• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Presidenti Thaçi përkujton ushtarët shqiptarë të vrarë në armatën jugosllave

May 18, 2016 by dgreca

Klinë, 18 maj 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në akademinë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në armatën e ish-Jugosllavisë.Presidenti Thaçi në këtë tubim përkujtimor tha se një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së Kosovës në dekadën e fundit të shekullit që shkoi është ajo e vrasjes së të rinjve shqiptarë në armatën e ish-Jugosllavisë.“Sot përkujtojmë njërin prej djemve që 26 vjet më parë u vra tinëzisht në kazermën ushtarake të Suboticës, djaloshin njëzetvjeçar, Jetullah Desku. Ishte ndjenjë shumë e rëndë për familjet, të cilat i përcillnin djemtë e tyre në gjoja shërbim të rregullt ushtarak dhe pas një kohe ktheheshin në arkivole, të vrarë në lulen e rinisë së tyre”, tha presidenti Thaçi.Ai tha se është botërisht i njohur fakti që shqiptarët nën Jugosllavinë komuniste kanë qenë vazhdimisht popull i persekutuar, i diskriminuar, i ndjekur, i vrarë dhe, së fundmi, u ushtrua edhe gjenocidi e spastrimi etnik nga armata dhe policia serbe.

“Edhe atëherë kur dikush kishte iluzione se fryma e vëllazërim-bashkimit ishte në favor edhe të popullatës shqiptare nën ish–Jugosllavi, ka qenë pikërisht koha gjatë qëndrimit të të rinjve tanë në shërbim ushtarak, ajo që e zbulonte natyrën e vërtetë të Jugosllavisë. Asnjëherë shqiptarët nuk ishin trajtuar si të barabartë në armatën jugosllave, ashtu siç nuk trajtoheshin njëjtë edhe në sfera të tjera të jetës politike, arsimore, kulturore”, tha presidenti Thaçi.

Gjatë periudhës së të ashtuquajturit shërbim ushtarak, presidenti Thaçi tha se shqiptarët ishin të vëzhguar dhe të mbikëqyrur me kujdes, veçanërisht nga shërbimi sekret i APJ-së.Presidenti Thaçi tregoi se vrasja e shpeshtuar dhe sistematike u bë veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981.

“Pas këtij viti u bënë shumë arrestime, burgosje, gjykime dhe dënime të rënda të ushtarëve shqiptarë nga gjykatat ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë. Gjithmonë si procese të kurdisura, me motive gjoja armiqësore ndaj shtetit dhe armatës jugosllave, ato shërbyen që shumë të rinj shqiptarë të kalojnë vite burgjesh të rënda kudo nëpër ish-Jugosllavi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai tha se Jetullah Desku dhe dhjetëra shokët e tij janë viktima të shumëfishta të APJ-së dhe të ish-Jugosllavisë, dhe si të tilla janë njëmend të pakrahasueshme në historinë tragjike të shqiptarëve në atë shtet.

“Ata u vranë në tradhti nga një armatë, e cila përpiqej t’i detyronte të jenë besnikë ndaj saj. Ata ktheheshin në shtëpitë e tyre në arkivolet e bllombuara, të cilat nuk guxohej të hapeshin, me raportimin e rremë për vetëvrasjet e tyre”, tha presidenti Thaçi.

Duke iu drejtuar familjes Desku, presidenti Thaçi tha se vrasja e Jetullahut, 26 vjet më parë, ishte e rëndë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ajo tregoi edhe madhështinë tuaj, me qëndrimin dhe përballimin e dhembjes.

“Ju arritët të tregoni botërisht që Jetullah Desku është vrarë, vetëm se ishte shqiptar. Ju refuzuat që në varrimin e djalit tuaj të merrte pjesë armata jugosllave, autorja e krimit. Ju kërkuat që vrasja e Jetullahut të ndriçohet dhe të emërtohet me emrin e vërtetë vrasje dhe jo vetëvrasje. Ju me qëndrimin tuaj bëtë që të shpërthejë e vërteta për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kazermat jugosllave. Ju me qëndrimin tuaj bëtë që në varrimin e Jetullahut të marrin pjesë me dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, që mijëra qytetarë të solidarizohen me dhembjen tuaj”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se varrimi i Jetullahut u bë manifestim i unitetit politik të shqiptarëve dhe simbol i rritjes së vetëdijes politike të qytetarëve të Kosovës se Jugosllavia e dirigjuar nga politika e Beogradit ka qenë dhe mbetej armiqësore ndaj shqiptarëve.Presidenti Thaçi, i cili në shenjë respekti përmendi edhe emrat e ushtarëve të shumtë shqiptarë të vrarë në armatën jugosllave, në fund tha se emri, jeta dhe vdekja e Jetullah Deskut dhe gjithë ushtarëve të vrarë në APJ kurrë nuk do të harrohen.Akademia përkujtimore për 26-vjetorin e vrasjes së Jetullah Deskut në armatën e ish-Jugosllavisë u mbajt në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Filed Under: Kronike Tagged With: deshmoret, e vrare ne Armaten Jugosllave, Presidenti Thaçi

Kafja e mëngjesit

May 18, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sapo i pashë ndjeva një fërgëllimë.E kam lllafin për kafen mes Majkos dhe Bashës.Rruga ku duhej të kalonte Shqipëria, ishte një aleancë politike midis PD-ës dhe Ps-ës. Ndofta kjo më herët. Qysh atëhere kur nga një kafe familjare, Berisha u tha shqiptarëve se aleancën me LSI-in po e bënte për interesa kombëtare. Çfarë ishte thënë deri atë çast, i përkiste retorikës së fushatave.
Në fakt në botën perëndimore. Në vendet me demokraci të konsoliduar premtimet e fushatës janë testi më i parë. I mendësisë qeverisëse karshi interesit social. Tek ne shpesh, ky interes shihet në sipëroritet. Ndaj e quajnë interes kombëtar. Por nuk është asesi i tillë. Kjo është arsyeja që në gjithë kohën e plotë të aleancës qeverisëse PD dhe LSI…, gjithë skandalet publike kishin një origjinë. Atë të sektorit të LSI-is. Mjafton tu kujtojmë fenomenin Prifti me kamerat e fshehta. Shkumosjen dhe xhindosjen e PD-ës për t’i mbuluar. Veprime që sollën 21 janarin famëkeq etj. Shto edhe performancën e ulët qeverisëse të atij koalicioni.
Megjithatë PD-ja e zotuar në një luftë kundër bllokmenëve. Apo bllokmenzimit shqiptar. Ballkonit ku nëmej pragmatizmi, u bë një tillë më shumë se kurrë më parë. Luftonte, sakrifikonte, nëpërkëmbte vetëm e vetëm të mbante pushtetit. Mirëpo një mesoburrë me xhaket në sup, i tha me kollajllëk, mirupafshin. Po shkoj nga krahu tjetër.
Të njëjtën marrëzi (jo gabim apo faj) po e bën edhe PS-ja sot. Duke u sforcuar, sfilitur, spërdredhur si e si të qëndrojë në pushtet. Edhe pse skandalet e mëdha kanë prapë të njëjtën origjinë. Madje për shkak të saj ka lindur edhe një konkurencë e ashpër brenda llojit. Duke konkluduar me një luftë qokash, tepër të ashpra. Bllokuese po e po, por edhe diktuese. Shembulli më i mirë janë Balilët e Delvinës të cilët policia e shtetit e quan kapjen e tyre një sukses të radhës. Jo, ore jo…, sikur mos të kishte bërtitur Asfalia greke, ne nuk kishim për tu ndier kurrë. Sepse na kanë mbërthyer nga poshtë.
LSI-ja nuk është shpëtimi i shqiptarëve. Por sëmundja e shoqërisë së tyre. Një Parti teknicienësh që nuk marrin haraçin . Një Parti manovruesish si e si të uzurpojnë poste drejtuese. Mundësisht aty ku lëvrohen fonde. Duke i lënë forcat që janë fryma e shqiptarëve, ato të PD-ës dhe PS-ës, zgafella ideollogjike të gjoja persekutimit shoqëror. Dhe nomeklaturës apo diktaturës së proletariatit.
Ndaj progresi është kthyer në regres. Ndaj shqiptari demokrat dhe shqiptari socialist, janë sot në një luftë të ashpër. Dhe i përgjigjen njëri-tjetrit vetëm intriga. Dhe aspak bashkëpunim dobiprurës për interesin faktit të një vendi.
Unë i kam mëshuar gjithmonë faktit kohor. I ka ardhur prej kohësh, koha. Eshtë pikërisht momenti kyç, i duhuri, ku shqiptarët duhet të kuvendojnë në një pakt të madh historik. Mjafton t’i njohin njëri-tjetrit mëkatet. Për shkak se e vërteta dhe realiteti kombëtar kalon përmes një devijimi të madh. Janë përdhosur humanistët dhe janë nderuar xhelatët me idelollogjitë e tyre. Dhe ne kemi shembuj me shumicë. Duhet pra të bashkëpunojmë. Mjafton të mos e konsiderojnë pushtetin si absolutizëm. Dhe veten ta papërfshirë në zhvillimin kombëtar. Vetëm e vetëm pse do bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Duke bjerrur karriket e interesaxhinjëve.
Eshtë historia jonë që na detyron këtë moment. Ne kemi bërë dëshmorë pijanecër. Ashtu sikur kemi bërë pushtetarë absolut në emër të persekutimit.
Ndofta është kjo arsyja që minjtë e gjirizit shqiptar kanë zënë të lëvrijnë vetëm nga një kafe. Nga një bisedë kokë më kokë e Majkos me Bashën. Të atij gjirizi që edhe pse mburren me fjalën publiçistike të…, përshembull Branko Merxhanit. E kanë fëlliqur në kokë prej kohësh.
Duhet të takohen më shpesh këta. Më shumë mëngjese me kafe.
Sado që ca firoma bërtasin. Shqiptarët në vetvete ndjejnë fërgëllimën e paqes. Kjo është e ardhmja e duhur.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Kafja e mëngjesit

Ministrja Tahiri: Dialogu i Brukselit kontribuoi për MSA-në dhe liberalizimin e vizave për Kosovën

May 18, 2016 by dgreca

Ministrja Edita Tahiri u takua me ish kryeministrin Sali Berisha/

Tiranë, 18 maj 2016/Gjatë vizitës në Shqipëri, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, me ftesë të Universitetit Europian të Tiranës (UET) mbajti dje një ligjëratë para studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti me temë “Integrimet Euroatlantike dhe Dialogu i Brukselit”. Ministrja Tahiri fillimisht u prit nga rektori prof. dr. Tonin Gjuraj dhe prorektorja Luljeta Minxhozi të cilëve iu falënderua për ftesën dhe vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e këtij universiteti në përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e studimeve shoqërore – politike, ekonomike dhe juridike.

Në ligjëratën e saj ministrja Tahiri foli për zhvillimin e kombit shqiptar dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në kontekstin e avancimit të interesave kombëtare. Ajo ndër të tjerash tha se ne shqiptarët asnjëherë nuk u pajtuam me padrejtësinë e ndarjes së dhunshme të kombit shqiptar dhe tokave shqiptare, dhe lufta jonë e vendosur ka bërë që t’i kthejmë rrjedhat e historisë në favor të kombit shqiptar dhe të drejtësisë për ne. Ajo tha se shqiptarët gjetën forcën dhe u përcaktuan për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe orientimin perëndimorë si dhe krijuam aleancën historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Sot kemi dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën e vizion të përbashkët euroatlantik dhe po punojmë për fuqizimin e kombit tonë, duke përfshirë këtu shqiptarët në rajon dhe lidhjet me diasporën shqiptare. Ministrja Tahiri tha se ky është shekulli jonë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë për t’i bërë shqiptarët një komb lider në rajon përmes investimeve tona strategjike për forcimin e ligjit, ekonomisë dhe kapitalit njerëzor përmes arsimimit cilësor dhe bashkëkohor si dhe përmes projekteve të përbashkëta strategjike.Ministrja Tahiri më pastaj foli për dialogun të Brukselit, duke potencuar se ky dialog po jep një kontribut për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë sidomos në marrëdhëniet mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Lufta dhe paqja janë procese të pashmangshme dhe derisa lufta e popullit të Kosovës ka sjell pavarësinë dhe shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, bisedimet paqësore në Rambuje, Vjenë dhe tani në Bruksel janë përpjekje për të mbyllur kapitullin e luftës dhe krijimin e një kapitulli të paqes mes dy shteteve dhe kombeve.Ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, përkatësisht për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së si dhe për liberalizimin e vizave, sepse me këtë proces po përmbushin kushtin evropian për fqinjësi të mirë me vendet fqinje.

Dialogu i Brukselit ka mundësuar shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të vendit, përmes shuarjes së strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe integrimin e minoritetit serb në institucionet e Kosovës, me ndërmjetësimin dhe garancitë e BE-së dhe SHBA-ve. Dialogu i Brukselit i mundësoi Kosovës që të shuaj strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe deri më tani ne kemi arritur që të shuajmë doganat paralele, policinë paralele, strukturat paralele në drejtësi, strukturën ilegale paramilitare e ashtuquajtur “mbrojtje civile” si dhe vendosëm kufirin ndërshtetëror përmes marrëveshjes së IBM-it duke vendosur autoritetet shtetërore edhe në dy pikëkalimet kufitare në pjesën veriore të kufiri. Kompanitë e pjesës veriore tashmë paguajnë obligimet doganore ndaj Kosovës, vendosëm kontroll shtetëror duke ndalur krimin e kontrabandën dhe evazionin fiskal, dhe tani do të ndërtojmë edhe ndërtesat e përhershme të IBM-it në të gjashtë pikë kalimeve kufitare mes të dyja vendeve.

Do ketë së shpejti zhvillime të reja, Kosova do ta marr kodin shtetëror telefonik 383 për të cilën angazhimet e BE-së janë maksimale që të detyrojnë Serbinë të mos e pengoj më tej këtë çështje si dhe sistemi transmetues i energjisë (KOSTT), i cili është pavarësuar në tetor të vitit të kaluar do të fillojë së shpejti zbatimin. Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ajo tha se sipas marrëveshjes kjo strukturë do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe asnjëherë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, ndërsa statuti do të hartohet në pajtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke potencuar se edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini e rikonfirmoi këtë në fjalimin e saj drejtuar Parlamentit të Kosovës në fillim të majit kur e vizitoi Kosovën për të uruar liberalizimin e vizave.  Ajo potencoi se zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it janë kushte pa zbatimin e të cilëve nuk do të fillon zbatimi i marrëveshjes për asociacionin, ndërsa i njëjti nuk mund të themelohet pa u zhbërë plotësisht të gjithë strukturat e mbetura paralele të Serbisë në Kosovë.Znj. Tahiri në një pjesë të ligjëratës u fokusua edhe në arritjet e fundit të sportit kosovar pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA duke i vlerësuar si arritje të mëdha në sport dhe diplomacinë e Kosovës.

Znj. Tahiri foli edhe për pozitën e shqiptarëve jashtë shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke filluar nga shqiptarët e Maqedonisë të cilët në aspektin politik kanë bërë progres por që nevojitet më shumë angazhim për të arritur statusin shtetformues, për shqiptarët e Luginës së Preshevës ku diskriminimi nga ana e shtetit serb po vazhdon, dhe për shqiptarët e Malit të Zi. Znj. Tahiri tha Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një program të përbashkët dhe të bëjnë shumë më shumë për shqiptarët në rajon dhe sidomos për Luginën e Preshevës. Ajo tha se në takimin me ministrin Bushati ka diskutuar edhe për këto çështje.Ministrja Tahiri ishte e shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli, atashe ushtarak i FSK-së, Arjeta Rexhaj dhe Gazmir Raci, këshilltarë politik të ministres Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri u takua me ish kryeministrin Sali Berisha/

 Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, dje në orët e pas ditës u takua me ish Kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha.

Gjatë këtij takimi shumë miqësor, ministrja Tahiri vlerësoi lartë personalitetin e Dr. Sali Berishës si lider historik i ndryshimeve demokratike në Shqipëri, si dhe bisedoi për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës, ku ndër të tjerash theksoi progresin e madh në rrugën e integrimeve euroatlantike, marrjen e MSA-së dhe liberalizimin e vizave. Ajo në veçanti u angazhua që të dyja shtetet të rrisin bashkëpunimin për çështjet e interesit kombëtarë.

Krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është një prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilën do ta rrumbullakojmë këtë vit, theksoi ministrja Tahiri, duke kërkuar që përvoja e Shqipërisë në këtë drejtim t’i vihet në dispozicion Kosovës. Ajo po ashtu tha se këmbimi i përvojave e përshpejton rrugën e Kosovës për integrim në BE, NATO dhe OKB, si dhe me ketë rast vlerësoi integrimin e sportit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit dhe angazhimi i Kosovës në këtë proces kontribuoi dukshëm në arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së që edhe juridikisht e futi Kosovën në procesin e integrimit evropian si dhe kontribuojë edhe në liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij,  ish kryeministri Berisha, theksoi se në vazhdimësi ndjekë zhvillimet në Kosovë dhe vlerësoi progresin e arritur deri tani, duke i cilësuar si arritje të mëdha Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.  Ai potencoi se stabiliteti politik në Kosovë dhe forcimi i sundimit të ligjit janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shtoi se veprimet e dhunshme të kohëve të fundit në Parlament kanë qenë të dëmshme për Kosovën. Z. Berisha theksoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës i shërben paqes, stabilitetit në rajon dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. Ish kryeministri Berisha potencoi në mënyrë të veçantë se të dy vendet duhet ta bëjnë prioritet fizibilitetin kombëtar në çdo projekt dhe duhet të shtyjnë përpara proceset e përbashkëta për fuqizimin e mëtejmë të kombit shqiptarë.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për rëndësinë e bashkëveprimit strategjik për fuqizimin e kombit shqiptarë si dhe të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë, siç është aleanca me SHBA-të, NATO-në dhe anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Ministrja Tahiri në këtë takim ishte e shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë, Arjeta Rexhaj dhe Gazmir Raci, këshilltar politikë të ministres Tahiri.

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeministrin Sali Berisha, Ministrja Edita Tahiri u takua me ish

Busti i znj. Hillary Klinton, do vendoset në qendër të Sarandës

May 18, 2016 by dgreca

Busti i znj.Hillary Klinton, vepër e skulptorit durrsak Idriz Balani është derdhur në bronx dhe do të vendoset në qytetin e Sarandës. Këshilltarët bashkiakë të këtij qyteti e kanë vlerësuar kontributin e zonjës Hillary Klinton për çështjen shqiptare dhe e kanë miratuar njëzëri propozimin për vendosjen e një busti të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në bulevardin qendror të qytetit. Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët. Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur gjatë këtyre viteve buste të personaliteteve e figurave të njohura amerikane që kanë kontribuar në cështjen tonë kombëtare. Krahas bustit të Presidentit Willson në Shëngjin dhe Tiranë, bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, një bust i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë-Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël. Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk. Në maj të vitit 2014, një memorial për ushtarakët amerikanë që ndihmuan clirimin e vendit tonë gjatë Luftës së II-të Botërore është vendosur në qytetin e Korcës. Kjo tregon se shqiptarët tashmë janë ndërgjegjësuar për rolin e pazvëndësueshëm të popullit amerikan në zgjidhjen e cështjes sonë kombëtare, ndaj mirënjohjen për këtë e shprehin dhe në vendosjen e busteve, përmendoreve dhe memorialeve të personaliteteve të ndryshme amerikane në hapësirën gjeografike ku jetojnë shqiptarët. {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Busti, do vendoset, i znj. Hillary Klinton, në qendër të Sarandës

NAIM FRASHERI PA SHTATORE

May 18, 2016 by dgreca

NGA NOVRUZ SHEHU/

Mos u habisni, aspak mos u habisni nga ky fakt i turpshëm: Poeti i madh kombëtar i Shqipërisë, Naim Frashëri nuk ka shtatore as në Tiranë as gjetkë në trojet shqipfolëse! Nuk është fjala se Shqipëria është një vend pa histori shtatoresh. Kemi traditë mijëra  vjeçare që e vërtetojnë arkeologët e që i kemi vëzhguar në muze në anë të ndryshme të hartës mbarëshqiptare.  Mbas krijimit të shtetit shqiptar nis sërish, mbas një pauze të gjatë, ngritja e shtatoreve në nderim të personaliteteve emblematike e që vepra të rëndësishme të Odise Paskalit i dhanë një imazh sa klasik aq modern kujtesës historike të vendosur në memorjen e bronxit apo të gurit. Në vitet 30-të të shekullit XX, shtatoren e $erçiz Topullitnë Gjirokastër e investuan patriotët, shtatore të luftëtarit në Korçë e të Luftarit të Lirisë në Vlorë patën rrezatim të ndjeshëm sa patriotik, edukativ, aq dhe estetik…

               Por çuditërisht askush nuk u kujtua për Naim Frashërin, megjithse u këndua e u shkrua për të nga qindar autorë gjer tek elegjia- britmë e Andon Zako $ajupit “Vdiq Naimi, po kush mbeti, O moj Shqipëri e njërë!..”
                Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt i turpshëm!
Mbas luftës së dytë Botërore, u ngrit shtatorja e partizanit të panjohur, natyrisht duhej të ngrihej emblema e fitimtarëve në qëndër të Tiranës.
              Ju mëshua vargjeve të Naim Frashërit, u bën për të studime, u vendos në të tëra programet shkollore, u vunë emra rrugësh, lagjesh,  u ngritën mijëra buste por asnjë shtatore.
               Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt i turpshëm!
              U pru nga Rusia shtatorja e Stalinit dhe u vendos atje ku është sot Skënderbeu, u vendos dhe shtatorja e Stalinit dhe e Leninit të realizuara nga Kristina Koljak ( ecila u gjend çastet e fundit e mbështetur në nja kazan plehërash): Lenini duke folur tërë ekspresivitet e Stalini me tërë potencën që të duhej ti impnonte çdo kalimtari diktatin e urdhravë të gjeneralit suprem. Stalini u vendos në disa vende të Shqipërsë me dorën lart si shpata e Demokleut mbi kokat e atyre që donin një botë ndryshe…
             Dakord ish zbatimi i një propagande e agjitacioni të përmasave të jashtzakonta, por Naim Frashëri si u harrua pa ju bërë shtatorja?!
               Këto vite  Behxhet Pacolli ka vendosur shtatoret e tërë mbretërve të Shqipërisë në Pallatin e tij duke pasur emrin Pallat i Mbretërve…(Mandej mbretërit e tij në 100 vjetorin e pavarësisë u morën hua nga MUZEU KOMBËTAR dhe qëndruan aty për një muaj pa u kërkuar qiraja, por shtatorja e Naim Frashërit u harrua çuditërisht!).N                           ë Kosov                           ë jan                           ë ngritur shtatoret e Rugov                           ës e Klintonit…por jo e Nim Frash                           ërit!!!
                U ngrit shtatorja e Avni Rustemit, kompleksi i Pavarësisë në Vlorë, shtatorja  e Skënderbeut në qëndër të Tiranës duke na i zbythur pak Stalinin më tutje, shtatorja e Skënderbeut në Krujë.             (Aktualisht Lenini e Stalini janë qafëpërqafë në Galerinë e Arteve, ndërsa piedestali është endje në ringritje të Stalinit në Kombinat!…)
              U ngrit shtatorja e Enver Hoxhës në Tiranë e Gjirokastër, Korçë, me tërë investimet maksimale të mundëshme dhe me tërë pasionin e potencialin artistik, por për Naim Frashërin su kujtua askush!…
            Në Shkodër u lidhën dorëpërdorë në shpinë Heronjtë e Vigut, në mëshim të luftës së dytë botërore, (megjihse u vranë shqiptarë me shqiptarë) por Naimi u harrua!
              Vazhduan këngët, sudimet, filadelfia për Naimin, por për shtatoren su kujtua askush! Harresë e qëllimtë apo një shkallim i kujtesës nga politikanët dhe krijuesit tanë gjenialë?!
               Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt…!
              Mbas viteve 90-të, u ngritën në Tiranë dhe rrethe jo pak shtatore  Ali Pasha e Sali Nivica në Tepelenë, Gjergj Fishta në Lezhë, Baba Reshat Bardhi në kryegjyshatë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli ne Pogradec, Violeta Manushi në Korçë, Fan Noli para Akademisë etj.
             Mandej u ngrit shtatorja e Nënë Terëzës që e vendosën në një rrëzë të universitetit për disa vjet duke të ngjarë më shumë më një lypse sesa me gruan më të famshme të rruzullit…Nejse një odise e tërë me Nënë Terezën duke e shpurë sa në një vend në tjetrin, herë më shumë me mesazhin e besimtares se sa me mesazhin e misionit të paqes e mirëkuptimit njerëzor universal…
            Askujt si shkoi në mend se Naim Frashëri nuk kish asnjë shtatore në Shqipëri!
Por mos u habisni, mos u habisni, ju paça me jetë!…
           Mbas viteve 2000 u ngritën me aksion me goditje të përqëndruar një sërë shtatoresh në Tiranë: Uillsonin sa më shpejt ti bënin qejfin Amerikës (megjithse vendosën në një rrëzë), Azem Hajdarin ( mbasi i bën nja 35 pyetje kur ish gjallë) e që u duhej të bindnin rruzullin se historia niste në vitin 1990, Adem Jasharin, De Gjon Lulin, Hasan Prishtinën, të kishim bindjen se po bënin gjithçka për kosovarët dhe se ishin aksidente arresitimet e tyre si “agjente” gjatë gjysëm shekulli,  Ahmet Zogun që ta mbanin  mirë me mbretëritë evropiane e të të tjera e të tjera!…Natyrisht su bë gabim.
           Mandej s’besoj se e teproj se në qytetet e të vdekurve ka dhjetra Shtatore të Heronjëve të rënë këtë çerek shekulli…Parallinjtë nuk nguruan t’ju grinin shtatore dhe mirë bënë, por si nuk pati një nga parallinjtë të kujtohej për shtatoren e Naim Frashërit?!
             Dhe këto kohë po këmbngulet t’i ngrihet Enver Hoxhës një shtatore në Kosovë dhe Ismail Kadaresë një shtatore në Gjirokastër e Dritëro Agollit shtatore në Devoll…
              Por si është e mundur që s’kujtohet askush se Naim Frashëri ska shtatore askund?
Nuk di se kush mund ti jap përgjigje kësaj pyetjeje , as unë nuk mund ti jap një përgjigje të saktë.
        Do të thoni Ju se NaIm Frashëri është dhe në dymijë lekëshe, ku është dhe firma e gjenialit Ardian Fullani…Natyrisht                            ësht                           ë nder I madh…
       Nuk ka vend në botë pa shtatoren e Poetit Kombëtar, vetëm poeti Kombëtar i Shqipërisë është pa shtatore…Ministrave të Kulturës, nuk di nëse u ka shkuar ndonjëherë në mëndje ky fakt tronditës që e mbulon me turp kokë e këmbë Shqipërinë?!
Tirane 8maj 2016

Filed Under: Komente Tagged With: NAIM FRASHERI PA SHTATORE, Novruz Xh. Shehu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT