• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Një Dasëm Shqiptare në Kumanovë në familjen mërgimtarit të 100 vjetorit të Pavarësisë!

August 10, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Zejdi Halimi është personazh i veçantë i rrugëtarëve të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, 11 burrave që përshkuan në këmbë 517 km rrugë për të dërguar flamurin në Vlorë. Një eveniment që do të ruhet gjatë në kujtesë, për aktin sublim në nderim të atyre burrave që shpallsn shtetin e pavarur shqiptar më 1912 në Vlorë. Zejdiu ndodhej në emigrim prej shumë vitesh në Zvicër më familjen, dhe sapo është informuar se katër nismtarë nga Gjilani ishin nisur për në Vlorë në kambë ai nuk mund të qëndronte pa iu bashkuar këtij grupi të vogël historik, ndaj menjëherë u nis nga shteti zviceran me qëllim të bashkohej grupit. Zejdiu me një tjetër bashkombas të tij por dhe mik i familjës Qenam Hamdiu do të takoheshin me grupin e flamurit në Prishtinë. Ky rrugëtim shumë i lodhshëm me sakrifica, por këta ishin të vendosur të përshkonin rrugëtimin e tyre deri në Vlorë ndonëse muaji nëntor me kushte atmosferike të papërshtatshme në një udhëtim të tillë, por burrat e kombit nuk do të tërhiqeshin nga vendimi i tyre.
Grupi i rrugëtarëve pas disa ditësh udhëtimi ishte fati i mirë për mua të behesha protagonist të intervitoja, ndërsa Zejdi Halimi dukej tërësisht entuziast por dhe dashamirës ndaj mediave si dhe qytetarëve të cilët përshëndetnin sakrificën e tyre, dhe ndërsa Zejdi Halimi ndodhej në fundin e grupit të 11 personave histoik dhe gjithnjë kërkonte të dhuronte flamuj të cilët i kishte siguruar në një mënyrë të tijën në ditët e festës së 100 vjetorit.
Zejdi Halimi më pas…
Ndërsa grupi i shqiptarëve nga Kosova përfunduan me sukses udhëtimin duke i dorëzuar flamurin në Vlorë pikërisht në të njëjtën datë dhe orë presidentit të Repubilkës Bujar Nishani, pas dy muajve një pjesë e tyre do të takonin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha pikërisht në zyrën e tij dhe më pas me iniciativën e Zejdiut do të ndalonin në hyrje të rrugës së Kombit në kujtim të udhëtimit. Takimi në qytetinj e Milotit ishte spontan por Zejdiu do të kërkonte pjesë nga interniari i udhëtimit si dhe do të sillte në vemendje pritjen e rezervuar në disa qytete në respektin të tyre.
Zejdiu do të niste një këngë patriotike kurbinase nga historia e Albulenës, ndërsa këtë mundësi i afrohet këtij patrioti që në arkivën e tij ruante këngë shqiptare.
Dhe ndërsa jeta e tij ishte e lidhur me emigrimin në shtetin zviceran Zejdiu do të ruante llidhje të forta me shumë familje që rastësisht ishte njohur gjatë muajt nënëtor gjatë udhëtimit në këmbë nga Gjilani në Vlorë. Përgjatë stinës së pushimeve familja e Zejdiut do të ndalonte në bregdetin e bukur shqiptar dhe padyshim nuk largohej pa takuar miqtë dhe më e veçantë është ftesa në dasmën e vajzës së tij me datën pesë gusht në Kumanovë.
54 vjeçari Zejdi Halimi të na bënte ftesën kohë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës së vajzës Arbenita madje ftesa e tij ishte dhe më e gjërë për shumë miq nga Shqipëria.
Udhëtimi në Kumanovë
E mërkurë katër gushti në mbrëmje do të udhëtonim për në ceremoninë e dasmës së vajzës tashmë të një miku shumë të veçantë, ndonëse nga qyteti verilindor maqedonas disa kohë më parë situata me shqiptarët ishte e trazuar. Kjo nuk do të na prishte imazhin e dasëmës që prisnim të kalonim më familjen e Zejdi Halimit këtij shqiptari në trojet etnike shqiptare ne shtetin maqedonase. Mjetit tonë në shenjë simbolike në raste gezimi të dasmave ishte zbukuruar ashtu si është dhe zakoni ynë me dy fjango nga të dy krahët. Në pikën kufitare ku ndahen dy shtete si i Kosovës me atë të Maqedonisë dhe konkretisht në atë të doganës së shteti maqedonas një grup dasmorësh hidhnin valle dhe kjo dukej qartë se ishin dasmorë ndaj dhe ne do të ndalonin të bashkoheshim me katë shqiptarë , që nuk e dinim se nga cili qytet ndodheshin, por ajo që na bashkoj ishte gezimi i përbashkët ndaj përcollëm urimet ë ndërsjellta pasi ne i prezantuam se ishin të ftuar në dasëm e mikut tonë në Kumanovë. Akrepat e orës kishin kaluar mesnatën dhe pak kohë nga udhëtimi do të mbërrinim në Kumanovë, një rrugë e gjatë në një vend të panjohur për ne. Ora tre e mëngjesit do të mbërrinim në destinacionin e duhur pranë një pike karburanti aty gjetëm dy punonjës një shqiptar dhe tjetri maqedonas. Shijuam kafen e servirur ambjentet e jashte të barit ku ndodheshin disa djem të rinj duke e shqoëruar dhe me biseda të ndërmjetme me djemtë e rinj të cilët na tregonin manyrën e bashkjetesës ndërmjet dy kombësive dhe njëri nga djemtë do të shfrynte ndaj sllavëve maqedonas.
Do të kalonim plot tre orë pranë lokalit deri sa të njoftonim Zejdiun për mbërritjen tonë, i shoqëruar me bashkëshorten e tij Saxhiden kanë mbërritur brenda pak minutash. Ajo që do në binte në sy pisëpari ishte flamuri kombëtar në ndërtesën e tij. Dikur denoheshim 20 vite burg nëse gjendej ky flamur dhe në çdo dhomë ishin të vendosur flamujt shqiptar. Brenda në shtëpi dhe pse në orët e para të mëngjesit gjetëm të afërmit e familjes ndërsa Arbenita ndodhej në kozmetikë për t’u bërë nuse ishte vajza që na bëri sebep për këtë vizitë në familjen e Zejdi Halimit i cili tregon historinë e të parëve të tij. Më pas një shëttitje në qytetin e Kumanovës duke na prezantuar thuajse në çdo detaj, si për bashkjetesën ndërmjet komuniteteve, politikat qeveritare, si dhe traditat e tyre. Njëra pjesë Kumanovës ishte tërësisht me shqiptarë dhe tjetra me maqedonas thuajse të ndara. Investime në ndërtimin e Xhamive ishte shërbesë kryesore e banorëve vendas. Investimet në shkallë minimale në infastrukturë dhe zhvillim në një pjesë të komunitetit shqiptar, madje zona në varfëri, pas mbylljes të disa aktiviteteve shtetërore. Në administratë ndodhen dhe shtetas shqiptarë, paksa të kufizuar, një ojesë e mirë janë në emigrim, në shtetet europiane dhe gjendja e tyre duke më e përmirsuar. Sakaq Zejdiu prezanton fqinjët e tij dhe shumë banorë të njohur për vizitën tonë në dasmën e vajzës së tij.
Dasma e Arbenitës do të bëhej e përbashkët me miqësinë e re, dhe mbrëmja e ceremonisë së dasmës ishte me pjesmarrjen të vetme nga femrat ndërsa një ditë më pas burrat.
Për ne miqtë ishte e pamundur të festonim dy ditë radhazi, ndërsa tërë familjarët këmbëngulnin për të qëndruar gjatë dy ditëve për të shijuar dasëm e vajzës shqiptare të këtij miku të mirë.
Emrush Haziri 76 vjeçari nga Gjilani babaj i Lutfiut kreut të komunës ishte i ftuari mik i kësaj familje por që do të shijonim me të vërtetë kënaqësinë e dasmës së Arbenitës, vajzës së këij miku të veçantë që na ka dhënë emocione tërësisht të paharruara që do të ruhen në kujtesën tonë. Një ditë e shënuar për ne duke marrë me vete emocionet dhe respektin e kësaj familje patriotike shumë atdhetare që në bisedat me këta njerëz do të lutinin Zotin për bashkimin e madhe të kufinjëve.
Kemi lënë pas Kumanovën por më së shumti një familje të miqve të përhershëm, në ndarje me emocione, lotëtë e gëzimit, duke shpresuar për t’u bashkuar në të tilla gëzime familjare si kjo në Kumanovë me Zejdi Halimin me këtë njeri që tregoj vullnetin e tij në rrugëtimin historik në 100 e Pavarsisë

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, ne familjen e Zejdi Halimit, Nje dasem ne Kumanove, udhtarit te Pavaresise

Kosovë-DokuFest: Në Prizren, tregim për kinemanë Amerikane

August 10, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRIZREN, 10 Gusht 2015/ Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në rajonin jugor të Kosovës, sot u mbajt konferenca e dytë për shtyp në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, ku u prezantuan programi ditor dhe mysafirët.
“Kur më është kërkuar t’a kurojë një program për këtë edicion të Dokufestit, kam dashur që të tregoj një anë tjetër të kinemasë Amerikane. Duke qenë se Amerika është vend ku shumica e popullit janë migrantë, shumica e regjisorëve të këtyre filmave që do të shfaqen kanë migruar nga vendet tjera, e kjo lidhet edhe me temën e këtij viti”, tha Neil Young, kurator i programit special “Uncharted States of America”, cituar në njoftimin e dërguar.
Tema qendrore e Fstivalit në këtë vit është migrimi dhe shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punëtori tashmë tradicionale.
Në kuadër të DokuFest, sot në Prizren zhvillohet edhe debat i cili adreson rolin e rëndësishëm që arti dhe kultura kanë në krijimin e vlerave të reja që do të mund të ndihmojnë në ballafaqimin me traumat e konfikteve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. “Zhvillimet e reja dhe shkëmbimet në art dhe kulturë në rajon janë indikatorët më të mirë të tij”, theksojnë organizatorët.
Në konferencë morën pjesë: Norika Sefa, Ibro Hasanovic, Neritan Zinxhiria, Albena Kovatcheva, Neil Young, Esther Shubinski.

Filed Under: Kulture Tagged With: Doku fest, Prizren 2015

Rrugët dhe lagjet, në gjendje mjerane, ndërsa ti kërkon pasqyrë të krihesh, bashki e qytetit tim!

August 10, 2015 by dgreca

Cdo te behet me parkimet me pagese?/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Një kontratë koncesionare tronditi opinion e këtij qyteti për efektet e tij financiere në fillesën javës së parë të vitit 2015. Bashkia e Vlorës realizoi procedurën e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugët e qytetit. Mediumet lokale, por edhe ato të Tiranës bënë zhurmën një javore për këtë kontratë të parakohshme e cila në radhë të parë dëmtonte qytetarët nga ana financiare. Mirëpo si pasuan ngjarjet e mëvonshme?Pas stuhisë vjen qetësia Zhaurima u tret si retë nën një qiell kristal. U desh fushata e rrëmujshme e qershorit për të zbardhur të vërtetën e cila fillon të veprojë në rast se nuk anulohet ,në muajin gusht. Mirëpo fushata mbylli siparin elektoral të zhurmës dhe militantët e lodhur ranë sërish në qetësi. Ishte KLSH që cingarisi plagën e majisur.
Ky institucion i fuqishëm nga të vetmet që punon fort në ruajtje të financave shtetërore kërkoi anulimin e kontratës koncensionare.
Çfarë konstatoi KLSH?Ja përgjigja e këtij institucion e bërë publike:…Nga vlerësimi i koefiçientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i dhënies me konçesion/ppp për periudhën 10 vjeçare, janë llogaritur të ardhura të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë. Ndersa nga llogaritjet e kryera për shfrytezimin e gjashte diteve te javes (plus e shtuna), vlera e te ardhurave te pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në vlerën 218,360,000 lekë. Si rezultat i ndryshimit të kushteve të kontratës, shtesë të objektit të saj për parkimin në ditët e shtuna, për 13 rrugë, për të gjithë periudhën e konçesionit, impakti financiar negativ që i krijohet buxhetit të njësisë vendore është 3,764,880 lekë, ndërsa subjekti privat përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë Për më tepër, afati i koncesionit u rrit nga 10 në 15 vite. Nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, bashkisë së qytetit Vlorë i mohohen fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë koncesionare zbatohet. Po ashtu, Bashkia mund ta kryejë këtë shërbim shumë mirë vetë, ose me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë. Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën nr. 348/10, datë 30.06.2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH. 2. Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy Vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, përkatësisht Vendimi nr. 45, datë 09.10.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe Vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 11.12.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Vlorë. Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me nenet 27, 37 dhe 38, të ligjit nr. 125/2013 ““Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik­ Privat”, i ndryshuar, të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, pasi në bazë të VKM nr. 639, datë 29.9.2007 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Vlorë, të Qarkut Vlorë” dhe nuk duhej të konfirmoheshin, pasi rrugët e qytetit i janë transferuar kësaj njësie vendore në përdorim dhe jo në pronësi. Në këto kushte, Bashkia Vlorë, duke mos qenë pronare e kësaj pasurie publike, por vetëm administratore, nuk ka tagrin ligjor për ta dhënë me koncesion.
2.Disa pyetje që lidhen me këtë kontratë?
-Përse u kërkua me me ngulmë krijimi i këtij aktiviteti koncersionar në prag të mbarimit të mandatit të këshilltarëve të bashkise së Vlorës?
-Si është e mundur që në kurriz të qytetarëve këshilltarët e shumë forcave politike bashkëpunuan si të majtë dhe të djathtë dhe votuan këtë kontratë.
-Si shpjegohet që bashkia i la rrugët e këtij qyteti në gjendje skandaloze ndërsa vendoste kontrata koncesinare për privatët?
-Kush ishte i i interesuar për përfitimet në këtë kontratë?
-Përse firmosi prefektura e Vlorës nëpërmjet sekretarit të saj firmosi këtë kontratë të paligjshme.
-Kush bëri presion dhe cili do të përfitonte miliona nga kontrata në kurriz të qytetarëve.
3.Vlora është qytet historik dhe turistik,por aktualisht është një qytete që ka rrugët e saj ndër më të këqijat në vend. Vlora është një ndër qytet, që ka pothuajse të gjitha infrastrukturën rrugore në lagjet e saj të shkatërruara. A thua vallë Vlora, sapo ka dalë nga lufta,a thua vallë ky qytet historik e turistik është një Kandahar i vogël,vallë kush ta prishi këtë bukuri,ty qytet që të kanë kënduar ndër breza dhe shekuj,këngëtar popullorë?
Nuk ka lagje,udhë,lulishte,pallat pa vënë dorë pa prishur e shkatërruar. Punime të nisura,të pa bistisura,rrugë të copëtuara ndoshta nga predhat e luftës ,të kujt lufte vëlla?
Sikur gjithë qentë e republikës ta kishin copëtuara,sikur të gjithë predhat e një bombardimi të lëshoheshin kështu qyteti nuk do të ishte në këtë gjendje të zymtë në një sezon turistik. Çfarë tu tregojmë miqve shokëve kosovarë shqiptarëve përtej kufinjëve ,turistëve nga mbarë bota:Na falni por kështu punojmë ne. Vjet ishte më ndryshe sivjet beterë .Çfarë të bënë qyteti i bukur turistik e historik.
Dhe thuaj c’të duash kur dua të mollois:pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë…..cili top vëlla? Sepse topi i tajlanit ka 90 vite distancë kohe nga ne,topti i shqiptarit që bënë sikur e ndreq por që në të vërtetë e prish e shkatërron me injorancën e vet dhe pazotësinë e tij.
Dhe në të gjithë këtë katrahurë befasisht këshilli i bashkësie së Vlorës në fillim të vitit 2015 u jep qytetareve një kontratë koncensionare të jashtëligjshme. Rrugët pa rrugë dhe lagjet në gjendje mjerane ndërsa ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim.
4.Parkimi me pagesë është i parakohshëm. Dhe jo vetëm kaq, por abuzues sepse harta e shtrirjes së tij nuk përfshinë vetëm bulevardet kryesore të qytetit, por çdo rrugë të këtij qyteti me një tarifë të frikshme, për një orë aq sa këtë tarifë një qytetarë nuk e nxjerrë dot nga puna e përditshme .Çfarë shqipe është kjo vëlla,të punosh vetëm për parkimin me pagesë,ndërkohë që kjo masë duhej vetëm për bulevardin kryesor të qytetit,atë Vlorë- Skelë .Dhe aq keq ishte përfshirë kontrata sa një qytetarë që kishte automjetin poshtë banesës duhet të paguante për parkimin e tij. Kësaj po shqip i thonë: shteti të bënë gjëmën me ligjet e këqija, që hartojnë e miratojnë të zgjedhurit e vet popullit në këshillin bashkiak.
5.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. Deputetë dhe të tjerë janë ndër zërat që kanë kërkuar anulimin e një kontrate të këtillë e cila i fillonte procedurat e saj në muajin gusht 2015. Ende kontrata nuk është anuluar. Këshilli i bashkisë së qytetit është mbledhur në konstituimin e tij. Të gjitha fjalët të shpien te fjala:”Flasim të gjithë,asnjë nuk dëgjon”.

Filed Under: Analiza Tagged With: bashkia, Gezim Llojdia, qyteti, rruget

LUIGJ GURAKUQI NË NJË OPTIKË TË RE

August 10, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Ky vit, siç dihet, shënon 90-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit (2 Mars, 1925), nga një dorë shqiptare, para një hoteli në Bari të Italisë. Njëri prej personaliteteve më të shquara të Rilindjes Kombëtare, patrioti i flakët dhe demokrati konseguent, Luigj Gurakuqi mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin, në lëvizjen patriotike për pavarësinë e Shqipërisë, dhe ndër aktivitete të shumëta patriotike që e dallojshin atë, ishte edhe njëri prej themeluesve të Kongresit të Manastirit. Fan Noli për mundin dhe për veprimtarinë e tij patriotike, pat lëshuar ofshamën, “Nëno moj, ç’është përpjekur”! Në të vërtetë, mund të thuhet se gjatë 25 viteve të para të shekullit të kaluar, Luigj Gurakuqi ishte i pranishëm në çdo përpjekje, aktivitet dhe tubim në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta në nivel kombëtar si edhe në konferencat ndërkombëtare ku diskutohej dhe vendosej fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Edhe aty, shkruan autori i një libri për Gurakuqin, ai e mbrojti popullin tonë me mençuri, me energji dhe dinjitet.Edhe atje, në nivelet më të larta të diplomacisë dhe punëve botore,ku fjala dhe urtësia e tij pasqyrojshin atdhedashurinë si dhe përgatitjen e tij me dije e kulturë, të gërshetuar me burrëninë e shqiptarit. “Për besë e burrëni”, ka thënë At Anton Harapi, Luigj Gurakuqi, “qe i zoti të veprojë edhe kundra bindjes së vet.”

Luigj Gurakuqi, me përjashtim të ndonjë shkrimi të izoluar përrkujtimor aty këtu, është hedhur në harresë zyrtare në këtë përvjetor dhe veçanërisht me të drejtë është kritikuar — nga njerëz më kompetent se unë — mos njohja zyrtare e kontributit të tij me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë — për të cilën Gurakuqi punoi, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si asnjë figurë tjetër e kohës së tij. Megjithëkëtë, ai do të mbetet një prej personaliteteve më të shquara të historisë së kombit shqiptar, qoftë në fushën e atdhedashurisë, qoftë në jetën kulturore dhe letrare, por pa përjashtuar edhe vetitë e tija të burrënisë dhe trimërisë. Fan Noli e ka cilësuar Luigj Gurakuqin si, “gojë mjaltë e zemër hekur”, gjë që sipas Ernest Koliqit, i cili ka shërbyer si sekretar i tij në Tiranë në vitin 1924 dhe si i tillë e ka njohur për së afërmi, ka shkruar se elegjia madhështore e Nolit me epitetet gjeniale, “gojë mjaltë e zemër hekur”, e përshkruan natyrën dhe personalitetin e vërtetë të Gurakuqit, në mënyrë të mrekullueshme.

Fan Noli, Ernest Koliqi dhe bashkohas të tjerë të Gurakuqit,të cilët e kanë njohur dhe që kanë punuar me Gurakuqin fillim shekullin e kaluar nuk janë më. Por fjalët dhe kujtimet e tyre për Gurakuqin — përveç aktivitetit dhe veprave të vetë Luigj Gurakuqit, dokumentacion ky i dorës së parë — bëjnë pjesë me më të autoritetshmet vepra që janë shkruar për Luigj Gurakuqin, gjatë dekadave.

Kohët e fundit më ra në dorë një libër, që besoj se për nga dokumentacioni që mbartë, mund të konsiderohet se bën pjesë gjithashtu ndër veprat më të autoritetshme që janë shkruar mbi veprimtarinë dhe jetën e Luigj Gurakuqit. Është një libër doracak për të cilin autorinënvijon se i paraqet lexuesit të dhëna dhe fakte të reja; “Me këtë vepër kemi pohuar të dhëna të reja për Gurakuqët; kemi nxjerrë nga arkivat dokumente të heshtura; kemi paraqitur letra të pabotuara, të panjohura; kemi venë në dukje ndonjë shkrim mbetë në harresë; kemi zbuluar dhe indetifikuar materiale të harruara, me qëllim që t’i vemë para lexuesit dhe studuesit të ardhëshëm për të dhënë sintezën për këtë figurë kaqë të madhe, por jetëshkurtër. Sepse emëri i mirë i tij do të frymëzojë, në çdo kohë, vullnetet e dobishme të shoqërisë sonë”, shkruan autori i librit që më ra në dorë kohët e fundit.

Një mik i imi, shkrimtari dhe poeti Anton Çefa, para pak kohe më dhuroi librin, me titull, “Luigj Gurakuqi Në Një Optikë të Re”, të autorit Kolec Çefa, me kryeredaktor Dr. Jusuf Bajraktarin dhe botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë. Ky libër me dha shkak për të shënuar edhe njëherë jetën dhe veprimtarinë e këtij patrioti, veprimtari të cilën ai e filloi “me flakë ideali e guxim rinie, e vazhdoi me trimëri idealisti dhe e mbylli me burrëni martiri”. Është kjo një vepër që sipas autorit, “hecë nepër gjurmët e figurës së (Luigj Gurakuqit)” dhe si e tillë jep ‘identitetin e tij’, të kësaj figure të rrallë, me mendje të fuqishme, me zemër të virtytshme, me vullnet të palodhur, më i afti për të krijuar unitet shoqëror dhe kombëtar, përfaqsuesi më i denjë i mendimit politik opozitar shqiptar”, ka shkruar autori Çefa.

Çefa pohon se ndonëse në të kaluarën janë shkruar disa libra me vlerë për “këtë visar të paçmueshëm kombtar dhe mozaik virtytetsh shqiptare”, libri i tij është një përpjekje për të qitë në dritë figurën e plotë madhore të kësaj figure të madhe të kombit — të këtij, “Zëdhënsi të idealeve kombëtare, të kësaj shëmbylltyre të virtytit politik, e frymëzuesi të kulturës dhe qytetërimit europian.” Autori shkruan se Luigj Gurakuqi kishte një disiplinë prej guri, një vetpërmbajtje nervore të admirueshme dhe vetkontroll energjishë mendore e fizike, ai nuk e kishte, “hovin zemrak të Fishtës, as këmbnguljen idhnake të Mjedës, as fluiditetin qiellor të Poradecit, as andërrimin tërheqës të Naimit, as ekuivokun e Konicës, as fantazinë ngjyra-ngjyra të Shantojës”. Por ndryshe nga këta, shkruan Çefa, Luigj Gurakuqi kishte, “largpamësinë e politikanit, maturinë e diplomatit, kishte forcë Anteu, pa eufori”, dhe ndonëse jetonte në realitetin e botës shqiptare, Gurakuqi e bënte luftën politike mbrenda të gjitha rregullave moralo-etike.Si rrjedhim, këshillon autori, nga Luigj Gurakuqi, “Edhe sot kanë çka mësojnë politikanët, sidomos deputetët tanë.”

Në librin e tij, ”Luigj Gurakuqi Në Një Optikë të Re”, autori e cilëson Gurakuqin si “Shënjtin e politikës shqiptare”, si zëri i “Ndërgjegjes së politikës kombëtare”, dhe si më i pastërti dhe më i afti, ndër patriotët më iflakti e ndër politikanët më largpamsi dhe më i ndershmi dhe më i drejti ndër udhëheqsit dhe shtetarët – “I riu që rreshtohet ndër etentë e Atdheut”. Bajram Curri këshillonte, “Pyesim djalin” dukeiu referuar Luigjit të ri.Por, fatkeqsisht këto virtyte personale dhe kombëtare që Gurakuqi posedonte si njeri, si shqiptar dhe si politikan nuk e ndihmuan atë as Atdheun e tij sepse, sipas autorit Çefa, ai jetoi në një kohë kur, “tradhëtia paguhej, shpifja përkrahej dhe akuza nxitej”.

Kolec Çefa në librin e tij trajton edhe marrëdhënjet e Gurakuqit me klerin katolik, ndërsa kritikon historiografinë komuniste dhe atë që autori cilëson si “periudhë e natës enveriste me besnikët e saj”, të cilët ndër të tjera,për arsye ideologjike kanë paraqitur marrëdhënjet e Luigj Gurakuqit me klerin katolik si jo miqësore. Çefa shkruan se përpjekjet për të paraqitur Gurakuqin si ateist dhe antiklerikalist, për të shtrembëruar marrëdhënjet e Gurakuqit me klerin katolik shqiptar duke i paraqitur ato si armiqësore, nuk kanë asnjë bazë reale dhe as nuk i shërbejnë së vërtetës historike. Autori u kundërvihet këtyre shtrëmbërimeve historike duke thekësuar marrëdhënjet e ngushta që Gurakuqi ka pasur gjatë gjithë jetës së stij, me ndër të tjerë, At Gjergj Fishten, “si vëllëzër jo vetëm gjaku por edhe shpirti”; me ImzotLazër Mjedën,“si dy bashkpuntorë e dy miq”; me At Anton Harapin, i cili ka shkruar për miqësinë me Luigjin se “NëLuigjin gjeta njeriun, hetova shqiptarin”, me Abat Doçin, “si dy breza veteranësh”, e të tjerë.

E vërteta është se sa më shumë të lexosh për Gurakuqin nga ata që e kanë njohur nga afër, njeriu zbulon se ai ishte miqësor me të gjithë dhe pa dallime, “me parinë dhe me vogjëlinë”. Fan Noli,bashkpuntor i ngushtë me Luigj Gurakuqin,ka pohuar se, “Sa më mirë e kam njohur, aq më tepër kam qenë shtërnguar ta respektoj atë.” Libri i Kolec Çefës, “Luigj Gurakuqi Në Një Optikë të Re”, me dokumentacionin e dorës së parë të të dhënave të reja që sjellë autoriteqë botohen për herë të parë, na bën ta njohim më mirë Luigj Gurakuqin dhe si rrjedhim ta respektojmë dhe t’a duam atë edhe më shumë, si model i një patrioti të të vërtetë –edhe për ditët tona — si një politikan i cili ishte kundër, “politikës orientale nga mbrenda dhe kundër politikës kolonizuese nga jashtë.”Autori ka të drejtë kur shkruan se si i tillë, Luigj Gurakuqi nuk mund të jetë vetëm një “personazh i përkohshëm në historinë tonë”. Por fatkeqsisht duket se si i tillë po trajtohet Luigj Gurakuqi:U harrua me rastin e 90-vjetorit të vrasjes dhe u anashkalua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E vetmja gjë që nuk duket se është e përkohëshme është harresa ndaj kujtimit të këtij të “madhi ndër të mëdhejtë” madje edhe në këtë përvjetor, megjithëse ai ia kushtoi gjithë jetën Atdheut të vet. Ndonëse, siç ka thënë At Anton Harapi, “Luigji qe i mbarë Shqipërisë i të gjithë shqiptarëve, por Shqipnia nuk qe për të.”Anashkalimi zyrtar dhe jo zyrtar ndaj kësaj figure të madhe të historisë së kombit shqiptar dhe njërit prej përfaqsusve të idealeve më të larta njerëzore dhe atdhetare tregon fatkqesisht, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë as sot për Luigj Gurakuqin dhe nxitë pyetjen se kush dëshiron që ai të hidhet në harresë të përhershme dhe pse?Libri i Kolec Çefës, “Luigj Gurakuqi Në Një Optikë të Re”, me të dhënat e reja që ofron, hedhë më shumë dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e Luigj Gurakuqit si një model i politikanit shqiptar. Dhe si vepër e tillëshpresojmë që të kontribojë drejtë zhdukjes së mjegullës që e rrethon ende në disa qarqe këtë personalitet të shquar të kombit shqiptar.Pa përkujtimin dhe respektin që meriton Luigj Gurakuqi, jo vetëm në këtë përvjetor por gjithmonë, historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve mbetet e zbrazët dhe e varfër.Kujtimi i tij kombëtar do të shërbente gjithnjë në dobi të interesave të mbrendshme dhe të jashtme të shqiptarëve. Për ndryshe, për të përdorur një thënje të vjetër, pa kujtimin e tij të denjë dhe pa vlerat “e njëmendta ushqyese, intelektuale dhe shpirtërore”, që ai përfaqësonte dhe për të cilat dallohej Luigj Gurakuqi, “I vdiq Ora Shqipënisë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Frank shkreli, Luigj Gurakuqi, NË NJË OPTIKË TË RE

Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

August 10, 2015 by dgreca

Shqipëria si një destinacion i vlerësuar turistik gjatë sezonit veror, për herë e më tepër po vizitohet nga turistë të huaj dhe ata vendas. Krahas vlerësimeve dhe konsideratave për klimën, peizazhet e bukura, ushqimin dhe çmimet e leverdisshme, vizitorët ngrenë edhe shqetësime që shpeshherë janë të karakterit organizativ.
Kështu përmendein agjencitë dhe guidatorët vendas për t’i shoqëruar në destinacion dhe që tu japin informacionin e duhur, hoteleria dhe shërbimi i kualifikuar në to, por edhe mundësia e akomodimit në hoteleritë alpine. Fluksi i dendur i vizitorëve në këto zona,e ka cilësuar këtë problem.
Lugina e Valbonës, nga më të vizituarat këtë sezon turistik, është pushtuar nga vizitorët e shumtë. Fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, aq sa një pjesë e mirë e tyre e kalojnë natën nëpër automjete apo çadra portative, pa mundur të gjejnë një vend akomodimi.
Hotelet apo bujtinat janë të tejmbushura përgjatë fundjavave, ku qindra turistë zgjedhin freskinë e alpeve për të kaluar ditët me temperatura të larta. Por sipas vendasve, në Valbonë akoma nuk ka një vizion të qartë për icadrashfrytëzimin turistik të kësaj perle natyrore të lakmuar. Një turizëm i lënë gati në duart e traditës e të rastësisë. Mungojnë jo vetëm vendakomodimet por edhe udhërrëfyesit profesionistë.
Në Valbonë vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja nuk preket. Kulinaria, zakonet dhe historia ndër vite vlerësohet së tepërmi nga turistët, sidomos të huajt.
Parku Kombëtar i Valbonës është edhe zona më e vizitueshme e kësaj krahine këto ditë. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Çekia, të cilët vlerësojnë natyrën e bukur, mikëpritjen dhe traditën./m.m/

Filed Under: Featured Tagged With: flene jashte, turistet, Valbona

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT