• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

Shqipëria meriton vlerësim për shpëtimin e iranianëve në rrezik

March 9, 2016 by dgreca

Ne foto:Muhaxhedinet?

“Tani është koha që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të njohë qëndrimin e guximshëm të Shqipërisë dhe të ofrojë mbështetje të plotë në rizhvendosjen e PMOI-t”…/

Nga Struan Stevenson*, BIRN/

Shqipëria meriton vlerësim dhe mbështetje ndërkombëtare si për reformat në vitet e fundit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e fundit është bërë e dukshme veçanërisht në ofertën për të strehuar anëtarë të grupit kryesor opozitar të Iranit, që përballen me masakër të pashmangshme në Iran, me urdhër të teokracisë qeverisëse iraniane. Nga një komb i varfër dhe në mjerim nën sundimin e Enver Hoxhës, shqiptarët kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm për t’u bërë partner kyç i demokracisë në Ballkan. Megjithëse ende një vend i varfër, populli shqiptar është i njohur për mikpritjen e tij – një aset i madh turizmi për BE-në, që po shqyrton kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim. Një shembull i rëndësishëm i mikpritjes së tyre është roli i shqiptarëve në çaktivizimin e një krize të madhe humanitare ndërkombëtare në Irak. Disa mijëra anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, PMOI ose MEK, një grup intelektualësh të dedikuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe tolerancës së njerëzve për fetë e të tjerëve, janë përballur me sulme të përsëritura me predha dhe sulme të tjera ushtarake nga të deleguarit e Teheranit. PMOI janë kundërshtarët më të frikshëm të ajatollahëve, pasi interpretimi i tyre demokratik i Islamit përbën një sfidë direkte për pretendimin e mullahëve ndaj pushtetit përmes sundimit fetar. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është i etur të masakrojë 2000 refugjatë të pambrojtur në Kampin Liria, ku ata jetojnë pranë Bagdadit. Sulmi i fundit me raketë mbi grupin ishte më 28 tetor 2015, ku 24 banorë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka njohur të gjithë banuesit e Kampit Liria si azilkërkues dhe refugjatë nën mbrojtjen ndërkombëtare por duket se nuk ka mundësi t’u ofrojë atyre sigurinë e përshtatshme apo mbrojtje nga sulmi. Si anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 1999 dhe si kryetar i Delegacionit të PE për Marrëdhëniet me Irakun nga 2009 në 2014, kam njohur nga afër opozitën iraniane dhe liderët e saj. Eksperienca ime kulmoi në një libër që shkrova rreth kësaj lëvizjeje dhe rreth luftës për të çliruar Iranin “Sakrifikimi i vetes – Jeta me muxhahedinët iranianë”.

Kam pasur shumë takime me Maryam Rajavi, lideren e opozitës iraniane dhe kolegët e saj. Zbulova se ata janë shumë të arsimuar dhe shumë të dedikuar ndaj kauzës së lirisë dhe të drejtave të njeriut në Iran. Pavarësisht ndryshimit të qeverisjeve dhe politikave në Shqipëri, dy administrata dhe legjislatura pasardhëse kanë marrë banorë të Kampit Liria në vitet e fundit, duke u ofruar atyre strehim nga persekutimi dhe vdekja. Shkova në Tiranë në fund të prillit 2014 për t’u takuar me grupin e parë të banorëve të Kampit Liria që ishin pranuar nga Shqipëria. Pata shansin të mbaj takime private me zyrtarët e qeverisë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, për t’i falënderuar ata për gjestin humanitar. Më bënë shumë përshtypje këto takime dhe pasi u ktheva në Bruksel, menjëherë punova shumë për pranimin e Shqipërisë si shtet anëtar i BE-së. Shqipëria ka bërë gjënë e duhur në pranimin e këtyre rezidentëve dhe njëkohësisht, demonstrime të tillë të mbështetjes për rezistencën iraniane janë një burim i zemërimit për ajatollahët në Teheran. Regjimi fundamentalist i Iranit e sheh PMOI-n si një kërcënim për interpretimin e vet ekstremist të islamit. Për këtë arsye, ajatollahët nuk duan që asnjë vend t’i pranojë ata.

Teherani është kundër rizhvendosjes së tyre në vende të sigurta dhe për fat të keq, ato kanë influencuar që qeveria irakiane, thuajse gjithnjë, të ndërhyjë për të. Ministria Iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë është përpjekur urgjentisht të prishë procesin humanitar duke shpërndarë informacion të gabuar kundër grupit dhe duke dërguar agjentët e saj në shtetin ballkanik për të marrë në duart e veta çështjet. Përgjatë viteve kam dëshmuar intensitetin e madh të fushatës së Teheranit kundër armiqve të vjetër. Ajo fushatë ka dështuar plotësisht të paktën për Shqipërinë dhe unë shpresoj se vende të tjera europiane do të ndjekin tashmë gjurmët e shtetit ballkanas për të ndihmuar në shmangien e katastrofës humanitare me të cilën përballen banorët e Kampit Liria në Irak. Asgjë që bën Teherani nuk mund ta ndryshojë faktin se përpjekjet e Shqipërisë janë moralisht, kulturalisht, shoqërisht dhe politikisht gjëja më e mirë për t’u bërë.

Tani është koha që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të njohë qëndrimin e guximshëm të Shqipërisë dhe të ofrojë mbështetje të plotë në rizhvendosjen e PMOI-t.

Nëse duke vepruar kështu, kjo sjell përmirësim të lidhjeve politike dhe ekonomike mes fuqive kryesore perëndimore nga të dyja anët e Atlantikut dhe me këtë demokraci të sapo-lulëzuar, aq më mirë.

*ish-anëtar britanik i Parlamentit Europian, nga viti 1999 deri në 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: muhaxhedinet, shqiperia, Struan Stevenson

Kuvendi pa opozitë i ngjan sistemit totalitar

March 9, 2016 by dgreca

Strategjia e re e partive opozitare në Kosovë për braktisjen e seancave të Kuvendit të Kosovës e shpie vendin në pozicionin që funksionimi i Kuvendit t’i ngjajë mënyrës së funksionimit të një sistemi totalitar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.Ata theksojnë se një situatë e tillë ia humbë kuptimin demokracisë.

Kjo formë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, pra i përbërë tërësisht nga partitë opozitare, siç thonë ata, nuk përfaqëson të gjitha grupet e ndryshme të shoqërisë dhe pikëpamjet e ndryshme politike të cilat do të duhej t’i kishte një Kuvend.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës Albert Krasniqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kuvendi pa opozitë do ta humbiste kuptimin e tij në aspektin politik.

“Do të krijohet një Kuvend i cili do të kontrollohet tërësisht nga partitë në pushtet dhe nuk do të kishim fare opozitë në Kuvendin e Kosovës çka nga ngjan pastaj në një sistem totalitar që efekti do të ishte shumë më i madh dhe i ndryshëm nga bojkotimi i Kuvendit, ku ato ulëse do të mbeteshin të zbrazëta dhe nuk do të zëvendësoheshin me deputetë tjerë”, shton ai.

Megjithatë, sipas Krasniqit, në aspektin procedural, një Kuvend vetëm me deputetët e partisë opozitare, nuk do ta kishte pengesa të funksionojë, pasi që partitë në pushtet kanë mbi dy të tretat e deputetëve. Me këtë numër të deputetëve, siç thotë ai, Kuvendi mund të bëjë edhe ndryshime kushtetuese.

Në anën tjetër, analisti politik Imer Mushkolaj idenë e braktisjes së Kuvendit nga partitë opozitare nuk e sheh si një ide të mençur.

“Ndërrimin e strategjisë që nënkupton braktisjen e Kuvendit, nuk e shoh pozitive, duke pasur parasysh se kjo do të lë një zbrazëtirë shumë të madhe në atë që ata e quajnë shfrytëzim të jetës parlamentare. Vendi i opozitës është në Kuvend dhe ata duhet të shfrytëzojnë Kuvendin si institucionin përfaqësues për të provuar që t’i arrijnë qëllimet e veta”, shton Mushkolaj.

Opozita, shton Mushloaj, duhet të shqyrtojnë kundërshtimin e qeverisë duke ofruar alternativë konkrete qeverisëse.

Ndërkohë, mundësinë e heqjes dorë nga praktikat e hedhjes së gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, të cilën tashmë e ka paralajmëruar njëra prej subjekteve opozitare, analisti i Institut Demokratik të Kosovës Albert Krasniqi e vlerëson si një gjë të mirë për faktin se, sipas tij, po synohen rrugë institucionale të kundërshtimitpolitik.

“Besoj që efekti i tyre do të jetë më i madh pasi që gazi lotsjellës nuk është mirëpritur nga qytetarët, por edhe nga faktori ndërkombëtar në Kosovë, dhe nuk është se efektet kanë qenë të dëshiruara që opozita i ka pasur si qëllim përfundimtar, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme dhe rrëzimin e Qeverisë”, thekson Krasniqi.

Ndryshe përfaqësuesit e dy partive opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në prononcimet që i kanë dhënë për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por, përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, deri më tani nuk kanë një qëndrim lidhur me largimin ose jo të opozitës nga Kuvendi.(Luljeta Krasniqi-Veseli)

Filed Under: Analiza Tagged With: i ngjan sistemit totalitar, Kuvendi pa opozitë

Shushunja

March 9, 2016 by dgreca

Nga lir Levonja/

Si i tha Koçua mbrëmë shqiptarëve. Endrra ime të isha deputet i popullit.

O popull…, o regjim i rrëzuar. Shkelur. Nëpërkëmbur. Përdhosur.

O popull…, gjumash. Zgjohu. Si na thoshin dikur. Përmes interpretimit estetik. Si të zbërthenim atë simbolin e Bilbilit. Simbolin dhe mesazhi i përçuar përmes. ”A çil kafazi, bylbyl fluturo/ ndër pyje e ograja, bylbyl shpejto ”. Dhe atëherë e kishim me atë armikun e madh. Turqinë. Atë të huajin. Pa e menduar asnjëherë se ka brenda nesh. Aq shumë shushunja. Që, mirë se  po na pinë gjakun. Por edhe po na tallin. Shushunja që duam apo nuk duam, ia kanë kaluar edhe turkut vet.

Aq shumë shushunja që, me qejf na mbajnë tek Turqia. Si e si të ngopen me gjakun tonë. Të tresin tejngopjen me ne.

Dhe që ta marrim vesh, ky pushtimi i brendshëm. Ky i shushunjave, është më mizor se ai i Turqisë.

Pushtimi i shushunjave, është më i keq se çdo pushtim tjetër. Vetëm për një fakt. Mashtrimin. Le të flasi kushdo për nder, reputacion të pastër. E aq më keq, në emër të popullit.

Kjo është absurde.

Oj deputet i popullit, tha. Thuaj shushunja e popullit. Dhe të lumtë kur ke gjetur. Si nuk u ça televizori. Si nuk plasi qielli i Shqipërisë.

Që ta marrim më shkoqur. Këtë punën e këtij shushunjit. Që intepreton ligjin kushtetues. Duke u justifikuar se mandati im zyrtarisht fillon pas betimit si deputet. Në orën kaq e aq. Kështu që jam në rregull se, i bie që të shpallesha i tillë, plot pas 6 orësh pasi kisha hequr dorë nga kompania ime.

Në fakt po i thua popullit. Se, gjithë qejf të neveritshëm…, e shikoni, ua hodha.

Deputetllëku shushunjë… Eshtë moral sepse njerëzit besojnë tek ty. Moral i fortë, më i fortë se çdo interpretim teknik me sukses të lig si puna e atij që dredhon dyersh e koridoresh. Që ia mora vulën këtij. Ia hodha atij.

Eshtë moral shoqëror. Njerëzit. Shoqëria. Të japin jetën ndër duar.

Të thonë, na drejto. Na vish bukur. Na bë të jetojmë më bukur.

Për së pari…, deputetllëku yt ka filluar me një mashtrim të madh. Sepse çfarë i ke thënë njerëzve në fushatë bie ndesh me moralin

Për së dyti…, duhet tu ngulet të gjithëve në kokë. Në kësi situata, ku mashtrimi ia bën muuuuuu. Deputellëku fillon që nga rregjistrimi si kandidat, marrja e mandatit nga Komisioni. Kështu që bërja e betimit është akt onorifik. Jo në nder të deputetllëkut, por traditës së Institucionit.

Për së treti…, për gjithë këtë mashtrim të nisur faqe shoqërisë. Duhet të flasi ndryshe drejtësia. Po aty vetëm drejtësi nuk ka. Dhe s’ka si të ketë. Deri sa vendin e kanë marrë peng shushunjat.

Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër të themi. O popull, o regjim i rrëzuar. Zgjohuuuuuuu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Koco kokdhima, shushunja

Refugjatët sirian kurban për mafien klandestine dhe trafikut të organeve

March 9, 2016 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Refugjatët sirian dhe irakian që janë të bllokuar prej disa kohësh në Greqi janë në pritje për të nisur rrugëtimin e tyre për vendet e BE nëpërmjet kufirit të bllokuar të Maqedonisë. Rruga e tyre drejtë Gjermanisë ka qenë prej disa vitesh nga Greqia në Maqedoni-Serbi-Kroaci-Austri, por ka kohë që Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj. Janë hedhur ide që refugjatët e bllokuar në Greqi të hyjnë në territorin e Shqipërisë. Por çfarë i pret refugjatët në Shqipëri? Shqipëria është një vend kodrinor-malor ku policia shqiptare e ka të vështirë të kontrolloj kufirin dhe mafien e klandestine që është gati të filloj trafikimin e tyre drejtë Italisë. Prej vitesh jemi dëshmitarë që mafia e trafikut detar disa herë i ka hedhur në det klandestinët duke i lënë në mëshirën e fatit refugjatët e kombësive të ndryshme. Një problem tjetër është se ka mundësi që refugjatët të bien pre e mafies së trafikimit të organeve dhe shitjes së fëmijëve për tu adoptuar në familjet e pasura duke humbur përgjithmonë identitetin e tyre kombëtar. Ideja për ngritjen e kampeve në Shqipëri për të pranuar mijëra refugjat nuk është zgjidhje, por izolim i këtyre refugjatëve ku parashikohet që të qëndrojnë me vite në këto kampe si në burgu. Ku do të ushqehen me racione të kufizuara, nuk do kenë mundësi të kryejnë nevojat e tyre të përditshme, nuk do mund të dalin lirshëm jashtë territorit të kampit. Këto kushte do çojnë në një lodhje psiqike të shumë refugjatëve deri në vetëvrasje. Jemi dëshmitarë se gjëra të tilla kanë ndodhur ditëve të fundit në kufirin greko-maqedonas.

Pra çështja për të pranuar refugjatët sirian dhe irakian në Shqipëri nuk është aq e thjeshtë sepse kushtet ekonomike, pamundësia e policisë për të kontrollua kufirin me Greqinë i cili është malor-kodrinor bënë të pamundur rrugëtimin e sigurt të këtyre refugjatëve për në vendet e BE.

Prandaj do të ishte mirë që BE të marri vendime pozitive për të përfunduar me suksese rrugëtimi i refugjatëve dhe mos të japi ide për ti çuar në Shqipëri dhe më tej këta refugjatë të bien pre e mafies duke u bërë kurbane nëpër salla operacionesh të trafikut të organeve, të shitjes së fëmijëve apo ti hedhin në det ashtu siç ka ndodhur me qindra shqiptar e mijëra kinezë. Që të shmangim një tragjedi edhe më të dhimbshëm për këta njerëz duhet që tu lehtësojmë udhëtimin duke përdorur linjën hekurudhore nga Selaniku e deri në Austri. Kështu, kryejmë një akt human njerëzor. Pranimi për kalimin e refugjatëve nëpërmjet Shqipërisë për në vendet e BE është sa i dështuar edhe tragjik duke patur parasysh problemet që ngritëm më lart.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Mafia, REFUGJATET SIRIANE, trafiku

Kosovë-Përpjekjet për një jetë më të mirë duhet të shtohen

March 9, 2016 by dgreca

– Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Për krijimin e rritjes ekonomike, aq të nevojshme për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, duhet mënjanuar pengesat që e ndalojnë këtë rritje/

PRISHTINË, 9 Mars 2016/ Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se, përpjekjet tona të përbashkëta për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës duhet të shtohen.

“Më shumë vende pune, më pak varfëri, më shumë siguri, të gjitha këto duhet të bëhen të mundura përmes zhvillimit të sektorit privat. Dialogu me ndërmarrësit duhet të jetë përherë i hapur e duhet të jetë gjithnjë konstruktiv”, theksoi ajo.

Presidentja Jahjaga, sot në Prishtinë, mori pjesë në Forumin e Sektorit Privat të organizuar nga  Programi i Kosovës për Promovimin e ndërmarjeve të vogla e të mesme – KOSME.

Ajo tha se, nga institucionet e Republikës së Kosovës kërkohet më shumë angazhim për krijimin e parakushteve për një qeverisje ekonomike më efektive, për mbizotërimin e konkurrencës së lirë dhe ndërtimin e bazës zhvillimore dhe se, mbështetja e sektorit privat është përgjegjësi institucionale.

“Prioritetet janë të qarta. Politikëbërja ekonomike duhet të bazohet në programe të mirëfillta mbështetëse e në të dhëna e hulumtime të besueshme. Programet si KOSME kanë dhënë një kontribut të fuqishëm në këtë drejtim. Për krijimin e rritjes ekonomike, aq të nevojshme për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, duhet mënjanuar pengesat që e ndalojnë këtë rritje”, theksoi Presidentja e Kosovës, Jahjaga./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: duhet të shtohen, Kosovë-Përpjekjet, për një jetë më të mirë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT