• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Presidentja kroate: Miqësi e thellë mes Kroacisë dhe Kosovës

April 8, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 8 Prill 2016-B.Jashari/ “Sot në Prishtinë dëshmova miqësinë e thellë mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar në ‘facebook’ Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, e cila mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim të veçantë.Gjatë takimit,  Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ka uruar presidentin Thaçi për marrjen e postit të ri, duke i siguruar mbështetje të plotë dhe bashkëpunim ndërshtetëror për të gjitha çështjet me interes të të dyja vendeve.“Urime të përzemërta për postin e ri. Do të keni mbështetjen time të plotë dhe të popullit kroat”, ka thënë ajo në takim.

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, u mirëprit sot edhe nga Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Guglielmo Luigi Miglietta  në Kampin “Film City”, Shtabin e Përgjithshëm të NATO KFOR-it.

Aktualisht, ushtarët e Forcave të armatosura kroate zbarkohen kryesisht në Kampin “Bondsteel” në njësitin e helikopterëve. Ushtarët e tjerë kroatë janë pjesë të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Film City”.

Presidentja  Kitarović ka konfirmuar që “Kroacia është plotësisht e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit në Evropën jug-lindore dhe do të vazhdojë të kontribuojë në KFOR për një Kosovë demokratike dhe paqësore”.

Filed Under: Komente Tagged With: Kroacisë dhe Kosovës, Miqësi e thellë mes, Presidentja kroate:

Panama Papers po trondit botën

April 8, 2016 by dgreca

Shkruan:  Zenel Çeliku-TIR-FAX Nws Agency/

Një ditë më parë po thuajse të gjithë televizionet kishin në plan të parë skandalin  e Panama Pemper. Një nga emisionet më tërheqëse ishte ai I moderatorit Qafiku në Channel One. Në këtë debat ishin present gazetar që kanë ndjekur fenomenin e pastrimit të parave. Debadi ishte interesant dhe kishte mendime dhe gjykime të ndryshme. Drejtuesi  “Debati ne Channel One”-Roland Qafoku, hodhi  për debat idene ; cilat janë lidhjet e këtij skandali me Shqipërinë? A kanë teransferuar para personazhe të politikës shqiptare në këtë parajsë fiskale? “Panama Papers” ka tronditur mbarë botën sepse në të janë publikuar emra të mëdhenje të politikës botërore. Në debat u hodhën dyshime se, individë dhe emra me pushtet në të kaluarën dhe të tashmen nga Shqipëria, mundet të përfshihen në këtë skandal. Ismail Mullet është vetëm indicia e parë si emër konkret I cili deklarohet se është përfshirë ne skemat e  “Panama Pemper”, le të presim pak se cilët do të jenë figurat e radhës nga vëndi ynë, cilët do të jenë ata figura që do të bëjnë bujë në opinionin publik. Vërtetë “Panama Papers” ka tronditur botën, liderin britanik, atë rus, kryeministirn islandez e shumë të tjerë, por në Shqipërinë e varfër, kush do të jenë personat VIP që do të bëhën public si pjesë e ketij skndali të madh? Në “Panama Papers” është diskutuar gjatë përfshirja e firmës së markimit të karburanteve në Shqipëri. Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve të sajë në Shqipëri. Sipas informaconeve korekte, Autoriteti i Konkurencës nuk ka informacion të pasqyrave financiare të GFI, atëhere ku është përgjegjesia e isntitucioneve shtetërore?  Në firmat off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot dhe asnjë info të mëtejshme. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre, jane shprehur titullarët e Autoritetit te Konkurencës. Fakti eshte se pas skandalit të  “Panama Papers” shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdhaja, dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre në mënyrën më korekte dhe më profesionale.

Gazetaret tek “Debati ne Channel One” thane se  per te shmangur këtë fenomen në vëndin tonë, duhet të forcohet  sistemi ligjor, që të forcohet kontrolli I kompanive të huaja që operojnë në vëndin tonë. Por ka edhe një shqetësim tjetër evident, I cili ka të bëjë me koncesionet që qeveria ka dhënë më parë por edhe tani për persona të panjohur. Pa dyshim, dhënia e shumë koncesioneve per kompani apo individe të panjohur të huaj, ka bërë dhe bën që të krijohen gropa të mëdha fiskale në vëndin sistemin tatimor. Metoda më efikase për të ndalur këto lloj kompanish që kanë hyrë në Shqipëri, është kontrolli shume profesinal dhe korrekt ndaj koncesionarëve, sepse pjesa dërmuese e investitorëve me kompanitë of-fshore, futen në ekonomi pikërisht nëpërmjet këtyre praktikave që tashmë u njiohën botërisht. Koha kërkon një legjislacion i ashpër, që të sanksionojë se çdo investitor i huaj, duhet fillimisht të paraqesë në mënyrë të detajuar bashkëpunëtorët dhe aksionerët e tyre, dhe të mos lejohen më asnjë  kompani të huaj apo vëndase që të mbajnë aninom aksionerët e sajë. Forcimi i kuadrit ligjor ndaj kompanive of-fshore që qarkullojnë në vend, është domosdoshmëri për të bllokuar trasferimet e parave jashtë Shqipërisë me metoda të dryshmë, apo me metoda mafioze. Sipas informacioneve të tanishme, kompanitë of-fshore në Shqipëri janë të huaja. Tashmë që edhe në Shqipëri plasi skandali I “Panama Papers”, duke investiguar shikojmë së dy vite më parë është miratuar një ligj që detyron kompanitë of-fshore të raportojnë transferimet e tyre në parajsat fiskale, por kompanitë që janë pjesë e kërij skandali nuk e kanë zbatuar këtë Ligj. Meqënëse priten emra të tjerë nga Shqipëria që janë përfshirë në këtë skandal, cfar presin organet ligjore që të vejnë përpara përgjegjesisë ligjore këta  kompani apo individe? Është thënë e stërthënë se investitorët e huaj janë të mirpritur që të investojnë në Shqipëri, por jo se Shqipëria është një mundësi e mirë për koncesionarët e huaj që finacat e tyre ti trasferojnë atje ku ata kanë interesa, duke krijuar një gropë të madhe fiskale në Shqipëri. Shumë koncesione të rëndësishme dhe strategjike u janë besuar të huajve, për të cilët nuk ka pasur shumë informacione paraprake. Ja pra, këta janë faktorët që ndikojnë në lulëzimin e parajsave fiskale. Para këtij skandali gjithë përfshirës-botëror, Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë ndryshime ligjore për të detyruar kompanitë e huaja edhe ata vëndase që të tregojnë aksionerët e vërtetë, dhe për të zbardhur skemat off-shore.

Nje ditë më parë kjo iniciativë është paralajmëruar nga Ministri i Drejtësisë-Ylli Manjani, I cili deklaroi se, mendojme të vendosim rregulla të forta jo vetëm për kompanitë koncesionare, një pjesë e të cilave janë problematike dhe qeveria nuk ka asnjë informacioni, por dhe për të parandaluar shfytëzimin e skemave për pastrimin e parave dhe transferimin e kapitalit për t’i shpëtuar taksimit. Me tej Manjani tha se bazë për Ligjin e Ri, do të jetë projekligji që ka propozuar Qeveria Gjermane. Ai theksoi se puna për të verifikuar se në cilën pjesë të legjislacionit do të ndërhyhet, do të bëhet në bashkëpunim edhe me ekspertë të Ministrisë së Financave. Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim I të gjithë listës së aksionerëve. Le të presim, le të besojmë se në ditët që vijnë, Qeveria Shqiptare do të dale me këtë ligj te Ri, që një hërë e mirë ti thote ndal cdo biznesi për të abuzuar dhe për të bërë transaksione atju ku lulëzon parajsa fiskale.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Panama Papers, po trondit botën, Zenel Çeliku-TIR-FAX Nws Agency

A ka lajthitë Kryeministri yne…?

April 8, 2016 by dgreca

Kryeministri rilindas Edi Rama deklaroi: Po u zgjodh Trump, prish marrëdhëniet me SHBA…/

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar  në emisionin “Zona e debatit” të Baton Haxhiut në TV “Klan Kosova”, se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.

Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.

Këto deklarata, Rama i bëri nën cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë.

Pyetje – Përgjigjet
Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?
Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Që i bie?
Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?
Rama: Jo mo flas si Kryeministër…
Gazetari: Si Kryeministër?
Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.

Filed Under: Komente Tagged With: A ka lajthitë Kryeministri yne...?, me SHBA, Po u zhjodh Trump, prishen marrdheniet

Speech by President Hashim Thaçi at the inauguration ceremony

April 8, 2016 by dgreca

Dear Lume and Endrit, dear mother and dear father,/
Today is a special day for me, for it marks a new moment in my political engagement and my career spanning three decades.
As everyone in my generation, I grew up facing challenges that the people of Kosovo endured.
Therefore, I am both excited and pride to be in this square and to address you as the President of the Republic of Kosovo.
As a student, it was in this square that I demonstrated for freedom and democratic rights.
For liberation and freedom of Kosovo many generations have sacrificed themselves.
Therefore, I invite you, as citizens of the Republic to pray for and to express our gratitude for all those who gave their life so that today we can be free, sovereign and independent.
I invite you to think for a second for the sacrifices that each one of you has made so that we can join here, today, together, in this ceremony, marking a regular democratic transition.
Today, we are united as a country and as people.
We stand here. All communities, majority community, ethnic communities, religious communities, LGBTI…
We knew how to stand united in the good times and in the bad times. When in bitterness or in times of joy. For in unity we grew as a nation and as a state.
Our unity was the strongest evidence for the world that we are a society committed to a political system that guarantees individual and collective rights. An order that originates in the transparent processes of building democracy that has been so deeply entrenched that it cannot be uprooted any more.
Therefore, thank you to all of you.
It is that thanks to your contribution and to your sacrifice, thanks to your civic cohesion, today we confirm to the world that we have reached maturity of a European democracy, only in eight years of functioning as a democratic state.
Today, dear guests and dear citizens, we start building a new tradition.
This is another stone in building a joint history as a multi-ethnic, secular state that embraces the values of the Euro-Atlantic family. This ceremony is a new chapter in our book of joint successes, where elections, ceremonies, national holidays, slowly enrich the delicate story of our state.
These are ornaments of the statehood that we are jointly engraving.
This ceremony will be soon over, but our state will keep going forward. Ever quicker, ever better.
I assure you that our state will never stand still. There will be no brakes or pauses. We have no time to loose.
We have lost enough centuries. We have lost enough epochs. We went from medieval times to communism. From communism to war. Never experiencing a democratic transition.
We have been free since 17 years now. And we have no more years, not a single day actually, to loose to anger, to hate and to histories of blood.
As President of the Republic of Kosovo, let me tell you, I have no intention to be wrapped in a flag of a hero.
Today, here, I want to tell you that I feel honoured enough just by being the President of heroes. That made the impossible possible. That made a dream, a reality.
The hero is the worker that gives up many of joys of life only to be able to pay for his or her children’s’ education. The hero is the entrepreneur who employs many families and pays taxes. The hero is the war veteran that gave everything for the country, without expecting a reward, without thinking about the dangers. The war invalid that paid with his body the price for freedom. Families of the martyrs that gave their loved ones for the homeland. Former inmates that suffered prison for they wanted democracy. Hero is our citizens in diaspora that saved nothing for Kosovo that is today. Heroes were one million refugees during the war.
Today, the hero is every member of every minority community that is determined to remain in Kosovo, where his and her roots are, and where he and she stand ready to face any challenge that life will throw at them.
The hero is the teacher that educates new generations. The hero is the farmer that grows our bred. And doctor that treat and heals us. Hero is the environmentalist that takes care of nature.
Hero is the citizen of Kosovo.
This citizen remembers but forgives. Does not forget but does not take revenge. They are proud and rise beyond the past, seeking reconciliation.
Hero is the student that keeps pace with the trends of knowledge around the world. Heroes are the children that attend the schools that we build with our hard work. Today, the hero is a good prosecutor, a just judge. Hero is the police officer that protects us, day and night. Hero is the solider that defends our freedom and our peace.

Filed Under: Editorial Tagged With: at the inauguration ceremony, Speech by President Hashim Thaçi

Presidenti Thaci: Jam rritur me sfidat që ka kaluar populli i Kosovës

April 8, 2016 by dgreca

-Unë do të bëj gjithçka që t’i ndihmojë Kuvendit dhe Qeverisë që sa më shpejt t’i afrohemi ëndrrës sonë për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB./

-Fjalimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit/

 E dashura Lume, Endrit, nënë dhe baba,
Për mua kjo ditë është e veçantë, sepse shënon një moment të ri angazhimi politik në karrierën time prej tri dekadash.
Si e gjithë gjenerata ime, unë jam rritur me sfidat që ka kaluar populli i Kosovës.
Ndaj, kam emocione dhe kam nder që në këtë shesh të ju drejtohem si President i Republikës së Kosovës.
 Si student edhe në këtë shesh kam demonstruar për liri dhe të drejta demokratike. Për lirinë dhe çlirimin e Kosovës janë sakrifikuar shumë gjenerata. Ju ftoj si qytetarë të Republikës të lutemi dhe t’i falënderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, që ne sot të jemi të lirë, sovran dhe të pavarur. Ju ftoj të mendojmë për një çast për sakrificat që çdo njëri nga ju keni dhënë, që sot të jemi bashkë në këtë ceremoni të tranzicionit të rregullt demokratik.  Sot jemi të bashkuar si vend dhe popull.
 Jemi këtu. Pjesëtarët e komuniteti shumicë, pjesëtarët e bashkësive etnike dhe fetare, por edhe pjesëtarët e LGBTI. Kemi qenë të bashkuar në kohë të mira dhe në situata të rënda. Në kohë hidhërimesh dhe gëzimesh. Bashkimi na ka ngritur si komb dhe si shtet.  Uniteti ynë ka qenë dëshmia më e madhe dhe më e fuqishme për botën se ne jemi një shoqëri e dedikuar për një sistem politik që garanton të drejtat më bazike individuale dhe kolektive. Një rend që buron nga proceset transparente të demokracisë me rrënjë që nuk çrrënjosen më nga askush.
Prandaj ju falënderoj të gjithëve.
 Me kontributin dhe sakrificën tuaj, me kohezionin qytetar, sot i tregojmë botës se kemi arritur pjekurinë e një demokracie evropiane në tetë vite të funksionimit si shtet demokratik.
 Sot, të nderuar mysafirë dhe të dashur qytetarë, po fillojmë një traditë të re.
Është vetëm edhe një gur në krijimin e një historie të përbashkët si shtet multietnik, sekular dhe përqafues të vlerave të familjes Euro-Atlantike.  Kjo ceremoni është një kapitull i ri në librin tonë të suksesit të përbashkët, ku zgjedhjet, ceremonitë, festat nacionale, dalëngadalë po e pasurojnë rrëfimin delikat për shtetin tonë. Janë ornamente të shtetësisë që po i qëndisim bashkë.
 Kjo ceremoni përfundon pas pak, por shteti ynë do të shkojë përpara. Edhe më shpejt, edhe më mirë. Ju siguroj se shteti ynë nuk do të ndalet. Nuk do të pauzojë.
Nuk kemi kohë për të humbur. Kemi humbur shekuj. Kemi humbur epoka. Kishim kaluar nga mesjeta në komunizëm. Nga komunizmi në luftë. Pa tranzicion demokratik. Tash e 17 vite jemi të lirë.
 Nuk kemi më asnjë vit, muaj e ditë për t’ia falur hidhërimit, urrejtjes dhe historisë së gjakut.
 Të nderuar qytetarë
Si President i Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju them se nuk dua që të marrë mantelin e një heroi. Sot dua t’ju them se jam shumë i nderuar se jam vetëm President i Heronjve.  Që të pamundurën e bënë të mundur. Ëndrrën, realitet.
 Hero është punëtori që ndan nga kafshata e gojës për ta shkolluar fëmijën.
Hero është ndërmarrësi që punëson familje të tëra dhe paguan tatime.
Hero është veterani që dha gjithçka për atdheun, pa pyetur për shpërblim, pa menduar për rrezik.
Invalidi që dha gjymtyrët e trupit për liri.
Familjet e dëshmorëve që dhanë më të dashurit për atdheun,
I burgosuri që kaloi shumë vite në burg për rend demokratik.
Hero është qytetari i diasporës, që nuk kurseu për të sotmen kosovare.
Heronj ishin edhe ata një milion refugjatë gjatë kohës së luftës.
Sot, hero është minoritari që ka vendosur të jetojë këtu në Kosovë, ku ka pasur rrënjët dhe ku është i gatshëm të përballet me sfidat e jetës.
Kosova nuk është e një bashkësie etnike më shumë e një tjetre më pak.
Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.
Hero është mësuesi që edukon brezat e rinj.
Hero është bujku që prodhon bukën tonë.
Hero është mjeku që shëron.
Hero është minatori.
Hero është ambientalisti që kujdeset për natyrën.
Hero është studenti, që ec me trendet e dijes botërore.
Heronj janë edhe fëmijët që shkojnë në shkolla të cilat i ndërtuam me mundin tonë.
Sot, hero është prokurori i mirë, e gjyqtari i drejtë.
Hero është polici që ruan rendin ditë e natë, hero është ushtari që garanton lirinë dhe paqen.
Qytetari i Kosovës është hero.
Ai kujton, por fal.
Ai nuk harron, por nuk hakmerret.
Ai është krenar, ngrihet mbi të kaluarën e pajtohet.
Heronj janë qytetarët e Republikës sonë.
Unë jam vetëm një President i thjeshtë i një populli heronjsh.
Ju premtoj se nuk ka fuqi, që mund t’i ndalë ëndrrat e heronjve.
Ëndrrat tuaja.
Pritjet tuaja.
E ju garantoj që shpresat, ëndrrat dhe pritjet tuaja do të jenë shpresat, pritjet dhe vendimet e mia..
 Të nderuar mysafirë,
Të dashur qytetarë,
Më lejoni që sot para jush t’i shpalos disa vija të përgjithshme të objektivave të mia si President i Republikës.
Janë katër çështje që do të doja t’i ofroja si një program fillestar, edhe pse që tash e di se do të dalin edhe shumë çështje tjera.
Do të dalin edhe shumë nevoja të tjera, sfida afatshkurtra dhe plane afatgjata, që duhet të futen në listën e gjatë të obligimeve.
 E para, ka të bëjë me Kushtetutën.
Në sistemin tonë demokratik, Presidenti është gardian i kushtetutshmërisë. Nga momenti kur e dhashë betimin dje në Kuvend, unë jam një roje, një mbrojtës i dokumentit tonë themeltar. Këto nuk janë vetëm fjalë dhe vetëm gjeste. Simbolet janë fuqi, sepse kanë domethënie dhe interpretim.
Do të punoj fortë për forcimin e identitetit shtetëror. Jam i vetëdijshëm se muajt e fundit kemi kaluar në debate të hapura dhe me tone divergjente politike.
 Si roje e Kushtetutës, unë do të jem i paanshëm politikisht. Do të ofroj agjendë dialogu aktiv në mes përfaqësuesve të popullit, pa dallime partiake.
Do të përdor instrumentet këshillëdhënëse që të kemi dialog aktiv edhe me komunitetet joshumicë. Tranzicioni presidencial nuk përbën ndryshim të sistemit, por është vetëm ndryshim personash të dedikuar që ta ruajnë sistemin. Këtë sistem e kemi krijuar ne vetë, gjeneratat e tëra të kosovarëve që luftuan fillimisht për liri, pastaj për pavarësi dhe që do të qëndrojnë së bashku në betejën epike që na pret për t’ju bashkuar komunitetit të kombeve euro-atlantike.
 Së dyti, do të luaj rol kushtetues në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në rrafshin politik, diplomatik dhe atë social.
 Duhet të jemi të vetëdijshëm se tundime të mëdha, ndryshime tektonike po përshkojnë kontinentin e Evropës dhe mbarë botën. Kosova duhet të luajë rol aktiv në çështje që kapërcejnë madhësinë tonë si shtet apo mundësitë tona si popull. Valët e refugjatëve nga zonat e luftës, radikalizmi dhe terrorizmi i bazuar në urrejtje dhe shkatërrim, si dhe erërat e ftohta që na vijnë nga Lindja, janë sfida që po e testojnë çdo shtet, që po e testojnë çdo aleancë. Aleatëve tanë të nderuar dhe miqve nga mbarë bota, Ju premtoj se Kosova do të jetë hallkë e fortë e zinxhirit antiterrorist.
Kosova do të jetë iniciues i nismave për paqe dhe dialog. Kosova po ndërton raporte të mira me fqinj. Kosova po kultivon frymën e dialogut. Kosova e njeh kulturën e negocimit. Për të gjitha çështjet që mund të merremi vesh i kemi dyert dhe zemrat e hapura.
 Por, le të jetë e qartë se me ata që kërcënojnë lirinë në botë, me ata që rrezikojnë dhe sulmojnë miqtë tanë, me ata që synojnë shkatërrimin e mënyrës tonë të jetës, liritë dhe të drejtat tona, nuk do të ketë asnjëherë kompromis.
 Jemi krenar që Kosova është pjesë e përpjekjeve globale në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm.
 Qytetarët e Kosovës masovisht, pa dallim etnie e besimi kanë orientim euroatlantik.
Unë jam i obliguar nga qytetarët tanë që ta ruajë si sytë e ballit miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.
 Unë do të bëj gjithçka që t’i ndihmojë Kuvendit dhe Qeverisë që sa më shpejt t’i afrohemi ëndrrës sonë për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.
 Qytetarë të nderuar,
Jemi këtu, para monumentit të Skënderbeut. Shumëkush e sheh si luftëtar në mes qytetërimeve, por unë sot e shoh si një njeri që preku dy botëra. Vendi ynë është i vëmendshëm për traditat fetare tradicionale islame dhe krenar për gjurmët e shenjtorëve të krishterë që nga koha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Dhe çmojmë margaritarët e Kishës Ortodokse Serbe. Vetëm pak metra nga këtu e ngrita monumentin e hebrenjve të Kosovës, edhe një dëshmi tjetër e diversitetit tonë.
 Vendi ynë është krenar që sivjet po bëhet e shenjtë një grua e bekuar, që para 90 viteve, si 17-vjeçare në Kishën e vogël të Letnicës, ndjeu urdhrin e Zotit dhe nga Gonxhe Bojaxhiu u bë Nënë Terezë, humaniste me përmasa globale. A nuk jemi më të pasurit në Evropë që kemi kaq pasuri, kaq diversitet, kaq tolerancë shekullore? Por, të jemi të qartë – ky vend është sekular. Republika jonë bën dallimin midis rolit të shtetit dhe fesë.  Si gardian i Kushtetutës do të jem edhe gardian i kësaj ndarje të qartë.
 Të nderuar qytetarë,
 Pika e tretë ka të bëjë me dy të parat, por meriton kujdes dhe vëmendje të veçantë.
Fjala është për dialogun e dyfishtë në Kosovë me komunitetet jo-shumicë dhe me Serbinë.
 Ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë evropian dhe dialogun me Serbinë, sepse qytetarët na kanë obliguar ta anëtarësojmë Kosovën sa më shpejtë në BE dhe NATO.
Ky është një obligim dhe detyrim nacional që edhe në momentet më të vështira, edhe në bisedat më të rënda dhe në çastet më provokuese, mos t’i dorëzohemi dëshpërimit, mos të dorëzohemi para urrejtjes.
 Ne do të ndërtojmë fqinjësinë e mirë.  Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë nga faza e normalizimit të marrëdhënieve në procesin e pajtimit në mes të dy shteteve dhe dy popujve. Jam i bindur se pajtimi do të ndodh.
 Do ta përdori fanarin më të ndritshëm që edhe në errësirën më të thellë të gjejmë njerëz me të cilët mund të dialogojmë, me të cilët mund të ndërtojmë ura.  Marrëveshja e Brukselit nuk është një ishull. Ajo solli relaksim raportesh politike në gjithë rajonin tonë. Sot Ballkani dhe gjithë rajoni është ndryshe. Secili komunikon me secilin. Së bashku me Planin e Ahtisarit dhe Marrëveshjen e Rambujesë – ajo është edhe një pikë referuese e historisë sonë moderne, e arkitekturës së paqes në Ballkan.
 Të nderuar mysafirë,
Pika e katërt është e fundit, por jo më pak e rëndësishme.
 Duhet të jemi të qartë, për disa qytetarë politika është bërë një fushëbetejë monotone mes liderëve. Për ta ajo ende nuk sjell shpresën për vende të reja të punës, për progres ekonomik dhe mirëqenie sociale.  Qytetarët me të drejtë kanë kërkesa. Të rinjtë kanë nevojë për shpresë. Të diplomuarit kanë nevojë që dija e tyre të shpërblehet.  Pensionistët kanë nevojë jetike të sigurohen që kontributi i tyre nuk do të injorohet.
 Prandaj do të punojmë që tranzicioni ekonomik të shkojë me hapa po aq të shpejtë si tranzicioni politik, që e kemi përjetuar.  Ne – një popull që u ringritëm si feniksi, që rindërtuam shtëpitë tona, që zumë hapin me kohën dhe me botën, duhet të jemi në gjendje të krijojmë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë.
 Të dashur qytetarë,
Kam qenë dëshmitar kur shokët e mi më kanë vdekur para syve. Kam përjetuar edhe momente dëshpërimi në rrugëtimet e gjata për lirinë e vendit tonë. Por, kam qenë gjithmonë i bindur se një ditë ky popull do të dalë në dritë. Do ta fitojë lirinë. Beteja e sotme nuk është e tillë që kërkon sakrificën më sublime.  Nuk është e tillë që ngrit dyshime ekzistenciale.  Ato tashmë i kemi kapërcyer.
 Beteja e sotme është që t’i bëjmë krenar fëmijët tonë dhe fëmijët e fëmijëve tonë me shtetin e tyre, me kualitetin e tyre të jetës. Të sigurojmë që së shpejti të mund të lëvizin në Evropë. T’i bëjmë pjesë thelbësore të projektit demokratik, të shtetit të së drejtës. Edhe sot ndër betejat tona kryesore është fryma e dashurisë ndaj njëri – tjetrit. Prandaj, në këto përpjekje dhe synime unë do të jem pranë jush dhe nuk kam dyshim që së bashku se do të dalim faqebardhë.
 Si President i Republikës, si President i një populli heronjsh, unë besoj në shtetin tonë dhe në ardhmërinë e tij të sigurt.
 Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
Ju faleminderit.
 
*****
Datë: 8 prill 2016
 

Filed Under: Editorial Tagged With: fjalimi i presidentit, Hashim Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT