• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Mediat: Shqipëria në “Euro 2016”, nuk ka kthim pas

September 5, 2015 by dgreca

MEDIAT SERBE MERREN ME BALLISTIN/
Ka nje terheqje vemendje prej medias nderkombetare per paraqitjen e Kombetares Shqiptare ne ndeshjen me te fundit, ate ne Kopenhagen me Kombetaren rivale te Danimarkes.
Mediat italiane kanë qenë ato që kanë shkruar më tepër për takimin që përfundoi 0-0. “La Republika” ka theksuar më tepër nivelin e lartë që tregoi portieri Etrit Berisha përballa sulmit danez.
“Ka përfunduar pa gola ndeshja në kopenhagen, por nuk kanë munguar emocionit. Sidomos, në pjesnën e dytë të takimit, Danimarka tregoi forcën duke sulmuar vazhdimisht, por ajo gjeti hasi në mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve, sidomos të atij që shkëlqeu, Etrit Berishës”, shkruajnë mediat italiane.
“Portieri i Lacios ka zgjidhur më shumë se një situatë të rrezikshme, duke mbrojtur portën që sulmohej vazhdimisht nga danezët dhe duke nxjerrë me barazim pa gola djemtë e De Biazit”, vijon më tej artikulli.
Në mediat e tjera ndërkombëtare rezultati është quajtur një barazim i artë, i cili bën shqiptarët të ëndërrojnë finalet e “Euro 2016”-ës në Francë.
BBC-ja e cilëson Kombëtaren të pathyeshme, solide dhe të vendosur në atë që synon dhe sipas saj ajo është në rrugën e duhur dhe nuk ka kthim pas.

MEDIAT SERBE MERREN ME BALLISTIN/
Ballist Morina, njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit, 14 tetorin e kaluar, ka qenë më qendër të vëmendjes së mediave serbe.
Shkuarta e tij në Kopenhagë, takimi me futbollistët kuqezinj të “Hotel Hilton”, pozimi me ta, prania në “Telia Parken” duke udhëhequr tifozët kuqezinj, është konsideruar një skandal nga serbët.
Ata që bënë atë dhunë të paparë në stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Shqipërisë e shohin veten 10 pikë pas nesh, u tregoi drejtësinë e kulluar KAS-i, duke ua dhënë shqiptarëve 3 pikët në tavolinë, nuk rrinë dot pa u marrë me kombëtaren e drejtuar nga De Biazi.
“Në ndeshjen kualifikuese për në Kampionatin Europian u shënua përsëri skandal, pasi lojtarët e Shqipërisë, para ndeshjes me Danimarkën, në Kopenhagë, janë fotografuar me njeriun që e solli dronin në Beograd, akt ky që e kishte ndërprerë ndeshjen me Serbinë, – shkruan “Tanjug”.
“Ismail Morina, të cilin të gjithë e paraqesin si “Ballist Morina”, ishte së bashku me lojtarët shqiptarë në Danimarkë, me të cilët ka bërë edhe një fotografi në grup. Incidenti me shkaktar këtë person ka ndodhur në Beograd, në tetor të vitit të kaluar, kur mbi stadium u shfaq një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre, pasi tifozët sulmuan fushën dhe pati incidente. Serbia mundi Armeninë 2-0, por nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar në finalet e kampionatit europian, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta luajë më 8 tetor, kur do të ndeshet prapë me Shqipërinë”, vijon “Tanjug”.
Ismail Morina ka bërë një gjest shumë interesant para fillimit të sfidës Danimarkë-Shqipëri.
I njohur si “Ballisti”, kuksiani ka udhëtuar në Kopenhagen për të ndjekur ndeshjen kualifikuese, e vlefshme për kualifikim në finalet e “Euro 2016”.
Ai është takuar me gjithë skuadrën, në hotelin ku qëndronin kuqezinjtë në Kopenhagen.Pas takimit, “Ballisti” ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke puthur grushtin e kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
“Grushti i shekullit, meriton të puthet”, – ka shkruar Ismail Morina.
Padyshim që grushti është i kapitenit Lorik Cana, me të cilin ai vuri përposhtë një huligan serb, që kishte hyrë në fushë dhe po godiste lojtarët tanë në ndeshjen e ndërprerë në Beograd.

Filed Under: Sport Tagged With: Euro 2016, media nderkombetare, shqiperia

Arrestohet Armando Prenga, deputet i PS-së

September 5, 2015 by dgreca

*Armando Prenga është përfshirë në një përleshje mes dy familjeve. 7 persona kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se janë përdorur edhe armë/
*Vendimi i qeverisë futi në hasmëri familjet në Laç/
*Basha: Ky është fundi i shtetit ligjor. Ta heqim nga qafa Ramën/
*Rama: Ndëshkim i plotë ligjor për ngjarjen, koha e të paprekshmëve ka ikur/
Në Shqipëri policia arrestoi në flagrancë deputetin socialist Armando Prenga i cili u përfshi gjatë natës në një përleshje mes dy grupeve, pjestarë të dy familjeve në qytetin e Lacit, Prenga dhe Cali, në konflikt mes tyre për një cështje pronësie. Burime të ndryshme mediatike bëjnë të ditur se në përplasjen e fortë përvec thikave apo mjeteve të tjera të forta janë përdorur dhe armë. Të paktën 7 persona, mes tyre edhe vëllai i deputetit Prenga, kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranës, i cili po mbahet nën mbikqyrje nga forca të shumta të policisë. Të 7 të plagosurit konsiderohen njëkohësisht dhe si të arrestuar.
Policia nuk ka dhënë deri pak para mesditës, asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen. Të paktën dy nga të plagosurit dyshohet se janë qëlluar me armë. Kryetari I opozitës Lulzim Basha akuzi autoritet se po përpiqen të fshehin ngjarjen dhe se sipas tij deputeti Prenga ka plagosur me armë katër persona në brendësi të komisariatit të policisë.
Prenga ka qenë i përfshirë në raste të dhunshme edhe në parlament, ku ai është përplasur me deputetët e opozitës Edi Paloka dhe Genti Strazimiri. E djathta madje e ka akuzuar Prengën dhe për një të kaluar të dyshimtë, me probleme me drejtësinë italiane apo dhe në vende të tjera të Europës, por deputeti socialist i ka hedhur poshtë këto akuza.

BASHA:Sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ashpër sot për ngjarjen në Laç. Në një konferencë nga selia e PD, ai tha se ky është fundi i shtetit ligjor.
Dekarata e plotë e Bashës
“Sot pas mesnate, brenda komisariatit të policisë në Laç, deputeti socialist Armando Prenga ka shkaktuar një gjakderdhje, një kasaphanë me disa të plagosur.
Brenda komisariatit të Policisë, aty ku duhet të ofrohet siguri për qytetarët, në zyrën e shtetit, që e kemi për të na mbrojtur të gjithëve, aty shfaqet deputeti i armatosur me bandën e tij dhe hap zjarr mbi njerëzit.
Për 8 orë me rradhë, me urdhër te Edi Rames dhe Sajmir Tahirit policia vendosi një shtetrrethim te vërtetë në vendngjarje dhe tek spitali për të fshehur ngjarjen, për të mos dhënë informacion, për të manipuluar provat, për të mbrojtur agresorin, të përzgjedhurin e Edi Ramës në Laç.
Terri informativ për këtë ngjarje të rëndë u thye vetëm pas denoncimit tonë. Por përpjekjet e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit për të mbrojtur deputetin kriminel nuk reshtën, derisa u përballën me presionin e opozitës, partnerëve ndërkombëtarë dhe kurajon e disa mediave për të hedhur ditë mbi të vërtetën.
Jam këtu si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës, por po ju drejtohem edhe si qytetar, si një nga ju.
Ky, është fundi i shtetit ligjor në vend, dhe pavarësisht se armët i shkrehu një bandit deputet, autori i kësaj gjendje të rëndë është Edi Rama.
Nuk do të ishim në këtë situatë sot, kur banditi dhunon me armë qytetarët brenda komisariatit, nëse Edi Rama nuk do ta kishte kërkuar e përzgjedhur për ta bërë deputet të Parlamentit të Shqipërisë, Armando Prengën, pikërisht për këto cilësi që ai ka. Që vret e pret, që bën të fortin, që sulmon qytetarët, merr vota me dhunë, godet edhe përfaqësuesit e opozitës brenda Parlamentit.
Nuk do të ishim në këtë situatë, të rënies së shtetit, ku krimineli bën ligjin, nëse Edi Rama nuk do ta kishte shpërblyer deputetin e tij me Lagunën e Patokut, me një tender skandaloz, në shkelje të të gjithë kritereve dhe procedurave, duke ua hequr peshkatareve që mbanin familjen me këtë aktivitet prej dekadash.
Merret gangsteri, bëhet deputet, i jepet edhe më shumë pushtet, i jepet më pas edhe pasuri publike, dhe ligji nuk vepron mbi të. Hyn në komisariat, hap zjarr mbi qytetarët, dhe policia e shteti bëjnë gjithçka për të qenë në anën e tij.
Kjo është prekja e fundit. Ska më shtet, ska më standarde.
Janë orë dramatike për vendin.
Autori është deputet, pjesë e një grupi të inkriminuar, me rekorde për vepra të rënda penale, në një parlament që drejtohet nga Ilir Meta, që pak kohë më parë manipuloi një hetim ku akuzohej për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe tani është nën akuzë për marrje rryshfeti në shuma të mëdha, me prova e fakte të njohura botërisht.
Autori, deputeti i Edi Ramës, e kryen veprën e rëndë penale brenda komisariatit, në zyrat e policisë që drejtohet nga Saimir Tahiri, i cili gjendet nën akuzë nga oficerë të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës në vend, dhe i cili vetëm pak kohë më parë bënte pazare me vrasës me pagesë, sa në Ministri, në plazh, në kafe e në rezidencat qeveritare.
Të gjithë këtë mekanizëm kriminal e mban në këmbë dhe e kontrollon Edi Rama që tërheq fijet sipas interesave të pushtetit të tij.
Ky është inkriminimi, krimi i veshur me pushtet, pushteti i veshur me krim. Nuk mund të presësh tjetër nga inkriminimi, nga vendosja e banditëve në administratë, në poste kyçe, dhe zgjedhja e tyre deputet e kryetarë bashkie. Frytet janë këto, gjakderdhje, trafik droge, censurë medias, vrasje, sulm dhe goditje opozitës.
Ky është sundimi, shtypja e qytetarëve, me anë të krimit dhe kriminelëve.
Edi Rama e themeloi aleancën me krimin, erdhi në pushtet me krimin dhe po qeveris me krimin. Jemi sot nën një tutelë banditësh. Edi Rama nuk na ka lënë zgjidhje tjetër, përvese të ngrihemi në këmbë. I madh e i vogël, prind e qytetar, të rinj e të reja. Do të ngrihemi e do ti japim fund këtë pushteti tërësisht të inkriminuar. Sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa”/
Rama: Ndëshkim i plotë ligjor për ngjarjen, koha e të paprekshmëve ka ikur/
Askush s’është mbi ligjin aq më pak deputeti! Ngjarja e Lacit kërkon ndëshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!”
Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama pak pasi policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e deputetit të partisë që ai drejton Armando Prenga.
Armando Prenga akuzohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit për Luginën e Patokut.
Sipas policisë në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga, palë në konflikt janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri.
Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas tëpërfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.
-Vendimi i qeverisë futi në hasmëri familjet në Laç/
Mëngjesin e së shtunës, opinioni publik është tronditur nga lajmi për arrestimin e një deputeti të PS, i përfolur vazhdimisht si një emër problematik.
Në qendër të sherrit mes dy familjeve, asaj të Armando Prengës dhe familjes Cali është pikërisht licenca për peshkim në zonën e Lagunës së Patokut.
Në mars të këtij viti, Ministria e Bujqësisë mori vendim që licenca të kalonte për një subjekt tjetër, edhe pse vëllezërit Cali e menaxhonin këtë zonë prej dy dekadash.
Gjergj Cali akuzoi se pas kësaj afere fshihet vëllai i një deputeti.
“Ne e kemi të trashëguar këtë prej shumë vitesh. Në dy dekada kemi firmosur licencën e shfrytëzimit. Kontrata ka qenë 10-vjeçare. Pasi mbaroi ky 10 vjeçar na njoftuan se duhet të hynim në tender për të përsëritur licencën tjetër 10- vjeçare. Kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin si për çudi në zarf dhe jo në mënyrë elektronike siç e ka gjithë bota. Këtu ne na lindën dyshimet se nuk do ketë barazi dhe ashtu ndodhi. Aty morëm vesh se ishim në konkurrim me vëllain e deputetit. Për këtë çështje kemi njoftuar Kryeministrin Rama, por nuk kemi marrë përgjigje. Ne na kanë nxjerrë në rrugë, pasi e vetmja e ardhur për familjet tona është peshkimi në këtë zonë, të cilën e kemi ruajtur shumë dhe kemi investuar që të mos dëmtohet. Ne e kemi të trashëguar prej 100 vitesh dhe po na e marrin punën në mënyrë të padrejtë,” Cali.
Madje ato ditë pati një sherr të dhunshëm, i cili u raportua në media.
Por përgjatë muajve në vazhdim, askush nuk u mor më me këtë histori, ndërkohë që tensioni mes familjeve vazhdoi.
JA SHKAKU I SHERRIT MES DY FAMILJEVE
6 persona kanë ngelur të plagosur ditën e sotme gjatë një përleshje masive me thika, pranë Komisariatit të Policisë Laç. Në këtë sherr janë të përfshira dy familje, Cali dhe Prenga, dhe shkak i konfliktit është e drejta e peshkimit në Lagunën e Patokut.
“Shqiptarja.com”, shkruan se, në prill të vitit 2015, peshkatarët e familjes Cali në Lagunën e Patokut denoncuan padrejtësinë, që sipas tyre u është bërë duke i dhënë licencën për shfrytëzim Eduart Prengës (njohur edhe me emrin Valentin), vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.
Prej dekadash kjo familje ka ushtruar këtë aktivitet, por me një tender të vitit 2015 kjo e drejtë iu dha familjes Prenga, dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më nga Ministria e Bujqësisë. Partia Demokratike ka mbështetur peshkatarët, e cila kohë më pas denoncoi se qeveria dha tenderin në mënyrë kilienteliste.
Në prill të këtij viti, përballë këtyre akuzave erdhi reagimi i vetë deputetit Armando Prenga, i cili në atë kohë u shpreh për “A1 Report”: “Nuk merrem me biznes. Merrem me politikë. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Merrem me politikë. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste firma “Cali”. Akuzat e PD-së nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t’i japë fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD-së.”
Lidhur me këtë çështje reagoi edhe ministria e Brendshme e cila i konsideroi akuzat politike ku theksoi në atë kohë se tenderi ka qenë i hapur dhe sipas ligjit. Një qëndrim i mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë e cila u deklarua e hapur për të vënë në dispozicion edhe dokumentacionin e tenderimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Armando Prenga, Arrestohet, deputet i PS-së

SACEUR VISIT KFOR

September 5, 2015 by dgreca

Kosovë-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in/
Pristina, 4th September 2015. The Supreme Allied Commander Europe (SACEUR), General Philip M. Breedlove visited HQ KFOR at Camp “Film City” in Pristina where he met KFOR Commander Major General Guglielmo Luigi Miglietta.
General Breedlove was briefed by COM KFOR and the international HQ Staff on the latest developments in the current security and political situation in Kosovo and in western Balkans region.
After the briefing, SACEUR expressed his appreciation for the improved overall security situation in Kosovo and he pointed out the key role of KFOR as effective promoter of the dialogue between Pristina and Belgrade.
SACEUR underlined the positive and close cooperation with KP, EULEX, and with all the other international and local organizations, in order to maintain a Safe and Secure Environment and Freedom of Movement throughout Kosovo.
General Breedlove greeted the KFOR troops and he emphasized the importance of KFOR in the delicate and complex context of the Balkans and the need to continue to accomplish the mission promoting progress and dialogue in the region.
During the two day visit General Breedlove, accompanied by COMKFOR, had a very useful meeting with the “Quint Ambassadors”, the ambassadors of France, Germany, Italy, United Kingdom and United States in Kosovo. He also met several Representatives of the International Community: the EU Special Representative, the UNMIK Special Representative of Secretary General, the OSCE Head of Mission and the International Monetary Fund Representative.
“I have come away from these engagements today very confident that all of our men and women in KFOR, EULEX and other international groups are fully committed to continuing the progress and many diplomatic improvements that have been accomplished here”, General Breedlove said, “the latest agreements reached by Pristina and Belgrade, with the mediation of the European Union and the efforts of KFOR, confirm the importance of the dialogue as a key factor of success”.
On completion of his tour, General Breedlove met the KFOR Units operating in Camp Sparta and he visited the Decane Visoki Monastery where he met the Abbot of the DECANI orthodox Monastery, Father Sava.
***
Kosovë-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in/

-Gjenerali Philip M. Breedlove shprehu falënderimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vuri në pah rolin kyç të KFOR-it, si promovues i efektshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Shtator 2015/ Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip M. Breedlove vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Gjenerali Breedlove u informua nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit perëndimor.
Pas informimit, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë shprehu falënderimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vuri në pah rolin kyç të KFOR-it, si promovues i efektshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore, në mënyrë që të ruhet ambienti i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes në mbarë Kosovën.
Gjenerali Breedlove përshëndeti trupat e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe të ndërlikuar të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar me përmbushjen e misionit, duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.
Gjatë vizitës së tij dy ditore, Gjenerali Breedlove, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, kishte një takim shumë të dobishëm me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, respektivisht të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu u takua me disa përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare: përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut – sekretarit të përgjithshëm, shefin e misionit të OSBE-së dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Unë po largohem nga këto angazhime të sotme me shumë besim që të gjithë gratë dhe burrat tanë në KFOR, EULEX dhe grupe të tjera ndërkombëtare janë plotësisht të angazhuar në vazhdimin e përparimit dhe në shumë përmirësime diplomatike që janë arritur këtu”, tha Gjenerali Breedlove. “Marrëveshjet e fundit të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e KFOR-it, vërtetojnë rëndësinë e dialogut si faktor kyç i suksesit”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga KFOR.
Në përfundim të vizitës së tij, Gjenerali Breedlove u takua me njësitet e KFOR-it që veprojnë në Kampin “Sparta” dhe gjithashtu vizitoi Manastirin e Deçanit, ku u takua me Kryemurgun e Manastirit ortodoks të Deçanit, Atin Sava.

Filed Under: Kronike Tagged With: i Forcave Aleate për Evropë, Komandanti Suprem, Kosove, viziton KFOR-in

BAHRI DRISHTI NDERROI JETE NE NJU XHERSI

September 5, 2015 by dgreca

Ne moshen 78 vjecare, ne Nju Xhersi ka nderruar mjeshtri” i Serenatës Shkodrane ne SHBA – Bahari Drishti – i cili do te mbahet mend gjate per kenget e tij mjaft te dashura, sidomos per kengen TY TY TY Bie Boria- Skoda ime u don fort etj!

Bahriu u be i dashur me Serenatat Shkodrane, ne cdo dasme dhe feste shqiptare ne Amerike, duke plotesuar ate boshllekun ne mes KORCES Toske dhe SHKODRES Gege!
Duke treguar se Kultura jone eshte nje!
Nje material mbi jeten e tij do ta ndiqini ne vijim – Redaksia e gazetes tone i shprehin ngushellimet me te sinqerta familjes Drishti per ndarjen nga jeta te njeriut me te dashur te tyre -(Beqir Sina)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bahri Drishti, nderroi jete, ne Nju Xhersi

KOMBETARJA KUQ E ZI, BARAZIM HISTORIK NE KOPENHAGEN

September 4, 2015 by dgreca

4 Shtatori 2015 do te fiksohet gjate ne historikun e Kombetares shqiptare.Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Danimarkë, me rezultatin 0-0. Ky eshte nje barazim historik i Kombetares kuq e zi,qe i siguron asaj Play off-in. Gjate pjeses se pare të dyja skuadrat patën raste, por pa rritur të shënojnë, nderkohe qe shifrat flisnin per Shqiperine, 2 raste per gol nga Danimarka dhe 3 raste per shqiptaret, por pjesa e dyte ishte nje perplasje e vazhdushme mes sulmit danez dhe murit mbrojtes te Kombetares Shqiptare.Shqiperia pat fat ne pjesen e dyte, qe nuk u ndeshkua me gol. Nese rasti i Roshit nuk do te dilte huq,dhe mund te ishte shfrytezuar, natyrisht qe do te ishim fatlum.Endrra per Franc 2016 vazhdon.
Kombëtarja jonë ka zbritur në fushë në ndeshjen ndaj Danimarkës, me këtë formacion: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Cikalleshi. Ashtu siç pritej, trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Cikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi në krahë. Në pankinë, të gatshëm për kontributin e tyre do të jenë: Shehi, Hoxha, Lila, Rrahmani, Aliji, Basha, Memushaj, Kaçe, Roshi, Sadiku, Salihi, Balaj.
Ndërkohë, formacioni i Danimarkës është ky: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist; Sisto, Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.
Tifozët

DE BIASI I KENAQUR
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, u shpreh i kënaqur me pikën e fituar ndaj Danimarkës, teksa shpreson që pikë të fitojë edhe të hënën në shtëpi ndaj Portugalisë.
“Ishte një pikë e mirë, pasi ne kishim një kundërshtarë mjaftë të fortë. Kemi bërë një ndeshje të mirë, posaçërisht në pjesën e parë. Në të dytën ata kishin lojën në dorë, por në fund ne kemi pasur rastin e ndeshjes”
“Kemi arritur të marrim dy pikë kundër një ekipi të fort. Në parën mund edhe të fitonim lehtësisht me rezultat 2-0”.
“Mund te veçosh ndonjë lojtar? Të gjithë kanë bërë maksimumin, posaçërisht portieri dhe mbrojtja. Ata sulmuan me shume, pasi disa lojtare tone kohve të fundit nuk kan luajtur shumë me ekipet e tyre”.
“Portugalia? Do mundohemi te marrim pikë. Renovimi? Eshtë ende herët për të folur, rëndësi ka që kemi arritur të krijojmë një grup të mirë”, u shpreh De Biasi.

Filed Under: Sport Tagged With: barazim historik, Kombetarja Shqiptare, ne Kopenhagen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT