shkurt 2015
Betim primitiv i deputetit Mark Frrokut me Kanun dhe si malësor
Nga Arben Llalla/
Fjalimi i deputetit Mark Frrokut për betimin primitivë me Kanun dhe si malësor më duket një fjalim amator që i përket shekullit 19. E çfarë kanë më tepër malësorët se krahinat e tjera të Shqipërisë që duhet tu besojmë betimit të tyre? Tek e fundit malësorët janë shqiptar, njerëz që para ligjit duhet të jenë të barabartë si katundarët, fshatarët dhe qytetarët.
Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputeti Mark Frroku u betua për pastërti malësori, por kujtesa e historisë së tij na thotë se ky malësor brenda sofrës të biznesit ka goditur në sy të gruas dhe fëmijës mysafirin që kishte bujtur për të ngrënë.
Deputeti Mark Frroku u betua se thotë vetëm të vërtetën, por sa i sinqertë është betimi i tij?
Në historinë personale Mark Frroku ka vërtetuar se ka gënjyer të paktën dy herë institucionet shtetërore të Belgjikës dhe Shqipërisë. Ai në Belgjik është deklaruar para autoriteteve me identitet të rremë, pra ka vjedhur identitetin e dikujt. Ndërsa autoritetet shqiptare i ka gënjyer në deklarimin ku ka marrë mandatin si deputet për fshehjen e dënimit më gjobë për plagosje në restorantin e tij në vitin 2012. Për deri sa ka gënjyer dy herë se ka problem të gënjejë edhe për herë të tretë deri në pafundësi.
Në një shtet demokratik nuk luajnë rol ligjor betimi njerëzor, betimi në Zot, në Kanun apo ligjet primitive. Nëse Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e BE, ajo duhet ti flaki tej zakonet kanunore që i përkasin shekujve të shkuar dhe betimit në Zot, sepse është shtet Laik dhe jo fetar.
Ka ardhur koha që politika shqiptare të zhvishet nga elementet mafioze dhe kriminale, ne të gjithë i dimë, i njohim, por është marrëveshja mafioze midis gjykatësve dhe avokatëve që bëjnë të mundur që kjo mafie mos të zhduket, mos të burgoset përjetësisht. Sepse policia e arreston në flagrancë mafiozin e mbrojtur nga politike, prokuroria e dërgon në gjyq, ndërsa gjykatësi i jep dënimin e ulët pasi ka përfituar miliona lek me ndërmjetësimin e avokatit.
Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër e pelegrinazhit serb!
Shkruan: Fahri XHARRA/
Zotit Jabllanoviq!/
Kur i quajte nënat gjakovare bisha , kjo nuk i takonte një politikani të Kosovës.T`a pamë për të madhe dhe u revoltuam. Unë personalisht të jam mirënjohës që je i vetmi nga elita e politikajve serbë të Kosovës i cili botërisht ke kërkuar falje për fjalën e thënë si dhe për krimet serbe në Gjakovë. Diçka u përzien çeshtjet dhe rezultoi ndryshe .
Të njejtin ofendim shumë të rëndë e pat thënë edhe kolegu i yt Vulin një vit më heret”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” ( Vulini). ., Atij i shkrova një letër “Zoti Vulin! Kemi menduar se sado pak lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. , Po iu rikujtoj disa gjëra të ”imta ” për ju, por që nuk harrohen kurrë : ”Një nga qytetet që ka pësuar më së shumti nga ushtria serbo-malazeze, përmendet Gjakova. Nju Jork Tajmsi shkruante se në të dy anët e rrugeve vareshin te varurit, dhe rruga për në Gjakove quhej ” aleja e varjeve”(http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf) Nëpër territirin e Gjakovës vepronin formacionet ushtarake-policore me emrin Zhandarmeria Mbreterore, e njohur si “krilashi” që kryenin terrorin e porositur. Në Gjakovë behej ndërrimi i fesë me forcë nga ajo katolike ne atë ortodokse. Neue Preese i Vjenes( 20.o3.1913 ) shkruante se me 7 Mars popi ortodoks me ndihmën e ushtrisë me dhunë i krishtëroi në ortodoks 300 gajkovar katolik, kurse franceskani Pater Pulus, i cili kishte refuzuar që të hjekë dorë nga feja e tij, ishte mbytyr me bajonetë. ”
“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” keni thënë Zoti Vulin .. Ne i dimë mirë që ende jetoni në frymën e juaj gjëja se fetare :“Po e dëgjova vetëm edhe një fjalë shqip aty, do të vriten të gjithë….” : Ne e dimë shumë mirë se çka predikojnë priftërinjt e juaj dhe se sa afër me zotin janë ata.. ”
Aleksandar Vulin, lexojeni pak librin e Human Right Watch ”Nën pushtetin e urdhrave”, kapitulli i Gjakovës, aty një dëshmitar që kishte dalë nga shtëpia dhe po shikonte çfarë po ndodh, përshkruan se pikërisht me fillimin e bombardimeve në ditët kur po mblidheshin meshkujt nëpër qytet, ushtria po i sillte me kamionë në një fushë në dalje të Gjakovës në fshatin Lugbunar dhe po i ekzekutonte meshkujt në grupe… Këtë storie mund ta hulumtosh shumë lehtë, sepse dëshmia lidhet me ditët kur kishte një numër të madh të meshkujve shqiptarë të Gjakovës që po merreshin peng nëpër shtëpi dhe rrugë, sipas dëshmive, trupat e tyre përfunduan në varreza masive në Serbi nëse e ndjekim vijën e gjakut dhe rivarrimet e viktimave në Gjakovë, por ju mos e bëni këtë hulumtim fare sepse ju e keni simbolikën tuaj që e keni zbuluar në të gjitha luftërat në ish Jugosllavi se të ” të gjithë kanë vrarë’! “
Zoti Jabllanoviq , juve që ishit të pa informuar për krimet serbe në Gjakovë , po iu shtoj edhe disa infromata më shumë të cilat ndoshta nuk i dini :” (Pokrštavanje albanaca krstom i mačem) “Vesnik Srpske Crkve”, Mars-Prill 1913, në artikullin “Në folenë e vet” shkruan për kryqëzimin e shqiptarëve në Gjakovë: “Sot Gjakova e përjetoi një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuara dhe të shndërruara në katolikë erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse. Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë. G. Plamenac pyeste (me demagogjinë sllave, fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetë-dëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frikoheni kujt? Dhe, pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. Po shkojmë vetë në folenë tonë, sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllezërit tanë çlirimtarë”.
“Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ndarja e Shqipërisë (fxh), ky do të jetë një demon, i cili nuk do të na lërë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ”Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe“(“Vesnik Srpske Crkve”).
Hocu topove iznad Djakovice!…. Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr. Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe (ndarja te lumi Krena, fxh)“.
Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Evropë u var me fatin e Pejës, Prizrenit, Dibrës e veçanërisht Gjakovës: me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)
Slobodan Milosheviq: Hoću topove iznad Đakovice! ……Dhe dihet se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999. …Nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret!” . Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova. ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti).
Por qëllimi i kësaj letreje edhe më i madh. E dini “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?
Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë otodoks. Ata flitini shqip ndërveti dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bëjsh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceromitë e tyre ortodokse. Gjatë luftës se dytë botërore deshtën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të verteten e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .
Dhe nga gjithë kjo mund të nxjerrni një përfundim që Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër serbe e pelegrinazhit .
Një gjë iu bëj me dije si qyetar i Gjakovës, që na nuk kemi asgjë kundër fesë ortodokse; por jemi kundër atyre serbëve dhe shkijeve që i kanë ende duartë me gjakun tonë ,që n`emër të fesë duan vetëm të provokojnë.
Fahri Xharra
02,04.15 , Gjakovë
ÇELËSI I TIRANËS, KUJT I DHUROHET?
ÇELËSIN E TIRANËS” – BASHA IA NDAN ATIT TË SHENJTË, PAPA FRANCESKU DHE EDI RAMA KËNGTARIT ANTISHQIPTAR, GORAN BREGOVIÇIT
Nga Ramiz Lushaj/
1.Kryebashkiaku mandat dytë i Tiranës e kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2006, i dorëzoi me solemnitet të lartë “Çelësin e Tiranës” Goran Bregoviçit, i njohur si kangtar dhe antishqiptar. Babai i tij, kroati Franjo, ishte ushtarak i ushtrisë jugosllave, ndërsa nana e tij serbe, thirret Borka, i lindur në Sarajevë e qytetar i lagjes Senjak të Beogradit të Serbisë.
Ky, Goran Bregoviçi, ishte mik i afërt i kriminelëve e antishqiptarëve si Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, Vojisllav Sheshelit, Ratko Mlladiçit, e në kohën e luftës dha koncerte për ta në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, etj.; ishte frymëzues i miteve serbe në Kosovë, sidomos me kangët “Kallashnikov”, “Juriiis” (Sulm mbi ta…), “Pucaj” (Qëllo-zjarr-vritni…), etj. Krejt Kosova i ka ndie këto kangë të Bregoviçit, veçmas ajo “Kallashnikov” ishte si hymn i çetnikëve të Sheshelit e “tigrave” të Arkanit, që jehonte nga kasetofonët e makinave të ushtarëve e paramilitarëve serbë në rrugët e Kosovës teksa kryenin vrasje, përdhunime, torturime, spastrim etnik të shqiptarëve. Në kohën e Luftës në Kosovë kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, ndërmerrte koncerte bamirëse në Greqi (Sheshi “Omonia”, etj.) e shtete të tjera për të mbledhë ndihma për Serbinë e Millosheviçit; ka marrë pjesë në demonstrata kundërshqiptare në Beograd, etj.
Pasi e mori “Çelsin e Tiranës”, dy vjet ma vonë, më 12 qershor 2008, në 9-vjetorin e Lirisë së Kosovës, Bregoviç u rrëzue nga qershia e kopshtit të tij në Beograd, tue pësue damtime të randa, po prapë më 2009 erdhi në Shqipëri, në qytetin bregdetar të Durrësit. Pra, nuk kemi të bajmë me një rast të vetëm, po me një qëndrim e veprim të prejkoshëm, të përhershëm. Gazeta e famshme e Beogradit “Kurir”, vitin e kaluar, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, shkruante:”Ajo që nuk nuk e dinim dhe tashmë është bërë shumë interesante, është një fjalim i Ramës, në të cilin ai thoshte se gjatë regjimit të Enver Hoxhës dëgjonte fshehurazi muzikën e grupit Bjello Dugme”. E ky grup, me aktivitet qyshse në kohën e Jugosllavisë Federale, në vitet 1974-1989, dhe – tevona: 2005, 2014, dhe ka për antar të tij edhe antishqiptarin Goran Bregoviç.
2.Kryebashkiaku i Tiranës e njiherash dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i dha në Sheshin “Nënë Tereza”, në meshën e madhe solemne, më 21 shtator 2014, Papa Franceskut titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Tiranës dhe në mënyrë simbolike dhe Çelësin e Tiranës.
Ati i Shenjtë, i 266-ti në Vatikan, të parën vizitë në Europë e kreu në Shqipëri, erdhi me avion me Flamur Kombëtar Shqiptar, bekoi Vendin e Shqipeve, dha mesazhe të mëdha për Shqipërinë e Shqiptarët, etj. E, pati zëra publik nga pena të njohura që jo pa fakte i hapnin udhë mendimit e hulumtimit që Papa Françesku të ketë dhe origjinën e tij të hershme shqiptare, nga arbëreshët e Argjentinës, e mund të jetë një nga pothuaj dhjetë Papët e Vatikanit me prejardhje shqiptare.
3.Këta dy shembuj, i kryebashkiakut e kryesocialistit Edi Rama më 2006 e i kryebashkiakut e kryedemokratit Lulzim Basha më 2014 nuk janë thjesht dy shembuj të pakrahasueshëm, krejt të ndryshëm. Dy liderët shqiptarë të dy shembujt i kanë akt-krye kur ishin në Opozitë. Me bindje të plota. Me ceremoni të veçanta.
Po, mbi të gjitha, këta dy shembuj flasin për diferencat e mëdha politike, kombëtare e qytetare që kanë ndërveti dy lidershipët e sotëm, Lulzim Basha nga Edi Rama. Këta shembuj dëshmojnë dhe faktin tjetër: se sa larg e lart qëndron në startet e stadin e kohës së sotme kombëtari euro-atlantik, Lulzim Basha, kryebashkiak i metropolit shqiptar, kryetar i ri i PD-së e i Opozitës Shqiptare.
- « Previous Page
- 1
- …
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- …
- 70
- Next Page »