Burime zyrtare amerikane njoftuan se, Pentagoni do të dërgojë në Irak edhe 200 trupa të tjera, si edhe helikopterë të tipit “Apache” për të luftuar kundër ISIS. “Trupat dhe helikopterët do të përdoren kryesisht në formën e asistencës për ushtrinë irakiane, që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër ISIS”, deklaroi shefi i Pentagonit, Ash Carter. Njoftimi vjen në një kohë kur trupat irakiane po luftojnë ashpër për marrjen e Mosulit, qyteti i dytë i vendit për nga rëndësia, që është ende nën kontrollin e xhihadistëve. Po kështu, ky njoftim vjen pasi vizitës së papritur të Carterit në Irak disa javë pas negociatash të vazhdueshme mes komandantëve amerikanë dhe liderëve irakianë. Vendimi i Pentagonit është edhe një përgjigje ndaj këshillave të presidentit Barack Obama për rritjen e numrit të ushtarakëve amerikanë në Irak nga 3 870 në 4 087. {Sh.K}
Archives for April 2016
Shullazi u arrestua se kërcënoi shtetasin amerikan
Që prej të shtunës emri i Emiljano Shullazit, është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ai u shoqërua për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni, por pak më vonë ju njoftua arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda për gjobëvënie. Cila është e vërteta dhe a ka sfond politik e gjithë kjo ngjarje? Sipas kryeredaktorit të Top Channel, Mentor Kikia, në Top Story me Sokol Ballën, ai tha se, Shullazi gaboi në një moment të vetëm; atëherë kur kërcënoi një shtetas amerikan. “Gabimi i Shullazit ishte që i vuri pistoletën një biznesmeni që mbante pasaportën amerikane. Po të mos e kish bërë këtë do të ishte duke shijuar frutet e biznesit të tij”, thotë ai. Kikia thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale të fillimvitit në Durrës, i lidhte ato me përplasje bandash për trafiqe droge, duke nënkuptuar Shullazin, ndërsa sa i takon mbështetjes politike… “Ka patur apo jo mbështetje politike? Unë them që ka patur dhe ka qenë ky faktori kryesor që prodhoi Shullazin. Gjobëvënia ekziston kudo, por në Shqipëri u shndërrua në formë biznesi nga Shullazi, sepse ka qenë mik me të gjitha palët. Shullazi ka qenë njeriu që organizonte gjërat me porosi. Është kapur nga të gjitha palët e policisë dhe herë ka dalë i palagur dhe herë për të shuar zhurmën e momentit”, theksoi z.Mentor Kikia
Marrëveshja e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në ‘facebook’/
Tre vite më parë nisëm një kapitull të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Pas një shekulli konflikt, arritëm marrëveshjen e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund pajtimin mes dy popujve dhe dy shteteve, me udhëheqjen e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së.
Nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë për shtetin tonë dhe popujt e rajonit.
Por, ndonëse i kemi kthyer sytë nga e ardhmja më e mirë për popullin dhe shtetin, ne asnjëherë s’do të harrojmë sakrificën nëpër të cilën kemi kaluar. Për t’u siguruar që e ardhmja jonë nuk do të kërcënohet nga e kaluara, duhet që normalizimi dhe pajtimi të ndërtohen mbi drejtësi për të gjitha viktimat dhe të zbardhet fati i të pagjeturve.
Më e rëndësishmja është se jemi në rrugën e drejtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për gjeneratat e ardhshme, çfarë të gjithë ne kemi ëndërruar.
Është koha që dialogu të bëhet më dinamik, të rritet efikasiteti në implementim dhe të kalojmë nga procesi i normalizimit të raporteve në pajtim mes shteteve dhe popujve.
Dialogu, normalizimi dhe pajtimi mes shteteve dhe popujve nuk ka alternativë. HTH
LETERSI-Rudyard Kipling, NOBELISTI V 1907
NOBELISTI V 1907/
Rudyard Kipling (Bombay sotMumbai, 30 dhjetor 1865 – Londër, 18 janar 1936), shkrimtar anglez
Në fëmijëri e mësoi gjuhën hinduse, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi dhe punoi si gazetar.
Në vitin 1907 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.
MOTIVACIONI:
«Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, fuqinë e ideve dhe talentin e shquar për transmetimin të cilat karakterizojnë krijimet e këtij »
______________________________________________
NËSE …
Nëse do t’arrish të mos hutohesh, kur të gjithë
rreth teje hutohen, duke ta hedhin fajin ty;
nëse do t’arrish të kesh besim te vetja, kur të gjithëte vetja dyshojnë,
dhe duke llogaritur edhe dyshimin e tyre;
nëse ti do t’arrish të presësh pa u lodhur nga pritja,
nëse ti i përgojuar, s’do të humbësh kohë me përgojime,
apo nëse i urryer, ti nuk do të merresh me urrejtje,
pa kërkuar të dukesh shumë i mirë, apo tepër i urtë;
nëse ti do t’arrish të ëndërrosh, pa e bërë ëndrrën padronen tënde;
nëse ti do të arrish të mendosh, pa e bërë mendim qëllim.
Nëse ti do t’arrish të përballesh me suksesin dhe dështimin
duke i trajtuar këta dy mashtrues njëlloj,
në se ti do t’arrish të dëgjosh të vërtetën të deformuar
nga mashtrues që dan të të fusin në kurth si një naiv,
apo të shohësh tëshemben gjërat për të cilat ti jep jetën
dhe të kërrusësh shpinën për t’i mbledhur ato me mjete të përshtatshme;
nëse do t’arrish të mbledhësh të gjitha fitimet e tua
dhe t’i rriskosh ato vetëm duke hedhur zarin,
të humbësh dhe të fillosh përsëri, krejt nga fillimi
pa marr kurrë frymë dhe mos thuaj asgjë për humbjet;
nëse ti do t’arrish të shtrëngosh zemrën, nervat dhe muskujt,
megjithëse i rraskapitur për ca kohë, për t’u shërbyer qëllimeve të tua,
dhe të mbahesh fort, kur asgjë s’mbetet më tek ty
përveç vullnetit që thotë: «mbahu fort!»;
nëse do të arrish të flasësh me turmat duke ruajtur virtytet e tua,
ose të shetisësh me Mbretin dhe të mos e humbësh e tua të zakonshme;
nëse as armiqtë apo miqtë e shtrenjtë s’do t’arrijnë të të godasin
nëse të gjithë kanë rëndësi për ty, por askush tepër;
nëse ti do t’arrishd të përjetosh minutën e pamëshirshme
dhe t’i japësh vlerë secilit nga të gjashtëdhjetë sekondave
atëherë bota do të jetë jotja, me gjithçka që ajo përmban,
dhe- ajo çka vlen më tepër, ti do të jesh Njeri, biri im!
Ati që këshillon dhe biri që dëgjon
Përktheu: Faslli Haliti
KRYEBASHKIAKU I TROPOJËS VIZITOI VATRËN
Të Hënën, 18 Prill 2016, kryebashkiaku i Tropojës, z. Besnik Dushaj, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Ai shoqërohej nga bashkavëndas të tij që jetojnë në SHBA. Z. Dushaj dhe shoqëruesit e tij u priitën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, zv/Kryetari Asllan Bushati, anëtari i këshillit të Vatrës Lek Mirakaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.
Mirëseardhjen mysafirit ia uroi dr. Gjon Buçaj, i cili i bëri një ekspoze të shkurtër rreth Vatrës dhe veprimtarive të saj, e njohu mysafirin me qëndrimet aktuale të Vatrës dhe me frymën e saj Kombëtare, me shtrirjen e degëve në SHBA dhe Kanada si dhe veprimtarinë e tyre. Çështja Kombtare për Vatrën është mbi gjithçka, tha kryetari i Vatres .
Editori i Diellit e njohu mysafirin me historinë 104 vjeçare të Vatrës( e cila me 28 Prill 2016 feston ditëlindjen e 104) dhe historinë e Gazetës Dielli, që me 15 Shkurt 2016 festoi 107 vjetorin e numrit të parë.
Kryebashkiaku i Tropojës falenderoi për mikpritjen e Vatrës dhe shprehu kënaqësinë që për të parën herë shkelte në këtë tempull të Historisë Kombëtare, që ka bërë aq shumë punë për kombin. Më pas ai tregoi qëllimin e vizitës së tij në SHBA dhe takimet e frytshme që ka pasë më bashkatdhetarët.
Zv/Kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, duke e falenderuar për vizitën, i uroi Kryebashkiakut detyrën e tij si qytetar i parë i Tropojës dhe i kërkoi, që të luftojë shumë për Tropojën, ta mbajë larg adminiitratën nga korrupsioni, si dhe të mos bëhet palë me ata që duan ta shkatërrojnë atë ç’ka natyra i ka dhënë, Valbonën.
Në fund Kryetari i bashkisë shkroi në librin e vizitorëve: Me shumë kënaqësi sot vizitova Vatrën dhe u takova me vatranët. Ndjehem krenar që preka këtë tempull të Historisë kombëtare, veprimtaria dhe puna shekullore e Vatrës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me egzistencën e Shtetit Shqiptar. Nderim dhe respekt për Vatrën dhe Vatranët!
Besnik Dushaj
Kryetar i bashkisë së Tropojës.
Nju Jork, 18 Prill 2016
- « Previous Page
- 1
- …
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- …
- 95
- Next Page »