• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Sherr në Parlament, Braçe kalon në nevrasteni: O Sali qeni…ka ikë koha jote!

April 7, 2016 by dgreca

Ndërpritet Kuvendi, Braçe përplaset me Berishën: Mos bëj si qen…e di une ku e ke hallin ti, por ka ikë koha jote/

Deputeti socialist është përplasur sot në Kuvend me ish-kryeministrin Berisha dhe ka kaluar ne nevrasteni te papermbajtur, tek therriste nga foltorja:O Sali qeni…ka ikë koha jote…. Ndërsa Braçe po fliste nga foltorja therriste pa u permbajte dhe i drejtohej Berishës me fjalët: “O qen i madh, mos bëj si qen”.!

Kjo ka shkaktuar reagime në radhët e deputetëve të opozitës, ndërsa ish-kryeministri është çuar nga vendi. Në këtë moment kryeparlamentari Meta ka ndërprerë seancën, duke kërkuar disa minuta pushim.

Sherri erdhi pas denoncimit qe ish Kryeministri Berisha i beri qeverise per Tenderat e dhena njerezve te Qeverise. Brace nuk kundershtoi akuzat, por pasi i kujtoi ish Kryeminsitrit vrasjet e 21 janari, kaloi ne nevrasteni duke thirrur, :Pusho o Sali Qeni…o qeni madhe….Depuetetet e opoziten u ngriten en kembe dhe kerkuan mbledhjen e byrose Parlamentare. Meta tah s enuk mund ta mblidhte menjehere Byrone dhe se Rregullorja i jepte atij 48 ore kohe per ta mbledhe Byrone pasi te paraqitej kereksa me shkrim.

Filed Under: Featured Tagged With: Braçe, përplaset me Berishën

Hashim Thaçi, në karrigen e Presidentit

April 7, 2016 by dgreca

Atifete Jahjaga i ka treguar rrugën për në zyrën e re, pasardhësit të saj Hashim Thaçit.Edhe pse dëshirë e këtij të fundit ishte të niste punën nga ndërtesa e re e presidentit, duket se do t’i shtyhet ndërrimi i zyrës.Jahjaga e ka shoqëruar Thaçin deri në zyrën e tij të re, duke i dorëzuar kështu edhe ‘çelësat’ e presidencës.

Me të hyrë në zyrën e presidencës, Thaçi është ulur në karrigen e presidentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e të parit të vendit. /KosovaPress/

Betohet si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi/

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke filluar zyrtarisht mandatin pesëvjeçar të Presidentit të Kosovës. Ai gjatë betimit tha se tërë fuqinë e tij do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Thaçi: Tërë fuqinë time do ia kushtoj ruajtjes së Pavarësisë

“Betohem se tërë fuqinë time do të ia kushtoj ruajtjes së Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Sigurimit të lirive dhe të drejtave njerëzore tërë qytetare. Respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia, betohem“, ka lexuar Thaçi tekstin e betimit.

Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm shumë ambasadorë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, por jo edhe opozita, disa deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Bajram Rexhepi. Derisa aty shiheshin përfaqësues të familjes Rugova, munguan përfaqësuesit e familjes J ashari dhe Haradinaj.

Pas betimit, presidenti Thaçi para deputetëve ka thënë se ky është një moment i krenarisë, i përgjegjësisë dhe moment i veçantë në jetën tij.

Thaçi: Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetarë

“Kosovën bashkërisht e kemi ndryshuar. Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re për një Kosovë të re demokratike, evropiane dhe multi-etnike. Kam shpresë dhe besim në vendin tonë dhe në qytetarët tanë, kam besim të plotë në Institucionet e Kosovës, në Parlament dhe në Qeverinë e Kosovës kam besim se do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Si president do të jem garanc i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësuesve i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetarë, përfaqësues i gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje, race apo gjinie. Të nderur qytetar të Kosovës, më lejoni që të falëndero j presidenten Jahjaga për punën e saj të shkëlqyer që ka bërë në këto 5 vite si simbol i unitetit politik dhe qytetarë”, tha ai.

Thaçi ka theksuar se edhe në detyrën e re si President i Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për një Kosovë të re, demokratike, evropiane dhe multietnike.

Ai është zotuar se do t’i afirmojë më tutje vlerat sublime të Deklaratës së Pavarësisë dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas tij, qëllimi dhe vizioni i qytetarëve të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, në NATO si dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi ka përmendur se shteti i Kosovës është njohur nga 119 vende të botës, është anëtarësuar në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, kurse, në ditët në vijim Kosova pret rekomandimin për liberalizimin e vizave, ku qytetarët e Kosovës si gjithë evropianët do të lëvizin lirshëm.

Thaçi:Këtë detyrë do ta vazhdojë në komunikim me qytetarët

“Sot Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Kosova po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore me gjitha vendet e rajonit. Shteti i Kosovës është i zotuar të vazhdoi dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë proces e kemi pasur dhe kemi mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë. Të dy vendet dhe popujt tanë kanë të kaluar të hidhur mes vete. Të kaluarën ne nuk mund ta ndryshojmë por jemi të zotuar të mos e përsërisim. Ta ndërtojmë të ardhmen bazuar në vlerat tona tradicionale më të mira dhe standarde euroatlantike. Të dy vendet duhet të punojnë që të anëtarësohemi sa më shpejtë në BE, duke lehtësuar njëra-tjetrën dhe jo duke e penguar. Dialogu nuk ka alternativë por tani duhet të ketë një dinamikë të re dhe energji të re vendimmarrëse dhe implementuese. Si president i vendit edhe sa i përket dialogut do ta punojmë për nderimin e një konsensusi sa më të gjerë qytetarë. Kosova do të punojë në mënyrë ma aktive për tu bërë anëtare e nismave rajonale evropiane dhe ato botërore. Kosova do të punoj ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që të bëhet anëtare e OKB’së. Kosova është pjesë aktive e bllokut anti-terrorist në botë. Do të jemi të pa kompromisë kundër fundamentalizmit dhe çdo elementeve ekstremist kudo dhe kurdo që paraqiten. Jam i vetëdijshëm që të jesh president i Kosovës është nder dhe përgjegjësi politike, kombëtare dhe kushtetuese. Këtë detyrë zotohem se do ta vazhdoj në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me ju“, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të përmbyllin procesin e formalizimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si force multietnike e standardeve euroatlantike.

Thaçi: Do ta përfaqësojë unitetin e popullit

“Ne jemi krenar për tà « kaluarën tonë heroike. Shumë breza u sakrifikuan për të ardhur këtu ku jemi sot dhe sot kujtojmë përpjekjet për liri të Presidentit Ibrahim Rugova, dhe sakrificën legjendare të Komandantit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Lirisë. Sot nga ky vend edhe njëherë shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës…me angazhimet e mia do të respektoj kushtetuan dhe ligjet e Kosovës, traditën e mirë të qytetarisë, kriteret dhe vlerat euroatlantike, gjithmonë do nisem nga oferta ime për dialog politik, ndërpartiak, për komunikim me shoqërinë civile, me mediat, bizneset dhe iniciativat e lira. Si kreu i shtetit do të ruaj, kultivoj dhe përfaqësoj unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova sivjet për herë të parë do të marrë pjesë në lojërat olimpike dhe po punohet që sa më shpejtë të anëtarësohemi në UEFA dhe FIFA.

Ndërkohë, derisa betohej Thaçi, dy të dyshuar kanë hedhur sfera xhami (klikera), duke thyerë pikërisht xhamat e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët më pasu intervistuan nga prokurorja.

Pas përfundimit të cermonisë, Jahjaga e ka shoqëruar Thaçin deri në zyrën e tij të re, duke i dorëzuar kështu edhe ‘çelësat’ e presidencës. Me të hyrë në zyrën e presidencës, Thaçi është ulur në karrigen e presidentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e të parit të vendit.

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentja në largim Atifete Jahjaga kanë bëre pranim dorëzimin e detyrës.

Jahjaga ja ka dorëzuar karrigen e saj presidentit të ri Hashim Thaçit.

Filed Under: Komente Tagged With: Hashim Thaci, në karrigen e Presidentit

Homazhe për dy “Dëshmorët e Atdheut”

April 7, 2016 by dgreca

Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe në nderim të dy pilotëve të Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët humbën jetën të mërkurën e 6 prillit,  si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Homazhet do të zhvillohen deri në orën 14:00 dhe në to do të marrin pjesë oficerë të lartë të Forcave të Armatosura dhe zyrtarë të tjerë.Ndërkohë, rreth orës 14:30 do të zhvillohet ceremonia mortore tek Varrezat e Dëshmorëve, ku viktimat do të përcillen në banesën e fundit.

Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura.

Helikopteri ushtarak u rrëzua mesditën e së mërkurës në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe.

Nga aksidenti mbijetoi vetëm një nga tre personat që gjendej në bord, ushtari profesionist Gerald Baramuca, po merr mjekim në spital.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet, duke ngritur një grup hetimor në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës.

Grupi hetimor drejtohet nga Prokurori Granit Shahu, i cili sëbashku me specialistët e tjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rrëzimit të helikopterit ushtarak.

Filed Under: Komente Tagged With: “Dëshmorët e Atdheut”, Homazhe për dy

Kur shpërfillet Elita, krenaria kombëtare

April 7, 2016 by dgreca

Vilhelme Vrana Haxhiraj*/

    “Nuk ka këshillë më të keqe se ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd!” – 

Naum Veqilharxhi/

     Ky libër është si një kapitull tejet i veçantë i historisë sonë kombëtare. Është kapitull i krenarisë shqiptare të gjymtuar,  i inteligjencës së mohuar të lënë në harresë. Kalojnë dekada e shekuj dhe ngjarjet vjetërohen, moshohet kombi, rrudhet koha, plaken e ndryshken mendjet e freskëta dhe vlerat harrohen. Syrit vrojtues të cilit nuk i shpëton gjë, sheh me dhembje e lotë një lloj shpërfilljeje ndaj tyre. Diçka e tillë ka ndodhur si mungesë vlerësimi për arsye politike, kundërshti ideore apo mos vallë i ka dënuar koha e vrazhdët? Mëse e bindur them se ky libër është kapitull i së vërtetës për vlerat e krenarisë kombëtare, shumica dërmuese e të cilëve janë mohuar apo janë lënë në harresë nga politika e mbrapsht.

Më lind e drejta të pyes: Sa duhej të krenohej Shqipëria kur bota e kulturuar mburret me Elitat e saj?!

 

  “Eh Bota e kulturuar…!Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim. Kultura botërore i  vlerëson pa ditur se kujt kombësie i përkasin dhe i ngre në piedestal, sepse ata janë produkt i kohës që vepruan, pra të së shkuarës, janë ecuri e të sotmes dhe përparësi zhvillimi për të nesërmen.Ata janë Elita që udhëheq njerëzimin në rrugën e bukur të mirësisë dhe të drejtësisë, të jetës së bukur, përmes zhvillimeve të reja shkencore dhe me besimin te Zoti!”Vivra                                                                                           

    Duke marrë në konsideratë  thënien lapidar të Naum Veqilharxhit, lidhur me shtysën për mohimin e kombit, theksoj se kombi nuk është një nocion ideal. Kombi është konkret, i prekshëm, i dhembshur pasi është toka ku lindën të parët tanë, tabani ku lindëm ne dhe do të lindin sa e sa breza të tjerë, i vetmi identitet që do të ngelet në pafundësi…Janë bashkëkombasit ata që ia rrisin vlerat dhe dinjitetin atdheut të tyre. Puna dhe mendja e njerëzve e shndërrojnë atë në një shtet të zhvilluar, janë njerëzit ata, që duke u mbështetur në trashëgiminë kulturore, duke shfrytëzuar pasuritë mbi e nëntokësore, e çojnë vendin drejt progresit. Veçse cilido e ka të qartë se vetëm ai komb që rrezaton kulturë të admirueshme, integron më shpejt drejt botës së zhvilluar. Njerëzit që ia rrisin vlerat kombit, largohen nga kjo botë duke lënë pas mendjet dhe duart e tyre. Brezat ikin, kurse kombi ngelet aty dhe rigjenerohet bashkë me brezat që vijnë.

  Shqipëria e vogël, Dekania e racave, por shumë e re në arenën politike botërore dhe e njohur pak, ose aspak për botën e zhvilluar, kombi 103 vjeçar, me një histori sa të lashtë dhe po aq të mohuar, sa të pasur dhe po aq të tjetërsuar, ka vënë në dilemë shumë mendje të ndritura. Duke marrë sipërfaqen e tij dhe numrin e popullsisë, vendi ynë është kombi që i ka dhënë botës më shumë intelektualë se çdo komb tjetër në të gjitha fushat e jetës. Duke filluar nga perandorë, papë, kryeministra, gjeneralë ushtarakë, diplomatë, arkitekt, mjekë, artistë të skenës, të penelit apo të daltës, shkrimtarë, filozofë, gjuhëtarë, kanë qenë bijë të kësaj toke, personalitete shqiptare, të cilët e kanë gjetur veten jashtë kufijëve të atdheut, ku kanë shpalosur dhuntitë dhe vlerat e tyre. Dhe bota pa marrë parasysh se ç’kombësi kishin, nga vinin apo prej ç’race ishin e ç’gjuhë flisnin, i ka shpërblyer maksimalisht sipas vlerave që kanë dhënë në shkenca të ndryshme. Personalitete të shquara të të gjitha kohërave dhe në fusha të dryshme, nga Shqipëria kanë dalë shumë. Po marrë një dy shembuj vlerash. Vetëm Himara përrallore, Perla e Rivierës shqiptare, ku nga shtatë fshatrat e saj kanë dalë dhjetëra kapedanë. Pas vdekjes së Skënderbeut në histori ka mbetur akti heroik i Damjan Himariotit që më 1537 në fushën e Qeparoit sulmoi me thikë në çadrën e vet sulltanin Sulejman Kanuniun(Ligjvënsin). Kapedanët e Himarës, të diplomuar në shkolla ushtarake (Napol e Venecia) nuk mbronin vetëm bregdetin e Jonit por kanë shërbyer si gjeneralë ushtarak në Itali, Spanjë, Rusi. Mërkur Bua nga Dhërmiu, me gradën e gjeneralit ka luftuar në ushtrinë venetikase në vitin 1500 dhe në Milano. Përmendim Kiço Buçin, ndërtues anijesh në Himarë në shek. XVII. Bregdeti veç trimave,ka pasur edhe kapedanë të mendjes e diplomatë deri në Mbretërinë Spanjolle si Zhanopulli nga Qeparoi e Pano Bixhili nga Dhërmiu që shërbeu si ambasador i Rusisë në Shqipëri dhe në Greqinë Veriore me qendër në Artë më 1767, i cili punoi për zhvillimin e arsimit në Bregdet. Polo Prifti e Jorgo Prifti, kapedanë nga Qeparoi, në luftën ruso- turke të vitit 1771 morën pjesë në anën e Rusisë dhe janë heronjë të saj.

  *Bota e kulturuar evropiane qysh herët ka folur për amazonat shqiptare. Nga qyteti Kafa, ish Theodozia e lashtë pranë Detit të Zi, princi belg Charles-Joseph, figurë e ndritur ushtarake dhe letrare e kohës, i shkruante një letër Markezës së Coigny-së : “një batalion prej dyqind vajzash të reja shqiptare marshon me hap krenar në qytetin Kafa”- skenë prej së cilës Princi mahnitet. “Pashë dyqind gra apo vajza bukuroshe, me fytyrë zbuluar,me dyfekë, kama e heshta, me gjokse amazonash dhe me flokë të gjata gërshetuar hijshëm, kishin ardhur me rastin e vizitës sonë për të na nderuar, dhe aspak nga kërshëria.” (Letra VII, 1787). Dhe ka pasur të drejtë. Ishte koha kur fanatizmi fetar oriental ia ndalonte rreptësisht një vajze të re apo një gruaje të shfaqej publikisht me fytyrën të zbuluar. E megjithatë, ja ku po i shfaqeshin para syve bukuroshe të armatosura, amazona të vërteta shqiptare.

 * Amazonat ishin vajza të reja që visheshin si burra, të armatosura për të mbrojtur truallin nga pushtuesi i huaj ose ishin ngritur kundër fejesës në djep apo martesave të detyruara.A nuk ishin Amazona Nora e Kelmendit, Tring Smailja, Shote Galica etje?

   Në këtë libër për elitat e mohura apo të harruara e të pavlerësuara, kam përzgjedhur 40 figura të shquara, ku në një numër të papërfillshëm janë të vlerësuarit nga shteti shqiptar, por edhe ata ende nuk kanë vendin e merituar. Jam përqëndruar kryesisht tek:

 * Gjergj Kastrioti Heroi kombëtar, i cili me të drejtë është vlerësuar nga Diktatura,si prijësi arbëror që për 25 vite i largoi ushtritë osmane nga Shqipëria si dhe ka meritën e madhe që pengoi asimilimin e krishtërimit në Evropë nga myslimanizmi.

 * Ismail Qemali, arkitekti i Pavarësisë Kombëtare, diplomati që gjeti kohën e duhur për  të shpallur mëvetësinë, ishte lënë në harresë. Plaku i urtë e flokëbardhë vlerësohet pas 100 vjetësh me titullin “Nderi i kombit” A nuk është turp për politikën shqiptare që mburrej me aktin e Pavarësisë, por babanë e kombit e la në harresë? Kurse familja e tij u denigrua dhe u përndoq.

 *Ded Gjon Luli është dekoruar me titullin Hero i Popullit. Ishte një e drejtë e pamohueshme  se ngritja e flamurit më 3 prill 1911 në Deçiç nga Ded Gjo Luli, ishte preludi i Pavarësisë kombëtare që udhëtoi drejt Vlorës, ku u shpall Shqipëria shtet më vehte, i pavarur nga Turqia nga plaku i mençur diplomati Ismail Bej Vlora më 28 nëntor 1912.

* Ibrahim Rugova, Intelektual,politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar cili mbante titullin Doktor. Është Presidenti i parë i Kosovës, bashkëthmelues i partisë Demokratike. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi,  i cili ndoqi një rezistencë paqësore ndaj sundimit jugosllav e pati mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”.Pas vdekjes u shpall “Hero i Kosovës”.

 * Adem Jashari,është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikal në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së“, kurse “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

 * Nora e Kelmendit , e cila e vrau pashanë në çadrën e tij. Së pari mbrojti dinjitetin e saj si bijë e malësisë dhe i tregoi të huajit se vajzat shqiptare nuk u dorëzohen të huajve me aq lehtësi.Ishte viti 1638 kur trimëresha Norë, ishte e para femër që mori hak. Ndaj meritonte të vlerësohej si individ dhe  jo si Malësi e Kelmendit, pasi ishte gruaja e parë që theu çdo zakon.Malësia ka meritat e saj, kurse Nora apo Tring Smailja janë shembuj virtyti në gistorinë kombëtare. A nuk e meriton Nora një bust që të lartohet në Malësinë e Madhe

 *Shote Galica, heroina  pa dekoratë, sepse iu dha titulli heroinë dy herë,( çudia më e madhe), se titulli jepet vetëm një herë. Serioziteti i këtij titulli që kur është dhënë  vetëm me fjalë. Të afërmit e saj nuk kanë marrë asnjë dëshmi.
*Fan Noli, themelues i Kishës Autoqefale shqiptare

  Fan Noli ishte prift, përkthyes, shtetar, diplomat, poet e historian shqiptar.

Noli së bashku me Visarion Xhuvanin themeluan Kishën Autoqefale Shqiptare. Fan  Noli  ishte i pari klerik që e mbajti meshën në gjuhën shqipe në 25 vjetorin e Pavarësisë  kombëtare.

Në botimet zyrtare të Qeverisë së Mbretit Zog, “Shqipënija më 1937”, me rastin e kremtimeve të 25 Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në kreun për historinë e kultures, shkruhet: “me të janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar. Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli”

 Dështimi i revolucionit demokratiko -borgjes i vitit 1924, e detyroi Nolin të mërgonte.Gjithsesi, megjithë gabimet lidhur me reformat e parakohëshme, ai edhe në emigracion vazhdoi punën për një Shqipëri demokratike.

***

Shumë personalitete të ndritura të fushave të ndryshme duke qenë në emigracion, u kanë shërbyer të tjerëve, të cilët edhe i ngritën në piedestal sikur të ishin bijtë e tyre. Shkrimtari dhe publicisti shqiptar Kim Mehmeti, thotë “ne jemi një popull i vetmuar”dhe mund të shtoj pa frikë se ne jemi një “popull i grabitur”. Dhe ka të drejtë se çuditërisht dhe historia na ka grabitur dhe mohuar ata që janë bijë dhe gjak i gjakut tonë. Shumë prej këtyre korifenjëve u është vjedhur identiteti. Na janë vjedhur, Arkitekt Sinani,Mehmet Sedefqari, Papa Klementi XI, Elena Gjika, Karl Gega, Naum Veqilharxhi, Marko Boçari ,Kostandin e Athanas Zografi, Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Bilal Golemi, Aleksandër Moisiu, Laskarina Bubulina, Ibrahim Kodra etje

Është për të ardhur keq se, sa e sa figura emblema të kombit, janë lënë në harresë të qëllimshme për arsye klasore, politike, idesh dhe besimi fetar, ku kam marë vetëm disa: At Gjergj Fishta, At Martin Gjoka, De Rada, Hasan Prishtina, Faik Konica, Pater Anton Harapi, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, Nënë Tereza, Dhimitër Pilika, Ernest Koliqi, Josif Bageri, Ali Asllani, Mitrush Kuteli, Musine Kokalari, Isuf Luzaj, Jusuf Vrioni e shumë e shumë të tjerë

  Cilitdo që i dhemb dhe shqetësohet për cungimin dhe tjetërsimin e historisë së kombit, me të drejtë pyet: Përse shumë personalitete, ajka e elitës shqiptare janë njohur dhe i ka vlerësuar bota, kurse atdheu i tyre jo?!

   Le të shohim disa prej këtyre personaliteteve që i nxori koha, edukimi dhe kultura e gjerë por i mohoi politikae mbrapsht.

 *Nënë Tereza e mohuara dhe e denigruara nga diktatura

Është krenari kombëtare që e mohuara nga diktatura komuniste, Nobelistja për Paqen Nënë Tereza, (Gonxhe Bojaxhi) ishte shqiptare, por është turp që ajo u mohua nga diktatura. Pavarësisht se ku lindi, ajo kishte gjak shqiptari. Këtë e pohoi kur mori çmimin “Nobel Për Paqen”, ku e gjithë Bota mësoi origjinën e saj, bijë e një fisi të lashtë, prej të cilit trashëgoi bujarinë, besën, mikpritjen, durimin, dashurinë për jetën dhe mirësinë, që janë cilësi virtyti të shqiptarit. Sa bukur, sa thjesht, sa natyrshëm dhe po aq i madhërishm ka qenë pohimi i saj:  “Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit jam murgeshë katolike.Sipas thirrjes së Zotit, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.

***

  *Aleksandër Moisiu, aktori me fame botërore që luajti role të paarritura më parë

Aktori i famshëm, Aleksandër Moisiu që për madhështinë e tij në skenë duke realizuar role të paarritura më parë të kryeveprave botërore, e kishte për nder që ishte shqiptar. Artisti me famë që bëri evolucion në artin skenik, që u ngrit kundër artit dekadent e mondan ,sot renditet mes 10 personave më të shquar të Austrisë. Shtetet e mëdha donin t’i jepnin pasaportën dhe kombësinë e tyre, por ai kërkoi shtetësinë shqiptare. Shpesh ai shprehej:” Babai im ishte shqiptar, nëna ime ishte arbëreshe…unë nisa të shkoja në shkollë në Durrës, në Dyrrakjumin antik…Madje atje në Shqipëri ende jeton një pjesë e familjes sime Moisiu. Ose thoshte: kam  lindur në Trieste, por nuk dua të jetoj atje…” Artistit që ishte lidhur shpirtërisht me atdheun e të parëve, Ahmet Zogu nuk ia dha këtë të drejtë legjitime, pasaportën shqiptare. Përse Zogu u tregua aq kurrnac ndaj një personaliteti botëror?

 ***

 “Mikelanxhelo i Orientit”Arkitekt Sinani,  shqiptari i hapërdarë mes Ballkanit e Azisë
   Koha dhe politika kanë qenë të egra dhe të padrejta me shqiptarët në tërësi dhe me njerëzit  e vlerave kombëtare në veçanti. Karriera e lavdishme e Arkitekt Sinanit numëron rreth 400 vepra që nga Meka, në Krime e në Vjenë. Ishte njeriu që i ndryshoi faqen Stambollit me ndërtime teologjike, urbane dhe ushtarake… Është ndërtues i xhamisë në qendër në Vlorë dhe i Kalasë së Aulonës së lashtë, rrënojaat e së cilës janë nën pallatin para stadiumit Flamurtari.Ndër veprat e tij vlen të përmenden 40 çesmat që i çuan ujë gjithë Stambollit dhe kryearkitekt Sinani vdiq i etur për një pikë ujë.

Nxënësi i tij Mehmet Sedefqari nga Elbasani bashkë me ndihmësin e tij Ahmetin nga Opari ishte projektuesi dhe ndërtuesi i xhamisë Blu dhe Taxh Mahallit në Agra të Indisë, një nga shtatë mrekullitë e botës. Edhe sot në Stamboll thuhet “Kalldrëmet shqiptare”, se ishin arkitektët shqiptarë që shtruan me pllaka guri rrugët e Stambollit.

***

 *Gjergj Fishta, i pari shqiptar i kandiduar për çmimin“Nobel”

   Homeri Shqiptar i vlerësuar me “Medalje e Artë e Lidhjes së Prizrenit– Kosovë”-1911,“Kurorë Argjendi”-Shkodër-1911;“Dekorata Mearif”-Turqia-1912, “Dekorata Ritterkreuz”;Austria-1912, “Penë floriri”- Berati-1913; “Medaglia di Benemerenza”-Papa Piu XI -1925) ; “Lector Jubilatus”- Urdhri françeskan -1929; “Dekorata Phoenix”-Greqia -1931;

Gjergj Fishtën e nderuan në kohën e duhur shtetet e huaj, kurse Shqipëria, vetëm më 2002 e vlerësoi  me Urdhrin “ Nderi i Kombit”

***

 *Shqiptari Papa Klementi XI-Albani,iniciator i Kuvendit të Arbërit.

Me thirrjen e  Kuvendi të Arbërit më 1703, është i lidhur ngushtë emri i Gjon Françesk Albanit që njihet në historiografinë shqiptare, si dhe në fushat e tjera albanologjike, pasi është “me origjinë shqiptare”. Është nismëtar për thirrjen e Kuvendit të Arbërit. Ai kishte merita të veçanta për çështjen shqiptare”. Por mjerisht në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) nuk figuron as Papa KlementiXI dhe as familja Albani që kanë lënë gjurmë të thella në jetën kulturore e politike në Itali “…Në të vërtetë, Papa Klementi XI nuk është as i pari e as i fundit shqiptar i vlerësuar botërisht. E kaluara tashmë e varrosur romake-bizantine njeh emra shqiptarësh të mëdhenj si perandorët Justiniani, Diokleciani, Anastasi apo Kostandini, ky i fundit i njohur si njeriu që e futi përfundimisht Krishtërimin, dikur monoteist , në trajtën e tij të sotme.

***

*Elena Gjika ose Dora d’Istria, një nga 10 femrat intelektuale më të dëgjuara të shek.XIX.

Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Familja Gjika, si shumë shqiptarë të tjerë, kishte emigruar nga Përmeti dhe ishte vendosur në Rumani. Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave intelektuale më të shquara në botën e shek.XIX. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj, me të cilët diskutonin për problemet që shqetësonin kombin. Në 110 letërkëmbimet e saj me De Radën,problemi më madhor ishte gjuha dhe letërsia shqipe. Elena Gjika kërkoi barazinë gjinore dhe shprehej: “Pa Rilindje letrare, nuk ka Rilindje Kombëtare, duhet rritur ndërgjegjja kombëtare”.

***

* Sami Frashëri, ideologu i madh shqiptar ,autor i manifestit të Rilindjes Kombëtare shqiptare

 Vepra e Rilindasve shqiptarë ,vëllezërve Frashëri është e pandarë.  Unë po përqëndrohem tek njëri… Sami Frashëri i pajisur me kulturë të gjerë, zotërues i 8 gjuhëve është ndër themeluesit e “Komitetit Qëndror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe themelues e  kryetar i  “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip” (1879). Drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe  “Drita“, “Dituria” (Stamboll, 1884-85),hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjë” (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Vepra më e shquar e tij është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet“,1899 që u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

***

  *Karl Gega projektuesi i hekurudhës së parë në botë 

  Për projektin e hekurudhës malore të Semmeringut u shpall një konkurs  për ndërtimin e një lokomotive më të fuqishme, e cila duhej të përballonte udhëtimin në lartësitë malore të Semeringut. Suksesi varej nga forca tërheqëse e lokomotivës. Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është hekurudha e parë malore në botë, projektues dhe zbatues i së cilës ishte inxhinieri dhe matematicieni shqiptar Karl Gega. Gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellësa, me gjatësi të përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra, të projektuara nga ai. Karl Gega radhitet ndër 100 emrat më të mëdhenj” të të gjithë historisë së kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezës, Franz Josefit, Kafkës etj
***

*Prof.Dr.Isuf Luzi, i pari që ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë etnike në Mukje, gusht 1943  Prof.Dr.Isuf Luzi, linguisti, profesori i filozofisë dhe i gjuhës franceze dhe spanjolle, një nga 7 filozofët më të mëdhenj të shek XX, i cili u dha diplomat disa presidentëve,si: Reganit, Fidel Kastros dhe Çe Guevarës etje, i vlerësuar nga De Gol, nga Presidenti i Argjentinës, nga Regani dhe Bill Klinton, kurse atdheu i tij, të cilit i ka kushtuar 120 vepra filozofike letrare e historiogarfike, e la në harresë. Isuf Luzaj u dënua nga Ahmet Zogu, nga Musolini, i shumëkërkuar nga Hitleri, nga Stalini dhe nga Enveri. I mohuari nga diktatura komuniste  jep obsione mbi Lirinë, duke filluar që nga mendimtarët e filozofët e antikitetit e deri në ata të kohëve moderne

Vlerësimet

-Më 1984 Presidenti Regan i jep titullin “Profesor i Amerikës” dhe Medalje Ari ,i cili  e falenderon për gjithë sa ka mësuar prej tij.Ai burrë i mençur i përgjigjet: “Zoti President, vetëm atë nuk e dimë. Më duket se kam mësuar më shumë unë nga ju Shkëlqesi, se sa ju nga unë…Nëse gaboj, Zoti më faltë!”

*Profesior i Filozofisë në Universitetin e New Hampshire.

*Në Argjentinë i jepet Medalia Ari për Paqen më 1956

*Profesor i letërsisë spanjolle e frënge dhe Estetikës në Departamentin e gjuhëve moderne në Universitetet: Bert (Barat), Leik Forest, (Lake Forest) dhe Ilions (Illinois) të Sh.B.A.

*Profesor i letërsisë franceze në Universitetin Jozef në Indiana.

*I është dhënë çmimi “Akademik i Shquar për Përgatitje të Përkryer në Harward dhe për Bibliografinë” nga Presidenti Bill Klinton.

*Profesor i Merituar me çertifikatën e përmasave botërore nga presidenti Klinton më 1996.

* Shef i Katedrës së Filozofisë i 93 prof-dok-ve në Universitetin në Iliona.

*Vetëm 12 vite pas vdekjes, nga Presidenti Bamir Topi i jepet Urdhri” Mjeshtër i Madh”-2012

***

* At Martin Gjoka, kompozitori i simfonoisë dhe operës së parës shqiptare.

Martin Gjoka është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare, e cila rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë.  Me të fillon muzika profesioniste shqiptare.  Dy kompozimet e para të At Martin Gjokës të vitit 1910 për pianoforte “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare”.  Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë që dhanë jetën”, “Shqyptarja e qytetnueme, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, “Juda Makabe” (opera, 1917), etj. Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut”(simfoni, 1922), etje.Mjafton të kujtojmë  që kanë një emër në kompozicicion: Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daia, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Simon Gjoni, Zef Gruda, Llukë Kaçi, Gjon Kujxhi,sepse  kanë qenë nxënës të At Martin Gjokës.

 ***

*Josif Bageri një shekull shqiptarizëm, aktual edhe sot

  Një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, Josif Bageri ishte prej Dibrës. Ai ishte poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist. Njihet si atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare. Ka bashkëpunuar me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetarë të tjerë. Në vitin 1913 në Vlorë themeloi shoqatën atdhetare kundër Dorës së Zezë (shoviniste greko-serbe), e cila kishte 13 anëtarë të këshillit nga familjet fisnike të Vlorë. Si qendër u bë shtëpia e Ibrahimn Shytit në Skelë . Josifin e zgjodhën kryetar. Ai ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip. Në formimin e tij si  Rilindas ndikoi takimi me Naim Frashërin në Stamboll më 1899.Në shtator të vitit 1908 hapi në fshatin e lindjes Nestrovë, një shkollë në gjuhën shqipe, kurse në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë “

.Nderimi më i madh që mund t’i bëhet Josif Bagerit aktualisht është rikthimi i identitetit të gjithë atyre që në periudhën e komunizmit harruan amanetin e bashkëkombësit të tij nga Nestrova, për ta ruajtur dhe kultivuar me xhelozi gjuhën dhe përkatësinë kombëtare shqiptare.

***

Musine Kokalari, e varrosura me pranga pas 42 vjet mohim lirie

Musineja, e arsimuara në Institutin femëror “Nëna Mbretëreshë “ dhe më pas kreu studimet universitare  në Romë, ishte vajza shqiptare përparimtare, e cila vlerësonte lirinë vetjake , pa të cilën nuk ka liri kombëtare dhe nuk mund të ketë demokraci. Femra kurajoze që me Isuf Luzin, prof. Bego Gjonzenelin, më 1943 bashkëthemeloi Partinë Social demokrate. Ajo ka botuar librat : “Seç më thotë nëna plakë” më 1939, “Rreth vatrës” (1944), “Sa u tund jeta”-1945 dhe ka lënë qindra faqe dorëshkrim.  Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua e u dënua me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, dhe vdes më 1983 nga kanceri. Në vitin 1993, Presidenti Sali Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

***

*Dhimitër Pilika, albanologu që ende gërthet: Pellazgët, origjina jonë e mohuar…

Studimet dhe tezat që kanë parashtruar lidhur me origjinën iliro-pellazge të mohuar, tre korifejtë e Albanologjisë: Dhimitër Pilika, Gjergj Zheji  dhe Aristidh Kola, Akademia e Shqkencave në Tiranë nuk i ka marrë në konsideratë.  Albanologu Dhimitër Pilika thekson: në librin e tij studimor me titull “Pellazgët, Origjina jonë e Mohuar”, rezulton:“Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli ynë, ka qenë i banuar të paktën qysh prej 30 000 vjetësh (nga filimi i i paleolitit). Së këtejmi rrjedh pa një pa dy, se te ne kan gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve , parailiret-Pellazgët. Gjurmimet më të reja të shkencës ekzakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire, parahelene, pellazge, të shqiptarve të sotëm. Prej një karvani kumtimesh nga më të stërlashtat, parailirët autokton, pellazgët, cilësohen shprehimisht si bijë të tokës, të mbirë prej dheut, madje si “para-hënor”, si të gdhirë në Evropë që përpara  shfaqjes së hënës në hapsirat qiellore.”Cili ka qenë vlerësimi i shtetit për Dhimitër Pilikën?”- heshtje, se qeveria shqiptare nuk mund ta fyejë “Akademinë e Nderuar të Shkencave”

***

*Pater Anton Harapi, atdhetari i vrar nga komunizmi më 1946, që nuk i dihet varri

  At Anton Harapi ishte frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Pasi kreu kolegjin e françeskanëve në Shkodër, një nga kolegjet më të mira të Evropës, vazhdoi studimet e larta në Salzburg,  Schwaz e Villach të Tirolit në Austri. Më vonë kreu studimet teologjike në Romë.  Për bisedimet mes Berthold dhe Ismail Qemalit, për Pavarësinë shqiptare. Ministria e jashtme Austro-hungareze kërkoi Patër Anton Harapin si përkthyes. Në bashkëpunim me L. Gurakuqin dhe Gjergj Fishtën,më 1918 hartoi peticionin (një memorandum)në emër të 200 përfaqësuesve të bajrakëve të Hotit, Grudës dhe Triepsh, drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. U burgos në lëvizjet e qershorit të vititi 1924.  U emërua drejtor në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine po në Shkodër. Në vitet 1930-1936 është drejtor i “Hyllit të Dritës”, Me 13 shtator 1943 . me lejën e Papatit, emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet dhe me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni i shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk i dihet as varri.

*Faik Konica, erudit, gjeniu dhe themelues i kritikës letrare shqiptare

Konica, ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Faik Konica me rastin 140 vjetorit të lindjes vlerësohet me titullin “Nder i Kombit” më 15 mars 2015

***

*Ernest Koliqi hapi katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë,mësuesi poeti, romacieri, dramaturgu që parashikoi rënien e komunizmit

Ernest Koliqi  ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog. Bashkë me Mitrush Kutelin, njihet  si themelues i tregimit modern shqiptar, ndërsa në punët politike e arsimore ka meritën e dërgimit e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Liruar

Ka qenë Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare

Mirënjohje dhe vlerësime                                            

* Medalje ari nga Shoqria “Dante Aligheri”.

*Ylli i artë për Meritë të Shkollës.

*Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane.

*Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat.

*Antar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet.

*Antar efektiv i Akademisë së Mesdheut.

*Antar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare.

*Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

***

*Hasan Prishtina, politikani , jurisrti që luftoi për çlirimin dhe bashkimin  e trojeve shqiptare

Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike.Më 4 maj 2014, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Niashani vlerëson atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

***

Mit’hat Frashëri ,figurë poliedrike e intelektit shqiptar, bibliofili i parë shqiptar

 

Mit’hat Frashëri (Lumo Skendo apo Mali Kokojka),  ishte nëpunës i lartë në Perandorinë Osmane, e më pas publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar e i Komitetit “Shqipëria e Lirë”.”Ç’kam pasuri të tundshme e të patundshme, libra, mobilje, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “Instituti Albanologjie” si qëndër e studimevet shqipëtare”- ishte testamenti i tij, më 4 prill 1929. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë  dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo,më 23 prill 2006. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit.

***

Personalitetet e shquara të kombit i ka vlerësuar dhe i nderon bota, kurse ne i mohuam duke i hedhur në humnerat e harresës…, sepse komunizmi i varfëroi kombet  materialisht mendërisht. Ndërtimi i një sistemi politik të paprovuar më parë në Shqipëri, komunizmi i huajtur nga sllavët e Moskës dhe Beogradit, ishte vetëvrasja e kombit.

 Askush nuk e sqaron më bukur se filozofi i madh,Prof.dr. Isuf Luzaj, i cili thotë:…”dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura… Komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet prej imagjinatës së sëmurë…” I.Luzaj

 Pothuajse të gjitha vlerësimet e elitave shqiptare janë bërë në këto vite tranzicioni demokratik.

Me të drejtë Mit’hat Frashëri ka thënë :“ Është punë e të gjithë njerëzve të shkencës që të bëjnë rivlerësimin e historisë së tyre, sepse vetëm kështu një popull mund të ecë përpara. Me sentimentalizma, eufori dhe rrahagjokse nuk zhvillohet një komb. Ai vetëm zhytet në ëndërr dhe humb ndjenjën për realitetin”

* Fragmenti është marrë nga dorëshkrimi i librit “Elitat…krenari kombëtare”

Filed Under: ESSE Tagged With: krenaria Kombetare, Kur shpërfillet Elita, Vilhelme Vrana Haxhiraj

Konferencë shkencore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë

April 7, 2016 by dgreca

100 VJETORI I LINDJES SË ALBANOLOGUT  QEMAL HAXHIHASANI/

Nga MSc. Albert HABAZAJ/

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë, organizuan një Konferencë shkencore për figurën e respektuar të Qemal Haxhihasanit (1916-1992). Konferenca, që u zhvillua në mjediset e Universitetit, më 31 mars 2016, ishte dhe një plotësim i amanetit të babait të Folkoristikës shqiptare nga kolegët e pasardhësit e tij diturorë të fushës, vëzhgues të punës në terren e kërkues shkencorë, nën mbështetjen financiare të familjes dhe veçanërisht të së bijës së tij, përkthyeses së njohur Jeta Haxhihasani. Veprimtaria u zhvillua në nderim të 100 vjetorit të lindjes të Qemal Haxhihasanit, këtij personaliteti të shquar të arsimit dhe folklorit shqiptar. Koha, që lamë pas, edhe pse ai kishte kontribute titanike në etnokulturën shqiptare dhe arsimin mbarëkombëtar, e pa atë, (njërin nga fatosat e albanologjisë), bardhë e zi, saqë, ende vigani tallazitet në horizontin tonë me dritëhije.

Qemal Haxhihasani u lind në qytetin e Elbasanit më 16 shkurt 1916 në një familje nëpunësi të vogël me tradita atdhetare dhe u nda nga jeta më 1 shkurt 2002. Ai pati fatin të ishte normalist i Elbasanit dhe fatin në katror të ketë mësues shkencëtarin Aleksandër Xhuvani, një nga personalitetet e mirënjohura të kohës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Firences, në Itali. I pajisur me dije të thella, i mbushur me kulturë perëndimore, i dalluar për integritet dhe forcën e intelektit, me identitet kombëtar dhe edukatë pune, ai do të bëhej një folklorist i spikatur, një nga etërit e folkoristikës shqiptare të pasçlirimit, tok me prof. Zihni Sakon; si vijues të plotësuar të të parëve të tyre të linjës e sidomos të mbledhësve të hershëm shqiptarë të krijimtarisë folkorike të mirëfilltë, si De Rada, Jubani, Mitko, Dine, etj. Ai ishte prudent (i matur e i urtë), por nuk lëshonte pè, nëse bëhej fjalë për ndonjë krijim që nuk përmbushte kriterin e hyrjes në qarkullim folkorik. Qe kërkues i saktë për autenticitetin folkorik, për ruajtjen e vlerave autentike

Nuk kemi ndërmend të shkruajmë jetëshkrimin e tij shkencor, por vlen të theksojmë se ai dha ndihmesë të çmuar edhe si historian i folkloristikës shqiptare. Haxhihasani konsiderohet si një ekspert i letërsisë popullore shqiptare (në Sektorin e Prozës e të Poezisë Popullore), eksplorues, gjurmues, hulumtues i pasionuar i terrenit, udhëheqës i ditur dhe i palodhur i fushës, thelluar ngushtësisht në poezinë popullore me të tri ndarjet e saj të veçanta: epike, lirike dhe epiko-lirike apo liriko-epike. Ndërkohë, mund të cilësohet vërtet heroike puna e Qemal Haxhihasanit si profesor e folklorist i shquar, si hartues i veprës madhore “Epika legjendare” (I, II), një nga personalitetet me vlerë programatike për studimin e trashëgimisë sonë kulturore. Njohja, përhapja, vlerësimi, gjykimi saktë e i thelluar i veprës së tij janë domosdoshmëri në praktikën e një trupe akademike, në mbështetje të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Me këtë synim u zhvillua dhe Konferenca shkencore e Vlorës kushtuar kontributit të tij të dukshëm albanologjik. Pasi çeli punimet e Konferencës dr. Ermir Xhindi, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës, nisi seanca e parë, ku prof.dr. Agron Xhagolli, folklorist, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë (QSA), shpalosi personalitetin e prof. Qemal Haxhihasanit dje dhe sot. Prof.dr. Nexhip Mërkuri, gjuhëtar, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë mbajti kumtesën: “Qemal Haxhihasani për të folmet e fshehta të Përmetit dhe prirja e tyre si pasuri gjuhësore”. Dr. Vilma Bello kumtoi materialin për të folmen e Çamërisë, si një hulumtim i thellë e krahasues i dialektologut Qemal Haxhihasani. (Kumtesa qe përgatitur së bashku me dr. Migena Balla [të dyja pedagoge të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të universitetit tonë]). Ardhur enkas për këtë nderim nga Tetova, prof.dr. Hamit Xhaferi (pedagog i Universitetit të Europës Juglindore, Tetovë) trajtoi ndihmesën e Q. Haxhihasanit për arsimin shqiptar në Tetovë. Dr. Leka Skëndaj, gjuhëtar e pedagog i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shtjelloi sfidat e kristalizimit të metodologjisë në kërkimet dialektore dhe ndihmesën e prof. Qemalit. Gjatë kësaj seance u fol edhe për pikëpamjet mbi origjinalitetin e Eposit Heroik Shqiptar, temë të cilën e kishte prof.dr. Zeqirja Neziri nga Universiteti i Shkupit; si dhe mbi rolin e prof. Haxhihasanit si përudhësues i sociolinguistikës shqiptare, punim i prof.dr. Valter Memisha (QSA), të cilët në pamundësi pjesëmarrjeje, kishin dërguan materialet, që, si çdo kumtim i radhës, u dëgjuan dhe, për to, u bënë pyetje a diskutime.

Seanca e dytë nisi me kumtesën e studiueses Arjana Seiti (QSA): “Metodologjia e prof. Qemal Haxhihasanit si kërkues shkencor. Dr. Gladiola Elezi, pedagoge e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, shprehu idetë e saj për vëzhgimet morfologjike të prof. Haxhihasanit në të folmen e Vërsulovës. Dr. Edlira Çekrezi, gjithashtu pedagoge e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, paraqiti veçori të përmbledhjes “Tregime dhe këngë popullore për Skënderbeun” të Qemal Haxhihasanit. Pegadogu tjetër i Universitetit “Ismail Qemali”, dr. Artan Xhaferaj u ndal te e folmja e Çamërisë dhe kontributi i Haxhihasanit. Kumtesën vijuese e paraqiti dr. Enkelejda Billa, pegagoge e Universitetit të Vlorës për Epikën historike nën vështrimin e Qemal Haxhihasanit. Studiuesja Orjona Shegaj (QSA) u ndal në klasifikimin e lirikës popullore sipas prof. Haxhihasanit. Kumtesën e radhës e mbajti studiuesja Ermela Broci (QSA), ku ftilloi hapësirat etnografike të këngëve rituale sipas prof. Haxhihasanit. Në vijim, shprehu dy fjalë dashamirëse Agron Xhaho. Në emër të familjes, përshëndeti Jeta Haxhihasani, e cila komentoi edhe një bllok me fotografi të atij titani, që ka shkelur trojet shqiptare pëllëmbë për pëllëmbë (brenda dhe përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë së sotme, në ato hapësira ballkanike ku kanë banuar shqiptarë). Albumi fotografik i Haxhihasanit (me komentin për to) përbën një atlas etnografik dhe arsimor më vete, model për mësuesit dhe studiuesit e sotëm. Më tej, u lexua përshëndetja e prof. dr. Vebi Bexheti nga Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë; si dhe kumtimet e Prof. Zymer Nezirit nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë-mbi studimet e Qemal Haxhihasanit për “Ciklin e Kreshnikëve”; të studiuesit Agim Leka, po ashtu nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë-mbi personalitetin shkencor të Qemal Haxhihasanit; si dhe të pedagoges së Universitetit të Vlorës, dr. Evis Hudhëra. Referatin përmbyllës “Profesor Qemal Haxhihasani, albanologu ynë i shquar” e mbajti prof.dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.

Meqë qëlloi të jem përgatitësi i relacionit për Konferencën shkencore “Qemal Haxhihasani, personalitet i shquar i arsimit dhe i folkorit shqiptar”, kumtesën time (unë, Albert Habazaj) e vendosa në fund të kësaj parashtrese, që, në fakt është një relacion përmbledhës dhe kujtesë e dokumentuar e kësaj veprimtarie shkencore të institucionit tonë. Po e botoj me shkurtime, pa e publikuar të shkëptur si material). Mbajta kumtesën: “Qemal Haxhihasani, një Gjolekë i Folkoristikës shqiptare”. Trajtova ndihmesën shkencore në rrafshin e raporteve histori-epikë historike për Luftën e Vlorës, 1920 të profesorit të pashpallur, por profesor të profesorëve të fushës, Qemal Haxhihasanit. Në hartën folkorike të Shqipërisë Mbijugore, në krahinën e Labërisë ka mbi një shekull e gjysmë, afro dy, që është kënduar, dëgjuar e (kur u futën në përdorim aparatet regjistruese) regjistruar edhe kjo njësi foklorike: “U trete, Gjolek’, u trete,/ po sos u trete për vete,/ po për gjithë vilajete…/ – Pse lëfton, a derëzì?! – As për mua, as për tì,/ po për gjithë Shqipëri…”. Kjo këngë i kushtohet bëmave heroike të njërit nga bijtë e shpatës shqiptare, njërit nga kryetrimat e kryengritjeve popullore kundërosmane, kapedan Zenel Gjonlekës (Gjolekës me këngë e me histori). Në një trajtë tjetër, vështruar në kontekst, kjo këngë i rri mirë e bukur profilit të profesorit të madh, të paharruarit Qemal Haxhihasani, që është një Gjolekë i etnologjisë, një kapedan i folkorit shqiptar, një Dhaskal Todër i shkronjave shqip e arsimit ndër shqiptarë (Theodor Haxhi Filipi i viteve 1830 – shën. im: A. H); që një jetë të tërë, si ai, ia kushtoi arsimit dhe etnologjisë shqiptare. [ … ] Vetëm për Luftën e Vlorës, 1920, në rrafshin folkorik, kontributi i Qemal Haxhihasani është fillimtar dhe i jashtëzakonshëm. Nën kujdesin e Zihni Sakos, ai ka zgjedhur e pajisur me shënime vëllimin “Këngë popullore historike”, botim i Institutit të Shkencave, Tiranë 1956, me 408 faqe. Bashkë me prof. Sakon, në 40 faqe, kanë përgatitur hyrjen e këtij libri. Vëllimi ka një aparat të pasur bibliografik, me fjalorth, indeks të personazheve dhe toponimeve, me burimet e lëndës, etj.  Në tekst përfshihen 43 njësi folkorike kushtuar Luftës së Vlorës, e cila ndryshe quhet dhe Lufta e Njëzetës. Po kështu, vëllimi më i plotësuar “Epika historike, 3” (EH, 3), i formatuar sipas standarteve akademike, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1989 [1990], me 774 faqe, është përgatitur nga Qemal Haxhihasani e Miranda Dule, me recensentë prof. Gazmend Shpuza e prof. Agron Xhagolli. Edhe ky tekst ka një aparat të pasur bibliografik, me fjalorth, tregues të vendeve ku u mblodhën këngët, tregues të emrave të njerëzve, të vendeve etj., me pasqyrën e këngëve të incizuara, burimet e lëndës, pasqyrën e shkurtimeve, shënimet për redaktimin, me shënime në fund të çdo njësie folkorike të botuar, etj., ku ndihet, duket, se kuptohet, dora e mjeshtrit erudit të folkoristikës shqiptare, Qemal Haxhihasani. Folkloristi i mirënjohur shqiptar Qemal Haxhihasani, për ciklet e këngëve popullore që trajtojnë periudhën 1913-1939, të asaj epike historike, që sot klasifikohet “këngë të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar”, duke vlerësuar edhe informacionin historik që japin nëpërmjet përjetimit emocional, vëren se nuk mund të vihet shenja e barazimit midis këngës historike dhe dokumentit historik. Kënga, sipas tij, është në radhë të parë një krijim poetik popullor. Ai thotë se ato “janë vazhdim i këngëve të periudhës së Rilindjes Kombëtare si në brendi ashtu edhe në formën e tyre artistike. Studiuesi përcakton nëncikle të luftërave, nëpërmjet të cilave, sipas tij, bashkohen pjesë të veçanta të historisë së lëvizjes lokale në tërësinë e jetës historike kombëtare. Sipas tij, sistemimi i këngëve brenda vëllimit është organizuar sipas kriterit kronologjik, duke i grupuar në tre kapituj: I. Këngë për ngjarje historike të viteve 1913-1919; II. Këngë për ngjarje të viteve 1920-1924 dhe III. Këngë për ngjarje të viteve 1925-1939. Kjo ndarje është bërë edhe sepse për secilën prej këtyre fazave ka zotëruar një ide kryesore e veçantë. Brenda përbrenda secilës ndarje ka edhe një farë grupimi të këngëve sipas kriterit tematik në mënyrë që të mos krijohet një shkapërderdhje, përhapje pa rregull, e hallakatur e materialit. Për tre periudhat historike të shek. XX, janë 500 njësi folkorike të përfshira në EH, 3. Nga këto, 159 i kushtohen ngjarjeve që zhvillohen e personazheve, që veprojnë brenda 2-3 muajve të stinës së verës së vitit 1920. Po të bëjmë një krahasim për të tri periudhat, kur për periudhën 6 vjeçare 1913-1919 janë regjistruar 183 njësi folkorike, për periudhën 14 vjeçare 1925-1939 janë shënuar 78 këngë, në raport me kohëzgjatjen e ngjarjeve historike të ndodhura, del që Epika Historike e Luftës së Vlorës (EHLV) është shumë më e pasur me njësi folkorike (si nënperiudhë brenda periudhës me ngjarje historike të viteve 1920-1924). [… ]

Qemal Haxhihasani punoi për të tjerët, për Shqipëri një jetë të tërë e bëri volume e volume të tëra, të botuara e të pabotuara ende. Skedat dhe dorëshkrimet e pabotuara, (që ndodhen në Arkivin e Folkorit Letrar të QSA, Tiranë: në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit si dhe në Institutin e Gjuhësisë), janë thesar i paçmuar dot, që ai na la. Trashëgimia popullore që kemi nga prof. Haxhihasani përbën një opus albanologjik më vete, me 100 e ca vëllime dorëshkrimesh, prej rreth 25 mijë faqesh të daktilografuara, në të cilat ai s’ka harruar të shënojë edhe  emrat e daktilografistëve. Nga këto, 82 vëllime janë të lidhura, të klasifikuara, të pajisura me një aparat të pasur shkencor. Ato vepra folkorike që përgatiti, janë visare të vërteta të kombit që presin botimin, por pasi shteti shqiptar të zgjohet nga gjumi i ariut polar, që e ka zënë qyshkur, … nëse bëhet fjalë për thesaret e trashëgimi kulturor të popullit shqiptar. Subjektet nga Dibra, Luznia, Opari, Vithkuqi, Leminoti, Plovishti, Kolaneci, Sul-Bilishti, Dardha, Korça, Devolli, Tetova, Gostivari, Çermenika e Bardhë (e Sipërme), Çermenika e Zezë (e Poshtme), me Martanesh e Shmil, Qerret- Shmili, Gryka e Zhullimës, Mokra, Shpati, Krraba, Rajca, Prrenjasi, Fusha e Domosdovës, Derveni me Xhyrë e Dardhë, Bërzheshtë-Babje, Dragostunja, Pishkashi, Linasi, Selita, Elbasani, Sharra, Tomadhe-Tirana, Përmeti, Shalësi, Rehova, Barmashi, Leskoviku, Polisi-Librazhd, Bezhani, Kaltanji, Qafëzezi, Shalës-Kolonja, Vermoshi, Kelmendi, Konispoli, Dukagjini, Skrapari, Tomorri, Zagoria, Shkodra, Lura, Banja, Brasniku, Jança, Tunja, Sulova, Gramshi, Zerqani, Kalaja e Dodës,  Prilepnica, Istogu, Kosova, Margëlliçi, Çamëria, Nikaj-Mërturi, Batra, Mati, Lezha, Durrësi, Puka, Kukësi,  Morava, Pulaj-Dukagjini, Fieri, Vlora, Himara, Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Delvina, Gjirokastra, Tropoja, Tepelena, Mallakastra, Labëria, Malësia e Madhe, Çeremi, Malësia e Gjakovës, malësitë shqiptare, Gegëria, Toskëria e mbajnë mend dhe e kujtojnë me nderim profesorin e dashur, etnologun, folkoristin, shkencëtarin pasionat, humanist e patriot, demokrat të kulluar e me virtyte të larta morale Qemal Haxhihasanin, nga të cilët, për gjysmë shekulli kërkime në terren, ai mblodhi perlat e gurrës popullore. Ato margaritarë të popullit të tij, bashkë me miqtë e tjerë të shkencës së re të folkoristikës shqiptare, i përgatiti dhe i botoi në vëllimet e përfshira në pesë seri të korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar”, ku përfshihen krijime nga proza dhe poezia popullore shqiptare. Katër seri të këtij korpusi: I- Proza popullore (përfaqësuar deri tani me 6 vëllime); II- Epika legjendare (2 vëllime); III- Epika historike (3 vëllime); IV- Lirika (4 vëllime), janë ndërtuar mbi bazën e kritereve të mirëfillta shkencore, duke u selitur kështu brezave krenarinë kombëtare të shpirtit të pasur të krijimtarisë popullore përgjatë shekujve, se, edhe sipas tij, që kur bota është zënë edhe shqiptari këtu ka qenë, në trojet e tij. E vlerësojnë vitalitetin e tij model si një shembull të përkryer të punëtorit të jashtëzakonshëm. Në punën e tij kërkimore-shkencore spikati për sensin e qartë shkencor, për saktësinë e regjistrimit, duke respektuar parimin fonetik të bartësve në terren, si dhe për skrupulozitet të shkallës së lartë. Ai përbën një rast tipik dhe u ngrit në rangun e figurës enciklopedike, jo si mizëri gjithologësh sot ndër ne, me tituj e grada, që i tundin si stoli venitzëna. Bota e njihte, e vlerësonte dhe i fliste “PROFESOR”. Ndërsa ndër ne, në Shqipëri, mbeti me të njëjtin titull deri sa vdiq, “BASHKËPUNËTOR I VJETËR SHKENCOR”… Bota e kërkonte në Austri, Itali, Gjermani, Rusi, SHBA, Kopenhagen-Danimarkë, Bullgari, Bukuresht, Kajro, Grac, Paris, Romë e … ne nuk i jepnim leje(!) As për ekspedita në Kozencë, as ndër shqiptarët e Maqedonisë, ndër arbëreshët e Greqisë, të Malit të Zi apo të Italisë (!) As telefon në shtëpi nuk lejonim të mbante (!) I shpiknim ca njolla në biografi, që edhe pse s’pinin ujë, (se ai kullonte i tëri dritë e bardhë e mirësi intelektuale), prapë diçka ngelej tymnajë turmave.. Ishte arsimuar në Itali ai! Dinte shumë gjuhë të huaja ai! Kur fliste frëngjisht, s’kuptohej fare në ishte shqiptar apo francez … Komunikonte si i barabartë me kolegët e huaj ai. Bënte krahasim të etnokulturës e folkorit tonë me folkorin dhe kulturën popullore të të tjerëve, me mënyrën e jetesës të banorëve të vendeve të tjera në siujdhesën e Ballkanit, të Mesdheut, të Europës, të vendeve të Lindjes apo të Perëndimit, merrej me studimin e sjelljes shoqërore, strukturës ekonomike dhe fetare të popujve apo, sipas rastit, të grupeve të popujve, të cilat merrnin strukturën e vështrimeve antropologjike të përfillshme. Nuk ishte i mendimit me ne që “vetëm Shqipëria është fanar ndriuçes në botë, që vetëm ne dimë të këndojmë, të bëjmë histori, të kemi trima, këngë e valle trimash…” e gjepura të tilla karafile të kohës. Haxhihasani e nderonte intelektualisht Shqipërinë ta quaje etnolog. Edhe si folklorist të nderonte. Edhe si filolog. Edhe si albanolog. Tri qenë fushat e tij kryesore të studimit dhe të prodhimit shkencor: gjuhësia, folkoristika dhe bibliografia. Jo më pak kontribute studimtarie dha në etnografi, letërsi, pedagogji, mësimdhënie dhe përkthim letrar e shkencor. Formatimi i tij shkencor tërhoqi vëmendjen e personaliteteve europiane të fushës, si Lamberc, Foki, etj. Mendimi i tij merrej si pikë reference në studimin e kulturës së popujve të Europës Juglindore. Ai qe i veçantë. Si ata burrat e rrallë të antikitetit, të rëndë nga dituria. Qemal Haxhihasani iku si një Nestor i pambarimtë për etnologjinë, folkorin shqiptar e albanologjinë. Nga Qendra Ndërkombëtare e Bibliografisë me qendër në Gjermani, ai njihet dhe është vlerësuar si bibliograf i mirëfilltë shkencor në fushën e kulturës popullore. Bibliografia e botimeve të tij arrin shifrën 275 tituj apo zëra brenda periudhës 53 vjeçare 1938-1991. Ai është gur themeli e gur qosheli për ndërtimin e korpusit të folkorit tonë sipas gjinive.

Miqtë e tij, nën kujdesin e prof Agron Xhagollit, si një tufë me lule të freskëta mirënjohjeje për kontributet e çmuara që ka dhënë për edukimin, artin, kulturën dhe folkoristikën shqiptare, botuan në Tiranë, më vitin 2010 përmbledhjen me 20 artikuj të kolegëve, në 254 faqe, në librin titulluar “Qemal Haxhihasani, folklorist dhe mësues i rrallë”, nga ku do të shënonim shkrimet e profesorëve të nderuar Sefedin Trungu, Jup Kastrati, Mark Tirta, Mahir Domi, Andon Berisha, Kujtim Bevapi, Esat Braho, Abedin B. Qafjani, Jorgo Panajoti, Mustafa Gërcaliu, Agron Xhagolli, Ali Muka, Fazli Syla, Rrustem Berisha e Shaban Sinani. Nderim veprës albanologjike të atij pishtari të pafikur!

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjetori, Albanologu, Albert Habazaj, Qemal Haxhihasani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT