• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Shteti islamik i Kosoves – sipas rusëve

August 15, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Politika e vellazerise Shqiptaro-Turke nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i principeve mijra vjeçare mbi te cilat u ngrit ndërgjegjja kombëtare shqiptare.Kjo vëllazëri ka vetëm një emër. Tradhti. Edhe përkrahja e një politike te tille nga individe pseudo-demokristiane nuk është gjë tjetër veçse Shitje e Interesave tona kombëtare per te cilet luftuan dhe u vranë mijra shqiptarë ne shekuj (i.L)….. E gjithë kjo është e financuar nga vet Rusia ( me argatët e saj Turqinë dhe Serbinë ) ;e ne prap viktima të (pa)vetdijes sonë.
Shikoni ketë manovrim sllav me diplomatët e huaj : .. је на пријему код српског патријарха, гдје је казo да први пут ради као дипломата у „исламској земљи”. Исправили смо ga и рекли да је то хришћанска земља још од IV вијека. Али, они су то постигли НАТО бомбардовањем – формирање Косова као самосталне државе и стварање исламске државе – оцијенио је митрополит Амфилохије (http://www.vostok.rs/ ) dmth. gjëja se paska qenë një amabsodor(e) i huaj në vizitë tek patriarku serb, dhe i paska thënë atij se si diplomat ,punon për herë të parë në një vend islamik („исламској земљи” ) Kurse patriarku serb e paska korrigjuar duke i thënë që ky vend (Kosova fxh) është vend i krishterë që nga shek. i 4-të. Por këta (shqiptarët fxh) e arrijtën këtë ( ta bëjnë shtetin islamik fxh) duke i falënderuar bombardimeve të NATO-s- e formua Kosovën shtet të pavarur dhe e krijuat një shte islami- e thotë mitropoliti .
Ne, ku mbesim ? Në një eufori të “shtetformimit “ ,e harruam kohën e para një qind vjetëve , dhe nuk menduam aspak se i njejti virua eshte ende gjalle . Pasojat janë të dukshme , po shihen , Por , vetëm të bëjmë një analizë të menduarit tonë haxhiqamilian. Kete na e futi në Kosovë Rusia . Çka ? arabizmin , pra.
Fajtorët e kësaj fushate antishqiptare janë me emër e mbiemër , ne si qytetar i dimë shumë mirë ; shërbimet tona informative ( nëse ekzistojnë ) ato e dinë edhe më mirë .
“НАТО бомбардовањем Косово је формирано као исламска држава, а није случајно што је Запад опустошио Југославију, поручио је митрополит црногорско-приморски Амфилохије. Он је у интервјуу за руски портал православие.ру казао да је једина сила која уједињује народе Балкана и Русије Православна црква, а која смета новом свјетском поретку.( Agjensia Ruse i Lajmeve:http://www.vostok.rs/ )
“Me bombardimin e NATO-s – shkruan më tej agjencia, Kosova u bë si shtet islamik, dhe për këtë nuk është e rastit pse u shkatërrua Jugosllavia.- Me këtë fajësohet perëndimi që e shpejtoj një popull , dhe nga ata e krijuan islamin edhe më të fortë. “
“Zoti Xharra i lexoj me ëndje te madhe shkrimet e tua, prekin probleme delikate dhe shume te mprehta për Kombin tone këto tema. Faleminderit qe i ngreh, i diskuton, dhe ja paraqet publikut. Eshte per te ardhur keq kur degjon dhe shikon bashkombasit qe ven dhe luftojne ne Siri, vene dhe luftojnë per ISIS. Nuk e di se cfare duan atje, se cfare janë qëllimet e tyre, idealet e tyre? Nuk e di se kujt i shërbejnë, se sa e ndihmojnë çështjen Shqiptare? Do uroja qe te jem gabim. Nuk e di? Është për te ardhur keq kur shikon dhe degjon qe shume shqiptare me dashuri te madhe flasin fjale te huaja, përqafojnë tradita te huaja, zakone te huaja, por çdo gjë qe është Shqiptare mundohen ti vene shkelmin. Flasin një gjuhe Shqipe qe jo vetëm nuk eshte standarte, por fare e bastarduar. Është për te ardhur keq qe kur shikon qe e mbulojnë arkivolin me flamurin arab. Po kjo pike e zeze? Kësaj i thonë vaj me det. Feja është një ideologji, mos e ngatërroni me çështjen e Kombit tone fenë. Besoni ku te doni por mbajeni per veten tuaj. Mos keq interpretoni Rilindësit tanë,….. Kur ka qene puna për çështjen e Kombit tone ata kane qene shume te qarte. Pra, zgjohuni sa nuk eshte vone, shikojeni te vërten e bazuar mbi fakte, jo atë qe ju servirin te tjerët. (nga Dritan Matraku ) ”
Pansllavizmi rus dhe panortodoksia sllave kunder Kosovës . E ne ?
Shikoni sa qesharake thot mitrpoliti, nga një ish autonomi të Kosovës e krijuan një shtet Islamik.(Он је казао да су од покрајине Косово успјели да створе „исламску државу”.
– И из аутономије Косова створили су „исламску државу “Али, они су то постигли НАТО бомбардовањем – формирање Косова као самосталне државе и стварањем исламске државе. Исто као што настоје да Босну претворе у унитарну исламску државу – оцијенио је митрополит. http://www.vostok.rs/ )
Sa poshte kemi ra, shuuuuuuume poshtë, jo se kemi qene ndonjehere te ngritur e larte, por se paku atebote, dikur, gjyshet e stergjyshet tane ishin te pa shkolle te paditur, ……por kto gjera qe po ndodhin sot, kur ne datojmë e shkruaj vitin 2015, kur shkollat vendi i diturisë mësimit e ndriçimit te mendjes se njeriut, u mundësohet te gjitheve , kur ne kohen moderne te Selfi-ve me handy e kanë mësuar te gjithë, ( se paku për këto gjëra jemi shume përparimtarë, bile bile gjeni!!!!!!)ne ketë kohë , sot, kto budallakina NUK FALEN KURRE
Është turp ti tregosh dikuj sa poshtë kemi rene, ne dite te sotme, kur rinise tone ju jan hapur dyert e evropes dhe botes, qe dikur te na kthehen mendjendritur, te shkolluar, te din ta udhëheqin vendin tone e ta qojnë përpara, ne SHQIPTARET jemi qudia e botes, aq naivë, saçe ne vend te dritës zgjedhim terrin, ne ven te shkollës zgjedhim xhaminë, ne vend te fakultetit zgjedhim xhamin, ne vend te poezive te madhit Naim Frashëri na prapë zgjedhim xhamin e këndojmë dove, ne vend te gjuhës SHQIPE na prapë zgjedhim xhamin e mësojmë arabishten….(. Nje ze i lindur nga pezmi , nje thirrje me zemer ! )
Te gjithë jemi për dit` e më shumë me zemra te plasura, e shpirtin e ndrydhur!(fxh),
15,08.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: - sipas rusëve, Fahri Xharra, Shteti islamik i Kosoves

Gjykata e Nju Jork-ut denon shqiptarin me 16 vite burg

August 15, 2015 by dgreca

Në Nju Jork dënohet një shqiptar për përpjekje terroriste/
Shqiptari Hasbajrami, banor i Bruklinit në Nju Jork, u denua me 16 vjet burg për përpjekje dhe bashkëpunim për t’u dhënë mbështetje materiale terroristëve. Në përfundim të dënimit, 31 vjeçari Agron Hasbajrami do të largohet nga Shtetet e Bashkuara. Seanca gjyqësore u drejtua nga Gjykatësi John Gleeson i Distriktit Lindor të Nju Jorkut. Në shtator 2011, Hasbajrami u përpoq të shkonte në rajonet fisnore kufitare të Paksistanit, FATA me synimin për t’u bërë pjesë e një grupi kryengritës radikal xhihadist. Po ashtu ai kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë me transferta të ndryshme për mbështetjen e aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan. Me synimin për të bërë xhihad, Hasbajrami kishte shkëmbyer emaile me një imdivid në Pakistan që i kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë dhe kishte rrëmbyer perëndimorë. Në një email, Hasbajrami thoshte se ishte e vështirë t’u kërkoje para myslimanëve të tjerë sepse ata tërhiqeshin “kur dëgjonin se bëhej fjalë për xhihad”. Në një mesazh tjetër, ai shkruante se donte të shkonte jashtë Amerikës, duke përdorur retorikë xhihadiste për të shprehur dëshirën që të vdiste si martir. Më 5 shtator 2011, Hasbajrami bleu një biletë avioni vetëm për vajtje në Turqi. Sipas komunikimeve të tij me email, synimi i tij ishte të shkonte nga Turqia në territoret FATA për t’u bërë pjesë e një grupi xhihadist. Më 6 shtator 2011, Hasbajrami u arrestua në aeroportin Kennedy në Nju Jork. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete një tendë, çizme dhe objekte të tjera për kohë të keqe. Në banesën e të pandehurit, u gjet mes të tjerash një shënim ku thuhej “Mos prit për pushtimin, është koha për martirizim”. “Ky rast, ashtu si edhe të tjerë përpara tij tregon se zbatimi i praktikave të ligjshme të përgjimit i jep mundësi qeverisë amerikane që të zbulojnë dhe neutralizojnë terroristët në SHBA”, tha prokurorja Kelly Currie. “Hasbajrami është edhe një tjetër individ në Shtetet e Bashkuara që ishte frymëzuar të kryente akte dhune në emër të xhihadit”, tha ndihmës drejtori i zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charge Rodriguez. “Ai përdori teknologjinë për të përhapur mesazhe terroriste dhe për të hartuar një plan për të sulmuar interesat amerikane. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer dhe punës së partnerëve tanë të rendit në Grupin e Përbashkët të Punës kinder Terrorizmit, ne e ndaluam atë të shkonte jashtë vendit për t’u bashkuar me një organizatë terroriste”. Zoti Rodriguez tha se këto lloj kërcënimesh mbeten mes përparësive kryesore për FBI-në dhe komunitetin e zbulimit në përgjithësi. “Falë pranimit të fajësisë dhe dënimit të sotëm, pasi ai ta vuajë atë, ai nuk do të mund të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara dhe të përpiqet të shkaktojë dëm”, tha ai.

Filed Under: Kronike Tagged With: denon Hasbajramin, Gjykata e Nju Jorkut, me 16 vite burg

Kosovë-Mustafa: Zgjedhjet në vitin 2018

August 15, 2015 by dgreca

-Haradinaj: Zgjedhjet në vjeshtë, shpëtimi i vetëm për Kosovën/
PRISHTINË, 15 Gusht 2015/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka shkruar:
Periudhën e pushimeve sivjet po e kalojmë në forma të ndryshme. Disa po punojmë, disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje, disa po “brengosen” për zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit të ardhshëm, disa po e kërcënojnë shtetin dhe udhëheqësit shtetëror (por edhe familjet e tyre) me shënjimin e kufijve dhe me Asociacionin e Komunave, disa po shprehin shqetësimet për ardhmërinë e Forcave të Armatosura të Kosovës e disa po lahen në det.
Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë. Askush askënd nuk do ta pengoj që të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018. Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje. Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i epet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private. Ushtrinë e kemi, sido që ia vemi emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet. Prandaj, të punojmë, të flemë dhe të pushojmë rehat, sepse përgjegjësitë për këtë shtet nuk i kemi marrë për mahi. IM
Kështu ka shkruar kryeministri Mustafa në ‘Facebook’.
Ndërsa, gazeta “Zëri” në Prishtinë me titullin “Thaçi president me 80 vota, ose zgjedhje”, sot shkruan:
Hashim Thaçi nëse nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës në raundin e parë ose të dytë të votimeve në Kuvend, përkatësisht me 80 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, kjo është kërkesa më e fundit e zyrtarëve të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës (LDK), të cilëve u ka bërë të qartë se nuk pranojnë që lideri i partisë më të madhe të zgjidhet president në raundin e tretë të votimeve, me 61 vota të deputetëve.
Drejtuesit e partisë më të madhe në vend ia kanë bërë të qartë këto kërkesa partnerit të koalicionit, pasi që disa deputetë të LDK-së, përkatësisht 6-8 vetë, llogaritet se nuk do ta votojnë Thaçin president, pasi t’i skadojë mandati presidentes, Atifete Jahjaga.
Megjithatë, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht deklarimit të disa deputetëve të LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit për president, më shumë u beson fjalëve të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kjo parti do ta mbështesë Hashim Thaçin për president të Republikës.
“Zgjedhjet në vjeshtë, shpëtimi i vetëm për Kosovën”, citojnë po sot mediat në titull një intervistë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Në emër të lëvizjes së lirë po plaçkiten qytetarët e Kosovës. Dëmi nga Specialja do të jetë afatgjatë për Kosovën. Dërgimi i lëndës nga opozita në Kushtetuese është një automatizëm por nuk mbajmë shumë shpresë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Koalicion do ta bënim me partitë opozitare… Janë këto disa nga qëndrimet që i ka shprehur në intervistën për KosovaPress-in lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj”, bëjnë të ditur mediat.
Sipas subjektit politik më i madh opozitar kosovar, Lëvizjes Vetëvendosje, me Asociacionin e komunave me shumicë serbe “Kosova po shkon drejt Bosnjes”. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për kundërshtim të fuqishëm të kompromiseve që po bëhen në Bruksel, pasiqë nuk ka më dyshim që vetëm përmes organizimit qytetar do të arrijmë ta mbrojmë shtetin tonë nga defunksonalizimi dhe ndarja etnike”, shprehej VV dje në një deklaratë./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosovë-Mustafa: Zgjedhjet, në vitin 2018

RIKTHIM NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR…

August 14, 2015 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/1.Kur paraditën e sotme po shkoja për në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit, përsëri mendoja se sa shpejt ikin: ditët, javët e muajt, por dhe vitet. Kështu, sillja ndërmend afër 5 vite të shkuara, kur pikërisht në atë sallë ishim tubuar për të marrë pjesë në përurimin e dy librave të autores së njohur, tashmë me banim familjarisht në Nju Jork, Kozeta Zylo. Atëherë, isha takuar me atë në Ministrinë e Arsimit e Shkencës, në shoqërinë e mikes së përbashkët, publicisten e studiuesen Vjollca Spaho. Pastaj u njoha edhe me bashkëshortin e Kozetës, Qemal Zylon. Të them të vërtetën, më dukej që me ata isha takuar vite më parë. Arsyeja ishte se, përmes Internetit, ishim lidhur disa herë dhe kisha dijeni për veprimtarinë e tyre të shquar, në Bashkësinë Shqiptare të Nju Jorkut e më gjerë. Këtë gjë ata e realizonin jo vetëm me botimet e tyre, por dhe përmes tri shkollave shqipe në Nju Jork: Staten Island, Manhattan e Brooklyn dhe valëve të televizionit të tyre, “Alba Life”.
Me atë rast, Kozeta përuroi librat “Një fjongo dielli nga Nju Jorku”(poezi) dhe “Refleksione shpirtërore”(Kritika dhe esse).Për atë veprimtari bëra një shkrim modest dhe e publikova, në atë kohë, por dhe në librin tim “Për ju, krijuese”(Tiranë, 2015).
Kështu, edhe sot kisha kënaqësi të veçantë që t’i takoja përsëri ata, tashmë në përurimin e dy librave të rinj të Kozetës. Po shkoja aty bashkë me Vjollcën e mikun tim nga Mirdita, Fran Nikollin, por dhe me sa e sa krijues të tjerë të njohur, poetë e shkrimtarë, publicistë e artistë. Ne do të merrnim pjesë në një gëzim të përbashkët, i cili nuk ishte vetëm për Kozetën e Qemalin, por dhe për fëmijët e tyre, për nipa e mbesa, si dhe për familjarë tjerë të tyre, kolegë e miq të saj të shumtë, për ish-nxënës e bashkëkrahinas nga Tepelena etj.
2.Fjalën e hapjes dhe moderimin e tërë veprimtarisë, për përurimin e librave të Kozeta Zylos, “Diaspora, si krah shqiponje”(Esse, refleksone e reportazhe) dhe “Kujtime, si fletës libri”(poezi), e mbajti artisti i njohur Kujtim Gjonaj. Jam i vetëdijshëm se për lexuesit nuk mund të jepen hollësira, në një shkrim të zakonshëm, për ato që u thanë gjatë asaj veprimtarie të bukur, e cila zgjati rreth dy orë. Secili nga folësit u ndal në vlerat e disallojshme, jo vetëm të këtyre dy librave, venë në qarkullim nga SHB “Bota Shqiptare”, por dhe për punën e përkushtuar të kësaj autoreje të pasionuar dhe të palodhur për çështjen mbarëkombetëtare shqiptare, në Bashkësinë Shqiptare të Amerikës.
Gjatë veprimtarisë përuruese u duartrokit nxehtësisht “Artistja e Popullit” Margarita Xhepa, e cila lexoi poezi të zgjdhura nga libri i ri i Kozetës. Pastaj, njëri pas tjetrit, studiues e kritikë letrarë, poetë e shkrimtarë, u ndalën në pamje të ndryshme të këtyre dy librave, sidomos të poezive të frymëzuara të K.Zylos.
Kështu, u ndoqën me vëmendje të veçantë diskutimet e zëvendësdrejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi dhe kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi. Më pas folën presidentja e “Albanian Exellence”, Flora NIkolla dhe krijuesit e botuesit e njohur: Laureta Petoshati, Novruz Shehu, Kujtim Mateli, Kozeta Zavalani e Piro Loli.
Duke e vlerësuar lart punën dhe botimet e çmuara të Kozeta Zylos, Lidhja e Shkrimtarëve “Pegasi”, me President Kristaq Shabanin, i dha asaj titullin “Personalitet i lartë i letrave shqipe”, dëshminë e të cilit ia dorëzoi artistja Flutura Maçi. Ndërsa organizata “Albanian Excellence”, e shpalli atë “Anëtare Nderi”, për ndihmesën e vyer në përçimin e vlerave më të mira të shqiptarizmës në Diasporë.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur e mbresëlënëse, foli krijuesja e talentuar Kozeta Zylo. Ajo i falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit e folësit në përurim. Kujtim i paharruar për të pranishmit ishin librat e dhuruar nga kjo autore, fotografitë e përbashkëta etj.
Tiranë, 14 gusht 2015

Filed Under: Komunitet, LETERSI Tagged With: Historik Kombëtar, Murat Gecaj, RIKTHIM NË MUZEUN

Kubë, valëvitet flamuri amerikan pas 5 dekadash

August 14, 2015 by dgreca

Flamuri amerikan u valvit sot në ambasadën e SHBA në Havanë për herë të parë që nga viti 1961, pas një ndërprerjeje në marrëdhëniet diplomatike që zgjati më shumë se pesë dekada. Sekretari amerikan i Shtetit ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve. Flamuri amerikan u ngrit nga marinsat nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA. Para kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbajti fjalën e përshëndetjes, ku bëri thirrje për hapjen politike të Kubës që qeveriset nga komunistët. “Ne jemi të bindur se do të ishte në interes të popullit të Kubës një demokraci e vërtetë, ku njerëzit të jenë të lirë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, të shprehin idetë e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre,” tha zoti Kerry. Por ai tha se politikat amerikane në të kaluarën nuk çuan në demokraci dhe shtoi se e ardhmja e Kubës u takon kubanëve ta ndërtojnë. Zoti Kerry foli edhe në spanjisht, duke thënë se hapja diplomatike do të jetë diçka e mirë si për popullin kuban ashtu edhe për atë amerikan. Ai tha se nuk ka arsye për të patur frikë nga kjo. Ngjarja e sotme në Havanë shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve. Ambasada e SHBA dhe ajo e Kubës u rihapën më 20 korrik të këtij viti. Muajin e kaluar, qeveria kubane organizoi një ceremoni të madhe për rihapjen e ambasadës së saj në Uashington, ndërsa SHBA vendosën ta shtyjnë ceremoninë e tyre në pritje të vizitës së zotit Kerry në Havanë. Sekretari Kerry u bë sekretari i parë amerikan i shtetit që viziton Kubën në 70 vjet. Ai shoqërohej nga disa anëtarë të Kongresit dhe tre ish marinsa amerikanë të moshuar, të cilët në janar të vitit 1961 ulën flamurin për herë të fundit në Havanë. Megjithatë disa çështje nga gjysmë shekulli armiqësie midis SHBA dhe Kubës ende kanë mbetur pa u zgjidhur. “Ne besojnë se gjërat nuk po shkojnë si duhet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është vendimtare për nxitjen e demokracisë gjatë këtij procesi politik,” thotë disidenti kuban Antonio Rodiles. Para nisjes për në Kubë, zoti Kerry komentoi në rrjetin Telemundo lidhur me pritshmëritë për të ardhmen. “Shpresojmë se vetë qeveria e Kubës do të marrë vendime që do të fillojnë të ndryshojnë gjërat, pra nuk mund të bëhet krahasimi i një muaji e gjysmë që kur kemi përfunduar marrëveshjen me 54 vite.” Në muajin prill, Presidenti Barak Obama tha se bisedimet historike me homologun e tij kuban Raul Kastro mund të shërbenin si pikë kthese që të dy vendet të punonin në drejtim të rivendosjes së lidhjeve diplomatike. Takimi shënoi herën e parë pas shumë dekadash që udhëheqësit e dy vendeve zhvillonin bisedime të drejtpërdrejta. Atëherë, ka patur negociata për të lehtësuar kufizimet e biznesit, të tregtisë dhe të udhëtimit. Megjithatë, kubanët mund të mos shohin ndryshime të menjëhershme në jetën e tyre të përditshme deri në heqjen e embargos shumëvjeçare. Presidenti Obama ka shprehur mbështetje për heqjen e embargos, që iu vu për herë të parë Kubës në vitet 1960, por për këtë duhet miratimi i Kongresit.

Filed Under: Histori Tagged With: Kubë, pas 5 dekadash, valëvitet flamuri amerikan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT