• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Kryeministri Mustafa mori përkrahjen e EPP-së për proceset eurointegruese

April 28, 2016 by dgreca

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, u takua sot edhe me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, me theks të veçantë në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, ka falënderuar për përkrahjen që EPP-ja dhe personalisht presidenti Daul kanë dhënë për Kosovën, duke qenë mbështetës të parezervë të liberalizimit të vizave, pwr MSA-nw,  për kosovarët, si një e drejtë e merituar.

Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane.

Gjatë takimit, po ashtu, u bisedua për zhvillimet politike dhe proceset tjera në Kosovë.

Përveç përkrahjes së deritashme, kryeministri Mustafa, ka kërkuar mbështetjen e mëtejme të EPP-së në Parlamentin e Evropian dhe në Këshillin Evropës, si dhe përkrahjen e Kosovës duke përfshirë lobimin te pesë vendet e mbetura të BE-së, të cilat përkundër mosnjohjes nuk i kanë penguar proceset eurointegruese.

Filed Under: Komente Tagged With: Bruksel, Daul, Kryeministri Mustafa

USA Tuday: Kosova pagoi 248 milionë dollarë në mungesë të kodit

April 28, 2016 by dgreca

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetjak ndërkombëtar.

Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday, transmeton RTK. Mosdhënia e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovës, ka prapavijë politike por edhe ekonomike. Sipas gazetës, USA Tuday, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.

Si komb i ri i Evropës, Kosova ka shumicën e simboleve të vendeve të tjera sovrane, siç është flamuri dhe himni kombëtar. Por ajo që Kosova ende nuk e ka, për motive politike dhe ekonomike, është kodi ndërkombëtar i saj telefonik, gjë kjo që zemëron njerëzit në këtë vend të vogël prej 1.8 milion.

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar. Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday.

Nëse dëshironi të telefononi në Kosovë, ju këtë mund ta bëni vetëm përmes prefiksit të Monaco (377) apo Sllovenisë (386). Ndërkaq, në telefonat fiks duhet të thirrni kodin e Serbisë (381) – që është një trashëgimi frustruese qysh nga koha kur Kosova ishte një krahinë serbe dhe subjekt i vrasjeve dhe dëbimeve masive nga serbët.

Është e padrejtë thotë Fjollë Shaqiri, 20, studente e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. “Ne jemi të pavarur dhe tani jemi pjesë e komunitetin ndërkombëtar. Jemi në Evropë “ thotë ajo.(Express)

Filed Under: Komente Tagged With: pagoi 248 milionë, USA Tuday: Kosova

KOSOVE-Goditet rrjeti i dyshuar kriminal në krye me deputetin Azem Syla

April 28, 2016 by dgreca

Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës ka sqaruar se policia e EULEX-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer një operacion kërkimi dhe arrestimi në kuadër të një hetimi penal, duke e zbatuar urdhërin e një gjyqtari të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka shpjeguar se hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publik”. 

“Të dëmtuarit janë buxheti i shtetit të Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës, autorizimi i të cilëve për të dhënë parcelat e tokave me qira është keqpërdorur nga grupi i organizuar kriminal”, thuhet në komunkatë.

Aty theksohet se rreth 350 policë kanë bastisur rreth 42 lokacione, që lidhen me 40 të dyshuar të një hetimi penal që është duke vazhduar. Gjatë operacionit gjashtë persona janë arrestuar dhe të njëjtit do të dalin para gjykatës.

Pos tjerash, në komunikatë thuhet se “një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës të përfshira, janë sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës më 26 prill 2016”. 

“Në radhë të parë, ky proces ka për qëllim ta rikthejë tokën në pronësi të pronarëve të ligjshëm publik”.

“Rasti përfshinë veprat penale të krimit të organizuar; Pastrim parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, dhënie e marrje e ryshfetit”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, sipas njoftimit, disa të pandehur në hetim janë qytetarë serbë, që jetojnë në Serbi dhe gjatë hetimit thuhet se ka pasur bashkëpunim efektiv me Zyrën e Lartë të Prokurorit për Krim të Organizuar në Beograd.

Urdhëri për arrest në lidhje me disa të pandehur nuk është ekzekutuar, pasi që këta të pandehur janë arratisur ose janë jashtë vendit.

“Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, është sqaruar në komunikatë.

Zëdhënësja e EULEX, Besa Domi, më herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se aksioni i policisë është në proces të ndalimit të disa personave dhe bastisjen e disa zyrave dhe shtëpive ne vende të ndryshme në Kosovë.

“Është aksion i bastisjeve dhe arrestimeve”, tha Domi.

Veç deputetit Syla, policia po kërkon edhe persona të tjerë.

Në mesin e të ndaluarve është edhe ish kryetari i Gjykatës Komunale, Nuhi Uka i cili është parë duke u ndaluar dhe duke hyrë në Pallatin e Drejtësisë, i shoqëruar nga policia.

Policia e EUELX-it dhe hetuesit një kohë të gjatë kanë qëndruar në zyrën e avokaturës së Nuhi Ukës ku kanë marrë një pako me dokumente.

Edhe zyra e avokati Mexhid Syla është bastisur nga policia. Avokati Syla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se policia ka bastisur zyrën e tij. Ai ka thënë se policia nuk ka marrë asgjë nga zyra e tij dhe se ai nuk është shoqëruar në polici.

“Po i referohem një urdhëri për bastisje. Në vitin 2014 ishte marrë një vendim për zhvillimin e hetimeve. E tash pas dy viteve është urdhëruar bastisja pak është absurde, pa u prezentuar asnjë provë dhe pa u marrë në pyetje. Ka një dyshim dhe po thonë se kam ndihmuar një rast që ka të bëjë me bartjen e pronës në emër të familjes Steviq. Nuk e di as kush është familja Steviq e as kush është ky person. Unë po supozoj se ka të bëjë me ndonjë autorizim që dikush ka mundur të keqpërdorë”, tha Syla.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Lidhur me bastisjet e sotme nga autoritetet e rendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar se të gjithë emrat që janë përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane. Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dhënë mbështetje autoriteteve të rendit lidhur me aksionin për bastisje dhe arrestime.

Veseli ka thënë se para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se gjykatësit e prokurorët duhet ta bëjnë punën e tyre.

“Ne jemi përcaktuar për shtet ligjor. Prokuroria dhe gjyqësia ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe në të njejtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre. Sido që të jetë, të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë Veseli pasi ka bërë nderime pranë përmendores dedikuar personave të pagjetur në ditën që i dedikohet të pagjeturve.

Kurse, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook se “ka më shumë se dy vite që flasim për atë që ka ndodhur në komunën e Prishtinës, prej ndërtimeve pa leje e deri te tjetërsimet e pronave komunale. Kemi thënë që shifrat janë marramendëse. Kemi deponuar kallëzime penale e kemi kërkuar hetime urgjente”.

Ai ka shtuar se krimi i organizuar ka qenë i thellë dhe gjithëpërfshirës.

Këto bastisje që po ndodhin sot tashmë kanë prekur edhe ish drejtuesit në Komunë e ndërmarrje publike të Prishtinës. Sabedin Haxhiu ka qenë edhe drejtor në kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore. Besoj se po bëhet dita ditës me e qartë se pse gjithë ajo zhurmë në Kuvendin Komunal. Po ashtu, po bëhet më e qartë se pse nuk duhet të lejojmë kthimin e ndërmarrjeve publike komunale në duar të krimit. Ne nuk do të ndalemi në këtë luftë kundër krimit, korrupcionit dhe të këqijave në vendin tonë”, është shprehur Ahmeti.

Aksioni i policisë ka nisur të mërkurën në mëngjes.

Filed Under: Komente Tagged With: Goditet en Kosove, rrjeti i Azem Syles

“SHQIPËRIA E EPËRME” E EDITH DURHAMIT PERKTHEHET NË ITALI

April 28, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.Studiuesja italiane Dr. Olimpia Gargano e cila mbuloi përkthimin e parë  në gjuhën italiane, të veprës së Mary Edith Durham  ” Nella terra del passato vivente”  “High albania”, më njoftoi se është botuar  në Itali në 27 janar 2016. “Zbulimi i Shqipërisë në Europë në fillim të shekullit të njëzetë “. Mary Edith Durham  e quan Ballkanin:” Toka e jetës së shkuar” te botimi i saj :” High Albania 1909 ( Shqipëria e epërme) me këtë titull,
” Nella terra del passato vivente”,përkthyer në gjuhën italiane me rreth 368 faqe  nga published Besa,Lecce.Një artiste antropologe në Ballkan, Mary Edith Durham nga Londra  në Shqipëri,shkruan  përkthyesja ,Olimpia Gargano.
2.
E lindur në Londër më 8 dhjetor 1863, Mary Edith Durham i përkiste një familje të klasës së mesme të traditave të ngurta. Gjyshi i saj i nënës ishte Ëilliam Ellis, shkrimtar, themelues i shkollave dhe ekonomist i njohur në rrethin e Gjonit Stuart Mill. Babai i tij, Arthur Edëard, ishte një mjek  i njohur i spitalit, ai shpiku një pipëz për traketomi që mban emrin e tij dhe portreti i tij ,shfaqet në mesin e pikturave të galerisë kombëtare  në Londër.
Dr.O.Gargano, më tej  në parathënie shprehet:Pasioni për hulumtim ishte një dhuratë e familjes. Tetë vëllezër dhe motra  kanë rezultate të rëndësishme në punët shkencore dhe sociale.Njohja me profesionin mjekësor ka shtypur gjurmë të rëndësishme në punë dhe në jetën e Edith,  thotë Gargano në parathënie të këtij botimi, siç tregohet jo vetëm nga vëmendja e përkushtuar për gjendjen shëndetësore të vendeve të vizituara, por edhe nga mënyra se si ishin të koordinuar për të dhënë ndihmë  personale,personave të lënduar në konfliktet, që ishin krijuar  në rajonin e trazuar të Ballkanit.Në rrugëtimin,  që do të marrë, ajo kthehet në  një etno-antropologe  rrugëtimi,filloi në gusht të vitit 1900, kur ajo erdhi në Trieste të hipte në një anije  për të mërguar në një kohë në Malin e  Zi. Në ato vite, shteti i  vogël i qeverisur nga princi Nicholas  i cili i kishte dhënë bijat e tij për martesë te familjet mbretërore të aristokracisë së gjysmës së Evropës, ishte një destinacion  i preferuar për vizitorët e huaj. Atëherë kryeqyteti, Cetinje, ishte mbushur me vizitorë të etur për tu zhytur  në atmosferën, që tregonin  sytë e tyre të mishëruara në folklorin “tipik”  ballkanik.
-Në një sezon kulturor ,thotë O.Gargano,në të cilin kronikat letrare britanike kanë  regjistruar suksesin e rrëfimit të stilit ruritano, i vendosur në shtetet e vogla imagjinare të Evropës Qendrore dhe Lindore, opera komike  në të cilën janë konsumuar si komplote të pangjara sa joshëse, që principatat në sajë të një  miniature,  të një imazhi të zgjuar ishin  bërë një vend  kartoline, ku edhe kamerierët në hotelet e veshur me kostum tradicional, ishin një tërheqje e papërmbajtshëm për pushuesit në kërkim të ekzotikes në familje, duke regjistruar  një  qasje të lehtë në brigjet e Adriatikut lindor . Edith Durham ishte gati 37 vjece. Trajnuar në akademinë mbretërore të arteve, ishte një piktore  e aftë dhe ilustruese. Siç do të shohim, krijimet e  e saj duke filluar nga peizazhi me bojëra uji, për përfaqësimin e ngjarjeve të mëdha publike në ilustrimet shkencore dhe arsimore.O.Gargano vijon më tej:” Me gjendjen  e vajzës së tij më të madh dhe e pamartuar u la me detyrë për tu marrë  me kujdesin e gruas së ve dhe nënën e saj të sëmur, për një njeri me  karakter të pavarur si ajo, një kufizim i tillë i lirisë personale, ishte paradhomë e depresionit të zi. Me udhëtimin në Mal të Zi,  thuhet më tej në parathënien botuar në gjuhën italiane,duhet të ketë qenë një pushim për të rifituar forcën e saj, ajo ishte duke luajtur me këshillën e mjekut dhe kush e di, një frymëzim personal që, ndër të gjitha vendet e mundshme, ku jeta e saj  do të kishte marrë një kuptim krejt të ri.Së bashku me një mik ,ajo u përfshi në një anije me avull të shoqërisë  austriake  Lloyd në Trieste dhe me shpresa të mëdha, por shëndeti  i dobësuar , kështu filluan udhëtimet e saj, në portet e Adriatikut lindor. Ndërsa bashkatdhetarët e saj shtyheheshin  në rrugët e qytetit për të ndjekur itineraret e rekomanduara, ajo u përpoq për të fotografuar perspektivat e pazakonta dhe kontaktet e drejtpërdrejtë me njerëzit e rajoneve, që  përshkronte. Nëse bukuria  e  Ballkanit Lindor e kishte kapur, tani ajo donte për ta kënaqur këtë pasion në mënyrën e vet, me mjete të hulumtimit dhe eksplorimit në fushën e saj,thotë Dr.O.Gargano.Hulumtimi i saj është kryer me metodën e vëzhgimit pjesëmarrës, që në ato vite kishte filluar të praktikohet nga etnologët nga profesioni. Ajo ishte vetëm  në vitin në 1901  dhe ka hyrë për herë të parë në Shqipëri,në bordin e një anije me avull ,që e ka transportuar atë nga brigjet shqiptare të Malit të Zi  në ato të liqenit të Shkodrës. Në fakt, që nga momenti i parë ajo ishte tërhequr nga ajo tokë e panjohur, post-osmane në zemër të Evropës,thotë përkthyesja O.Gargano. Në dritën e qendërsinë në  tokën e shqiponjave, që ajo do ti  marrë ditët në  jetën e saj të ardhshëm, përshtypjet që ka  pasur në takimin e saj të parë në një distancë, kjo tingëllon gati si një parandjenjë.Duke vijuar më tej,  Gargano thotë se :midis  viteve 1905 dhe 1909, ajo bëri një nga veprat e saj më të shquara.Me një gramafon  , transportuar   me mushka nga fshati në fshat, ajo regjistroi këngë tradicionale dhe muzikë të zonës në mes të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjës dhe Shqipërisë Veriore.Angazhimi i  saj bëri që shumë shpejt të tërheqë vëmendjen e dijetarëve të shquar.Hulumtimi i kryer në mes të Shqipërisë dhe Kosovës,i  materialeve  aktuale vëzhgimore ka bwrw qw  sir Ëilliam Ridgeëay, president i institutit antropologjik mbretëror, ta quaj  atë “eksperte të famshëm në fushën e Balkanit “. Katër vjet më vonë, revista folklori botoi një artikull nga James Frazer dhe Edith Durham .Më vonë, Frazer ka cituar Durhamin  në veprat e tij, përfshirë edhe degën e njohur. Dhe të mendosh, që vetëm disa vite më parë ajo  nuk  ishte dëgjuar kurr në fushën e antropologjisë,përveç librave, shkrimeve  dhe eseve, Edith Durham ishte një korrespondente edhe kontribuese  në shumë gazeta të kohës së  saj, shkruan përkthyesja italiane ,në parathënie.Ndër sendet e shumta, që mbajnë firmën e saj, ne do të nxjerrim në pah një material me  rëndësi të veçantë  për njohurit  tona të botuar ndonjëherë në antologjitë e gazetave, që janë dedikuar.Në vitin 1911 u shfaq  nw Neë York Times, dy faqe, që denoncojnë dhunën dhe represionin e qeverisë turke ndaj shqiptarëve.Ajo ishte gruaja e parë ,që emërohet nënkryetare e  institutit antropologjik mbretëror dhe anëtare themeluese  e shoqatës anglo-shqiptare. Hulumtimi i saj në fushën e njohur  kanë bërë një kontribut të madh për balkanistikën: në qoftë se sot ne e dimë aspektet e kulturës dhe historisë shqiptare ,përndryshe do të kalonte  në heshtje, ne u jemi shumë borxhli për punën e saj si një studiuese  e vëmendshëm për çdo detaj të kulturës materiale, si dhe dëshmitare  e palodhur e ngjarjeve, që vështirë se gjenden  në ndonjë hapësirë  të shtypit ndërkombëtar. Shih, për shembull,thotë përkthyesja italiane O.Gargano, në kapitullin e tetë të këtij libri, historia e mbërritjes të klaneve malore të Shkodrës kryesuar nga bajraktarët përkatës,nw  një paradë tw madhe me  më shumë se 1,500 burrave me  kostumet e tyre më të mira për të festuar kushtetutën e vërtetë, një faqe antologjie e historisë evropiane, deri më tani ka mbetur në hije.
Në këtë pikë një mrekulli:shkruan Dr.O.Gargano,  Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti, kanë shumë për të thënë për  Edith Durham. Por çfarë dimë ne të tjetrët  në lidhje me Shqipërinë?Dr.O.Gargano  sjell ambientin krijuar në Londër  dhe jep shumë shpegime  të domosdoshme të aktivitetit  studimor të Durhamit, në territoret veriore ku merr domethënie zbulimi i Shqipërisë në shekullin e njëzet.Në bazë të këtyre objekteve, hipoteza jonë është se hyrja në fushën e kërkimit antropologjik është nxitur nga talenti i  saj artistik. Në fakt, kontaktet e  saj të para me popullsitë e Ballkanit kanë ndodhur në saj të vëzhgimit pamor:  e pajisur me një bllok fletësh vizatimi , një pasaportë për tu bërë miq me vendasit, duke vizituar fshatrat deri tani të pashkelura, ajo hyri në cdo shtëpi dhe filloi të nxjerrë nën syrin e saj vëzhgimor shushatjen e njerëzve, që kurrë më parë se kishte parë dikë që mund të bëjë portrete.
Si dhe ka një funksion përshkrues, vizatimet e panumërta dhe fotografitë e bëra gjatë hulumtimit të  saj  janë një përqendrim të etnografisë, as më shumë e as më pak si dorë për udhëtarët e huaj të shekujve më parë. Së bashku me koleksionet e saj të objekteve, kostume, bizhuteri artizanale të cilët ju  dhuruan institucioneve kulturore britanike shoqëruar me shënime të hollësishme shpjeguese, ato formojnë një trashëgimi të krijuar me  vetëdije për të lënë dëshmi të një bote ende pothuajse të panjohura, për pjesën tjetër të Evropës.
Kjo duket të jetë ndjenja e letrës, në të cilën, me dorën e  saj të qartë dhe të saktë, Edith Durham ofron  dhuratën e saj të çmuar të Ballkanit, një grup prej tre albume të mëdha, të etiketuara dhe  që përmbajnë skica, fotografi dhe të dhënat, që kanë të bëjnë me periudhën prej viteve 1900 deri në 1914, dhe respektivisht me titull “Serbia”, “Mali i Zi”, “Albania”. Institutit antropologjik mbretëror i afroi  këto tre libra me vizatime, fotografi dhe shënime, me shpresën se, në të ardhmen  mund të jetë me interes, si një dëshmi e kushteve të jetesës shumë primitive të Evropës Lindore në fillim të shekullit të njëzetë. Në gusht të vitit 1914, erërat e luftës evropiane e detyruan  atë të kthehet në Angli. Ajo u kthye në Shqipëri për herë të fundit në vitin 1921.  Mary Edith Durham vdiq në Londër  në15 nëntor  1944. Disa javë më vonë, në Tiranë, partia komuniste e Enver Hoxhës mori pushtetin  dhe vendi ra nën një regjim diktatorial për gati gjysmë shekulli,përfundon parathënie e librit ” Nella terra del passato vivente” shkruar nga Dr. O.Gargano, përkthyer në gjuhën italiane me rreth 368 faqe  published Besa,Lecce.
Në pasthënie të kwtij libri prej 368 faqesh thuhet:Scutari, 8 maj, 1908. Në dritën e hershme të agimit, Edith Durham dhe  shoqëruesit e  saj dalin vjedhurazi nga qyteti për të hyrë në zemrën e Shqipërisë, në zonat që zakonisht konsiderohen të  rrezikshme dhe pothuajse asnjëherë nuk hulumtohen nga udhëtarë të huaj. Në qoftë se një shekull më parë Lord Bajroni kishte festuar  në Shqipërinë Jugore, përkushtimin me vargje madhështore  të Çajld Haroldit, rajonet veriore mbetën të fshehura në mister: tokat ishin të “papërshkrueshme nga  turqitë” dhe si  kufi në mes të islamit dhe krishtërimit.
E pajisur me një bllok fletësh vizatimi, kamera dhe gramafon  me të cilën ajo ka regjistruar regjistrimet e para të këngëve popullore të Ballkanit, në mes të komuniteteve të largëta dhe fshatrat e vogla, emrat e të cilëve nuk janë shënuar edhe në harta. Se udhëtimi në  të panjohur e çoi  atë për të mësuar zakonet dhe traditat origjina e të cilëve janë të humbur në mjegullat e mitieve, të një universi të  vogël në afërsi të bregdetit të Adriatikut Lindor, ishte mrekullisht në buzë të kohës dhe historisë.
Tani, që Shqipëria ka lënë pas izolimin  e gjatë të cilin ajo kishte qenë e mbyllur para sundimit osman dhe diktatura komuniste atëherë, ky libër u ofron lexuesit italiane një udhëzues për zbulimin e një prej trashëgimisë më të vjetër deri tani pak e njohur në  kulturën  evropiane.
 Mary Edith Durham (London 1863-1944), piktore dhe illustratore, filloi t’i përkushtohej hulumtimeve  etnografike me rastin e udhëtimeve të saj  të para në Ballkan. Duke filluar nga viti 1908 dhe për pjesën tjetër të jetës së saj  interesave të saj dhe  të studimit dhe aktiviteteve të saj sociale dhe humanitare të fokusuara në Shqipëri, e cila e mbështeti  në mënyrë aktive kauzën për pavarësi kombëtare. “Toka e jetes së shkuar” është i pari përkthim italian :” High Albania  (1909.Ajo gjithashtu shkroi ese dhe dha kontributet etno-antropologjike dhe ishte një korrespondente për disa gazeta.Olimpia Gargano, një bashkëpunëtore e  kërkimeve shkencore , mëson  gjuhët italiane dhe latine në shkollën e mesme ” të Ventimiglia. Përkthyese letrare nga anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, mban një doktoraturë në letërsi krahasuese në universitetin e Nicës, Sophia Antipolis dhe universitetit të Napolit .Hulumtimi i saj fokusohet në analizën e imazhit të Shqipërisë në letërsinë moderne dhe bashkëkohore, me vëmendje të veçantë në veprat e Mary Edith Durham, Alexandre Degrandi, Ugo Ojetti.
3.
Përmbajtja e lëndës, përfshin këta kapituj:Toka e së shkuarës së gjallë
Toka dhe ligji,Kastrati,Shkreli, Gruda dhe Hoti,Selca,Vukli,Boga, Reci Pulati- Gjani , Plani,Thethi, Shala,Dukagjini,Nikaj,Shala,Ardhja e kushtetutës në tokat e diskutueshme,Gjakova,Deviçi,Prizreni,Lura,Mirdita,Kthimi i Prenk Pashës
epilogu. 
4.
Parathënie.Nga Mary Edith Durham – shtator 1909.
Nëse një libër s’flet dot vetë, është e kotë të flasësh ti për të. Ndaj dhe s’do çoj kot veçse pak fjalë për një parathënie. Në dy librat e mi të mëparshëm për ballkanin, u përpoqa të tregoja se cilat qenë pikëpamjet kombëtare, qëllimet e aspiratat, si dhe cila qe mënyra e sjelljes apo zakonet e serbëve, si dhe të popullsisë të përzierë të maqedonisë.
Të njëjtën gjë po bëj tani për popullsinë e shqipërisë së epërme.E pata të vështirë të përzgjidhja nga grumbulli i materialit të mbledhur gjatë udhëtimit tim tetëmujor, së bashku me ato që kisha mbledhur gjatë vizitave të mia të mëparshme në shqipëri, ndërsa nga ana tjetër, për shkak të mungesës së vendit qesh i shtrënguar të heq pothuajse po aq material përsa i takon folklorit, zakoneve dhe traditave, sa dhe ç’kam përfshirë në libër. Ky është një vend që njihet aq pak nga udhëtarët anglezë sa që e pashë të udhës të jap më parë një vështrim gjithëpërfshirës të tërësisë së vendit, pa u ndalur shumë në hollësi të fushave të veçanta të studimit, duke preferuar më mirë të sjell ç’më kanë thënë njerëzit, sesa të parashtroj pikëpamjet e mia. Sa për pikëpamjet e të huajve për ballkanin, tashmë besoj se pjesa më e madhe prej nesh tashmë janë lodhur me to.Çdo sukses që mund të kem arritur, ia kushtoj vetëm ndihmës bujare dhe dashamirëse që gjeta gjatë gjithë udhëtimit nga të gjithë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë nga françeskanët dhe priftërinjtë misionarë të malësisë dhe udhërrëfyesi im marko; por po ashtu, mikpritësve dhe udhërrëfyesve nga të gjitha racat dhe fetë që unë pata. Njerëz besnikë, kurajozë, e mikpritës, të cilët ndoshta është e shkruar në librin e fatit të mos i shoh më, por “kur njeriu tregohet i njerëzishëm e i mëshirshëm me të huajin, kjo dëshmon se është qytetar i botës e se zemra e tij s’është një ishull i ndarë nga tokat e tjera, por një kontinent që me to bashkohet.” Por takimi me ta s’do jetë i kotë, nëse nga kjo dëshmi e shkurtër disa nga lexuesit e këtij libri do kenë mundësi të mësojnë diç më shumë për karakterin e fiseve të malësisë.Dhe më në fund, do thoja se megjithëse kreva hetime mjaft të kujdesshme në shumë vende, përpara nqaqë s’mbaja shënim një zakon të caktuar, s’ka dyshim që mund të ketë dhe gabime, për të cilët përgjegjësi mbaj vetëm unë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Edith Durham, Gezim Llojdia, Shqiperia e Eperme

AFIRMIMI I LETËRSISË SHQIPE NË BOTË

April 28, 2016 by dgreca

LETËR NGA VARSHAVA-TË TJERËT PËR NE/

MAZLLUM SANEJA – RRËFIMET E POETIT TË PAEPUR/

– Në Varshavë të Polonisë, në ambientin e Amfiteatrit të Lidhjes të Shkrimtarëve të Polonisë u bë përurimi i librit me poezi të zgjedhura ‘LISTY DO EWY'(‘LETRA EVËS’) i poetit dhe  përkthyesit të mirënjohur Mazllum Saneja, përkthyer në polonisht nga Mazllum Saneja dhe Ewa Śmietańska, të cilën vepër e botoi Shtëpia e njohur Botuese polake ‘Komograf’ Varshavë,  tetor 2015.

Këto ditë, pikërisht më 27 prill, në Varshavë, u bë përurimi i librit me poezi të zgjedhura ‘Letra Evës’ i poetit dhe përkthyesit të njohur Mazllum Saneja. Për veprën e poetit u mbajt një kumtesë të cilën e paraqiti poeti, romancieri dhe kritiku i njohur polak në botë, Andrzej Zaniewski. Për veprën poetike të Mazllum Sanejës folën kritikët e njohur polak Aldona Borowicz, Jan Kwestarz, dhe Stanislaw Grabowski .

“Biografitë e poetëve kanë nganjëherë fuqinë  e poezisë, shpesh shndërrohen në poezi, poema, rrëfime epike, nganjëherë në dimensione të miteve, të gojëdhënave apo të legjendave antike…’ kështu e filloi kumtesën e vet referuesi kryesor i përurimit

të librit të Mazllum Sanejës, kritiku letrar Andrzej Zaniewski, për të vazhduar më pas se ‘Mazllum Saneja shkruan në gjuhën shqipe, në një gjuhë që përbën grupin e veçantë në mes të gjuhëve indoevropiane dhe, nuk ngjason me asnje gjuhë tjetër. Po, Mazllum Saneja shkruan edhe në gjuhën polake, të cilën e mësoi si autodidakt, ku më vonë ndjek kurset e gjuhës polake në Universitetet e varshavës, Vrocllavit dhe të Krakovit. Sot Mazllum Saneja është emigrant në atdheun e tij të dytë – Poloni, i cili si një poet i shkëlqyer, ousider përshkon botën e vet – botën tonë, qarkullon në mes të Prishtinës, Gjakovbës dhe Varshavës e Krakovikt, duke u përpjekur të na bind  se vlen të ëndërrosh, të lektisësh, të mbrosh  të drejtat tua moralëe, të luftosh për vlerat universale përtej kohore, të drejtat njerëzore për liri, besim, mëvetësi, besnikëri, t’i qëndrosh besnik idealëve tua karshi vetvetes dhe botës. Konceptet sot të zmbrapsura, të harruara dhe të flakura mënjanë çfarë janë  – dinjiteti, nderi, ambicja, respekti, krenaria, virtyti, lavdia, ndërgjegjja – gjithnjë për të janë më rëndësore,të gjalla, vendimtare në çdo hap, mbi vendimet e marra shpeshherë edhe karshi vdekjes, dëshpërimit, dhembjes, vuajtjes, hidhërimit.

*         *        *

asnjë pikë loti

për mua

jeta e njeriut

qenka vetëm një udhëtim i pambarim

ndiej

madje edhe vdekjen

do ta kem të vetmuar

të shkruaj ty

që të mbahesh

si trime

(Të shkruaj Ty)

Duke i rrëfyer Evës, mikes besnike, poeti shfryn tërë dufin e mllefin, tërë vuajtjen e dhembjen,sepse vetëm Asaj i rrëfen sekretet e shpirtit të vet të sfilitur, sepse vetëm Ajo e kupton thellësisht tipin e personalitetit të tij të ndërlikuar, ia kupton çdo gjest, shprehjen e fytyrës, mënyrën e të folurit, të shkruarit, mënyrën e të veshurit e të ecurit. Letrat e poetit Mazllum Saneja do t’i mbaj gjatë në kujtesën time porsi sonetet e Petrarkës, ‘Letrat e Elzës’ të Aragonit, rrëfimet tronditëse të Paul Eluard-it, frayat subtile të poetit të madh spanjoll Federico Garcia Lorces.

Rrëfimet poetike të Mazllum Sanejës nuk janë rrëfime të një dashurie rinore, po janë rrëfime të një dashurie të pjekur, të vetëdishme. Mazllumi është gjithnjë në klërkim të së vërtetës për vetveten. Ai ndjen nevojën e rrëfimit, të pëshpëritjes, të përshkrimit të ndjenjave të veta. Ai jeton në bredhëritje në mes të vendeve, të cilat e kanë zgjedhur. Apo ndoshta  ndërmjet atdheve, në të cilat është i diktuar përmes fatit, situatës dhe gjithashtu përmes mbrojtjes së dashurisë. Për një moment mendohem se mos poeti i revoltuar nga realiteti i pasigurt dhe i ankthshëm këtu do të braktis vendbanimin e qiraxhiut të pakënaqur në një vend tjetër, sepse tash një kohë të gjatë e ka molisur ai fati emigrantit të zhgënjyer në vetminë e trishtë të mërgimit, duke dëgjuar nganjëherë ato fjalë të tmerrshme : këtu je i tepërt, i padëshirueshëm, ekziston në fusha të huaja të shahut,. Ky model i jetës së hidhur gjithnjë i ka intriguar dhe tërhequr botën e njerëzve të pangopur dhe përbuzës, duke vëzhguar me ironi dhe arrogancë botën e … vegjëlisë  :

2.

*          *         *

Nga çdo anë shoh tortura

rreth e përqark shtëpisë sonë

se ujqërit monstrumë sa vijnë e shumëzohen

(Ngritja e mendjes)

Monstrumë të tillë – demonë – hiena, i njohim, i dimë nga përdishmëria e realitetit tonë polak. Aji Indiferenca – Përqeshja – Inati – Mosdashja – Ironia – Përbuzja – Poshtërimi.

Ndjeshmëria e madhe e poetit dhe përkthyesit brilant të poezisë çfarë ësht Mazllum saneja i cili gjithnjë në situata të vështira jetësore është gjendur para shumë provave dhe sfidave të llojllojshme, para miqësive të zhgënjyera dhe grackave të fshehura e të kurdisura,premtimeve të genjeshtërta, e kushedi para sa e sa sjelëljeve poshtëruese dhe të prapëta,të cilkat poeti i mbarti në shpirtin e tij të vrarë me një stoicizëm.

Tronditës është ai besimi dhe karakteri i tij, i pathyeshëm në fuqinë e fjalës, që është më e fuqishme  se muret, grilat, burgjet, terrori, shfarosja. Dhe me fjalën poetike Mazllumi shkruan dhe lëron vargun poetik me një mjeshtëri të rrallë. Me forcën biblike të profetëve, duke shkuar gjithnjë i vetmuar fillikat në grumbull njerëzish – tingëllojnë strofat e kësajpoezie, të destinuara për të gjithë ata që kanë mbijetuar ose mbijetojnë sikur autori.

Dhe dashuria, një dashuri e thellë e një njeriu me përvojë dhe të thekur – e kredhur  në zhgënjime , është e përshkuar  me plot frikë, shqetësime, çaste pasigurie, dhe si e tillë duhet të jetë. Eva, heroina lirike e ‘Letrave’ e shikon poetin e vet rebel, me një ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Ajo dëshiron të jetë[ njëkohësisht grua e vërtetë, mike besnike në përditshmërinë monotone, m,brohtëse, një engjëll-mbrojtës.

‘Letra Evës’ janë një dëshmi e hidhur e kohës, reflektim i dilemave tona qytetëruese, të goditura  e të ngjeshura, me ndjenjën e vërtetë e të madhe njerëzore.

Me fuqinë dhe saktësinë e fjalës poetike Mazllum Saneja  na përkujton Federico Garcia Lorcen dhe Rafael Albertin. Në letrat e tij poeti damkos, stigmatizon turpin e botës së përdhosur çfarë jane luftrat, uria , dëshpërimi, spastrimet etnike, indiferenca dhe mospërfillja e të pasurve karshi të varfërve. Poezia e Mazllum Sanejës, ndonëse i kushtohet dashurisë, mbart në vetvete dhe këto damka. Poeti i revoltuar dhe i mbyllur në vetvete, nganjëherë i inatosur dhe i zemëruar vështron kohën si një materie e veçantë eksplozive, kupton kërcënimet e kufijve të lënduar dhe të brishtë, në të cilat ne veprojmë me guxim dhe indiferencë,po më shumë në mënyrë absurde. Së këtejmi, duhet t’i dorëzohemi dashurisë, që të kuptojmë më mirë botën, që të mos i frikësohemi, që të mos ikim në panik, po të mbetemi…

*            *               *

emri yt

vaj dëllinje

i derdhur

kopsht i  dendësuar

lumë i rrëmbyer

burim drite

e bukur

si Jerusalemi

të shkruaj ty

mikja ime

Dhe, nuk bën asessi të lë në harresë pa theksuar rolin e rëndësishëm të redaktorit Ewa  Śmietańska , e cila bashkë me autorin Mazllum Saneja ka bërë me një mjeshtëri të përkryer përkthimin e teksteve subtile dhe shumështresëse, që ndërlidh dhe afron në mes vete njerëzit dhe popujt…” tha duke e përfunduar kumtesën ,kritiku i njohur letrar Andrzej Zaniewski.

Ndërkaq, kritiku tjetër letrar Aldona Borowicz, duke folur për veprën poetike ‘Letra Evës’të Mazllum Sanejës theksoi se, “optika e vështrimit poetik është e gjërë në shtruarjën e problemeve jetësore jo vetëm të poetit. Duke i shkruar letrat për Evën poeti rrëfen për të papriturat e jetës dhe botës përreth dhe, lirisht mund të themi se kjo poezi është dhe një diagnozë e hidhur për botën në fillim të mijëvjeçarit të ri”

3.

“Mazllum Sanejen – poetin dhe përkthyesin e njohur emigrant  mund ta krahasojmë me shkëmbin e vetmuar në oqeanin njerëzor’ kështu e nisi fjalën e tij një tjetër kritik letrar Jan Kwestarz.Brenda botës së tij ekziston një femër si një engjëll-mbrojtës, ku i drejtohet poeti dhe,i shkruan letra, ndonëse nuk dimë , se a thua vallë i dërgon këto letra, apo-jo?

Duke i lexuar me vëmendje këto letra si lirika subtile të një cilësie të lartë, gjithnjë më shkon mendja tek poeti i rraskapitur nga sprovat e jetës së vështirë , që vetëm dashuria dhe besnikëria e gruas së dashur i lejon atij, poetit të mbijetoi çastet më të hidhura dhe më të vështira në jetë” .

Për veprën poetike të Mazllum Sanejes fjalën e mori edhe poeti dhe kritiku letrar Stanislaw Grabowski, ku në mes tjerash tha se “Në këtë vëllim poetik fjalë kyqe çfarë janë:

dhembja, trishtimi, dëshpërimi, ethet, vuajtja, uria, mërgimi, bredhëritjet, frika, vetmia,shqetësimi – diktojnë imazhe të vijëzuara, të cilat nukm mujnd t’i fshehish për një ditë pune,të cilat i gjejmë nëpër gazetat dhe mediat e përditshme brenda të ashtuquajturës politike  e madhe. Sot, kur fjala dhe zëri i poetit po humbet në një skaj të botës si një klithmë e mbytur, ku vendin e tij e ka zëvendësuar bota virtuale dhe e pandjeshme einternetit, që gjithnjë më tepër  po i gremis vlerat me humane dhe më sublime njerëzore.

Gjithnje para nesh shtrohet pyetja: a thua në botën apokaliptike, jo të krijuar përmes poetit, që ndodh realisht pa pjesëmarrjen e tij, vallë a ka ndonjë shpresë për ne, atëherë ku mund ta kërkojmë? Në vëllimin poetik ‘Letra Evës’ të Mazllum Sanejes shpresa është vetë dashuria, e cila na trimëron dhe na mban gjallë në jetë, megjithë  sëkëllditë dhe vuajtjet e përditshme,  e gjejmë elementin poetik të të kërkuarit -të kërkuarit e shpresës, ringjalljes së jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore”

 

Filed Under: ESSE, LETERSI Tagged With: – RRËFIMET E POETIT TË PAEPUR, Mazllum Saneja, Varshave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT