• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Histori Suksesi-Flet Prof.Dr. Jera KRUJA

October 30, 2015 by dgreca

Flet Prof.Dr. Jera KRUJA, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Universiteti I Mjekësisë, QSU Nënë Tereza, Tiranë/
Histori Suksesi nga Liliana Pere/
Për njëzet e pesë shekuj Betimi i Hipokratit ka qenë ‘kredoja’ e mjekësisë dhe, në
shumë universitete, te botës dhe është ende formula që thuhet kur merr diplomën për
mjekësi.Me vijne ndër mënt keto thënje duke ecur rrugës për në spitalin Universitar për tu
takuar me Mjeken e nderuar Prof.Dr. Jera KRUJA. Dëshiroj te bisedoj shume me këtë
grua te madhe nga afer , aty pranë te semureve ku ajo drejton c’do dite me
devocion, panvarësisht bisedave ne elektronike dhe në telefon.une vendosa të kaloj pak
ore ne spital Jera më prêt me nje buzeqeshje te embel prej nje gruaje fisnike , me
nje dashamirësi të pamatë nëne, nje qetësi dhe respect qe më ka mbetur ne mëndje..
Pavioni ku ajo ështe shefe shkëlqen nga pastërtia rregulli , dhe shumë mire i restauruar
Ne pavion mbizotëronte nje qetësi absolute qe të bente te mos besoje se ishe ne spital.Mu
be zemra mal, per te semuret ne rradhë te parë qe kanë te drejtë t’i gezojne keto kushte
dhe vlerësova fort Prof.Dr.Jeren, per përpjekjet e saj. Jera eshte nje missionare e
vërtetë humanizmi. ……………….
Afrohem tek spitali”Nene Tereza” Jeta është e kushtueshme, jeta është jetë, lufto për të….thenje e madhe e Nobelistes humane.
Ne jemi disa herë krenarë për Nënë Terezën. Institucioni mjekesise mban emrin e saj dhe, më kryesorja është se Nënë Tereza, sot në të gjithë njerëzimin është simboli i humanizmit, simbol që na përket, te gjitheve por veçanerisht mjekëve Plejada e mjekëve dhe e personelit mjekësor shqiptar kane rolin kryesor në jetën e shoqërisë sonë, gjithmonë duke u bazuar në parimet e humanizmit në moralin e paqes të Nënë Terezës, gjë që edhe mjekësia jonë i qëndron besnike, sepse kanë bërë Betimin e Hipokratit. . Shembull pozitiv kemi shumë por sot po bisedojmë me gruan tepër të suksesshme humane me integritet te larte profesional, nje personalitet ne fushen e mjekesise, që ka bere emer ne institucione Eropeane dhe Internacionale me studime shkencore dhe punen e saj .
Profili /
Prof.Dr. Jera KRUJA perfundon studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës si nje studente e shkëlqyer, një mjeke e talentuar, në katedrën e Neurologjisë.
1979, u emërua në klinikën e Neurologjisë, në QSU-Tiranë dhe prej vitit 1981 është pedagoge e neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të UT. Në vitin 1989 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, në vitin 1994 Profesor i Asociuar dhe më 2001 Profesor. Është autore dhe bashkautore e mbi 100 e me shume artikujve shkencore dhe referateve në konferenca ndërkombëtare e kombëtare; organizuese dhe bashkorganizuese e dhjetëra konferencave kombëtare e ndërkombëtare në fushën e neurologjisë dhe autore e dy teksteve dhe dy monografive në fushën e neurologjisë
• Shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë; Qendra Spitalore Nënë Tereza
• Presidente e Degës Shqiptare kundër Epilepsisë,
• Anëtare e Komisionit Shkencor të Akademisë Europiane të Neurologjisë,
• Anëtare e Komisionit të Edukimit të Federatës Botërore të Neurologjisë.
****************************************************************************
Jeni te lutur të ndiqni bashkëbisedimin.
– Kush është fëmijëria dhe familja e Jera Krujës ? Prejardhja e Jerës ?Sa ndikim ka pasur familja e saj shume e arsimuar? C’fare vlerash ka trashëguar Jera nga babi i saj një figurë e spikatur intelektuali modest që kontriboi me dijet e tij enciklopediste, me qetësinë që rezatonte dhe mbi të gjitha me vlerat e larta e të veçanta njerëzore ????
Le të mësojme gjithshka rreth saj nëpërmjet intervistës..
Familja e Prof.Dr.Jera/
Nëna ime, Shpresa, vjen nga një familje e pasur e qytetit të Durresit. Ka punuar si arsimtare shumë e aftë dhe e vlerësuar në profesionin e saj dhe na ka edukuar ne, të trija vajzat e saj, me një edukatë të rreptë pune. Nuk mbaj mend shumë përkëdheli nga ana e saj, por përkushtimi I saj për familjen ka qenë gjithnjë I admirueshëm. Babai, Pertef Kruja, I përket një brezi që ai vetë do ta emërtonte Brezi Krahëthyer, në një roman të tij. I lindur në Shkodër, pasi studioi në Gjimnazin e këtij qyteti, filloi studimet Universitare në Universitetin e Romës. Ishtë përgatitur të shkonte në Vienë, si gjermanisht folës I mirë që ishte, por ishin vitet e luftës së dytë botërore dhe kjo dëshirë nuk iu realizua. Pas lufte, mgjse kishte qenë gjithnjë antifashist (por edhe antikomunist), si shumë moshatarë të tij të shkolluar, nuk shihej me sy të mirë nga regjimi I kohës. Në vijimësi të disa eventeve fatkeqë me shokë të tij, u detyrua të largohet nga qyteti I lindjes dhe punoi në Durrës si mësues I Letërsisë së Huaj, Psikologjisë, në fillim në Gjimnazin e qytetit e më pas në Filialin e Universitetit në këtë qytet. Shumë vite ka qenë drejtor I Bibliotekës së qytetit, që për mua ishte një fat I vecantë se më hapi dyert e ndaluara për shumë bashkemoshatarë të mi, ato të librave “të ndaluar”. Njihet si përkthyes I disa veprave klasike nga gjermanishtja, italishtja e frengjishtja. Qetësia e tij, shpirtmadhësia, butësia, dijet e tij të pafund në shumë fusha, buzëqeshja e pashterrëshme, edhe ne moment të këqija, më kanë shoqëruar që në momentin që kam lindur. Dy motrat e mia, Zana dhe Mira, kanë një karrierë edhe më të pasur e të sukseshme se e imja përkatësisht në fushën e Ekonomisë dhe në atë të Muzikës. Të dyja janë shkolluar në Tiranë, kanë punuar pak kohë si pedagoge në degët e tyre e më pas kanë përfunduar studimet e doktoraturës e më tej në universitete të njohur SHBA e Kanada ku edhe jetojnë bashkë me familjet e tyre.
-E dashur Jera;Në këtë intervistë cili do të ishte impresioni juaj për qytetin tuaj te lindjes me nje shikim bije, dhe inteletualeje model, sikundër jeni ju ?
Do të kujtoja qytetin tim të lindjes, Durrësin, hapësirën e pamatë të detit e qiellit, që shtrihej para dritares së shtëpisë sime. Ky sens hapësire më ka shoqëruar këndshëm gjatë gjithë jetës sime, megithejse u linda e u rrita në një periudhë ku tentohej me dhunë privimi nga shumë të drejta e liri.
Si e përmenda edhe më parë kam lindur në Durrës, por në Tiranë kam kaluar tashmë 2/3 e jetës sime. Ndërmjet këtyre dy qyteteve mund të bëj dallimin se Durrësi është qyteti I formimit, I ëndërrave, ndërsa Tirana patjetër është qyteti im I dashur ku munda të studjoj e të aplikoj profesionin tim dhe mbi të gjitha krijova, bashkë me bashkëshortin tim, një familje të bukur e të dashur që po rritet në numër këto vite. Tirana, si kryeqytet, është patjetër një qytet I mundësirave më të mëdha, I kontakteve më të spikatura, I universiteteve, I spitaleve universitare, etj.
-E dashur Jera Ju karakterizoheni nga cilësitë dhe virtytet më të mira për një grua dhe një mjeke, ky eshte jo vetem opinion im qe biseduam gjatë ne spital, por një opinion i gjerë… Numëro disa nga keto veti , që ju çmoni më shumë tek vetja juaj ?
Nuk është e lehtë të përshkruash veten, më mirë pyesni të tjerë mbi këtë cështje. Shkurt mund të them se mundohem të punoj me përkushtim, të jem e drejtë, të jem e saktë, të drejtoj pa ngritur zërin, mundohem të mos jem subjektive në vendimet e mia, përpiqem të jem e gjerë dhe të krijoj një ambient paqësor në pune. Jeta është shumë komplekse dhe ka shumë momente të bukur. Po të jesh I zgjuar e zemërgjerë mund të kënaqesh edhe me një buzëqeshje, me një lule, me një ditë me diell. Mendoj se të qenurit inatci, jomirënjohës, intrigant, ziliqar, dashakeqës e shpirtvogël shkakton shumë problem, dhe shpesh herë përvec shoqërisë,po u shikua në një afat kohor më të gjatë e pëson më shumë vetë personi që I ka këto veti negative.
-E dashur Jera; Investimi juaj per formimin professional dhe intelektual ka qënë Fakulteti I Mjekesise.Mund të na flisni dicka rreth diplomimit dhe profesionit tuaj te mjekes ?
Jam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1980. Nga ky vit kam filluar të punoj si mjeke neurologe, në fillim në Klinikën/Shërbimin Universitar të Neurologjisë , spitali Nr 5, Tiranë (nga viti 1992 QSU Nënë Tereza). Nga viti 1981 jam pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, në lëndën Neurologji. Gjatë karierës sime përvec specializimit në Fakultetin ku jam diplomuar, kam kryer disa specializime e fellowship në Medical School, Texas University, USA, Lariboisiere Paris, Bologna, Italia.
Pa dyshim në vend të parë rendis profesionin e mjekes, më pas të pedagoges së mjekësisë.
-E dashur Jera; Profesioni I Mjekut është nje profesion sa i nderuar aq dhe i vështirë, këerkon humanizëm, përkushtim te madh dhe sensibilitet sepse ke te bësh me jetë njerëzore cilësi qe keto juve nuk ju mungojnë, disa detaje ju lutem..
Eshtë profesion I vështirë por edhe shumë I bukur. Ka cdo ditë të papritura, tronditje, emocione herë pozitive e herë negative. Ka kontakte të pafundme njerëzore me shtresa të ndryshme të popullsisë. Pas rreth 36 vite punë mund të them se kam pasur rastin të takoj personalisht me mijëra pacientë e familiarë të tyre, studentë e kolegë. Kërkon një përkushtim të vecantë, shpesh herë edhe mohim të elementeve të rëndësishëm të jetës private.
– E dashur Jera; Jeni nje grua e rrallë mjaft e qetë e kulturuar, dhe me një dashamirësi te madhe. Biseda me ju më ka lëne shumë mbresa, Zgjedhja juaj per të ushtruar profesionin dhe per t’u rritur profesionalisht në vendin tuaj Shqiperi ështe per ta vlerësuar.Cilat jane arësyet e kesaj zgjedhje?
Ne ndryshim nga shumë kolegë e bashkeqytetarë të mi, megjithëse mundësitë personale, me fillimin e periudhës së Demokracisë ishin të mëdha, nuk kam menduar asnjë herë që të largohem përfundimisht nga vendi. Prof. Ramadan Sokoli, një mik I ngushtë I tim eti, e quante këtë prirje: “duhet të qendrojë dikush për të fikur dritat..” Pak ide pesimiste kjo, por e vërtetë për vitet që kemi kaluar.
– E dashur Jera e ka ngacmuar ndërgjegjen ambicia juaj positive, dhe më ka rritur respektin per ju dhe profesionin si mjeke, pedagoge dhe studiuese shkencore, duke përballuar shume sfida dhe vështiresi qe ka patur koha, gjinia si grua, dhe profesioni,dhe ju i keni miremenaxhuar te gjitha këto ne nje nivel per t’u adhuruar ku e ka gjetur këtë forcë dhe vullnet Jera?
Motoja që na kanë mësuar në familje është: Puno e lexo pa pushim se suksesi do të vijë patjetër. Kjo moto më bëri të mobilizohem që kur fillova Fakultetin e Mjekësisë, që nuk e kisha aspak të dëshiruar. Periudhën e studimeve e kujtoj me shumë nostalgji, megjithë lodhjen dhe impenjimin që mbartnin ato vite. Kam pasur fat të kem shoqe e shokë shumë dashamirës, që kënaqeshin me rezultatet e mia, gjithashtu edhe unë me ato të tyret. Jam martuar në vitete e fakultetit dhe kur fillova punën kisha lindur një djalë e pas më pak se dy vitesh linda edhe djalin e dyte. Të ishe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, gjithashtu edhe mjeke ne një spital qendror, me ngarkesën e mësimdhënies, pacientëve, rojeve dhe me dy fëmijë të vegjel, sigurisht nuk ka qenë e lehtë. Falë mbështetjes së bashkëshortit, edhe ai mjek, kam kapërcyer shumë vështirësi. Megjithëse në vendin tonë bëhej një propagandë e vazhdueshme për barazinë grua burrë në shoqëri, ashtu si edhe në shumë shoqëri të tjera, edhe të përparuara, dihet se për një grua duhet më shumë mund e djersë se një burrë për të arritur disa pozicione. Mund të them se mundimi më është shpaguar shpesh me shumë mirësi nga fati. Kam arritur shumë shpejt në moshë marrjen e gradave e titujve shkencorë. Kam rreth 18 vite që drejtoj Klinikën/Shërbimin Universitar të Neurologjisë. Para kësaj periudhe kam qenë për mbi 5 vite zv dekane e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa për nëj mandat pata mundësinë të jem Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Tani vazhdoj të punoj si shefe e Shërbimit të Neurologjisë, QSU Nënë Tereza dhe pedagoge e lëndës së Neurolgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti I Mjekësisë, Tiranë.
Suksesesi juaj si mjeke i ka kaluar kufijte e vendit, Integriteti i lartë professional, puna juaj shkencore qe numëron, me sa mësova nga biseda mbi 100 e me shume botime dhe referenca artikujsh shkencore, sa jeni ndjerë e vleresuar ne shqiperi dhe jashte saj ?
Mendoj se nuk më kanë munguar vlerësimet nga ana e profesorëve të mi, kolegëve, pacientëve e studentëve ndër vite. Një sodisfaksion I vecantë është “matja e forcave” edhe në marrëdhëniet profesionale ndërkombëtare.
Mendoj se dy emërimet e viteve të fundit, njëri si anëtare e Komisionit Shkencor të Akademisë Europiane të Neurologjisë, që bashkon mbi 20.000 neurologë të Europës dhe tjetri si anëtare e Komisionit të Kurseve Edukativë të Federatës Botërore të Neurologjisë, ku aderojnë pothuaj të gjithë shtete e botës, kanë qenë dy nga sodisfaksionet më të mëdha të karrierës sime.
**
‘’Rektorja e të parit Universitet të Mjekësisë në Shqipëri është Prof.Dr. Jera Kruja, një mjekje e studiuese e shquar e Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr. Rektorja Jera Kruja është një nga studentet e shkëlqyera, një nga mjeket e talentuara, një studiuese shumë e mirë e Fakultetit të Mjekësisë, në katedrën e Neurologjisë dhe spitalit. Jera, është absolutisht e mrekullueshme, me integritetit, aftësi profesionale, morale e të gjithanshme.Ishte nje nderim i madh për të gjitha vajzat e grate, të cilat që në ditët e para të këtij sistemi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tij me përkushtimin e tyre e kanë bërë këtë sistem edhe më human, edhe më të ndjeshëm, edhe më të përgjegjshëm. ‘’
-Cili është raporti që ju keni me vehten ,profesionin që ju i keni kushtuar jo pak kohë në jetën tuaj, dhe komunitetin e gruas qe te rrethon si e shihni stadin e saj te zhvillimit në shoqërinë shqiptare sot ?
Mendoj se kam një raport të mirë me veten, familjen, profesionin, por gjithnjë ka vend për përmirësim. Komuniteti I grave është një pjesë e pandarë e shoqërisë. Mgjs e kam punuar gjithnjë sa disa burra bashkë, mundohem të mos e harroj që jam grua dhe se kam detyrë që ta mështës më shumë këtë komunitet se gjithnjë ka persona që nuk kanë arritjet dhe fatin tënd në jetë.
Edhe në vitet e kufizimeve të pëfund, jemi munduar që në mjekësi të kemi një frymë përparimtare e bashkekohore. Vitet e hapjes kanë ndikuar pozitivisht për mundësinë e studimeve, shfrytezimit të literatureës, specializimeve jashtë vendit. Per fat të keq një numër I konsiderueshëm kolegësh kanë kryer specializime jashtë, duke mos u kthyer më në vend, gjë që herë pas here ka krijuar boshllëqe që janë mbyllur me vështirësi. Mendoj se aktualisht kemi një stad zhvillimi që nuk është ende aty ku do të dëshironim, edhe në fushën profesionale, atë akademike dhe sidomos kemi mangësi në fushën e kërkimit shkencor. Me gjithë atë në degë të ndryshme të mjekësisë brenda vendit ka arritje më të vogla ose më të mëdha që tregojnë që edhe përpjekjet individuale mund të bëjnë që të ecet përpara në profesion.
Puna juaj arritjet tuaja , humanizmi juaj dhe niveli larte qe trasmeton me punen tuaj flet per nje grua me personalitet të spikatur, a mund te me spjegoni kuptimin filozofik të viteve te shkuara ne lidhje me profesionin grua dhe evolucionin e tyre?
Do tu kujtoja cdo gruaje se në botë dhe në vendin tonë ka shembuj të panumërt grash që me aftësitë e përkushtimin e tyre kanë arritur rezultate të larta në profesionet përkatëse. Kjo është një moto që duhet të na bëjë të ndjehemi të barabarta me burratdhe te kemi besim te patundur per ta forcuar rolin tone duke ndikuar ne masen e gjere te grave
Falenderim per Lilianen dhe org Gruaja shqiptare ne Bote dhe misionin e saj
Falenderoj znj.Liliana Pere, që me dashuri dhe këmbëngulje të pafund mundohet që ngrejë lart rolin e secilës prej nesh, në fusha të ndryshme edukimi e profesioni, në mosha te ndryshme, brenda ose jashtë Shqipërisë. Ky organizim: Gruaja Shqiptare në Botë me misonin e saj fisnik të evidentimit të punës së cdo gruaje shqiptare dhe berjes present te vlerave është për tu përgëzuar dhe përqafuar nga e gjithe shoqeria . Faleminderit Liliana
Faleminderit– Ju e nderuar Prof Dr Jera Kruja gruaja teper e suksesshme humane me integritet te larte profesional, nje personalitet ne fushen e mjekesise, qe keni keni bere emer ne institucione Eropeane dhe Internacionale me studimet dhe punen tuaj shkencore. Karakterizoheni ne temperamentin tuaj nga nje bukuri dhe qetesi qe e pasqyron fytyra dhe shpirti juaj fisnik,njerezore I mencur human dhe korrekt, e qete dhe mjaft e thjeshte,me nje miresjellje te jashtzakonshme.Do te kerkoja shume fjale te bukura me vlere qe te etiketoja pozitivitetin dhe personalitetin tuaj , cilesite e vyera qe keni, aftesite e tua gjithmone Ju jeni nje motivim dhe nje inspirim per te gjitha grate shqiptare kudo ku ndodhen.Jeni nje grua me shume vlera individuale dhe profesionale, keni c’do gje te bukur qe duhet te kete nje personalitet grua.
Intervista me ju ishte nje nga intervistat me mbresëlenëse ,inspiruese, nje mesazh I madh per c’do grua qe kerkon te rritet ne prfesion dhe te permiresohet ne individualitetin e vet,
E dashur Jera, me mbushet me shume respect e dashuri, do te vij t’u takoj sa here te më marre malli per ju, duke bëre dhe humanizëm pëer te parëe te sëemuret.
Ju uroj suksese nga zemra, dhe qofshin gratë me kerkesa per studime dhe per tu ngritur profesionalisht dhe Humane po aq sa ju. Faleminderit dhe ju uroj sa me shumë suksese
Liliana Pere
Ing Informatik
Presidente
Organizimi Internacional.
”Gruaja Shqiptare Në Botë”
Advisor of Diplomatic Mission DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: Histori Suksesi-Flet, Liliana Pere, Prof.Dr. Jera KRUJA

Në promovimin e Librit “Heshtja e Dashurise” e Malsore Llapashtica

October 30, 2015 by dgreca

Ky libër është përmbledhja e tretë me radhë e krijueses, Malsore Llapashtica nga Prishtina. Në fakt, Malsore Llapashtica në Kosovë ka botuar përmbledhjet me poezi: “ZOGU I MBYLLUR” (1997) dhe “I KAM MËRZITUR VRASËSITË” (2000). Ajo tash punon në Itali, ku edhe e ka botuar përmbledhjen me poezi “IL SILENEZIO DEL AMORE” (“Heshtja e dashurisë”)./
Në ambientet e Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogadani” Prishtinë, sot u promovua libri “Heshtja e dashurisë” (shqip-italisht) e autores Malsore Llapashtica, e cila udhëtoi nga Italia për të qenë prezent në këtë takim letrar shumë interesant dhe impresionues.
Takimin e drejtoi Frrok Kristaj, shkrimtar, studiues, publicist. Merrnin pjesë një auditor i përzgjedhur nga fusha letrare. Në takim mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tima Kadrija, e cila në fjalën e saj, mes tjerash, tha, se “poetët duhen mbështetur në misionin e tyre artistik e kulturor.
Për librin së pari foli Frrok Kristaj. Ai ndër të tjera tha se: “Sot jemi tubuar këtu, në shtëpinë e librit, për të promovuar përmbledhjen me poezi të Malësore Llapashticës “Heshtja e dashurisë”, që kohë më parë u botua paralelisht në gjuhën shqipe e në gjuhën italiane. Këtë përmbledhje e nxori në dritë shtëpia botuese Saentobook në Lecce të Italisë.
Libri ka 39 poezi në gjuhën shqipe dhe po aq në gjuhën italiane. Vlen të përmendim edhe faktin se kjo përmbledhje me poezi është promovuar në dhjetorin e vitit kaluar edhe në Panairin e Librit “Fiera salentina” në Lecce.
Përndryshe, kjo është përmbledhja e tretë me radhë e krijueses së re Malsore Llapashtica nga Prishtina. Në fakt, Malësore Llapashtica në Kosovë ka botuar përmbledhjet me poezi: “ZOGU I MBYLLUR” (1997) dhe “I KAM MËRZITUR VRASËSITË” (2000). Ajo tash punon në Itali, ku edhe e ka botuar përmbledhjen me poezi “IL SILENEZIO DEL AMORE” (“Heshtja e dashurisë”).
Përmbledhjen me poezi e ka përkthyer Klara Kodra, kurse redaktore e librit është Fatime Kulli, që të dyja nga Shqipëria.
Dashamirë të fjalës së shkruar artistike që në fillim dua të them se poezinë si art të fjalës, si ngushëllim shpirtëror, poetët e përftojnë me qëllim të kominikimit me vetveten, përkatësisht me qëllim të ballafaqimit me vetveten, por edhe me dukuritë që na rrethojnë dhe na preokupojnë, për të ngadhënjyer mbi vështirësitë jetësore, pra mbi dhembjen, pikëllimin, vetminë dhe heshtjen.
Në rrëfimin poetik të Malësore Llapashticës jeta pasqyrohet në një rrjedhë të trazuar, e ngjizur me shqetësimin, me dhembjen, vuajtjen dhe heshtjen, si dëshmi të ekzistenës shpirtërore dhe jetësore. Së kendejmi, poetja thotë:
Për ta mbjellë farën e dashurisë
Nga fjala e fryma.
Poezia e Malësore Llapashticës, thotë redaktorja e librit Fatime Kulli, zhytet si nëndetëse brenda karakterit poetik, për shkak të nuancave dhe lëvizshmërisë së gjendjes shpirtërore në aktin e krijimit lirik, me një tematikë të larmishme, në shumë këndvështrime.
Pra, nga vetë titulli i librit “Heshtja e dashurisë” të Malësore Llapashticës vijmë deri te një përfundim se kemi të bëjmë me një kontinuitet të larmishëm temash, dëshirash e ëndrrash si preokupime jetësore. Ndaj, karakteristikë e këtyre poezive është përmbajtja dhe të shprehurit e formës poetike të fjalës në mënyrë të përsosur, si shprehjet:
Ndjej frymë të ngjyrosur me ngjyra shpirti
Hijedrita e ëndrrës lëvizë me shpejtësi,
Kah lindja e rrezes, Kodrës së Diellit
Ku marrin ngjyra zërash, malet përreth…
Unë si zog shtegtar lëshoj flokët e mallit…
Shpirti bëhet njësh me buzët e Diellit,
Të puth shpirtin e tokës sime…
Të prekë ngjyra dashurie, tek ty vendlindje
Të puth të dashurit e mi, babë e nënë.
Në përmbledhjen ”Heshtja e dashurisë“ poetja Malësore Llapashtica vjen para publikut krejtësisht ndryshe nga si jemi mësuar ta lexojmë në dy përmbledhjen e para, sepse poezitë e kësaj përmbledhje, që është botuar paralelisht në gjuhën shqipe dhe italiane, shpalosin njëra mbas tjetrës ndjenjën e pastër, sublimen, dashurinë. Me lirikat e Malësore Llapashticës, që kanë gjetur strehim brenda kësaj përmbledhje, poetja i përmbahet ekskluzivisht dashurisë së dy personave. Duke qenë se poezia nuk është qëllim në vetvete dhe as testim i verbër, del se dashuria nuk mund të lindë nga asgjëja, por ajo lind nga ndjenjat ndaj njeriut, ndaj vendlindjes dhe ndaj jetës.
Poetja me lirikat e kësaj përmbledhje e simbolizon atdheun me dhimbjet e veta, i simbolizon mëngjeset e jetës, me rilindjet e dritës në agim të vendlindjes, përkatësisht të atdheut, duke evokuar ndjeshmërinë dhe ringjalljen e kësaj toke të të parëve tanë.
Si misionare e shpresës dhe e fateve të vendit, Malësorja e thërret jehonën e idealizmit të shpirtit të vet, për atë që përfaqëson, atë që duhet të kryejë dhe atë që duhet të rrëfejë, duke thënë:
Takohemi te rreziku…
Për të mbjellë farën e dashurisë
Nga fjala e fryma
Për të mos u shterur pusi i jetës.
Ose vargjet:
Fytyra ime, i ngjante vetëm vetes,
Me sytë prej loti…
Përkatësisht:
Ndihmomë o Zot
Ta prek trokën.
Në këto vargje ka dhe ridimensionim idesh të tjera, ide që nëpërmjet frymës shprehin fuqinë magjike të fjalës së shkruar, si
Nëpër brendësinë e hallakatur
Jam e lodhur prej vuajtjes së bukur.
Në fakt, me shfletimin e faqeve të kësaj përmbledhje, lexuesi sikur i shpalos të gjitha ngjyrat e ylberit, në mënyrë që t’i jep jetës kolorit të merituar.
Poetja krijon vargje origjinale. Me këtë ajo i jep dashurisë vërtetësi ndjesie, pa vulgaritet, tamam ashtu si i ka hije një krijuese të denjë.
Në këtë libër të saj, të tretën e radhës, poetja përshkruan ndjenjën sublime në të gjitha aspektet e saj, kështu që lexuesit i hap shtigje të përjetojë gjithçka që autorja dëshiron të transmetojë.
Duke lexuar të gjitha poezitë në përmbledhjen “Heshtja e dashurisë”, në fakt shijojmë një simfoni të plotë dashurie, sepse lirikat e saj na dhurojnë dritë, shpresë, na dhurojnë ngrohtësi. Kjo përmbledhje, që të bën t’i rikthehesh shumë herë me përjetimet e leximit të parë, edhe leximeve të tjera, sepse nëpërmjet të këtyre lirikave poetja përcjell megjithatë aromën e arsyes dhe të dashurisë – aromën e jetës.
Vëllimi poetik “Heshtja e dashurisë” i autores Malësore Llapashtica meriton të radhitet në bibliotekën e çdo lexuesi dhe të lexohet me vëmendje pasi vjen në fondin e poetekës shqiptare plot dritë, i plotësuar me të gjithë karakteristikat e një arti në përsosje dhe, për më tepër, vjen si shprehishmëri e rrjedhës bashkëkohore letrare.
Në vazhdim, poetja dhe redaktorja e librit nga Tirana, Fatime Kulli, u shpreh në fjalën e saj:
“Vëllimi poetik, “Heshtja e dashurisë”, na intrigon dhe ysht për ta lexuar me ëndje, na fut në një botë të ndjeshme me shpirtin e thellë të dëshirave njerëzore në poezi. Në tërësinë e këtij libri, gjallon një poezi koncize e herë hermetike, që vetëm një lexues i kualifikuar mund të gërryej me “traponin”e trurit, për t’i gjetur thellësinë e asaj çka ka dashur të thotë autorja. Poezia e Malësores zhytet si nëndetëse brenda karakterit poetik, për shkak të nuancave dhe lëvizshmërisë së gjendjes shpirtërore në aktin e krijimit lirik, me një tematikë të larmishme, në shumë këndvështrime. Veçojë në këtë buqetë të larmishme me poezi: “Gjuha e prekjes”, “Hija e fytyrës”, “Bimët e fshehtësisë”, “Zjarrheshtur…” , “Skulptore e gjallë”, “Virgjëresha vdes e virgjër” , “Heshtja e dashurisë” e të tjera.
Shpirti poetik i autores Llapashtica, rreket me prekë çdo detaj poetik, nga ngjarjet apo ëndrrat e jetuara ose të ëndërruara… Poezitë e autores Malësore Llapashtica shfaqen brenda një bote të ndjeshme, ku lexuesit do t’i mbetet gjatë në mendjen metafora poetike “Heshtja e dashurisë” për shpirtin poetik, për artin e përdorur me mjeshtëri në çdo fjalë, në çdo varg, në çdo poezi.”
Poetja Kulli pas fjalës së saj, lexoi poezi nga libri ku u duartrokit nga auditori. Autorja Llapashtica e emocionuar nga vleresimet që i bënë kolegët, shprehu mirënjohje të thellë pjesmarrësve dhe mes të tjerash, tha: “Libri im është botuar në Lece të Italisë dhe është promovuar dy herë në Itali, por unë nuk ndjehesha mirë, pa e prezantuar librin në Kosovën time” . Promovimi u kthye në nje festë letrare, ku diskutimet e vlerësimet ndaj autores, vazhduan gjatë. Theksojmë se libri “Heshtja e Dashurisë ( shqip-italisht) ështe vlerësuar shumë në Itali dhe është botuar me kontratë mes autores dhe botuesit italian, e cil pret të botojë të tjera vepra të sajat në Itali.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Heshtja e Dashurise, Malesore Llapashtica, promovim

Presidentja Jahjaga dergon Asociacionin në Kushtetuese

October 30, 2015 by dgreca

-Presidentja Jahjaga i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën-
PRISHTINË, 30 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, sapo bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare./b.j/
*****
President Jahjaga has submitted the request to the Constitutional Court for interpretation of the compliance of the principles of the Association with the Constitution
President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, has submitted today the request to the Constitutional Court for clarification of compliance of principles of the Association with the Constitution of the Republic of Kosovo.
President Jahjaga has referred the request to the Constitutional Court based on her constitutional prerogative to raise constitutional issues at the Constitutional Court.

Filed Under: Komente Tagged With: Asociacionin në Kushtetuese, dergon, Presidentja Jahjaga

PANAIR NE KURBIN

October 30, 2015 by dgreca

NGA AHMET ZANI/
Përfshirja e grave rurale në zinxhirin e krijimit të vlerave dhe të ardhurave i thotë ndal dhunës ndaj tyre në familje. Kjo është motoja e panairit të grave në fshat si fermere organizuar për herë të parë në Kurbin. Mbështetje për grupin e grave dhe fermerëve në nevojë e të paforizuara në zonat rurale të rrethit Kurbin.
Në Panair janë sjellë kryesisht prodhimet bujqësore dhe blegtorale gjithashtu dhe nga pemtaria, ndërsa tregtuesit më së shumti kanë ardhur nga zonat e malësisë me prodhimet e tyre. Ndonë zonat malore kanë prodhimtari më të ulët nga sipëfaqja e tokë së pamjatueshme, blerësit e qytetit kanë preferuar prodhimet e këtyre zonave si më cilësore. Djathi i dhisë nga rpoduktet e qumshtit i servirur nga disa blegtorë në panair dukej që ishte ndër të preferuarit e konsumatorit, ndërsa dhe verërat dhe produktet e tjera në vreshtarisë këta të zonave kodrinore dhe ato të fushës preferoheshin nga një pjesë e tragtarëve të lokaleve si kërkesë e konsumatorit sidomos atyre që preferonjë pjet alkoolike vendase. Janë nënprodukte nga vreshtaria e cila konsiderohet më efektive dhe cilësore. Gjithashtu panairi ka sjellë dhe prodhimet nga bletarritësit një fenomen në rënje nga bletritësit si mungesa e investimeve por dhe nga ndotja e madhe atmosferike. Sigurisht nga pemtaria panairi ka demonstruar prodhimet e sezonit si nga ullinjtë, arrat dhe gështenjat të kultivuara kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.
Ky organizim i panairit në Kurbin ka patur si promotor institucionin e vendor të bashkisë si dhe ndihmën e drejtorisë së bujqësisë. Imer Hysa specialist i bujqësisë dhe blegtorisë ka mbajtur kumtesën për rritjen e cilësisë prodhimet si dhe nevojëne fermerëve në mbështetje financiare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, PANAIR NE KURBIN

Komisioneri i BE-së Hahn në 6 nëntor në Kosovë

October 30, 2015 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës, seancë të veçantë për nder të Komisionerit të BE-së Johannes Hahn/
-Hahn: Mezi pres që të jem në Kosovë, tash është koha për zbatim të MSA-së-
PRISHTINË, 30 Tetor 2015-B.Jashari/ Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi axhendën parlamentare për javën e ardhshme.
Kështu, të hënën, më 2 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Të premten, në 6 nëntor, në orën 11:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për nder të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili njëherësh do t’u adresohet deputetëve me një fjalë rasti.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e zhvillur sot në mesditë, ishte e katërta në katër ditët e fundit.
Në 27 tetor, në ceremoninë e nënshkrimit të MSA-së Kosovë-Bashkimi Evropian, që u zhvillua në Strasburg, Komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se vërtetë është një arritje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti kur është fjala për aspiratat evropiane të Kosovës .
“Është një ditë e madhe për të gjithë ne, duke falënderuar ekipet tona, pa të cilat kjo gjë nuk do të ishte arritur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, është shprehur komisioneri Hahn.
Kryeministri Isa Mustafa, në ceremoninë e nënshkrimit të MSA-së ka theksuar se, “procesi i evropianizimit kuptimplotë të Kosovës, që po fillon sot, do të përcillet me një përkushtim të plotë shtetëror dhe institucional të Kosovës dhe me partneritet të plotë me Bashkimin Evropian”.

Filed Under: Komente Tagged With: Komisioneri i BE-së Hahn, në 6 nëntor, ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT