Shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Europë avionët ushtarakë F-22. Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo lëvizje bëhet si pjesë e planit “Inciativa për Siguri Europiane”. James nuk ka dhënë detaje se kur do të vijnë këta avionë ushtarakë në Europë, ose sa të tillë do të jenë, apo vendet ku do të qëndrojnë ata. Sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara nga veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.
Archives for August 2015
Haziri: Krijimi i një korridori territorial është jashtëzakonisht problematik
-Kryetari i komunës së Gjilanit rreth Asociacionit të komunave serbe në Kosovë-/PRISHTINË, 25 Gusht B.Jashari/.-Krijimi i një korridori territorial është jashtëzakonisht problematik, shprehet kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka qenë ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa sot në Bruksel Kosova dhe Serbia në nivel kryeministrash po negociojnë krijimin e Asociacionit-Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Është koha që të përmbyllet tema e të ashtuquajturit Asociacion i Komunave me shumicë serbe, të cilën serbët është hera e tretë që e nxjerrin në tavolinën e bisedimeve që nga koha e UNMIK-ut dhe ish-kryeadministratorit Mihail Steiner, bisedimet e Vjenës dhe tani në Bruksel. Nëntë vite pas bisedimeve të vështira të Vjenës për status final, ku decentralizimi ishte njëra nga shtyllat kryesore të procesit, kërkesa themelore dhe kryesore e delegacionit serb ka qenë i ashtuquajturi Asociacioni i Komunave Serbe me të drejta ekzekutive, të cilin kemi arritur ta faktojmë që nuk mund të jetë i tolerueshëm brenda Kornizës Kushtetuese të Kosovës dhe territorit të Republikës së Kosovës për arsye se krijon probleme në vendosjen e pushtetit të tretë në Kosovë, që çon drejt një autonomie territoriale dhe politike për qytetarët që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës, e që është definuar si pjesa veriore e Mitrovicës së Kosovës ku hyjnë edhe disa Komuna të tjera”, thekson Haziri.
Problemi i dytë, vijon ai, është që ky korridor lidhet me korridore të komunave që janë me shumicë serbe, e që depërton përmes brendësisë së Kosovës në Juglindje të Kosovës dhe lidhet territorialisht me Serbinë.
“Krijimi i një korridori territorial që kontrollohet me të drejta ekzekutive nga i ashtuquajturi Asociacion i Komunave prej veriut në Leposaviç (veri) e deri në Dheun e Bardhë në Kamenicë (juglindje), është jashtëzakonisht problematik në kuptimin zhvillimor, në kuptimin e planifikimit hapësinor dhe në kuptimin e funksionalitetit të shtetit. Edhe sot arsyet janë të njëjta, faktet janë të njëjta dhe besojmë shumë që nuk do të ndryshohet ky qëndrim i Republikës së Kosovës!”, shkruan Haziri në ‘Facebook’.
Haziri në qershor të vitit 2001, u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Europës). Në dhjetor të vitit 2004, u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Gjatë viteve 2005-2005 ka qenë pjesë e grupit politik në Bisedimet e Vjenës. Prej 8 Mars 2006-2008 është zgjedhur edhe zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës. Haziri është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan të kësaj partie.
Në Kosovë, Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen eStatusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.
Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.
Presidenti Hollande dekoron katër personat që ndaluan sulmin në tren
Presidenti francez Francois Hollande i dha dekoratën më të lartë të vendit të tij, atë të Legjionit të Nderit, tre amerikanëve dhe një britaniku, të cilët mposhtën të premten një person të armatosur në një tren të shpejtësisë së lartë. Duke falenderuar tre amerikanët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler si dhe britanikujn Chris Norman, presidenti Holland tha se akti i tyre bëri të mundur shmangien e një masakre. Presidenti Hollande tha se veprimet e tre amerikanëve dhe britanikut ndaj aktit terrorist të javës së kaluar dhanë një “mesazh guximi, solidariteti dhe shprese”. Ai tha se dy amerikanët që vepruan të parët kundër personit të armatosur ishin ushtarë por të premten ishin thjesht pasagjerë dhe u sollën si ushtarë por edhe persona të përgjegjshëm. “Një terrorist vendosi të kryejë një akt terrorist. Ai pati armë dhe municion të mjaftueshëm për të kryer një masakër dhe këtë do të kishte realizuar, në se ju nuk do ta kishit ndaluar atë, duke rrezikuar çdo gjë, përfshirë jetën tuaj,”- tha zoti Hollande. Presidenti Hollande i falenderoi amerikanët Stone, Skarlatos dhe Sadler dhe britanikun Norman në emër të Francës. “Që nga e premtja, e gjithë bota ka admiruar kurajon tuaj, gjakftohtësinë tuaj, ndjenjën e përgjegjësisë, solidaritetin që ju bënë që pa asnjë armë, e përsëris pa asnjë armë të përballeshit me dikë të armatosur deri në dhëmbë dhe të gatshëm për çdo gjë”. Ai tha se autoritetet franceze dhe evropiane duhet të merrnin masa kundër sulmeve të mundshme, përfshirë transportin hekurudhor. Në ceremoni merrte pjesë edhe kryeministri belg Charles Michel. Tre amerikanët që janë shokë që nga fëmijëria dhe janë rritur në Sacramento të Kalifornisë, ishin në Evropë si turistë pjesërisht për të festuar kthimin nga shërbimi në Afganistan të Skarlatosit. Ata thanë se nuk kishin asnjë alternativë tjetër përveçse të reagonin kur panë personin e armatosur me armë në dorë. Stone tha se e kishte bllokuar duke i zënë frymën, ndërsa Skarlatos e goditi me një nga armët që i kishte marrë. Stone mesa duket i shpëtoi jetën edhe njërit prej pasagjerëve në tren. Përvoja ushtarake e amerikanëve Stone dhe Skarlatos i ndihmoi ata që të vepronin me shpejtësi, përfshirë ndihmën e parë dhe kontrollin e trenit për ndonjë person tjetër që mund të ishte i armatosur. Pas ceremonisë, britaniku Norman shprehu falenderimin e tij:-“Jam i mrekulluar dhe e vlerësoj jashtë mase medaljen që po më jepet dhe nderimin që po na bëhet për ndërhyrjen tonë”. Mohammed el Khazzanin, babai i miliantit të dyshuar islamik u citua sot nga gazeta spanjolle El Mundo të thoshte se nuk mund ta besonte që i biri ishte terrorist. Avokati i tij tha se 26 vjeçari nga Maroku, el Khazzani thotë se ai nuk po kryente ndojë akt terrorist, por donte vetëm të grabiste pasagjerët në tren pasi ishte i uritur.
Klement Tinaj, nje aktor i talentuar shqiptar ne Hollivud
Intervistë me aktorin e ri por shumë të talentuar, Klement Tinaj, në Nju Jork/
Intervistoi Beqir SINA
NEW YORK CITY : Klement Tinaj është një nga aktorët më interesantë për të ndjekur këto ditë në Hollywood. Ai është i njohur për talentin e tij të madh me dhunti të shumta dhe ka marrë rolet në të dy skenat interesante teatrin dhe filmit. Tinaj ka marrë një diplomë BFA në Teatrin e Arteve dhe MPJ në aktrim për Film.
Ai u nderua me Çmimin Përsosmëri në Dramë -Excellence Award in Drama – gjatë studimeve të tij, si dhe me “Certifikatën e Meritës” dhe “Certifikata e Njohjes” – “Certificate of Merit” dhe “Certificate of Recognition” për arritjet e tij akademike. Klement Tinaj ka themeluar Fondacionin Klement Tinaj, për të dhënë atë çka duhet në komunitet duke ndihmuar për të ushqyer të pastrehët dhe të uriturit.
Tinaj megjithëse i ri në skenën amerikane – ka një “karier” mbresëlënëse dhe sheh përpara – ai tani për tani shkruajn mediat shqiptare “është lojtari numër NJË” për të u parë për në vitin 2015.
Në bisedën e realizuar me Kelmentin, për gazetën tonë ai fletë gjatë për aktrimin dhe muzikën, si dhe zbulon fillimet e tij, bashkëpunimet, projektet si edhe planet për të ardhmen.. gazetari ynë në Nju Jork, Beqir SINA, bisedojë me Tinajn dhe i mori këtë intervistë :
-Prej sa vitesh jetoni në Amerikë. Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët në Amerikë ?
-Unë shkova në SHBA kur isha 14 vjeç . Ekziston një dallim i madh ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë . Gjuha , kultura , disiplina , respekti , tradita , dhe arsimi është shumë diferent në SHBA. Unë shpresoj se populli shqiptar do të mbajë traditën tonë , edhe në SHBA . Ne nuk duam të humbasim traditën tonë në kulturën amerikane, edhe pse ne jetojmë dhe punojmë në SHBA.
– Çfarë ju ka lidhur me aktrimin? kur ju ia keni nisur me muzikën e Kelmendit
-Unë fillova aktrimin që kur kam qenë në shkollën e mesme . Unë bëra shumë shfaqje teatrale në Broadway para se të shkoi në Hollywood. Nuk bëj muzikë për biznesi, por për dashurinë edh krenarin e vendit ton.
– Si mund të arrishë që të jesh një aktorë shqiptarë në Hollivud?
-Nje aktor shqiptare ne Hollivud duhet të punoj dy herë më shumë se aktorët tjer qe të jet i suksesshëm sepse ka shumë aktorë të talentuar në Hollivud.
-A të duket pak e tepërt dhe e “dalur ” mode, kur aktorët e rinjë shqiptarë, sapo vijnë në Amerikë, vetëmburren ose kënaqen me superlativat e gazetarve ?
-Unë nuk mendoj se është e tepërt dhe e “dalur ” mode, nëse aktorët shqiptarë bëjn intervista me gazetat dhe televizoret shqiptar , sepse ata janë duke reklamuar projektet e reja dhe jan duke frymëzues brezin e ri shqiptar per te ndjekur ëndrrën e tyre në industrinë e artit.
– Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës suaj në Amerikë?
-Kisha suksese ne shfaqjet teatrale kur isha ne NY, por suksesi im i madh ka filluar pasi kam lujtur një rol të vogël në filmin Fast & Furious 7.
– Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë studio ose të kesh një rol çfardo qoftë ai me aktor të mëdhenjë ?
-Sukses. Jam presidenti i EyeLess Studio Hollywood. Punojë së bashku me Roman Xing dhe Leandro Simozza. Po, kam lujtur filma me aktorë të mëdhenj si Rob Van Dam , Vin disel , Michelle Rodriguez , Al Sapienca , Dolph Lundgren , Jason London, etj. besimi dhe vullneti të çon drejt suksesit.
– Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti ytë?
-Kujtimi më i bukur nga aktiviteti është gjatë xhirimevë të filmit Dollz.
– Po bashkëpunimi më i rëndësishëm?
-Bashkëpunimi më i rëndësishëm ishte gjat xhirimve te filmit Fast & Furious 7.
– Sa filma keni të regjistruar deri tani?
-22 filma të listur në IMDb dhe 5 të pa listuara.
– Cili është xhirimi më i fundit ?
-Bloody Hands – jemi ende duke filmuar në Hollivud. Filmi është drejtuar nga Jaden Hwang. Starring Klement Tinaj, Orlando Brown, Roman Xing, Leandro Simozza, Phillip E. Walker, dhe tridhjetë e pesë aktorë të tjerë .
– Cilët janë disa nga filmat “big budget films” me ndonjë nga yjet e Hollywoodit ku Klementi merr pjesë ?
-Disa nga filmat me big budget qe un marr pjes janë, Fast & Furious 7, 4Got10, Sleight, Water, The Second Coming of Christ, & Dollz.
– Do të donit të xhironit për një film me producent dhe aktor shqiptarë në Amerikë ?
-Për momentin jam shumë i zënë, por do të përpiqet në të ardhmen.
– Diçka për jetën tuaj personale? nga Selcë të Kelmendit deri në New York
-Te vish nga një fshat i vogël dhe i varfër (Kelmendi) ne një qytet të madh dhe të pasur (New York) ishte një ndryshim i madh në jetën time.
– Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
-Tani jam duke xhiruar filmin Bloody Hands. Unë luaj rolin e Leo -së i cili është aktori kryesor i filmit. Ne jemi gjithashtu duke u përgatitur për dy filma , por nuk mund të flasim për këtë projekt ende .
– A është për ju filmi amerikan, një industri marramendëse?
Jo, për shkak se industria e filmit është pothuajse e njëjtë kudo.
– Jetëshkrimi juaj?
-I lindur në Shqipëri.Kam studiuar në Lincol High School NY. Got my BFA in Five Towns College and my MFA in NYFA Los Angeles, CA. Kam mësuar karate për dy vjet. Kam luajtur mbi 30 role në shfaqje teatrale . Kam shkruar një shfaqje dhe direktuar dy para se kam filluar per te bërë filma. Në 2013 unë shkova në Kaliforni. Nga viti 2013 deri tani unë kam luajtur role ne 21 filma, producent 8, direktuar 3, dhe shkruar 6.
– Kujtimet nga fëmijëria
Kur isha fëmijë se besoja se do behem aktor ne Hollivud.
Unë kurrë nuk do harroj nga kam ardhur , sepse kjo është ajo që më bën të veçantë dhe të ndryshme nga aktorët tjere. Unë jam krenar që jam shqiptar.
Frymëzimi nga vendlindja në muzikë
Muzika nga vendlindja më jep frymëz dhe ndihmon pë të mos harrojë gjuhën , kulturën, Valle dhe traditën tonë
– Çfarë kënaqësie të ka sjell Amerika ?
-Amerika është toka dhe vendi i mundësise, libery , dhe lirisë . Amerika më dha mundësinë, sukses dhe dashir per artim duke përfunduar shkollën. Me dha mundësinë për të ndjekur ëndrrën time dhe pasionin tim.
Rikthehet mrekullia e Kishës së Shën Spiridhonit, Vuno e rindërtuar në vitin 1778
IRANE, 25 Gusht /ATSH/- Në skajin jugor të fshatit Vuno, midis ullishtave shekullore ndodhet manastiri i Shën Spiridhonit me kishën më të madhe të fshatit.
Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindërtua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banorëve të fshatit.
Kisha është e tipit bazilikatë e përbëhet nga hajati i mbështetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tri nefe, altari dhe hapësida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkatërrimit që pesoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pësoi në maj të vitit 2014, po kryeht restaurimi i plotë i kësaj kishe me financimin e Ministria e Kulturës, me një fond prej afro 10 milion lekësh dhe nën drejtimin e specialistëve të Drkk Vlore dhe IMK-së.
Projekti restaurues po ndërhyn në perforcimin e gjithë strukturës, në konservimin e pikturave murale dhe në mbulimin e çatisë. Ky restaurim do të sigurojë jetëgjatësinë e vlerave monumentale dhe artistike të kishës.
Monumente të tjera të trashëgimisë kulturore, në restaurim e sipër janë:
Kisha e Ristozit, Manastiri i Mesopotamit, Kalaja e Lezhës, Kisha e Shën Thanasit-Karavasta e Re, ku, pikturat murale të Çetirëve, ikonografëve të njohur të Myzeqesë, po dalin në dritë pas një harrese të gjatë, Varrezat e Rrmajit, ku prehen eshtrat e Kolë Idromenos dhe familjes Marubi dhe shume personaliteteve të tjera.
Vazhdojnë punimet në ndertimin e Muzeut Marubi-Shkoder dhe Muzeut të Artit Mesjetar -Korçë, ku me një fond prej 60 milion lekësh të rinj do te ekspozohen 6500 ikonat dhe 1500 objekte.
Ministria e Kulturës, IMK dhe DRKK në të gjithë vendin, janë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. /a.
- « Previous Page
- 1
- …
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- …
- 89
- Next Page »