• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Obama kërkon mobilizim global për dhënien fund të varfërisë dhe urisë

September 28, 2015 by dgreca

NJU JORK, 28 shtator– Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për mobilizim global për të përmbushur një sërë qëllimesh të OKB-së për zhvillimin duke thënë se “cinizmi është armiku ynë”.

Obama dhe udhëheqësit e tjerë mbajtën fjalime në Kombet e Bashkuara në ditën e tretë dhe të fundit të samitit duke diskutuar një sërë qëllimesh globale të zhvillimit, që u miratuan zyrtarisht të premten dhe do të realizohen  gjatë 15 viteve të ardhshme.

Obama u zotua të punojë drejt përmbushjes së qëllimeve në SHBA-se dhe jashtë vendit gjatë kohës së qendrimit të tij në detyrë dhe më tej.

“Ne mund të thyejnë ciklin e varfërisë, njerëzit dhe kombet mund të rrisin mirëqenien”, tha Obama.

“Shumë prej krizave aktuale botërore mund ishin shmangur nëse shtetet do të kishin investuar tek qytetarët e tyre dhe nëse vendet më të pasura  të kishin qenë partnerë më të mirë në ndihmën ndaj tyre”, tha presidenti amerikan.

Obama bëri thirrje për qeverisje më të mirë, për promovim të të drejtave të grave, qasjen në arsim dhe  dhënien fund të pabarazisë sociale në mbarë botën.

Filed Under: Kronike Tagged With: kunder varferise, moblilizim global, Obama ne Nju Jork

MREKULLIA E HENES

September 28, 2015 by dgreca

‘Superhëna’ mahnit dhe frikëson njerëzimin

Postuar më: 28 Shtator 2015 10:18

tiranaNjerëzit në mbarë botën u mahnitën mbrëmë nga spektakli që dhuroi Hëna.

Ishte hera e parë pas më shumë se 30 vitesh që një eklips hënor përkonte me atë që njihet si Superhëna.

Kjo e fundit ndodh kur Hëna është më pranë Tokës, çka bën që të duket më e madhe në qiell.

Hëna dukej 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më e shndritshme.

Eklipsi i Superhënës zgjati një orë e 11 minuta.

Edhe në Tiranë patën mundësi të shijojnë këtë spektakël, siç tregon fotoja e mësipërme e Armando Babanit.

Por shumë njerëz e kanë pritur me frikë Superhënën, pas spekulimeve se ajo do sjellë zhvillime apokaliptike në planet.

Edhe liderë fetarë kanë shtuar frikën se kjo ngjarje mund të sjellë atë që nuk mund të parashikohet.

Megjithatë NASA ka qetësuar vazhdimisht njerëzit.

Që prej vitit 1900 ka pasur pesë eklipse të Superhënës: Në vitin 1910, 1928, 1946, 1964 dhe 1982.

A supermoon rises above trees in Riverside, ConnecticutSupermoon over Bogota, ColombiaA plane flies in front of the supermoon over Geneva, SwitzerlandUK: The supermoon illuminated the night as it rose into the sky over St Mary's Lighthouse in Whitley Bay, North TynesideUSA: Beach goers take photos of the supermoon from the water off Padre Island Balli park in Corpus Christi, TexasUK: The vibrant supermoon rises above the Stuart mansion of Bolsover Castle near Chesterfield in Derbyshire last nightUSA: A partially-eclipsed supermoon, the last of this year's supermoons, rises over Las Vegas, Nevada, on a hazy morningUK: The super blood moon is seen during the early stages of the lunar eclipse near Big Ben in WestminsterEGYPT: A supermoon rises over the minaret of a mosque in Wadi El-Rayan Lake at the desert of Al Fayoum Governorate, near CairoVENEZUELA: The last of this year's supermoons rises in the sky in the Venezuelan capital city of Caracas last nightBELARUS: The supermoon shone through the night over an Orthodox church in the eastern European cityITALY: This bird seemed less than impressed by the spectacle, turning its back on the supermoon over St Peter's Basilica in RomeFRANCE: The moon shone a vibrant shade of red as it was seen over a statue on the Alexander III Bridge in ParisCANADA: A couple shared a quiet moment of reflection as they watched the moon over Vancouver, British ColumbiaUSA: The tremendous blood moon appeared to rise directly above the Baha'i Temple in Wilmette, Illinois, last nightUSA: The huge, bright moon filled the sky behind the state capitol in Salt Lake City, Utah, late on Sunday night

Filed Under: Komente Tagged With: Mrekullia e Henes

DUKE PRITUR MREKULLINE NE PLANETIN E KUQ

September 28, 2015 by dgreca

NASA do të shpallë një “zbulim të madh shkencor” nga misioni eksplorues në Mars, duke shtuar spekulimet se agjencia amerikane e hapësirës ka gjetur gjurmë uji në planetin e kuq.

Gazetarët janë ftuar të ndjekin një konferencë në Uashington të hënën në orën 11:30 lokale (17:30 Europiane) që do të drejtohet nga Luhendra Ojha, e cila zbuloi shenja të mundshme uji në Mars kur ishte ende studente.

NASA ka thënë se “ka zgjidhur misterin e Marsit”, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Agjencia më herët ka gjetur prova të ekzistencës së ujit në këtë planet, kryesisht në formë të ngrirë në pole, por thekson se aty nuk mund të zhvillohet jeta.

Në mars shkencëtarët e NASA-s bënë të ditur se provat mbështesnin teorinë që një herë e një kohë, një e pesta e sipërfaqes së planetit të kuq mbulohej nga një oqean me thellësi disa kilometra në vende të caktuara.

“Nëse do të shpallin se kanë gjetur ujë të rrjedhshëm nën sipërfaqe, që është një ndër teoritë që kemi dëgjuar për vite të tëra, atëherë kjo mund t’i hapë udhë zhvillimit të jetës në atë planet dhe vazhdimësisë së njerëzimit”, thotë Dag MekKuistion, ish-kreu i Programit të Marsit në NASA.

Filed Under: Komente Tagged With: NASA, Uje ne Mars

Janusz: Selia e Shenjtë njeh realitetin e ri të Kosovës

September 28, 2015 by dgreca

 -Veseli: Shqiptarët, populli i vetëm në Ballkan që mbajtën gjallë krishterimin katolik/

– Takimi i sotëm i kryetarit Veseli me delegatin papal është i pari i këtij niveli që ka pasur Kuvendi i Kosovës me Selinë e Shenjtë/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Shtator 2015/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Juliusz Janusz, delegat apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës. Në takimi u bisedua për një mori çështjesh që kanë të bëjnë me relacionet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, të cilat gjithmonë kanë pasur kontinuitet.

Duke evokuar historinë e këtyre relacioneve, kryetari Veseli theksoi se shqiptarët janë populli i vetëm në Ballkan që kanë mbajtur gjallë krishterimin katolik, edhe përkundër vështirësive të mëdha dhe se në momente të vështira për popullin tonë, Selia e Shenjtë ka mbështetur Kosovën, sidomos në vitet ’90, nën drejtimin e Papa Gjon Palit të Dytë.

Nga ana e tij, delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Janusz, theksoi se Selia e Shenjtë e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe mbështetë zhvillimet pozitive në vendin tonë.

Në këtë kontekst, ai shtoi se ne i përcjellim zhvillimet në Kosovë, e cila ka një potencial të madh zhvillimi me faktin se ka një popullatë të re, thekson njoftimi i dërguar nga Kuvendi kosovar.

Në takim u bisedua edhe për çështjen e pranimit të Kosovës në UNESCO dhe me këtë rast kryetari Veseli kërkoi mbështetjen e Vatikanit për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Delegati papal, nga ana e tij, u shpreh se Selia e Shenjtë ka mirëpritur letrën e përbashkët të bashkësive fetare të Kosovës, ku i kërkohet kësaj Selie mbështetja për këtë anëtarësim.

Më tutje ai shtoi se populli shqiptar ka një traditë të fuqishme të tolerancës, bashkëjetesës e bashkëpunimit mes religjioneve, e se mesazhi i kësaj tradite është i njëjtë me mesazhin qendror që synon të përçojë sot në botë edhe vetë Kisha Katolike nën drejtimin e Papa Françeskut.

Takimi i sotëm i kryetarit Veseli me delegatin papal është i pari i këtij niveli që ka pasur Kuvendi i Kosovës me Selinë e Shenjtë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Juliusz Janusz, kosova, Kryetari Veseli, Vatikani

Lufta kundër propagandës së Shtetit Islamik

September 28, 2015 by dgreca

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se ka një “rënie të ndjeshme” gjatë muajve të fundit të volumit të mesazheve të Shtetit Islamik në mediat sociale. Nënsekretari i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, thotë se po “ndryshon raporti” dhe se mesazhet kundër ISIS po mbizotërojnë mbi ato të ISIS në mbarë botën. Shteti Islamik ka qenë shumë efikas në përdorimin e mediave sociale. Shumica e njerëzve kanë parë imazhet e prerjeve të kokave në mediat sociale, por ndoshta nuk kanë dijeni për mijëra postime me propagandë pro-ISIS në mbështetje të aktivitetit të tij dhe të interpretimit të Islamit. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera nuk kanë qenë shumë efikase në mposhtjen e mesazhit të Shtetit Islamik. Një artikull i muajit qershor në gazetën New York Times deklaroi se ISIS “po triumfon në luftën e mediave sociale”. Artikulli citon një vlerësim të brendshëm të Departamentit të Shtetit. Gjatë muajit maj, Senatori Cory Booker i quajti “qesharake” përpjekjet kundër mesazheve të ISIS.Por, Nënsekretari Stengel thotë se ligjvënësit, si zoti Booker, nuk pikasin volumin shumë të madh të mesazheve kundër ISIS, të cilat dalin në gjuhën arabe. “95% janë në gjuhën arabe. Nuk jam i sigurtë se sa prej ligjvënësve tanë në Kongres lexojnë mediat sociale në arabisht. Ata shikojnë vetëm një pjesë të vogël të mediave sociale në anglisht”, u shpreh zoti Stengel për Zërin e Amerikës ditën e premte.

Një rrjet i përbërë prej disa rrjetesh

Zoti Stengel drejton Qendrën për Komunikime Strategjike Kundër Terrorizmit (CSCC) në Departamentin e Shtetit, e cila u krijua fillimisht kundër al-Kaidas, por që tashmë është shndërruar në një makineri anti-ISIS. Ai thotë se qendra CSCC nuk e shikon këtë përpjekje si vetëm Amerika kundër mesazheve të ISIS. “Nuk është vetëm kaq. Është e gjithë bota islame kundër ISIS. Kështu që ne duam të krijojmë një rrjet të përbërë prej disa rrjetesh të ndryshme.” Rrjeti i parë CSCC filloi të funksionojë në muajin korrik, si një projekt i përbashkët i SHBA-së dhe i Emirateve të Bashkuara Arabe. Me seli në Abu Dhabi, qendra “Sawab” i kundërpërgjigjet me shpejtësi propagandës së ISIS. Stengel thotë se tashmë qendra ka mbi 10 mijë ndjekës të regjistruar. Ekzistojnë qendra të dërgimit të mesazheve të shpejta edhe në Jordani dhe në Egjipt. Zoti Stengel thotë se qendra të reja do të shpallen ditën e martë gjatë një Samiti për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.Ai shton se: “Ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz, ndër ta gjithnjë e më shumë myslimanë në mbarë botën, po revoltohen prej veprimeve të ISIS, do të shikoni se si ata do të mbizotërojnë ndaj mesazheve të ISIS.”

Si mund të matet suksesi?

Zoti Stengel thotë se mesazhet kundër ISIS maten në mënyrë të ngjashme si një fushatë tipike mediatike, si p.sh. nëpërmjet numrit të ndjekësve, kohës që lexuesit qëndrojnë online, subjekti që shikojnë në vijim etj. Synimi kryesor është të merret sa më shumë prej tregut aktual. Për shembull, qendra “Sawab” do të zhvillojë një fushatë të re javës që vjen, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. E mbiquajtur “fushata e të larguarve”, ajo do të tregojë dëshmi të drejtpërdrejta nga dhjetëra burra dhe gra që janë kthyer nga Iraku dhe Siria dhe që thonë se “Kalifati është një mit. Me mua abuzuan atje. Ata nuk janë fetarë. Ata janë të korruptuar dhe hajdutë.” Por, zoti Stengel saktëson se nuk qëndron asnjë paralelizëm ndërmjet luftës kundër mesazhit dhe rrjedhës së luftëtarëve të huaj. “A është i rëndësishëm mesazhi për ISIS? Po. A mundet një mesazh në Twitter ta bëjë një djalë të ri që jeton në Tunizi, të vendosë t’i bashkohet luftës në Irak dhe Siri? Nuk mendoj se mjafton vetëm kaq.” Por, ajo çfarë i bind djemtë dhe vajzat t’i bashkohen luftës së ISIS, sipas zotit Stengel, nuk ka të bëjë shumë me mediat sociale në përgjithësi, se sa me ato të fokusuara më shumë tek një e-mail apo tek telefonatat – pra me më shumë kontakt personal. Dhe të luftohen këto, është puna e shërbimeve të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit.

Filed Under: Komente Tagged With: Lufta kundër propagandës, së Shtetit Islamik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT