Të Martën në mbrëmje, me 22 Shtator, zonja Suzana Arbnori, bashkëshortja e të ndjerit Pjetër Arbnori, e shoqëruar nga djali Filip dhe vajza Justina, bënë një vizitë në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Mysfirët u pritën nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj me bashkëshorten Nikoleta, nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati,sekretarja Nazo Veliu, anëtari i kryesisë dhe arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, dhe Editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari i Vatrës u uroi mireseardhjen mysafirëve dhe shprehu respekt e nderim për Mandelën e burgjeve Shqiptare, ish kryeparlamentarin, si dhe mikun e Vatrës Pjetër Arbnori.
Konsiderata të larta dhe kujtime nga takimet dhe bashkëpunimi mes Vatrës dhe Pjetër Arbnorit, treguan zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, dhe Marjan Cubi.
Editori i Diellit u përshkroi mysafirëve rrugën 103 vjecare të Vatrës përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore.
Familja i shkroi mbresat në librin e vizitorëve.
Për nder të mysafirëve Vatra shtroi një darkë ne restorantin Giovanni’s, pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj në Arthur Avenue.
Zonja Arbnori falenderoi për mikpritjen e ngrohtë .
Me pare zonaj Arbnori ishet prite edhe nga dega e Vatres ne Michigan me kryetar z. Alfons Grishaj.
Archives for September 2015
SE C’MU KUJTUA AJO DITE !!…..
Refleksione te nje ish te perndjekuri politik per disa te perndjekur politik/
Nga Gjergj ANGONI/
Diktaturen ne Shqiperi nuk e solli i vetem Enver Hoxha sepse kjo ishte e pa mundur. Arkitekti i saj ishte vertet i vetem ai, por ndertimin e kesaj ngreine e beri ne bashkepunum te ngushte me “inxhinieret zbatues” qe mbante mbas vetes diktatori. Keta inxh-iniere mbasi i zgjodhi dhe i studioi, ju besoj zbatimin e projektit te hartuar prej tij. Shume nga keta inxhiniere i kishte mbas veht-es qysh nga koha e luftes dhe disa te tjere i zgjodhi gjate rruges per ndertimin e kesaj ngrehine. Pati shume nga keta diktatori, por me te zelleshmit i mbante cdo dite mbas krahu, i mbante te pushtuar mbas qafe, luante, festonte dhe argetohej me ta. I ven-dosi neper postet e larta te oligarkise dhe keshtu i cfrytezonte per te vene ne jete programet e tij.’ Gjate rruges per ndertimin ngrehines te diktatures, shume nga keta “inxhiniere”, te cilet ai me paranojat e tij dyshonte sadopak, i eleminoi duke ju ngjitur nofkat e bashkepunetorit me armiqte imperialisto-revizjoniste ose si sabotatore ne rrugen per ndertim-in e ngrehines te tij. I burgosi, i torturoi dhe se fundi shumicen i pushkatoi, kurse te tjeret moren denime te renda dhe me pas familjet e tyre simbas rastit i burgosi, i internoi etj. Eshte e kupt-ueshme qe i denoj dhe soj e sorollopet e tyre, te cilet simbas tij perbenin nje rezik te madh per garantimin e kokes te tij dhe fam-iljes se tij. Te tille, qysh ne fillimet e pushtetit te tij, ishin komu-nistet e betuar te cilet diktatori i konsideronte si “inxhiniere te klasit te pare”, te tille ishin Tuk Jakova, Bedri Spaihu, Ko-co Tashko, Sejfulla Malishova, Liri Gega, Liri Belishova, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako, Koco Theodhosi, Abdyl Kell-ezi, Nesti Nase, Kico Ngjela, Vasil Kati etj, etj per te vazhduar pastaj me von me Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecor Sheh-un etj. (Te me fali ndonjeri nga ata ne se e kam haruar por ata ishin aqe shume sa dhe vete diktatori nuk i numuronte dot!)
Per ta realizuar kete masaker, diktatori i math cfrytezoi simbas radhes vete ata qe do ti denonte me von, pra cfrytezoi dhe stim-uloi luften brenda llojit. Sikurse ceka me nalt, bashke me ta, natyrisht qe nuk do te mbet-eshin pa e pesuar dhe familjet e tyre te cilet i denoi duke i burg-osur dhe internuar, simbas cilesise dhe “rezikshmerise” qe ata paraqesnin. Para se t’ju hante koken, diktatori keta “inxhiniere ”, i mbante prane, i trajtonte qe te jetonin si pashallare me te gjitha te mirat ne ate “kopesht te mbrekullive”, ne ate “Eden”, te cilin, vete e pagezoi me emerin “Bllok.” Te gjithe atyre qe vete dikta-tori i pagezoi me titullin “inxhiniere” nuk ju mungonte asgje duke filluar nga ushqimet, veshjet, shkollimin e femijeve te cileve ju jepte deget me te preferuara, i dergonte per specializi-me pas universitare neper universitetet me te mira te europes dhe te botes, ju siguronte shendetin duke i derguar per tu kuruar neper klinikat me te mira europiane, i dergonte c’do vit me pushime te gjata neper plazhe te vecanta te vendit ose jashte tij, benin pushime malore ku te deshin ata, kishin ne dispozicion makina lluksoze, per kohen etj etj perfitime qe i bente ata te vecante, ndryshe nga njerezit e tjere te thjeshte te cilet vuanin biles dhe per buken e gojes. Natyrisht te gjitha keto salltanete kishin nje kosto shume te madhe qe natyrisht delte nga kurizi dhe djersa e popullit te shume vuajtur dhe te uritur. Per tu justifikuar para popullit, diktatori keta “inxhiniere” i propogandonte se ata jane “ajka e kombit” dhe prandaj duhen ruajtur!! Ata ishin te pa cenueshem sepse ishin “ATA”, ata nuk ishin si te tjeret te cilet ne me te shumtat e rasteve ishin injo-rante dhe te pa shkolluar, keshtu pra ju siguronte nje imunitet qe askush nuk mund ti prekte se ne te kunderte shkonte ne te ashtuquajturen “shtepi pa qera” ose ne “giotine” pra shkonte per dhjame qeni ne ate bote. I vetmi qe mund ti c’imunizonte ishte vetem Ay dhe kete e bente sa here qe ai e shifte te aresyeshme ose qe ja desh puna. Pra per mos ta zgjatur, ata ishin vete Pere-ndia dhe Jezu Krishti!!
E ceka me nalt, se kur diktatori vendoste per te denuar kete apo ate “Inxhinier”, bashke me te e hante dhe e gjithe familja e tij. E hante gruaja, burri, femijet, vellaj, motra, vjeri, vjera, xhaxhaj, xhaxhesha, kusheriri, kusherira dhe i gjithe farefisi deri ne shtate a me shume breza. Tani me nje llogjiken time, desha te bej nje paralelizme midis isheve dhe pinjolleve te tyre, me ata dhe pinjollet e tyre te cilet qysh ne fillimet e komunizmit ne vendin tone, u arestuan, u pu-shkatuan me dhe pa gjyqe, u burgosen dhe u denuan per bindjet e tyre politike dhe pse ata mendonin ndryshe nga diktatori. Ne me te shumtat e rasteve keta mjerane ishin nga intelektualet me ne ze te vendit, njeres te shkolluar ne shkolla me reputacion ne bote por qe ndryshe nga diktatori ishin kunder ideologjise kom-uniste tek e cila ata nuk besonin. Te bej paralelizem dhe me ata qe linden neper barangat e internimit ose neper qelite e hetuesa-ve, me ata qe nuk munden qe ti njohin prinderit sepse i lane ne barkun e nenes, kur diktatori i largoi nga kjo jete, me ata qe ju tha buza per te belbezuar fjalen magjike baba, nene ose moter e vella sepse e pesonin si dhe vete ata. Pra do te pyesnja se kjo kategori njerezish qe vuajten shume neper burgje, debime, internime etj si keto, a jane te barabarte me familjet, femijet dhe farefisi i “ish inxhiniereve” qe diktatori mbasi i mbajti dhe i tajtoi si jo me mire ne “Bllokun” e tij, per me se njezetepese a me shume vjet dhe me von kur nuk si duheshin me, i denoi duke i pushkatuar, burgos-ur dhe internuar? Ne se jo, atehere perse keta ishe dhe pinjolleve te isheve sot kerkojne me te madhe, kategorizimin dhe trajtimin si te perndjekur politike nga dikta-tura, biles kerkojne dhe demshperblimet?? Por perpara se keta isha ose pinjollet e tyre te kene nje pretendim te tille, le te bejne me pare nje bilanc te thjeshte, me dy kunder ballanca: E para: Sa i kane mare ketij populli ne jeten e tyre me nje lluks maramendes ne ate te quajtur bllok, per sa vjet jetuan ne lirine prallore para se diktatori ti burgosi dhe internoje? E dyta: Le te bejne diferencen me humbjet materiale, qofte dhe morale qe ata paten, per sa vjet bene burgjeve dhe internimeve dhe ky bilanc do tu tregoje ne se keta i detyrohen akoma popull-it, apo populli ju detyrohet atyre?
Mbasi ta kene bere kete bilanc, pastaj le te pretendojne. Ka shume nga keta isha por sidomos pinjolle te ishave te cilet kane shume pretendime aq sa dhe sot si ne “vitet e arta” te tyre duan te zene majen e “Olimpit” pa e bere kete bilac. Por ka dhe shu-me te tjere qe duke e ditur se sa kohe ata ose pinjollet e tyre ish-in pjese e diktatures dhe qe luftuan per ndertimin e saj, sot me modesti ulin koken dhe nuk bezejne, me mendimin se: “Edhe ne jemi perndjekur nga diktatura, por nuk flasim dot se eterit tone ose dhe vete ne e kemi dhje…..”! Te tille ka shume qe ndryshe nga shume te tjere, duke e njohur veten, heshtin dhe kane hequr dore dhe nga pretendimet e tyre te pa merituara dhe jo vetem kane hequr dore nga pretendimet por publikisht i kane kerkuar ndjese ketij populli qe me kontributet e tyre ne ndertimin e ngrehines te diktatures e kane shkretuar kete vend dhe kete popull. Nuk e gjykoj qe te paraqes ne kete shkrim modest emra nga te dy kategorite sepse populli tashme i njeh fare mire se kush eshte ndjese kerkues dhe koke ulur per ate c’kane bere dhe kush jane pretendueset per te zene ne menyre abuzive, perseri “Majen e Olimpit.”
Me kete rast, desha te nxjer nga kujtesa e ime nje ndodhi qe me ka bere pershtypje dhe qe nuk e kam haruar dhe nuk do ta haroj kure sa te jem gjalle, megjithese kane kaluar aq e aq vite: Para shume vitesh, bashke me time moter shkova per te uruar per shtepine e re te porsa mare te nje mikes sone. Aty gjeta dhe nje mikeshen e zonjes te shtepise qe kish erdhur per vizite per te njejten aresye si dhe une por dhe qe kishte lidhje fisnore me mi-ken tone. U prezantuam dhe filluam te bisedojme. Kjo mikeshe e shoqes sone, me krijoi pershtypjen e nje snobeje dhe llafazaneje te pa pare, u mundua te na lere kete pershtypje sepse fliste sikur ajo i dinte te tera dhe se ne, ndoshta dhe mikja e ime dhe e sa njekohesishtj, ishim koti….kurse AJO ishte mbretereshe e Olimpit. Nejse thashe me vehte se dhe kungulli pushton gar-dhe por kjo nuk do te thote se ai “zevendeson mishin e hellos-ur!” sepse kungulli, kungull eshte dhe i tille mbetet! Ndenji sa ndenji mikesha, pa oren dhe u ngrit per te ikur me pretendimin se duhej te shkonte ne aeroport per te mare ushqimet qe i vinin enkas per te nga Italia me avion!?…
Kur ajo u largua, mesova nga shoqja e ime, se ajo kete pune, per te pritur ushqimet nga Italia, e bente c’do jave. Ishte e bija e nje ish drejtuesi te qeverise komuniste. Me von i jati i saj, ish “Inxhinier” i ndertimit te diktatures, mes-ova se u denua nga diktatori i madh dhe ajo se bashku me famil-jen e saj u internua. Ne fakt ndjeva nje keqardhje sepse pesoi nje fat te keq, por nuk munda qe te haroj te kaluaren prallore e saj. Kurse sot ajo “ishe” pretendon se eshte e persekutuar prej regji-mit komunist. Po c’fare ishte ai regjim per te? i cili pervec shume e shume te tjerave, i siguronte assaj cdo jave, ushqime nga Italia kur populli i saj nuk kishte per te ngrene as “misernike te thate”??? Kurse sot shpata e saj pret sa andej kendej duke drejtuar nje nga fondacionet te quajtura jo fitim prurese por qe per te eshte shume e shume fitimprures dhe neper tribuna dhe panele televizive, na ben moral per demokracine?? Si kjo zonje ka dhe shume e shume te tjere ne Shqiperi.
Po ju pyes te dashur miq, se kjo “ish” e perkedhelura ne kohen e diktatures dhe ata shume “ishe” si kjo, a nuk duhet qe te mendo-jne se i ka erdhur koha per te bere publikisht refimin dhe “bilancin” e tyre? Dhe mbasi ta kene bere ate, jam i bindur qe se paku, duhet qe te heshtin?! . Jam me se i bindur se jo vetem kesaj, te perkedhelures nga diktatura, por dhe te gjithe isheve dhe pinjolleve te tyre, bilanci do tu dali negativ d.m.th. te gjithe ata duhet qe ti kethejne dhe jo ti marin akoma keti populli ose te pakten te heshtin! Shume veta, besoj do te ma kundershtojne kete mendim me ars-yetim: “ Po c’fjalos dhe ti!! Po ata kane bere burg ne kohen e diktatures dhe si mendon ti qe nuk jane te perendjekur nga dik-tatura?? Po, ashtu eshte, do t’ju pergjigjem une, kane bere burg dhe kete nuk ja u mohon njeri, jane denuar dhe internuar prape dhe kete nuk ja u mohon njeri. Por dhe mua nuk guxon dot qe te ma moh-oje asnje njeri, faktin qe ata kane jetuar per gadi njezet e pese vjet ne ate kopesht te bukur “Eden”, te stisur nga diktatori i madh se bashku me “Inxhinieret” e tij, nderkohe qe populli i tyre jetonte me lakra dhe “misernike te mykur”!! Prandaj kjo katego-ri “ishesh” duhet qe te mos e harojne dhe mos ta fshehin kete fakt. Se fundi, perfitoj nga rasti qe ketyre isheve dhe pinjolleve te tyre t’ju bej apelin qe te nxitojne per te bere sa me pare “Bilancet” e gjithesejcilit, sikurese e kane vetebere shume nga “koleget” e tyre ish “ishe”!!!
Diplomacia e despotëve
Nga Dr. Enver Bytyçi/
Më në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot me një Ferman të tij një rregull të ri për diplomacinë shqiptare. E nisa fjalinë e parë me plotësorin kohor “më në fund”, sepse zoti Rama ka ndërtuar prej kohësh një diplomaci personale, një diplomaci në shërbim të pushtetit dhe fuqisë së tij kryeministrore të tipit të despotëve. Sipas fermoanit të kryevezirit tonë prej sot diplomatët, ministrat, ambasadorët, zv.ministrat, drejtorët, administrate e shtetit, pra të gjithë qatipat e tij, nuk kanë të drejtë të takohen me diplomat, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në vizita shtetërore jashtë vendit, nuk kanë të drejtë të flasin me të huajt pa lejen e kryeministrit. Nëse takohen dhe bëjnë vizita zyrtare jashtë, të gjithë këta janë të detyruar të informojnë me shkrim sulltanin e portës sonë të ulët për ato çfarë kanë biseduar me partnerët ndërkombëtarë, cilat kanë qenë takimet formale e informale, çfarë është biseduar në fruhstucket, drektat e darkat e punës që janë shtruar, cili ka qenë reagimi e partnerëve e kështu me radhë. Kjo do të thotë se prej sot psh Sajmir Tahiri mund të udhëtojë vetëm me lejen e kryevezirit tonë në Uashington për të marrë pjesë në konferencat rajonale të sigurisë. Madje dhe Ditmir Bushati do të duhet të matet shumë herë që t’i kërkojë ndonjë takim diplomatëve të huaj, ose të zhvillojë vizita jashtë vendit, sepse mundet që këtë ta refuzojë shefi i tij despot. Kjo do të thotë se dhespoti ynë ka vendosur të kontrollojë gjithçka në marrëdhëniet me jashtë. Jo se nuk e kishte bërë më parë, por se tani këtë kontroll e ka zyrtarizuar edhe formalisht. Nuk ka më epskpertizë diplomatike në Shqipëri. Nuk ka më konsulta dhe diskutime për të formuluar qëndrimet tona lidhur me zhvillimet e ndryshme në rajon, në Europë e në botë. Nuk ka më iniciativë diplomatike, madje diplomatët, ambasadorët duhet të jenë të kujdesshëm se mos ndërmarrin ose propozojnë iniciativa që bien ndesh me shijet e kryevezirit shqiptar. Nëse ndodh kjo i prêt fati i ambasadorit tonë në OSBE. Sulltani ynë i portës disko tashmë ka vendosur të luajë të gjitha rolet, edhe atë të presidentit, ka vendosur të emërojë e shkarkojë ambasadorë, gjeneralë e të gjitha nomenklaturat e parashikuara në kushtetutë e në ligj si kompetenca të Presidentit të Republikës. Edhe diktatori kishte përcaktuar disa rregulla dhe u linte pak hapësirë, ndonëse te censuruar, ministrave të tij. Edi Rama është i pari despot në historinë e shtetit shqiptar, i cili e ka shpallur veten ministër e kryediplomat, që harton strategji e taktika gjithnjë në shërbim të imazhit dhe axhendës së tij personale. I përfolur si një politikan I paaftë në çeshtjet e politikës së jashtme e të diplomacisë kryeministri Edi Rama është gjendur si në çdo fushë tjetër para dillemës hamletiane “Të bëj një diplomaci të shtetit, apo një diplomacy me të cilën t’u dëshmoj kundërshtarëve të mij, se jam i aftë ta bëj”. Në këtë dyluftim në subkoshiencën e tij ai zgjodhi këtë të dytën: Të luajë rolin e despotit edhe në diplomacinë e shtetit. Ai luajti dhe po luan këtë rol jo në funksion të një tradite të krijuar nga të gjitha qeverisjet, të majta e të djathta, në këto 25 vite. Mirë ose keq, qeveritë e kaluara kishin një strategji, kishin një objektiv strategjik sa i përket diplomacisë shqiptare dhe mundën të bëjnë që Shqipëria të bëhej pjesë e NATO-s, e KiE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, si dhe ta nisnin vendin për në dyert e Brukselit. Mirë ose keq, qeveritë e kaluara të të gjitha ngjyrave, pavarësisht prioriteteve të ndryshme strategjike në aleancat e krijuara, mundën të krijojnë një ekuilibër të admirueshëm në marrëdhëniet me fqinjët, aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë. Edi Rama me despotizmin e tij në diplomaci dhe injorancën në këtë fushë i ka prishur të gjithë këto ekuilibra dhe i ka vënë të gjithë diplomatët nga ata të hierarkisë së lartë e deri te i fundmi në rrjesht që të provokojë e promovojë veten si “lider botëror”, nëse i referohemi batutës tallëse të Aleksandër Vuçiç. Ai nuk ka lënë dhe nuk do të kursejë asnjë mjet, as dhe dronët e skenarizuar prej tij, për të demonstruar fuqinë e falsitetit të tij si despot. Qeveritë në demokraci mund të kenë objeksion ndryshimin e politikave sociale, fiskale, ekonomike, të administrimit, si dhe në fushën juridike. Por nuk ndodh që të personalizohet dhe të privatizohet politika e jashtme dhe diplomacia e shtetit, nuk ndodh që çdo javë e çdo muaj të ndërrohen “partnerët strategjikë”, siç ndodh tani në Shqipëri. Praktikisht askush nuk mund të priste që ndonjë despot i këtij formati të vinte në pushtet e të ndryshonte politikat ndaj shqiptarëve në rajon, në stilin e diktatorit komunist. Të ndërtosh marrëdhënie të mira e “të shkelqyeshme” vetëm me Serbinë dhe të sulmosh gjithë botën tjetër euro-amerikane, është lajthitje despotësh të marrë. Të ndërtosh një diplomaci të tillë që eleminon faktorin e Kosovës në marrëdhëniet me Serbinë, është punë prej Esat Pashë Toptani. Të marrësh përsipër nga deliri i madhështisë rolin e de Golit, kur Shqipëria me Serbinë nuk ka pasur asnjë histori si të Francës e me Gjermaninë, është marrëzi sulltanësh me delire. E krahasueshëm me paqen midis Parisit e Berlinit do të ishte një paqe e qëndrueshme midis Prishtinës e Beogradit. Në veprimtarinë e tij politike kryeveziri ynë vetëm këtë gjest ka dëshmuar, gjestin e afrimit me Serbinë dhe të konfrontimit me gjithë të tjerët, duke i dhënë Beogradit mundësinë të denigrojë politikat e Prishtinës dhe të përfitojë në politikat e saj kontinentale e rajonale. Edi Rama nuk na afroi më shumë me SHBA-të, përkundrazi u përpoq të na largojë prej tyre. U përpoq të na afrojë fillimisht me Ankaranë e shpejt na largoi prej saj. U përpoq më pas të na afrojë me Berlinin dhe në Vjenë vulosi distancën e tij me Europën. Gënjeu se do të na bashkonte me Italinë dhe shkon atje e kallxon barsoleta. Kjo është diplomacia e despotit tonë, i cili sot u kërkoi zyrtarisht të gjithë ushtarëve të tij, të cilëve u jep rrogë, që të mendojnë me trurin e sulltanit, të shohin me sytë e despotit, të dëgjojnë me veshët e kryevezirit, të sillen në modelin e diktatorit. Prandaj sot ishte një ditë e zezë për diplomacinë e shtetit shqiptar, një ditë që do të sjellë një katastrofë diplomatike në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën e civilizuar.
Kronikë- Përgjaket Mamurrasi
Dështon pajtimi, krisin armët, një i vdekur, katër të plagosur/
Prej disa kohësh qyteza e vogël e Mamurrasit nuk ishte përmendur për ngjarja të rënda si kjo e sotmja. Më së shumti ishin e dëgjuar nga përplasjet politike dhe tashmë në ditën e sotme qytetarët e saj janë tronditur nga krismat e armëve në mesditë. Zanafilla vjen nga dy djemtë, kushurinj Mamli nga një fshat fqinj i Mamurrasit, jashtë kufinjëve me pazare të prishura, të cilët kanë dhënë këtë rezultat me një të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Lufta ka nisur ndërmjet dy kushurinjëve pas zënkës në një nga baret e qytetit ku ishin nisur me qëllimin për të sqaruar konfliktet e lindura, por kjo ka rezultuar pa sukses. Dorjan Mamli dhe Enrik Mamli janë kushurinj dhe kërkonin të shkatërronin konfliktet e lindura në shtetin fqinj, ndërsa në ndihmë të tyre me qëllimi pajtimi kanë ndërhyrë dhe Idri Tafa si dhe djali i tij Naimi të cilët kishin lidhje miqësie me Dorianin dhe gjithçka ka rezultuar pa rezultat madje me viktima. Naimi, pas dështimit të bisedave të patjimit Enriku dhe Dorjani janë larguar nga lokali me dy autoveturat e tyre duke u takuar sërish pranë lokalit ku dhe ishin ndarë duke shkëmbyer tashmë jo bisedat por armët. Në fillim Enrik Mamli i cili udhëtonte me një foriustradë dhe Doriani së bashke dhe me mikun e tij Naim Tafa, i cili pas shkëmbimit të armëve ka mbetur i vdekur, ndërsa Dorjani i plagosur. Më parë dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më tej ka nisur dhe lufta ndërmjet tyre duke shkalktuar dhe të plagosur të tjerë madje dhe kalimtar të rastit, si dhe babai i viktimës Idriz Tafa, që ndodhen në siptalin ushtarak.
Viktima Naim Tafa ishte i dënuar në shtetin fqinj dhe vetëm pak ditë më parë kishte përfunduar vuatjet e burgut.(AZ)
Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën e Zveçanit, në veri
-Komuna e Zveçanit, e krijuar para 24 vjetëve, është një nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë/
PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Një kooperativë bujqësore është hapur sot në Zhitkovc nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë. Projekti për Zhvillimin e Kooperativës së Fermerëve implementohet nga Komuna e Zveçanit, bashkë me partnerin e tyre implementues, Qendrën për Zhvillim të Komuniteteve Lokale. Ky projekt është pjesë e Skemës së Granteve të BE-së për Veri, e cila është projektuar për të mbështetur rajonet e Kosovës në rritjen e gjenerimit ekonomik dhe në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.Duke folur në ceremoni, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ky projekt paraqet “një hap të rëndësishëm drejt formimit të sektorit bujqësor konkurrues në komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit dhe në rajon”.
Njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë më tej thekson se, ky projekt ka nisur në janar të vitit 2014, me një buxhet të përgjithshëm prej 357,000 eurosh. Zyra e BE-së ka financuar këtë nismë me 321,000 euro. Një numër i madh pjesëmarrësish kanë marrë pjesë në implementimin e këtij projekti, përfshirë: mbi 50 prodhues bujqësorë, një numër ekspertësh bujqësorë dhe institucionesh profesionale, vetëqeverisja lokale dhe ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë në Leshak. Ndërtesa e kooperativës bujqësore është pajisur edhe me makineri bujqësore. Përveç këtyre janë mbajtur edhe një numër trajnimesh profesionale për fermerët lokalë, pastaj udhëtime studimore në Itali dhe Slloveni për fermat e praktikës së mire, përfundon njoftimi.
Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës, është krijuar para 24 vjetëve nga një pjesë me shumicë serbe e territorit të komunës së Mitrovicës.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.
Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë. /B.Jashari/
|
Agriculture Cooperative Zvecan
Agricultural Cooperative in Žitkovac village in the municipality of Zvecan became operational today after the official ceremony held with the participation o…
|
- « Previous Page
- 1
- …
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- …
- 91
- Next Page »
