• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

Je dembel vëlla, je dembel …

February 18, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Një nga ato tre pyetjet e mbrëmshme, ato tek Opinioni…, ku midis kësaj e asaj. Ka apo nuk punë etj. Janë apo nuk janë shqiptarët kështu e ashtu. Ishte edhe kjo e dembelizmit. A janë apo nuk janë shqiptarët dembela?

Pasi dëgjova e dëgjova, në fund po ta them me keqardhje. Je dembel vëlla, je dembel i madh. A e di përse? Sepse nuk mëson zanat. Nuk shkon në shkollën e duhur. Por o në Universit, o jashtë shtetit. Dhe ato punë që i bën andej, andej nga ja mbath, nuk i bën aty. Do një shembull. Atje në Korçë, ka marre biri i botës nja tre meleon euro nga qeveria. Na ka hapur një ndërrmarrje të madhe mishi. Një fabrikë moderne siç u pëlqen të thonë shefat. Aq moderne sa as kasapë nuk gjënden në kasabanë e Korçës. Ku nuk kërkuan. Nga Vithkuqi deri në Devoll. Më tutje akoma, nga Erseka deri në Leskovik. Të gjithë inxhinjera. Të gjithë doktora. Nuk e ulin kokën e të rjepin viça. Jo, as mos e ço nëpër mend.
Dhe është për të bërë kryq se ka rënë murtaja pikërisht aty, në vendin e zanatellinjëve dhe zaireve.
Unë e di që ti do më thuash, ore çka të bëj dembelizmi im me kasapllëkun e Korçës. Po je dembel o vëlla, nuk e kupton. Je dembel. Nuk nuhat dhe me shpejtësinë e dritës të bëhesh kasap.
Se kështu i do drutë qeveria. Për hidraulikë, mekanikë, bojaxhinj. Megjithëse edhe një fabrikë tjetër gurësh, kishte nevojë për inxhinjerë etj. Prioritet kanë pincat, çelsat, krikot etj.
Nga ana tjetër je dembel edhe për faktin se nuk pranon të punosh tek fasonët. Ata ore që qepin këpucë, bluxhinse e më the e të thashë. Që paguajnë sa të duash, 100 mijë lekë në muaj. Aq sa i shet një palë këpucë në perëndimin e përtejmë. Tjetër gjë që ty nuk të pëlqen. Por punë ka…., pastaj me atë 100 mijë lekshen që herë ta jep ai boti dhe herë nuk jep, copa u bëfsh. Punë e jote, por mos thuaj që punë nuk ka. Ka sa të duash, por ti je dembel. E ke mëndjen të ikësh.
Në fakt është një histori e vjetër e atij që si i thonë një fjalë, ka tangarllëk më shumë se punë. E këtij qeveriu që ka ngritur fabrika moderne mishi. Por që nuk gjen kasapë të therin.
E para, një fabrikë kaq moderne nuk e di se për çfarë i duhen kasapët. Kur proçeset janë të mekanizuara. E dyta një investim meleonash, ka brenda vetes edhe një farë planifikimi mbi burimet e krahut e punës. Sikur një përqindje me pesë zero përpara, nga ky fond meleonash. Të shkonte për një trajnim, apo kulifikim disa javësh, të fuqisë punëtore. Nuk do t’i shkundte fijen e pluhurit fabrikës. As që do ndihesh fare. Kjo është një platformë që e aplikon sot kudo, biznesi nëpër botë.
E dyta…, përmes këtij aplikimi sot ata një milion e ca shqiptarë, që kanë emigruar. Po përmes këtij aplikimi janë sot të sukseshëm po aq sa vendet me ekonomi dhe zhvillim solid. Janë të denjë dhe të respektuar aq sa drejtojnë gjithfarësoj racash, profesionesh e më the të thashë. Nuk kanë bërë univeristete, por kurse kualifikimi. Dhe sigurisht nuk janë dhe nuk paguhen me 100 mijë lekë. Dhe gjithçka për ta është thënë, gjithçka thuhet…, veç dembelë nuk e kam dëgjuar kurrë, një herë të vetme, të thonë që ju shqiptarët jeni dembela.
E treta, njeriu që ikën, nuk është tjetër histori. Që nuk i përket dembelizmit shqiptar. Dembelët kanë mbetur, kurse punëtorët kanë ikur. Dhe këta dembelë e kanë bërë me dhimbje koke qeverinë. Ka gjithmonë një ekuivok të madh në konceptin e studiove për emigrantët. Kjo ndodh për shkak se përpara se t’i marrim modelin botës. Ne e kemi mendjen se si dhe sa do vjedhim nga një investim. Se si t’ja hedhim atij që kemi përballë. Në fakt është e thjeshtë, ai që ikën…, gjen një punë, punon, paguhet. Paguhet normal, jo mirë. Jo ekselent, pasi me paranë asnjëherë njeriu nuk kënaqet. Por do thosha paguhet mjaftueshëm. Aq sa për tu ushqyer normal, të mos ketë frikë të shkojë tek doktori, të ketë një shtëpi, një mjet etj…, dhe të gëzojë fëmijën e tij. Dhe ky nuk është privilegj. Nuk është rast i ofruar për të quajtur dembel qytetarin tënd. Ky është rast për të larë gojën.
Megjithatë përpara se të qortosh qytetarin tënd për dembelizëm. Jepi mundësinë. Jepi pajimet. Një komb si i yni, ka dhënë shembuj edhe me kazma. Por kur një qeveri që nuk starton me sistem të qartë motivimi, ajo ka dështuar. Kjo është e gjitha. Ndaj i quan dembela djemtë, vajzat, gratë, burrat…, popullin e vet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, je dembel ..., Je dembel vëlla

Ambasada Amerikane, apel për deputetët e Kosovës!

February 18, 2016 by dgreca

Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve që në seancën e nesërme të Kuvendit të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Ambasada Amerikane e ka çmuar faktin që protesta e opozitës ka qenë e qetë, raporton RrokumTV.

“Ambasada Amerikane e çmon faktin që protesta u mbajt e qetë dhe i fton palët të përmbahen nga dhuna gjatë seancës së paraparë të Kuvendit në ditën e nesërme”.

Ndërsa e pyetur për gjuhën e kandidatit për President Hashim Thaçi ndaj protestuesve dje, Ambasada Amerikane deklaron se nuk ka qëndrim rreth asnjë kandidati për President.

“Ambasada nuk ka qëndrim se kush duhet me u zgjedhë President. Ky asht vendim që duhen marrë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës”, përfundon përgjigjen Ambasada Amerikane.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada amerikane, apel për deputetët e Kosovës!

Jamie Shea: Debati duhet të bëhet në parlament

February 18, 2016 by dgreca

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, aktualisht ndihmës sekretar i NATO-s, tha të enjten në Prishtinë se debatet duhet të zhvillohen në parlament e jo jashtë tij.

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në kolegjin AAB në Prishtinë, ku u nderua me çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut “për kontributin e dhënë në ndihmën, përkrahjen dhe shpëtimin e refugjatëve dhe popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës mars – qershor 1999”.

Zoti Shea u shpreh i prekur nga lidhja qe ruajnë qytetarët e Kosovës me periudhën e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe misionin e KFOR-it. Duke perifrazuar filozofin francez Voltaire, se “çdo njeri ka dy shtëpi”, ai tha se për të janë dy po ashtu, “një në Kosovë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar“.

Ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen dhe sigurinë në Kosovë. “Më lejoni t;u garantojë se për aq kohë sa do të keni nevoje për në që t’u ndihmojmë për ta bërë lirinë, demokracinë dhe përparimin tuaj edhe më të përsosur, ne do të jemi këtu që t’ju ndihmojmë“, tha ai.

Ai tha se në botë aktualisht ka ende shume vuajtje duke përmendur konfliktet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Krime dhe gjetiu.

Çështja e të drejtave të njeriut është punë e papërfunduar, tha ai, “Sot mund të kremtohet puna e kryer mirë në vitin 1999 kur u ndalua situata, që unë besoj që pa ndërhyrjen e NATO-s, mund të çonte në situata tragjike si në Bosnjë, në Srebrenicë edhe në masakrat tjera të tmerrshme. Prandaj, jam krenar që NATO-ja mësoi nga Bosnja dhe ndërhyri shpejt dhe me vendosmëri, asisoj që nuk mund të ndalnim vuajtjet, por të paktën i kufizuam kundruall asaj që mund të ndodhte“.

Zoti Shea tha se një nga arsyet që ende është shumë i ngazëllyer me pavarësinë e Kosovës dhe faktin që NATO-ja bëri punë të mirë në vitin 1999, është edhe, siç tha besimi i tij se Kosova do të jetë vend madhështor.

“Nuk duhet të jeni vend i madh për të qenë madhështor“, tha zoti Shea duke theksuar se është punë e vështirë të ndërtohet një demokraci e përkryer në vetëm tetë vjet. Por, Kosova, tha ai, mund të bëjë me shumë, duke përmendur rastet si Singapori apo Koreja Jugore, të cilat siç tha në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, të ardhurat individuale ishin baras me Egjiptin dhe Nigerinë. Në ditët e sotme tha ai, të dyja këto vende kanë 20 herë më shumë të ardhura për kokë banori sesa Egjipti dhe Nigeria.

“E tëra është bërë nga udhëheqësit e mirë që luftuan korrupsionin. Është bërë nga politikat e mira demokratike që nënkupton argumente të mira, por debatet janë bërë brenda parlamentit, jo jashtë tij. Dhe debatet janë bërë nga njerëzit me argumentet më të mira dhe jo megafonat më të mëdhenj“, tha mes tjerash zoti Shea, duke nënvizuar se Kosova është e pavarur dhe është përgjegjësi e saj dhe askush tjetër nuk mund të fajësohet nëse gjërat shkojnë keq.

“Sa më shumë që përmbushni reformat thelbësore dhe u shtrini dorën fqinjëve, pavarësisht sa e vështirë është, aq më e lehtë do të jetë për ë gjithë ne që t’u ndihmojmë ta bëni Kosovën Singaporin evropian të së ardhmes“, tha zoti Shea, i cili në Kosovë gëzon një simpati të posaçme për shkak të rolit të tij si zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimeve të saj kundër objektivave serbe në vitin 1990, por edhe qëndrimit të tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, pa të cilën kishte deklaruar ai para shpalljes së saj, misioni i NATO-s nuk mund të quhej i përfunduar.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: Jamie Shea: Debati duhet, ne Parlament, të bëhet

Bruksel-Pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

February 18, 2016 by dgreca

-Veseli: Le të përpiqemi që ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë dhe më të sigurt, duke i ndjekur vlerat dhe parimet e kombeve të lira/

PRISHTINË, 18 Shkurt 2016/ Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka organizuar pritje për korin diplomatik të akredituar në kryeqendrën evropiane.Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se ky përvjetor shënon vitin më të rëndësishëm për historinë e re të Kosovës, periudhën pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale me BE-në, nënshkrimin e MSA-së, që vjen para hapit të ardhshëm të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, lëvizjen e qytetarëve tanë pa viza.

“Sot, ne e shënojmë përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të ndërtuar mbi një ëndërr, aspiratë dhe punën e njerëzve të vendit tonë, si dhe mbi sakrificën dhe kontributin e të gjithë qytetarëve, të cilët ndërtuan idealin për një shtet të lirë.
Në këtë përvjetor, ne shënojmë krijimin dhe forcimin e miqësisë me të gjithë Juve, që ndihmuat në lindjen e shtetit të ri të Kosovës dhe hapët rrugën e perspektivës së re drejt proceseve të integrimit në BE”, theksoi kryetari Veseli, duke falënderuar përfaqësuesit e shteteve mike të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. 

Kreu i Kuvendit tha se me gjithë angazhimin institucional për ta bërë më të mirën për vendin, duhet pranuar se ka edhe disa pengesa, duke përfshirë bllokimin e funksionimit të Kuvendit, por edhe dukuri të tjera negative, që shoqërojnë demokracitë e reja.

Veseli tha se rruga drejt përfundimit të procesit të shtetndërtimit kërkon përgjegjësi, më shumë sakrificë, më shumë pragmatizëm dhe më shumë dashuri për atdheun.

 “Ne kemi dëshmuar se mund ta ndërtojmë një atdhe për çdo qytetar të Republikës, pa dallim etnie apo feje, një atdhe të shumëllojshmërisë kulturore, ku të gjithë mund të ndjehen zot në shtëpi të vet. Kosova është vend i cili ka për qëllim të funksionojnë në bazë të formulës së ‘unitetit në diversitet’, me diversitetin gjuhësor, kulturë dhe fe, njëlloj siç janë konceptet themelore të funksionimit të BE-së dhe NATO-s”, tha kryeparlamentari Veseli, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor është që Kosova të bëhet pjesë e pandashme e NATO-s dhe familjes evropiane, si dhe shtet anëtar i OKB-së./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bruksel-Pritje, me rastin e Ditës, se Kosoves, se Pavaresise

KOMUNITETI SHQIPTAR NE HARTFORD NE RRUGEN E BASHKEPUNIMIT

February 18, 2016 by dgreca

 

IMG_2125NGRITJA/

Më 16 Shkurt 2016  komuniteti shqiptar në Hartford CT organizoi cermoninë e festës se pavarësisë së Kosovës nën tingujt e melodisë shqiptare të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela dhe nën tingujt e lahutës shekullore të luajtur nga Rrustem Ulaj.  Bukurinë festës ia shtoi recitimi i aktorit nga Nju Jorku Shaban Lajci.  Festës ia shtuan vlerat etnike kostumet kombëtare të stilistes Bora Balaj të prezantuara nga djemtë dhe vajzat shiqptare të zbukuruata nga berberi Nazim Salihu.  Ushqimet tradicionale shqiptare të  gatuar nga Dorjan Puka të bëninin të ndiheshe si në Shqipëri.

Nën tingujt hymneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë,  të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela, cermoninë e hapi Kreshnik Maloku.

  Përshëndetjet e miqve amerikanë

Komuniteti shqiptar është duke ngritur rrjetin e miqve në Hartord.  Në emër të US Senator Chris Murphy përshëndeti Hilda Santiago.  Pastaj përshëndeti senatori i shtetit Tim Larsoni.Më pas përshëndeti Angel Arce depotet i shtetit. Miku i  shqiptarëve, Kongresmeni Amerikan John Larson, përshëndeti evenimentin.  Mbas tij foli një mik tjetër i shqiptarëve Luke Bronin, Kryetar i Bashkësisë së Hartfordit.  Një mike tjetër e shqipëtarëve, Kryetarja e Bashkësisë së East Hartfordit, Marcia Leclerc, mbylli fjalimet e miqve.  Të gjithë miqtë thanë se ishin të nderuar që merrnin pjesë në manifestim.  Të gjithë miqtë theksuan se komuniteti shqiptar ia rrit vlerat vendit ku jeton.

Ngritja e vlerave të bashkëpunimit

Përkrah Kreshnik Maloku prezantoi dhe gjimnazistja Agnesa Kalluci.  Pjesëmarrësit kishin ardhë nga zonat rrethuese të Hartford-it dhe u përkisnin të gjitha moshave, duke prezantuar të gjithë brezat.  Familja Maloku u prezantua me katër gjenerata. Eventi u organizua dhe u mbështet nga Qëndra e Komunitetit Shqiptar Hartford, Shoqata Vatra Hartford, Batalioni i Atlantiku, Bashkimi Kobëtar, Matilda Petrela, Bora Balaj, Sam Bode, Dorjan Puk, Nazim Salihu, dhe  Argjend Lloga.

Pas përshëndetjes të miqëve amerikanë përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi mysafirët Artan Martinaj, Kryetari i qëndrës së Komuniteti Shqiptar të Hartfordit.  Mbas tij foli miku i nderuar i ardhur nga Kosova, Komandant i Ushtrisë për çlirimin e Kosoves dhe politikan, Naim Maloku . Nga Nju Jorku kishte ardhë Skender Kodra, i cili përshëndeti mbas komandantit.  Në emër të pranishmëve nga Batalioni i Atlantikut foli Gani Shehu.  Stilisttja Bora Balaj foli mbas tij.  Kryetari i degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës për Hartford-in, Nesim Muçollari, përshëndeti eventin.  Pjesëmarrësit perjetuan emocionet e kohës nëpëmjet fotografive që rrethonin sallën të cilat ishin përgatitur nga Sam Bode.  Emocionet u shtuan nga fjala e Albulena Maloku, “Anne Frank” shqiptare, e cila i jetoi si fëmijë ngjarjet e luftës së Kosovës.

Ngritja nuk përfundoi me kaq.  Të jesh shqiptar e të mos ngresh një këngë nuk është e mjaftueshëme.  Edhe këngë u ngrit.  U ngrit këngë me lahutë nga Rrustem Ulaj sikur ishim në very të Shipërisë.  Po ne ate ditë the gjithë ishim në very të Shipërisë, në Kosovë.  Cermonia u mbyl me vale nën tingujt e këngës Kuq e Zi ku morrën pjese të gjithë brezat.  Valjja dukej si vallaja e brezave.

Flalimet u mbajtën përballë tre flamujve aq të dashur.  përballë  Flamurit  të vendit që kemi zgjedhur, atij Amerikan; flamurit të  vendit që kemi lindur, atij Shqiptar; dhe  flamurit të shtetit ku jetojmë, Connecticut.

Ngritja e flamurit të Kosovës solli përjetime emocionuese.  Shumë atdhetarë qëndruan ne shi të shihnin yjet e Kosoves të ngriheshin në qiellin Amerikan edhe pse në gjysëm shtize për nder të Associate Justice of the Supreme Court of United States, Antonin Scalia.  Ata e kanë forcën e gravtetit të qëndrojnë në qiellin Amerikan ca kohë.

Ne këtë e quajmë ngritje ose më saktë fillim te saj.  Po Ju?

( Komuniteti Shqiptar në Hartford)

 

IMG_2090IMG_2094IMG_2095IMG_2101IMG_2102IMG_2103IMG_2105IMG_2106IMG_2108IMG_2111IMG_2112IMG_2114IMG_2115IMG_2116IMG_2121IMG_2122IMG_2123IMG_2124IMG_2125IMG_2126

Filed Under: Komunitet Tagged With: E BASHKEPUNIMIT, komuniteti shqiptar, NË HARTFORD, Ne rrugen, Ngritja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT