Archives for March 2016
ATE NIKOLLA MARKU, APEL PER FALJEN E NAZMIJE VISHES
NJE MUNDESI PER NAZMIE VISHEN/
Besoj se cdo kush nga ne, eshte tronditur nga ngjarja qe i ndodhi vajzes Nazime Vishes. Fatkeqsite jane pjese e jetes se njerzimit. Askush nuk mundet te ndryshoje ngjarjet qe ndodhin nen efekte tronditjeje apo emocioni, panvarsisht se pasojat jane ekstremisht te renda. Veprimet e renda nuk jane nje film qe mund ta kthesh mbrapsht. Askush nuk eshte i mbrojtur nga rastesi qe sjellin tragjedi.
Ne qe jemi prinder dhe kemi vajza, jemi te ndjeshem kundrejt tyre. Nje vajze ne rritje e siper, ne fillim te adoleshences, ne menyre te hidhur perjeton nje trazire shpirtrore deri ne veprimin qe solli nje krim apsolutisht te rende per nje familje. Fatkeqsia qe i ndodhi Nazime Vishes, e cila per hire te se vertetes, ishte ne hapat e pare drejt pjekurise, mund ti ndodhe cdo kujt ne ate moshe qe ishte ajo.
Sfida me e madhe eshte tek familja e viktimes. Bashkshortja humbi bashkshortin, femijet humben babain e tyre dhe familja birin e saj. Sa force duhet per ta perballuar nje humbje njerzore dhe per ta quajtur ate ngjarje nje aksident te jetes. A mundet familja e viktimes ta fali veprimin e Nazimes ne moshen e saje adoleshente? Per ti dhene nje mundesi jetes se Nazime Vishes mendoj thellsisht dhe mbi parime hyjnore se presidenti i republikes zoti Bujar Nishani duhet ta fale ne emer te jetes. Nje vajze qe sa fillon jeten e saje, e nis me nje ngjarje shume te rende, me nje krim. Eshte nje ferr i vertete kur jeta fillon me dy plage te renda, ku njera eshte ne ndergjegje dhe tjetra ne familjen e viktimes. Falja nga presidenti, nuk perligj verpimin e Nazimes, apsolutisht jo, thjesht falja i jep nje mundesi, nje jete qe ta jetoje tashme me dinjitet me te mirat dhe fatkeqsite qe ka ajo.
Dinamika e ngjarjes dhe mosha e Nazimes, te japin arsyetimin e drejte se duhet te shkojme drejt nje mundesie per nje jete drejt normales per Nazimen. Askush nuk pranon ne ato rrethana qe mikun tend qe te fut ne shtepi ta shkelesh ne hijen e tije familjare dhe njerzore.
Gjithsesi, falja per Nazime Vishen dhe per aq sa ka mbetur ne denimin e saje, nuk i jep te drejte askujt te marri jete njeriu per cfardo arsye morale te perligjur. Jeten e ka dhene Zoti dhe Ai mundet ta marre kur mbaron puna e Tije.
Natyrisht qe pergjegjesia e presidentit eshte e madhe ne kete rast. Presidenti, ne ndergjegjen e tije si president i atdheut, mundet ta shohe rastin e Nazimes si nje rast i pazakonte dhe teper i vecante ne shume analiza dhe arsyetime, per shkak te ngjarjes dhe veprimit ne ballafaqim me moshen e vajzes. Shpresoj shume ne mirkuptimin e familjareve te viktimes sepse, asgje nuk mundet te ktheje njeriun e tyre te dashur per gjithmone. Sigurisht qe nje reflektim njerzor, human dhe besim plote nga familja e viktimes do tja lehtesonte shume vendimarrjen e presidentit por dhe te shoqerise shqiptare, e cila eshte ne nje trysni te tmerrshme nga ngjarje te tilla. Askush nuk do te donte qe jeta e tije te behej me nje hije viktime nga pas shpines e shkaktuar nga vete personi. Me shume dhimbje per familjen e viktimes por dhe per ate qe Nazimja nuk mund ta fshije gjithe jeten e saje veprimin e saje ne nje moshe te vogel, i kerkoj presidentit te republikes zotit Bujar Nishani qe ta fale ate pjese denimi qe vuan Nazime Visha. Shpresoj shume dhe lutem ne mirkuptimin e familjareve te viktimes sepse ajo ngjarje ishte nje tragjedi per te gjithe.
POETI I NËMUR BILAL XHAFERRI
Sprovë nga Prof. dr. Resmi Osmani /
Për lexuesit e rinj, që s’kanë njohje për për poetin, po jap pak të dhëna për jetën e tij. LIndi në Ninat të Konispolit, më 3 nëntor 1935.Rridhte nga familja e rilindasit të shquar Hoxha Tasinit. Kur ishte tetë vjeë i vdiq e ëma. Në vitin 1945, të atin, Xhaferr Hoxha, e pushkatuan si nacionalist. Gjyshin e shpallën kulak.I sekuestruan pasurinë. I mbetur jetim, luftoi për ekzistencë, si puntor krahu.U arsimua si mundi, arriti të kryente një shkollë dyvjeçare për teknik ndërtimi. Punoi në kantieret e veriut për ndërtimin e rrugëve dhe urave. Krijimtaria e tij letrare në Shqipëri, u shtri në tetë vite(1960-1968). Në vitin 1968, iu hoq e drejta e botimit dhe u internua në Kullë të Sukthit.Në shtator 1969, për ti shpëtuar burgut, u arratis dhe mbërriti në Amerikë, ku pas një aktiviteti të dendur patriotik e letrar, vdiq në vitin 1986. Me rastin e Njëqind Vjetorit të Pavarësisë, u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi I Kombit” .
Bilal Xhaferri, shfaqet si poet me ndjeshmëri të lartë ideoemocionale dhe artistike në fillim të viteve 60-të. Poezitë e para i botoi ne faqen letrare të “Zëri i Rinis”, gazetën “Drita”, revistat “Ylli” e Nëntori” etj. Ai u shfaq si poet lirik, emocional, spontan, disi enigmatik,i frymëzuar, plot freski e ndjenja të holla, me vargje tingëlluese plot bukuri. U pëlqye shumë nga lexuesit dhe rrethet letrare të atyre viteve. Poezia e tij ishte si një rrymë oksigjeni jetëdhënës që i drejtohej zemrës dhe ndjenjave më të mira njerëzore, që bënte kontrast me poezinë lavdëruese, të rreme e të sheqerosur që shkruhej në ato vite. Poezitë i përmblodhi në vëllimin “Lirishta e kuqe” që u botua në vitin 1967, por pas incidentit të njohur tashmë, ato nuk u shpërndanë dhe u kthyen në brumë për karton.
Nganjëherë fati i librave është më i hidhur se i njerëzve!
Opusi i plotë i poezive të tij u botua pas vdekjes, më 1995 nga “Rilindja” në Prishtinë në librin me titull “Eja trishtim” dhe vitet e fundit, në përmbledhjen e veprës së tij nën kujdesin e Prof. Bashkim Kuçukut.
Për të kuptuar më mirë poetikën e Xhaferrit, lexuesit i duhen bërë të njohura disa veçori dhe parime të tij krijuese, që ai i shpërfaq vetë në poezitë e tij.
Bilali ishte poet ndryshe nga brezi i poetëve bashkëkohës. Ai nuk shkroi mbi parimet e socrealizmit, për këtë dëshmon gjithë poezia e tij. Studjuesi S.Hamiti [1]ka vënë në dukje se”Xhaferri duket një krijues I vetmuar për kohën, duket I lidhur me poezinë e paraluftës, port ë shkuarën nuk e merr në stilin e himnizimit e të lavdërimit, si mbështetje të problemeve aktuale, por si kërkim për të bërë ndërkomunikim të kohërave. Ky kërkim ra në sy të lexuesve të cilët u entusiazmuan nga krijimtaria e tij, por edhe të censurës që rrinte syçelët për të gjetur armiq.”Kredon e tij poetike ai e shpreh në poezinë “Arti im”:
Mund të shkruaja me lehtësi vargje të lehta
Politikisht tëe xhelatisura, siç duhet,
Duke rendur pas suksesit,
Poezive mund tua ngjishja me shkelma,
Siç ua ngjeshim teneqeve të lëshuara rrugëve.
Këtu aludimi është fare i qartë: ai mund të shkruajë vargje ashtu siç I do letërsia lavdëruese zyrtare dhe shpreh sigurinë se këta vargje(redaktorëve)
….. Idiotëve do tu hynin në shpirt,
Do t’u nxirnin klithma entuziaste,
Klithma plot mallëngjime histerike….
Por ai nuk do që t’i ndërtojë vetes një piedestal fallco teneqesh, artin e tij ai e do që:
….Jo të më shërbejë mua gjersa
Të jem velur,
Por që unë t’i shërbej atij
Gjersa të jem gjall dhe gjersa të jem
Vdekur…..
Është kundër të shkruarit teë vargjeve të sheqerosura, artit për art, por as vargjeve himnizuese e lavdëruese që ato vite ishin në modën e vjershërimit. Fare sheshit e qartësisht, ai shpreh pikpamjet e veta për individualitetin dhe misionin e tij si poet: Se ai do të këndojë këngën e tij vetëm me zërin e tij, sipas vokacionit të tij të brendshëm-ai nuk vjen në poezi për poza e bujë, për të shtuar edhe një poet në borderotë e redaksive ,por:
Secili vjen e sjell atë që ka,
Unë sjell zemrën time vëlla…..
Në njërën nga poezitë, ai jep edhe kredon e tij poetike se e thur poezinë duke patur në qëndër të ngjarjeve dhe gjërave ,në qendër të botës dhe kohës njerinë.
Përsa i takon përmbajtjes, formës dhe thurjes së vargjeve, Xhaferri është poet rebel. Ata që e kanë njohur(N.Mane[2] etj) dëshmjnë se ai ishte poet spontan,mbante me vete një bllok dhe laps të vogël, poezitë I vinin vet-vetiu, për të ato ishin kënga e shpirtit dhe i lindnin nga gjendja e tij ideoemocionale dhe psikologjike. I hidhte në letër ashtu si i buronin nga gurra e tij krijuese, pastaj ai i lëmonte vargjet me kujdes si argjendari gurin e çmuar, deri sa ato të merrnin tërë shkëlqimin dhe bukurinë. Ndodhte që të njëjtën poezi, ta shkruante në dy-tri variante deri sa të arrinte te më e mira.
Si shumë poetë të atyre viteve, ai nuk zbaton kanunet e vjershërimit, rimat dhe metrikën, të cilat i konsideron si vargonj që lidhin mendimin pas formës dhe që kufizojnë shprehjen e idesë. Vargjet e poezive janë të lira, të thurura pa rrokjet metrike. Ai shkruan se i do vargjet:
Krejt të lira
Si hapësira,
Si era,
Si drita
Me vargje si vargmalet që shtrihen nga veriu në jug
Dhe nga jugu në veri,
Me vargje të mbirë nga balta jote, Shqipëri.
Por ka raste kur vargjet thuren edhe me strofa dhe me vargje të rimuar.Në teknikën e sendërtimit të vargjeve, i jep më shumë vend fjalës së bukur, çuditërisht të bukur, tingëlluese, të vënë në vendin e duhur. Janë metafora dhe simbole domethënëse që lexuesit i mbeten në mend. Refrenet dhe përsëritjet janë të rralla, por kur përdoren ato krijojnë ritmin dhe theksat tonikë që i japin poezisë kumbim të brendshëm:
Eja trishtim,
Eja me hapa fletësh që bien nga degët,
Eja me hapa shiu që këputet nga fletë,
Eja trishtim !…….
Në aspektin konkret të poezive dhe pozicionimin vetiak, varësisht nga tematika dhe idetë që dëshiron të përçojë, stili i tij, sipas S.Hamitit, është: dramatik, elegjiak, baladesk, përkushtimor, rrëfimtar dhe rastësor.
Bilali është poet lirik dhe emocional. Në vargjet e tij ai derdh drithërimat e shpirtit dhe rrahjet e zemrës së shqetësuar; edhe kur në poezitë e tij jepen gjendje dramatike dhe dhembja e thellë e shpirtit, qofshin ato balada, elegji apo lirikat e dashurisë. Ato jepen plot ndjenjë, mendim e thellësi, për këtë i vjen në ndihmë stili i tij, fjala e gjetur, bukuria e saj dhe pesha që i jep mendimi. Kësisoj gjuha e përdorur dhe qëndrimi ideoemocional ndaj objektit dhe subjektit, shprehin më së shumti botën e tij shpirtërore, idenë që kërkon të transmetojë te lexuesi. Këto ngjizen dhe trupëzohen mjeshtërisht me figura e metafora që merren kryesisht nga natyra. Vini re vargjet e mëposhtme:
Pylli I vogël në lartësinë e kodrës mbi lumë
Veshi gëzofin e mjegullave si shkumë,
Dhe vuri në qafë shallin e mëndafshtë të Ylberit,
Bie shi i argjendtë nëpër dritën e artë të diellit.
Se ç’forcë e mocionale kanë poezitë e tij, mjafton ti hidhet nje veshtrim poezisë “Në internim” e botuar më 1979 në revistën “Krahu i Shqiponjës”. Është rrënqethëse dhe kur e lexon ngjall emocione të forta, keqardhje dhe një revolt të brendshme për vetminë dhe vuajtjet e poetit të internuar, të privuar nga liritë e të drejtat, miqtë, të dashurit dhe të dashurat. Mjetet shprehëse dhe figurat janë të fuqishme: errësira, shiu, nata, kukuvajka dhe balta, krijojnë zymtësinë e atmosferës së natës së vjeshtës së vonë, natë në të cilën poeti është i ndryrë në barakën e ftohtë. Poeti pyet veten: kush është ajo që e kërrusur përmes shiut është nisur për te ai? Dhe përgjigjen e jep po vetë:
Më kot kujtoj sonte
dikë që e dua
më kot më shkon mendja
tek dikush që më do mua!
Jo, asnjeri s’do shkundë pika shiu,
në prag të derës sime këtë natë!
Rrugën e ka mbuluar balta
dhe errësira…..
Poeti është i internuar, i nëmur, i mallkuar. Tek ai e dashura nuk mund të shkojë pa u vetsakrifikuar. Ai e di këtë, prandaj me pikëllim, e mbyll poezinë me vargjet:
…..Ndoshta do të më rrjedhë tërë jeta
larg asaj që e dua,
larg asaj që më do mua.
Xhaferri është poet tragjik.Studjuesi S.Hamiti[3] e ka quajtur poet I “nemun”, njdersa kritiku K.Shala, e konsideron atë ndër poetët më tragjikë të letërsisë shqipe. Ngaqë: tragjike jeta e tij nga fëmijëria deri në vdekje, tragjik fati i Çamërisë dhe atdheut, tragjik fati i veprës së tij letrare që u ndalua dhe u burgos në dosjet e sigurimit të shtetit dhe që u gropos në tokë nga miqtë e tij për tu ruajtur e që për dekada mbeti e panjohur.Tragjikja që shprehet në poezitë dhe artin e tij, është shprehje e gjëmës dhe fatkeqësive personale, familjare dhe të bashkëkombësve, etnisë së tij.Tragjizmi dhe trishtimi që rrjedh sojesh janë shenjat e identitetit të tij poetik. Si njeri, si natyrë e ndjeshme, ai s’kishte si të mos e shprehte në art këtë gjendje të përhershme që e ndiqte ngado si një nëmë, si një mallkim.
Tematika dhe tipologjia. Duke i gjykuar në aspektin përmbajtësor tematik, tipologjia e poezive mund të përcaktohet në disa grupime: balada, elegji, poezitë e përkushtimit, të dashurisë dhe poemat. Përveç këtij përcaktimi tipologjik, poezitë e Xhaferrit, mund ti grupojmë edhe në apektin tematik, në atë se kujt i drejtohen dhe përse bëjnë fjalë.
Dallohen poezitë e etnisë, ndër to ato për Çamërinë:”Baladë çame”, “Natë çame”, “Janinë vjeshtë”,” Pranvera”. Kosovës i kushtohet poezia “Kosovës”, ndërsa Shqipërisë:”Shqipëria 1976” dhe “Atdheu”. Ndjenjës së hidhur e të pangushëllueshme të humbjes së atdheut nga mërgimi prej tij, i kushtohen edhe tri poezi të tjera të gjetura më vonë:”Arbëreshët”, “Braktisje” dhe “Aromë çamërie.”
Për Çamërinë dhe etninë, për të ngjizur poezitë e tij, siç thotë vetë, shkriu arin e shpirtit në vargjet e tij më të mira. Ishte ky si një detyrim i birit për nënën, një detyrym moral e atdhetar, por edhe një mënyrë për të shprehur emocionet dhe ndjenjat që i merrnin frymën.
Në këtë grup ndrit si një diamant “Balada çame”.Është kryevepra e poezisë së tij. Pajtohem me vlerësimet e shprehura dhe kam bindje se ajo është lirika më e mirë e Xhaferrit, dhe jo vetëm kaq, është ndër lirikat më të mira të letërsisë shqipe. Është tragjedia çame e humbjes së atdheut. Është kënga elegjiake e humbjes, një klithje drithëruese e shpirtit të poetit. Për ta shprehur sa më fuqishëm idenë e tij poetike, ai ka futur një risi, duke ndërthurur baladën me elementet e elegjisë. Balada është e ndërtuar me 21 vargje, relativisht pak, por ajo është një masë e ngjeshur dhe e rëndë si superyjet, një univers poetik ku pesha specifike e fjalës në varg, është si gurthemeli, ato lidhen me hallka të arta dhe kanë shkëlqim diamanti edhe kur janë me ngjyrime të errëta. Kësisoj ato rrëfejnë gjithë zezonën rrënqethëse e të tmerrshme të tragjedisë çame. Nuk po zgjatem më tej me këtë baladë, ngaqë i kam kushtuar një esse të veçantë”Balada çame, kryevepra poetike e Bilal Xhaferrit”[4]
Poezitë e tjera për Çamërinë, elegji të mirëfillta, trajtojnë të njëjtën temë, atë të braktisjes, e cila është një dhimbje sfilitëse për poetin dhe gjithë çamët muhaxhirë, që me trup jetojnë në Shqipëri por që me mendje e shpirt janë në Çamërinë e tyre, dashurinë e tyre të përjetshme. Këto vjersha megjithëse përjetime vetjake për atë kob të rëndë shprehin gjithashtu brengën e popullatës të një krahine të tërë të mbetur shkretë. Poezia “Shqipëri 1976, e shkruar në Amerikë, ngjan si shfrim per diktaturën dhe keqardhje për mjerimin e varfërinë. Është model i lirikës politike qytetare. Gjithësej tre strofa, po i japim tëo plota:
Vend i vogël,
kohë e vogël,
racion i vogël.
Errësirë e madhe,
frikë e madhe,
mjerim i madh.
Dhe rrugëve të Atdheut,
si kukuvajkë nën hënë,
leh e ulurin
“Gazi “ 69
Në dy strofat e para, që duket si të kundërta, antonimet e vogël- e madhe, janë të dyja madhësi të së keqes: të mirat të vogla, të këqiat të mëdha dhe si të mos mjaftonin ato, në vargun e parafundit shfaqet “Gazi “69 famëkeq i sigurimit të shtetit, Brenda të cilit ishte liria e lidhur me vargonj, për tuburgosur në qelitë e errëta. Një poezi sintezë, me esencën e mendimit dhe perceptimit të së keqes së madhe që vuanin shqiptarët. Është e paarritshme në llojin esaj.
Poezitë e përkushtimit dhe të dashurisë, u drejtohen persoanave konkretë, nismëtoret e emrave të tyre janë vënë në krye të vjershave. Përmbajtja lidhet me subjektin dhe shpreh afeksionin dhe disponimin e poetit për të. Poeti ishte vëlla i tri motrave. Ishin familja, gjaku i tij. Por jeta u tregua mizore, u nda shpejt prej tyre dhe mbeti fillikat. Më i lidhur ishte më të voglën, Antikën. Poezia “Fli” i kushtohet asaj. Është thurur në formën e ninullës, por jo përkundëse, gjumëndjellëse, porse meditative e sentimentale. Nata, koha e gjumit, pasqyrohet me figura qiellore, të marra nga folklori çam:
Pulëza u ngrit lart mbi male
Dhe shkoi me zogjtë e vet
Të shpupurisë kashtën e kumtrit.
Ty të ka zenë gjumi
Pas kësaj vjen soditja e motrës që fle: rrezet e hënës ulen dhe puthin faqen e zbehtë dhe era i murmurit te perdet një melodi që ajo ndoshta e dëgjon nëpër ëndfërr, por një fjalëz e vetme: faqja e zbehtë, mjafton për të treguar mjerimin dhe vështirësit e saj të jetës. Në mbyllje vijnë vargjet:
Fli motra ime,
E vogla, e shtrenjta, motra ime,
Fli zemër!
Gjumin e ëmbël
Në jetë,ajo s’është e lumtur, për këtë nuk mjafton dashuria vëllazërore, të paktën të jetë e tillë në gjumë, një lumturi iluzore, ëndërrimtare.
Të tilla poezi veç ”Motrës sime Antikës”, janë edhe”Kushtim S.M.” “Vijmë nga errësira”,”Rini uloke”, “Ti lulëzon në peisazhet e trishta” “Lule të vona” etj.
Lirika të mirfillta kushtuar dashurisë, Xhaferri ka lënë dy:njëra në trajtën e një poeme të paplotë, pasi ka humbur gjatë ruajtjes, të titulluar “Mjegulla”. Poema bën fjalë për një dashuri efemere, të pashprehur, si një vision ndjesor.Duket si një gjë e shkruar me një frymë, me ngut, si përjetim lirik i një dite të fundvitit. Lirika e tij më e mirë dhe më e ndjerë kushtuar dashurisë, është ”Ti lulëzon në peizazhet e trishta”. Është shkruar si një elegji për humbjen e të dashurës , që është larg tij, shumë vite pasi ai ka shkuar në Amerikë. Mosha po i ikën, në flokë kanë dalë thinjat, por kujtimi dhe pamja që ai e sjell në sytë e mendjes, ashtu si ajo ishte kur ata duheshin në vitet e rinisë.
Ti ke mbetur në kujtimet e mia,
E shkrirë së bashku me ato bukuri transparente,
E ndriçuar nga vezullimet e perëndimeve të florinjta,
Që digjeshin në muzgjet e mbushur me luleshege….
Ai, i gjendur mes një përfytyrimi të ndezur, pyet veten se kur do të kthehet përsëri atje, te ato mrekulli dikur të përjetuara, që të ulet të presë në takim vashën, nën shegët, degët e të cilave plot lule të kuqe, vareshin si tufa fishekzaresh mbi zalle. Por:
Tani lulet e shegëvë janë shkundur të gjitha
dhe kokrrat janë vjelur dhe fletët kanë rënë
vetëm ti lulëzon në peizazhet e trishta,
Vetëm ti e ruan pranverën në shpirtin tënd.
Vjersha vijon me tone të qeta, të përmallshme e aspak patetike, me shpresën se një ditë ata do të ritakohen:
Dhe kur të kthehem unë i ngrirë
nga acari i dimrit
do gjej tek ti ngrohtësisë e diellit të majit
do gjej aromat e luleve dhe këngët e zogjve
dhe dora jote e ëmbël do të më shkundë
borën prej flokëve.
Ashtu me faqen në prehrin tënd do bije në gjumë
gjersa agimi të përhapë mjegullat e bardha mbi lumë.
Vargjet janë elokuente, flasin vetë dhe çdo koment vetëm do t’ua zbehte bukurinë. Ka edhe poezi të tjera, ku poeti shfaq qëndrimin emocional për këtë ndjenjë të thellë e të fuqishme njerëzore, e cila në vend që ti sjellë gëzim, prehje e lumturi, i sjell pikëllim, trishtim e brengosje. E tillë ishte jeta e tij, e tillë dhe dashuria.
Për të hyrë në kopshtin poetik të Bilal Xhaferrit, kaluam nën harkun e ylberit të “Baladës çame” dhe për të dalë do të kalojmë nga dera e poezisë “Eja trishtim”. Kjo poezi, është mbyllja e natyrshme e krijimtarisë së tij poetike, e jetës së tij vetiake, tragjike, plot dhimbje e kobe. Sikundër ve në dukje studjuesi K.Rrahmani[5],ai u këndoi dhe i ngriti në art këto humbje sa vetjake dhe të etnisë.
Është krejt e kuptueshme që pas thirrjeve lamtumirëse të “Baladës çame”, pas “Natës çame” dhe “Vjeshtës së Janinës”, që përshkohen nga kulmi i kobeve të mëdha, poeti të lutet: ”Eja trishtim”. Trishtimi për të është prehri i ëmbël i prehjes dhe strehë e qetësisë. Ngushëllimi i vetëm që i ka mbetur. Po e jap të plotë:
Eja trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët….
eja trishtim.
Eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhembje…
eja trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji I shpresës sime!
Eja trishtim,
trishtim,
eja.
Në mbyllje të kësaj sprove, e them me bindje se kjo është vetëm si një zbulim i sipërfaqshëm. Krijimtaria e këtij poeti është si deti i thellë ku fshihen perlat. Duhet lexuar e rilexuar disa herë, në kohë të ndryshme, në mosha të ndryshme dhe në gjendje të ndryshme shpirtërore dhe ideo-emocionale. Pas çdo rileximi, jam i sigurtë se do të zbulojmë plot të papritura që më parë na kishin kaluar pa u vënë re.
Duke u nisur nga sistemi i vlerave dhe veçantive stilistike, jam i një mendimi me studjuesin Sabri Hamiti, se poezitë më të buklura, me vlera antologjike, që do të mbeten si pjesë tërësore e poezisë shqipe janë: Baladë came, Natë çame, Janinë vjeshtë,Kosova, Atdheu,Pranvera,Ti lulëzon në peizazhet e trishta,Eja trishtim, Në Internim e ndonjë tjetër.
Bilal Xhaferri është dhe do të mbetet një zë i veçantë i poezisë shqipe.
Tiranë, 25 shkurt 2016.
[1] Hamiti, Sabri: “Poeti I nemun-Bilal Xhaferri,Rilindja, Prishtinë 1995
[2] N.Mane,”Diplomacia e mohimit”, Miku I të gjithëve.
[3] Po aty
[4] Osmani,Resmi www zemrashqiptare. Net/news/id_26786
[5] Rrahmani ,Kujtim”Gramatika e fshehtë e motiveve” Podujevë 1988.
Policia Kufitare Durrës godet trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Kronikë Kundër Krimit/
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 02.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Saimir D., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Citroen, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/
Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për ‘’Korrupsion pasiv’’/
Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për ‘’Korrupsion pasiv’’. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy kartmonedha të prerjes 50 Euro. 
Nga Shërbimet e Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Mehmet Sh., 48vjeç, me detyrë doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë.
Ky shtetas u arrestua, pasi shtetasi P.H , 52 vjeç ka bërë kallzim se në parkimin e doganës ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 Eurosh për të mos kryër procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokalle dhe manderina, të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij.
Doganieri pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H..
Nga vetifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnje veprim, duke përvetësuar shumën e Eurove.(mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore).
Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan dy kartmonedha të prerjes 50 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’ parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/
Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital/
Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital
Me datë 02.03.2016, rreth orës 12:40, në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka ardhur një raportim për një ndërtim pa leje, në Paskuqan.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ku kanë konstatuar se në një banesë private po bëhej një ndërtim shtesë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar që ky ndërtimi që po kryhej në banesën e shtetases Z.H., nuk kishte leje përkatëse.
Arrestohet në flagrancë shtetësja Z.H., 62 vjeçe, banuese në Tiranë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Ambasadori Lu: Ju ndalua hyrja në SHBA disa gjykatësve të korruptuar
Ambasadori amerikan në Tiranë shpjegoi se “ju janë refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi”/
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj disa gjykatësve të korruptuar”: një masë e tillë u bë e ditur sot në mbrëmje nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari shqiptar, pjesë e programin të ambasadës amerikane të Video Pyetjeve & Përgjigjeve në YouTube, lidhur me korrupsionin në Shqipëri ambasadori Lu shpjegoi se këtyre gjyqtarëve “ju janë refuzuar apo anulluar vizat”. Identiteti i këtyre gjykatësve apo dhe numri i tyre nuk është bërë i ditur, por në përgjigjen e tij ambasadori shtoi se “ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”. Zoti Lu deklaroi se “korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona, por edhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar, ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Ne, gjithashtu, mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”, nënvizoi ambasadori Lu. Ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve të korruptuar, ambasadori amerikan e kishte paralajmëruar që vitin e shkuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në muajin qershor ai kishte shpjeguar se “Shpallja Presidenciale Nr.7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri”, kishte deklaruar ambasadori. Masat e autoriteteve amerikane ndaj gjykatësve shqiptarë të dyshuar për korrupsion vijnë në një moment kur në javët e ardhshme parlamenti shqiptar pritet të diskutojë reformën në Drejtësi. Një numër i madh ndërhyrjesh në Kushtetutë, të parashikuara nga reforma, synojnë një përmbysje thuajse të të gjithë sistemit aktual të Drejtësisë dhe riformatimin e institucioneve kryesore të tij. Ndërsa të gjithë gjykatësit e prokurorët pritet t’i nënshtrohen një verifikimi e kontrolli të detajuar si të formimit të tyre profesional ashtu dhe të integritetit moral e pasurive të tyre. {SH.K}
- « Previous Page
- 1
- …
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- …
- 95
- Next Page »