• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

EDMOND KAPLLANI, MBRET PER NJE NATE

May 24, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Mbret” per nje nate! 77 minuta loje, dy gola te realizuar, nje penallti e humbur, dhe mbi te gjitha FVS Frankfurt fale lojes se shkelqyer te Edmond Kapllanit ne ndeshjen e fundit te sezonit, ka siguruar qendrimin ne Bundesligen 2.   Ne minute e 11 te ndeshjes Kapllani kaloi skuadren e tij FSV Frankfurt ne avantazh 0-1. Duseldorf nuk pajtohet me rezultatin dhe brenda tete minutave (13-19) shenon dy here ne porten e FSV Frankfurt. E ndersa vendasit festonin  permbysjen e rezultatit ne 2-1 dhe ekipi FSV Fankfurt e shikonte veten ne Bundesligen 3. Ne ndihme te skuadres se Frankfurt vjen “magjia” Kapllani. Fillimisht sulmuesi kuqezi gabon nga pika e 11 metrave, por me pas regullon shenjestren duke barazuar ne 2-2.  Kjo ishte edhe pika e ktheses per FSV Frankfurt qe gjen golin e fitores ne te 83 minute me ane te Dedic. Ne perfundim te 90 minutave FSV Frankfurt buzeqesh dhe e shikon veten serisht ne Bundesligen 2. Perpara ketij takimi FSV Frankfurt kishte 36 pike dhe rrezikonte zbritjen nje lige me poshte. FSV Frankfurt nuk njihte shijen e fitores qe prej 11 ndeshjes. Sipas mediave gjermane nese FSV Frankfurt zbriste nje lige me poshte, klubi do te rrezikonte  shume duke diskutuar ketu edhe licensen e klubit.  Edmond Kapplani ka edhe nje vit kontrate me skuadren FSV Frankfurt.  Ne tre sezone tek FSV Frankfurt Edmond Kapllani ka luajtur 82 ndeshje dhe ka realizuar 35 gola, 11 nga te cilat ne kete sezon duke qene edhe golashenuesi me i mire i skuadres. Ne Shqiperi Kapllani ka luajtur me Partizanin 33 ndeshje duke shenuar 6 gola dhe me Besen 35 ndeshje 12 gola. Ndersa ne Gjermani Kapllani ka luajtur ne Bundesligen 1 dhe 2, me skuadra te tilla si Karlsruhe SC,  FC Augsburg, Tus Koblenz, SC Paderbon dhe qe nga viti 2012 me FSV Frankfurt, duke luajtur ne total 248 ndeshje dhe shenuar 75 gola, duke qene keshtu futbollisti shqiptar qe ka shenuar me shume gola ne bundesligat gjermane. Edmon Kapllani disa ore pas perfundimit te takimit u shpreh se :”une synoj qe ne sezont qe vijne te ngjitem ne kouten e 100 golave te shenuar ne bundesligat gjermane”. Edmond Kapllani eshte vellai i portierit te njohur te Skenderbeut Xhevair Kapllani.

Edmond Kapllani eshte gjithashtu ne perberje edhe te Kombetares kuqezi me te cilen ka realizuar 41 ndeshje dhe shenuar 6 gola. Me skuadren FSV Frankfurt luan edhe kuqeziu Odise Roshi, qe ne kete takim nuk u aktivizua.

Filed Under: Sport Tagged With: Edmond Kapllani, mbret per nje nate

Safete (Sofia) Juka,Rilindesja qe dhuroi i $40 mije per Biblioteken Kombetare

May 24, 2015 by dgreca

Gruaja Shqiptare ne Bote / Histori suksesi/
Safete (Sofia) Juka -Gruaja e suksesshme, studiuese, pedagoge shqiptare, modeste, dhe humane, Nje Atdhetare e shquar shqiptare,I fali nje shumë prej $ 40.000 Bibliotekes Kombetare te Shqiperise/
NGA LILIANA PERE/
E paharruara Safete Juka , nje figure e madhe Kombetare.Shkencetrja , Piktorja , Studiuesja , Arkeokogja Euriditia———- dhe sa shume fjale te merituara mund te thuhen per te.Rilindase e diteve tona.
Enciklopediste e thjeshte dhe mjaft komunikuese, thone bshke njohesit e vet. Krenohemi ne grate shqiptare we bota ka mbajtur ne gjirin e saj gra shqiptare Intelektuale kaq te ditura.
Shpirti dhe formimi I shkelqyer , dashuria e madhe per historine dhe kulturen e vendit te vet e beri te angazhohej maksimalisht ne luften e Kosoves , kunder padrejtesive.
Safetja, me shumë sakrifica por me pasion të madh, kryen shkëlqyshëm shkollën e mesme në Austri dhe në vitet 1950-1956 ne universitetin e Sorbonës në Paris. Punon edhe si profesoreshë në Liceun Francez të Aleksandrisë, Egjipt.
Mbasi mbaron studimet e larta, vendoset në Amerikë dhe jep mësim në disa universitete amerikane si Georgetown University në Washington etj.
Librat dhe arti ishin pasionet e saj: që kur ishte fëmi lexonte aq shumë sa që në familje i thonin “Ti ke lè me libër n’dorë”, organizon edhe dy ekspozita personale ku më së shumti bie në sy frymëzimi që ajo gjente te natyra, spikasin lulet e shumëllojëshme me një kompozim ngjyrash të larmishme sa disa kritikë arti por edhe kolegët fillojnë t’a thërrasin “piktorja e luleve”.
Safete Juka ka marr pjesë në shumë konferenca dhe seminare me tematika të ndryshme mbi artin dhe letërsinë. Të shumta janë bashkëpunimet e saj me revistat franceze si: Revue de Mitaphysique ed morale, La Nouvelle, South Asian Review, Ecrits de Paris, Revue Francaise, The French Review, Les Lettres Romanes, Realites.
Safete Juka ka pasë një kulturë të gjithanëshme dhe një modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Çdo vepër e saj ka qenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, duke u munduar që t’i shprehi ato në mënyrë të përsosur – kujton motra Lumnije.
Ka dhënë një kontribut të çmuar me analizat dhe studimet e problemeve kosovare. Zbulimi më i rëndësishëm i saj në drejtim të qëllimit që i kishte vënë vetes është gjetja në bibliotekën Harvard i librit “Albanian Golgotha”, botuar në vitin 1913 nga gazetari dhe deputeti austriak Leo Freundlich. Ndoshta e vetmja zonjë shqiptare që ka shkruar direkt në gjuhën angleze një libër për Kosovën, jashtzakonisht të dokumentuar “Kosova: The Albanians in Yougoslavia in light of historical documents” (Kosova: Shqiptarët në Jugosllavi nën dritën e dokumentave historike), botuar në New York në vitin 1984. Ishte duke shkruar një tjetër edhe më të dokumentuar kur vdekja mjerisht e rrëmbeu, më 6 nëntor 2005.
Safete Juka është cilësuar si “Intelektualja më e madhe shqiptare”, e etiketuar edhe si “Dora D’Istria e Dytë”.
Ajo ester botuese e shume gazetave dhe revistave me emer si ‘’Ectrits De Paris’’ ‘’Relitess’’ ‘’The French Revieë’’ ‘’Revue Franchaise ‘’Le Mond .’’Europian Quartely’’ Gazeta Dielli Gazeta Illyria etj etj.
Ajo jo vetem qe zbuloi kopjen e vetme te Albanian’s Golgotha ne Biblioteken e hawardit , poor e perktheu ne Anglisht dhe e shperndau ne shume kancelari te Botes per te beret e njohur te drejtat e popullit kosovar ne trojet e veta autokton , we kur ester krijuar njerezimi.
Per ta pare vendin e vet te kulturuar, ne menyre we brezat te mos e ndajne librin nga dora , dhe intelektuali Shqiptar te kete Biblioteken e pasur me libra te autoreve me te njohur boterore, dyzet mijë dollarë ka depozitue në nji Bankë të New York-ut me amanetin we keto leke te shkonin per Kulturen shqiptare , per Biblioteken kombetare, mbas vdekjes se saj ne vitin 2005
Pak fjale nga jeta e saj
Safete (Sofia) Juka lindi në Shkodër, ishte studiuese, mësuese e pedagoge shqiptare.
Ajo lindi në qytetin e Shkodrës, në familjen e njohur Juka. Mbaroi në Tiranë Institutin Femëror “Nâna Mbretneshë” dhe me rënien e mbretërisë, sëbashku me familjen emigroi në Turqi, Egjipt e më në fund në SHBA. Ishte e bija e Musa Jukës, ish-ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.
Dr. Juka ka dhënë mësim në Universitetin Georgetown/Washington. Përgatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kanë qenë mbresëlënëse për dëgjuesin e panjohur amerikan. Ka shkruar libra dhe botuar studime si vetëm ashtu edhe bashkë me F. Freundlich, bashkëshortin. “Albanian Golgotha” është në listën e Librarisë së Kongreseve.
Kreu studimet e larta dhe dhà mësim edhe në disa Universitete amerikane. Ishte një studiuese e analiste e mirë e problemeve kosovare, ku dhà një kontribut të çmuar në këtë fushë. Ajo bashkëpunoi shumë me gazetën “Shkodra”. Gjithë jetën e saj ìa kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilësuar si intelektualen më të madhe shqiptare. Dr. Juka ka dhënë mësim në Universitetin Georgetown/Washington. Është intervistuar nga departamenti amerikan i shtetit, gazeta me zë, dhe kanale televizive të SHBA gjatë luftës në Kosovë për mendim shkencor mbi origjinën e Shqiptarëve. Përgatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kanë qenë mbresëlënëse për dëgjuesin e panjohur amerikan. Ka shkruar libra dhe botuar studime vetëm ose bashkë me F. Freundlich, bashkëshortin. “Albanian Golgotha” është në listën e Librarisë së Kongreseve.
Ky ishte amaneti i saj i fundit. Një ndihmë për Bibliotekën Kombë-tare. Jo pak, por 40,000 dollarë është shifra e depozituar në një bankë të Nju Jorkut dhe tanimë e kaluar në një bankë shqiptare, në emër të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Është një dhuratë e Prof. Dr. Safete (Sofia) Jukës. Katër vjet pas vdekjes plotësohet amaneti i studiueses, e cila mbetet e njohur në kulturën shqiptare për punimet e saj historike, ndër të cilat dallon monografia “Kosova: The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents”, Nju Jork 1984. Mësohet se ka qenë e motra e studiueses, Lume Juka, e cila i ka komunikuar këtë dëshirë drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, “Prof. Dr. Safete Sofia Juka – motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë -ka depozitue në nji Bankë të New York-ut nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mijë dollarë) që t’i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Nuk ka kenë e pasun. Ia ka hjekë vetes me ia dhurue bibliotekës. Ka çue nji jetë fare të thjeshtë. Ka banue me qerá në nji apartament të vogël, pa lukse, por të mbushun me piktura të sajat dhe me libra në gjuhë të ndryshme. Ka pasë nji kulturë të gjanë, por gjithashtu nji modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndalë, qysh se ka kenë fmí dhe i thojshim: “TI KÉ LÉ ME LIBËR NË DORË”. Nuk ka mendue kurrë me u ba “e njoftun”. Çdo vepër e saj ka kenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, tue u mundue që t’i shprehi ato në mënyrë të përsosun”, i shkruan Lume Juka, drejtorit të BK-së, i cili na ofroi letërkëmbimin e tij me të. “Kët dhuratë, motra e ka ba me gjith zemër, e sigurtë se do të përdoret për të mirën e bibliotekës. Nuk ka vue asnji kusht apo konditë… Vetëm nëse, ju dhe komisioni, do ta shifni të arsyeshme me nderue nji gjest të tillë tue mendue se mund të frymëzojë edhe njerëz të tjerë me ba të njajtën gjâ, e kështu do t’u ndihmonte biblioteka”, vazhdon Juka, duke cituar më poshtë një shkrim të gazetës “Illyria”, 18-24 mars 2006, ku Ismail Kadare tërhoqi vëmendjen e Qeverisë shqiptare për moskujdesin e duhur ndaj bibliotekave shqiptare. “Lexuesit nuk kanë aq para sa të blejnë të gjith librat, ndaj duhen biblioteka të mira, të kompletuara, dhe me gjitha kushtet, në mënyrë që të tërhiqet sa më shumë lexuesi drejt librit.
Është përgjegjësi e Qeverisë shqiptare që të ua bëjnë të lehtë leximin e librit lexuesve”, citon ajo. Nga ana e vet, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, i ka premtuar znj. Juka, se shuma e lënë prej së ndjerës do të miradministrohet në respekt të legjislacionit shqiptar në fuqi. Simbas vendimit të njëzëshëm të Këshillit Shkencor të Institucionit do të përdoret vetëm-e-vetëm për pasurimin e Bibliotekës Kombëtare me botime të fushave të Albanologjisë dhe Balkanologjisë.
Sipas tij i gjithë koleksioni në fjalë do mbajë shënimin e dallueshëm: “Nga dhurimi i Znj. Safete Juka”.
Apartamenti i saj i vogël, që ka pasur për “pasuri” vetëm libra dhe piktura, sikurse Ju tregoni, më kujton apartamentin tim, gjithashtu krejt modest, që për pasuri ka jo më shumë se “libra” dhe “piktura”. Ndaj dhe ndihem dyfish i emocionuar për aktin bamirës të motrës Suaj dhe për modelin e jetës së Saj gjithnjë më të rrallë në ditët tona”.Vlera brilante te studiuses dhe pedagoges Humane Safete Juka qe duhet te kujtohen me respect e mirenjohje, c’ka beri per kombin e saj,dhe te trnsmetohen ne breza .Safete Juka ester shquar si Dora D’istria e dyte e Kombit

Filed Under: ESSE Tagged With: Bibliotekes Kombetare, Liliana Pere, Rilindesja qe dhuroi $40 mije, Safete (Sofia) Juka

GAZETA DIELLI NE PRINT

May 24, 2015 by dgreca

Ne kete numer te Gazetes”Dielli” mund te lexoni:/
-Vatra kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë/
-U mblodh kryesia e re Vatrës/
-Vatra i shërben Kombit me përkushtim e idealizëm, në frymën e themeluesëve-Raporti i Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj, mbajtur në Kuvendin e 2 Majit 2015 në Jacksonville/
-VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION/
-“Progress and Challenges in the Western Balkans”-
Statement of Hon. Joseph H. DioGuardi President, Albanian American Civic League – House Committee on Foreign Affairs – Subcommittee on Europe, Eurasia, and Emerging Threats /
-Vatranët shoqëruan Presidentin e Shqipërisë gjatë DIELLI veprimtarive në New York/
-Rustem Gecaj, “Nder i Kombit”/
-Ismail Kadare nderohet në Kongresin amerikan/
-Beqir Sina, Majlinda Myrtaj, Sejdi Hysenaj dekorohen nga Presidenti Nishani/
-Zhvillime intensive në Maqedoni-Asllan Bushati/
– Shqiptarë të Amerikës, bashkojuni paradës së 20 Qershorit në New
York!/
-U organizua Shfaqja e filmit dokumentar”Skënderbeu” në Monroe College/
-U përkujtua martiri i demokracisë Nik Mrnacaj në 25 vjetorin e rënies/
-MARJAN CUBI:“Vatra” historikisht ka luajtur dhe po luan rol të
rëndësishëm për diasporën shqiptare në Amerikë-Interviste nga Mikel Gojani/
-Revolta e Spaçit përkujtohet e nderohet në Nju Jork/
-Mbrëmje përkujtimore në shtëpinë e Vatrës/
-IDRIZ LAMAJ:Kristo Kirka – Hero i heshtur- Me rastin e 60 vjetorit të vdekjes/
– FOTOREPORTAZH-NGA KUVENDI I VATRES/
-Dr. YLLKA FILIPI:Fan S.Noli mes Shqipërisë dhe Amerikës-
Maratona publicistike, simbol i vetësakrifikimit për hir të interesave kombëtare/
-FUAT MEMELI:Josif Pani – një nacionalist me ndjenja të kthjellta/
-Anton Çefa:Vasil Pani, kryetari i Vatres-Në kujtim të 120-vjetorit të lindjes të atdhetarit të shquar dhe kryetarit të VATRËS për shumë vite, VASIL PANIT-
“Vasil Pani ka qëndruar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës”- Fan Noli/
– HASAN BAJO-Musa i Prishtinës/
-Dega e Vatres per Floriden e jugut festoi 3-vjetorin e krijimit/
-Avdulla KENACI- Nje jete e ndare me dysh- Me vatranët dhe kryetarin e degës së Vatrës në Tampa,Tasim Ruko/
-URAN BUTKA:Baba Kamber Prishta/
-Ahmet QIRIQI:Çka kanë të përbashkët shqiptarët dhe hebrenjtë?/
-FOTO REPORTAZH: SHQIPTARET E AMERIKES NE FESTIVALIN KOMBETAR TE GJIROKASTRES/
Keto dhe te tjera mund t’i lexoni ne Gazeten Dielli ne Print
Gazeten mund ta keni ne shtepite tuaja ne Amerike, Kanada ose Europe nese mund te parapaguheni. Per ne SHBA per ata que nuk jane anetare te Vatres mund te parapaguhen me $60.00 ne Vit, per Kanada dhe Europe $100.00
Kerkesat dergojini me email ne gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Gazeta Dielli, ne Print

Incidenti në Kumanovë, mund të tendosë raportet Shkup-Prishtinë

May 24, 2015 by dgreca

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/
Analistët në Maqedoni konsiderojnë se raportet Maqedoni – Kosovë mund të tendosen në pikë kritike, nëse rasti i Kumanovës nuk zbardhet tërësisht.
Kjo, sipas tyre, mund të arrihet vetëm me inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar.
Raportet Maqedoni-Kosovë që nga fillimi ishin të brishta, madje të tendosura me atë që njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Maqedonisë u kuptua si një akt i presionit nga ana e faktorit ndërkombëtar, dhe jo si vullnet për të krijuar raporte të mira ndërfqinjësore, thotë analisti politik, Alajdin Demiri.
Ai shton se ngjarjet në Kumanovë, duke ngërthyer më vete enigma të shumta, në masë plotësuese do të rëndojnë raportet Maqedoni-Kosovë.
“Tendosja e mëtejme e raporteve Maqedoni Kosovë do të jetë strategjike, sepse e vërteta e Kosovës do të jetë diçka tjetër – nga ana tjetër, e vërteta e Maqedonisë do të jetë krejtësisht diçka tjetër, dhe e vërteta e Serbisë dhe Rusisë do të jetë krejtësisht diçka tjetër, ngase Rusia është pozicionuarnë mbrojtje të kryeministrit Nikolla Gruevski”.
“Në Maqedoni, aktinë Kumanovë përjetohet si agresion i Kosovës, përkatësisht kosovarëve ndaj pavarësisë së Maqedonisë si shtet, edhe pse ky akt më vete ngërthen shumë të panjohura, të cilat, mbase për më shumë arsye edhe nuk do të sqarohen në të ardhmen, edhe pse do të ishte shumë mirë të ndriçohet plotësisht rasti i Kumanovës, e para se do ta shfajësonte Kosovën si shtet dhe fajësia do të orientohej diku tjetër”, vlerëson Demiri.
Dy ditë më parë, edhe ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ivan Shimonoviq, pas një vizite dyditore në Maqedoni, është shprehur se nevojitet ndihmë ndërkombëtare për hetimin e rastit të Kumanovës me atë që hetimi të jetë i besueshëm në sytë e popullit.
“Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por, mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor, por ka edhe dimension politik. Me rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë”, ka deklaruar Shimonoviq.
Por, prokurori Publik në Maqedoni, Marko Zvërlevski, lidhur me këtë kërkesë, ka deklarua për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria Publike e Maqedonisë dhe institucionet e shtetit disponojnë me kapacitete të mjaftueshme për të zbatuar një hetim të pavarur dhe kompetent rreth asaj se çfarë ndodhi në Kumanovë dy javë më parë.
“Nuk dua t`i komentoj propozimet e tilla, të cilat vijnë nga faktori ndërkombëtar, por do të theksoja me këtë rast se institucionet në Republikën e Maqedonisë disponojnë me kapacitetin e nevojshëm për të realizuar një hetim të plotë dhe të pavarur”, është shprehur Zvërleski.
Me këtë qëndrim nuk pajtohet ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pavle Trajanov, partia e së cilit është pjesë e koalicionit qeveritar, duke theksuar se raportet Maqedoni-Kosovë hyjnë në një fazë tejet të komplikuar, madje siç shprehet ai, edhe të rrezikshme nëse nuk ndriçohen më shumë aspekte që kanë të bëjnë me ngjarjet e Kumanovës.
“Si e para duhet shihet si është e mundur që në Kosovë të organizohen formacione paraushtarake, të cilat kanë për qëllim të veprojnë në Maqedoni, pra kjo çështje duhet të ndriçohet, më pas duhet të mësohet cilat janë motivet e tyre, në kanë një agjendë politike këta njerëz, madje dhe kush qëndron pas tyre”.
“Pastaj, është me rëndësi që të mësohet a është, ose sa është e rrezikuar Maqedonia në aspektin e sigurisë pas këtyre ngjarjeve nga grupet e armatosura, sepse informacionet tona flasin se ka lëvizje nga ana e tyre në Kosovë dhe Serbinë Jugore, me atë që destabilizimi i Maqedonisë të vazhdojë edhe më tej ngase shokët e tyre mbeten në paraburgim në Maqedoni”, thekson Trajanov.
Ai thekson se me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi i Maqedonisë me Kosovën në këtë situatë të ndjeshme, në bashkëpunim edhe me vendet me ndikimsiç është Gjermania dhe SHBA-ja, sepse siguria e Ballkanit është përgjegjësi jo vetëm e Maqedonisë, por e të gjithëve.
Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armartosur.

Filed Under: Featured Tagged With: acarim, Kumanova, raportet, Shkup-Prishtine

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së në Shkup

May 24, 2015 by dgreca

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ivan Shimonoviç, i cili ishte për vizitë në Shkup, vuri në dukje nevojën për hetime transparente dhe të besueshme për rastin e Kumanovës dhe skandalin e përgjimeve. Ai tha se në këtë proces duhet të përfshihet edhe faktori ndërkombëtar.
Zoti Shimonoviç bëri të ditur se ka biseduar me Prokurorin e përgjithshëm të Maqedonisë dhe ka mësuar për fillimin e hetimeve, ndërkohë që tha se për këtë duhet një ndihmë ndërkombëtare. Ai u tha mjeteve të informimit në Shkup se ky hetim, përveç dimensionit ligjor ka edhe atë politik dhe se më me rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë.
Zyrtari i OKB-së ka shprehur shqetësime për liritë dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni, duke lënë të kuptohet se rasti i Kumanovës dhe ai i përgjimeve ngrejnë dyshime për shkeljen e këtyre të drejtave. “Përmbajtja e bisedave të përgjuara në mënyrë joligjore dëshmon se këtu mund të jenë shkelur të drejtat e qytetarëve”, tha ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Ai bëri vërejtje edhe për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe për politizimin e gjyqësorit.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, i cili do të shkojë në Bruksel javën që vjen, do të bisedojë me zyrtarët evriopianë, mes tjerash, edhe mbi Maqedoninë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ndihmes sekretari, OKB

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT