Në mesin e katër uniformave blu – njujorkeze, edhe një policë shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, Kristo Cevi/
Nga Beqir Sina/ BROOKLYN NEW YORK – Katër policë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork- kan shpëtuar me sukses një njeri që kërcënoi se do të hidhej nga ura “Gil Hodges Memorial Bridge” në lagjen Marine Parkway – për t’i dhënë ndoshta fund jetës natën e vitit të ri të enjten pasdite më 31 dhjetor 2015.
Oficerët e NYPD, Mateu Simpson, Christopher Schlitt, Rohail Khalid, Kristo Cevi – të gjithë janë të Precinct 63 në Brooklyn, u dërguan menjëherë mbas marrjes së telefonatës në urën që lidh dy pjesët e ishullit, lagjen Floyd Bennett Field në Brooklyn me lagjen Peninsula Rockaway në Queens në orën 1:54 pm( mbasdite), tha policia.
Letejnant Ylli Dautaj, i cili është kryetar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, është mjaft i lumtur se në këtë aksion të policisë është pjesmarrës edhe një oficer policie shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, nga uniformat blu të Nju Jorkut, Kristo Cevi.
Poicia tha se njeriu që u kishte telefonar u përdor si një dëshmitar i cili drejtoi policët drejt urës ku kishte parë një njeri i cili kishte hipur në një nga këmbët mbështetse të urës në mes të ujit, dhe kërcënonte të hidhej nga lartësia në ujë në një temperaturë 0 gradë, tha policia.
Oficerët e Policisë, thuhet në raport gjetën mënyrën për të bindur 62-vjeçarin – i cili me një thikë në dorë u përpoq për të dhënë fund jetës, të paktën siç tregoi ai vet ngaqë ishte i dëshpëruar, tha policia.
Ai gjatë tentativës kishte prerë dorën e tij, me thikën që mbante në dorë, tha policia.
Pas thirrjes së policisë për t’a bindur atë – 62 vjeçari i dëshpëruar, filloi zbres poshtë dhe hodhi gjithëçka personale që mbante me vete në ujë, tha policia.
Më pas, ai vetë u hodh nga ura drejt ujit, tha policia.
Oficerët u hodhën menjëher në ujë dhe e tërhoqën atë mbi vendkalimin e këmbësorëve, dhe e dërguan në paraburgim, tha policia.
62 vjeçari u dërgua në Spitalin Universitar dhe Medical Center, në Brooklyn, ku ai u takua me vajzën e tij.
Ai ishte duke marrë ndihmën e parë në spital dhe nisi të trajtohet për plagët sipërfaqësore në dorën e tij.
Archives for January 2016
KUVENDI I MAQEDONISE NDALON GJUHEN SHQIPE
Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Rafis Aliti pranon se mos definimi i qartë i përdorimit të gjuhës shqipe po vazhdon të mbajë peng udhëheqjen e seancave nga ai.
Sipas tij kjo është një indikator i mungesës së gatishmërisë së partisë maqedonase, partnere të Bashkimit Demokratik për Integrim të Alitit në Qeverinë maqedonase, VMRO-DPMNE-së, si dhe në përgjithësi klasës politike maqedonase, që të përballen me një realitet të komunikimit me kryesuesin e seancës në gjuhën shqipe.
Siç njofton televizioni Alsat-M, Haliti thotë se pikërisht për shkak të shqipes atij asnjëherë nuk i është dhënë mundësia të udhëheqë me seancat, por nëse një mundësi e tillë i ofrohet ai këtë do ta bëjë në gjuhën shqipe.
“Kryetari i kuvendit deri më tani as nënkryetarëve të partive tjera maqedonase, por edhe mua si nënkryetar nga radhët e BDI-së nuk e ka parë të arsyeshme që të më thërret të udhëheq seancën. Unë edhe njëherë do të theksoj, ja kam bërë të qartë edhe opinionit por edhe kryetarit të kuvendit gjatë takimeve që kam pasur se jam i interesuar të udhëheq seancën e kuvendit, por gjithsesi se do të respektoj atë që ma mundëson ligji, ta udhëheqë atë në gjuhën shqipe,” deklaroi Haliti.
Ndërkaq, eksperti për çështje juridike, Naser Ziberi vlerëson se çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është bërë si ‘thembra e Akilit’ për politikën shqiptare. Ai madje thotë se BDI për 13 vite qeverisje nuk ka arritur të zbërthejë këtë çështje.
“Në fillim të vitit 2016 Qeveri vazhdon të dorëzojë në parlament propozim-ligje në të cilat eliminohet përdorimi i gjuhës shqipe, drejtpërdrejt në kundërshtim edhe me Kushtetutën, edhe me Marrëveshjen e Ohrit edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pra edhe aktualisht nuk respektohen dispozitat aktuale e jo më të pritet ndonjë ndryshim i Ligjit për përdorim të gjuhëve apo ndryshim eventual të Kushtetutës,” u shpreh Ziberi.
Ai gjithashtu thotë se klasa politike shqiptare ende nuk ka një vizion të qartë se si duhet zgjidhur çështja e zbatimit të plotë të ligjit për përdorimin e shqipes, edhe përkundër faktit se partia shqiptare në pushtet para disa kohësh realizoi një analizë të implementimit të MO-së me theks të veçantë përdorimit të gjuhës.
ISIS’i ekzekuton “pesë spiunë britanikë” dhe kërcënon David Cameronin
Grupi i militant i ISIS-it ka publikuar një video të re duke e ekzekutuar “pesë spiunë britanikë”, dhe duke e kërcënuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron për kampanjën e Britanisë në Siri.
Në video, e cila është publikuar nga baza mediale e grupit në Raqqa, shihen spiunët e dyshuar që kanë veshur xhemperë të portokalltë, ndërsa “rrëfejnë” se kanë spiunuar në emër të shërbimeve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Independent.
Pas dhjetë minutave në video britanikët paraqiten të gjunjëzuar para pesë rojeve, kurse një militant, që flet me theks britanik thotë se ata janë “braktisur” nga qeveria britanike.
Gjithashtu njeriu me maskë mund të dëgjohet duke thënë: “Ky mesazh është për David Cameronin”, të cilin e quan “budalla” dhe “skllav të Shtëpisë së Bardhë”. Kurse ka shtuar se “fëmijët tuaj do të paguajnë për veprimet e juaja”.
Videoja, e cila nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, përfundon me një rimorkio për një ekzekutim të mëtejshëm dhe një klip të shkurtër të një fëmijë të vogël, i veshur me rroba të militantëve, ndërsa flet me një theks britanik, i cili thotë: “Ne do t’i mbysim më tutje”.
Presidentja Jahjaga dënon dëmtimin e varrezave
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj./
Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ashtu si Qeveria, ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dëmtimit të varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit dhe vlerëson se veprimet e këtilla janë të papranueshme.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si vlerë e çmuar e shoqërisë sonë.
Gjthishatu, Jahjaga ka ofruar mbështetjen e plotë banorëve të fshatit Romajë të Hasit, të cilët janë prekur nga ky veprim i shëmtuar, ndërsa i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejtë të zbardhen rrethanat, të identifikohen kryesit dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.
KOMUNIKATA E QEVERISE
Dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit e ka dënuar ashpër edhe Qeveria e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka thënë se veprimet e tilla janë akte ulëta kriminale.
Në komunikatë thuhet se veprimet e tilla nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Në komunikatë thuhet:
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.
Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.
Qeveria e Kosovës falënderon organet kompetente që merren me zbatimin e ligjit, të cilat po bëjnë punën e tyre për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer këtë akt të shëmtuar.
NJOFTIM MORTOR- NDERROI JETE NE NJU JORK SHTJEFEN BUCAJ
Familja Buçaj njofton me pikllim të thellë se te Premten, me datën 1 janar 2016, papritmas u nda nga jeta i dashtuni i tyne Shtjefen Z. Buçaj në moshën 96 vjeçare.
Familjarët presin ngushllime nesër, ditën e dielë, prej orës 2 deri në orën 9 pm, në:
Fred H. McGrath &son,
20 Cedar Street
Bronxville, NY 10708
Tel. (914) 337-6770
Mesha për shpirtin e tij do të celebrohet ditën e hane me 4 janar 2016 në orën 11 para dreke në Kishën “Zoja e Shkodrës” në adresën:
361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale NY 10530 – Tel. 761-3523.
Vorrimi bahet mbas meshës në: “Gate of Heaven” në adresën 10 West Stevens Avenue, Hawthorne, NY 10532
- « Previous Page
- 1
- …
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- …
- 87
- Next Page »