Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka bërë publik buxhetin për vitin 2017, të miratuar së fundmi nga Shtëpia e Bardhë. Prioritet i buxhetit mbetet financimi i luftës kundër Shtetit Islamik dhe mbështetja e shtresës së varfër në Amerikë. Ndonëse është kritikuar tepër vitin e fundit në Kongres, pasi republikanët e akuzojnë Obamën se nuk i jep prioritet çështjeve të tjera si edukimi apo drejtësia, kjo tregon se Barack Obama nuk e ka ndryshuar aspak orientimin e politikës së tij fiskale. “Ky dokument do të jetë vizioni ynë i fundit”, tha Joel Friedman, nënkryetar i politikës fiskale federale në Qendrën e Buxhetit dhe Politikave Prioritare.
Archives for February 2016
KREU I GJYKATES SE LARTE FLET DHE PER 21 JANARIN
Zaganjori: Unifikimi i praktikave gjyqësore kryefjalë; 21 Janari, shumë shpejt vendimi/
Nga Arbi Fortuzi/ TIRANË, 10 Shkurt/Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasqyroi të mërkurën punën e institucionit të tij, teksa vuri theksin tek unifikimi i praktikave gjyqësore si rruga më e mirë drejt zgjidhjes së shumë çështjeve në një kohë sa më të shkurtër.
Gjatë fjalës së tij në një takim me gazetarët, Zaganjori tha se Gjykata e Lartë ka punuar me ritme të larta. Ai në mënyrë narrative dhe statistikore sqaroi se cilat janë objektivat për këtë vit kalendarik dhe arritjet e vitit të mbyllur një muaj më parë.
Sipas Zaganjorit, Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë gjatë këtij viti rreth 13 000 dosje. “Në vitin 2013 janë regjistruar 5 385 çështje dhe janë shqyrtuar 4 207. Një vit më pas u regjistruan 6 698 dosje, teksa u shqyrtuan 6 448, ndërsa vitin e shkuar fluksi ka qenë më i lartë, 9 051 dosje dhe puna jonë mjaft voluminoze, pasi i kemi dhënë zgjidhje 7 400 dosjeve. Pra gjatë vitit 2015 kanë ardhur 2 353 dosje më shumë se një vit më parë, teksa janë çuar për gjykim 912 çështje më shumë”, tha Zaganjori.
Ai tha se puna e Gjykatës që ai drejton do të ishte më e lehtë në rast se do të punohej më shumë me unifikimin e praktikave. “Ka vende në botë që kanë shumë më shumë popullsi dhe shumë më pak çështje dhe kjo, pasi në Gjykatën e Parë nuk shkojnë të gjithë, ka mirëkuptim dhe marrëveshje para gjyqësore. Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo, vjen edhe për shkak të unfikimit të praktikave, të cilat i japin mundësi të gjithëve të kenë transparencë mbi argumentat e përdorura për një vendim e kështu të mos ndërrmarrin hapa në rast se çështja është e ngjashme”, tha Zaganjori. Ai shtoi se lidhur me unifikimin e çështjeve, vitin e kaluar kalendarik janë përcjellë 4 vendime, ndërsa këtë vit janë nisur dhe 6 praktika të tjera, që presin vetëm vulën.
Gjykata është duke shqyrtuar çështjet penale të 2015-ës. “Lajm i mirë, tha Zaganjori, është që kemi shpejtuar punën për dosjet penale, duke shqyrtuar dosjet e 2015-ës, pra të një viti më parë. Tek dosjet civile dhe administrative jemi në vitin 2013”, shtoi ai. Ai tha se është rritur transparenca. “Një pikë tjetër që lufton korrupsionin është transparenca dhe për këtë arsye ne kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme, si publikimi online i vendimeve dhe krijimin e revistave periodike me argumentat e dhënë për një vendim”, vijoi ai.
Sipas Zaganjorit, problem kryesor mbeten pronat dhe pensionet e ushtarakëve. Për të parën, Zaganjori u shpreh se duhet më parë vendimi i Kushtetueses dhe më pas ne dhe Gjykata e Strasburgut do veprojmë. Sa i takon pensioneve të ushtarakëve, ai tha se po shqyrtohet mundësia e unifikimit të vendimeve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaganjori u shpreh se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për të rritur efiçencën e punës së gjykatave dhe për të relaksuar punën e Gjyaktës së Lartë, por nuk mbajti një qendrim të plotë mbi çështje konkrete.
Ai u rezervua të shprehte qëndrim të qartë mbi krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative, apo të vendosurit nëse Gjykata e Lartë do të jetë karriere apo e ndërthurur. “Mendoj se një gjykatë paralele administrative do të ishte e nxituar, edhe pse mund të bëhej shumë kollaj. Them e nxituar për shkak të eksperiencës së vogël që kemi në këtë drejtim, kështu është shprehur dhe komisioni Venecias. Sa i takon çështjes së Gjykatës së Karrierës, tha Zaganjori, unë jam i idesë se kjo duhet të jetë Gjykatë Karriere, pasi është e rëndësishme eksperienca, por nëse ne do na duhet të bëjmë vendime të unifikuara, atëherë është e nevojshme që pedagogë me eksperiencë të bashkohen e ndërthuren në punën tonë për t’i dhënë zgjidhje problemit të unifikimit”, tha ai.
Zaganjori u shpreh plotësisht dakord me rishkruajtjen e Kodit të procedurës Penale dhe Civile. “Është një kod i vjetër, i përkthyer keq nga italishtja. Duhet një rishkrim dhe duhet adaptuar me problematikat e momentin”, tha Zaganjroi.
Lidhur me 21 Janarin, Zaganjori deklaroi se çështja është në dhomën e Këshillimit. “Relacioni është shkruar dhe tashmë pritet që grupi të mblidhet të marrë një vendim, besoj se shumë shpejt vendimi do të dalë.
Turizem- Kruja – Një paketë e plotë turistike; eksplorim në histori dhe natyrë
Nga Maela Marini/
Intervistë për ATSH-në e drejtorit të Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi –TIRANË, 10 Shkurt- Nëse ju intereson turizmi historik dhe ai i traditës, apo nëse jeni një turist i huaj dhe doni të njiheni me një prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vizitoni Krujën. Muzeu Etnografik i Krujës është unik dhe mund të cilësohet si më i miri në Ballkan.
E vetëshpallur si kryeqyteti historik dhe turistik i vendit, qyteti muze i Krujës të ofron ndjesinë e dykohësisë, mes periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe realitetit të sotëm. Kur viziton Krujën mund të përjetosh një eksplorim të magjishëm të së shkuarës përmes rrugicave të shtruara me kalldrëm, të rrethuara nga ndërtime karakteristike të drunjta dhe të gurta që sjellin elementë të Mesjetës.
Por jo vetëm kaq. Kombinimi i disa llojeve të turizmit si ai historik, kulturor dhe i traditës, por edhe turizmi natyror me Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës vetëm 25 km larg qytetit dhe turizmi religjoz me pelegrinazhin në majën e Sarisalltikut, bëjnë që Kruja të ofrojë një paketë të plotë turistike, ndër më interesantet në Shqipëri.
Qyteti ofron një pjesëz historie në çdo qoshe, madje edhe secili nga krojet prej të cilëve merr emrin Krujë, ka historinë e vetë. Kulinaria ruan traditën e kuzhinës vendase, ndërsa artizanati sjell artin e grave krutane në Pazarin e vjetër të Krujës.
Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi detajon disa prej arsyeve se përse duhet vizituar Kruja.
Pozicioni i favorshëm gjeografik, afërsia me kryeqytetin (32 km), afërsia me aeroportin (21 km), me Durrësin (41 km), me Malin e Zi (100 km), e bëjnë Krujën një destinacion tërheqës dhe të arritshëm në çdo kohë.
Më poshtë vijon intervista e plotë për ATSH-në:
ATSH: Çfarë përfaqëson Kruja në vetvete?
Hafizi: Kruja është një ndër qytetet më të përmendura në historinë e shqiptarëve, Qytet Hero (1968). Shtrihet në shpatin e malit të Krujës në lartësinë 608 metra mbi nivelin e detit.
Gërmimet arkeologjike pranë qytetit të Krujës dëshmojnë se ka qenë vendbanim ilir që në shekullin e III-të para lindjes së Krishtit.
Në afërsi ndodhet Albanopolisi nga ku vjen origjina e emrit Abania (përmendur nga gjeografi i lashtësisë Ptolemeu). Me braktisjen e këtij qyteti në fillim të Mesjetës, banorët gjetën një vend më të mbrojtur në Krujë, duke marrë kështu për të gjithë krahinën emërtimin si qendër e kulturës arbëreshe, siç e dëshmojnë objektet e një varreze të shekujve VI-VIII.
Kruja përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879, si një qendër peshkopate. Është qendër e garnizoneve dhe guvernatorëve bizantinë deri në fund të shekullit XII.
Kruja ishte dhe qendër e shtetit të parë feudal shqiptar (Principata e Arbërit, viti 1190).
Qyteti arrin lulëzimin në shekujt XIII-XIV.
Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, Kruja është kryeqendër e familjes së Topiajve, kohë në të cilën merr zhvillim tregtia dhe zejtaria si edhe ngrihen lagjet më të vjetra. Kruja ishte qendër e epopesë shqiptare shqiptare të shekullit XV-të kundër osmanëve dhe emri i saj bëhet i njohur në gjithë Evropën. Erdhën për ta pushtuar kalanë dy nga sulltanët më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane, Murati II-të dhe Mehmeti II-të.
ATSH: 5 arsye përse një turist i huaj duhet të vizitojë Muzetë e Krujës?
Për tu njohur nga afër me historinë e njërës prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në rast se në botë në shumicën e rasteve ka përshtatje të banesave si muze, Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është ngritur nga themelet me mendimin për t’u bërë muze, kështu që nga ana funksionale është në perfeksion (forma e Muzeut është shqiponjë në gur ).
Për të parë Muzeun Etnografik më të mirë në Ballkan, ku mënyra e jetesës është shumë mirë e organizuar në një banesë të vitit 1764.
Meqënëse Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është i konceptuar në trajtë memoriali ku rolin kryesor e luan fjala, kemi bërë kujdesin e duhur për të përmirësuar përmbajtjen e tij me fakte të reja historike.
Do të gjejnë gatishmërinë maksimale për t’u pritur me kulturë dhe profesionalizëm nga një personel i kualifikuar në ambjente të mirëmbajtura, si brenda ashtu edhe jashtë.
ATSH: A ka një rritje të numrit të vizitorëve në Muzetë e Krujës dhe çfarë politikash ndiqni për të nxitur interesin në këtë drejtim?
Hafizi: Numri i vizitorëve nga viti në vit ka patur rritje e cila varion nga 3-5 mijë vizitorë çdo vit. Vetëm në vitin 2015, Muzetë e Krujës janë vizituar nga 98 mijë vizitorë. Kemi bërë përmirësime të vazhdueshme në ambientet e të dy muzeve (si brenda dhe jashtë).
Kemi bërë rinovim të infrastrukturës teknike në Muzeun Etnografik dhe përmirësim të sinjalistikës turistike në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kolektivi i Muzeve të Krujës asnjëherë nuk i ka parë vizitorët si të rastësishëm. Gatishmërinë që kemi treguar për t’i pritur vizitorët me kulturë dhe duke i shoqëruar në mënyrë profesionale në ambientet e Muzeve e kemi parë si çelësin e suksesit në punën tonë. Ne e dimë se do të kemi vizitorë, sepse kemi punuar mirë dje. Unë e them me bindje se tashmë është krijuar grupi i dashamirësve të Muzeve të Krujës, të cilët na bëjnë reklamë. Neve na mbetet si detyrë të përmirësohemi gjithë kohën dhe të mos i zhgënjejmë.
ATSH: Nëse i referohemi pikërisht turistëve të huaj, që mund të njohin pak ose aspak historinë e Shqipërisë, nga eksperienca juaj, cilat janë faktet historike apo eksponatet që nxisin më tepër interesin e tyre?
Hafizi: Interes të veçantë turistët e huaj tregojnë për përmbajtjen historike të Muzeut Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për objektet e periudhës ilire, por edhe për ato të mesjetës, si edhe për anën funksionale të Muzeut. Ndërsa në Muzeun Etnografik interes të veçantë tregojnë për banesën interesante dhe objektet e shumëllojshme brenda saj.
KrujeInteresante u duket dhe jehona e Skënderbeut në Evropë, ku shumë sheshe dhe rrugë mbajnë emrin e tij, prania e monumentit të Skënderbeut në shumë qytete të Evropës, apo dhe librat, operat, tragjeditë e shkruara nga autorë të njohur të kohës.
ATSH: Ndërthurja e historisë dhe traditës në Krujë e bëjnë atë një destinacion të mirëfilltë turistik. Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në këtë drejtim?
Hafizi: Kruja është një destinacion i mirëfilltë turistik për nga vlerat që mbart; zona historike e mbledhur, kalaja me dy Muze Kombëtarë, Pazari karakteristik shumë i veçantë, por edhe pozicioni gjeografik; afërsia me kryeqytetin (32 km), afërsia me aeroportin (21 km), me Durrësin (41 km), me Malin e Zi (100 km).
kruje-pazariAjo që mendoj se duhet përmirësuar është rruga nga Fushë-Kruja në Krujë me të gjithë komponentët e saj. Zgjidhja e problemit te parkingut në qytetin e Krujës. Ushtrimi i sa më shumë zejeve në Pazarin e Vjetër, çka do të ngjallte interesim të veçantë të turistëve si edhe tregtimi sa më pak i objekteve të importit në Pazar.
Ç`më tha Elena Kocaqi për Albanët?
Nga Fahri Xharra/
Kombi është krenar me gra krenare . Fat i madh kombëtar që e kemi Zonjën Elena Kocaqi- Levante, me të cilën kur bisedosh e ke para vetit botën shqiptare ashu siq ishte; bisedon me të parët tanë ashtu siq e zotëronin të kaluarën historike të Europës e më gjerë. Një bisedë virtule me miken Elena Kocaqi është nderë; është krenari kur në bashkëbidedim e ke një personalitet të lartë të mendjes së ndritur, e ke një grua e cila ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studjuar edhe drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja.
Pra, një grua komplete që i duhet kombit e në rastin e sotëm historiografisë shqiptare ; një elaboruese të mrekullueshme të para- dhe historisë shqiptare e cila i bën ballë me fakte edhe shtrembëruesve më të mëdhenj të çështjes sonë aq të diskutuar me dëshirë mohimi dhe humbjeje në harresën e pa kthyeshme .
-Zonja Elena , për bisedën e sotme e zgjodha “Albanët me famë në mijëravjeçarë” , një libër që i then të gjithë mashtruesit historik të huaj por edhe shqiptar . mu në rrënjë .
-“ Krijimin e popujve të Europës lidhet me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se “Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë – Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë” Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.”- dhe vazhdon ; “Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. “Për të qenë sa më të qartë, – – dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik.” “
Zonja Elena , ju thuani : “Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. ‘ ?
-Po “Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, … Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-albano-ilir. Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj -me fakte bindëse dhe krenari prej historiani pergjigjet Zonja Kocaqi
Përse romakët e quajtën gjithë Ballkanin Ilirik. ? Sepse ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillë ishte.
Si spjegohet që gjithë ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithë Ballkani. ? Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u shpërngulën për në Europën perëndimore, për t’u shpëtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan Europën, për t’u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.
Zonja Kocaqi ju librin e ndërtoni mbi studimin që ekeni bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore.”?
-Unë shqiptarët i shikoj si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë Elena “janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj.”
“Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi.”
E falemnderova historianen Elena Kocaqi , për këtë bisedë virtuale .
Lexuesve të sinqertë por edhe atyre mohues , iu bëjë me dije se librin e madh “Albanët ……” mimd ta shkarkojnë nga këto lidhëse interneti “
– http://libriyt.weebly.com/…/elena-kocaqi-albanet-me-fame-mi…
– http://scbks.blogspot.com/…/albanet-me-fame-ne-mijevjecare-…
(Biseda e imagjinuar me Zonjen Elena Kocaqi eshte i bazuar ne shkrimin e
Majlinda Camit ‘Albanët me Famë në Mijëvjeçarë’ (Nga Troja e Lashtë Deri në Ditët Tona)
Gjakovë
KOMUNITET-NE ARIZONA NISIN PERGATITJET PER PIKNIKUN E PAVARESISE SË KOSOVËS
NGA LULZIM MULLIQI/
Meqe jemi ne vigjilje te 17,shkurtit,Dites së Pavaresise së Kosovës,pergatitjet per kete feste te rendesishme shteterore kane nisur edhe ne mergaten tone ne SHBA.
Tete vite me pare,me 17 shkurt,2008 Kosova u shpall shtet sovran dhe i Pavarur, i cili u mbeshtet nga vendet me te fuqishme te BE-së dhe SHBA-te.Keshtu u kurorezua edhe synimi shekullor i popullit shqiptare te Kosovës per sendertimin e Shtetit te tyre.Shpallja e Pavaresise së Kosoves ishte me plot te drejte dite gezimi dhe feste per gjithe popullin e Kosovës,sikur qe ishte i tille per te gjithe
shqiptaret ne mbare globin.Kjo,feste e rendesishme per cdo vit kremtohet ne menyre madheshtore edhe nga Komuniteti shqiptaro-amerikan i Shtetit te Arizones,por per ndryshime prej herave te tjera ketij manifestimi kete vit do ti paraprije
organizimi i nje Pikniku te Pavaresise kushtuar kesaj date te vecante historike.
Kjo nisme eshte inicuar,nga Keshilli organizativ i Shoqates me te re ne Shtetin e Arizones,e cila eshte ne formim e siper ” Bashkimi ne Arizona”.Sipas ketij Keshilli organizativ ne nje njoftim te postuar ne rrejtin social-fejsbuk thuhet” I nderuar Komunitet shqiptare ne Arizona,te Dielen me 14 shkurt 2016,per nder te Pavaresise së Kosovës,do te organizojme Piknik familjar,dhe gjithashtu do te organizohen edhe lojra sportive,si Turniri ne futboll te vogel,shah etj.Ky manifestim do te mbahet ne
Cactus park(ne mes te Avenyse 37te dhe 39 te) ne Phoenix,duke filluar nga ora 11 am.Ju lutemi kete here per nder te 8 vjetorit te Pavaresise së Kosovës,te merreni pjese pa dallim masovisht nga te gjitha trevat etnike shqiptare,ashtu sic dalim gjithmone edhe per Pavaresine e Shqiperise,sepse keto,dy ngjarje Jane te rendesishme per kombin tone dhe nuk kane dallim nga njera-tjetra,ashtu qe kush e ndjen veten shqiptare duhet te dale dhe te festojme së bashku kete feste te rendesishme.Poashtu Ju lajmerojme së po te Dielen(me 14,shkurt 2016),qe nga ora 8 pm. do te kemi edhe mbremjen e madhe festive me kengetaret e mirenjohur,Ermail Fejzullahu dhe Luka Hajdini.Te gjithe së bashku do ta ndezim atmosferen per 8 vjetorin e Pavaresise së Kosovës.Kombi shqiptare eshte nje dhe ne do te jemi bashke gjithmone” thuhet nder te tjerash ne njoftimin e Shoqates ne formim e siper” Bashkimi ne Arizona” te postuar ne rrejtin social-Facebook.
- « Previous Page
- 1
- …
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- …
- 91
- Next Page »