Uashington, Prishtinë 11 maj 2015 – Liga Shqiptaro- Amerikane ka kërkuar nëpërmjet një letre shkarkimin e Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, për shkak të deklaratave të këtij të fundit lidhur me ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.
Liga Shqiptaro-Amerikane, ka thirrur një konferencë për media pas deklaratave të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimit, për ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.
Gjatë konferencës ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, që ta shkarkojnë Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, pasi që sipas tyre ai ka fyer rëndë ish-kongresmenin amerikan, duke e krahasuar atë me Jeremiqin e Gjuriqin, raporton KlanKosova.
Gjithashtu ata u zotuan se për këto deklarata do ta padisin në gjykatë, Petrit Selimin./B.S./
Archives for May 2015
KUMANOVËN NUK KA SE KUSH TA MBROJË…
KUMANOVËN NUK KA SE KUSH TA MBROJË, PASI ALI AHMETI ËSHTË MERCENAR I GRUEVSKIT/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Nga Kumanova kanë mbërritur foto të terrorit shtetëror, shtëpi të djegura e të boshatisura e për rrjedhojë familje të zhvendosura. Prona dhe pasuria e banorëve të Lagjes së Trimave është kthyer në hi e pluhur, mundi, puna, djersa dhe jeta e tyre është kthyer në gërmadhë. Në Lagjen e Trimave ka patur luftë të vërtetë dhe këto rrënoja që po bëjnë xhiron e botës i ka shkaktuar shteti.
Në këto shtëpi, tashmë skeletë të nxirë prej tymit, kanë jetuar deri një javë më parë familje civile, nëna, gjyshe, gjyshër, burra e gra e fëmijë. Çfarë ka patur shteti maqedon me këta civilë? Nga burimet shtetërore të Maqedonisë thuhet se makineria ushtarake e këtij shteti ka luftuar me terroristë, ndërsa pasojat i kanë patur civilët e pafajshëm, ndërkohë që shteti maqedon ka vepruar në mënyrë unilaterale, etnikisht dhe po ashtu në kontekstin e bashkëredimit të veprimeve me Aleatët, duke i përjashtuar kësisoj edhe shqiptarët edhe NATO-n edhe BE-në, kur dihet se forcat e KFOR-it janë aty afër.
Veprimet e papërgjegjëshme të Gruevskit sot, të kujtojnë ato të qeverisë ish-kryeministrit Georgievski në krizën e 2001, kur ministri i tij i brendshëm Ljube Boshkoski, i akuzuar më vonë nga Haga për krime kundër njerëzimit, dërgoi tanket dhe blindat kundër popullsisë civile në fshatin Lubotin, me pretekstin se po luftonte me grupet terroriste, si tani.
Atëhere aleate e Georgievski ishte partia e Arbër Xhaferit, ndërsa sot partia e Ali Ahmetit, e dalë prej konfliktit të 2001, kur Shqiptarët nuk luftonin kundër Maqedonisë, sepse ata janë shkaku që ekziston Maqedonia, por luftonin kundër segregacionit, aparteidit dhe shqiptarofobisë së sllavëve të Maqedonisë që vijojnë të uzurpojnë gjithë pushtetin politik dhe i trajtojnë shqiptarët si qytetarë të dorës së fundit.
Si qytetetarë të dorës të fundit kanë mbetur shqiptarët edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka mbetur në letër, sepse aleatët politikë shqiptarë të VMRO–DPMNE, që ishte në pushtet edhe në krizën e 2001, janë mercenarë dhe kuislingë, pasi, sa marrin privilegje individuale, i harrojnë premtimet, detyrat dhe detyrimet që kanë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, që në fakt janë një komb shtetformues, dhe duhet të kenë të njëjtat të drejta me sllavët e Maqedonisë. Dhe modelet i kanë. Shikoni se çfarë të drejtash ka pakica serbe dhe pakicat e tjera në Kosovë, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë nuk gëzojnë as të drejtat e pakicave. Standardet Perëndimore janë të njëjta, si për serbët, si për sllavët e Maqedonisë, ashtu edhe për shqiptarët. Nëse shteti i Maqedonisë do të vijojë e të mos i respektojë këto standarde, e do të vijojë t’i trajtojë shqiptarët si „terroristë“, duke e djegur bashkë me pronat e shqiptarëve të Kumanovës përfundimisht edhe Marrëveshjen e Ohrit, atëhere në Maqedoni nuk do të ketë qetësi dhe shkaktar për këtë është Gruevski dhe jo shqiptarët.
Sepse në Maqedoni ka pabarazi etnike, që ka në themel diskriminimin etnik dhe racor të sllavëve të Maqedonisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe shqiptarët natyrisht që nuk do të lejojnë të jetojnë në aparteid në zemër të Europës. As BE, SHBA dhe NATO nuk mund të tolerojnë më nëpërkëmbjen e shqiptarëve dhe kalljen në flakë të Marrëveshjes së Ohrit nga Gruevski, sepse atëherë nuk do të ketë stabilitet dhe paqe afatgjatë në Ballkan e rajon. Sepse sllavo-maqedonët nuk mund të vijojnë e të mbajnë geto me shqiptarët e Maqedonisë, të cilëve nuk u krijojnë asnjë kusht minimal për të jetuar, nuk u japin as punë dhe asnjë mundësi, por vetëm u tregojnë dhëmbët, duke u djegur shtëpitë dhe duke i lënë në mjerim e nën kërcënimin e shtetit policor i cili është ai që sillet si një makineri terroriste.
Prandaj duhet ndërhyrja e menjëhershme e SHBA, BE, NATO-s. Duhet po ashtu edhe reagimi i politikës shqiptare, jo për të larë gojën. Nga shteti amë dhe Kosova, politika i ka rrahur krahët si Gruevskit, ashtu edhe Ali Ahmetit, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë jetojnë në shtëpitë e tyre duke e patur shtetin kundër, e bashkë me të edhe politikanët shqiptarë për të cilët ata votojnë.
Nuk mund të tolerohet më tutje mercenarizmi i politikës shqiptare në Maqedoni, sot i partisë të Ali Ahmetit, që hesht përpara asaj që ka ndodhur në Kumanovë. Të paktën nëse kthehemi në kohë, Arbër Xhaferi protestoi menjëherë ndaj terrorit shtetëror të shtetit maqedon kundër civilëve në fshatin Luboten, ndërsa sot Ali Ahmeti, divizën e luftëtarit në kërkim të të drejtave legjitime të shqiptarëve, që mbante në vitin 2001 e ka ndërruar me atë të mercenarit.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk duan luftë, duan, punë dhe barazi sociale me palën tjetër shetformuese, e cila i ka uzurpuar të gjitha privilegjet dhe shqiptarëve të Maqedonisë në vend të punës dhe jetës me dinjitet u djeg shtëpitë dhe i shpall terroristë.
U PËRKUJTUA MARTIRI I DEMOKRACISË NIK MRNACAJ NË 25 VJETORIN E RËNIES
Flamuri kuq e zi, që u ngrit në Ditën e Lirisë Shqiptare më 10 Maj 2015, do të valëvitet për një javë në majën e shtizës në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla /
Nga Dalip Greca/
Të Dielën e 10 Majit në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla (NY) , u përkujtua 25 vjetori i rënies së martirit të Demokracisë, Nik Mrnacaj nën kujdesin e Familjes Mrnacaj dhe Shoqërisë Kulturore e Artistike Kelemndi. Pjesmarrës të shumtë kujtuan përmes një veprimtarie të mirëorganizuar aktin sublim të martirit Nik Mrnacaj, i cili së bashku me një grup nacinalistësh demokratë udhëtuan 25 vite të shkuara nga Nju Jorku në Detroit për t’u bërë pjesë e një demonstrate antikomuniste, ku mbështetës të sistemit komunist shqiptar, bënin përpjekjet e fundit për t’ia zgjatur jetën regjimit të fundit stalinist në Europë. Mark Tinaj, pjesmarrës në tubimin e 25 vjetorit,ish pjesmarërs në atë demonstratë, tregon për gazetën Dielli:” Në Detroit kishte shkuar ambasadori i atëhershëm shqiptar, Bashkim Pitarka.Nika e mësoi lajmin dhe na ftoi që t’i bashkoheshim dhe të shkonim atje për të protestuar në mënyrë paqësore. Kemi shkuar atje dhe situata ishte shumë e acaruar. Ne të Nju Jork-ut nuk morëm armë me vete se menduam të shmangnim ndonjë tragjedi, por kur shkuam atje pati provokime dhe shkrepje armësh në ajër. Kishte nga ata që na qëlluan me gurë të mbështjellë me borë. Gjithësesi ne ruajtëm gjakftohtësinë. Shmangëm sa mundëm luftën vëlla me vlla.Ambasadori Pitarka dështoi në misionin e tij falë qëndrimit burrëror të Nikës dhe të tjerëve. Kthimi ynë për në Nju Jork ishte tejet i vështirë.Bënte mot i keq. Rrugët ishin vështirësuar nga bora. Aksidenti ndodhi diku në Pensilvani. Mabj mend një shpërthim të fuqishëm,një goditje e rëndë që erdhi nga një trak i madh, i ngjau një shpërthimi ekspolozivi të fuqishëm. Erdhi policia dhe më nxori nga makina.Unë po thërrisja për Nikën. Policia kërkoi gjatë. Trupi i Nikës nuk po gjendej. Nga forca e shpërthimit ai kishte dalë jashtë makinës dhe kishte hyrë mes gomave të mëdha të trakut. Ishte e tmerrshme….”.
Tregimi i Markut është tronditës, ende dridhet nga përjetimi i atij aksidenti që i mori shokun e tij. Ai përmend detaje që ta bëjnë shpirtin copë.Tregon se si e shpërndau lajmin përmes telefonit dhe si e përjetoi ngjarjen tragjike…
Babai i Nikës, Marashi, e mbanë veten në këtë përkujtim dhe përpiqet që ngjarjen tragjike që ndodhi 25 vite të shkuara ta përcjellë me stoicizmin tipik të malsorëve të Kelmendit. Nëna Mrije, e ka në sy imazhin e të birit dhe ndjehet krenare tek dëgjon të nipin, avokatin Mikel, të tregojë se si u rrit ai pa babanë Nik e me nënën të ve që Nika e la 24 vjecare.
…Kanë ardhë në këtë tubim shumë bashkatdhetarë që përmes pjesmarrjes aktive në tubim i bëhen krah familjes Mrnacaj dhe kryejnë aktin e mosharresës duke përkujtuar një martir, që mesazhin për demokracinë e dha duke sakrifikuar jetën e vet.
Moderator të veprimtarisë përkujtimore ishin Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj. Pas Hymneve Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare tubimin përkujtimor e ka bekuar xhakoni Marash Shkreli. E mbesa e Nik Mrnacaj, Sophia Shkreli ka lexuar proklamatën e nxjerrë nga Robert P. Astorino, Westchester County Executive. Përmes proklamatës vlerësohet akti i lartë i Nik Mrnacaj në përcjelljen e vlerave dhe mesazheve demokratike. Proklamata i është dorëzuar prindërve të Nikës, Marash dhe Mrije Mrnacaj.
Veprimtarisë ia ka shtuar vlerat pjesmarrja e Shoqërisë Kulturore Artistike “Kelmendi” që me një program të pasur artistik, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, ka shpalosur bukurinë e folklorit shqiptar, që u duartrokit jo vetëm nga shqiptarët e shumtë pjesmarrës, por edhe nga amerikanë që kishin ardhë për të pushuar në bukuritë e natyrës dhe iu bashkëngjitën veprimtarisë. Martiri Nik Mrnacaj u kujtua me këngë dhe vargje të shkruara nga poetët dhe rapsodët. Kënga për Nik Mrnacaj me tekst të Gjovalin Lumës u duartrokit gjatë. U pëlqye rapsodi lahutar Vasel Shkreli me këngën “Moj Malësi, Kulla e Barotit”, Jug -Veri nga Adem Kaliqi, kënga për Prek Calin, Vallja e Logut e të tjera. Motër e vëlla Antoneta e Klement Buja u shpërblyen me duartrokitje për vallet e bukura. Fëmijët kënduan e kërcyen bukur.
Në fjalimin e tij, ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, tha se ndjehej krenar që sot ndodhej në këtë tribunë përkrah familjes së nderuar Mrnacaj, djali i të cilëve dha jetën për idealet e demokracisë. Ai vlerësoi sakrificën e Nik Mrnacaj dhe përgëzoi familjen Mrnacaj për përkujtimin e përvitshëm, si një obligim për veprën që kreu Nika.Ëshët detyrë e komunitetit shqiptar që këtë Ditë të Lirisë, ta nderojnë.
Veprimtari veteran Musli Mulosmanaj, si një nga dëshmitarët pjesmarrës të demonstaratve antikomunsite të Shqiptarëvetët Amerikës, vlerësoi lart aktin e djaloshit nacionalist Nik Mrnacaj.
I biri i Nik Mrnacaj, avokati Mikel Mrnacaj, që u rrit pa baba, ndjehet krenar për aktin e atit të tij dhe të nënës që mbeti e ve në moshë të re. Aspiratat demokratike të babait të tij e kanë frymëzuar atë në jetë. Duke folur për rrugëtimin e tij në jetë me nënën përkrah, Mikeli i emocionoi të pranishmit me rrëfimin e tij.
Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës VATRA, ka përshëndetur tubimin zv/kryetari Asllan Bushati. Në përshëndetjen e tij z. Bushati tha:E nderuara Familja Mërnacaj, të nderuar shtetarë vendor të Ëhite Plains, të nderuar bashkatdhetarë.
Më lejoni që në emër të Federatës Panshqipëtare Vatra, të Kryetarit të sajë Dr.Gjon Bucaj, dhe të të gjithë vatranëve, në këtë përkujtimore të 25-të të ndarjes nga jeta të Martirit Demokracisë shqipëtare Nik Mrnacaj, t’ju shpreh ndiesitë më të larta shpirtërore, familjes, të afërmëve dhe dashamirëvë të Familjes Mërnacaj. Përkujtimi vit për vit i këtij martiri te demokracisë i bën mirë vetë familjes, të afërmve, komunitetit shqiptaro- amerikan dhe në tërësi kombit shqipëtar.
Nika humbi jetën duke u këthyer nga një veprimtari e shenjuar kombëtare, duke u kthyer nga një demostratë kundër regjimit komunist të Tiranës, regjimit më të egër e më mizor të të gjitha kohërave. Me pjesëmarrjen në këtë demostratë Nika, kishte shprehur indinjatën dhe forcën e karakterit të tijë si bir i Kelmendit kundër regjimit komunist, papajtueshmerinë e Familjes Mrnacaj me kalvarin e burgjeve e internimeve dhe ndiesite e malesorit trim në një vend të lirë sic është Amirika.Në këtë kuptim kombi e ka për detyrë ti nderojë martirët e vet. Vetëm keshtu e keqja nuk harrohet dhe vetëm kështu plagët e diktatures shërohen.
Kombi ynë nuk i ka zgjdhur akoma tërësisht problemet e veta madhore. Trojet tona ne Maqedoni, Preshevë , Bujanovc,Mal te Zi e Camëri janë nën trysninë e shpërnguljes deri në cfarosje. Dje më 9 maj u derdh gjak shqipëtar në Kumanovë por duket se kurthe e prita të tjera janë bërë gati në shumë vende të tjera kundër shqiptarëve. Politikanët shqiptarë janë të zënë me punë paresh e ryshfetesh dhe nuk kan kohë të merren me punët e kombit. Prandaj s’duhen harruar Nik Mrnacaj me shoket e tij martirë, sa kombi ka plagë të pa shëruara.
Martirëve nuk mafton t’ju bëjmë përkujtimoret, ose emrat e tyre t’jua vemë shkollave e rrugeve, kjo është fare pak për to. Ata kane dhënë jetën për lirinë , demokracinë, prosperitetin dhe bashkimin e kombit. Vetëm kur të realizohen këto atëhere ne i kemi kryer obligimet tona me martirët dhe duke u përulur mbi varret e tyre te themi me gojën plot :” I nderuar qoftë kujtimi i martirëve”.
E nderuar Familja Mrnacaj, në këtë përkujtimore të 25-të të Nikës edhe një herë ju shpreh ndiesitë më të larta të të gjithë vatranëve, duke u përulur me respect përpara tij e duke lutur zotin që shpirti I tij të prehet në paqe e përjetësi. I nderuar qoftë kujtimi I tij.
Në përfundim të veprimtarisë u organizua ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar, që do të valvitet aty për një javë në krah të Flamurit Amerikan.
LEIN- NDERKOMBETAREVE:JO VLERESIM I NJEANSHEM PER ZHVILLIMET NE MAQEDONI
KOMUNIKATË/
(Lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni)/
Prishtinë,10 maj 2015/
Lëvizja Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN) me shqetësim të thellë po endjekë zhvillimin e ngjarjeve nëMaqedoni (FYROM). Sulmet e armatosura të ndërmarra nga ushtria dhe policia maqedonase, duke vënë në përdorim gjithë makinerinë e rëndë luftarake tokësore dhe ajrore kundër vendbanimeve shqiptare në qytetin e Kumanovës, duke sulmuar popullsinë civile pa mëshirë tregon më së miri gjendjen e mjerueshme dhe të padurueshme të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Këto operacioneterroriste luftarake, të ndërmarra nga forcat ushtarake e policore maqedonase kundër popullsisë civile shqiptare,padyshim përbëjnë krime lufte kundër popullsisë civile.Pavarësisht pretekstit, nuk mund të klasifikohen ndryshe, pos fillim i një lufte të armatosur.
Luftimet kanë filluar ditëve tëfundit në Maqedoni, ndërmjet njësiteve policore dhe ushtarake tëFYROM-itdhe njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,ecila në prononcimet publike bën të ditur se luftonpër të fituar të drejtat dhe liritë njerëzore të shqiptarëve, të mohuara skajshmërisht nga shtetinë të cilin e përbëjnëgjysmën e popullsisë të përgjithshme.
Shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues, janë popullsia shumicë, nga të cilët edhe varet ekzistenca apo mosekzistenca e këtij pseudoshteti, por janë trajtuar dhe denigruar skajshmërisht nga aparaturat e pushtetit maqedonas, duke e përdorur aparatin shtetëror si instrument për t’i shtypur në format më barbare shqiptarët, duke e anashkaluar edhe jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Fatkeqësisht, edhe pjesa e pushtetarëve shqiptarë në Qeverinë e sotme të Maqedonisë,por edhe në ato të mëhershmet, janë instrumentalizuar keq, duke u bërë pjesë e brutalitetit tëqeverisë maqedonase, pa bërë as përpjekjet minimale për mbrojtjen e popullsisë shqiptare. Ata në vend që të ndalojnë represionin dhe terrorizimin e popullsisë shqiptare nga forcat ushtarako-policore maqedonase, i bëjnë thirrje popullatës duarthatë për durim e vetpërmbajtje! Dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje për t’u distancuar nga politika dhe veprimet terrorizuese, ashtu siç nuk bënë asgjë as pas zbardhjes së rastit Sopoti, Monstra e dhjetëra rasteve të tjera montruoze, të montuara nga shteti kundër shqiptarëve, për të cilat kanë qenë në dijeni që në fillim.
Edhe përkundër gjithë kësaj shtypje, shqiptarët kanë ditur ta ruajnë vendin, gjuhën, ndërgjegjen kombëtare si dhe solidaritetin e tyre etnik. Ky popull e ka dëshmuar dhe shpallur këtë ndjenjë kombëtare me anë tërezistencës që i ka bërë asimilimit të huaj ndër shekuj.Pas gjithë atyre luftërave, krimeve në masë, terrorit, gjenocidit, djegieve e shkatërrimeve, ka qënduar dhe ka dalë fitimtar në saje të bijve e bijave të rezistencës, pra edhe të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Populli shqiptar gjithmonë e ka ndihmuar dhe e ndihmon njëri-tjetrin në rast rreziku, pavarësisht kufijve administrativë që na ndajnë.
Popullin shqiptar në Maqedoni gjendja e padurueshme në të cilin është katandisuar që nga përfundimi i luftës më 2001, eka detyruar tëluftojë për të drejtat e veta, sepse pushteti maqedonas i vrau njerëzit më të devotshëm në prita e pabesi, e burgosi një pjesë të madhe tëish luftëtarëve të UÇK-omit, disa prej të cilëve i dënoi meburgime të përjetshme, sabotoi çdo iniciativë që kërkonte liri e barazi, shkatërroi çdo perspektivë të shqiptarëve. Mbase të gjitha veprimet antishqiptare arsyetohen me afrimin gjithnjë e mëtë madhtë pushtetit maqedonas me aleancat serbo-ruse, siç ishte edhe rasti i fundit, i datës 9 maj, kur njëkohësisht me ofensivën kundër popullsisë shqiptare në Kumanovë, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, së bashku me presidentin serb Nikoliq, ishin të vetmit nga shtetet e Ballkanit që iu bashkuan presidentit rus Putin në paradën e Moskës.
Udhëheqja maqedonaseduke ia mohuar të drejtat elementare popullsisë shqiptare, gjysmës së popullsisë së përgjithshme të këtij vendi,gaboi rëndë sepse tëtashmen dhe tëardhmen e Maqedonisëtentoi ta ndërtojëpa themele.
LEIN mendon se Maqedonia mund të jetë shtet dhe të ndërtohet si i tillë e modern nëse atë e duan shqiptarët, ata janë shumicë dhe u takojnë të drejtat e tyre. Është praktikë e keqe dhe e tejkaluar e cila u takon shekujve të kaluar, që pakicat-minoritetet ta sundojnë shumicën.
Siç e dimë Maqedonia është shtet i brishtë, ka qenështet i brishtëdhe artificial edhe kur është formuar si republikë në kuadër të RSFJ-së, me një sipërfaqe prej rreth 26 mijë kilometrash katrorë, me njëpopullsi tëpërzier prej mbi 2 milionë banorësh, ku mbi një milion prej tyre janë shqiptarë, pra e përbëjnë popullsinë shumicë.
Padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i tejkalojnë të gjitha caqet e mohimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, ata jetojnë pa të drejtën e shtetësisë, pa të drejtën e gjuhës, pa të drejtën e identitetit, pa të drejtën e kombit, pa të drejtën e të qenurit shqiptarë, pa të drejtën e të jetuarit të lirë dhe të barabartë. Të gjithë e dimë se Maqedonia është e arnuar me copa tëvjedhura tëhistorisë, tëgjuhës dhe shtetësisësë popujve fqinj. Institucionet e Maqedonisë janë të kalbura, ato duhet tëndryshohen dhe tëpërtërihen rrënjësisht, nëse don të ekzistojë, ku shqiptarët duhet të kenë vendin e merituar si shtetbërës.
Shqiptarët në Maqedoni janë në të drejtën e tyre, janë nëvendin e tyre, kanëhistorinë e tyre të pandërprerë mijëravjeçare, kanëkulturën dhe trashëgiminë e tyre, kanë identitetin kombëtar.
LEIN mendon dhe beson se nuk do të ketë Maqedoni pa faktorizimin e shqiptarëve, pa respektimin dhe kultivimin e të drejtave të tyre. Durimit i ka ardhur fundi në Maqedoni, shqiptarët duan dhe meritojnët’i gëzojnë të drejtat e tyre. Të vetmit autoktonë në Maqedoni janë shqiptarët. Ka adhur koha e shembjes së idhujve të rremëdhe e ndërtimit të historisë dhe të shtetit maqedonas mbi gënjeshtra, të pavërteta e falsifikime.
LEIN u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni, që të mos bëjnë luftë vëllavrasëse. U bëjmë thirrje pjesëtarëve shqiptarë në polici, ushtri e në organet tjera të rendit, që të refuzojnë pjesëmarrjen në operacione luftarake kundër njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë që të distancohen nga terrorizmi shtetëror kundër shqiptarëve, sepse historia do të na gjykojë.
LEIN i bën thirrje botës së qytetëruar, mekanizmave ndërkombëtarë që të mos i paragjykojnë dhe vlerësojnë njëanshëm problemet në Maqedoni, sepse lufta mund të merr përmasa të tjera. Solidarizimi me kërkesat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sjellë deri tek zgjidhja më e shpejtë dhe pa gjakderdhje të mëdha për të dyja palët.
Sektori për Informim i Lëvizjes Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN)
Populli shqiptar në Maqedoni është i padëshiruar për Nikolla Gruevskin
Nga Skënder KARAÇICA- Çikago/
SHSHA-ja në Çikago përmes një deklarate për opinion,denon dhunën ndaj shqiptarëve në hapësirën e vet etnike në Kumanovë nga skenarët e kurdisura mirë në boshtni pansllavist të dirigjuara nga Moska dhe Beogradi e të miratuara me duart e përgjakura të Nikolla Gruevskit.Është thënë kohëve të fundit se çështja shqiptare nën Maqedoni ka mbetur në margjinate kohës dhe në mëshirën e pushtetit aktual që ndaj ,,pakicës shqiptare,,me barasvlerën me pakicat tjera,parreshtur po i përjeton skenarët vrastare dhe të insttrumentalizimit të shpalljes fajtor kolektiv për gjoja ,,situatën politike,,në këtë vend me një të ardhme të pasigurt,thotë SHSHA-ja në Çikago.
Kjo që po ndodh në Kumanovë,thuhet më tej në reagimin e kësaj organizate politiko-kombëtare,tregon qartë se deri ku ka mbërri pika e kulmit antishqiptar që nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore(1941-2015)që asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë dhe për avancimin kushtetues me manndamentet e reja të subjektivitetit(shtetformues)dhe në shkallën e pabarazisë(të pakicës me pakicat tjera)saherë që ka nevojë pushteti sllavomaqedonas e përdor forcën ushtarko-policore kundër shqiptarëve,thuhet në këtë reagim të SHSHA-së.
Partitë politike shqiptare(BDI-PDSH)në këtë kohë të rëndë politike në Maqedoni me shumë janë marrë me ,,pushtetin,,se kush po ia bën (mat)tjetrit dhe kush më i pari do të shkoj në korridorët e qeverisë për ,,kualicion,,dhe çështjen shqiptare e kanë lanë në mëshirën e dy-tri fletëve të Marrëceshjes kornizë të Ohrit,e cila as dje e as sot nuk paraqet asnjë vlerë Jurdike(kushtetuese)për çështjen e lirive njerëzore,të barazisë dhe të avancimit kombëtar të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.Rrethimi policoro-ushtarak i Kumanovës dhe vrasja e shqiptarëve të pafajshëm tregon më së miri fytyrën e regjimit të Nikolla Gruevskit se populli shqiptar në Maqedoni është i padëshiruar për ,,ligjet e tij kushtetuese,,tashmë të njohura për të gjithë ne në Ballkan,thotë për opinion SHSHA-ja.
Për orët e kurdisura antishqiptare të boshtit pansllavist,SHSHA-ja i bënë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë që të bashklohen më Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA-ja)Joe DioGuardi dhe po me programin e qartë lobues të këtij asociacioni kombëtar të veprojmë të bashkuar si në kohën kur po ky zë i artikuluar mirë do të çonte mesazhin e qartë në institucionet mëtë larta të shtetit amerikan në Kongres dhe Sanat dhe në mekanizmat tjerë të diplomacisë amerikne për të afruar ndihmën e SHBA-së që të jetë më afër sot në Ballkan për çështjen e (pa)zgjidhur drejtë të çështjes shqiptare në hapësirëne vet etnike dhe në Maqedoni,thuhet zëshëm nga Çikago.
- « Previous Page
- 1
- …
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- …
- 67
- Next Page »