Java e Kulturës Shqiptare në Londër ka terhequr vemendjen jo vetem ne qarqet diplomatike dhe kulturore ne Londer, por edhe me gjere.
Java e Kulturës Shqiptare në Londër filloi mbrëmjen e 28 Maj 2015, me hapjen e Ekspozitës “HOMAGE PËR EDWARD LEAR “ në Galerinë 12 Star në Europe House.Kjo veprimtari ishte paralajmeruar prej kohesh nga ambasadori Mal Berisha, i cili e percolli lajmin edhe ne Facebook me shenimin:Prej mëse dy vjetësh, Ambasada Shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin Europian në Londër, kanë planifikuar dhe punuar së bashku për të hapur njërën nga ekspozitat e Artit Figurativ më të bukura që shqiptarët kanë realizuar ndonjëherë në historinë e tyre. Kjo është ekspozita personale e piktorit Bashkim Izano – Ahmetaj e quajtur:HOMAZH PËR EDUARD LEAR
Nuk ka gjë më domethënëse sesa kjo lidhje e frymëzimit të piktorit tonë nga vepra e një piktori anglez i cili e ka paraqitur aq bukur vendin tonë nepërmjet të penelit të tij.
Tanimë çdo gjë është gati dhe pritet vetëm ceremonia e hapjes. Shiritin do ta presë Sh.S. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Mbretërinë e Bashkuar, Zonja Jacqueline Manor, me datën 28 Maj 2015, ora 18.00, në SHTËPINË E EUROPËS, në zemër të Londrës.
Në hapjen e ekspozitës moren pjesë një numër ambasadorësh, diplomatë, artistë, sirs, profesorë, britanikë, dashamirës të artit figurativ, bashkëatdhetarë me qëndrim në Britaninë e Madhe, konsujt e nderit të Shqipërisë, znj Bryony Bethel dhe Rudi Vata, studentë shqiptarë në universitetet e Londrës, etj.
Hapjen e ekspozitës e deklaroi Znj. Jacqueline Minor, Kreu i Komisionit Europian në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo vlerësoi jo vetëm punën e artistit të madh shqiptar Bashkim Izano – Ahmeti por edhe vetë artin shqiptar si pjesë integrale e artit europian.
Më pas artisti foli për lidhjet e tij shpirërore me Edward Lear që në fillimet e tij në kalldrëmet e Gjirokastrës.
Ekspozita do të vazhdojë të rrijë e hapur në Galerinë 12 Star deri me datën 19 qershor 2015. Salla e ekspozimit është vendi ku Komisioni Europian organizon veprimtari thuajse të përditshme me vendet e BE – së.
Dita e Dytë e Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike u mbyll me promovimin e librit të Dr Enver Bytyci:
“Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze.
Veprimtaria u zhvillua në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër.
Morën pjesë diplomatet e dy ambasadave, studjues britanikë, lexues, shkrimtarë, dashamirës të historisë, miq të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare, etj. Merrte pjesë edhe antari Parlamentit Britanik, z. Mark Prichard. Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi i cili e prezantoi autorin e librit dhe pjesëmarrësit.
Dr Enver Bytyci e mori audiencën në një udhëtim historik të shkurtër që nga periudha otomane e deri në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur. Në takim ffjalen e mori edhe z Mark Prichard i cili foli për cështjen e Kosovës dhe politikën britanike ndaj saj. Më pas vijuan pyetjet nga audienca dhe një recepsion në mjediset e ambasadës.
Veprimtaritë e Javës vazhdojnë sot me promovimin e albumit muzikor KËNGËT E ATDHEUT, të autorëvë Adelina Hoxha – Shehu dhe Robert Radoja në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Londër.
Në natën e tretë të Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike do të organizohet ceremonia e dorëzimit të Albumit muzikor “KËNGËT E ATDHEUT”. Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Një sipërmarrje kaq bujare meriton respekt, mirënjohje dhe falenderime të pafundme.
Archives for May 2015
Aksidentohet sekretari Kerry
Gjenevë,, 31.05.2015/
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme në spital, pasi është lënduar në një aksident me biçikletë në Francë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Kerry, 71 vjeç, është dërguar me helikopter në Gjenevë, ku edhe është duke u trajtuar.
Deklarata thotë se Kerry nuk e ka humbur vetëdijen dhe se ka pësuar lëndime në këmbë.
Aksidenti ka ndodhur në Scionzier të Francës.
Të shtunën, Kerry ka takuar në Gjenevë ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, për të biseduar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.
TAKIMI ME ZARIF/
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij iranian, ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, kanë mbajtur takime në Gjenevë për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje për programin bërthamor.
Një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë deri në fund të qershorit.
Kerry dhe Zarif kanë pasur “takim të gjatë për të diskutuar për të gjitha çështjet”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Abaz Araqchi, zëvendës i kreut të ekipit negociator të Iranit, citohet të ketë thënë se “dallimet janë ende evidente”.
Bisedimet e fundit pasojnë një marrëveshje paraprake e arritur më 2 prill ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.
Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania, dhe Gjermania, janë të përkushtuara për arritjen e një marrëveshjeje që synon ndalimin e Iranit për të punuar rreth programit bërthamor në këmbim të ndihmave dhe heqjes së sanksioneve.
Isa Mustafa, me votim të hapur,rizgjidhet kryetar
Nga Behelul Jashari/
PRISHTINË, 31 Maj-Isa Mustafa rikonfirmohet kryetar i LDK-së. Udhëheqësi aktual është zgjedhur me votim të hapur. Sipas delegatit Rexhep Gjergji, ai është zgjedhur me vetëm dy vota kundër.
Punimet e Kuvendit të 8 Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës nisën mëngjesin e së dielës, ndërkohë që 10 delegatë të diasporës janë përjashtuar sipas vendimit të Kryesisë, i cili ka vlerësuar se zgjedhjet në dy degë, konkretisht në Zvicër dhe Gjermani, nuk janë zhvilluar në mënyrë të rregullt.
Përveç Isa Mustafës, kandidaturën e kishte paralajmëruar edhe deputetja Vjosa Osmani. Por, në mënyrë që t’i konfirmohej kandidatura, sipas Statutit të LDK-së, Osmanit i nevojiteshin 50% +1 vota të delegatëve, ose 178 delegatë nga 355 gjithsej që ka ky Kuvend.
Kuvendi i LDK-së vazhdoi punimet me dyer të mbyllura, ndërsa u mësua se delegatët diskutuan mbi heqjen e nenit 16 të rregullores, sipas të cilit nevojitej miratimi i kandidaturës për kryetar të LDK-së, përpara se të fillonte votimi i fshehtë. Burime brenda Kuvendit thanë se, disa delegatë këmbëngulën që të hiqej ky nen, pasi pamundësonte kandidimin e dy kandidatëve për kryetar.
Eshte ndare nga jeta djali i zv/presidentit amerikan
Djali i zv/presidentit amerikan Joe Biden, Beau, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
46-vjeçari u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru.
Lajmin për vdekjen e tij e dha vet Joe Biden.
“Ai u përlesh me sëmundjen, me po atë integritet, guxim dhe forcë që kishte treguar gjatë gjithë jetës së tij”, tha në një deklaratë për median, nga Shtëpia e Bardhë Biden.
Beau Biden kishte ndjekur rrugën e babait në jetë, së pari në studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike, duke mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Delaware. Ai kishte plane të kandidonte për guvernator në shtetin e tij.
ARMENI NE RRUGEN E DRITES
Nga MSc. Albert HABAZAJ/ studiues/
Shpresim Besim Kasaj ka botuar një monografi me titullin “Armeni në rrugën e dritës”, që rrok ngjarje, persona, zhvillime, ulje e ngritje, duke eksploruar në një shtresë kohore treshekullore: 1700-2000. Në atë libër trajton çështje të arsimit, të histories të vendlindjes së tij, Armenit të njohur deri në shkallë kombëtare gjithmonë me një prerje – në rrugën e dritës. Shkruan për mësues dhe biografi personale e kolektive të atyre që kanë kontribute për edukimin dhe arsimimin e bijve dhe bijave armenase apo dhe të atyre djemve dhe vajzave të Armenit që kanë dritëruar jashtë fshatit të tyre. Ai libër është botuar në vitin 2011 dhe është mirëpritur nga lexuesi i kulturuar vlonjat, nga mësuesit dhe veprimtarët shoqërorë. Është pëlqyer nga njerëzit që merren me libra, sepse Shpresim Kasaj të vërtetën e sheh në sy dhe me vërtetësi ua lë brezave të saktë, si pasuri e kujtesës kolektive për komunitetin e Armenit. Pas katër vjetësh, po ky autor, më i vëmendshëm, më i plotësuar, me sedër atdhetare e ndershmëri profesionale korrekte na vjen me
një monografi të re, titulluar “Vlera historiko-kulturore të Armenit dhe krahinës sonë”. Në këtë libër, diapazoni tematik ka shtrirje në gjerësi dhe në thellësi dhe vjen si një prurje e freskët e publicistikës historiko-kulturore. Në fushën e publicistikës lokale është një kontribut me vlerë, sepse vendos një gur të fortë e qosheli në murin e ndërtesës historiografike të krahinës së Lumit të Vlorës, në Labëri e në Vlorë. Falë intuitës si mësues, autori e paraqet këtë libër në trajtën e një mozaiku të përzgjedhur historik, si një tufëz shumëngjyrëshe kulturore, të cilat i shijon me ëndje, pa u shqetësuar, pa u bezdisur nga stërgjatjet e lodhura e të padobishme. Ky është një libër që të rrëmben, të bën për vete e s’do të shkëputesh nga ai. Si duket, kjo ndodh se Shpresim B. Kasaj bën libra me dashuri dhe vërtetësi për historinë e vendlindjes. Tërësia e shkrimeve të mbledhura e të botuara në këtë monografi nga autori më krijojnë imazhin e të gjitha luleve të një kopshti, të të gjithave; më ngjajnë shkrimet e Shpresimit si flora e pasur e Armenit në trajtë ngjarjesh dhe njerëzish, me fatet dhe antifatet e tyre. Materiali na vjen vërtet si tërësi shkrimesh, por në rrafshin e trajtimit, autori është treguar mjeshtër racional i studimit të çështjes dhe i paraqitjes së
saj, jo në përgjithësi, jo në vija të trasha, por, fatmirësisht, si thotë një fjalë e urtë “e ka grirë hollë” trajtesën, që lexuesi ta shijojë atë, mos ta flakë tutje. Si në një operacion, ku mjeku duhet të jetë i përqëndruar dhe maksimalisht i kujdesshëm për ndërhyrjet e imta mini milimetrike, edhe monografisht Kasaj ka studiuar e ka përmbledhur për botim substanciale e figurës apo të ngjarjes historike e jetësore, në detaj, pa përsëritur ç’kanë shkruar të tjerët dhe, mundësisht, duke na dhënë informacione historiko-kulturore të paditura më parë nga publiku libra lexues. Është e veçantë dhe meritë e autorit, që, për penën e tij, të gjithë i ka njësoj, të gjithë i ka të barabartë, sepse ai i falet vetëm vërtetësisë, sepse, edhe sipas tij, vetëm e vërteta na përmirëson duke e parë e duke e thënë atë në sy, pa e trishtuar shikimin e qartë, por me moral burri e dashamirësi qytetari, sepse motivi i botimeve të tij është edukimi që jep një nga korifejtë antologjikë të mendimit shqiptar, Mithat Frashëri (25.03.1880 – 3.10.1949) kur dëshiron, që të përpiqemi për moralizimin dhe përparimin e popullit, se vajtimi nuk hyn në punë, se sjell dëshpërimin
e fatalizmit, prandaj të përmirësohemi duke përparuar. Nuk kam ndërmend të bëj analizën e librit, as komente të artikujve të veçantë, qofshin ata nga më mbresëlënësit përmua (jo thjesht si lexues), por dua të shprehem që, tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështjet historiko-kulturore apo
edhe politiko-kulturore, të cilat kanë të bëjnë me Armenin dhe armenasit, kanë rënë në dorë të sigurt për të patur jetëgjatësi lexueshmërie. Janë me fat për sot e për nesër, sepse autori i tyre ka qenë me fat dhe është, nuk ia ka mbyllur derën fatit asnjëherë, përherë ia ka hapur, në dimër e në pranverë. Së pari, ai vjen nga një gjak fisnik, me rrënjë e degë atdhetare, nga një fshat me emër kombëtar, Armeni i tij, që ka shenja të qytetërimit 3500-vjeçar ka nxjerrë figura historike të nivelit kombëtar, si Osmën Haxhi Muhameti apo Osmën Nuri, si flitej në popull, i cili qe edhe
kryetar i Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare” të Epopesë Termopiliane të Njëzetës, një patriot i kulluar, që autori e përshkruan me koherencë shkencore dhe emocion të motivuar në shkrimet e këtij libri. Armeni i tij ka nxjerrë një nga 12 viganët e Luftës Skënderbejane të Vlorës, Sali
Bedinin, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, e burrë gjykimi. Në rrjedhat e kohës, ka nxjerrë emra të dëgjuar për arsim e atdhe, që i dhanë emër në histori Armenit, prandaj autori shkruan përherë me dashuri për vendlindjen e tij. Ai krenohet me të parët e tij, por nuk mburret. Refat Ali Kasaj është një dekoratë morale e gjakut të Shpresimit, e fisit të tij, e fshatit të tij, prandaj ai shkruan me nderim për të, por pa e tepruar. Shpresim Bekimi ka patur dhe disa fate
të tjera, që i ka përdorur dobishëm, nuk i ka shpërdoruar. Nga bisedat me të, por edhe nga libri vërejmë adhurimin e tij për dijet e thella të profesorit të tij të gjimnazit Tanush Frashëri poliglot i madh me shpirt të gjerë, nga i cili Sh. Kasaj ka mësuar shumë, duke i vënë në jetë ato mësime të
vyera diturore qytetare. Një fat tjetër i Shpresimit është se, gjatë asaj kohe me furtunë e me lule, Instituti i Gjuhësisë, me burra të mëdhenj si Androkli Kostallari etj., u bë bërthama diellore që emetonte rreze për etnografinë, për fjalët e rralla, për folklorin, për Floririn e Shpirtit Popullor
anembanë Shqipërisë. Mësuesi Shpresim Kasaj ishte njëri nga ata dritanë të palodhur, të përkushtuar me shpirt e të pajisur me dijet e duhura për të bërë ekspedita vetjake, apo për të drejtuar ekspedita kolektive për mbledhjen e njësive gjuhësore, etnografike e folklorike, sipas kritereve shkencore të kohës. Duke qenë pjesë e shoqërisë elitare të arsimit dhe të kulturës, jo vetëm në Armen, por në rrethin e Vlorës, Shpresim Kasaj ka kontribute konkrete për
etnokulturën e krahinës e më gjerë. Shkrimi “Historia e një kënge (Xinxërfilja e Armenit) është modeli i duhur për një studiues të folklorit në aspektin metodologjik të punës në terren me variantet. Ndërkohë, në kushtet e reja, të shoqërisë së erës demokratike, Shpresim Kasaj u integrua në rrjedhën e kulluar të saj, atje ku kontributet e tij peshonin e peshojnë për edukimin atdhetar e kulturor të njerëzve e sidomos të brezave. Si veprimtar i dalluar shoqëror ai shquhet
ndër të tjerë dhe zgjidhet kryetar i shoqatës Atdhetare -Kulturore “Armeni”, në krye të së cilës realizon veprimtari cilësore në funksion të edukimit atdhetar dhe nderimit të figurave historike. Ai vlerëson shqiptarët, që mendojnë e veprojnë si shqiptarë e për Shqipëri, pa pyetur shumë
shohin majtas apo mbajnë djathtas, janë ballistë apo janë komunistë. Për këtë qëndrim korrekt e burrëror, Shpresim Kasaj është zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare -Kulturore “Labëria”, Vlorë e për këto vlera qe edhe delegat i Vlorës, bashkë me përfaqësues të
tjerë të Labërisë së Vlorës në Kuvendin e Pestë Kombëtar të Shoqatës Kulturore-Atdhetare “Labëria”, Maj 2014. Edhe në shkrimet e botuara në këtë libër të ri, që kemi në dorë, bie në sy këndvështrimi i autorit veprimtar për të ngritur në një shkallë më të lartë ndjenjën atdhetare të Armenasve në veçanti e të labëve të Vlorës në tërësi, për të forcuar unitetin midis njëri-tjetrit brenda fshatit e me fshatrat e tjerë, me të cilët na bashkon Labëria, Vlora, Kombi jo ca me sy të kuq e ca me sy të zinj, ca me sy të larmë e ca me sy blu. Duhen parë me syrin e vëllait të mirë – duket sikur na thonë shkrimet e Shpresimit sepse vëllai që të do ta thotë të mirën apo të keqen në sy, që të mos na rritet mendja e të na marrë lumi pastaj…
Harmonizimi i kriterit tematik me rendin kronologjik brenda hierarkisë shkrimore, e bën më serioz e të pranueshëm librin dhe premton për punime më të specializuara në fushën e historiografisë së Armenit nga autori. Dhe gjykoj se askush tjetër më saktë se Shpresimi nuk mund ta bëjë këtë vepër me rëndësi për historinë lokale, për të plotësuar faqe të munguara në historinë kombëtare, të panjohura më parë apo të shkruara bardh e zi. Duhen përdorur të gjitha
shkronjat, të gjitha ngjyrat të pasqyrojnë realitetin siç ka ndodhur, personazhet siç kanë qenë, me plus minuset e tyre, edhe me vijën e drejtë, edhe me zigzaket e jetës. Synimi është përmirësimi duke përparuar. Jo vetëm shkrimet historike apo kulturore-sportive, shkrimet nga
aktualiteti për armenasit dhe Armenin, po patjetër edhe katër homazhet, por edhe ato për Daut Seferin e Vranishtin, për Balil Pelarin e Dukatin, për Gani Iliazin e Tërbaçin, për Ahmet Lepenicën, dhe Lepenicën, për Qazim Koculin dhe kombin, për Zeqir Gjikondin, për Enver Memishën, për Bardhosh Gaçen e figura të njohura të botës së sotme kulturore janë frymëmarrje e vërtetësisë historike, që na shëndoshin qytetarisht, por sidomos dy tufa me lule të freskëta që vijnë në kapitullin e dytë “Shkrime për partizanë e dëshmorë” dhe “Shkrime për ballistë e nacionalistë”, në kapitullin e tretë janë një qetësim i pastër shpirtëror përkundrejt shqiptarëve të mirë, patriotë, të pafajshëm, me kontribute. Harrojmë ndoshta që njeriu është si deti. Sidomos për këtë çështje eksploron thellë në psikikën e banorit lab e del në përgjithësime për psikologjinë shqiptare të kohës, aq kthjellët autori Shpresim Kasaj në monografinë që po boton. Ky libër është edhe një zbukurim moral, që rrit më tepër dobinë e penës së autorit në komunitet.
Vlorë, 29.05.2015
- 1
- 2
- 3
- …
- 67
- Next Page »