• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Kongresisti Engel, takim me komunitetin, kundër shkrimit të New York Times

May 28, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/

EASTCHESTER NY: Në veri të Nju Jorkut, të ejten, në lokalin e shqiptarit Zef Gjelaj, “Ciao! Restaurant”, u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e kongresistit demokrat të kësaj zone Eliot Engel i cili garon në nëtor për mandatin e 18, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Merrnin pjesë një grup veprimtarësh të komunitetit dhe përkrahës të kongresistit, përfshirë edhe asambleistin e Shtetit Mark Gjonaj dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi.

Veprimtari i dalluar komunitetit Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, organizatori i kësaj pritje, faleminderoi përzemërsisht të ftuarit, disa miq amerikan dhe veprimtarët shqiptarë në këtë pritje, për të mbështetur mikun e tyre në Kongres.

Mikëpritësi, i këtij takimi, i cili është i njohur edhe si një ndër miqtë më të mirë të zotit Engel, për një kohë të gjatë, duke prezantuar mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, tha se ai ka qenë një mik i vërtetë i shqiptarëve për më shumë se njëzet e tetë vjet në Kongresin amerikan, si Anëtari i përherëshëm i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Kryetar dhe bashkë-themelues i Kaukusit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.

Ai foli për kontributin e kongresistit Engel për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe si një “‘luftëtar” i pa kursyer për të drejtat e Shqiptarëve në trojet e tyre, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës,e Çamëri.

Shqiptarët dhe kongresisti Engel dalin kundër shkrimit të New York Times, për Kosovën

Ka qenë një shkrim javën e kaluar nga gazeta më e madhe dhe më e lexuara në Shtetet e Bashkuara, NYT, i cili ka sjellë, me anë të një editoriali – shkrimin e gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in”, i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, njëri ndër shkrimet më shokues, për të gjithë shqiptarët anekënd botës, i cili ka sjellur kundërshti të shumta edhe në këtë takim.

Identifikimi i disa shqiptarëve të Kosovës si pjesëtarë të luftëtarëve islamist ISIS , shtetit terrorist në Siri, solli një idinjatë të thellë ndër shqiptarët, jo vetëm në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe në diasporë, SHBA, mbasi të gjithë shqiptarët, gjithëherë, kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë një dër popujt më pro-amerikanë në botë.

Se shqiptarët, janë një ndër popujt më pro-amerikan në botë nuk është vetëm thënje rasti, por është fakt, tha Harry Bajraktari, duke permendur edhe kontributin e shqiptarëve në luftën kundra terrorizmit së bashku me SHBA, në kuadër të NATO-s.

“Për, ata që kanë sado pakë mëdyshje në lidhje me këtë fakt, majfton të rikujtojmë ngjarjet e 11 Shtatorit. Ku, Shqiptarët, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri, ishin ndër të parët në Evropë, që publikisht shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për popullin amerikan. Ata morrën rrugët ato ditë zie dhe i mbuluan ato me mitingje përkujtimore pro-amerikane dhe ndezën qirinjë si shenjë e ndarjes së dhembjes së asaj tragjedia.”, tha Bajraktari.

“Duhet, parë, mirë ajo, tha Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, duke iu referuar shkrimit, pra duhet parë me vëmendje nga ne shqiptarët, se kush qëndron pas këtyre shkrimeve. Mbasi, opinioni publik si këtu në SHBA, ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan mbeti i shokuar. Serbët dhe oponentët tjetër të shqiptarëve, tha ai, majft shpejtë dhe fatkeqësisht mjaft gjerë publikuan lajmin e involvimit të shqiptarëve në grupet e luftëtarëve të ISIS në Siri, si sulme kundër Amerikës, dhe bashkimin e tyre me terroristët, çka faktikisht nuk është asapak e vërtet.” tha Gjonaj.

Nga të pranishmit, në këtë takim u diskutua se në shumë shkrime serbe apo nga autorë jo-serbë me motive serbe të kohëve të fundit, gjithënjë e më shumë vërehet tendenca për të paraqitur sa më shumë shqiptarët në përgjithësi, si një popull armik të SHBA-ve, dhe miq të shtetit islamik ISIS, ndërkohë, që ata serbët, paraqiten si një popull mik i SHBA.

Prandaj, gjëra të tilla, thanë ata se shqiptarët “ janë armiq të SHBA dhe miq me ISIS, gjeneron një publicitet negativ për shqiptarët, gjë e cila u duhet të kundërshtohet fuqishëm dhe me meçuri, ishte mendimi pothuajse i të gjithë atyre diskutantëve, ku u mendua si ti përgjigjen artikullit të New York Times.

Për artikullin e New York Times për Kosovën në të cilin thuhej se Kosova është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, ka reaguar fuqishëm në këtë takim edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili foli si njohës i mirë i lidhjeve mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.

Kongresisti Eliot Engel, demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se artikulli i New York Times, publikuar në një nga ditët më të lexuara të dielën, në Shtetet e Bashkuara, është simbas tij, një shkrim me shumë të pavërteta në lidhje me Kosovën, gjoja Kosova, tani pas çlirimit dhe pavarësisë, është një vatër e radikalizmit saj.

Ai tha se shkrimi është “qëllim keq”, duke pasur parasyshë se Kosova, është vendi më pro-amerikan në botë dhe e lufton ekstremizmin, ndoshta, edhe më mirë se disa vende, që janë anëtare të BE-së, tha Engel.

“Pavarësisht, nga artikulli i New York Times, për Kosovën të dielën, në të cilin thuhej se Kosova, është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, Kosova, pohojë Kongresisti Eliot Engel, nuk është aspak rrezik për amerikanët, ose që amerikanët të shqetësohen se Kosova mund të gjeneroj ekstremist, tha Engel, duke siguruar se “Amerikanët, në Kosovë, por edhe europianët janë më të sigurtë se në çdo vend tjetër”.

Edhe, ish- Deputeti i VetëVendosjes, në Kuvendin e Kosovës, ish- Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, u pajtua plotësisht me opinion e Kongresitit Engel, dhe komentin e asamblestit Mark Gjonaj, por dhe të diskutantëve të tjer, duke reaguar fuqishëm ndaj percepitimit të artikullit të New York Times, në publikun amerikan, duke sugjeruar më tej, se si duhet kundërshtuar ky artikull nga shqiptarët e Amerikës, dhe se si duhet të luftohet kjo dukuri negative në Kosovë.
Engel shqiptare

MarkGjonaj

12322615_1134797323251853_7411741916119219959_o

13320861_1134798216585097_2210947665796778943_o
13301433_1134797779918474_272141327702088684_o
13320478_1134796039918648_4235809658661241525_o12232697_1134796026585316_7669278614799555465_o13308711_1134796276585291_6048699761260953841_o13268527_1134796316585287_2404077768102569674_o13329443_1134796509918601_641348422758787595_o

Filed Under: Komunitet Tagged With: esisti Engel u takua me komunitetin, kundër shkrimit, të New York Times

Midis luftës dhe realitetit

May 28, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Disa ditë më parë në një nga faqet e saj për Europën, saktësisht më 24 maj, prestigjozja The New York Times, i kushtonte një artikull të gjatë situatës aktuale në Kosovë. Më saktë radikalizmit fetar, kësaj toke pjellore (etiketimi nuk është i imi, por i gazetës në fjalë) për forcat e shtetit islamik ISIS. I gjith këndëvështrimi është një fakt që gazeta e konsideron si një ndryshim i çuditshëm, i vendit që më 1999-ën luftonte për lirinë e tij, ndërsa sot furnizon radikalizmin. Autorja Carlotta Gall është dërguar aty edhe si deshmitare reale e luftës së atyre viteve. Ajo është një bashkëpunëtore e hershme e New York Times. Dhe njohëse e mirë e terrenit në Lindjen e ndezur që nga Pakistani, Talebanët e Afganistanit, ISISI etj. Pra më mirë se ajo, si dëshmitare e luftës në Kosovë, nuk kishte kush tjetër ta shikonte ndryshimin. Midis kohës kur shqiptarët e Kosovës një pjesë luftonin, një pjesë debatonin, një pjesë sabotonin. Dhe një pjesë tjetër, e konsiderueshme mbushnin karvanët e eksodeve në drejtim të atdheut amë dhe botës gjithandej. Por atëherë shqiptarët e Kosovës luftonin për lirinë e tyre. Ndërsa sot pas opinionit të fjalës në redaksitë e botës, janë një tokë pjellore për të mbushur radhët e ISIS-it. Ajo shprehet se jeta e korrespodentit të jashtëm është e lidhur ngushtë me eksperiencat që lë pa pas. Le të jesh kudo, me kolegët e tu, mbrëmjeve ti do flasësh për to. Kolegë dhe miq nga Kosova më bëjnë me dije se plot të rinj të marrin rrugën drejt Sirisë. Vriten atje. Ashtu sikur ka edhe nga ata që kthehen dhe heshtin në kërcënimin e një frike për jetën dhe një pendimi të përjetshëm. Ajo kthehet aty dhe verifikon plot burime.

Por që pikë së pari, nuk kanë të bëjnë me inspirimin individual përmes internetit. Madje sipas ekspertëve të radikalizmit, raste të tilla janë vërtetë të rralla.
Kështu që të tjera burime janë ato që ngjizin radikalizmin.
Së pari ndryshimet…, ajo midis botës nga federata ish jugosllave dhe modernizmit në ndërtime. Së dyti klerikët e institucioneve fetare. Së treti, një lloj padijeni e prindërve për vendimet e të rinjëve. Së katëri një detyrim nga i pari i shtëpisë për rritjen e fëmijëve me frymën dhe kulturën e fesë islame. Së pesti, dhe ajo më e prekshmja, mizerja e jetës në familje të rrënuara dhe padrejtësitë e mëdha shoqërore.
___________________
Megjithatë ne si shqiptarë, asnjëherë nuk jemi ndalur në hulumtime të tilla. Madje kur flasim për injorancën fetare, sidomos të drejtuesve të institucioneve, bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh.
Institucionet tona shkencore, karshi realitetit i japin udhë atij patriotizmi butaforik që është gjithmonë midis të kaluarës dhe legjendarizmit. Kjo edhe për faktin se studiuesit janë ose komunistë të thekur, ose demokratë të djegur, ose socialistë të shtrydhur. Dhe asnjëherë intelektualë të mirëfilltë e të pavarur. Kurse qytetarët e thjeshtë nuk flasim edhe për shkak të kërcënimit. Ku siç e vutë re më sipër, mbi të penduarit e përjetshëm dhe të heshtur. Kanoset jo fjala e Zotit. Jo besimi i dlirë, por kama e jeniçerit radikal. Nga ana tjetër sa kohë që presim me bujari çdo financim prej tyre, sigurisht jemi të kapur kokë e këmbë. Edhe pse shpesh ne shqiptarët e marrin me tersllëk hamendësimin se islamin, apo fetë në përgjithësi ne i shikojnë edhe si një strehë financash.
Ndërkaq të gjithë kemi pamje të qarta se si feja, institucioni i saj, përdoren për luks politik. Deri në puthje dore, deri në ulje në shesh.
Eshtë një lloj marrëveshje që krijon realitet të detyruar. Dhe për rrjedhojë mish për ushtritë radikale kudo qofshin.
Kjo sjell atë që gazetarja e përmbledh në një fund të dhimbshëm, mizerje dhe padrejtësi. Një Kosovë më shumë e turqizuar se sa shqiptare si ashti i saj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Midis luftës dhe realitetit

PD bojkoton Kuvendin, solidarizim me ish Kryeministrin Berisha

May 28, 2016 by dgreca

Sikundër edhe pritej, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë për 10 ditë Kuvendin, pas vendimit të një dite më parë të Byrosë, që përjashtoi ish-kryeministrin Berisha po me 10 ditë.

Deputetët e PD-së nuk do të marrin pjesë as në mbledhjet e komisioneve parlamentare e as në seancën e ditës së enjte. Vendimi u njoftua nga kreu i grupit Edi Paloka, përmes një komunikimi me mediat.

 “Kjo mazhorancë ka vendosur t’i mbyllë gojën opozitës, e ka gabim. Ne gojën s’do na e mbyllë kurrë. Edhe sikur të dalim fare nga ai Parlament, e kemi filluar Parlamentin me qytetarët e vërtetë”, tha Paloka.

I pyetur nga gazetarët nëse ky bojkot nënkupton edhe një anulim të takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, Paloka tha se vendimi për këtë çështje i takon kreut të PD-së.

PD bojkotoi Kuvendin edhe disa javë më parë kur Byroja përjashtoi Berishën po me 10 ditë, pasi bëri thirrje për armatosje të popullsisë.

Njësoj si në vendimin e kaluar, edhe dje kreu i Kuvendit Ilir Meta ka abstenuar në votimin e Byrosë për të përjashtuar Berishën.

Vendimi është miratuar vetëm me votat e deputetëve të PS-së, Taulant Balla, Anastas Angjeli, Musa Ulqini, Fatmir Toçi dhe Mimoza Hafizi. Kundër ka votuar nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ndërsa mungonte Shpëtim Idrizi, Sherefedin Shehu dhe Valentina Leskaj.

Më herët gjatë ditës së sotme në një reagim në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha la të kuptohej se edhe takimi me kryeministrin Rama mund të anulohet pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi.

Një ditë më parë Rama e ftoi Bashën për një takim sot në Kryeministri, për të diskutuar mbi reformën në drejtësi, por Basha i është përgjigjur se është i disponueshëm për takim vetëm pas datës 1 qershor, për shkak të agjendës së zënë në takime jashtë vendit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ish Kryeministrin Berisha, PD bojkoton Kuvendin, solidarizim me

Real Madridi kurorëzohet “mbreti” i Europës me 11 metërsha

May 28, 2016 by dgreca

Reali i Madridi është shpallur kampion i Europës për të 11-ën herë në histori. Në një finale dramatike, Ronaldo me shokë kanë thyer “kushërinjtë” e Atletikos duke iu falur “lotarisë” së 11-metërshave, pasi 90-të minutëshi dhe koha shtesë përfunduan me rezultatin 1-1. Skuadra e Zidanes ka fituar 5-3 me penallti, ku Huanfran gabon nga pika e bardhë dhe Kristiano Ronaldo shënon golin vendimtar.

Për Realin, realizuan Lukas Vaskez, Marselo, Bejl, Serxhio Ramos dhe në fund Ronaldo, ndërsa për Atletikon, Grizeman, Gabi e Saul u treguan të saktë, me përjashtim të Huanfran. Ka qenë një finale drithëruese, me emocione, gola dhe e paparashikueshme deri në fund të saj. Dy skuadrat nga Madridi kanë dhuruar spektakël, duke dëshmuar rëndësinë e një sfide të tillë si asnjëherë më parë. Ndeshja ka nisur e vrullshme, me Atletikon që ushtronte presion në fushën e Realit dhe me këta të fundit që kontrollonin lojën.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 15-të me Serxhio Ramosin, i cili gjatë një goditjeje dënimi, arrin të prekë topin vetëm një metër larg portës, duke e dërguar atë në rrjetë. 1-0 për “merengesët”, të cilët tërhiqen pas golit dhe ia lënë çelësat e ndeshjes kundërshtarit. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e Realit, por fragmenti i dytë ka nisur me emocione. Atletiko ka pasur rastin të barazojë shifrat në minutën e 48′ me anë të Griezmanit nga pika e bardhë, por nuk ia del. Sulmuesi francez nuk arrin të shndërrojë në gol 11-metërshin e fituar nga Torres.

Teksa të gjithë prisnin rezultatin e barazimit, Griezman godet, por topi ndalet në traversë. Një tjetër “shuplakë” për Diego Simeonen, i cili nuk i beson syve. Minutat kalonin dhe Reali arriti disa herë të dalë në sulm, duke rrezikuar në fillim me Benzemanë dhe në minutën e 77-të mund të dyfishonte shifrat dhe të “hipotekonte” trofeun nëse Ronaldo do të ishte treguar i saktë para portës së Oblak. Por dy minuta më pas, bardhekuqtë, përmes një kundërsulmi arrijnë të barazojnë me Karrasko, i cili shërbehet nga e djathta nga Huanfran dhe me vështirësi shënon.

Në dhjetë minutat e mbetura skuadrat mendojnë më shumë të mbrohen dhe ndeshja shkon me shtesë dhe me 11-metërsha, ku Reali triumfon me rezultatin 5-3. Një sukses i rëndësishëm i një skuadre me yje, por që i mungoi kolektiviteti përballë një klase punëtorësh që u sakrifikuan deri në sekondën e fundit.

Filed Under: Sport Tagged With: “mbreti” i Europës, kurorëzohet, me 11 metërsha, Real Madridi

Prishtina fiton Kupën, pret biletën për fazën e parë eliminatore të Europa Ligës.

May 28, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 28 Maj 2016/ Klubi futbollistik Prishtina i kryeqytetit kosovar fitoi Kupën e Kosovës, me fitoren sot  2:1 në finale në lojë  me Dritën e Gjilanit. Ka siguruar kështu biletën për fazën e parë eliminatore të Europa Ligës.

Ka uruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke u shprehur se Prishtina dhe Drita me lojën e sotme treguan futboll të bukur dhe mbushën stadiumin e kryeqytetit me shikues.

“Pranimi në UEFA dhe FIFA po e rikthen Kosovën në hartën e futbollit ndërkombëtar. Pas Ferronikelit, tani edhe Prishtina siguroi garën e mëtejme në arenën ndërkombëtare.

Urime Prishtinës Kupën, përgëzime për Dritën për lojën fer dhe dinjitoze!”, ka shkruar ai në ‘facebook’.

Klubi futbollistik Ferronikeli i Drenasit është kampioni i Kosovës në futboll./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: fiton Kupen, Prishtina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT