Archives for December 2015
Gurët e varreve dhe varret i përgënjeshtrojnë shtrembërimet historike në Sanxhak
Pse “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri.?/
Nga Fahri XHARRA/
Edhe historia ,pa marrë parasysh se si shkruhet ajo një ditë e ngritë kokën lartë dhe e tregon të vërtetën e saj.. Historia është e saktë si matematika; një edhe një që bëjnë dy ashtu edhe shenjat , gjurmët varret , mbi varret e tregojnë saktësisht të vërtetën. Ndoshta ndokujt nuk i pëlqen kjo ; por s`kam dyshim dhe s`do të ndalem.
Jam në konflikt me të gjithë mashtruesit: të brendshëm apo të jashtëm , që flasin shqip apo turqisht , arabisht apo serbisht; të shkruara tani apo të shkruara që moti . As që më bën.
Kësaj radhe më duhet të fjalosem me “boshnjakët” e Sanxhakut të Novi Pazarit , të cilët mundohen t`i kundërvihen me ngulm “asimilimit historik” serb por duke e zgjedhur një rrugë të gabuar . Sanxhaku ishte dhe ka qenë gjithmonë shqiptar , këtë ata e dinë por ,të futur në kurthin e fesë mundohen të krijojnë identitet të pa qenë , identitetin boshnjak . Kësaj here e kam vetëm me të mashtruarit nga Sanxhaku.
Sikur Turqia ta kishte një disponim të sinqertë ndaj atyre tokave që i mbajti mbi 500 vjet atëherë këta “sanxhaklijtë” kishin për t`iu kthyer rrënjëve të veta të vërteta. Sikur Turqia mos t`i ngashënjente me dogma fetare atëherë kë bij të Sanxhakut nuk kishin folur as serbisht .
Që të jam më bindës se çka shkruhet dhe çka mbrohet nga shkenca” historike “ boshnjake , po e citoj ne origjinal “Në tërë territoret kishte përzierje etnish , Edhe të parët e këtij vendi , ilirët u përzien me ardhësit Keltet (? ) Gotet , Romaket Vlahet(?) sllavët , të cilët kanë lënë gjurmë në onomastiken e Sanxhakut Kështu që edhe lumi Rashka , është emër ilir (akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka). Ende nuk flitet që ekzistojnë dy Rasa, Njëri Ras është derdhjen e lumit Sebeçevke dhe Rasit , Rasi i dytë është larguar vetëm 20 km nga kjo rrugë drejt Dezheves në fshatin Tenjkova. Tregimi që Rasi është në Novi Pazarin e sotëm është prapë mjegullim i historisë. Hartat topografike të Institutit gjeografik të Armatës Jugosllave, të viti 1939 e vërtetojnë këtë fakt të heshtur (Na kraju samo da napomenem zar nepostoje na ovim teritorijama etnička mješanja.Starosjedilaca Iliri koji su prihvaćali pridošle narode Kelte,Gote,RimljaneVlahe,Slovene koji ostaviše svoje tragove u onomastici Sandžaka.Tako da i ta rijeka Raška je riječ čiji je korjen u Ilirskom jeziku( akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka).Još uvjek se šuti o postojanju dva Rasa.Jedan je Ras na ušću rijika Sebečevke i Raške. Drugi Ras je 20 km udaljen od ovog na putu prema Deževi i selu Tenjkovu. Priča kako je Ras na mjestu današnjeg Novog Pazara je samo opet zamagljivanje historije. Topografske karte Geografskog instituta J.A. po topografskim znacima iz 1939.god. potvrđuju ova dva topnima koji se prećutkuju , Sandzak zemlja dobrih bosnjana Autor: Sulejman Aličković )
Aliçkoviqi për qëllime tjera e tregon rastin e Rashkës “Serbe”.
Në “O nacionalnom kontinuitetu Bošnjaka “ flitet për “etnogjenezën” e Boshnjakëve , duke thënë se fakti i heshtur deri me tani është se ai vend quhej Ilirik. Edhe emri Bosna është me prejardhje ilire por edhe mbrenda Bosnes gjinden me dhjeta toponime dhe hidronime që e ruajnë rrënjën nga ilirishtja” . por autori fillon të largohet nga e vërteta duke thënë se “ Me këtë vërtetojmë se supstrati i gjuhës boshnjake ishte ilirishtja . Bile edhe akademiku Ibrahim Pashiq në librat e tij e paske vërtetuar të njëjtën “( “Stoga se sa pravom može govoriti o ilirskom supstratu u bosanskom jeziku, jer od svih ostalih okolnih jezika sadrži najviše leksema ilirskoga porijekla. Indikativna su u ovom smislu istraživanja akademika Ibrahima Pašića, koji je u jednoj od svojih knjiga (Kulin i Prijesda) nedvojbeno pokazao da se radi o dva imena ilirskoga porijekla unutar vladajuće bosanske dinastije.?)
Ai shkon edhe më larg kur thotë që “ Boshnjakët flasin në gjuhen boshnjake e cila gabimisht klasifikohet si gjuhë e sllavëve të jugut , por është vetë një shkrirje e ilirishtës së lashtë dhe gjuhës së dikurshme parasllave (govornika staroilirskog i praslavenskog jezika )
Boshnjakët e Sanxhakut janë të “dëshpëruar “ , se pse po iu mohohet trashëgimia në varret dhe gurët mbi varre që”ishin “ të të parëve të tyre e jo serbe..
Studjuesi Sulejman Aliçkoviq thotë “ Eshtë interesant që tek ne (në Sanxhak ) çdo fshat e ka fshatin e vet ( do me thënë që pas çdo emri sllavisht është një emer i vjeter , e ai thot që është i paraardhësve të boshnjakëve ) dhe ai emër i vërtetë fshati fshihet në nekropolet me varre. Në të gjitha anët e Sanxhakut gjenden nekropolet që nga Priboji, Prijepolja, Nova Varoši, Sjenica, Novi Pazari, Tutini, Rozhaja, Berani, Plava, Bijelog Polja, Gusija, Brodareva, Pljevala/ (Ovdje je veoma interesantno da naše svako selo ima svoje staro selo. Baš u tom djelu starog sela nalaze se nekropole sa stećcima Ai mban shënime për varrezat e vjetra te gjetura në malet e Veprnja u Blizini Ribarića, Preslo,Culije, Mojstir, Karadže, Kelepolje, Crniš, Vrapce, Dedilovo, Goševo, Jablanica, Vrba, Draga, Špiljani, Maljevci, Kominje, Paljevo, Biohane, Kocarnik, Vele Polje, Žirče, Kovače, Raduhovce, Orlje, Konice, Melaje, Boroštica, Đerekare, Ugo, Detane, Godovo, Izrok, Aljinovići, Rudja, Cukote,Gurdijelje, Crnoce, Ljeskova, Jarebica, Bujkovice, Raduša, Vrujci, Župa, Lukavica, Pruzanj.
Pra “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri. Të kotë e kanë !
Fahri Xharra .04.12.15
Gjakovë
Udha e mallkuar për në konflikt dhe pikëpyetjet e konfliktit
PUBLIKU I MERGATES BARTES I DENJE I IDENTITETIT KOMBETAR
NGA: LULZIM MULLIQI/
Nje nga kengetaret me te njohura kosovare,e cila dallohet per menyren e interpretimit te kenges popullore dhe asaj te muzikes së lehte eshte padyshim kengetarja e mirenjohur,Mihrije Braha.Ajo ne kete interviste ekskluzive rrefen per fillimin dhe hapat e pare ne karrieren muzikore,pershtypjet e saj per publikun shqiptaro-amerikan,lidhjen e saj magjike me muziken,angazhimin e saj ne spektaklin televiziv “ODEON” ne RTV-21 dhe së fundmi per koncertet festive te shfaqura ne SHBA,me rastin e shenimit te 103 vjetorit te Dites së Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise.Zeri i mrekullueshem,melankolik,dhe karakteristik i kengetares së mirenjohur,Mihrije Braha dhe popullariteti i saj gjithmone ne rritje
e ben te mundur qe Ajo te jete e pranishme kudo,si ne Kosove ashtu edhe jashte saj.Pas performances së saj te sukseshme ne disa qytete amerikane me rastin e shenimit te festes së Pavaresise së shtetit shqiptar,si ne Hamilton te Kanadase,Ajo ishte e pranishme me shfaqjen e koncerteve te saj ne qytetet me te njohura amerikane si ne Nju Jork,Cikago,Dallas,Feniks(
Kur keni filluar te kendoni per here te pare?
Mihrije Braha: Une kam kenduar per here te pare qe kur isha femije ne nje moshe fare te re,duke filluar aktivitetet muzikore ,ne koncertet e para te shkolles.me kujtohet arsimtarja e shkolles i vinte re talentet e rinj dhe i aktivizonte ne korin e shkolles.Mbaj mend qe kur isha femije,qe para publikut te shkolles jam paraqitur me dy kenge te cilat i kishte interpretuar shume vite me pare,e madhja-Nexhmije Pagarusha.Keshtu nisa edhe hapat e pare me kengen e bukur popullore shqiptare.
Cili eshte zhanri muzikor me i preferuar per Ju dhe qe e kultivoni me teper?
Mihrije Braha:Te jesh kengetare dhe te kendosh te gjitha zhanret eshte dhurata me e madhe qe mund t’i behet nje kengetari.Une ne fillim kam interpretuar muziken popullore dhe isha soliste e rregullt e SHKA” Bajram Curri” ne Prishtine së bashku me kengetaret e mirenjohur: Naim Abazi,Shaqir Cervadiku,Mahmut Ferati etj.Muzika popullore ne vitet e 90-ta,kishte ndikim te madh ne Kosove dhe kultivohej me teper gjate koncerteve te ndryshme ne trevat shqiptare.Me vone kam performuar me suksese edhe ne skena te ndryshme te muzikes së lehte.
Kur keni marrur pjese per here te pare ne festivalin e kenges ne RTSH?
Mihrije Braha:Pjesemarrja ime ne festivale kombetare,vecanerisht ne Shqiperi,ishte nje enderr e kahmotshme per mua dhe per te gjithe kengetaret e tjere nga Kosova.E mbaj mend ka qene viti 1992 dhe Une po xhiroja nje vidoeklip ne Shqiperi dhe pas pak kohe me erdhi nje ftese nga disa kompozitore,te cilet me kishin ftuar qe te merrja pjese ne festivalin e kenges ne RTSH,ne vitin 1992,ku Une u paraqita me mjaft suksese me kengen e titulluar”Ta fala zemren time”,kenge e cila u vleresua me cmimin e trete te atij festivali.Me pas kam qene pjesemarrese edhe ne festivale te tjera dhe jam vleresuar edhe me vendin e dyte dhe me shume cmime te tjera te festivaleve te kenges ne RTSH dhe festivale te tjera.
Cili eshte mendimi i juaj per publikun muzikedashes te mergates ne Amerike?
Une per publikun e mergates shqiptare te Amerikes kam vleresime maksimale,per menyren e organizimit te koncerteve dhe ruajtjes së gjuhes,traditave dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Publiku i mergates shqiptare ne vecanti eshte nje bartes i denje i identitetit kombetar dhe kulturor.Kudo neper koncertet e shfaqura ne qytete te ndryshme ne SHBA,mergata shqiptare ishte e organizuar dhe me plot ndjenja kombetare,ku keto ndjenja po barten edhe te brezat e rinj,duke u bere trashegimi e rendesishme kulturore dhe kombetare per,te gjithe brezat.
Ju pos kengetare jeni angazhuar edhe si moderatore ne spektaklin televiziv “Odeon” ne RTV-21,së bashku me bashkeshortin tuaj,showmenin,Naim Abazi?
Mihrije Braha: Ka nje kohe qe së bashku me kengetarin dhe bashkeshortin,Naim Abazi,jemi moderatore te nje spektakli televiziv “Odeon Show” ne RTV-21,ku Krahas kenges merrem edhe me moderim,madje Koheve te fundit së bashku me nje grup te humoristeve po marr pjese dhe po e provoj veten edhe ne komedi.
Cili do te ishte mesazhi i juaj per shqiptaret e mergates tone ne Amerike?
Mihrije Braha:Te vazhdoni ti ruani keshtu traditat shqiptare,kudo qe Jeni sepse Ju mergata jeni pjese e pandare e kombit shqiptar,si nje komb i lashte ne Ballkan dhe ne Evrope,si dhe ta ruani me kujdes gjuhen dhe kulturen tone shqiptare.
Cilat jane planet dhe projektet tuaja gjate ketij fundviti?
Mihrije Braha:Ndonese,angazhim te madh kam edhe ne turet e koncerteve te shfaqura ne prag te festave tona kombetare,nje kohe e shpenzoj edhe per Xhirimet e vidoeklipeve dhe kengeve te reja per programin festiv te Vitit te Ri.
Ne fakt, me keto projekte si dhe moderatore do ta permbylli kete fundviti. Ishte nder per ne t”Ju kishim ne interviste dhe ju urojme shendet,suksese ne karrieren tuaj muzikore dhe ne rrugetimin e bukur te kenges shqiptare!
Mihrije Braha:Ishte kenaqesi t’ju pergjigjem pyetjeve tuaja.Njeherit,te gjithe shqiptareve Ju uroj nga zemra Diten e Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise,shume shende,lumturi e gezime neper familjet tuaja!
|
Click here to Reply or Forward
|
Pse Isa Mustafa u përplas kaq ashpër me Edi Ramën?
Nga Enver Bytyçi/ Isa Mistafa u ka terheq vëmendjen politikanëve qeveritarë të Tiranës që të rrijnë larg ngjarjeve në Prishtinë e të mos nxisin konfliktin në kryeqytetin e Kosovës. Në të vërtetë kjo deklaratë do të duhej qortuar në kushte normale të sjelljes dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por fatkeqëisht nuk ndodh kështu. Nuk ndodh më që prej më shumë se dy vitesh që përfaqësuesit dhe ekspertët e të dy vendeve tona të punojnë së bashku për axhendat e shumta që ato kanë. Nuk vjen më presidentja e Republikës së Kosovës, kryeministri apo zv. kryeministrat që të bisedojnë qoftë dhe larg kamerave për çeshtjet më me rëndësi të zhvillimeve në Kosovë e të marrëdhënieve të saj me Serbinë e shtetet e tjera të rajonit. Vinin dikur, madje pa u ekspozuar dhe Ylli Rakipi ka shansin t’i ekspozojë në emosionin e tij. Vinin e bisedonin me ish-kryeministrin Berisha e të tjerë ekspertë të këtij vendi, konsultoheshin, dëgjonin njëri-tjetrin dhe përcaktoheshin për qëndrimet që do të mbaheshin. Ka ndodhur kjo rëndom para se Rama të shfaqej në shoun e tij mediatik për “kthesën historike në marrëdhëniet midis Kosovës e Shqipërisë”. Por pas këtij shou mediatik dhe zhurmës së “mbledhjeve” të përbashkëta të të dy qeverive, gjithçka u zhduk, siç zhduket një flluckë sapuni. Sot kryeministri i Shqipërisë ka shpallur si aleat të tij Albin Kurtin. Ai mbron dhunën në parlamentin e Kosovës, sepse Albin Kurti i ngjan Edi Ramës, atij ish-kryeopozitari që dhunoi pamëshirshëm institucionet e shtetit shqiptar. E mbron për militantizmin e tij majtist, e mbron se themeluesi i Vetëvendosjes në Kosovë i duket si vetja e tij, anarkist, pa principe, demagog, spekullant me arësyetime të huazuara nga Edi Rama. Sigurisht që kreu i qeverisë shqiptare ka shumë të përbashkëta me aleatin e tij ideologjik në Prishtinë. Kanë të përbashkët etiketimin që i bëjnë aleatëve perendimorë, talljen e mosbesimin ndaj tyre, mburrjen me parimin “e mbështetjes në forcat e veta”, guximin për të sfiduar investimin amerikan dhe europian për ndërtimin e hartës së re gjeopolitike në Ballkan, ku shqiptarët dolën më të fituarit. Më pas kanë të përbashkët “luftën guerile”, aksionin e dhunshëm dhe fshehjen e qëllimeve të vërteta, luftën për pushtet. Isa Mustafa u kutoi udhëheqësve të Tiranës zyrtare se ata nuk kanë tagër të kujdesen e të japin këshilla për Kosovën, për shkak të dhunës që ata kanë ushtruar më 1997 kundër institucioneve të shtetit. Për herë të parë ose ndoshta për herë të dytë jam dakord me Isa Mustafën dhe e përshëndes guximin e tij për të thënë disa të vërteta të hidhura, por që duhen artikuluar, si një mësim i mirë për anarkistët dhe dhunuesit e institucioneve të shtetit. Megjithatë kjo nuk duhet përdorur si çertifikatë për burgosjen e opozitës. Nuk ndodhi kështu as më 1997-ën në Shqipëri. Por ai goditi në shenjë kur dha deklaratën e sipërpërmendur, kur i kujtoi Mimi Kodhelit se ju jeni ata të ’97-ës. Mimi u përpoq të luante rolin e Anton Çetës dhe këtë rol mund ta çonte deri në fund, nëse ajo do t’u thoshte politikanëve të Prishtinës se ajo dhe partia e saj janë autorët kryesorë të divergjencave dhe konflikteve kryesore në Shqipëri. Nuk ka asgjë të keqe të reflektosh. Por jo të predikosh e të luash rolin e priftiti, kur vetë je e zhytur në mëkat. Prandaj reagimi i Isa Mustafës pati vlerë të shumëfishtë. Kjo nuk do të thotë se kryeministri i Kosovës duhet të adresohet te dhuna për të zgjidhur krizën politike në vend. Kjo nuk e justifikon arrestimin e gjithë atyre deputetëve të opozitës, edhe pse ata kanë shkelur ligjin. Aq më pak ka tagër ta bëjë këtë një kryeministër që duhet mësë pari të ndëshkojë të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët në krim e në trafiqe brenda radhëve të mazhorancës. Por ajo që ai tha për palën shqiptare ishte vërtetë mbreslënëse, e drejtë, e vërtetë. Ishte e tillë, sepse qeveria e Edi Ramës e ka injoruar Kosovën. Ai ka krijuar një lidhje të shkurtër me Beogradin dhe dëshiron që të marrë rolin e De Golit përballë një Aleksandër Vuçiç, i cili dëshiron të vetëquhet Adenauer. Ndërkaq midis De Golit dhe Adenauerit nuk kishte një Kosovë në mes. Rama dëshiron ta injorojë vendin e Kosovës në konfliktin shqiptaro-serb dhe kërkon miratimin verbal të Prishtinës dhe mbështetjen e saj në rolin e mesisë. Ai i ka dhënë fjalën homologut të tij serb se do ta injorojë, do ta mënjanojë dhe do ta zhbëjë faktorin Kosovë në marrëdhëniet e tij me Beogradin. Pikërisht kjo sjellje e ka acaruar jo vetëm Isa Mustafën, por edhe ish-mikun e Ramës, Hashim Thaçi. Dikur, më 2001, aleati i Ramës në qeverisje, Ilir Meta, i thoshte homologut të tij serb, Zoran Xhinxhiç “Hajde të punojmë bashkë e ta largojmë Rugovën nga pushteti, të sjellim Thaçin dhe do të të ndihëmoj t’i zgjidhësh problemet me Kosovën”. Tani Rama i thotë Vuçiçit “Hajde të punojmë bashkë ta largojmë Thaçin nga skena politike dhe të sjellim Albin Kurtin, me qëllim që të kesh ndihmën time për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb”. Dhe zgjidhjen e kanë të gatshme. Albini me radikalizmin e tij do të lehtësojë diplomacinë serbe në përpjekjet e saj ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, ndërkohë që Rama e Albini do ta reklamojnë si nacionalizëm bashkimin e Kosovës së mbetur me Shqipërinë. Ky skenar duket se është tashmë prezent në tavolinën e politikanëve në Kosovë, prandaj ata kanë dalë kaq hapur e kaq ashpër kundër paternalizmit të Tiranës zyrtare ndaj zhvillimeve politike në Prishtinë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- …
- 94
- Next Page »