• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

MUSTAFA: JU TREGOJ TE VECANTEN E VIZITES NE SHBA, PERSE NUK KA PUSHTET TE TRETE NE KOMUNAT ME SHUMICE SERBE DHE…

October 2, 2015 by dgreca

-E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama/

-Asnjë element i marrëveshjes Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk e bën pushtet të tretë/

-Në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese/

Nga Behlul JASHARI/ PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 5 ditëve zhvilluam vizitë të rëndësishme, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas kthimit nga Nju Jorku në Prishtinë në një konferncë shtypi në ambientet e qeverisë, sot pasdite.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

“E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Në këtë samit, i cili ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimet ndërkombëtare, Republika e Kosovës është trajtuar me kapacitet të plotë shtetëror, si të gjitha vendet tjera të botës. Ne kemi qenë pjesë e barabartë e këtij Samiti, i cili është mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Andaj i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Obama për përkrahjen ndaj Republikës së Kosovës dhe mund të them se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit, e ka dëshmuar faktin se Republika e Kosovës po bëhet faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, theksoi kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme. Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Kryeministri Mustafa sot tha se,  “sa i përket takimeve me zyrtarë të lartë të Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi takuar me zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Victoria Nuland, ndihmës sekretare, dhe ne jemi përgëzuar për lidershipin në raport me proceset e rëndësishme të cilat i kemi kapërcyer këtë periudhë”.

“Kemi marrë po ashtu përkrahje të plotë për vendimin që e ka marrë edhe qeveria edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomave të Veçanta, kemi marrë përkrahje të plotë për procesin e dialogut dhe katër marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin  e Zi”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.

“Kemi marrë po ashtu përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, angazhimit dhe anëtarësimit të saj në Interpol dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Po ashtu kemi marrë përkrahje edhe në proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike, që kanë të bëjë edhe me transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës, por gjithherë duke i respektuar procedurat dhe duke marrë një vendim të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Mustafa.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Republikën e Kosovës për hapat të cilat i kemi marrë në luftën kund radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke e konsideruar Kosovën si shembull të veçantë edhe sa i përket Strategjisë që ne e kemi aprovuar kundër terrorizmit, dhe po ashtu Ligjit që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar me të cilin është ndaluar bashkimi i qytetarëve tanë në konfliktet e jashtme”, tha kreyministri kosovar.

Mustafa tha se, jemi takuar po ashtu edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, me të cilin po ashtu kemi biseduar për çështjet e dialogut,  për çështjet e modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe për përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në këtë proces.

“Nga data 26 shtator deri më 1 tetor, në cilësinë e kryeministrit të vendit, së bashku me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, kemi zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre 5 ditëve, kemi zhvilluar dhjetëra takime dhe aktivitete të nivelit të lartë, të cilat besoj se kanë dhënë  fryte të rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në raport me rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, vlerësoi Mustafa.

Ai njoftoi hollësi edhe nga takimet e tjera me përfaqësues shtetesh e organizatash nga bota. “Gjatë këtyre takimeve ne kemi lobuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e marrëdhënieve me këto shtete, gjithmonë duke pas parasysh edhe nevojën që ne të kemi marrëdhënie ekonomike me të gjitha vendet, të tërheqim investime të huaja, dhe që perspektiva e Kosovës të jetë perspektivë e përbashkët në rajon edhe në Evropë, dhe perspektivë botërore”, u shpreh Mustafa.

Ai bëri të ditur se, ministrat që ishin në delegacionin e Kosovës kanë pasur takime të veçanta në fushat e tyre, edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Integrimeve Evropiane.

“Është shfrytëzuar maksimalisht koha, kryesisht në të gjitha këto takime janë biseduar çështje aktuale që kanë të bëjnë me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga shtete që nuk e kanë pranuar, me anëtarësimin tonë në UNESCO, në Interpol. Kemi biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Europol-in, sepse atje njëherë nuk mund të anëtarësohemi përderisa s’bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian, mirëpo modalitetet janë diskutuar dhe mendoj se edhe aty do të arrijmë një bashkëpunim të mirë”, tha Mustafa.

Ai tha se delegacioni kosovar ka marrë pjesë po ashtu edhe në disa takime dhe pritje formale dhe joformale të organizuara në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me liderë të ndryshëm dhe  përfaqësues të ndryshëm të këtyre vendeve.

“Një pjesë të takimeve zyrtare i kemi zhvilluar edhe në Selinë e Kombeve të Bashkuara, ku mund të them se kemi pasur një trajtim shumë të mirë, një trajtim krejtësisht të barabartë me vendet tjera, që ka qenë një risi për trajtimin e Kosovës në Nju Jork dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Mustafa.

“Unë mendoj se bashkëpunimi ynë me këto vende është tepër i rëndësishëm, përkrahja që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për ne për proceset që po i kalojmë, por edhe për sfidat të cilat ne i kemi në të ardhmen”, përfundoi kryeministri i Kosovës Mustafa në konferencën për shtyp pas kthimit  nga Nju Jorku.

Duke iu përgjigjur interesimeve të medias, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siguron se Asociacioni i komunave më shumicë serbe nuk do jetë pushtet i tretë dhe nuk ka asnjë arsye për frikë nga marrëveshja në Bruksel, në dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që të frigohemi nga marrëveshja për Asociacionin. Unë ju garantoj se asnjë element i kësaj marrëveshje nuk i jep fuqi ekzekutive Asociacionit, nuk e bën pushtet të tretë edhe nuk krijon asimetri në realizimin e pushtetit”, theksoi ai në konferencën për shtyp.

Kreu i qeverisë kosovare, Mustafa tha se në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: e vecanta e vizites ne SHBA, Kryeministri Mustafa, pushteti i trete, shumica serbe

LIDHJET E ELBASANIT ME KOSOVËN DHE….KUJTESË

October 2, 2015 by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO-New York/

Dihet, që  Fuqitë  e  Mëdha,  para  një  shekulli ,  për  të  plotsuar dëshirat e satelitëve të  tyre  shovenistë, e  copëtuan  territorin shqiptar. Gjithashtu dihet se  këto  shtete satelitë, me  beteja të vazhdueshme  dhe  masakra  të përgjakëshme u munduan  të  realizojnë  pastrimin etnik  të atyre  krahinave dhe asimilimin e popullsisë  së  tyre.

I  gjithë kombi shiptar, brenda trojeve  shqiptare dhe në  mërgim, këtë vendim të padrejtë dhe antishëqiptar të Fuqive të Mëdhaja në Konferencën e Londrës në vitin 1913 e  kundërshtoi me  forma  dhe  mjete  të  ndryshëm pamvarësisht se nuk ia arriti  plotësisht qëllimit. Njëkohësisht ai iu kundërvu forcërisht edhe këtyre forcave shoveniste  të  fqinjëve  tanë  me të gjithë mjetet e kohës dhe pengoi realizimin e pastrimit    etnik   dhe  asimilimin  e  popullsisë  të  atyrë  krahinave  të  cunguara.  Një  rol  të  rëndësishëm  në  këtë  fitore  të  madhe  me  rëndësi  kombëtare  ,  përvec  atdhedashurisë   të  popullit  të  atyrë  krahinave  të  cnguara,  e  luajti  edhe  lidhja  e  popullsisë  e shtetit  shqiptar  me ate të  krahinave  të   robëruara.

Unë në  këtë material do të  mundohem të  paraqes lidhjet e Elbasanit me Kosovën tonë heroike në realizimin e  kësaj  fitorje. Këto lidhje në  qytetin  e  Elbasanit janë  të  herëshme, vazhduan  për  një  kohë  të gjatë dhe vazhdojnë edhe sot dhe janë të ndryshme ,nga ato të qyteteve të tjerë si në kohë,mjete dhe në mynyrat se si u realizuan. Së  pari  si  person  kryesor  në  lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën  duhet  përmendur    atdhetari  i  madh  elbasanas Aqif  Pasha , Aqif  Bicakciu ,  i  cili  gjithë  jetën  e  tij   mendoi  dhe  punoi  për  Shqipërinë  dhe  për  veprimtarinë  e  tij  atdhetare  për  shpalljen  e  pamvarësisë  së  Shqipërisë    është  quajtur  krahu  i  djathtë  i  Ismail  Qemalit  . Ky  personalitet  i  politikës  shqiptare  i  asaj  kohe    tok me  atdhetarët   e   tjerë  të  qytetit   të  Elbasanit   ,  organizoi  në  vitin  1913   një  protestë  të  madhe  kundër  vendimeve  të  Konferencës  së  Londrës    të  vitit   1913 ,  që  copëtonin  trojet  shqiptare . Ky  atdhetar  i  madh   gjithashtu   përmendet,  se   priti  me  dhëmbshuri    dhe  bujari   gjithë  ato  familje  kosovare  që  kishin  lënë  vendin  e  tyre  nga tmerri  i  shovenizmit  serb  dhe  i  ishin  drejtuar  Elbasanit.Ishin  burra e  gra,  pleq e fëmijë ,  që  i  kishin  përzënë  forcat  shoveniste  serbe    nga   shtëpijat  e  tyre  .  Me  këtë  veprim  ai  burr  shteti  dhe atdhetar  i  madh  shpalosi  bujarinë  e  qytetit  rë  Elbasanit për   vëllezërit   kosovarë.

Për  lidhjet  e  Elbasant  me  Kosovën  duhet  përmendur  edhe   atdhetari  Sali  Hida  ,  sepse  ka  marrë  pjesë   si luftëtar  në  kryemgritjet  e  Kosovës  të  viteve  1910  ,  1011  ,  1912  ,  se  ka  nduhmuar  në    hartimin e  Memorandumit  të  Gërces  për  kërkësat    e  kryengritësve  kosovarë  dhe  ka  kundërshtuar  vendimet  e  Konferencës  së  Londrës  të  viti  1913  për  ndarjen  e  trojeve  shqiptare  në  interes  të  Serbisë.

Duke  e  ditur  ,  se  ky  njeri  ishte  djali  i  një   opingari,  arrijmë  në   përfundimin  se  kjo  lëvizje  në  kundërshtim  të vendimeve  të  Konferencës  në  fjalë   ishte  e   të  gjitha  shtresave  të  shoqërisë  shqiptare Në  qytetin  e  Elbasanit  një  lagje  është  e  banuar  vetëm  nga kosovarë.  Janë  të  vendorur  këtu ,   se  janë  viktima të genocidit   serb   të  atij  fillim  shekulli, që  kaluam. Banorët  e qytetit  të Elbasanit  me   banorët  kosovarë    të   asaj    lagjeje  kanë  shkuar  dhe  vazhdojnë  të  shkojnë    në harmoni  të  plotë. Midis këtyre    janë bërë  edhe  martesa.

Lidhjet   e    Elbasanit  me Kosovën janë   sidomos   në  fushën  e  arësimit  ,   jo  vetëm  se  Elbasani  është  një  qytet  me  një  kulturë  të  lashtë  ,  por  më   shumë   nga  shkolla   Normale  ,  shkollë  kjo  që  është  krenaria  jo  vetëm  e  Elbasanit  ,  por  e  mbarë  Shqipërisë  ,  por  që  sot  ,  në  mënyrë  të  padrejtë  u  mbyll   , duke    u  zëvendësuar  me  një  gjymnaz  të  zakonshëm. Historia  e  arësimit  shqiptar  nuk  mund  të  arrihet   e  plotë  pa  përmendur  këtë  shkollë  dhe  historisë    së  qytetit  të  Elbasanit  i  është   nënvleftësuar    një  kapitull  nga  lavdija  e  atij   qyteti.

Dihet  që  kjo  shkollë  ,   e  para  shkollë  e  mesme  shqiptare,  u  hap  në vitin  1909,  dhe  në  fillim  kishte  111  nxënës   dhe  mbas  dy  muajve  ,   arriti  në  160  nxënës  .   Nga   këta  nxënës    70  prej  tyre  ishin  nga  Kosova.  Nga  nxënësit  kosovarë 16  i   dërgoi  me  shpenzimet  e  veta    atdhetari  i  mirënjohur  kosovar  Hasan    Prishtina  .  Nxënësit   që  dërgoi  Hasan  Prishtina  në  Normale  u   nisën  të  gjithë   së  bashku   dhe     Ebasani     i    priti  me gëzim  dhe    me   një  entusiazëm  të  madh  . Ja  se  si  është   përshkruar  kjo  pritje  në  shtypin  e  kohës  :  ‘’ Të  gjithë  ata  ,  që  duelën të  presin  djemtë  e  Kosovës  u mblodhën  në  një  fushë  afër  Teqesë  .  Sapo  e  muerën  vesh  ,  se  të  pritunit  po  afroheshin  , nxanësit  e shkollës  Normale  dhe   Idadije   (  gjimnazi  turk  ,  M.B.  ) u  radhuen  në  nji  anë  të  rrugës    të    Manastirit  si  ushtarë  dhe  më  tjetër  anë   qytetarët  dhe    kishin  kthyer  sytë  andej  nga  priteshin   të vinin  të  16   trimat   .   Pas  pak  zuni  të  duket  karvani  dhe  ,  kur  u  afrue  mjaft , nji  thirrje  gëzimi  doli  nga  zemrat  e të  gjithë  shqiptarëve  duke  thanë  :  ‘’  Rrofshin  trimat  e  Kosovës  !  Rroftë   Hasan  be  Prishtina  !  Rroftë  Shqipënia  ! ‘’ Këto  thirrje  nuk  pushuen  as  si  të 16  cunat  erdhën    ndë  mest  tonë  . Njerzit  nuk  munt  të  mbanin  gojën  nga  gazi  .’’

Kur    mbërritën  në  Elbasan    konviktorët  nga  Kosova  ,   konvikti  i  shkollës  Normale  nuk  ishte  pajisur  ende  me  orenditë  e  nevojshëme  nga  shoqëria  ‘’Përparimi ‘’    e  Korcës  ,  si  mbas vendimit  të  Kongresit   të  Parë  të  Elbasanit  .   Atëherë  populli  i  Elbasanit  për  plotsimin  e  konviktit  me  orenditë  e  duhura    hapi  një  ndihmë  për  blerjen  e tyre  dhe  mbrenda  një  kohe  të  shkurtër    u  mblodhën   me qindra  lira  . Vec kësaj  ndihme  populli  i  Elbasanit  dhuroi  një  sasi  të  madhe  shtresash  për  konviktin  për  fjetjen  e  konviktorëve    si  dyshekë  ,  jorgana  ,  batanija  ,  carcafë  dhe  jastikë  . Duhet  të  përmendim ,  se  gjatë  kohës  që  konvikti    sistemohej  ,  qytetarët  e  Elbasanit  i  strehuan  konviktorët  ,   shumica   e  të  cilëve  ishin   nga  Kosova  ,  nëpër  shtëpitë  e  tyre  . Të  kënaqur  nga  pritja  bujare  e  këtyre  familjeve  ,  disa  konviktorë  kosovarë  më  vonë  ,  nuk  shkuan  në  konvikt  për  vazhduan  të  qëndrojnë  në  ato  familje  ,    të  cilat    i  mbajtën  pa asnjë  pagesë  .

Edhe  në  vitet  e mëvonëshëm    shkollën    Normale  të  Elbasanit  e  kanë  frekuentuar  nxënës  nga  Kosova   dhe  të  edukuar  në  atë  shkollë  ,  janë  kthyer  në  vendlindje  dhe  kanë  hapur  shkolla    e  kanë  punuar  si  mësues  duke  mos  e  harruar  kurrë   Normalen  dhe  Elbasanin  .   Edhe  sot  e  kësaj  ditë  ish  nxënës  kosovarë    të  Normales  shojnë  ne  Elbasan  ,  për  të  vizituar  shkollën  e  tyre  Normale  .  Shtoj    me  këtë rast  ,  se kur  shkoi  në  Elbasan   dhe vizitoi  shkollën  e  tij  Normale  , Premk  Gruda  ,   ish   maturanti  i  vitit  1941   i  Normales    financoi  për  botimin  e   Albumit  Historiko- pedagogjik  “ Shkolla  Normale  “ Luigj  Gurakuqi  “ ,  Elbasan  . “”

Një  ngjarje  tjetër  që  e  forcon  së  tepërmi  lidhjen   e  Elbasanit  me  Kosovën  ,  është  shkuarja  në  vitin  1941  e  një  grupi  të  madh  mësuesish   nga  Shqipëria   për  të punuar  në  Kosovë    .    Nismëtar    për  këtë  veprim  atdhetar      është       ministri  i  arësimit   i  asaj   kohe   shkrimtari  dhe  intelektuali  i  mirënjohur  Ernest  Koliqi . Ky  grup  përbëhej  nga  200  mësues  ,  nga  të  cilët  170  ishin  nga  Elbasani  . Këta  mësues elbasanas  ishin  të  rinj   në  detyre   ose  ata  që  atë  vit    ishin  diplomuar  . Ishin   në  përgjithësi  djem  , por  kishte  edhe  vajza  ,   lshin  vëlla   e  motër  ,  ishin  edhe    burrë  e  grua  .  Nuk  ishin  të detyrar  që  të  shkonin  në  Kosovë  . Shkuan  vullnetarisht  për  të hapur  shkolla  të  ndryshme  në  atë    truall  shqiptar  me  emrin  Kosovë  ,  që  sgjedha  serbe  e  kishte  lënë  në  errësirë    . Dhe populli  i  Kosovës  i  priti  tërë  gëzim  .  Mësuesi Tajar  Zylfi  ,   që  ka  shkuar  atë  vit  mësues  në  Kosovë  ,  më  ka  treguar  : ‘’  Kur  shkova   ditën   e  parë   në   shkollën     ,  ku    më  caktuan  mësues  ,  burra  e  gra  ,  të  rinj  dhe  fëmijë   dualën  nga shtëpijat  e  tyre  e  më  përshndetën  me  gëzim  . duke  më uruar   mirëseardhjen   . Një  plak  mbi  tetëdhjetë  vjec   me  një  mjekërr  të  bardhë  ,  që  i  vinte deri në  gjoks  ,  duke  u  mbajtur  te  një  shkop   ,  doli  nga shtëpia  ,    m’u  afrua buzagaz  ,  më  përqafoi  me  dashuri  ,  më  mbështeti  kokën  në  gjoksin  e  tij  dhe  i  mbushi  sytë  me  lot  ,  nga  gëzimi ‘’

Mësuesit  elbasanas  punuan  në Kosovë   në shkollat  e  atjeshme ,  hapën  shkolla  të reja  ,  punuan  në  shkollat  e  mesme    si  mësues    edhe   si  drejtues  ,  punuan    si  inspektorë  arësimi  , drejtuan seminare  me  arësimtarët  vendas    ,  hartuan tekste  mësimore   në  gjuhën  shqipe  . Shumë  nga  ata  u   aktivizuan     edhe  me  jetën  shoqërore  ,  kulturore  ,  shkencore  e  politike  . duke  dhënë  ndihmesën  e  tyre  . Punuan  në  gazetari  si  redaktrë  gazetash  dhe  revistash  ,  botuan  vepra  letrare  , u  muarën  me shkencën  e  gjuhësisë    ,  mblodhën  folklor .   .  Me  veprimtarinë  e  tyre  gjallëruan  jetën  kulturore  dhe  atë  shencore  të  Kosvës  .Si  të  tillë  mund  të  përmendim  Mehmet  Gjevorin   ,   Petër  Elezin  ,  Lirak  Dodbibën   ,  Vasil  Andonin  dhe  plot  të  tjerë

Nga  këta  mësues  edhe  u  martuan  në  Kosovë  e  krijuan  familje  e  nuk  u  kthyen  më  në  vendlindje  .  Djemtë  dhe  vajzat  e  tyre  banojnë  edhe  sot  në  qytete  të  ndryshëm  të  Kosovës  ,  por  ,  shpesh  ,  u  drejtohen  Elbasanit  tek  të  afërmit  e  tyre  .

Nga arësimtarët  elbasanas  ,  që  nuk  u  kthyen  ,   pati  që  muarën  pjesë  në  luftën  për  clirimin  e  Kosovës   dhe   u  burgos  nga  forcat  gjermane  si  mësues  Tajar  Zylfi , ose    që  mori  pjesë  në  cetat  luftarake   si  mësuesi  Kamer  Xheria  .

Lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën  vazhduan  edhe  më  vonë   ,  por    jo  aqë  të   forta  sa  më  parë    Edhe  gjatë  asaj  kohe   shkollën  Normale   të  Elbasanit nga  viti  1935   e  deri  në  vitin  1940  e  kanë  mbaruar   20   nxënës   nga  Kosova  ..  Gjithashtu  gjatë  kësaj  kohe  nxënësit   e  kësaj  shkolle   kanë  menduar  për  Kosovën  që  rënkonte  nën  shtypjen  monstruoze  serbe  .  Ata vë   vitin  1935   normalistët   formuan  Shoqërinë   ‘’Shetitësi  i  Kosovës  së  Robëruar ‘’   Shoqëri  kjo  që  forconte  dashurinë  për  Kosovën  dhe  njoftonte  mbi  terrorin  serb  në  Kosovë

Gjithashtu  gjatë  kësaj kohe  duhet  përmendur  edhe  veprimtaria  e  mësuesit  atdhetar  Ali Cungu  ,  i   cili  në  vitin  1931  në  Gjenevë  në Institutin  e Studimeve  foli  edhe  për  problemin  e  madh  tragjik   të  Kosovës  nga  shovenizmi  serb  .

Është  për  t’u  përmendur   ,  se  në  muajin  prill  të  viti  1941   Kosova  iu  bashkua  shtetit  shqiptar  ,  por  me  kapitullimin  e  Italisë  fashiste  dhe  hyrjen  e  forcave  gjermane  në  Shqipëri  këto  pjesë  të  Kosovës  u  rrezikuan  t’u  ktheheshin   shtetit  jugosllav  .  Madje  në  atë  kohë  edhe  qeverria  e  Bullgarisë  ,  i  kërkoi  Hitlerit  që  t’i  jepeshin    pjesë   nga  toka  e  Kosovës   .  Ndër  kohë  edhe  për  të  shpëtuar  këtë   pjesë  të  truallit  shqiptar    nga  pushtimi  i  dytë  sllav  ,  personalitete  të  politikës  shqiptare  formuan  qeverrinë  e  re  shqiptare  . Në atë  qeverri  ,  për  qëllimin  e  përmendur  më  lart  ,    muarën  pjesë  edhe  tre  persona  nga  Elbasani  :  Lef  Nosi  ,  si  anëtar  i  regjencës  ,  Ibrahim  Bicaku  ,  djali  i  vetëm  i  atdhetarit  Aqif  Bicakut  ,  si  kryeministër  dhe  Sokrat  Dodbiba  ,  si  ministër  i  financave  .  Këta  të  tre  ,  si  të  gjithë  ata  që   formuan  shtetin  shqiptar  ,   e  dinin  fort  mirë  së   nazizmi  gjerman  e  kishte  të  humbur  luftën  ,  por   i    pranuan   këto  detyra   edhe   për  të  shpëtuar  tokat  e  Kosovës    ,  pamvarësisht  nga  konsekuencat  e  mëvonëshme  ,  që   atyre   mund  t’u   mund  t’u   ndodhnin  ,  si  u  ndodhën    më  vonë  .

Lidhjen e  Elbasanit  me  Kosovën  duhet  ta  shikojmë  edhe  gjatë  diktaturës  .

Qyteti  i  Elbasanit  gjatë  asaj  kohe u  përdor  si  vend  internimi  ,  sidomos  për  kosovarët  , që arratiseshin  nga  Jugosllavia  . Në  përgjithësi  diktatura  këta   kosovarë   i  quante  si  agjentë  të  U D B –  së   dhe  i  vendoste  me  banim  në  Elbasan  .  Elbasani  këta  kosovarë  nuk  i  shikoi  me  nëveri  si  të  tillë  ,  por si  kosovarë  të  ndershëm   dhe  u  afrua  me ata  .  Nga  këta  edhe  u  martuan  me  vajza  të  këtij  qyteti dhe  banojnë  edhe  sot  në  Elbasan

Duhet  të  shtojmë   se      të  rinj   elbasanas   e  dënuan  haptas  tradhëtinë  e  diktaturës  ndaj  Kosovës  dhe  u  shprehën  haptas     ndaj    kësaj  tradhëtije  .   Kështu  në  mars  të  vitit  1946   maturanti  Makensen  Bungo  në  orën  e  gjeografisë  tha  se  Kosova  është  e  robëruar  dhe   për  këtë  shprehje  u  përjashtua  nga të  gjitha  shkollat  e  Shqipërisë  dhe  mbas  dy  muajësh  u  arrestua  dhe  u  dënua  për  shovenizëm  si  armik   populli  .Gjithashtu  ,  kur  në  gusht    të  atij  viti   u   gjykuan  dhjetë  të  rinj  si  pjesëtar  të  një  organizate  antikomuniste   .  gjashtë  nga  këta  u  akuzuan   edhe  si  shovenistë   dhe    ua  shtuan  dënimin  . Në  këtë  proces  gjyqësor  ,  kur  kryetari  i  këtij  grupi  ,  djaloshi  Apostol  Gega  ,  u  akuzua  nga  kryetari  i  gjyqit  si  shovenist  ,  ai  iu  përgjigj  me  shprehjen    Ju  jeni  shitur  te  sllavët  .

Gjatë  kohës  së  Diktaturës    shumë  nga    ata  persona  që kishin   folur   për    Kosovën  dhe  kishin  mbrojtur  kosovarët  u  dënuan  si  armiq  populli  dhe  kriminelë  .   Kështu  Lef  Nosi   e    Apostol  Gega  u  dënuan  me  vdekje  dhe  u  pushkatuan  ,   Ibrahim  Bicaku  dhe  Salim  Ceka  u  dënuan  më  vdekje  ,  por  iu  kthye  dënimi  me  burgim  të  përjetshëm   ,  Duhet  të   shtojmë  se  Ibrahim  Bicaku  ,  mbasi  mbaroi  dënimin  dhe  shkoi  në  Elbasan  ,  komunistët    ,  për  ta  ofenduar  ,  e  caktuan  të    punojë    si  pastrues  i  nevojtores  në  qendër  të  qytetit  . Nazmi  Fagu  u  dënua  me   burgim    të  përjetshëm  dhe  ,  si  doli  nga  burgu  ,  përfundoi  fjalorin  e  Sotir  Kolesë  ,  Sokrat  Dodbiba  u  dënua  me  30  vjet  burg  dhe  vdiq në  burgun  e  Burrelit  ,   Ali  Cungu   u  dënua  me  shtatë  vjet  burg  dhe  disa  vjet  internim  dhe   pastaj  u  mbyll   në  shtëpi  dhe  përktheu    në  anglisht   pjesë  nga   poetët  tanë  De  Rada ,  Naimi,  Migjeni  dhe  Kadarea .,  Makensen  Bungo    u  dënua  me  pesë  vjet  burg  ,  Ahmet  Kurti ,   me  dy  vjet  burg    dhe   Xhaferr  Belegu  nga  diplomat  e  historian  u  detyrua  të  punojë  si   punëtor  për  të  siguruar  bukën  e  gojës  ,    duke  vazhduar   punënë  në  shtëpi  në  heshtje  si  historian    dhe  la     në  dorëshkrim  vepra  historike  dhe  lpërkthime   nga  letërsia  botërore.

E  mbyllim  këtë   material    me   shkrimtarët  dhe  piktorët  elbasanas, që  kanë    punuar    për  Kosovën.  Elbasani  ka  tre shkrimtarë,  që  kanë  shkruar  për  Kosovën   .  Dhe  këto  janë  :Xhaferr  Belegu  ,  që   ka  shkruar  veprën  ‘’ Lidhja e  Prizrenit  ‘’,  e  cila    është  quajtur  ‘’ vepra  më  e  arrirë  për  këtë  problem  para  Luftës   së  Dytë Botërore ‘’,  Besim  Qorri  ,  që  ka  shkruar  veprën  ‘’Shqipnia  e  Vërtetë  ‘’ ,  studim   historik   dhe  etnografik  , botuar  në  vitin  1944  dhe  Makensen  Bungo  ,  që botoi  në  vitin  2003   poemën  ‘’Nëna   kosovare  ‘’,  ku  ,  si është   shprehur  analisti  i  mirënjohur  Idriz  Lamaj  në  parathënjën  e  kësaj  vepre  ,,‘’  masakrat  ,  varret  masive  ,  dëbimi  i  qindramijë  shqiptarëve    nga  trojet  e  veta  stërgjyshore  dhe  rruga  e  tyre  për    në  Shqiperi ,  përshkruhen  me  ofshamë     e      lot  gjaku  ‘’

Krahas  këtyre  veprave   duhet  të  përmendim  edhe  dy  vepra  të  tjera   nga autorë  elbasanas  ,  ku   përmenden  shumë  herë  Kosova  e  kosovarët  .   Këto  janë  ‘’ Elbasani  ,  Enciklopedi  ‘’  vepër  madhore  me  kryeredaktor  dhe  kryetar  i  grupit   prof. asc .dr .  Kujtim  Bevapi  dhe  botuar  nga  Bashkia  e  Elbasanit  dhe  ‘’ Shkolla  Normale  ‘Luigj  Gurakuqi  ‘’ Elbasan  ‘’  me  autor  mësuesin  e  merituar  Genc  Trandafili .  Shtojmë  se   piktori   elbasanas  Shpëtim  Arapi  ka  pikturuar  tabllonë  ‘’Shote Galica  ‘’,  me  të  cilën  paraqet  madhështinë    e  gruas  kosovare  .

Besoj  se   nga     cfarë parashtruam  vërtetohen  plotësiht   se    lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën   tonë     janë   për  t’u  përmendur,  për  të cilat  qyteti  i  Elbasanit  duhet  të    nderohet    nga  organet  kompetente  .

KUJTESE- D Y  F J A L Ë

Fshatin Levan e kam njohur në rininë time,  kur  më  trasferuan  atje dhe punova si  mësues i   Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë  në  shkollën e  tij .

Atëherë  fshati Levan ishte fermë  dhe vec banorëve autoktonë  ishte   populluar  edhe me   fshatarë  nga  Labëria,  Skrapari dhe  Mallakastra. Banorët  e ardhur nuk u vendosën  në  lagjen   e   vendasve. Ata formuan lagje , sipër, në  kodër e  në pjesët e tjera të fshatit.

Unë   u   afrova  më  shumë   me   vendasit  ,   se   i  kishin   shtëpijat   afër   shkolllës  dhe  ishin  më  të  afrueshëm     e  më të   qetë  dhe  me   disa   prej  tyre  zura  edhe   miqësi  Shpesh shkoja   edhe    nepër  shtëpitë  e  tyre , i  nxitur nga mikpritja  dhe   bujaria  e  tyre ,  me  gjithë  se  varfëria   i  kishte  pllakosur  atëherë   edhe   ata   si   të   gjithë  vendin.

Nga   kjo   miqësi  dhe     nga   vizitat   në   shtëpitë   e  tyre,   mësova  historikun  e  atij  fshati  ,   u   njoha   me   zakonet  e   tyre    dhe  u   preka   nga    këngët   e   tyre.

Ishte   koha ,  kur   në  vendin   tonë   kishin   fillluar   të   bëheshin  ndryshime   në   jetën  e  përditëshme  dhe   të   moshuarit ,   që   tregonin   historinë  e  fshatit  të   tyre   ,  po   e  linin   këtë  botë . Zakonet   kishin  fillluar  të  ndryshoheshin  dhe këngët e bukura po zëvendësoheshin  me ato   për   Partinë  dhe   Diktatorin   Hoxha.

Në   këtë   kohë   mua   m’u   kujtua   një   porosi   që   na   dha   një   ditë  profesori  i  latinishtes  i   shkolllës   Normale ,    i  ndjeri   Stefan   Prifti  , që ,  ‘’ kur  të  shkoni   mësues  nëpër  fshatra   ,  mos   e  kaloni   kohën   kot  duke  luajtur  bixhos  e  duke   pirë raki   ,   por   merrni   jë   fletore   e   regjistroni    këngët  dhe  zakonet   e  fshatit ‘’ . Dhe   unë   me   një  fletore  dhe   një   laps   në   dorë ,  fillova   të    shkoj   te  banorët  e  asaj   lagjeje   e   regjistroja   materialin   që  më  duhej.

Mbusha disa  fletore  dhe ,   kur  u  trasferova   prej   andej ,  i  mora   me  vete .

Që   atëherë    ka   kaluar    shumë   kohë. Plot   dyzet   vjet   dhe      ndodhën  ngjarje  të  ndryshme  :  u  përmbys   Diktatura  nga  urrejtja   popullore   ,  u   vendos  demokracia  e   populli   filloi   të  marrë  frymë  lirsht     Në   kërë   kohë  unë    u  mora   me  gazetari    e  letërsi    dhe     botova   ndonjë   vëlllim    me   krijime   lettare  ,  deri  sa  erdhi  viti   i   përgjakur   1997  dhe  unë  i  hypa  avionit  dhe  erdha  në  Shtetet  e  Bashkuara  të   Amerikës  . ,  ku   jam  edhe   sot.

Këtu ,  një  ditë , na    përfshiu     një   fortunë   e   madhe   me   një   shi   të   rrëmbyeshëm   ,   që   na   dëmtoi    shumë .  Nga   fortuna       dsa  nga  materialet   e   mija     ishin  dëmtuar  shumë   dhe  ishin  bërë   të  palexueshëm  ,  midis  të  cilëve  edhe   një   pjesë   e  materialit   folklorik  të   fshatit  Levan  ,  si zakoni   i   martesës ,  zakoni i  vdekjes, tri   përrralla   dhe  disa  fjalë  të  urta .

Ato   që   nuk  ishin  dëmtuar   ,   i  regjistrova dhe  i  bëra   gati për   t’i   botuar ,  duke  falënderuar  të  gjithë  ata  banorë  të  fshatit  Levan  ,  të  Fierit  ,  që  më kanë  ndihmuar  atëhere  për  regjistrimin  e  këtij  materiali dhe   duke  këshilluar   mësuesit   ,  që  të  veprojnë  si  na   këshilloi   shumë  vte  më   parë  ai   profesori   i  ynë  i  latinishtes  .i   shkolllës   tonë   të  Normales  .

Filed Under: ESSE Tagged With: Elbasani, lidhjet me Kosoven, Makensen Bungo

Kryeministri Mustafa konferencë shtypi pas vizitës në Nju Jork

October 2, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ B.Jashari/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas vizitës në Nju Jork, kthimit në Prishtinë, mban sot pasdite konferncë shtypi në ambientet e qeverisë.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme.

Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Mustafa konferencë shtypi, ne Nju Jork, pas vizitës

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie: Në demokraci, politikat i përcakton shumica

October 2, 2015 by dgreca

-Opozita vazhdon bllokimin e Kuvendit të Kosovës, seanca që ishte në axhendë për sot është anuluar-

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa porosit opozitën që të zhbllokojë Kuvendin e Kosovës, dhe që kundërshtimet e veta t’i shprehë duke hedhur fjalë në debat, dhe jo me hedhjen e vezëve.

Në një intervistë dhënë gazetës kosovare “Koha Ditore”, sot, ambasadori Delawie thotë se SHBA-ja e mbështet plotësisht Marrëveshjen e arritur për Asociacionin e komunave serbe, e cila, sipas tij, nuk shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Delawie po ashtu insiston se SHBA-ja është miku më i fuqishëm i Kosovës dhe mbrojtësi i saj më i madh, i cili mbështet një Kosovë sovrane, dhe nuk do kishte mbështetur një marrëveshje që do të ndërhynte në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Në intervistë, ambasadori Delawie tha po ashtu se vendimet dhe politikat i përcakton shumica që krijon qeverinë, ndërsa të pakënaqurit duhet të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e radhës për të ndryshuar politikat që nuk i pëlqejnë.
“Populli i Kosovës e zgjodhi qeverinë dhe ne punojmë me atë qeveri që populli e zgjedh. E kam të vështirë të shoh se si hedhja e vezëve apo e çfarëdo gjëje tjetër, përveç fjalëve në sallën e Kuvendit, e forcon demokracinë në Kosovë apo i kontribuon përmbushjes së synimeve më të gjera të saj”, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në intervistë.

Kuvendi i Kosovës, i bllokuar nga “aksionet simbolike” të deputetëve të opozitës në sallën e seancave nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë në sesionin vjeshtor, dhe pas rindërprerjes dje të seancës së parë të nisur e ndërprerë në 17 shtator, seanca e tretë që ishte në axhendë për sot është anuluar.

Raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër Marrëveshjet e arritura në  Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e 17 e 22 shtatorit, të cilat u ndërprenë nga protestimet e deputetëve të opozitës në sallën e seancave plenare, të cilat vazhduan edhe dje. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

Opozita e bashkuar nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ndërsa ka paralajmëruar se do ta pamundësojë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi .

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh ka organizuar edhe një petecion dhe vazhdon të mbledhë nënshkrime të qytetarëve në vend dhe në diasporë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori i SHBA Delawie:, i përcakton shumica, ne demokraci, politikat

Konflikti në Siri dhe qëndrimet Amerikane e Ruse

October 2, 2015 by dgreca

Avionë luftarakë rusë ndërmorën për të dytën ditë goditje ajrore në Siri, që kishin në shenjestër ekstremistë të Shtetit Islamik, por siç njoftojnë vëzhguesit, edhe luftëtarë të opozitës që gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në komentet për shtyp tha se avionë rus goditën mbi dhjetë objektiva të ISIS, përfshirë një qendër komande dhe dy depo municionesh. “Gjatë natës u goditën katër objektiva të tjera të ISIS. Avionë SU-24M dhe SU-25 kryen tetë misione fluturimi. Ata shkatërruan selinë e grupit terrorist dhe depon e municionit pranë Irbilit si dhe një bazë të terroristëve me tre fortifikime pranë qytetit Hama. Një goditje e drejtpërdrejtë ka shkatërruar plotësisht objektin që prodhonte mjete plasëse dhe municion në veri të qytetit Homs”. Por Kremlini pohoi se kishte në shenjestër edhe “një listë” grupesh të tjera përveç ISIS, duke thënë se këto organizata njihen mirë dhe janë identifikuar si objekte sulmesh në koordinim me forcat e armatosura të Sirisë. Në një konferencë për shtyp në Nju Jork, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se avionët rusë kanë në shenjestër të njëjtat objektiva si avionët amerikanë dhe të koalicionit. “Nëse duket si terrorist, nëse vepron si terrorist, nësë lufton si terrorist, është terrorist, apo jo? Me sa mbaj mend unë, ne kemi thënë që në fillim se do të luftojmë kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste. Këtë qëndrim mbajnë edhe amerikanët. Përfaqësuesit e komandës së koalicionit kanë thënë gjithmonë se në shenjestër të tyre janë ISIS, al-Nusra dhe grupe të tjera terroriste. Këtë qëndrim kemi edhe ne. Në këtë pikë ne jemi në të njëjtën pozitë me koalicionin”. Por Koloneli Steve Warrren, zëdhënës i operacionit të forcave amerikane kundër ISIS në Irak dhe Afganistan tha në një tele-konferencë për shtyp nga Bagdati se megjithë deklaratat e Moskës se po sulmon bazat e ISIS, nuk ka luftëtarë të Shtetit Islamik në zonat ku janë përqëndruar sulmet ruse: “Rusët janë shprehur shumë qartë publikisht se do të sulmojnë ISIS. Nuk do të diskutoj se çfarë konkretisht kanë goditur me sulmet e tyre, por ne nuk mendojmë se kanë goditur objektiva të ISIS. Këtu qëndron problemi. Rusët kanë thënë se do të bëjnë një gjë, por po bëjnë diçka krejt tjetër, gjë që e kanë bërë edhe herë të tjera,” tha koloneli. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka bërë thirrje për një takim urgjent të ushtrive amerikane dhe ruse për diskutimin e mënyrave për të shmangur goditjet ndaj forcave të njëri-tjetrit në operacionet që kanë ndërmarrë dy vendet në Siri. Rusia i filloi dje sulmet ajrore në Siri, për të goditur Shtetin Islamik, megjithëse grupet e të drejtave të njeriut thonë se synimi i këtyre operacioneve nuk është ende i qartë. Sekretari i Shtetit John Kerry i bëri komente dje në vijim të një takimi me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, pasi Moska filloi godjet ajrore mbi ato që i cilëson si objektiva të ISIS. “Kur flitet për goditjet kundër ISIS është një gjë, ajo që na shqetëson ne është se nuk po ndodh kjo”. Moska thotë se synon të spastrojë Sirinë nga ISIS, por mënyra si po zhvillohen operacionet ka ngritur pikëpyetje: “Me sa duket rusët kanë vepruar në zona ku ndoshta ka forca të ISIS, pikërisht këtu qëndron problemi me këtë mënyrë operimi,” tha Shefi i Pentagonit, Ash Carter. Si zoti Kerry, ashtu edhe ministri rus Lavrov thanë  zhvilluan një takim konstruktiv, por ata pohuan se nevojitet më shumë punë në mënyrë që të shënohet përparim. “Ne të gjithë duam një Siri demokratike, të bashkuar dhe laike. Duam një Siri ku të mund të ndërtojnë jetët e tyre të gjitha grupet fetare, ku të drejtat e njeriut të garantohen.

Por ne kemi mospajtime lidhur me mënyrat për ta realizuar këtë qëllim,” tha ministri rus. Ministria ruse e Mbrojtjes ka nxjerrë një video ku thotë se shihen operacione ajrore kundër ISIS.Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se goditjet ruse kanë vrarë 30 civilë pranë qyteteve Homs dhe Hama, të cilat nuk kontrollohen nga Shteti Islamik, por nga opozita e moderuar siriane.

Rusia këmbëngul se goditjet dëmtuan pajisje ushtarake të ISIS, qendra komande dhe automjete të përdorura nga grupe terrorist. Operacionet që ka ndërmarrë Rusia pritet të acarojnë më tej mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Moskës për qëndrimin ndaj konfliktit në Siri.

Republikanët fajësojnë politikat e Presidentit Obama në rajon për këtë situatë. Ndërkaq, Pentagoni ka thënë se koalicioni ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë goditjet kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe qendrimi ruso-amerikan, Ngjarjet ne Siri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT