• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

“ Bombë “ në Beograd ?!

September 17, 2015 by dgreca

Titull shokues ne shtypin shqiptar : Tahiri Brukselit: “Na shpërbleni për dialogun me Serbinë”/

Nga Fahri XHARRA/
( Ajo po ashtu kërkoi që Bashkimi Evropian të njohë rezultatet e Kosovës në dialogun e Brukselit dhe të vendosë sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim  Asociimit  me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës (; 16 Shtator 2015  http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317591 )
Dhe tjetra: “Lufta e Parë Botërore /Historiografia serbe flet, e jona jo: si u zhdukën  200 mijë serbë në malet shqiptare”( Mund të quhet një ekspozitë mirëfilli politike kjo që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 17 shtator nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë modeste organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën e serbe, si dhe konsullatën austriake të Shkodrës….“Historiografia serbe flet për rreth  200 000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes masive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e kombit të tyre. Ekspozita organizohet ne kuadër tre 100 vjetorit tre Luftës  se Pare  Botërore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar. Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e 1915 dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, shkruan Tare në njoftimin për mediet.; http://www.standard.al/lufta-e-pare-boterore-historiografia-serbe-flet-e-jona-jo-si-u-zhduken-200-mije-serbe-ne-malet-shqiptare/ )
Miq të nderuar, nëse diplomacia shqiptare dhe ajo e Kosovës nuk e dine këte: “Diplomacia si instrument konkret i aftësisë së udhëheqjes së politikës së jashtme të një vendi nuk ishte më një privilegj i rrethit të caktuar familjar, fisnor apo puthadorësh që shpesh udhëhiqej nga interesat e posaçme individuale e klanore.”(fxh)
“Diplomacia është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit, dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. (fxh)

Fjala e Edita Tahirit dhe njoftimi publik i Auron Tares tregon që diplomatet shqiptar janë largë diplomacisë  “dhe se diplomacia ashtu edhe “strategjia” e cila vetëkuptohet është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe  dhe është një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh):  “: Marrëdhëniet ndërkombëtare vejërohen në kontekstin e mbisundimit të konflikteve dhe gjetjen e interesave krahasuese (komparative) por që edhe në këtë rast forca është mjeti më i mirë për kënaqjen e interesave qenësore të shteteve. Diplomati i shkolluar dhe me përvojë duhet ta dijë se elementet thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtareve bazohen në madhësi të interesit dhe forcës i cili në bashkëveprim pozitiv e paraqet forcën kombëtare. Diplomati i rryer duhet të dijë që, duke i mësuar mundësitë e realizimit të interesave nacionale në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ai duhet dhënë rëndësi shumë të madhe si diplomacisë ashtu edhe “strategjisë” e cila vetëkuptohet që është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh)” (  Fahri Xharra, Ç’është diplomacia? http://www.telegrafi.com/lajme/c-eshte-diplomacia-26-4129.html   )
Së pari , nëse bisedohet në Europë për hatër të dikujt, ajo bisedë duhet te ketë edhe : “Diplomati i mirëfilltë e di se Teoria e Lojës niset nga ajo që qëllimi i çdo loje është përfitimi i potezave dhe pozitave më të mira ndaj kundërshtarit. Qëllimi i fundit është fitimi apo përfitimi i cili arrihet me përzgjedhjen e strategjisë më të mirë diplomatike.” e jo pritje  e shpërblimeve . Dhe për ekspozitën në Tiranë , diplomacia duhet ta di : “Diplomati që ballafaqohet me diplomaci e ky është roli i tij e di mirë se ekzistojnë lojërat me rezultatin e “ Zeros “ dhe ato të “ jo Zeros”. Te lojërat me rezultatin e  “Zeros “ humbjet janë të njëjta për të dy pjesët dhe që loja me rezultatin e “Jo zeros “ nuk është e thënë që të arrihet gjithmonë me humbjen e tjetrit. “ Pra ?

A kishim me qenë në gjendje , apo a na ka shkuar mendja ndonjëherë ( konkretisht në Shqipëri ) të kërkojmë që në Beograd të hapet një ekspozitë e njëjtë, reciproke me titullin ‘ Golgota shqiptare “ ku edhe ne të qanim dhe vajtonim me te madhe për një gjë , një kohë një tragjedi që populli serb nuk është i njoftuar, kurse për popullin shqiptar as mos të flasim: “Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historik që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një nga tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje.(standard.al , po aty)
Duhet bindur opinion edhe shqiptar e edhe ai serb se ekspozita “Golgota shqiptare”nuk kishte me qenë bombë në Beograd , por një ulje e krenarisë serbe në garën diplomatike me ne .
Por: Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë. Diplomacia i shpreh marrëdhëniet ndërkombëtare duke e nënkuptuar aktivitetin njerëzor si një “zanat” dhe shkencat politike. Shteti me anë të diplomacisë duhet të përmbushë detyrat e vetvetes, duke mos dobësuar asgjë nga obligimet e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare .

Fahri Xharra,17.09.15
Gjakovë



Foto nga “Golgota shqiptare”









Filed Under: Opinion Tagged With: “ Bombë “ në Beograd, Fahri Xharra

Tirane-Ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi, hapi më i rëndësishëm

September 17, 2015 by dgreca

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nga tryeza e reformës për drejtësinë organizuar nga “Forumi Civil” hodhi një paralele të kujdesshme mes drejtësisë dhe politikës në Pakistan dhe asaj në Shqipëri. Lu tregoi historinë e një mikut të tij gjykatës, i cili nuk u thye përballë karteleve të drogës në Pakistan, përfaqësues të të cilëve i hynin politikës për të influencuar drejtësinë në lirimin e bosëve të drogës. Për reformën në drejtësi që ka nisur, Lu tha:-“Pakistani është sigurisht një vend i ndryshëm nga Shqipëria, por disa prej sfidave janë të njëjta. Në të dyja vendet, ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, për politikanë kriminelë dhe një sistem, ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Lufta për reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet, në të djathtë e në të majtë, besohen në këtë luftë. Gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme, por ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë. Kjo reformë është e vetmja më e rëndësishme që prej rënies së komunizmit”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu. Nga kjo tryezë, ish-Presidenti Alfred Moisiu, bashkëthemelues i “Forumit Civil” tha se duhet një ligj i veçantë, për t’i bërë një skaner të plotë pasurisë së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke zbatuar parimin e barrës së provës, madje edhe për familjarët e tyre. Një tjetër sugjerim i Moisiut lidhej me zgjedhjen e Presidentit nga populli. “Sado që të bëhen ndryshime kompetencash, kam bindjen se politika në të gjitha rastet do të përpiqet për ta bërë Presidentin palë të sajën. E pra, kjo modifikohet vetëm duke zgjedhur njerëzit e duhur në atë detyrë dhe duke zgjedhur kryetarët e shtetit drejtpërdrejtë nga populli. Nuk e kuptoj, përse deri tani te ne hezitohet për të dalë në një zgjidhje të tillë, kur pothuajse e gjithë Lindja e zgjedhin Presidentin drejtpërdrejtë nga populli”, deklaroi ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, bashkëthemelues i “Forumi Civil 2010”. Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman u shpreh se “nëse reforma në drejtësi nuk kryhet tani, Shqipëria do të humbasë 10 vite kohë”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi, hapi më i rëndësishëm

Admirali Ferguson takon Komandantin e KFOR-it

September 17, 2015 by dgreca

Admirali i Marinës së SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, Komandanti i Forcës së Përbashkët “Komanda Napoli”, u takua të mërkurën me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “Film City”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s. Kjo ishte vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i gjeneralit Miglietta si Komandant i KFOR-it, më 7 gusht. Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi i shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të sigurisë e asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
“Komandanti i Forcës së Përbashkët në Napoli shprehu vlerësimin e tij në angazhimin e trupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së saj në zhvillimin e institucioneve të sigurisë, të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga KFOR.

Filed Under: Featured Tagged With: Admirali Ferguson takon, komandantin e KFOR-it

-Opozita kundër, ndërpritet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

September 17, 2015 by dgreca

Kosovë-Kuvendi nis sesionin e vjeshtës me debate për katër marrëveshjet me Serbinë, në Bruksel/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Shtator 2015/  “Raportimi i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, ishte sot në axhendën 10 pikëshe të Kuvendit kosovar në seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, të saponisur, e cila u ndërpre pas bllokimit nga opozita që protestonte në sallë. Kishte paralajmërime se raportimi edhe mund të shtyhet për një seancë tjetër të Kuvendit të Kosovës.Sido që të ishte, kishte deklarata dhe debate, pasi seanca e Kuvendit u hap me orën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, ku vazhduan “replikat” e nisura e zhvilluara në distancë, të cilat ishin edhe me fjalor të ashpërsuar, pasi opozita kosovare është shprehur kritike e kundër të katër marrëveshjeve, veçmas asaj për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke organizuar edhe “aksione simbolike” e paralajmëruar edhe protesta, madje edhe “krijimin e frontit të përbashkët politik”.“Sot kemi pritur të flasim për disa tema, po e shoh që rrjedha e seancës është tjetër, po kursehem për më vonë”, u shpreh lideri i partisë opozitare AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, të cilit në deklarimet jashtë rendit të ditës iu dha fjala të parit nga kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

Më pas foli kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili theksoi arrestimet e veprimtarëve të këtij subjekti më të madh opoztar derisa kryejnë “aksione simbolike” kundër marrëveshjeve me Serbinë, në Bruksel, veçmas kundër “Zajednicës”.

Subjekti më i madh opozitar kosovar, me 16 deputetë në Kuvend, shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Prej 25 gushtit nuk pati veç arrestime, por edhe dhunë të pandalshme dhë ndërhyrje brutale me urdhëra të qartë politikë. Çka na tregon ky intrumentalizim i paparë i Policisë së Kosovës? Kjo tregon se qeveria e Kosovës e ka kuptuar shumë mirë se cka ka nënshkruar në Bruksel. Ajo ka nënshkruar bonjëzimin e Kosovës, prandaj tash po fshihet pas policisë dhe po e përdorë policinë e shtetit tonë për t’i mbrojtur vendimet e veta kundër Republikës”, u shpreh Konjufca, i VV-së.

Në vazhdim të seancës së Kuvendit të Kosovës, lidhur me rendin e ditës, kryetari i Grupit Parlmantar të LDK-së, Ismet Beqiri, prezantoi kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa për shtyrjen e informimit të tij për marrëveshjet në Bruksel. Kryeminsitri Mustafa nuk ishte prezent në seancë, dhe këtë e theksoi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duke u shprehur kundër shtyrjes së debatit për marrëveshjet dhe duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit të Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

HARADINAJ-MUSTAFËS: TËRHIQE NËNSHKRIMIN E TË KTHEHEMI NË NORMALITET

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, deputet dhe ish kryeministër i vendit, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja për ASK-në (Asociacioni serb të komunave), ose në të kundërtën ka thënë ai, nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë.

Haradinaj në fjalimin e tij të sotëm në Kuvend ka thënë se, “kryeministri Mustafa e ka vlerësuar të mos vijë në këtë seancë për të raportuar për Asociacionin.  Ai është në këtë objekt të Kuvendit dhe ne e kemi parë sot në mëngjes. Kjo nënkupton se diçka është duke u fshehur. Kësaj është duke i ardhë era mjaftueshëm”.

“Disa herë në këtë foltorë kam provuar ta ftojë vetëdijen e deputetëve për disa tema, që mendoj se nuk janë të një partie, cila do qoftë ajo. Demarkacioni, nuk është i AAK-së, nuk është vetëm i imi, nuk është vetëm për vota, por është e juaja dhe u kam bërë thirrje disa herë që të mos lejoni që shefat tuaj të shkojnë gabim. Marrëveshjet e fundit për asociacionin e komunave kanë shkuar keq dhe ne e kemi ngritur alarmin e rrezikut që ASK të pajiset me kompetenca egzekutive. Dhe a e dini se çka ka ndodhur. Është pajisur me kompetenca vendimmarrëse, që janë shumë më shumë se ato ekzekutive”, është shprehur ai.

“Le ta tërheqë nënshkrimin Isa Mustafa dhe të kthehemi në normalitet, lë të bëjmë pozitë e opozitë, lë të flasim për korrupsionin, le të flasim për investime e për vende të punës…Pa e tërhequr këtë nënshkrim, nuk ka normalitet as në këtë Parlament e as në Kosovë”, ka thënë  Haradinaj.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pasi paralajmëroi se do bllokojë seancën nëse nuk vjen kryeministri Mustafa ka lëshur vendet e veta dhe ka dalë para kryesuesit të seancës së Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili po kërkonte të largohen dhe të kthehen ne vendin e vet.

“Nëse Isa Mustafa ka zgjedhur që të tallet me Kuvendin dhe me deputetët në këtë mënyrë, ne jemi këtu që të mos e lejojmë një degradim të tillë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si grupe parlamentare opozitare, do ta pamundësojmë vazhdimin e mëtejshëm të seancës, nëse kryeministri nuk vjen për t’u ballafaquar për marrëveshjet me Serbinë”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Derisa opozita pengonte vazhdimin e sancës, “10 minuta pushim” dh kryesuesi Hamiti, në “rrethimin” e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pas kalimit të 10 minutave “pushim” seanca e Kuvendit të Kosovës e “bllokur” nga opozita nuk rinisi.

Nënkryetari Sabri Hamiti u kthye në kryesimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, për ta përfunduar punimet e saj. Por, nënkryetarjae Kuvendit të Kosovës, Aida Durguti, nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ia lëshoi ulësen, duke e detyruar kryesuesin që përfundimin e seancës ta shpall duke qëndruar në këmbë.

Pritet që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet të hënën për të vendosur për vazhdimin e seancës.

QEVERIA KOSOVARE: MARRËVESHJET E ARRITURA NË BRUKSEL NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN DHE LIGJET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të premten e kaluar, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të informuar deputetët lidhur me marrëveshjet e arritura në 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar Kuvendin që në seancën e parë të tij për këto marrëveshje është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të gjitha marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, ka shprehur gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si edhe për proceset e tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Pas kthimit nga Brukseli, raundi i 28-të i dialogut me Serbinë në nivel të lartë kryeministror, kryeministri Mustafa ka njoftuar në mbledhje të qeverisë dhe në konferencë shtypi se, “paketa e katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 përfshinë: marrëveshjen për kodin telefonik, marrëveshjen lidhur me heqjen e pengesave të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, parimet themelore për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe poashtu marrëveshjen lidhur me heqjen e barrikadave nga ura e Mitrovicës”.

Duke kundërshtuar këto marrëveshje edhe “si hapa të mëdhenj drejt bosnjëzimit të Kosovës”, në një deklaratë të përbashkët, para seancës së sotme të Kuvendit, tre subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat së bashku kanë 31 deputetë në parlamentin kosovar 120 anëtarësh, theksojnë se “do të veprojmë si opozitë e bashkuar në qëndrime dhe veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit dhe në këtë ftojmë të bashkohemi të gjithë zërat opozitarë, për t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike”.

Sipas shtypit të sotëm kosovar, kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët në debatin për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë, i parashikuar të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes. Vetë Mustafa i ka kërkuar Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

“Mustafa nuk do që të dalë në Kuvend pa prezencën edhe të partnerit kryesor qeverisës, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Thaçi ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe. Një burim i gazetës ka thënë se për shkak të kësaj kreu i qeverisë është detyruar t’i shkruajë të martën kryeparlamentarit Kadri Veseli”, sipas Koha Ditore.

“Kryeministri Mustafa e ka firmosur kërkesën dhe shtyrjen e debatit e ka arsyetuar me pamundësinë e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar për të marrë pjesë në seancë, shkaku që ndodhen në vizita zyrtare jashtë vendit”, ka thënë ky burim. “Ky ka qenë arsyetim formal, por arsyeja kryesore është mungesa e zëvendëskryeministrit Thaçi. Kryeministri nuk do që ta marrë mbi vete gjithë barrën e raportimit, por që atë ta ndajë me liderin e subjektit kryesor në qeveri”, citon gazeta.

Më tej shton se, në qeveri dhe në Kuvend kanë refuzuar gjatë ditës të japin informacione përkitazi me këtë zhvillim.

Para pushimeve të verës, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror me seancën e jashtëzakonshme të nisur pak para mesnatës së 3 gushtit, që ishte e treta brenda ditës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Nderpritet Kuvendi, opozita kunder

Shqiptaro-Kanadezët në “Black Ribbon Dy – Dita e Fjongos së Zezë”

September 17, 2015 by dgreca

Përkujtohen për të 5-tën herë radhazi nga SHBSHK viktimat e nazizmit e komunizmit e quajtur “Dita e Fjongos së zezë”/
Nga Beqir SINA New York/
MASARYKTOWN TORONTO CA(10 GUSHT 2015) : Në një njoftim të saj në rrjetin social facebook -Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze ka postuar një lajm shoqëruar me fotografit përkatëse, se është përkujtuar muajin e kaluar për të 5-tën herë radhazi nga SHBSHK viktimat e nazizmit e komunizmit e quajtur “Dita e Fjongos së zezë”.
    Më tej në njoftim thuhet se nëntor të vitit 2009, Parlamenti i Kanadasë miratoi njëzëri një rezolutë për të krijuar një përvjetor kanadez të Përkujtimit për viktimat naziste dhe krimet komuniste sovjetike më 23 gusht , të quajtur ” Dita e Fjongos së Zezë – Black Ribbon Day”, që përkon me përvjetorin e nënshkrimit të paktit famëkeq mes regjimeve naziste dhe komuniste sovjetike .
   Këshilli i Evropës Qendore dhe Lindore me komunitetet e saj përbërëse si Estonia, Hungaria, Lituania, Latvia, Polonia, Cekia , Sllovakia, Ukraina etj ku dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze eshte antare nga 4 gushti i vitit 2011 pra për 5 vjet rresht ka marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore. Organizatorët këtë vit ishin komunitetet Ceke dhe Sllovake.
    Dr.Ruki Kondaj, presidente Nderi e kësaj shoqate në statusin e saj ka psotuar lajmin ku thuhet se në këtë, aktivitet morën pjesë personalitete të politikës Federale e Porvinciale mids tyre dhe minsitri i mbrojtjes se Kanadase Jason Keney dhe nga parlamenti i Ontarios MPP Yvan Baker si dhe këshilltari i Bashkisë së zonës ish parlamentari i Kanadasë Jim Karygiannis.
    Ndërkaq, thuhet se pjesëmarrësit i përshendeti Z.Markus Hees president i Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada, politkanë e pjesëmarrës në takim, përfaqësuses diplomatik, përfaqësues të familjeve të viktimave etj.Shoqata Shiptaro Kanadeze u përfaqesua nga znj.Aida Bejte presidente, Dr.Ruki Kondaj, presidente Nderi dhe Z.Andi Demcellari financier e antar bordi. Pas takimit u dha një koktej i thjeshtë nga organziatorët në këtë park të mrekullueshmem ku valviteshin flamurët e të gjithë kombeve pjesëmarrëse.
Kurse, Kryeministri i Kanadasë – Stephen Harper vitin e kaluar lëshoi këtë deklaratë për të shënuar “Black Ribbon Day”, Dita Kombëtare e përkujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit në Europë:
“Black Ribbon Dy – Dita e Fjongos së Zezë” është një ditë kujtimi për të mbajtur zi për viktimat e komunizmit dhe socializmit në Evropë dhe për të nderuar ata që humbën jetën e tyre nën këto regjime të egra. Sot ne të gjithë përulemi para atyre burrave dhe grave kurajoze që luftuan dhe sakrifikuan edhe jetën kundër shtypjes dhe tiranisë komuniste.
“Black Ribbon Day” shënon përvjetorin e famëkeq të marveshjes së 1939 Molotov-Ribbentrop midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, e cila çoi direkt në pushtimin e më të madh të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe masakrat e pakuptimta dhe shtypjen e mozorinë komuniste të miliona njerëzve të pafajshëm.
“Ndërsa ne shënojmë Ditën e Viktimave të Komunizmit, kronikat e kohës na kujton ata burra, gra dhe fëmijë në shumë pjesë të botës, që edhe sot vazhdoin të përballen me aktet e dhunës dhe represionit nga regjimet totalitare dhe ideologjive komuniste dhe anti-humanizmit. Kanada denoncon fuqimisht veprime të tilla si ato që i mohojnë dinjitetin njeriut dhe vlerën e çdo njeriu, e cila është themeli i një shoqërie të lirë dhe të drejtë.
“Qeveria jonë është e angazhuar për të nderuar dhe kujtuar viktimat e komunizmit dhe nazizmit. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke ndihmuar për të krijuar një monument në kombin tonë të Viktimave të Komunizmit, monument ky që do të nderojë qindra miliona burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët luftuan kundër tiranisë së komunizmit. Gjithashtu, kjo është arsyeja pse ne po ndërtojmë një të ashtuquajtur “NationalHolocaustMonument” në zonën e quajtur “Rajoni Kapital Kombëtar” që do të ruajë kujtimin e Holokaustit dhe viktimave të saj.
“Në këtë ditë të rëndësishme, unë ju kërkojë të gjithë kanadezëve të bashkohem me përpjekjet e qeverisë sonë për të promovuar dhe mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në mbarë botën, dhe të bëjmë atë që mundemi për të siguruar që gabimet e së kaluarës të kryera gjatë sundimit komunist të cilë janë kapitujt më të errët të historisë njerëzore nuk do të përsëriten më. “

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Ruki Konda& Aida Bejte-Lumi, Shqiptaro-Kanadezët në "Black Ribbon Dy - Dita e Fjongos së Zezë"

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT