• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

SERBET NISIN PROVOKIMET…SHQIPTARE , RUANI GJAKFTOHTESINE

October 7, 2015 by dgreca

Agjensia shtetrore serbe Tanjug mashtron: Autobuzi i kombëtares është qëlluar me gurë dhe jane thyer xhamat!/

Presidenti i Federates Serbe e nis Konferencen e Shtpit me provokim, ai zmadhoi incidentin me guralecet e hedhur ndaj autobuzit ne Tirane, edhe pse policia shmangu gjithcka. Serbet duan tension dhe kete e tregoi konferenca e shtypit, deklarata e papergjgjshme dhe shmangia e pergjigjeve per pyetjet esenciale et gazetareve shqiptare.

Ne fakt ketij provokimi i parapriu nje mashtrim i servirur nga Agjensia e Lajmeve Tanjug, e cila vazhdon traditen e kohes se shkuar. Agjencia ‘Tanjug’  serbe raportoi se autobusi me lojtarët serb është sulmuar me gurë në rrugën Rinas – Tiranë. Sipas saj, xhamat e autobust janë thyer ndërsa lojtarët fatmirësisht nuk janë prekur.

‘Tanjug’ nuk i referohet asnjë burimi, dhe e shoqëron lajmin pa fotografi, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur pikërisht të vetmen natë që ekipi serb do të flejë në Shqipëri.

Ndërkohë, autobusi me ekipin serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Pamjet e para që vinë nga rruga e Durrësit tregojnë mjetin e paprekur dhe dhjetëra makina e motorë policie. Qytetarë të shumtë kanë ndaluar në rrugë për të parë ‘parakalimin’, ndërsa autobusi është i paprekur.

Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka mohuar kategorikisht çdo lloj incidenti. Ky është një mashtrim serb për të tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve e për të justifikuar mosardhjen e kryeministrit serb Vuçiç në ndeshje.

Filed Under: Sport Tagged With: ndeshja, ne pragndeshje, Provokimi serb, Tanjug

HISTORI SUKSESI- NJE SHQIPTARE NE ELITEN INTELEKTUALE FRANCEZE

October 7, 2015 by dgreca

Maniola CAMUSET -TREBICKA “Chevalier des Palmes Académiques ” nga Republika Franceze ne rangun e Elites Intelektuale Franceze./

Interviste Maniola CAMUSET – TREBICKA nga Liliana Pere / histori suksesi Profili i Manioles./

Qe ne moshen gjashte vjeçare e kisha zgjedhur rrugen e muzikes e te artit.Nuk kam devijuar me nga kjo rruge gjate ketyre dyzet vjeteve me pas…..

Maniola Camuset – Trebicka Pianiste eshte diploma e profesioni im.Kam mbaruar studimet e larta ne 1992.

Maniola Shprehet se:Shkolla franceze e pianos eshte diametralisht e kundert me shkollen tone. Teknika pianistike eshte diametralisht e kundert. Ashtu sikurse kultura eshte diametralisht e kundert. Ju imagjinoni rrugen qe duhet te hapet, duke u perpjekur çdo dite te pasurohesh me kete kulture. Mrekullia e nje rruge me “R” te madhe shtypi,por dhe distanca e jashtezakonshme per te arritur deri ne fund…..Punoja deri ne 60 ore ne jave, pa llogaritur oret e pianos ne dite per programin e konkurseve ose koncerteve. Per disa vende pune beja gjashte ose shtate ore ne dite me tre kater trena e flija 5 ore maksimum ne dite. Shpesh gjumi me zinte ne tren, e pastaj vendosa te ve zile per te mos harruar te zbres ne stacionin.

Fillimisht mora mesime me profesore franceze per te kaluar konkurse. Nje çmim i pare e nje çmim i dyte ne konkurse me bene te kisha mundesine per koncerte. Pastaj nga koncerti ne koncert u propozuan vendet e punes.Kete korrik te 2015,u emerova “Chevalier des Palmes Académiques ” nga Republika Franceze.

Ceremonia e dhenies se dipllomes e medaljes eshte lene per ne dhjetor. Eshte nje titull qe me nderon ,sepse vlereson punen ne fushen e Kultures dhe te Artit dhe me ve ne rangun e Elites Intelektuale Franceze.Sot punoj ne nje institucion prestigjioz i themeluar nga Napoléon Bonaparte qe quhet Shkolla e Legjionit te Nderit, France.

Ndiqni baskebisedimin interesant…

Pyetje:Femijeria eshte pjesa me e bukur e moshes per c’do njeri, Në se ktheni kujtesen në fëmijërinë tuaj të hershme, çfarë do të kujtonit në këtë intervistë?

Pergjigje:- Vitet e kaluara ne shkolle,te Kongresi i Permetit, rrugen e gjate ne kembe me shoqen time Valbonen, notat e para ne piano, korridoret, klasat, profesoret, lojen me peta e futbollin …. Me vitet qe kalojne, kujtimet e shkolles 8-vjeçare i kam me te shpeshta e me vijne me shpesh ne memorje.

Pyetje:E dashur maniola mund ten a flisni pak per familjen tuaj?

Pergjigje- Prinderit e mi,motra,gjysherit ishin berthama e familjes. Babai, Roland Trebicka, me merrte qe e vogel fare ne Teater. Me kujtohet me biçikleten Mifa,rrija e ulur ne koshin e vogel perpara biçikleten. Me mamin dilnim shume heret ne mengjes, ishte ora pese, ose pese e gjysem. Bénin rrugen bashke deri ne qender. Ajo merrte autobusin per ne pune, une vazhdoja ne kembe per ne Liceun Artistik. Motra, syte e kalter e floket ngjyre floriri me shihte me pak. Kur filloi te rritej e merrja gjithkund shkoja me grupin tim te shoqerise. Ajo u mesua te rritej me me te rritur. Gjysherit ishin te çmendur pas nesh e na plotesonin gjithe tekat e kapriçot….

Pyetje:Kush eshte shte qyteti juaj , qyteti ku ju jeni rritur dhe ku vazhdoni të jetoni. Por për shumëkush Në këtë intervistë cili do të ishte komenti juaj për qytetin tuaj, këtë herë nga këndvështrimi dhe i një inteletualeje të mirfilltë, sikundër jeni ju ?

Pergjigje- Tirana e dashur, me rruget, rrugicat, veren e nxehte me avullin e bitumit e dimrin ku boulevardi permbytej nga shirat. Palltot e kepucet qe na thaheshin ne trup neper klasat pa xhama e me gishtat mavi nga te ftohtit. Po kjo Tirane me Universitetin,Teatrot, jeten kulturore e sportive.Kurajo dhe pasioni i te gjithe atyre qe benin dinamiken dhe kulturen e vendit tone. Vajza dhe djem kurajoze qe jepnin me te miren e tyre per nje jete te denje. Ja çfare ruaj ne zemer nga vendlindja ime.

Pyetje:Kush eshte profesioni juaj I mirefillte para se ju te investonit , ne kapacitetin intelektual dhe professional, dhe cili eshte diplomimi juaj?

Pergjigje- Qe ne moshen gjashte vjeçare e kisha zgjedhur rrugen e muzikes e te artit.Nuk kam devijuar me nga kjo rruge gjate ketyre dyzet vjeteve me pas….. Une jam -Pianiste eshte diploma e profesioni im.Kam mbaruar studimet e larta ne 1992.

Pyetje:Maniola kur beni nje bilanc te punes tuaj si ndiheni sot ne profesionin tuaj, cilat kanë qënë disa nga vlersimet që keni ndjerë në karrierën tuaj profesionale ?

Pergjigje- -Nuk do te ndryshoja asgje nga jeta ime.Kur erdha ne fillim ne Paris,veshtiresite ishin te jashtezakonshme. E para nga vete gjuha e komunikimi.Se dyti nga perballja me nje kulture oksidentale e njohur si nga me te lashtat e me nje finese te jashtezakonshme.Une dilja nga nje vend hermetik, ku nuk kishim as mundesine te dinim,as mundesine te imagjinonim kulturen oksidentale.Sot te rinjte dine gjithçka. Mediat, interneti, levizja e lire midis shteteve ben qe te informohemi per gjithçka duam.Une dilja nga nje paradoks : vend me tradita mesjetare por me nje potencial intelektual te mahnitshem.Fillimisht mora mesime me profesore franceze per te kaluar konkurse. Nje çmim i pare e nje çmim i dyte ne konkurse me bene te kisha mundesine per koncerte. Pastaj nga koncerti ne koncert u propozuan vendet e punes. Artikujt neper gazeta me ndihmuan per te avancuar. Rruga e koncertistes ne nje vend qe eshte nje nga kapitalet e botes, eshte nje satisfaksion i madh per mua.

Pyetje:Kur jeni larguar nga shqiperia ? aresyet tuaja ,dhe si vazhdon komunikimi me shqiperine?

Pergjigje- -Jam larguar ne nentor te 1992 per te marre pjese ne nje nga konkurset me te medhenj internationale pianistike, Konkursi “Marguerite Long “. Qe prej ketij konkursi ku presidenti ishte Lorin Mazel,pjesetaret e jurise me keshilluan te beja çmos te vija ne Paris per te studiuar. E keshtu filloi epopeja e Frances. Por nuk me pengon te vij pervit ne Tirane. Kontaktet kane humbur e une perfitoj me dy djemte e mi e tim shoq te kaloj dite te gezuara ne familje.

Pyetje:Sa e veshtire ka qene per ju Rruga e suksesit dhe si e keni menaxhuar ate, cila eshte puna dhe vendi ku punoni tani?

Pergjigje- Shume e veshtire.Nje pjese te veshtiresive i numerova me lart. Shkolla franceze e pianos eshte diametralisht e kundert me shkollen tone. Teknika pianistike eshte diametralisht e kundert. Ashtu sikurse kultura eshte diametralisht e kundert. Ju imagjinoni rrugen qe duhet te hapet, duke u perpjekur çdo dite te pasurohesh me kete kulture. Mrekullia e nje rruge me “R” te madhe shtypi,por dhe distanca e jashtezakonshme per te arritur deri ne fund ….Punoja deri ne 60 ore ne jave, pa llogaritur oret e pianos ne dite per programin e konkurseve ose koncerteve. Per disa vende pune beja gjashte ose shtate ore ne dite me tre kater trena e flija 5 ore maksimum ne dite. Shpesh gjumi me zinte ne tren, e pastaj vendosa te ve zile per te mos harruar te zbres ne stacionin e duhur.Shpesh koncerti ne darke ishte pas dhjete oresh mesimdhenieje, pa vaft dreke as edhe darke…Makijohesha e ndrohesha ne tualetin e trenit, per te arritur ne sallen e koncertit gati ne te njejten kohe si dhe publiku. E kete e kam bere deri para lindjes se djalit tim te pare deri ne muajin e nente te shtatezanise.Me lindjen e djalit te dyte vendosa te punoj vetem ne nje institucion e te marr patenten. Duhet patur parasysh qe me tim shoq nuk kemi patur asgje ndihme per te na mbajtur femijet ndonjehere. Imagjinoni qe im shoq ishte çdo jave me sherbisherbim jashte Frances. Ne kombinonim axhendat tona per te qene gjithmone te pakten njeri nga ne ne mengjes ose ne darke prezent per femijet. Sot punoj ne nje institucion prestigjioz i themeluar nga Napoléon Bonaparte qe quhet Shkolla e Legjionit te Nderit.

Pyetje:C’fare mbeshtetjesh dhe sadisfraksion, vleresime keni ne punen tuaj ?

Pergjigje- Sigurisht duartrokitjet e publikut, letrat e nxenesve e te prinderve te tyre, arritjet ne konkurse te nxenesve, ardhja e tyre e vazhdueshme neper koncerte te miat, e per disa i kam njohur te vegjel e tani me ndjekin me bashkeshortet neper sallat e ndryshme. Kete korrik te 2015,u emerova “Chevalier des Palmes Académiques ” nga Republika Franceze. Ceremonia e dhenies se dipllomes e medaljes eshte lene per ne dhjetor. Eshte nje titull qe me nderon ,sepse vlereson punen ne fushen e Kultures dhe te Artit dhe me ve ne rangun e Elites Intelektuale Franceze. Per kete jam shume e prekur dhe krenare per rrugen qe kam ndjekur.

Pyetje:Cilat janë disa nga vetitë tuaja, që ju çmoni më shumë tek vetja juaj?

Pergjigje- Besnikeria dhe vullneti them se jane dy karakteristika te miat.

Pyetje:Çfarë adhuroni më shumë ….në jetë? Dhe çfarë përçmon më shumë?

Pergjigje- Kur shoh si rriten dy djemte e mi. Kjo eshte gjeja me e bukur ne jete. Ajo qe perçmoj eshte pabesia si dhe injoranca e mendjemedhenjve.

Pyetje:Cili është raporti që ju keni me veten ,profesionin dhe komunitetin e gruas qe te rrethon?

Pergjigje- Une jetoj midis intelektualesh. Ne nje familje ku roli i gruas nuk ka diskutim si dhe ne rrjetin tim shoqeror po e njejta gje. Femra dhe Mashkulli kompletohen ne menyre perfekte e duhet perfituar qe diferenca qe ekziston te perdoret si nje pasuri e jo si nje lufte ose fatalit.

Pyetje:Profesionalizmi I larte që ju i keni kushtuar jo pak kohë në jetën tuaj profesionale, si e shihni stadin e saj te zhvillimit në shoqërine shqiptare sot ?

Pergjigje- Shoqeria shqiptare ben progres. Por duhet te behet progres ne reformat ligjore. Ketu per mua ka nje bemol dhe eshte e vetmja rruge drejt Evropes. Ne kete drejtim ka nje rruge te veshtire per te permbushur ne te drejtat dhe detyrat e gruas ne shoqeri dhe ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Por ne kemi nje potencial te jashtezakonshem e mendoj se gjithçka do te perparoje me hapa te shpejte.

Ju falenderoj per mundesine qe me dhate te shprehem nepermjet kesaj interviste.Urime per ju Liliana,punen tuaj qe e beni me kaq dashuri e passion si promotore e vlerave te gruas shqiptare ne bote dhe org Gruaja shqiptare ne Bote interviste.

Faleminderit Ju e dashur e talentuar , artistja e talentuar, gruaja e suksesshme qe na nderon dhe nge lart emrin e gruas shqiptare dhe te Kombit Shqiptar.

Maniola, biseda me ju ishte nje labirint vlerash, jo vetem artiste, si pianise e talentuar, por dhe integritet intelektual te forte, e formuar me se miri.

Liliana Pere

Presidente e organizimit Internacional

Gruaja Shqiptare ne Bote

‘’Keshilltare Nderi’’ ne Misionin Diplomatik per P. P ‘’Missionare Paqes’’

Filed Under: Interviste Tagged With: Histori Suksesi, Liliana Pere, Maniola CAMUSET -TREBICKA

SHBA-Delegacioni i Grave Deputete nga Kosova – viziton shtetin e Iowas

October 7, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
Iowa Sister States, është shumë e ngazëllyer të jetë mikpritëse, e një delegacioni “Botë të hapur” nga Kosova!
12063630_10156179801895515_418488952322034589_n.jpg
DES MOINES – IOWA : Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë, nga deputetet Doruntinë E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, Luljeta Gutaj përfaqësuese e PDK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, dhe Jelena Bontiç nga Lista Serbe, vizituan sot, kryeqytetin e Iowas, Des Moines.
Delegacioni nga Kosova po qëndron në Iowa në kuadrin e aktiviteteve“Open World Kosovo – 1-8 Tetor 2015”, ku ato jan pritur nga autoritetet më të larta të këtij shteti, për t’u takuar me Sekretarin e Bujqësisë Bill Northey, dhe grupe të miqsisë SHBA – Kosovë.
Delegacioni kosovar ka pasur mundësinë, qysh në ditën e parë të vizitës për t’u takuar me Gardën Kombëtare, të Ajovës! klubin Johnston Rotary Club, dhe ka vizituar gjithashtu Kopshtin Kombëtarë Botanikë të Ajovës!
    Katër gratë deputete të Kuvendit të Kosovës u përzgjodhën në mesin e 30 deputeve gra të këtij kuvendi për të marrë pjesë në programin Open World – programin për lidership i veçantë  për parlamentaret nga bota, me ftesë të Ambasadës Amerikane, në Prishtinë.
     Delegacioni i cili përbëhet prej 4 anëtarëve të parlamentit për Kosovën, thuhet në dekleratën zyrtare të guvernatorit të Iowas në Des Moines, gjatë vizitës në këtë shtet, do të jetë duke u fokusuar në qeverisjen e vendit. Ata do të takohen gjatë këtyre ditëve me një shumëllojshmëri të gjerë të organizatave, qeveritare dhe jo qeveritare, dhe, njerëzve, të ndryshëm, duke përfshirë ligjvënësit, lobistët, avokatët, gjyqtarët, etj të Iowas.
    Në dekleratën zyrtare thuhet se :”Ne shpresojmë për t’i dhënë atyre një ekesperiencë të mirë ku në fokus të përgjithshm do të jet, se si funksionon qeveria jonë dhe se si mund të përfshihet pushteti në jetën e një komuniteti.”
    Gjithashtu, njoftohet se Kosova planifikon të hapë Konsullatën e Kosovës në kryeqytetin e Iowas – Des Moines, brenda dy muajve të ardhshëm.
Kosova është shteti më i ri “Motra e Shtetit të Iowa – Iowa Sister State”.
“Guvernatori Terry Branstad njoftoi partneritetin në qershor 2013 pasi ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi( z/vendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm) vizitoi kryeqytetin e shtetit të Iowas – Des Moines. Marrëdhënia, e dy shteteve Iowas dhe Kosovës, lulëzoi nga Programi i Partneritetit Shtetëror të vendosur në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Adjutant gjeneral major Timothy Orr ka luajtur një rol kyç në promovimin e partneritetit për statusin “Motra e Shtetit të Iowa-së- Iowa Sister State”. Marrëveshja zyrtare u nënshkrua në korrik 2013 midis guvernatorit Branstad të Iowa-s dhe presidentes Atifete Jahjaga e Kosovës, “ shkruan në faqen zyrtare guvernatori i shtetit të Iowas.
11220129_1021110231273776_6799311512788322706_n.jpg

11224534_10156179802205515_7364748292190808250_n.jpg

11887570_1636422893249210_6184556253250307752_o.jpg

12063630_10156179801895515_418488952322034589_n.jpg

12074594_1021110751273724_4650270904919971418_n.jpg

12074799_10156179802895515_14988889740319158_n.jpg

12079163_10156179799860515_8678408900484734330_n.jpg

12079167_1021533127898153_6444178063331084196_n.jpg

12079430_10156179799745515_5253502908646627959_n.jpg

12079599_1021110801273719_6813884084116146981_n.jpg

12096359_10156179801565515_5941221399874957118_n.jpg

12115850_1021533117898154_3592758100045266133_n.jpg

12115978_10156179801790515_5910400617101286676_n.jpg

12118991_1021533151231484_4240345358595335247_n.jpg

Filed Under: Rajon Tagged With: Beqir Sina, Grate deputete et Kosoves, vizitojne Iowa State

Dr. Hysenbegasi në njëzeteshtatë vjetorin e vdekjes

October 7, 2015 by dgreca

Nga  Reshat Kripa/

I mbylli sytë dhjetë vjet më parë, më 4 tetor 1988. I mbylli i qetë, pa iu rënduar njeriu, pa u ankuar. I mbylli siç i mbyllin burrat e mëdhenj.  Por i mbetën dy brenga pa u plotësuar. E para që nuk pa ditën e rilindjes së atdheut, ditën e demokracisë, së cilës i ishte përkushtuar dhe që do të vinte pas dy vitesh dhe e dyta për djalin e vetëm, Enin, që nuk kishte mundur t’i trasmetonte profesionin e tij, profesionin e mjekut, për të cilin ai kishte punuar gjithë jetën.

Megjithatë të dy këto dëshira u plotësuan, ndonëse ai nuk mundi t’i gëzonte. Shqipëria e shpërtheu perden e hekurt që e kishte ngujuar për gati një gjysëm shekulli, ndërsa Eni, me përkujdesjen e jashtëzakonshme të nënës së tij të nderuar, fisnikes Gjyltere Hysenbegasi, sot punon në profesionin e mjekut në Romë, duke ndjekur shembullin e të atit.

Isuf Hysenbegasi lindi në  vitin  1913  në   Starovë  të Pogradecit. Lindi në ato vite kur Shqipëria e porsa lindur luftonte me të gjitha forcat e saj për mbijetesë nga intrigat e  kurdisura nga fqinjët djallëzorë. Ishte i biri i Jasharit, një luftëtar i vendosur kundër pabesive greke që, në atë periudhë, ndesheshin në çdo hap që hidhte atdheu.

Por ati i tij ishte gjithashtu një intelektual i shquar që dinte se si duheshin edukuar fëmijët. Kështu i shkolloi të dy djemtë. Isufin pas shkollës së mesme e dërgoi në Romë, në Universitetin Shtetëror, që më vonë do të merrte emrin “La Sapienza”, në fakultetin e mjekësisë në vitin 1932, ku u laureua për doktor në mjekësi dhe kirurgji me rezultate të larta. Nga 100 pikë të  mundshme mori 97. Një rezultat me të vërtetë i mrekullueshëm.

Në kohën që Isufi ishte me studime në rradhët e studentëve universitarë filloi të përhapej një ndjenjë diskriminimi dhe mospërfilljeje për shqiptarët. Një gjë e tillë nuk kishte si të mos binte në sy të Isufit dhe disa shokëve të tjerë të tij. Ndaj vendosën që t’i sfidojnë. Së bashku me mikun e tij Kudret Kokoshin, i cili studionte në atë universitet për drejtësi, organizuan një konferencë shkencore mbi karakterin e shqiptarit. Në këtë konferencë ftuan disa nga mendjet më të ndritura të asaj kohe në Romë. Atje u fol për Shqipërinë dhe shqiptarët, për shqipet dhe vendin e tyre, për doket dhe zakonet e këtij vendi, për besën dhe nderin e shqiptarit.

Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Qysh nga ajo ditë asnjë nuk guxoi më të përgojojë shqiptarët. Bile nëpër  gazetat  e  kohës  filloi  të  shkruhej  për  Shqipërinë.

7 prilli i vitit 1939 e gjen në Tiranë.Është njëri nga tetë anëtarët e komisionit të të rinjve që shkuan për të kërkuar armë në pallatin mbretëror, por mbreti tashmë kishte ikur. Në janar 1940, ndërsa kryente stazhin në spitalin e Tiranës, drejtori i këtij spitali, doktor Lozzi, e prezanton me një mjek italian të veshur civil:

– Il nostro giovane!  

Civili i zgjati dorën të cilën doktori bëri sikur nuk e vuri re,

– Io sono Albaneze! – ishte përgjigja e tij krenare.

Në vitin 1941 shkon për specializim në Itali. Dikush i propozon  që të vishej mjek ushtarak në frontin italo-grek, kundrejt një page të konsiderueshme. Doktori përsëri refuzoi. Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia, në derdhjen e lumit Arno në Firence.

Viti   1945   e   gjen   në   klinikën   e   tij  në  Tiranë.  Por komunizmi, që kishte vendosur të bëhej varrmihësi i inteligjencës nacionaliste shqiptare, e degdisi në Gjirokastër, ku në fund të dhjetorit 1946 arrestohet. Pas dy vjet torturash të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake me pushkatim. Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai Feriti. Kjo bëri që me vendim të Kuvendit  Popullor,  vendimi   t’i   kthehej   në  burgim  të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vjet burg.

Personalisht e njoha në kampin e punës së detyruar të Urës Vajgurore në gushtin e vitit 1952. Me një trup mesatar dhe të rregullt, me ballin e gjërë prej dijetari, me sytë e shndritshëm që të ngjallnin shpresë dhe besim, me fjalën e ëmbël dhe të matur, ai zëvendësoi tek unë prindërit që më mungonin. Isha vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, ndërsa ai tridhjetenëntë. Këshillat e tij  të herë pas hershme apo edhe tërheqja e veshit kur unë gaboja, formuan karakterin tim. Më thërriste “Vëllai im i vogël” dhe unë e quaja “Vëllai im i madh”

Më lejoni tani të përshkruaj disa çaste të paharruara që kanë ndodhur gjatë atyre katër viteve që jetuam së bashku, nëpër ato shkallë ferri.

Fundi i dhjetorit 1952.  Ishte cingërimë, binte një borë e  ftohtë dhe e shkrirë. Po ktheheshim të rraskapitur nga puna e lodhshme. Ishim lagur deri në palcë. Po dridhesha i tëri. Sa më pa më mori dhe më shtroi në atë që ne e quanim infermieri. Më vendosi termometrin. Tregonte mbi 40 gradë  celsius.

Nuk do ta harroj kurrë atë natë kur jeta ime luftonte dhëmbë për dhëmbë me vdekjen. Në atë luftë protagonisti kryesor ishte doktori. Gjithë natën më qëndroi mbi kokë duke më ndërruar pecet me ujë të ftohtë që m’i vendoste mbi  ballë, të vetmet mjete që kishte në dispozicion, përveç ndonjë aspirine apo bari tjetër të këtij lloji. Në kllapin time dëgjoja fjalët e tij që më pëshpëriste. Më fliste për familjen dhe shokët e mi. Dhe mua më dukej sikur ata i kisha pranë. Më në fund këmbëngulja e mjekut triumfoi mbi vdekjen. Afër mëngjesit temperatura filloi të zbresë.

Nuk isha përmirësuar ende, kur më njoftuan se do të trasferohesha në një kamp tjeter. Doktori kërkoi me forcë të më mbante, por daullja binte në vesh të shurdhër. Ndarja me doktorin më bënte ta ndjeja veten të braktisur në mëshirë të fatit. Më dukej sikur kisha humbur mbështetjen time. Ia shpreha këtë ndjenjë doktorit. Ai filloi të më fliste se edhe në kampin tjetër do të  gjeja  plot burra të tjerë ku mund të mbështetesha.

– Jam i ri – i thashë

Nuk më la të vazhdoja. U ngrit në këmbë dhe me një frëngjishte të kulluar më deklamoi vargjet e Sidit nga tragjedia e Kornejit:

 

Je suis jeune, il est vraie,

Mais aux åmes bien nais,

La valeur n’attend point,

Le nombres des annèes”.

 

(Unë jam i ri, por në shpirtrat e mëdhenj, vlefta nuk matet me vitet).

 

Vargjet kishin vepruar si magji për zemrën time. Një ndjenjë besimi në vetvete më mbushi zemrën.  Ndjenja e mëparshme e thyerjes shpirtërore ishte zhdukur. Të nesërmen na trasferuan në kampin e Vlashukut. Nuk  vonuan as tre muaj dhe doktori erdhi atje. U bëmë përsëri bashkë.

Prill 1953. Djali gjashtë vjeçar i  togerit katil, Ademit, ishte  sëmurë rëndë. Një ftohmë e tmerrshme e kishte shpënë në buzë të varrit, me gjithë kujdesin që kishte treguar doktor Isufi. Shpëtimi i vetëm ishte inxheksioni me penicilinë oleoze, një medikament i kohëve të fundit që vinte nga SHBA. Një të tillë kishte avokati Jani Ikonomi nga Narta, një i burgosur politik. Togeri e mësoi një gjë të tillë dhe iu lut doktorit t’ia merrte duke i premtuar se do t’ia kthente përsëri. Papritmas ujku ishte shndërruar në dele. Doktori ndërhyri, e mori penicilinën dhe ia injektoi fëmijës që u shërua, por bashkë me sëmundjen togeri harroi edhe premtimin. Delja ishte kthyer përsëri në ujk

Pas pak kohe u sëmur rëndë Bejo Vrazhdua nga Bolena. Edhe për këtë rast shpëtimi ishte penicilina oleoze. Doktori i kërkoi togerit të mbante premtimin, por ai ishte i atij brumi që premtimet i hidhte në koshin e plehrave pa e vrarë farë ndërgjegja, sepse nuk kishte ndërgjegje. Në fillim të qershorit  Bejua mbylli sytë. Ajo ishte një ditë zie për gjithë kampin.. Më i prekuri, më i revoltuari ishte doktori. Një i burgosur, një nga ata që fjalën e fundit e thonë në fillim, i tha një fjalë të rëndë. Doktori iu përgjigj:

– Unë jam mjek. Detyra ime është  të  shëroj  çdo  të  sëmurë,  aq  më  tepër  kur  ai  është

fëmijë. Ndoshta një ditë këtij djali do t’i vijë rëndë për xhestin e të atit.

Nuk e di nëse ky djalë rron apo jo dhe se çfarë mendon për të  atin, por po ta takoja do t’i thoja se jeta e tij është ngritur mbi vdekjen e dikujt tjetër.

Vjeshta e po atij viti. Mbi qiell fluturonin lejlekët që përgatiteshin për t’u kthyer në atdhe. Midis tyre një zog i  pafuqishëm. Shokët u munduan ta merrnin me vete, por kur panë se ishte e pamundur, e lëshuan dhe ai ra në oborrin e kampit. Doktori e mori, e mjekoi dhe e ushqeu deri sa arriti  moshën që të fluturonte vetë. E pagëzoi me një emër egjyptian, sipas origjinës së tij, Saip. Saipi u bë pjesë e familjes sonë. Na shoqëronte në mëngjes kur shkonim në punë dhe kthehej bashkë me ne në mbrëmje.

Në marsin e vitit 1954 u trasferuam në kampin e Shtyllasit. Saipi na shoqëroi gjatë gjithë rrugës, duke fluturuar mbi makinat me të cilat udhëtonim. Në çastin  kur po futeshim në kamp një nga rojet e qëlloi me pushkë dhe ai ra pa jetë në oborr. Kriminelët nuk i linin as shpendët të fluturonin të lirë. Saipi u bë viktima e parë e kampit të Shtyllasit.

Ajo ishte një ditë e hidhur për tërë kampin. Doktori e mori dhe e vendosi në një kuti kartoni. Të nesërmen e varrosëm pranë kanalit ku punonim. Dikush mbolli mbi varrin e tij një lastar plepi.

Maji i  atij viti. Po bëheshim gati për të dalë  në  punë. Sulejman  Dizdari  e  ndjeu veten të sëmurë Ishte i  pafuqishëm dhe me temperaturë. Doktori e pa dhe vendosi ta shtronte në infermieri. Por e ndaloi toger Ademi. Sulejmani bënte pjesë në forcat që duhej të shkonin në punë. Doktori u mundua shumë, bile u ndesh  shumë ashpër me togerin, por ishte e pamundur. I sëmuri u detyrua që i mbajtur nga shokët të nisej.

Por ai nuk ishte në gjendje të punonte. Duke shtyrë karron u rrëzua dhe nuk ngrihej dot më. Togeri urdhëroi disa të dënuar ordinerë ta mbulonin me dhe. Ne dëgjonim rënkimet e mbytura të Sulejmanit, por nuk kishim mundësi ta ndihmonim. Ai u mbulua me dhe duke patur jashtë vetëm kokën. Në mbarim të orarit të punës e nxorrëm nga dheu dhe duke e mbajtur në krah e çuam në kamp. Atje shkëlqeu gjenia e doktorit. Ishte merita e tij nëse Sulejman Dizdari u kthye përsëri në jetë.  Doktor Isuf Hysenbegasi me përkushtimin e tij, me vetëmohimin e tij  e ringjalli përsëri

Erdhi edhe dita e fundit e qëndrimit tim në burg. Atë natë u mblodhën rreth meje të gjithë shokët. Midis tyre shquhej doktor Isufi. Ai me fjalën e tij më mësonte se si duhej të sillesha në burgun e madh që quhej Shqipëri.  Ato këshilla  tingëllojnë ende në veshët e mi.

Kujtimet ndjekin njëri-tjetrin. E për cilin të flas më parë? Për Vlashukun ku punonim në tridhjet metra thellësi dhe ku u vra Skënder Dinia që e zuri dheu apo vinçier  Qemali të cilin vinçi e ndau në mes? Apo  ndoshta për Bulqizën ku galeria zuri Markun dhe Vasilin? Në këto kataklizma shkëlqente gjenia e doktor Isufit që nuk hezitonte kurrë për t’u ardhur në ndihmë me ato pak mjete që kishte. Pyetni të burgosurit që e kanë njohur dhe  do  të  dëgjoni  ato  lëvdata  që

rrallë i dëgjon për ndonjë tjetër.

Në verën e vitit 1992 takova zonjën e nderuar Gjyla. Ishte e dëshpëruar se djali i saj kishte emigruar në Itali dhe po përpiqej të regjistrohej në fakultetin e mjekësisë. Deri në atë kohë nuk kishte mundur të bënte gjë. Djaloshi i ri e ndjente veten të pafuqishëm para asaj bote të re e të madhe që e rrethonte.  

M’u kujtua nata e largët  e  dhjetorit  të  vitit  1952 kur doktori më deklamonte vargjet e Sidit. Sa do të doja të isha në ato momente pranë atij djali, t’i flisja, ta këshilloja dhe ta   ndihmoja, ashtu siç kishte bërë dikur i ati me mua. Por kjo ishte e pamundur

Megjithatë Eni mundi ta gjejë vetë rrugën e jetës. Ai sot po ecën me ballin lart në rrugën e së drejtës  dhe  moralit,  ashtu si dikur ati i tij i paharruar, doktori Isuf Hysenbegasi.

Filed Under: Histori Tagged With: 27 vjetori i vdekjes, dr. Isuf Hysenbegasi, reshat kripa

JA PSE U ARRESTUA MORINA?

October 7, 2015 by dgreca

Morina akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa në ngarkim të tre të arrestuarve të tjerë do të rëndojë akuza e “Moskallëzimit të krimit”. Të arrestuarit e tjerë janë Erion Bahushi, 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë; Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë./

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja mbi arrestimin e Ismail Morinës, personit që ngriti dronin në Beograd, 1 vit më parë (14 tetor), gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit ai u kap me pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë. Policia njofton se gjatë kontrollit të makinës së Morinës, iu gjet dhe një pistoletë tjetër TT me 30 fishekë. Në makinë u gjet dhe një gëzhojë, e cila u sekuestrua në formën e provës materiale.

12071421_10207931431982721_991808409_nMorina akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa në ngarkim të tre të arrestuarve të tjerë do të rëndojë akuza e “Moskallëzimit të krimit”. Të arrestuarit e tjerë janë Erion Bahushi, 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë; Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Shtetasit Ismail Morina, gjatë kontrollit i është gjendur e fshehur në trup një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava“ me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targë AA 874 KY. Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesët e brendshme të tij, është bërë e mundur gjetja dhe e një arme tjetër pistoletë tip TT si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë.

12071383_10207931431142700_1656394941_nPo ashtu, gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe 36 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Gjithashtu në mjet është gjendur dhe një gëzhojë pistolete.

Menjëherë është bërë shoqërimi i tyre dhe i mjetit në komisariat dhe pas kryerjes së të gjitha veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ismail Morina, për veprën penale të “Mbajtjes së armëve dhe municioneve luftarake pa leje” dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Materialet në ngarkim të tyre do t’i dërgohen Prokurorisë së rrethit për ndjekje e hetime të mëtejshme./m.m/

Filed Under: Komente Tagged With: Ballisti Morina, Ja pse u arrestua

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT