• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

PLAS NE SHQIPERI: EDHE DONALD TRUMP ME RRENJE SHQIPTARE

April 9, 2016 by dgreca

Ylli Dylgjeri: Donald Trump është arumun, vizitën e parë e bën në Tiranë/

Publicisti i njohur shqiptar, Ylli Dylgjeri ka shkruar ne statusin e tij ne fb se nga kampi i kandidatit republikan Donald Trump, ka ardhe nje Deklaratë bombë.

Me gjasmë, Trump paska thënë se qenka me rrënjë shqiptare. Në një nga takimet e fundit elektorale të shtetit Albany, z.Donald Trump deklaroi se nëse fiton postin e lartë të Presidentit te SHBA, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri edhe për faktin se nëna e tij Fanika Peleshi (Phelleshy), rrjedh nga një familje arumune nga Opari i Korçës.

Ky zbulim nuk është më vetëm pronë e Dylgjerit dhe statusit të tij në Facebook, por edhe e medias. E para e publikoi Java News, pastaj të tjerat.

Ta besojmë? C’humbëm? Asgjë. Se mos është i vetmi personazh publik që e bëjmë shqiptar !

Filed Under: Komente Tagged With: DONALD TRUMP ESHTE, ME RRENJE, shqiptare

REFERENDUMI I SOCIALISTEVE, SI ZGJEDHJET E ENVERIT 99%…BLUSHI: ESHTE FARSE!

April 9, 2016 by dgreca

-REFERENDUMI I SOCIALISTEVE, SI ZGJEDHJET E ENVERIT 99%/

-Përfundon numërimi në Lezhë, 99.5% votojnë pro referendumit…/

– Ironizon Berisha: O festë të madhe ka partia!

-Berisha: O festë të madhe ka partia!/

-Ben Blushi: Referendumi në shkelje të plotë të statutit, u manipulua lista e zgjedhësve/

Ka reaguar për referendumin e PS, deputeti Ben Blushi, i cili e konsideron ata në shkelje të plotë të statutit. Sipas Blushit u manipuluan listat e zgjedhësve për të bërë të mundur pjesëmarrjen mbi 50%.

Po ashtu Blushi tha se ky process u kontrollua nga rilindja kundër PS. Sipas të dhënave të Blushit, më përjashtim të Tiranës dhe Durrësit pjesëmarrja është nën 50%.

Deklarata e plotë e Ben Blushin për Referendumin

Sot nuk votova per referendumin qe u sajua per te me hequr te drejten e kandidimit personalisht mua dhe te drejten e zgjedhjes gjithe antaresise te Partise Socialiste.Ky referendum u krye ne shkelje te plote te Statutit dhe rregullave te Partise.Lista e zgjedhesve u manipulua duke u reduktuar me afro 20 per qind per te bere te mundur pjesemarrjen e cila duhet te jete 50 plus 1 ne menyre qe referendumi te quhet I vlefshem.tre jave me pare lista e antaresise ishte rreth 94 mije ndersa sot ajo ishte 81 mije.Arbitrarisht ne kete referendum nuk u lejua te kishte pale kunder megjithese ky eshte rregulli numer nje universal I cdo referendumi.

Nese nuk ka pale nuk ka pse te kete referendum dhe as pyetje te diskutueshme.Nuk u lejua te kete fushate nuk u lejua te kete vezhgues nuk u lejua te verifikohet lista e zgjedhesve dhe nuk u lejua te kete numerues.Pyetja eshte kush e vezhgoi kete proces?Kush vendosi kush eshte dhe kush nuk eshte ne listen e votimit?Kush do ti numeroje votat?Kjo dihet.Gjithe procesi u pergatit dhe u kontrollua nga Rilindja kunder Partise Socialiste.Rilindja e organizoi e trukoi e vezhgoi dhe do e numeroje.

Megjithate nga shume socialiste cilet sot kane vezhguar procesin ne mbrojtje te dinjitetit te tyre jam informuar gjate gjithe dites per shkeljet,abuzimet me listat,komisionet e ndryshuara,pjesemarrjen fiktive dhe mbushjet e kutive sidomos ne fshatra ku pjesemarrja rezulton te jete nen 30 per qind mesatarisht.Nga te dhenat qe kam mbledhur deri ne oren 14 rezulton se pjesemarrja pervecse ne Tirane dhe Durres pothuajse askund nuk ka kaluar 50 per qind te listes.

Ne Vlore 39 per qind.Ne Korce 46 per qind.Ne Elbasan 41 per qind.Ne Gjirokaster 38 per qind.Ne Diber 34 per qind.Ne Shkoder rreth 40 per qind.Ne Lezhe nen 40 per qind.Ne Fier 48 per qind.

Keto te dhena natyrisht do pergenjeshtrohen por une dua te falenderoj gjithe socialistet te cilet e refuzuan kete referendum qe i heq atyre te drejten e votes.Sigurisht qe pas kesaj beteja per te rikthyer zgjedhjet dhe lirine brenda PS do te vazhdoje pa u ndalur.

 Deputetja Hafizi: Pjesëmarrja nën 50%. Në Bërdicë për 45 minuta votoi 1 anëtar!

 Kur sapo ishte mbyllur proçesi i votimit, në një deklaratë për mediat deputetja socialiste Mimoza Hafizi është shfaqur kritike mbi mënyrën se si u organizua referendumi, ndërsa e quajti të manipuluar proçesin për Shkodrën. Gjatë të gjithë ditës nuk kam arritur të kontaktoj më komisionin zgjedhor dhe as të akreditoj vëzhguesit e mi tha deputetja Hafizi. Madje ajo ju referua monitorimit që i bëri një qendre në Berdicë, ku për 45 minuta votoi vetëm një person.

Kritike u tregua edhe me qeverisjen e vendit, duke u shprehur se partia dhe qeveria janë të pandara dhe problemet e brendshme janë reflektuar.

Por kur pyetet nëse në horizont është një parti e re, Hafizi shprehet se sot ka Rilindje dhe ajo Parti Socialiste.

Në Shkoder sipas degës lokale të PS pjesmarrja në votime shkoi në 80%, nga 1420 anëtarë të thirrur për të shprehur vullnetin e tyre.

Hafizi: Ne përfundim është deklarata më e rëndësishme, se ne nuk na u dha mundësi të kemi akses në këtë prooces. Me kodin zgjedhor të PS e kemi të garantuar. Kjo e drejtë nuk na u dha. Kam ardhur që dje që të marr në dorëzim listat e zgjedhjeve, të bëjë akreditimin dhe te monitorojm procesin përmes vëzhguesve.

Pjeamarrja eshte nënë 50%. Ky është i vetmi rast kur një proces që organizohet dhe monitorohet vetëm nga një palë e vetme. Nëpër ish komuna kam arritur të gjej një qender votimi në Berdice dhe për 45 minuta që qëndorva aty erdhi vetem 1 votues. Ky proces i cili nisi si proces i pa rregullt u inicua, u monitorua, u organizua vetëm nga një palë.

 POR CFARE RAPORTUAN SOCIALISTET

-Te paret njoftuan Lezhianet: Përfundon numërimi në Lezhë, 99.5% votojnë pro referendumit…

Mbi 81 mijë anëtarë të PS në 383 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë votojnë në referendumin për vendimin e kongresit. Pyetja për të cilën do të votojnë anëtarët socialistë është:” Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”.

Në Fier Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS Gramoz Ruci e cilësoi referendumin një proces teper të rëndësishëm për të majtën.

Ruçi: Rëndësi ka që pyetja për ta intepretuar këta debat të brendshëm brenda PS është ndërtuar si asnjë parti tjetër në Shqipëri.

Në Lezhë janë 2200 socialistë në të gjithë qarkun që kanë të drejtë vote në referendumin për mandatin e kryetarit.

Nikolla: Duke pyetur anëtarësinë e vetë përmes procesit një anëtar një votë, përmes shprehjes së qartë të vullnetit  të lirë dhe përmes votimit të fshehtë edhe për probleme kaq madhore  që lidhen me madatin e kreut të PS.

Edhe në Korçë, procesi i votimit vijoi pa probleme.

Peleshi: Konsolidimi i demokracisë së brendshme i normave demokratike është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, sepse një parti e demokratizuar, e mendimit të lirë, një parti ku pyetet për shumë çështje edhe anëtari më i thjeshtë.

Në Durrës procesi ka qenë normal dhe janë 3500 anëtarë të PS të thirrur për të votuar në 5 qendra në të gjithë qarkun.

Në Shkodër, Deputetja Mimoza Hafizi ka kërkuar përmes një letre publike drejtuar komisionit zgjedhor, të njihet me përbërjen e tij, dhe t’i jepet lista me adresat e e qendrave të votimit në bashkinë e Shkodrës, dhe pajisjen me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në votim.

Në Vlorë pjesëmarrja në votim është cilësuar e kënaqshme nga deputeti Koco Kokëdhima.

Kokëdhima: Pjesëmarrja është shumë e mirë, e lartë. Në Tepelenë, në zonat e fshatrave kanë marrë pjesë më shumë se 90 %. Ndersa në qytet me shume se 80%.

Rreth 4200 anëtarët Socialistë të Elbasanit, pas paraqitjes me kartë identiteti, i janë drejtuar kutisë së votimit në të 7 bashkitë e qarkut.

Edhe në Berat e Kukës procesi ka vijuar normalisht.

Ndonëse orari zyrtar i votimit është deri në orën 16:00, pritet shtyhet në vendvotimet ku konstatohen zgjedhës.

 Veliaj: Rama na ka çuar në 2 fitore, vitin tjetër do kemi fitoren e tretë

 Deputeti Fatmir Xhafaj dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësuan procesin e referendumit duke u shprehur se është një formë e demokracisë së brendshme në PS.

Fatmir Xhafaj: “Nuk shikoj asnjë problem nga pikëpamja e organizimit. Kam ngelur i befasuar nga disa deklarata. Procesi është shumë demokratik”

Erion Veliaj: Rama na ka çuar në 2 fitore që përkthehen në reforma, në ekonomi që po shkon më mirë, në qytete që po urbanizohen, në pensione që janë rritur, në  vende pune më shumë, jo aq sa duhen por qartazi më mirë sesa kishim më përpara. Besoj se me Edi Ramën në krye të PS-së do kemi një fitore tjetër që do të përkthehet në vitin tjetër jo vetëm në numrat e duhur për të qeverisur në një koalicion të fortë por dhe në më shumë reforma.Unë e di që ka pasur shumë debat rreth këtij procesi por e vetmja mënyrë për tiu përgjigjur kritikave është puna.

PERFUNDIMISHT

Referendumi i PS, Rama del fitues; vetëm 3 për qind kundërReferendumi i PS, Rama del fitues; vetëm 3 për qind kundër | Gazeta Mapo

Edi Rama ka dalë fitues nga referendumi, siç tregojnë rezultatet e thella në favor të tij. Të dhënat e para të dala pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 18:00 të së shtunës, flasin se vetëm një pakicë afër 3 për qind e socialistëve kanë votuar duke e quajtur të paligjshëm mandatin e tij 7-vjeçar, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur atë gjerësisht. Burime nga selia rozë kanë deklaruar se, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind. Konkretisht, sipas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind. Nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër.

Berisha: O festë të madhe ka partia!/

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa paraqitet mjaft aktiv në Facebook, duket se mund të rrinte pa komentuar as edhe referendumin e mbajtur sot nga Partia Soclaiste për mandatin e kryetarit.

Konkretisht, Berisha ironizon duke postuar një foto të modifikuar të kryeministrit Edi Rama.

“O festë të madhe ka partia! Të dy do votojnë sot në referendum për Ramën!! sb”.

Filed Under: Politike Tagged With: BLUSHI: ESHTE FARSE!, REFERENDUMI I SOCIALISTEVE, SI ZGJEDHJET E ENVERIT 99%..

Dita e Kushtetutës së Kosovës

April 9, 2016 by dgreca

Foto nga arkivi i Gazetes Dielli: Miratimi Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne seancen e Kuvendit – 9 prill 2008 -Kosova, 8 vjet me Kushtetutën e Republikës së njohur ndërkombëtarisht/

-Veseli:Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë/

-Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Prill 2016/ Kosova para 8 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në  9 prill 2008, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Ndërsa zhvillimet më të rëndësishme brenda tetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Deri sot, në ditën e  8 vjetorit të Kushtetutës Pavarësia e Kosovës është e njohur nga 111 shtete anëtare të OKB-së.

Kosova në rrugën drejt pavarësisë ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova ka pasur Kushtetutën e saj prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete.

Kosova, në vitin 1990, pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese i suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit,  shpalli Deklaratën e pavarësisë në 2 korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës me kushtetutën e vet atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por njihej në botë si “shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës” për pothuaj një dekadë.

Prej vitit 2001 deri para tetë viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova është e lirë nga 12 qershori i vitit 1999 i hyrjes së trupave të para të NATO-s në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin kosovar.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të miratuar në Kuvend me 21 maj 2008 e të  shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit po të atij viti.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për Ditën e Kushtetutës, që shënon edhe 8-vjetorin e miratimit të saj nga Kuvendi.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet”, shprehet ai në deklaratë.

Kushtetuta, vijon Veseli, në vete përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve.

“Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”, thekson në urim kryeparlamentari Veseli.Me rastin e shënimit të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Dita e Kushtetutës, se Kosoves

FAMILJA NDREU HAP TE PAME TE DIELEN, ME 10 PRILL

April 9, 2016 by dgreca

Njoftim per te pame nga Familja Ndreu!/

Njoftojme familjaret, farefisin, miqte, shoket, se me date 10 Prill 2016 hapim te pame per nanen tone Rukie Hoxha Ndreu.
E ndjera Rukie Hoxha Ndreu u percoll per ne banesen e fundit me nderime ne New Jersi me date 3 Prill 2016.
Djemte – Kastriot dhe Shkelzen Ndreu me Familje e niper e mbesa, hapin te pame me date 10 Prill 2016 (Dite e Diele) prej ores
10 am deri me 5 pm ne Restorantin “Royal Regency” ne Yonkers.
Telefoni i familjes: (914) 433 – 0994
Faleminderit

Familja Ndreu

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: FAMILJA NDREU, HAP TE PAME TE DIELEN, ME 10 PRILL

Kosovë-Bordi i AKP, diskutim veçantë për Trepçën

April 9, 2016 by dgreca

-Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i kryesuar nga Petrit Gashi, miratoi dorëzimin e Raportit vjetor të AKP-së për vitin 2015 për Kuvendin e Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 9 Prill 2016-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për një numër çështjesh të përcaktuara me axhendë, në përputhje me mandatin ligjor. Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Petrit Gashi, miratoi dorëzimin e Raportit vjetor të AKP-së për vitin 2015 për Kuvendin e Republikës së Kosovës ashtu siç përcaktohet në legjislacion.Bordi diskutoi në veçanti për Ndërmarrjen Shoqërore Trepça, e cila administrohet nga AKP ku  shqyrtoi dhe aprovoi termat e referencës për Studimin e Fizibilitetit për këtë ndërmarrje. Për më tepër, Bordi u informua edhe rreth progresit të bërë në lidhje me analizën paraprake të kërkesave të kreditoreve të Trepçës. Gjatë kësaj mbledhje para Bordit raportoi menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça, me ç’rast e njoftoi Bordin për gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe për planet për vitin 2016, duke përfshirë shitjet dhe aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti. Bordi me këtë rast aprovoi planin prodhues dhe financiar, si dhe planin e prokurimit për vitin 2016 për ndërmarrjen Trepça.Bordi i Drejtorëve ka aprovuar raportet e autoriteteve të likuidimit për 33 ndërmarrje shoqërore. Sipas këtij vendimi, do të bëhet shpërndarja e fondeve për kreditorët në shumë totale 1.818.548 euro. Në muajt në vazhdim priten edhe shpërndarje të fondeve në mirëbesim edhe për ndërmarrje tjera.

Gjithashtu gjatë këtij takimi Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportet e Komisionit për shitjen 74 e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore.Bordi në vazhdim u informua nga menaxhmenti me zhvillimet dhe aktivitetet e fundit në AKP. Pati diskutime në lidhje me pasqyrat financiare vjetore dhe buxhetin e AKP-së për vitin 2015, poashtu u diskutuan pasqyrat financiare vjetore për Fondet në Mirëbesim për 2015 të cilat tashmë i janë dorëzuar institucioneve përkatëse sipas kërkesave ligjore që e obligojnë AKP-në.
Në fund, Bordi diskutoi mbi mënyrat e rritjes së efektivitetit të punës brenda Agjencisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: diskutim, Kosovë-Bordi i AKP, veçantë për Trepçën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT