• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Kosovë-EULEX-i i dhuron Policisë 37 automjete

July 24, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari-EULEX-i ua dorëzoi me 23 Korrik 2015 tre njësive të Policisë së Kosovës 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike. Donacionet u bënë për Policinë e Kosovës në Jug, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri dhe për Njësinë e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës, bën të ditur njoftimi i sapodërguar nga Misioni i BE-së në Kosovë.
Ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera Policisë së Kosovës u mbajtën në dy vende të ndryshme, në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë dhe në Bazën Logjistike të EULEX-it në Mitrovicë.
Ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it Joelle Vachter dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni morën pjesë në ceremoninë kryesore të donacionit të mbajtur në Prishtinë.
“Më vjen mirë që jam sot këtu për t’ia dhuruar Policisë së Kosovës këto automjete”, tha Vachter. “Gjatë disa viteve të fundit, Policia e Kosovës është përmirësuar vazhdimisht dhe është bërë një forcë policore e fuqishme dhe e aftë duke e fituar kështu besimin e qytetarëve të Kosovës. Këto donacione janë vetëm një mënyrë tjetër për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës t’i kryejnë detyrat e tyre në ofrimin e shërbimeve të sigurisë publike për popullsinë e tyre”, vijoi ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit, por po ashtu edhe për kontributet e ndryshme logjistike.
“Këto automjete do t’i ndihmojnë Policisë së Kosovës t’i përmirësojë kushtet e punës për rend dhe ligj në mbarë Kosovën”, tha Maxhuni.
Sipas mandatit të tij aktual, EULEX-i vazhdimisht i vlerëson nevojat e institucioneve për sundimin e ligjit të Kosovës dhe ofron mbështetje jo vetëm përmes funksionit të tij mentorues, monitorues dhe këshillues, por po ashtu edhe përmes dhurimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera për t’i mbështetur nismat për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.
Prej janarit 2015 EULEX-i në 12 raste i ka dhuruar 123 automjete dhe lloje të tjera të pajisjeve për institucionet e ndryshme të sundimit të ligjit, siç është Dogana e Kosovës, Shërbimet Korrektuese, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për gjysmën e dytë të vitit 2015 janë planifikuar edhe donacione të tjera të EULEX-it.

Filed Under: Kronike

“Buka “ e frigasve dhe frigjët serb



July 24, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra, Gjakovë
/
“Herodoti shkruan se faraoni Psammetich I. kishte dashur të vendosë se cila ishte gjuha më e lashtë në botë (tek zëri në frengjisht thuhet, cili ishte kombi NATION, populli më i lashtë në botë ). Për këtë arsye ai kishte dhënë bariut të vet dy fëmijë të sapolindur duke i ndaluar rreptësisht që fëmijët të dëgjojnë ndonjë fjalë dhe për këtë bariu duhej të kujdesej. Fjalën e parë që ata do ta shqiptonin, duhej t’ i tregohej menjëherë faraonit. Pas dy viteve bariu i tregoi atij se fëmijët qenë futur në dhomë me duar të shtrira duke kërkuar: BEKOS!
Pas kërkimeve që bëri faraoni, arriti të kuptojë se fjala BEKOS ishte fjalë frigishte dhe përdorejprej tyre për BUKËN e gatuar nga mielli i grurit dhe kështu, egjyptasit e lashtë, pranuan se frigishtja ishte gjuha më e vjetër e botës. Fjala BEKOS është gjetur edhe tek shkrime tjera paleo-frigishte. Mendohet se ka lidhshmëri me foljen backen të gjermanishtes, që dmth. Pjek,thuhet në mes të tjerash tek wikipedia në italishte,por autori italian nuk ka përmendur fjalën shqipe BUKË.  ( Nga shkrimi i Lis Bukurocës per Herodotin dhe bukën )

As autori Italian e as ata serbë nuk e përmendin shqipen. Sigurisht që jo , se të dy palëve, shqipja iu prishë punë . Në pyetje është vjetërsia e një populli : si italianët ashtu edhe serbët e duan për vete vjetërsinë e një populli historik. Eshtë për çudi që vetem ne shqiptarët ,mundohemi ta bejmë veten dhe historinë tonë sa më të re – e re në kuptimin historik do të thot i posa ardhur.
Me temën e Herodotit dhe Bukës , ja se çka shkruajnë serbët të cilët nuk lenë gurë pa lëvizur që ta gjejnë serbin si fillestarin e kësaj bote.

Për “ hatër “ të skeptikëve , shqiptarëve që iu ka mbushur koka turqi dhe arabi , po i japi disa fragmente të ” studimeve” serbe . mu për këtë temë në origjinal : “ Семантички, Бриги су од ариј. б’ригу, оличење планете Венере (= Дана) а ово (полу)божанско име као именица значи “брег” по коме је народ добио име Бреги, Брегјани, Брежани или Брђани. Половином 19. века било је седам србских племена Брђана, међу којима су Кучи. Али, Кучи су најбројније племе у Авганистану, а има једно племе Куча у Свенској (Шведској), док су чак на северу Британије Бриганти са својом епском хероином Бригантијом, истоименој ирској светитељки Бригид (Бригит) богињи лечења и носиоцу култа плодности који се у Ирској слави 1. фебруара.” (http://www.vaseljenska.com/vesti/najdrevniji-narod/ ) Ja edhe shqip, e përkthyer me kujdes : “ Në mënyrë semantike brigët arian janë pasqyrim i planetit Venera ( Afërdita ) dhe këtë emër (gjysëm)hyjnor e murrën populli i atëhershmë nga “bregu” (serbisht , pra bregu fxh) dhe u quajtën Bregasit ,Brehjanët , Brezhanët apo Bërgjani . Në shekullin 19 ishin 7 fise serbe ( serbët nuk kan ndarje fisnore fxh) Bërgjanësh , nga të cilët ishin edhe Kuqët. Kuqët janë fisi më i madh në Afganistan, por ka Kuq edhe në Svenska ( Suedi), për deri sa edhe në veriun e Britanisë ( së Madhe fxh ) janë brigandët (britët fxh) me emrin e tyre epik Bregantija ( Britania fxh), gjithashtu edhe hyjnesha irlandeze Brigita .( perëndesha e mjekimit si dhe e bartësit të kultit të pleshmërisë që tek ata që festohet (në Irlandë ) me 1 Shkurt të çdo viti ( edhe sot fxh)
Por nuk mbaron me kaq ; kush janë Brigët dhe ku ishte Brigia , të cilët edhe libri i shenjt i përmend. Pastaj Brigët , paraardhësit e serbëve quheshin popull “hyjnor “ dhe popull mitik të cilët njerëzimit ia sollën zjarrin ( 10,46 )
 Ku mbetën Brigët dhe të gjithë serbet antikë – pyeti autori . ai e mallkon historinë e shkruar në mënyrë “thash e themesh” për t`i shpikur “ Slavët” virtual .(Где су онда нестали ти Бриги и сви антички Срби, који су у историографији познати под још неколико стотина различитих имена? Нигде, они су ту где су одувек, само су помоћу “научног шибицарења” претворени у виртуелне “Словене”! )
(Медија је земља библијске рајске реке Фисон (Дунав) у којој има злата (Постање, 2,13), а звала се Сербан вели Бошар. Потврду ове Србије даје Свето писмо под прикривеним називом Хавила који треба читати Сабира, а народ Сабири, јер, Јевреји и Источни народи слово “с” редовно замењују спирантом, уз замену течних сугласника што је редовна појава у свим језицима. Да ли је онда чудо што се библијски опис географске Србије поклапа с њеним именом? )

E shihni që serbët nuk pranojnë të jenë as sllav , por duan që të jenë edhe frigjë(brigjë) , edhe pallazg, edhe ilirë edhe malësorë si Kuqët edhe … .Dhe ne çka jemi , kush jemi dhe nga erdhëm?

F

Filed Under: Histori Tagged With: buka, Fahri Xharra, frigasit, frigjet serb

Panairi i 15-të i Librit në Ulqin

July 24, 2015 by dgreca

I ftuar nderi i Panairit të Librit këtë vit, shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli./
Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizojnë në qytetin e Ulqinit, Mali i Zi , Panairin e 15-të të Librit “Ulqini 2015”, nga 26 korriku – 4 gusht 2015. Ky aktivitet zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjeka, panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga pushuesit që e kanë shumëfishuar numrin e banorëve të Ulqinit gjatë këtij sezoni. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Botuesit pjesëmarrës dhe librat që do të paraqiten

Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e Rajonit tonë dhe që janë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare pas viteve ‘90. Gati 40 botues do të jenë prezent gjatë ditëve të Panairit ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.
Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 3500 tituj librash. Para së gjithash letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj por edhe histori, botime enciklopedike, guida turistike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj. etj. për lexuesit ulqinakë dhe pushuesit e huaj.

Të ftuarit e veçantë

Është traditë e Panairit të Librit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu në vitet e mëparshme shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviq, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiq, Sreten Asanoviq, Aleksandër Stipçeviq, ministrat e Kulturës të Shqipërisë e të Malit të Zi, akademikë e parlamentarë të të dy vendeve, si dhe ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani. Ndërsa në 5-vjetorin e këtij Panairi, prenë shiritin e tij presidentët e dy vendeve, Alfred Moisiu i Shqipërisë dhe Filip Vujanoviq i Malit të Zi.
I ftuar nderi i Panairit të Librit këtë vit, shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli.

Në ceremoninë e hapjes do të na nderojnë me praninë dhe fjalën e tyre kryetari i Kuvendit të Shqipërisë – z. Ilir Meta, ministrja e Kulturës së Shqipërisë – znj. Mirela Kumbaro si edhe kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Malit të Zi – z. Ranko Krivokapiq, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës – z. Kadri Veseli, ministri i Kulturës të Malit të Zi – Pavle Goranoviq dhe ministri i Kulturës të Republikës së Kosovës – z. Kujtim Shala. Mbrëmja e ditës së dytë të Panairit do t’i kushtohet veprës së shkrimtarëve Fatos Kongoli dhe Gjergj Gjokaj. Edhe këtë herë, për të 15-in vit rradhazi ky event kulturor i rëndësishëm dhe tradicional do të bëjë bashkë edhe politikanë të niveleve më të larta të drejtimit dhe të vendimmarrjes legjislative të rajonit tonë, që me mesazhet dhe veprimtarinë e tyre do të kontribuojnë secili në vendin e vet për forcimin e marrëdhënieve politike, sociale dhe kulturore të popujve tanë fqinjë.
Botuesit pjesëmarrës

Toena – Tiranë; Instituti i Librit dhe i Promocionit – Tiranë; Helga Secret – Tiranë; Fan Noli – Tiranë; UET-Tiranë; Albas – Tiranë, Akademia e Shkencave – Tiranë; Onufri – Tiranë; Papirus – Tiranë; Uegen – Tiranë; Botart – Tiranë; Librari Elezi – Tiranë; Labova – Tiranë; Konica – Tiranë; Ada – Tiranë; Çamëria – Tiranë; Bota Shqiptare – Tiranë; Mesazhi – Tiranë; Logos A – Shkup; Thesari – Gostivar; Inter-Rina – Shkup; Lebbejke -Tetovë; ASR – Tetovë; Nun – Shkup; Dëshmia – Shkup; Sira – Prishtinë; Gama – Prishtinë; Vatra – Shkup; Faik Konica – Prishtinë; Ibas – Prishtinë etj.(Sipas ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: i 15-te, NË ULQIN, Panairi

Hapet ekspozita “Vitrina e Muzeut të Kosovës” në Prishtinë

July 24, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 24 Korrik /
Nga Behlul Jashari/.-“Vitrina e Muzeut të Kosovës”, titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë me eksponate nga fondi arkeologjik, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 1 shtator, mundësohet blerja e riprodhimit të “Hyjneshës në Fron” prodhuar nga Muzeu i Kosovës, ndërsa fondet e grumbulluara do të dhurohen për fëmijët e SOS fshatrave të Kosovës.
“Hyjnesha në Fron” është një figurë terrakote mbi 6.000 vjet e vjetër, e zbuluar në 1956 në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, dhe është simbol antik i saj.
“Prezantohen riprodhimet e disa objekteve nga thesari arkeologjik, pjesë e koleksionit të madh të Muzeut të Kosovës, i cili ende nuk është kthyer nga Beogradi”, u theksua në hapjen e ekspozitës.
Ka mëse 17 vite, nga 1998-1999 , prej kur më shumë se 1.200 objekte arkeologjike e etnografike të Kosovës mbahen në Serbi. Beogradi i ka kthyer Prishtinës “Hyjneshen në Fron”, të cilin e pat sjellë nga kryeqyteti serb një nga ish-kryeadministratorët e misionit të OKB-së në Kosovë, Michael Steiner.“Vitrina e Muzeut të Kosovës” ka ekspozuar edhe Medaljonin e Probit, i viteve 276-282, i zbuluar në Ulpianë, monedhë e përdorur gjatë sundimit të Perandorit Probi, Kapakun Prozopomorf dhe Figurinën Antropomorfe të peridhës së neolitit, të zbuluara në Mitrovicë, Urnën nga periudha e hekurit, zbuluar në Bardh të Madh, Okarinën – instrument muzikor frymor nga argjila e pjekur, e periudhës së neolitit zbuluar në Runik të Skënderajt, Tavolinën e kohës së neolitit zbuluar afër Gracanicës, e artefakte të tjera.

Hapja zyrtare e ekspozitës “Vitrina e Muzeut të Kosovës” u bë në Sheshin Ibrahim Rugova, në Prishtinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Vitrina e Muzeut te Kosoves

Për një debat interesant

July 24, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
(Të paktën ne emigrantët) sapo gjejmë pak kohë, ulemi përprara televizionit për të parë kanalet e ndryshme që transmeton Shqipëria, sinqerisht disa në vend që të sjellin kënaqësi të lodhin më shumë. Çfarë përbën një shqëtësim vërtetë serioz përsa i përket debateve mes të ftuarve në studio.
Të ashtuquajturit personalitete ftohen në studio, në shenjë respekti, ku pretendohet të jenë njerëz me një farë bagazhi intelektual e kulturë të gjerë, përsëri lenë një shije të hidhur e të rëndomtë në mënyrën si komunikojnë me të ftuarin përballë. Disa nuk dinë çfarë e kur është rradha e tyre, se kur duhet të flasë njeri, tjetri të dëgjojë e anasjelltas. Njëri me zë soprano koloraturë, tjetri mezzo-soprano, tenor, altot, kontralto, apo dikush me zë bariton si në kor. Rrëmujë hesapi.
Shqipëria ka hyrë në Nato, vendi është kandidat për në Këshillin Europian, e duhet bërë kujdes si prezantohet personaliteti e insitucioni që përfaqëson. Kemi dëshirë të shikojmë një emision – debat konstruktiv, interesant, tërheqës, por ne si shikues asgjë nuk kuptojmë, s’marrim vesh asnjë fjalë. Kjo nuk vjen sepse kemi haruar gjuhën shqipe, përkundrazi shqipja flitet në të gjitha familjet shqiptare këtu në Amerikë, si dhe janë hapur shumë shkolla shqipe për mos asimilimin e saj. Por kur të ftuarit në studio flasin pa rend dy apo tre persona njëherësh edhe roli i drejtueses së emisionit del jashtë kontrollit. “Arbitrazhi” i/e saj nuk funksionon megjithëse ato i tërheqin vemendjen disa herë.
– Por aha, me kë e ke, me murin?
Kot që lodhen, ata vazhdojnë, bëjnë të tyren. Dhe kjo situatë nuk ndodh vetëm në një apo dy persona, në një apo dy emisione, por në disa etapa rradhazi. Eshtë bërë pothuajse e përgjitshme, sikur i instrukton dikush prapa kuintave. Debatojnë mes tyre për x apo y problem, sa nganjëherë drejtuesja i thotë pushoni se do mbyll emisionin.
Mirë që në parlament s’lënë gjë pa sharë, ofenduar sho – shoqin deri në libër shtëpie, shpulla, grushta e kërcitje armësh, po me emisonet televizive ç’patën. Nuk di njerëzia të përmbahen.
Për kë krekosen e fryhen si gjela, kush e kush të paraqesë e ngrejë argumente më të fortë debati. Në vend që hallet ku përballet çdo ditë shqiptari të shtjellohen me qetësi, përkundrazi siç thotë edhe populli: “Në vend që të heqin vetullat, nxjerin sytë”. Këto telenovela të papëlqyeshme ndodhin me të ashtuquatrit personalitete shqiptare, apo deputetë dalë nga vota, që sipas tyre janë “ajka” e popullit.
Megjithë këto gjasa jo të këndshme, koha tregoi shumë qartë se kush janë disa deputetë të parlamentit tonë, apo “ajka” e tyre, që në fakt disa figurojnë vrasësa, kriminelë, hajdutë, ish punonjës të sigurimit që kanë marë në qafë jetë njerëzish duke i spiunuar tek organet e punëve të brendshme.
U desh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të largoheshin nga parlamenti dhe bashkitë njerëzit me rekorde kriminale, apo të prangosej vrasësi.

Korrik 2015, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: interesant, Mimoza Dajci, Për një debat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT