• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Në 7 – vjetorin e Shqipërisë në NATO

April 4, 2016 by dgreca

Shkruan: Gjeneral Piro Ahmetaj/Këshilltar i Presidentit të Republikës për Mbrojtjen/

Plot 7 vjet më parë Shqipëria u anëtarësua nē Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), në aleancën më të fuqishme të sigurise globale, modelin e vlerave të lirise dhe “shkollën-simbol” të demokracive perëndimore!

Pa asnjë mëdyshje, mbetet një arritje e merituar historike (pas pavarësisë), politike dhe gjeo-strategjike për Shqipërinë, kombin dhe mbarë-shqiptarët!

Krenar që kam patur privilegjin për të kontribuar modestisht gjatë procesit 15 vjeçar (1999 – 2013) të negociatave teknike të anëtarësimit dhe mirënjohës për sa jemi investuar në këtë proces!

Urimet më të sinqerta, në mënyrë të veçantë, për leadershipin politik, eprorët, miqtë dhe kolegët në Forcat e Armatosura, me të cilët kemi patur privilegjin, kemi përjetuar, kemi kontribuar dhe njëkohësisht jemi “rritur profesionalisht” nē këtë proces historik reformash!(Marrë nga statusi i tij zyrtar në Facebook)

Filed Under: Opinion Tagged With: e Shqipërisë në NATO, Gjeneral Piro Ahmetaj, Në 7 - vjetorin

Ceremoni festive për 7 vjetorin e anëtarësimit në NATO

April 4, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Plot para 7 vitesh, në sajë të punës, përpjekjeve, mundit e sakrificës së popullit shqiptar, ushtarakëve shqiptarë, diasporës shqiptare në SHBA e perëndim, u bë e mundur realizimi i ëndrrës dhjetra vjecare për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në botë, NATO.  Anëtarësimi në këtë aleancë po i shërben forcimit të demokracisë, paqes e sigurisë në Ballkan e më gjerë, ndërsa kontributi i NATO-s për clirimin e popullit shqiptar të Kosovës është një ngjarje madhore për kombin shqiptar, për të cilën ne duhet ti jemi përjetë mirënjohës. Në derim dhe respekt të kësaj dite të shënuar për ushtrinë dhe popullin shqiptar, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm, ushtarakë, qytetarë, diplomat, politikanë, etj. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm z. Sajmir Tahiri, ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Zoti Donald Lu, atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Gjeneralë, ish – ministra të Mbrojtjes, Drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, Punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu ishin të pranishëm efektiva të reparteve të ndryshme të FA bashkë me pjesë nga pajisjet, aparaturat dhe armatimi në përdorim. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj, më pas Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilët evidentuan rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të vendit tonë në NATO dhe vlerat e aleancës për paqen dhe sigurinë në botë. Ata falenderuan partnerët perëndimorë vecmas SHBA në integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe zgjidhjen e ceshtjes kombëtare. Ndërkohë, Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli, në fjalën e mbajtur me këtë rast, pasi vlerësoi rrugën e vendit drejt NATO tha se, Shqipëria gjeneron paqe, siguri dhe stabilitet. “Jemi mbledhur të gjithë bashkë për të festuar përvjetorin e 7 të anëtarësimit, që na jep mundësinë për të reflektuar për rrugën e bërë nga Shqipëria dhe rëndësinë e NATO. Sot, po festojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit. Jemi të pranishëm me misione që nga viti 2002 duke ju bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit. Ne kemi dhe dëshmorët tanë në këto operacione, kapiten Voglin, sakrificë që na bën të përulemi para ushtarakëve”, – u shpreh ndër të tjera ministrja Kodheli.
Më tej, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, duke vënë theksin në pasigurinë në rajon, theksoi rëndësinë e anëtrësimit të Malit të Zi dhe Kosovës në aleancë. Ajo  u shpreh se, Shqipëria ka marë një rol primar me donacionet ushtarake. “Qeveria shqiptare – nënvizoi ministrja Kodheli, – ka bërë shumë reformë në modernizimin e Forcave të Armatosura. Falënderoj për këtë rrugëtim, qeveritë e SHBA, Turqisë, Italisë, Greqisë, Gjermanisë dhe Britanisë. Falënderim për të gjithë ata që e kanë bërë të mundur anëtarësimin në NATO, falënderoj Forcat e Armatosura, administratën shqiptare dhe shoqërinë.”, theksoi znj.Kodheli. Në vijim personalitetet politiko-ushtarake vizituan këndet e ngritura enkas nga cdo repart ushtarake për të prezantuar misionin dhe detyrat që zgjidh në kuadër të FA shqiptare dhe aleancës. Po ashtu aparaturat, mjetet, armatimet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura u panë nga dhjetra qytetarë të cilët ishin kureshtarë për teknikën e re që ka në përdorim Ushtria jonë. Si ish ushtarak më vjen keq që kjo datë e shënuar në historinë e kombit shqiptar, përkujtohet përsëri e ndarë, vec pozita, vec opozita.

Shtroj pyetjen?-Kur do vijë ajo ditë, që ngjarje të tilla unikale, që kanë të bëjnë me të ardhmen e kombit tonë, të festohen së bashku nga politikanët tanë, se qytetarët dhe ushtarakët e thjeshtë, e kanë kaluar tashmë këtë fazë?!!!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ceremoni festive për 7 vjetorin, e anëtarësimit, në NATO…., Shefqet Kercelli

Mustafa: Çdo gjë brenda territorit është pronë e Kosovës

April 4, 2016 by dgreca

 -Kryeministri i Serbisë Vuçiç dje në veri të Kosovës: Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Prill 2016/ Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar sot se, “me Kushtetutë dhe me Paketën Ahtisaari është paraparë shumë qartë që çdo gjë që është në territorin e Republikës së Kosovës është pronë  e Republikës së Kosovës”. “Për këtë arsye edhe ne nuk po i japim rëndësi deklaratave ditore ose javore ose të rastësishme që po i japin të tjerët, sepse ne e dimë çka është e jona, dhe çka është e jona ne do ta zhvillojmë në harmoni me Kushtetutën”, theksoi kryeministri Mustafa.Kreu i qeverisë kosovare është përgjigjur kështu sot në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit  serb Aleksadar Vuçiç për Trepçën e liqenin e Ujmanit të pretenduara prona të Serbisë,  në veri të Kosovës, gjatë një vizite dje.“Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin, mbrojmë popullin tonë”, është citur Vuçiç në një nga titujt e raportimeve të medias së Beogradit nga vizita e kryeministrit serb në veri të Kosovës.

“Serbët nga Kosova janë pjesë e shtetit tonë”, ka thënë kryeministri i Serbisë Vuçiç, i  cituar nga media serbe, ndërsa nuk raportojnë a ka thënë se shqiptarët e Kosovës pjesë e cilit shtet janë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: brenda territorit, e kosoves, është pronë, Mustafa: Çdo gjë

Kosova pret raport pozitiv

April 4, 2016 by dgreca

-Në pritje të raportit të misionit vlerësues të ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave/PRISHTINË, 4 Prill 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës pret nga Bashkimi Evropian raport pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave, u deklarua sot nga Ministria e Integrimit.Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në axhendën evropiane të Kosovës.Përfaqësuesi special i BE, Zhbogar përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE-së në zbatimin e saj.Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Në 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian ka publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejt 95 kritere të Udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, ndërsa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.Në 17 mars 2016, Kosova priti një mision të ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për të vlerësuar përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.Ky mision i paraprinte vizitës së Komisionerit Avramopoulos,  të paralajmëruar në Kosovë për t’u njohur për së afërmi me progresin e bërë në adresimin e kritereve të fundit për të rekomanduar më pastaj heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Filed Under: Opinion Tagged With: kosova, pret raport pozitiv, Selimi

Mesazh i kreut te opozites me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit në NATO

April 4, 2016 by dgreca

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me rastin e 67-vjetorit të themelimit të NATO-s dhe 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë aleancë, u ka dërguar shqiptarëve dhe aleatëve të vendit tonë një mesazh. “Në këtë ditë të shënuar për të gjithë vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, deshiroj të uroj mbarë shqiptaret për përvjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast ju shpreh të gjitha vendeve anëtare dhe veçanërisht aleatit tonë strategjik, SHBA mirënjohjen më të thellë të mbarë shqiptarëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë, para, gjatë dhe pas anëtarësimit. Si kryetar i PD-së shpreh krenarinë legjitime që në 8 vjet qeverisje kemi udhëhequr një proces historik reformash në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, që u finalizuan me anëtarësimin në NATO (prill 2009), dhe me përmbushjen e angazhimeve teknike të antërarësimit (shtator 2013)”, lexohet në mesazhin e Bashës. Më tej, Basha kritikon qeverinë aktuale: “Dua të nënvizoj pa asnjë mëdyshje se PD i konsideron çështjet strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes si tërësisht përtej interesave politike të ditës. Në këtë kontekst, shpreh shqetësimin por edhe angazhimin tim se do te bëjmë gjithçka të mundur për të ndalur prishjen e balancave kushtetuese; arrogancën e paprecedentë politike; mungesën e konsensusit; shpërdorimin propagandistik të burimeve, pronave dhe kapaciteteve të mbrojtje; uljen drastike të buxhetit me 50%, politizimin ekstrem të FA, dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në fundin e listës së vendeve të NATO-s – ku fatkeqësisht e kanë katandisur pseudo reformat e dështuara në këtë fushë. Është për të ardhur keq që standardet e NATO-s janë përdhosur në këto tre vite veçanërisht në fushën e mbrojtjes, ku jo vetëm kemi rënie të buxhetit nga 2 përqind që është kërkesë e Aleancës në 0.87 % të GDP, por ku paratë e shqiptarëve shpërdorohen në mënyrë skandaloze për luks zyrash, apo vidhen me tendera të korruptuar, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit”. ”Politizimi, shkarkimet e padrejta dhe emërimet korruptive e klienteliste kanë sjellë si rezultat rënie të gatishmërisë së forcave tona të armatosura, trafikun me avionë të drogës, rikthimin e skafeve dhe cënimin e sigurisë kombëtare”, shtoi Basha.

Filed Under: Komente Tagged With: i kreut te opozites me rastin e 7-vjetorit, mesazh, në NATO…., të anëtarësimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT