….Po vazhduam me deklerata se kush shan më bukur shoku-shokun, se kush ka faj… kjo punë e përmbytjeve do vazhdojë të çojë në det, vit më vit, orendi, e plot pajisje shtëpiake. Dhe mjerë ata që lagen në shi. Që I besojnë miellit tuaj në kohë fushatash./
Opinion Nga Ilir Levonja/
Në internet qarkullon nga dje një video me fjalimin e Edi Ramës. Kjo ka ndodhur në përmbytjet e dimrit 2010. Atëhere Rama ishte në opozitë. Dhe sigurisht kritikonte qeverinë e kohës. Madje shkonte më tepër se kaq. Pohonte për një mosekzistencë të saj. Për një popull në ujë dhe të lënë jetim.
Në fakt qeveria e asaj kohe e bëri të vetën. U zhvendos në Shkoder. Dhe Edi Rama vet lëvizte në brigjet e thara të ujdhesave ku lodronin gomonet. Ivecot e ushtrisë, mjetet e shtabeve të emergjencave civile etj. Dukej si një ngutje se, kush e kush mund të jepte zgjidhje më të mënçur. Madje u vunë në diskutim edhe efeçinca e digave të dy hidrocentraleve në kaskadën e drinit. Thellimi I shtratit të Bunës etj. Mirëpo asgjë nuk u arrit.
Nga 2013 që Edi Rama erdhi në pushtet, për ironi, reshjet, përmbytjet mbuluan këto vite vetëm Jugun e vendit. Të konsideruar të majtë. Ndërsa sot, ka kapur me jug e veri duke përmbytur gjithçka. Duke I thënë në të njëjtën kohë edhe Ramës se, të kërcesh me gishtin tregues, për të gjetur, treguar, demaskuar fajtorë është tashmë strategji e dale boje. Se fatkeqësitë dhe dramat natyrore nuk ndodhin vetëm në kohën e qoftëlargut tënd. Por edhe kur të qeverisësh ti. Zoti ndëshkon edhe pse duket sikur vonon. Ndaj edhe sot jug, Shqipëria e mesme dhe zona e nën Shkodrës, janë në ujë. Aq sa pamjet që shikojmë janë një keqardhje e madhe. Një fatkeqësi. Një dramë e vazhdueshme sociale e cila duhet të parashikohet. Duhet të evitohet dhe përballohet ndryshe. Jo me fronte krahësh.
Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, situatat e tilla, I ngjajnë gjëndjes së luftës. Jemi në luftë me natyrën. Zemërimin apo kërcinimin e saj. Në fund të fundit nuk ka rëndësi. Ajo çfarë është e rëndësishme fakti se sa ne solidarizohemi me fatin tone, me njëri-tjetrin. Fatkeqësia nuk ka emër. Ka peshë. Dhe ne atë duhet të përballojmë.
Me këtë duhet t’u kujtojë edhe mendjeve të krahut opozitar, që përhapin si trofe këto video. Eshtë koha të solidarizohemi. Eshtë koha për një opozitë ndryshe. Të bashkojmë energjitë, jo të gjejmë fajtorin. Mjaft me deklarata videosh se çfarë thoshte Rama. Nuk është fatkeqësia e Ramës, por e njeriut që quhet popull. Të atij që kushedi sa here i kemi shkuar tek dera për votën. I kemi premtuar dhe asgjë nuk i kemi bërë. Sot provincat, zonat rurale vuajnë nën makthin e mos funksionimit të kanaleve, rrugëve të vrara, zhvarrosura e groposura, çara e stërçara, por asnjëherë të sistemuara. U bënë kaq vite që vetëm hidhet përsipër dhe asnjëherë përposhtë. Nuk mund të bëhet më opozitë duke mashtruar me propogandë. Se një biletë në kampionatin NBA-së, në pallatin e sportit të Majemit bën miliona dollar. Eshtë fryrje e mbrapshtë. Ju a them unë as me qindshe nuk bën.
Qoftë kjo qeveri, qoftë kjo opozitë…, përpara se të sulmojnë njëra-tjetrën. Duhet të t’i tregojnë shqiptarëve një fare solidariteti. Që domethënë, shtab emergjence civile të përbashkët. Nuk është në të drejtën e duhur, dërgesa ndihmash sipas forces që kanë disa biznesmenë në anë të partive të mëdha. Dhe që kur këto parti vine në pushtet, e duan të rikthyer përmes tenderimeve me një haraç të trefishuar.
Çështja e përmbytjeve, është bërë tashmë një gangrene 25 vjeçare. Që i shkon për kokë jo njërës apo tjetrës pale qeverisëse, por popullit. Duhet përfundimisht një strategji e përbashkët, me urtësi të tillë, me dinjitet dhe respekt për intelektualët, inxhinjerët dhe projektuesit apo zbatuesit, që keni brenda krahëve. Po vazhduam me deklerata se kush shan më bukur shoku-shokun, se kush ka faj… kjo punë e përmbytjeve do vazhdojë të çojë në det, vit më vit, orendi, e plot pajisje shtëpiake. Dhe mjerë ata që lagen në shi. Që I besojnë miellit tuaj në kohë fushatash.
Archives for January 2016
Jahjaga në Graçanicë, uron familjen e komunitetit serb
-Në një familje të komunitetit serb uroi Krishtlindjet ortodokse/
PRISHTINË, 7 Janar 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot familjen e Milosh Markoviçit në Graçanicë, afër Prishtinës.
Ajo e uroi kryefamiljarin dhe familjen e tij me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe lumturi.
Presidentja Jahjaga uroi që Krishtlindjet si dhe viti që është para nesh të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri për përmbushjen e qëllimeve tona të përcaktuara dhe që, në frymën e respektit dhe të tolerancës, t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Në fund, ajo uroi që të punojmë së bashku për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare.
Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, Graçanica është një nga 10 komunat me shumicë serbe, një nga 5 komunat e reja, bashkë me Kllokotin, Ranillugun, Parteshin dhe Mitrovicën e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.
Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj./b.j/
Lulzim Basha, para Ramës në Sukth
Basha në Çermë: 150 familje të përmbytura, asnjë masë për mbylljen e argjinaturës/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ben te ditur se mbi 1200 familje janë të përmytura pasi niveli i ujit në Sukth kalon 1.5 m për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, nëpërmjet statusit të tij Facebook shprehet: “Ne Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 meter. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”.
Basha sjell imazhe nga zona e përmbytur në Sukth, përpos deklarimit se 1200 familje ndodhen në rrezik.
Basha në Çermë: 150 familje të përmbytura, asnjë masë për mbylljen e argjinaturës/
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në zonën e Çermës për të parë nga afër situatën e rënduar për shkak të përmbytjeve të mëdha si rezultat i çarjes së argjinaturës nga prurjet e shumta të Shkumbinit.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Basha e cilëson katastrofike gjendjen në këtë zonë, ku sipas tij 150 familje janë përmbytur gjatë 3 orëve të fundit dhe nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e çarjes në argjinaturë.
“Ne Çerme ku Shkumbini ka çare argjinaturen dhe mbi 150 familje jane permbytur 3 oret e fundit. Dhjetera metra kub uje per sekonde vershojne permes çarjes duke zgjeruar njollen e permbytjes. Asnje mase deri tani per mbylljen e çarjes”, shkruan Basha.
Rama nga Majemi, në Sukth
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij private në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është kthyer në Shqipëri.
Sot ai ka dalë në terren për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet e fundit në vend.
Rama është ndalur në zonën e Sukthit, ku përmbytjet janë të konsiderueshme. Më herët gjatë ditës edhe opozita i bëri thirrje kryeministrit të ndërpriste pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehej në vend.
Rama ishte në SHBA për një vizitë private, i ftuar nga disa miq të tij.
Ky ishte informacioni i vetëm i dhënë nga Kryeministria pasi ai u largua për në SHBA.
Lapsi.al raportoi ndër të tjera edhe për pjesëmarrjen e Ramës sit tifoz në një ndeshje basketbolli të NBA. Gjatë vizitës në Amerikë ai shoqërohej nga bashkëshortja, Linda./LAPSI.AL
SHQIPERIA PERMBYTET NGA SHIRAT DHE LUMENJET, POLITIKA MBYTET NE DEKLARATA
Lulzim Basha shkoi para Rames ne Sukthin e permbytur,Foracat e Armatosura ne ndihme te banoreve,Helikopteret dhe gomonet ndihmojne evaukuimin/
*Çahet argjinatura e Shkumbinit, 100 banesa në Çermë nën ujë, thirrje për evakuim/
Shirat e rrembyshem kane nxjerer lumenjte nga shtretrit dhe Shqiperia ne shume zona eshte e permbytur. Strukturat e shtetit po perpiqen qe te minimizojne pasoja ne zonat, ku jane izoluar shume banore. Forcat e Armatosura,jane perfshire ne aksionin e ndihmes. Helikopteret po ashtu jane perfshire ne aksionet e evakuimit. Nga ana e saj opozita ka shtuar kritikat per dy figurat kryesore te pozites, Kryeministrin Edi Rama, qe ne momentet e para nuk ndodhej ne Shqiperi, por ne Majemi te Florides(SHBA), ndersa kryebashkiaku Velija,iku ne Sri Lanka, pasi beri thirrjen per qytetaret qe te mos dilnin ga shtepite. Opoziat tha se ai iku vjedhurazi.Nga ana e saj poziat po perpiqet qe t’i anashkaloje kritikat e opozites. Duketse permbytjen e vendit po mbyt dhe politiken me deklarata.Kreu i Opozites Lulzim Basha shkoi para Kryemintsrit rama ne Sukth dhe dha alarmin per gjendjen e veshtire dhe situaten e krijuar, pro nuk vonoi shume, dhe pas tij u pa dhe Rama po ne Sukth.
Po cila eshte situata me e fundit ne Shqiperine e permbytur nag lumenje q ekane dale nag shtretrit.
Rëndohet situata në Lushnje. Çahet argjinatura e lumit Shkumbin në afërsi të Çermës.
Kërkohen mjete motorike që të mbyllet çarja në argjinaturë pasi situata është kaotike.
Gazetari i Ora News Julian Kasapi raporton se nëse vazhdon të çahet argjinatura, situata do të rëndohet në disa fshatra. Situata pritet të rëndohet në fshatin e Tërbufit.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shkuar për të monitoruar situatën dhe bën apel për evakuimin e banorëve.
100 banesa të përmbytura në Çermë
Në Çermë të Lushnjes situata vijon të jetë e rënduar, ku 100 banesa janë të përmbytura. Në këtë zonë ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila po inspekton nga afër situatën dhe çarjen e argjinaturës së lumit.
Ministria: Evakuohen 30 familje. thirrje për evakuim
Edhe ministria e Brendshme njoftoi: “Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet.
Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.
Kërkohen blloqe inertesh për të forcuar argjinaturën në ato vende ku ka dëmtime, pasi nëse do të vijojnë mund të ketë katastrofa.
FA nis drejt Lushnjes rreth 50 trupa.
Ministria e Mbrojtjes ka nisur 50 trupa të FA drejt Lushnjes për ti ardhur në ndihmë situatës së përmbytjeve. Gjithashtu për në Çerme janë nisur 3 fadroma, 2 traktore me zinxhire, eskavatore dhe mjete të tjera.
Në Katund i Ri jane evakuar deri tani 185 persona. Vijon puna nga forcat speciale per evakuim si dhe shperndarje ushqimesh dhe veshmbathjesh.
Ushtria evakuon 185 persona
Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin maksimal në operacionin e përmbytjve të shkaktuara nga reshjet e dëndura që kanë rënë dhe vijojnë të bien. Kështu në zonën e Katundut të Ri të qarkut të Durrësit janë evakuar 185 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa një helikopter i Forcës Ajrore ka kryer një operacion kërëkim-shpëtimi në kët zonë. Forcat Speciale dhe ato të Komandës Mbështetëse vijojnë të kontibuojnë për evakuimin e banorëve që rrezikohen, si dhe për shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për banorët në nevojë të kësaj zone.
Ndërkaq, FA kanë nisur rreth 50 forca në drejtim të Lushnjës. Nga Komanda Mbështetëse janë dërguar 3 mjete veteshkarkuese me thasë me rërë për të mbushur argjinaturen e lumit Shkumbin, e cila rezikon të permbysë zonën e Çermës, dy mjete traktorë me zinxhirë të Batalionit të Xhenios, 2 mjete transporti me 20 persona dhe thasë bosh për tu mbushur në plazhin e Divjakes. Ndërsa FA ka vendosur një helikopter CUOGUAR, i cili do të perdoret për transoprt thasësh me rërë nga plazhi i Divjakës për t’i hedhur në argjinaturen e çarë të lumit Shkumbin.
Helikopterët e ushtrisë hedhin thasë me rërë në argjinaturën Shkumbinit
Helikopterë të ushtrisë kanë nisur hedhjen e thasëve me rërë në vendin ku është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, në zonën e Cermes. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që ndodhet në Lushnjë, në një prononcim të saj, shprehu angazhimin e plotë të forcave të ushtrisë shqiptare në përballimin e situatës së përmbytjeve, të shkaktuar nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.
“Prej dy ditësh trupa të ushtrisë janë në terren, duke nisur nga qarku i Dibrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës. Janë angazhuar 300 forca të ushtrisë, dy helikopterë, 28 mjete transporti, katër gomone, dy motovedeta dhe dy varka, ndërsa punojnë pa pushim tre motopompa.
Nga zona e Babrrusë janë evakuuar deri tani 36 familje, ndërsa në evakuimin e 190 personave nga zona e Katundit të Ri janë përdorur helikopterët”, raportoi ministrja Kodheli.
Zonat më problematike nga përmbytjet/
Pas rreshjeve me intensitet të lartë të orëve të fundit, paraditen e sotme ka një përmirësim të situatës. Situata deri në orën 11.30 në qarqe më të prekura:
QARKU TIRANË
Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, pranë hotel “Eklips” ka një rrëshqitje masivi dheu. Aktualisht qarkullimi kryhet me vështirësi nën monitorimin e Policisë Rrugore.
Një urë e vogël që lidh ish-Uzinën ”Dinamo” me Paskuqanin është dëmtuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në këtë drejtim.
Në Bërzhitë ka një rrëshqitje toke, e cila rrezikonte 4 familje. Emergjencat kanë bërë evakuuimin e tyre dhe kanë nisur ndërhyrjen me mjete për normalizimin e situatës.
QARKU FIER
Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet. Lumi Gjanica dhe lumi Vjosa janë brenda parametrave. Ka prezencë uji vetëm në Njësinë Administrative Mbrostar.
Në zonën e Mallakastrës ka reshje të dendura shiu, lumi Seman ka filluar të dalë nga shtrati, por pa sjell shqetësime. Shtabi i Emergjencave në Prefekturë si dhe në Bashkinë Fier janë duke monitoruar situatën.
N/PREFEKTURA LUSHNJË
Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet.
Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.
QARKU BERAT
Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet, po monitorohen prurjet e lumit Devoll në Bashkinë Ura Vajgurore dhe në disa Njësi Administrative. Ka prezencë uji në një sipërfaqe rreth 15 ha tokë në dy krahët e lumit Devoll.
QARKU LEZHË
Situata në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë mëngjesin e sotëm është normalizuar dhe nuk paraqet probleme.
Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, Bashkia Laç, ka pasur prezencë uji në sipërfaqe toke bujqësore si pasojë e reshjeve të rëna ditën e djeshme, por nuk raportohet për dëme materiale.
Qarkullimi në Rrugën e Kombit është normal në gjithë gjatësinë e aksit.
Aksi rrugor Pllane – Zejmen – Lezhë kalohet me vështirësi nga automjetet e vogla për shkak të dherave, të cilat kanë rënë në rrugë nga prurjet e përroit.
Nga prurjet e lumit Mat ka mbushje të liqenit të Shkopetit dhe për këtë arsye janë hapur portat dhe shkarkohet deri në 600 metër3/sek. nga hidrocentrali i Shkopetit, por kjo nuk krijon probleme.
QARKU DURRËS
Gjatë ditës së djeshme në Bashkinë Shijak dhe në njësinë administrative Sukth, ka pasur vërshime të ujrave të lumit Erzen. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat e Policisë, të ushtrisë, forcat vullnetare me motorbarka dhe gomone për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që rrezikoheshin në banesat e tyre. Në Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje.
Në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuuimi i familjeve të tjera.
Shtabet e emergjencës së Prefekturës dhe të Bashkive Durrës dhe Shijak, po punojnë me gjitha strukturat.
QARKU DIBËR
Ditën e djeshme në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë u rrezikua të çahej argjinatura e lumit Drin. Pas një pune të gjatë situata është normalizuar. Në terren kanë qenë forcat e Policisë së Shtetit dhe Forcat e Armatosura.
Ditën e sotme prurjet e lumit Drin janë ulur dhe nuk paraqitet rrezikshmëri.
Situata në Fushë Bulqizë është normalizuar pas ndërhyrjes me fadroma për pastrimin e kanaleve.
QARKU SHKODËR
Në aksin rrugor Fierzë – Fushë Arrëz në fshatin Mishka është shembur një pjesë e këtij segmenti rrugor. Aktualisht është ndërprerë qarkullimi nga Policia Rrugore.
Aksi rrugor Pukë – Iballë është i kalueshëm me një kalim për shkak të rënies së inerteve.
Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth është i pakalueshëm. Gjithashtu aksi Qafë Mali – Fierzë vazhdon të jetë i pakalueshëm dhe po punohet për normalizimin e situatës.
QARKU ELBASAN
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda u hap njëri krah i rrugës dhe kalimi kryhet nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore.
Aksi rrugor Gramsh – Elbasan është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës në vendin e quajtur “Pompa e Çekinit”, por po punohet intesivisht dhe brenda një kohe të shkurtër do të bëhet i mundur qarkullimi edhe në këtë rrrugë.
Niveli i lumit Shkumbin është ulur dhe situata është drejt normalizimit.
Në rezervuarin e fshatit Mlizë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, niveli i ujit arriti në pikën maksimale, por pas një pune me motopompa situata u normalizua dhe nuk paraqet problematikë.
Në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit. Kjo urë lidh fshatin Polis Valë me rrugën kombëtare.
Në hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe në hidrocentralet Ulëz dhe Shopet kanë filluar shkarkimet me rreth 600 m3/sek.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit
Emergjencat Civile u apelojnë qytetarëve të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit Zjarrfikës, për çdo rast emergjence apo situatë problematike.
***
BASHA NE SUKTHIN E PERMBYTUR
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qene në zonën e Sukthit në Durrës, aty ku shumë familje janë përmbytur si pasojë e fryrjes së lumit Erzen dhe daljes së tij nga shtrati.
Në një postim në rrjetin social FB, Basha shkruan:
“Ne Sukth ku Erzeni ka dale nga shtrati duke permbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit ne shume raste mbi 1,5 meter. Gjendja vazhdon te perkeqesohet.”
PD: Rama të ndërpresë pushimet e luksit/
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se, situata e përmbytjeve po përkeqësohet me shpejtësi në të gjithë vendin, me dhjetëra familje që sipas tij kanë mbetur në qiell të hapur e shumë të tjera që rrezikojnë nga ujërat që po vërshojnë nga jugu në veri.
Spaho ka theksuar gjithashtu se, edhe rendi e siguria janë në rënie me shpejtësi të rrufeshme në këtë fillim viti, duke nënvizuar se, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima, 2 të ekzekutuar me armë zjarri në Vlorë dhe Durrës dhe një në një aksident rrugor.
“Një gjendje e rëndë ankthi dhe pasigurie ka kapluar të madh e të vogël. Të vetmit që nuk i bëhet vonë dhe vazhdon pa teklif pushimet luksoze në Majemi është kryeministri, i cili sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe në krah të qytetareve që po kalojnë orë të vështira. Ky aheng e kjo festë e shfrenuar e tij në këto orë dramatike, kur vendi është në emergjencë kombëtare, është tregues i pacipësisë dhe papërgjegjshmërisë të kryeministrit”, ka thënë Spaho.
Sipas tij, kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë dëshmuar prej kohësh që i vetmi interes i tyre është të vjedhin dhe jo të qeverisin, të bëjnë pazar me pasuritë publike të vendit e jo të investojnë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe të infrastrukturës, “që do ta bënte gjithnjë e më të vështirë përmbytjen masive në kohë reshjesh”.
“Në emër të opozitës, i bëj thirrje kryeministrit “de jure” Edi Rama, të ndërpresë urgjentisht pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar përgjegjësitë që ka aktualisht si kryeministër edhe për pak kohë, pasi shqiptarët nuk e meritojnë një njeri që rend pas qejfit dhe pasionit dhe lë një popull në mëshirë të fatit”, ka thënë Spaho./TCH
- « Previous Page
- 1
- …
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- …
- 87
- Next Page »