NGA NOVRUZ SHEHU/
Mos u habisni, aspak mos u habisni nga ky fakt i turpshëm: Poeti i madh kombëtar i Shqipërisë, Naim Frashëri nuk ka shtatore as në Tiranë as gjetkë në trojet shqipfolëse! Nuk është fjala se Shqipëria është një vend pa histori shtatoresh. Kemi traditë mijëra vjeçare që e vërtetojnë arkeologët e që i kemi vëzhguar në muze në anë të ndryshme të hartës mbarëshqiptare. Mbas krijimit të shtetit shqiptar nis sërish, mbas një pauze të gjatë, ngritja e shtatoreve në nderim të personaliteteve emblematike e që vepra të rëndësishme të Odise Paskalit i dhanë një imazh sa klasik aq modern kujtesës historike të vendosur në memorjen e bronxit apo të gurit. Në vitet 30-të të shekullit XX, shtatoren e $erçiz Topullitnë Gjirokastër e investuan patriotët, shtatore të luftëtarit në Korçë e të Luftarit të Lirisë në Vlorë patën rrezatim të ndjeshëm sa patriotik, edukativ, aq dhe estetik…
Kadri Tarelli says
Pershendetje i nderuar!
Ke prekur një temë që ngacmon ndjesitë e çdo shqiptari, çuditërisht jo të atyre që kanë patur e kanë në dorë vendimmarrjen. Pyetjet janë të bezdisshme, sepse nuk gjendet asnjë arrësye të “Harrohet” kështu, veç dashakeqja ndaj problemit kombëtar. S’besoj se ka ndodhur nga pakujdesia apo nga lajthitja. Me një fjalë harxhohet për krundet dhe shpërdoret mielli.
faleminderit!
Kadri Tarelli
Durrës.